Ja o vlla ... ketij i them BUUUM eknomik une ! Dhe keta plehrat e PS-se thone pastaj se ne Shqiperi nuk prodhohet asgje ...!
Ja o vlla ... ketij i them BUUUM eknomik une ! Dhe keta plehrat e PS-se thone pastaj se ne Shqiperi nuk prodhohet asgje ...!
Kapen 160 kg drogë, 3 në pranga, 1 në kërkim
GJIROKASTER- Tre persona jane vene ne pranga dhe nje i katert eshte shpallur ne kerkim, te akuzuar per trafik droge. Lajmi jepet nga policia e Gjirokastres e cila ben me dije se ka sekuestruar nje sasi prej 160 kg marijuanë, ne kuader te nje operacioni te koduar “Gllava”.
Transportimi i drogës po kryhej me dy automjete, i pari tip Audi A4 me targa AA 128 CG dhe një mjet tip Ford Eskorte.
Policia ka ndaluar shtetasit Algert Naçi, Edmir Maça dhe Vision Katirai, te tre nga Tepelena dhe ka shpallur në kërkim Dorian Shehun nga Memaliaj.
Aksioni
Policia e Qarkut, identifikoi qarkullimin e një automjet Audi model A4, me targa AA 128 CG, në rrugën për Memaliaj. Përpara tij ndodhej një tjetër automjet tip Ford Ekskort i mbushur me marijuanë. Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër i kanë bërë shenjë të ndalojë automjetit tip Ford Eskort me targa TP 30 98 B, me te cilin udhëtonin dy shtetas. Por drejtuesi i automjetit menjëherë porsa ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë duke devijuar edhe nga rruga që të çon në Gllavë dhe është futur në një rrugë që të çon në kodrat e fshatit Miricë të komunës Luftinjë.
Ndërsa automjeti tjetër tip Audi që drejtohej nga shtetasi Edmir Maça, me te cilin udhëtonte edhe shtetasi Algert Naçi, është bllokuar nga ana e Policisë dhe të dy shtetasit janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Ndërkohë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë vijuar ndjekjen e automjetit tip Ford Eksortë ku pas rreth një ore mbi fshatin Miricë në një kodër është bllokuar automjeti tip Ford Eksortë i cili drejtohej nga shtetasi Vision Katirai, si dhe disa metra më tej është gjetur edhe lënda narkotike e hedhur me shpejtësi në një lëndinë të vogël.
Shtetasi tjetër që udhëtonte me të, Dorian Shehu, pasi ka shkarkuar lëndën narkotike është larguar me shpejtësi në drejtim të kodrave të fshatit Miricë ku dhe është shpallur në kërkim.
PIRO NASE
Panorama
Narkotikët, Wollfarth: Bashkitë të mbështesin policinë
Gjatë një takimi me temë “Takim i Përvitshëm për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike” kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth kërkoi angazhim më të madh të qeverive vendore për të luftuar fenomenin.
“Ne e shohim Policinë e Shtetit shqiptar shumë të angazhuar në këtë luftë. Ndonëse janë bërë përmirësime të ndjeshme, të tjera sfida shtrihen përpara, probleme të rëndësishme ende presin zgjidhje. Lejomëni të përmend si shembull çështjen e hershme të kultivimit të drogës në disa komuna në jug e në veri. Kjo tregon qartë se Policia e Shtetit nuk mund të bëjë gjithçka e vetme për ta zhdukur këtë problem. Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverive vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për gjithë procesin.”- tha Wollfarth.
Wollfarth tha më tej se, realiteti na mëson se në një shoqëri demokratike, policia nuk mund të arrijë asgjë pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit, ndaj theksoi ai, kjo është edhe arsyeja pse ne do të dëshironim të shihnim aktorët vendorë të motivuar dhe të përfshirë në mënyrë konstruktive në këtë çështje, shpresojmë kudo.
Sipas tij, Bashkitë dhe Komunat kanë detyrimin ligjor, moral dhe qytetar të bashkohen me Policinë e Shtetit shqiptar në detyrën e saj për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e drogës.
Wollfarth siguroi se policia shqiptare, dhe jo vetëm mund të kenë besim tek mbështetja e vazhdueshme e OSBE-së.
Panorama
Kapet në Portin e Vlorës i riu fierak me 4.5 kg heroinë
VLORE – Trafik heroine nga Porti i Vlorës drejt Italisë, arrestohet 27-vjeçari fierak. Ermal Metaj, sipas Policisë së Vlorës është ndaluar pasditen e djeshme, ndërsa tentonte të lundronte me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi. Plot 4.5 kg heroinë u bllokua nga policia, duke ndalur në mes rrugëtimin e trafikut. Ka qenë ora 17:00 e së hënës, kur trageti i linjës, i cili ishte me rreth 2 orë vonesë për shkak të mos paraqitjes në orar të pasagjerëve në hipje, po bëhej gati të nisej drejt Italisë. Nga kontrollet e ushtruara nga policia kufitare e portit të Vlorës, si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative është identifikuar një automjet me targa të Fierit, i cili ishte duke shkuar drejt vendit fqinj në Itali. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz”, ngjyrë gri me targa FR 9733 B, është vërtetuar se në pjesën e parme dhe pikërisht në kroskot, ku është dhe fshirësja e xhamit, ndodhej një sasi e konsiderueshme heroine, e cila ishte e ndarë në 9 pako, me nga 500 gramë secila. Menjëherë forcat policore të portit të Vlorës, pra ato kufitare, kanë bërë arrestimin e të riut nga Fieri, 27-vjeçarit Ermal Metaj, i cili ishte dhe pronar i automjetit ku ndodhej droga, si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit. Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e shpërndarjes së drogave të rënda, si dhe kontrabandës së kësaj lënde. Ky është rasti i tretë brenda dy muajsh që kapen sasi të lëndëve narkotike në pikën e kalimit kufitar të Vlorës. Burime nga Policia portale bënë të ditur se arrestimi i të riut fierak është kryer pas sinjaleve të marra në rrugë operative për veprimtarinë e trafikut të drogës. Mjeti i tij është kontrolluar sapo ka mbërritur në port, nga ku u zbulua edhe sasia e drogës, e cila do të kapte një vlerë të konsiderueshme parash nëse do të arrihej trafiku i saj. Ende nuk ka të dhëna se nga është marrë dhe se në cilin qytet italian do të ishte destinacioni i saj.
Panorama
Igumenicë, kapen 545 kg kanabis lazarati, arrestohen 6 persona
Shkatërrohet një rrjet i trafikimit ndërkombëtar të drogës. Policia e Igumenicës arrestoi 6 persona, shqiptarë e grekë, dhe shpalli në kërkim një tjetër, pas zbulimit të një furgoni të braktisur në kufirin shqiptaro-grek me 545 kg kanabis sativa. Mjeti tip “Fiat” me targa greke, në të cilin ndodheshin 50 thasë të bardhë të mbushur me lëndën narkotike, u gjet i fshehur në mes të shkurreve në një zonë pyjore të quajtur Ravena, në Filat të Igumenicës. Nga këqyrja e dokumentacionit të mjetit u zbulua se një 28-vjeçar grek e kishte marrë me qira në Athinë. Policia lokale i kërkoi ndihmë homologëve në Athinë, të cilët pasi lokalizuan vendndodhjen e të dyshuarit, e arrestuan atë. Marrja në pyetje e tij çoi në zbulimin e grupit shqiptaro-grek, të cilët prej 3 muajsh trafikonin drogë nga Shqipëria. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se droga është sjellë me mushka deri në kufi nga shqiptarë që paguheshin deri në 40 euro për transport, ndërsa sasia e lëndës dyshohet të jetë kultivuar në fshatin Lazarat. Mësohet se arrestimet e të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike janë kryer nga policia greke në Athinë dhe Janinë. Ata vepronin në grup, ndërsa i kishin të përcaktuara rolet në këtë rrjet. Dyshohet se në bashkëpunim mund të ketë trafikuar edhe sasi të tjera të mëdha të lëndës narkotike nga Shqipëria në Greqi.
Panorama
Sekuestrohen në Janinë 300 kg drogë Lazarati
Operacioni i përbashkët policor. Kamerat termike fiksuan trafikun.
Arrestohen tre shqiptarë dhe një çift grek.
Pesë të arrestuar, prej të cilëve tre shqiptarë e një çift grek, si dhe rreth 300 kg kanabis është bilanci i dy operacioneve të përbashkëta të Policisë së Gjirokastrës dhe asaj të Janinës. Operacioni ka nisur mbrëmjen e së premtes nga Policia e Gjirokastrës, e cila ka vëzhguar veprimtarinë e dy grupeve të rrjetit ndërkombëtar të drogës nëpërmjet kamerave termike. Kamerat kanë siguruar pamje të qarta të veprimeve në fshatin Lazarat, ku janë ngarkuar sasitë e drogës. Më pas, droga ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga ku destinacion përfundimtar dyshohet se ishte Athina.
Mëngjesin e së shtunës, forcat e Antidrogës në Policinë e Janinës sekuestruan fillimisht 130.5 kg marijuanë, e cila u gjet në bordin e një automjeti të drejtuar nga një shtetas shqiptar. Sasia ishte e ndarë në 121 pako të mbështjella me letër ngjitëse transparente. Sipas Policisë, mjeti i drejtuar nga 26-vjeçari R.T., po udhëtonte në drejtim të Janinës, kur në km e 5-të nga Kakavija në drejtimin jugor në kthesën e fshatit Dholana është sinjalizuar që të ndalonte. Në këtë moment, i riu nga Përrenjasi ka shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë greke. Por, për shkak të shpejtësisë së madhe, në kthesën e fshatit Kalpaqi, rreth 30 km në veri të qytetit të Janinës, makina është përplasur me portën hyrëse të një restoranti. Shoferi u prangos menjëherë, ndërsa miku i tij që qëndronte në sediljen e parë, 20-vjeçari Artan L., ka mbetur pa ndjenja si pasojë e dëmtimeve serioze në pjesën e kokës. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Haxhikosta” në Janinë, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mësohet se një pjesë e mirë e copave të xhamit të parë që u thye nga përplasja, i kishin prekur pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar hemorragji të madhe deri në rrezik për jetën. Mjeti me marijuanë vëzhgohej nga larg nga një tjetër makinë që shërbente për pastrimin e rrugës nga kontrollet dhe postblloqet policore. Dëshmia e drejtuesit 26- vjeçar R.T. tregoi se vrojtues të marijuanës ishin një çift grek, 49 dhe 46-vjeçarë, të cilët do të paguheshin me 2000 euro në momentin kur malli do të mbërrinte në destinacionin e duhur, në Athinë. Edhe çifti grek u arrestua. Disa orë më vonë, një tjetër rast trafiku droge angazhoi forcat e Policisë së Janinës. Afro 162 kg marijuanë u gjetën në bagazhin e një mjeti që drejtohej nga një 35-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në Janinë, kur një automjet është ndaluar nga policia vendëse pasi dyshohej se transportonte marijuanë në drejtim të Athinës. Drejtuesi Arsen T., nga Kuçova është gjendur para një postblloku policor dhe u arrestua pa bërë rezistencë. Pas kontrollit në bord, policia ushtroi kontroll të imtësishëm në bagazhin e mjetit me targa greke, ku arriti të gjente 161.8 kg hashash, të mbështjellë në 153 pako me letër ngjitëse transparente.
POLICIA
Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se sekuestrimi i rreth 300 kg kanabis në rajonin e Janinës është rezultat i një operacioni të përbashkët policor. Gjatë natës të së premtes janë mbajtur në vëzhgim trafikantët dhe është vënë në dijeni pala greke për lëvizjet e tyre, me qëllim që të kapeshin përtej kufirit edhe bashkëpunëtorët e mundshëm grekë.
2000 euro do të merrte çifti grek në momentin që sasia e mallit narkotik do të mbërrinte në destinacionin e duhur. Ata kishin detyrë të udhëhiqnin dy trafikantët shqiptarë në mënyrë që t’i vinin parapritë postblloqeve të Policisë, por u arrestuan si bashkëpunëtorë të këtij trafiku.
2.5 tone është sasia e lëndës narkotike kanabis sativa, që është sekuestruar deri më tani nga Policia greke në Igumenicë dhe në Patra. Kjo sasi është trafikuar nëpërmjet kufirit të gjelbër mes Shqipërisë e Greqisë. Kohët e fundit, trafiku i drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër është shtuar
Igumenicë, sekuestrohen 180 kg kanabis, vinte nga Saranda
Droga e sekuestruar nga Policia e Igumenicës
IGUMENICË- Një makinë e ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek, në Thesproti, me 180 kg hashash ka vënë në lëvizje Policinë e Greqisë. Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes, kur Policia greke e Igumenicës i ka bërë shenjë për të ndaluar një mjeti me targa bullgare. Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është drejtuar për në Agrinjo. Por, pas disa minuta ndjekje, makina me të cilën udhëtonin dy persona u përplas me një bordurë, në vendin e quajtur “Stano Amiflohiu”, midis Prevezës dhe Agrinjos. Nga makina ka dalë menjëherë pasagjeri që është larguar me vrap, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, për shkak të plagëve të lehta, nuk ka mundur të lëvizë më shumë se disa metra më tej. Forcat e Policisë e kanë kapur atë, e pas disa orësh edhe pasagjerin. Sipas Policisë, shoferi është një 24-vjeçar shqiptar, ndërsa pasagjeri një shtetas grek, 23 vjeç. Brenda në makinë janë gjetur disa çanta sportive të zeza, me 170 pako, pesha totale e së cilës ishte 179 kg e 935 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Nga hetimet është zbuluar se droga që vinte nga Lazarati është ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek, në Igumenicë dhe kishte si destinacion Athinën. Hetimet nxorën se makina i është marrë në Greqi një shtetasi bullgar dhe ka ardhur deri në kufi me Shqipërinë, ku është ngarkuar me drogë.
Panorama
Urdhri nga Italia: Pas Kajollit, pranga edhe mikut të Shullazit
Arrestohet Ervin Ferhati në Tiranë. Nishani: Kërkesë e Prokurorisë. Ina Rama: S’kemi gisht, veproi Policia.
Policia: U arrestua edhe në vitin 2006 me Emiljano Shullazin gjatë aksionit antidrogë “Identikit”
Ervin Ferhati, i kërkuar në Itali, kapet duke pirë kafe në Tiranë.
Një person i shumëkërkuar nga Drejtësia italiane, i konsideruar si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, përfundoi dje në prangat e Policisë së Tiranës. Ervin Ferhati, i njohur edhe me emrin Ergys Ferhati, u arrestua mëngjesin e djeshëm kur po pinte kafe në një prej lokaleve prapa Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës. Policia tha dje në një deklaratë për shtyp, se 32-vjeçari Ervin Ferhati ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Roma për veprat penale “pastrim parash”, “trafik narkotikesh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”. Për këto akuza ai është dënuar në mungesë nga Drejtësia italiane me 20 vjet burg. Edhe vëllai i tij i vetëm, Altin Ferhati, 37 vjeç, ndodhet në burg në Milano të Italisë, ku vuan dënimin prej 25 vitesh burg, që nga arrestimi i tij më 29 janar të vitit 2003, për të njëjtat akuza si Ervini. Të dy vëllezërit akuzohen nga policia italiane si drejtuesit e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, kalonte tranzit në Shqipëri e më pas shpërndahej në Milano, Napoli e Torino. Vëllai i Ervin Ferhatit, në momentin e arrestimit nga forcat e Policisë së Milanos, u kap me 10 kilogramë heroinë të pastër. Ndërsa 3 vjet pas arrestimit në Itali të Altin Ferhatit, vjen edhe arrestimi i vëllait të tij, Ervin Ferhati, nga një operacion i Policisë shqiptare. Ervin (Ergys) Ferhati u arrestua më 6 korrik të vitit 2006, gjatë operacionit të koduar “Identikit”, bashkë me mikun e tij Emiljano Shullazi dhe gjashtë persona të tjerë. I arrestuari Ervin Ferhati, sipas Policisë, rezulton të jetë pjesë e bandës së trafikut të lëndëve narkotike që drejtohej nga Emiljano Shullazi, i cili aktualisht ndodhet në burg. Të dy janë dënuar nga Drejtësia shqiptare për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri dhe me destinacion Italinë. Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzoi Emiljano Shullazin dhe Ervin Ferhatin për “krijim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal”, por në fund të procesit kjo akuzë ra duke mbetur vetëm ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve të kryera për arrestimin e tyre në vitin 2006, gjatë operacionit “Identikit”, ishin siguruar prova të forta nga përgjimet. Ferhati, Shullazi, gjashtë persona të tjerë të akuzuar, mes të cilëve edhe një punonjës i Antidrogës së Tiranës, u zbuluan nga policia me anë të përgjimeve të telefonatave. Nga ana tjetër, veç arrestimit të tyre, në të njëjtën kohë, miqësia e Ferhatit me Shullazin kishte nisur herët, që në lagjen ku ata banonin të dy, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Sipas Policisë, Ervin Ferhati ishte i pranishëm edhe në banesën ku Shullazi dhe Gilmando Dani u arrestuan për armëmbajtje pa leje te Rruga e Kavajës, banesë që u ishte dhënë me qira nga miku i tyre, Arlind Fuga, i vrarë disa javë më parë.
OPERACIONI “IDENTIKIT”
Provat kryesore të organit të akuzës, që çuan në arrestimin e Ervin Ferhatit, Emiljano Shullazit dhe 6 personave të tjerë gjatë operacionit “Identikit” në vitin 2006, ishin përgjimet telefonike të kryera në 6 episode trafiku nga autoritetet italiane. Episodi i parë, i provuar nga policia, ishte më 10 qershor 2004, kur një prej të arrestuarve të “Identikit”, Lutfi Shabani (Ben Çami), në bashkëpunim me Shqiptar Gubetinin, kanë furnizuar me 100 kg përzierës organizatën e drejtuar nga Erges Ymeraj, bashkëpunëtor i Ferhatit e Shullazit. Episodi i dytë, më 16-18 gusht të vitit 2004, kur Erges Ymeraj dhe Ervin Ferhati, në bashkëpunim me furnitorin turk me emrin Mehmet, si dhe me korrierin Nevzdet Haziri, i arrestuar në Itali, kanë trafikuar 10 kg heroinë. Droga është furnizuar nga Turqia dhe përmes Shqipërisë është eksportuar në Milano, Itali. Episodi i tretë, më 18-21 gusht 2004, kur Erges Ymeraj, Erion Gogaj, Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me furnitorin turk, kanë trafikuar 11 kg heroinë. Episodi i katërt është në periudhën 22-25 gusht 2004, pjesëtarët e grupit të Shullazit e Ferhatit kanë trafikuar në Milano, Itali, sasinë prej 5 kg heroinë. Episodi i pestë, më 28-29 shtator 2004, ku Erges Ymeraj, Erion Gogaj, Selfo Driza, Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me furnitorin turk, kanë trafikuar në territorin e shtetit italian 15 kg heroinë. Dhe episodi i fundit ka ndodhur në harkun kohor 25 tetor 2004 – 1 nëntor 2004, ku Emiljano Shullazi, Ervin Ferhati, në bashkëpunim me Ardit Beratin dhe furnitorin turk me emrin Mehmet, me anën e korrierit Branko Govedaroviç, i arrestuar në Itali, kanë trafikuar në Itali 11,2 kg heroinë.
Lirimi
Bashkëpunëtori dhe miku i Emiljano Shullazit kishte fituar lirinë në gusht të vitit 2011 për akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike”. Gjatë kohës, pasi ka dalë nga burgu, nuk rezulton që Ferhati të jetë marrë me ndonjë aktivitet, megjithëse vazhdonte miqësinë me Shullazin edhe për shkak se ishin fqinj në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Kajolli para Gjykatës
FIER – Biznesmeni i njohur fierak, Fatmir Kajolli, i cili është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier nën siglën e Partisë Republikane, pritet të përballet të mërkurën me togat e zeza, ku do të njihet zyrtarisht me vendimet e gjykatave italiane, kërkesën e ekstradimit si dhe masën e sigurisë. Prokuroria e këtij rrethi ka depozituar aty kërkesën për masën e arrestit ndaj Kajollit, ku ka kërkuar “arrest në burg pa afat” duke marrë parasysh që procesi i ekstradimit do të kërkojë 40 ditë. Arrestimi i Kajollit u bë i ditur mbrëmjen e 9 prillit 2012 nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit.
Lista e Interpolit për shqiptarët në kërkim
TIRANE – Lista e shumëpërfolur e Interpolit për një numër shqiptarësh që rezultojnë në kërkim kryesisht në Itali, por edhe në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe disa vende të tjera të BE0së, i është dhënë palës shqiptare që në vitet 2004-2005. Moszbatimi i mandateve ndërkombëtare të arrestit të kësaj liste ka qenë një nga akuzat kryesore që i është bërë ish-prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Lista, e cila është plotësuar dhe përditësuar vit pas viti me emrat e rinj të të kërkuarve, përmban emrat e shqiptarëve të shpallur në kërkim në vendet e tjera. Në veçanti, pala italiane, veç listës, ka referuar pranë Policisë shqiptare edhe informacione konkrete sipas të cilave të kërkuarit strehohen në Shqipëri.
Panorama
Drogë me mushka drejt Greqisë, 3 në pranga
GJIROKASTER- Tre persona jane arrestuar dhe disa te tjere jane shpallur ne kerkim ne nje operacion antidroge te policise se Gjirokastres, finalizuar me sekuestrimin e 307 kg hashash.
Sipas te dhenave te para te policise mesohet se operacioni i koduar “Pashkët” vuri ne pranga shtetasit, Markeljan Alinani, Artur Shukuli dhe Indrit Alinani të tre nga Delvina.
Droga ishte e shperndare ne canta dhe po transportohej me mushka. Destinacioni i saj mendohet te kete qene Igumencia. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e rrjetit te trafikut. Piro NASE
Panorama
Trafiku i droges, Nishani: Prioritet, goditja e kanabisit
"Shqiperia mbetet ende nje vend i kultivimit te kanabisit, si dhe vend nga ku grupet kriminale rajonale e eksportojne ate ne vendet e tjera te rajonit dhe me tej". Keshtu eshte shprehur diten e djeshme ministri i Brendshem, Bujar Nishani, gjate fjales se tij ne Takimin Vjetor per Parandalimin dhe Luften Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike, ku shtoi se gjate viteve te fundit ka rritje te sekuestrimit te lendeve narkotike. "Lufta kunder trafikimit te heroines mbetet nje nga prioritetet kryesore te agjencive te zbatimit te ligjit ne pergjithesi, dhe te policise shqiptare ne vecanti. Sic theksohet dhe ne raportin e fundit te INTERPOLI-it: "...ka renie te madhe te heroines se sekuestruar ne Shqiperi. Ndersa rastet e sekuestrimit te heroines, e cila transitohej nga Shqiperia ne Italine fqinje ka rene ashtu si dhe renia e vazhdueshme e numrit te sekuestrimeve gjate viteve te fundit, si rezultat i goditjes se suksesshme te trafikimit qe perdorte anije nga Shqiperia per ne Itali. Goditja e nje transporti te tille nga ana Shqiptare dhe Italiane ka cuar ne nje menjanim ne rritje te Shqiperise si transit per dergesa te medha heroine", - u shpreh Nishani, duke shtuar se sasia e kokaines qe trafikohen nga Shqiperia per ne vendet e tjera eshte e paperfillshme. Sipas ministrit te Brendshem, Shqiperia mbetet ende nje vend i kultivimit te kanabisit, si dhe vend nga ku grupet kriminale rajonale e eksportojne ate ne vendet e tjera te rajonit dhe me tej. "Por, sic konstatohet dhe nga raportet e agjencive nderkombetare ligjzbatuese, dhe me lejoni ketu te permend perseri raportin e fundit te INTERPOL-it : "...kanabis ende prodhohet qartesisht ne shkalle te gjere ne Shqiperi, dhe autoritetet Shqiptare kane rritur ndjeshem nivelin e sekuestrimeve te kanabis ne 2010 (7,304.805 kg '36'), perseri fale nje perpjekjeje te vazhdueshme te perqendruar te autoriteteve per te goditur trafikuesit e kanabis". Gjate vitit 2011, si rezultat i kombinimit te masave parandaluese dhe goditese, siperfaqet e kultivuara dhe prodhimi i kanabisit kane pasur nje tendence ne renie", - tha Nishani. Sipas tij, nje prioritet mbetet bashkepunimi midis agjencive ligjzbatuese te vendeve tona dhe ato nderkombetare. Nderkohe, ministri i Brendshem i ka bere thirrje organit te Policise dhe jo vetem, te shfrytezojne ligjin "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave kunder pasurise", i njohur gjeresisht si ligji Antimafia. "Ky ligj, ju jep mundesi ju, organeve ligjzbatuese, te punoni fuqimisht drejt konfiskimit dhe sekuestrimit te aseteve ekonomike te vena ne rruge joligjore nga elemente kriminale te perfshire ne trafikun e drogave dhe jo vetem", - deklaroi ministri i Brendshem. "Te dhenat e vitit qe lame pas na bejne optimiste, pasi statistikat flasin per referime nga ana e Policise se Shtetit me iniciative ne Prokurorine per Krimet e Renda per 47 raste, nga te cilat jane regjistruar 20. Gjithashtu jane hetuar edhe 35 procedime pasurore nga viti i meparshem, 2010. Ndersa, vlera e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara per vitin 2011 eshte 1.828.365.160 leke, pasuri te sekuestruara dhe 733.622.135 leke, pasuri te konfiskuara", - tha Nishani.
KJ
Drogë nga Shqipëria e Spanja në Itali, 32 arreste
ROMË- Policia italiane ka arrestuar 32 persona në një operacion antidrogë finalizuar mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave italiane që i referohen policisë mësohet se arrestet janë ekzekutuar në Lazio, Marche, Toscana dhe Emilia Romagna.
Gjithcka erdhi pas hetimeve dhe gjurmimit të një bande që merrej me trafikun e drogës, kryesisht kokainë që vinte nga Spanja e Shqipëria. Një nga anëtarët e bandës mbeti i vrarë në janar të këtij viti.
Policia ka sekuestruar 50 kg drogë, dhjetëra armë e municione dhe një 600 mijë euro. Nuk bëhen ende të ditur kombësia dhe identiteti i të ndaluarve.
Panorama
Krijoni Kontakt