Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 192
  1. #161
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Sekuestrohen në port kamioni me 300 kg drogë, shoferi: S’kisha dijeni

    DURRES- Një ngarkesë prej më shumë se 300 kilogramësh drogë e cila për nga karakteristikat ngjason me kanabis sativa, u bllokua mbrëmë në Portit e Durrësit. Policia ndaloi personin që drejtonte mjetin në të cilin u konstatua malli. Mësohet se lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli që oficerët e antidrogës ushtruan në kamionin me targa SH 8681 D, që drejtohej nga 53-vjeçari Agim Ajazaj, nga Shkodra. Droga u konstatua rreth orës 18:00, në kohën kur kishte nisur imbarkimi i mjeteve në tragetin e linjës Durrës-Bari. Lënda narkotike, sipas Policisë, ishte e ndarë në disa thasë plastikë dhe ishte fshehur në karroceri, në pjesën ballore të kamionit. Pas ndalimit, 53-vjeçari shkodran nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni për ngarkesën e lëndës narkotike që ndodhej në mjetin që ai drejtonte. Ai është justifikuar me faktin se ishte vetëm drejtues i mjetit dhe se nuk kishte dijeni se kush e kishte futur lëndën narkotike në karroceri. Megjithatë, policia po punon për sqarimin e rrethanave në të cilat është përfshirë 53-vjecari dhe paralelisht po heton për përfshirjen e të tjerë personave të në trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Kohët e fundit, policia e Durrësit ka sekuestruar disa herë ngarkesa me lëndë narkotike, ndërsa ka arrestuar edhe drejtues mjetesh të cilët tentuan të trafikonin sasira të konsiderueshme drejt shtetit fqinj. l.m

    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #162
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Bari, kapen 80 kg marijuanë, pranga 1 shqiptari

    BARI- Një sasi prej 80 kg marijuanë është kapur në portin e Barit nga Guarda di Finanza në bashkëpunim me policinë doganore.

    Droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe u gjet e fshehur në një makinë e tipit Fiat me targa shqiptare.

    Policia italiane njoftoi se është arrestuar drejtuesi i makinës, një 25 vjeçar, shtetas shqiptar.

    Ai akuzohet për kontrabandë dhe trafik ndërkombëtar të drogës. Sipas të dhënave policore, nëse sasia e drogës do të kishte dalë në tregun e lirë, organizata kriminale do të kishte marrë një fitim prej 650.000 eurosh.

    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #163
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Itali, kapen 42 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria

    VERNOLE- Rreth 42 kilogramë drogë e tipit marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane. Droga, e cila dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria, është e ndarë në 70 paketa të vogla, e cila në tregun e pakicës, sipas vlerësimit të policisë do të kapte shifrën e 300.000 eurove.

    Droga u gjet e fshehur në natyrë, në zonën e Vernoles. Policia dyshon se droga është fshehur nga trafikantët në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.

    Hetimet vazhdojnë për të identifikuar poseduesit e sasisë më të madhe të kapur në këtë zonë, dhe për përcaktimin e tregut të shitjes së saj.


    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #164
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Durrës, sekuestrohen 800 kg kanabis në port

    DURRES- Një tjetër sasi e madhe droge sekuestrohet në portin e Durrësit.

    800 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmjen e sotme, të fshehura në një trailer, i cili kishte si ngarkesë te parë tulla.

    Lenda narkotike ishte fshehur ne pjesen e pasme te trailerit, mes tullave.

    Drejtuesi i automjetit, Armir Mehmeti është arrestuar.

    Droga kishte si destinacion Italinë, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me origjinën e drogës dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

    Burimi: Panorama

  5. #165
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Droga nga Shqipëria, 9 në pranga, disa shqiptarë

    MODENA- Nëntë persona kanë rënë në pranga në Itali, kryesisht shqiptarë.

    Policia e Modenas në Itali ka arrestuar anëtarët e një organizate kriminale qe merrej me shpërndarjen e heroinës në qytete të ndryshëm, kryesisht të veriut të Italisë.

    Droga, sipas policisë vinte nga Shqipëria. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 7 kg drogë.

    Policia ka zbuluar se droga fshihej në dyshemetë dopio të makinave dhe kamionëve që mbërrinin nga Shqipëria nëpërmjet trageteve.

    Qendra e organizatës kriminale të shpërndarjes së drogës gjendej në barin me emrin Cavezzo, pranë Modenas.

    Gjatë aktivitet, të arrestuarit ndryshonin shpesh numrat telefonit, për të devijuar hetimet e policisë.

    Burimi: Panorama

  6. #166
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Pranga taksistit, shiste kokainë tek ish-Blloku

    Policia: I arrestuari kishte lidhje me tri lokale të njohura, furnizonte klientët.

    Tiranë, 42-vjeçarit i gjenden 20 doza, hetohej prej muajsh.

    Një taksist që shpërndante kokainë për klientët e Pub-eve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është vënë në pranga dje nga Policia e kryeqytetit. Paulin Deda, 42 vjeç, u arrestua nga oficerët e Antidrogës së kryeqytetit dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2, në momentin kur po i shiste një dozë kokaine për 100 euro një klienti që sapo kishte hipur në taksinë e tij, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Sipas burimeve të Policisë, taksisti i dyshuar mbahej në vëzhgim, duke u hetuar me metodat speciale prej disa javësh. Hetimi po zhvillohej pasi kishte nisur një procedim penal ndaj tij, me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndonëse ai hetohej vetëm prej pak javësh, Policia tha se ka të dhëna që aktiviteti i tij kishte nisur prej dy vitesh, por nuk ka pasur prova të mjaftueshme që të niste një hetim ndaj tij. Sipas Policisë, taksisti Paulin Deda është arrestuar në cilësinë e personit që shpërndante dozat e kokainës në zonën e ish-Bllokut, por ai furnizohej nga persona të tjerë, që vazhdojnë të mbahen në hetim nga Antidroga. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje pas arrestimin, Deda nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime për persona të tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në këtë veprimtari. Madje, në momentin kur Policia ka ndërhyrë për ta arrestuar, ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për drogën që iu gjet në makinë, duke u justifikuar se ndonjë nga klientët e tij mund ta kishte harruar në taksinë e tij.
    SHPERNDARJA E DROGES
    Paulin Deda ushtronte prej vitesh profesionin e taksistit, duke përdorur një autoveturë “Mercedez Benz”, të licencuar dhe vendi i tij i qëndrimit ishte në rrugën “Adbyl Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut. Duke u kamufluar mjaft mirë me profesionin e tij, Deda prej dy vitesh i kishte shpëtuar prangave të Policisë, edhe pse kishte disa informacione që ai merrej me shitje lëndësh narkotike. Zona ku ai operonte ishte kryesisht ajo e ish-Bllokut dhe zakonisht veprimtarinë e shitjes së kokainës e ushtronte gjatë fundjavës, kur aktiviteti i Pub-eve dhe lokaleve të natës është më i zhvilluar dhe ka më shumë klientë. Sipas Policisë, detyra e Dedës ishte të shiste dozat e kokainës, që përgatiteshin nga persona të tjerë, ndërsa më parë kishte krijuar kontaktet me personat e interesuar. Lidhjet më të forta taksisti 42-vjeçar i kishte krijuar me 3 lokale mjaft të njohura në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe personat që ua dorëzonte drogën i kishte shumë të besuar. Ai që ishte i interesuar për të blerë një dozë kokainë, që në këtë rast ishte më pak se 1 gram dhe kushtonte 100 euro, hipte në taksinë e Dedës, fillimisht duke u prezantuar si klient. Më pas, ai përmendte një nga emrat e personave me të cilët taksisti kishte lidhje, duke i thënë se ishte miku i ndonjërit prej tyre dhe pasi lëvizte vetëm pak metra me makinë, Paulin Deda i shërbente dozën e kërkuar. Edhe dje, në momentin e arrestimit, ai u kap kur sapo i kishte shitur një dozë kokaine një prej klientëve të tij. Në kroskotin e taksisë u gjetën 20 doza kokainë, me peshë totale më pak se 10 gramë.

    ETLEVA DELIA

    Burimi: Panorama

  7. #167
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Noka: Kapëm 20 mln euro të mafies, dolëm nga harta e drogës

    TIRANE – Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, evidentoi dje vlerësimin e partnerëve europianë për Policinë shqiptare në luftën kundër krimit e drogës dhe zbatimin e ligjit Antimafia. Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë në prag të 100-vjetorit të formimit të organizatës së Policisë së Shtetit, Noka tha se lufta ndaj drogës ka pasur progres, zbatimi i ligjit Antimafia ka dhënë rezultat dhe siguria publike është rritur. Në aktivitetin e quajtur “Lufta kundër krimit në 100 vjet”, ku merrnin pjesë edhe kreu i policisë Hysni Burgaj dhe zv.drejtori i Përgjithshëm, Agron Kuliçaj, ministri i Brendshëm Flamur Noka vlerësoi angazhimin dhe transformimin e Policisë, duke i sjellë siguri qytetarëve. Sipas Nokës, hyrja në fuqi e ligjit Antimafia, menaxhimi i integruar i kufijve dhe lufta kundër kultivimit të drogës janë tri drejtimet që u vlerësuan edhe në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian. Në zbatim të ligjit Antimafia, Policia e Shtetit gjatë dy viteve të fundit ka konfiskuar mbi 20 milionë euro asete kriminale. “Rezoluta e fundit e Parlamentit Europian vlerëson luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht implementimin e legjislacionit Antimafia, me konfiskimin në rritje të aseteve kriminale; mirëmenaxhimin e kufijve, si edhe përpjekjet e Policisë për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, deklaroi dje ministri Flamur Noka. Sipas tij, menaxhimi i kufijve dhe lufta kundër kanabisit që ka sjellë përgjysmimin e parcelave ku mbillet hashash, si dhe trefishuar sasinë e kapur, u ka dhënë më shumë siguri qytetarëve dhe u ka rritur atyre besueshmërinë te Policia e Shtetit. Gjithashtu Noka deklaroi se tashmë Shqipëria nuk bën më pjesë në hartën e vendeve transit të drogave të forta. “Policia e Shtetit është tashmë e aftë profesionalisht, plotësisht e depolitizuar dhe dinamike në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik”, theksoi Noka. Sipas tij, Policia e Shtetit është tashmë e aftë profesionalisht, plotësisht e depolitizuar dhe dinamike në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarit, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik.

    Burimi: Panorama

  8. #168
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Drogë Lazarati drejt Gjermanisë, kapen 59 kg

    SARANDE – Sekuestrohet drogë Lazarati në afërsi të fshatit Gjashtë, trafikanti do tentonte ta çonte në Gjermani. Policia arrestoi një 51-vjeçar nga Dhërmiu, emigrant në Gjermani, i cili po lëvizte drejt kufirit me një sasi prej rreth 59 kilogramësh kanabis. “Në orët e para të së hënës, nga sektori kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, falë një pune të mirorganizuar në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Qafë-Bota’, është bërë e mundur që në afërsi të fshatit Gjashtë të arrestohet në flagrancë për trafikim narkotikesh, Vangjel Daflla, 51 vjeç, banor i fshatit Dhërmi, bashkia Himarë”, bëri të ditur Policia. Nga veprimet e para hetimore u gjetën dhe sekuestrua një sasi prej 58.7 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa. Lënda u gjet e fshehur në një vend të krijuar enkas për këtë në autoveturën që drejtohej nga Daflla, tip “Fiat” me targë të huaj gjermane, KSOA 535. Vendi ku u gjet droga ndodhej poshtë mjetit, e përshtatur me skarë dhe e mbuluar me hekur. Burime të Policisë bënë të ditur se 51-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike disa ditë më parë në fshatin Lazarat dhe kishte për qëllim trafikimin drejt Gjermanisë, pasi prej vitesh punonte dhe jetonte atje. sh.d

    Burimi: Panorama

  9. #169
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Vlorë, bllokohen 300 kg drogë

    Një sasi prej 300 kg lëndë narkotike është bllokuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Droga ishte në bordin e një mjeti lundrues të braktisur. Sipas downloadpolicisë mjeti lundrues, skaf, u bllokua në ujërat detare, në afërsi të fshatit Dhërmi, 50 km në jug të Vlorës, teksa lëvizte nga ujërat territoriale greke, në drejtim të bregdetit shqiptar. “Ditën e djeshme rreth orëve të paradites nga Stacioni i Policisë Himarë është konstatur një mjet lundrues tip skaf i cili po lëvizte nga ujërat territoriale Greke (Ishujt e Fanit ) me drejtim për në ujërat territotiale shqiptare (Dhërmi). Mjeti është mbikëqyrrur për disa orë me radhë nga shërbimet e policisë derisa rrymat e forta ujore, pasi lëvizshmëria e detit ishte 8 ballë, e kanë futur në territorin Shqiptar. Më pas Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë arritur që ta nxjerrin në breg ku kanë konstatuar se ishte një Skaf me mbishkrime dhe matrikullime Italiane”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu brenda këtij mjeti shërbimet e policisë kanë gjetur edhe disa çanta të mbushura me lëndë narkotike te llojit “cannabis sativa” e cila pas peshimit rezultoi të ishte rreth 300 kg. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Skafi ka ardhur nga territori Italian në territorin Grek (Ishujt e Fanit) dhe për shkak të detit të trazuar dhe rrymave të forta detare është braktisur nga trafikantët dhe ka dalë në ujërat tona territoriale.

    MAPO

  10. #170
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Itali kapet gomonia me 400 kg mariuanë, në pranga trafikanti shqiptar

    Një gomone me 400 kg mariuanë e ardhur nga Shqipëria është bllokuar nga policia italiane ditën e sotme. Sipas burimeve në pranga është vënë një 35-vjeçar shqiptar transportues i lëndëës narkotike. 35-vjeçari ndodhej në gomonen e ngarkuar me drogë që vinte nga Shqipëria. Ai tentoi tu largohej autoriteteve italiane që e kishin pikasur në det, por në fund pas ndjekjes së gjatë nga ajri dhe deti, mjeti lundrues mundi të izolohet. Mjeti lundrues është 7.5 metra i gjatë me 2 motorrë, me 250 kuaj fuqi. Sipas mediave italiane droga kap vlerën 2 milionë euro.

    MAPO

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •