Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 192
  1. #141
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Bobo si beni dhe ju o njerez. Nuk e ben njeriu veten per gjysem ton hashash. Keni mbush 7 faqe me shkrime sikur ca eshte bere.Tju vij turp qe merreni me thashetheme per njerez 'te ndershem' qe punojne per buken e gojes, te blejne nje makine te shtrenjte, apo te ndertojne ndonje vile; apo te hapin ndonje biznes.

  2. #142
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Sekuestrohet pasuria e një bande, 4 mln euro

    TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasve ; Shpëtim Kadana, 35 vjeç dhe Vasil Bajraktari, 44 vjec, me një vlerë rreth 4 miljon euro.

    Pasuria e tyre përfshin 2 hotele luksoze, ambjente biznesi, apartamente banimi, siperfaqe toke truall etj.

    Operacioni i koduar “Cezar 1” është kryer pas një hetimi 6 mujor, tha drejtori i policise se Tiranes, Berndard Caushaj, nga Strukturat e Pastrimit Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Sipas policisë, këto pasuri dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga shtetasit e sipërpërmendur dhe konkretisht :

    Shtetasi Shpëtim Kadana ka qënë anëtar i një organizate kriminale, e cila merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës dhe më datë 29.02.2012 është arrestuar në Romë Itali si kreu i nje organizate kriminale, organizatë e cila vepronte në Romë, duke trafikuar kokainen nga Hollanda dhe Belgjikë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Se bashku me ketë shtetas jane arrestuar në Itali edhe 12 anëtarë të tjerë të organizatës kriminale, midis tyre dhe katër shtetas shqiptarë.

    Ndërsa shtetasi, Vasil Bajraktari, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me 7 – vjet burgim për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal, e cila e ka bere njohjen e Vendimit Penal datë 13.04.2007 te Gjykatës së Apelit Torino – Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale të mësipërme.

    Policia tha se po vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre shtetasve dhe për persona të tjerë të implikuar në këtë procedim.

    Panorama

  3. #143
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Policia hyn ne Lazarat, banoret qellojne me arme

    Klodiana Kotorri

    Policia eshte perballur me te shtena armesh gjate operacionit ne fshatin Lazarat te Gjirokastres per te asgjesuar e bimeve narkotike, kanabis sativa. Disa persona ne Lazarat reaguan me te shtena armesh, ndersa forcat e policise u kunderpergjigjen, por fatmiresisht nuk pati te lenduar. Operacioni per shkaterrimin e parcelave me hashash u zhvillua ne oret e para te dites se djeshme ne nje nga zonat e siperme te ketij fshati. Per te nderhyre ne zonen e hashashit u mobilizuan forca nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, forcat RENEA, Delta Force dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Operacioni drejtohej nga nendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Policia mundi te asgjesonte rreth 5 mije bime te llojit kanabis sativa, si dhe kreu arrestimin ne flagrance te pese personave, te cilet u kapen duke punuar ne parcelat e mbjella me bime narkotike. Te arrestuarit jane Mico Kuro, 29 vjec, Aurel Huso, 28 vjec, Erion Ajdini, qe te tre pronare te parcelave te ndryshme me bime narkotike, si dhe Gentian Halili, 19 vjec, lindur dhe banues ne Kukes e Agron Blloshmi, 25 vjec, lindur dhe banues ne Librazhd. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, ne nje deklarate per mediat beri te ditur detaje nga operacioni ne fshatin Lazarat te Gjirokastres. Burgaj theksoi se ne kete operacion moren pjese rreth 200 forca te Repartit RENEA, Nderhyrjes se shpejte, Delta Force dhe te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, duke bere te mundur asgjesimin e 5 mije bime te llojit kanabis sativa dhe arrestimin e pese personave. "Ne vijim te ketij operacioni, i cili u perqendrua edhe ne kontrollin e rrugeve lidhese te komunes Lazarat, eshte bere i mundur edhe identifikimi i disa personave, te cilet jane kunderpergjigjur duke hapur zjarr ne drejtim te forcave te policise dhe po punohet per kapjen e tyre. Nga strukturat e policise, jane asgjesuar 2000 rrenje kanabis, te vendosura ne gota plastike te destinuara per mbjellje, te cilat ndodheshin ne dy furgone. Nderkohe qe gjate shkembimit te zjarrit kane dale jashte funksionit, 2 bote uji, 3 kamione, si dhe 2 mjete te tipit fuoristrade, qe u perkisnin shtetasve, te cilet hapen zjarr kunder forcave te policise", - u shpreh kreu i Policise se Shtetit, duke shtuar se policia eshte e vendosur se do te vazhdoje operacionet per te frenuar kultivimin e bimeve narkotike ne Lazarat. Burgaj u beri thirrje banoreve te fshatit Lazarat qe te distancohen nga disa elemente me precedente kriminale, te cilet kunderveprojne me arme ndaj forcave te policise, pasi policia do t'i pergjigjet me forcen e ligjit te gjithe atyre personave te perfshire ne akte te tilla.

    KJ

  4. #144
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    "Policia hyn ne Lazarat" <- ky eshte lajm.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    “Lumenj droge nga Shqipëria, 13 të arrestuar”

    BRINDISI- Porti i Brindisit është kthyer në një bazë logjistike për drogën që vjen nga Shqiëpria. Kështu shkruan sot e përditshmja italiane, Corriere Della Sera, duke iu referuar një aksioni të fundit policor, i cili ka vënë në pranga 13 persona, 9 prej të cilëvë shqiptarë.

    Corriere shkruan se, porti po përdoret nga organizatat kriminale italiane për të futur sasi të mëdha të drogës, kryesisht të marijuanës.

    13 persona janë arrestuar për trafikim droge, dhe posedim të armëve.

    Nëntë prej tyre janë shqiptare, tre italianë dhe një serb. Sipas hetuesve grupi ishte aktiv në Toskana, Lazio, Veneto dhe Pulia. Hetimi nisi me arrestimet për të vazhduar më pas me sekuestrimin e marijuanës në portin detar të Brindisit.

    Nga ky aksion janë arrestuar deri tani 17 persona dhe është sekuestruar një shumë totale prej 740 kg drogë, armë dhe municione (dy pistoleta, dy karikatore dhe 34 fishekë).

    Panorama

  6. #146
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Sekuestrohen 250 kg marijuanë,kapen 2 shqiptarë

    BRINDISI- Pas dy operacioneve të ditëve më parë ku u vunë në pranga disa shqiptarë dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge, policia italiane mbyll me sukses një tjetër operacion anti- drogë.
    Rreth 250 kg marijuanë janë sekuestruar dhe dy shqiptarë jane arrestuar , 32 dhe 25 vjeç nga policia e Brindisit natën e shkuar.
    Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe skafin me të cilin dy shqiptarët transportonin drogën nga Shqipëria për në Itali.
    Operacioni është zhvilluar më shumë se 35 milje larg Brindisit në ngushticën e Otrantos. Nese droga do të kishte dalë në treg, sipas hetuesve, do të kishte kapur shifrën e 2 milionë eurove.
    Të dy trafikantët të cilët ishin nisur nga Durrësi, janë arrestuar nën akuzën për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
    Që nga fillimi i këtij viti Guarda di Finanza ka sekuestruar rreth 4700 kg drogë që vinte nga Shqipëria, 6 skafe dhe ka arrestuar gjashtë skafistë të kombësisë shqiptare.

    Panorama

  7. #147
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Sekuestrohen në kufi 110 kg marijuanë Lazarati

    Lazarati i “rrethuar” nga forcat policore, arrin të “eksportojë” hashash nga territori i vet. Sasia e fundit e dalë nga fshati rebel, i takon ditës së sotme ku 110 kg marijuanë kanë arritur të dalin nga Lazarati përmes rrugëve të tjera, larg vëmendjes dhe të pakontrolluara nga forcat e policisë. Droga prej 110 kg marijuanw wshtw bllokuar nga policia kufitare e Gjirokastrës.
    Bilanci flet për arrestimin e trafikantëve të marijuanës, ndërkohë që nuk është mundur të arrestohet drejtuesi i mjetit transportues të saj. Redijal Kysaj dhe Misir Buda, 25- vjeçarë, të dy nga Gjirokastra, janë arrestuar nga specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut pasi janë autorë të trafikut të 110 kg marijuane, në drejtim të zonës së gjelbër kufitare. Ndërkohë, Imer Ruko, 21 vjeç, drejtuesi i mjetit të marijuanës po nga Gjirokastra, është shpallur në kërkim pasi mundi të largohej duke i shpëtuar kështu forcave policore.
    Droga ishte brenda katër çantave të mëdha, në bordin e automjetit NISSAN me targa greke YKP 2151 me drejtues Imer Ruko.
    Nga hetimet paraprake të kryera nga ana e specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, rezulton se lënda narkotike është blerë në Lazarat dhe është transportuar përmes rrugëve rurale duke iu shmangur kontrollit policor.
    Marijuana do të transportohej në drejtim të Greqisë e më pas shitej në kryeqytetin grek Athinë. Të tre të rinjtë gjirokastritë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të realizonin trafikun e lëndës narkotike në drejtim të shtetit grek përmes kufirit të gjelbërt. Materialet në ngarkim të të rinjve trafikantë do t’i kalojnë organit të akuzës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

    Piro Nase
    Panorama

  8. #148
    Po mire keta te rrethuar nga policia e Gjirokastres dhe droga kapet ne kufi ose ne Itali? Sa i madh eshte Lazarati qe nuk rethohet dot komplet?

  9. #149
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Po trenditen themelet e industris Shqiptare te Sales nga Sala

    PS: Kjo po qe esht politik
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

  10. #150
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Kanabis drejt Italisë, sekuestrohen 600 kg në portin e Durrësit

    DURRES – Policia kufitare e portit të Durrësit sekuestroi mbrëmjen e sotme një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth 600 kg kanabis u gjetën në një kamion, para imbarkimit në traget. Mendohet se droga kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë.

    Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e drogës apo persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •