Rekomandimi i Bashkimit Evropian nuk lejon zbatimin e nismės pa u zgjidhur ēėshtjet e pronėsisė
Legalizimet, qeveria ngrin paketėn "Shqipėria 1 euro"
Berisha kthen mbrapsht investitorėt kureshtarė
Leonard Mitro
Qeveria shqiptare ka ngrirė pėr momentin paketėn "Shqipėria 1 euro", duke ndėrprerė nė kėtė mėnyrė hovin e shumė investitorėve kureshtarė, qė provuan tė marrin informacion pėr nismėn e bujshme tė shpallur me iniciativėn personale tė Kryeministrit Sali Berisha.
Arsyeja kryesore ėshtė procesi i legalizimeve, pa pėrfundimin e tė cilit, qeveria nuk mund tė hartojė dhe zbatojė dhėnien e tokave me qira pėr 1 euro.
Burime zyrtare pranė Kryeministrisė bėjnė tė ditur se, shefi i qeverisė ka urdhėruar pezullimin e ēdo nisme pėr promovimin e paketės "Shqipėria 1 euro", pėr aq kohė sa do tė vazhdojė procesi i legalizimeve tė zonave informale. Pėrveē kėsaj, ekziston njė rekomandim i prerė i Bashkimit Evropian, sipas tė cilit, qeveria shqiptare duhet tė pezullojė tė gjithė procesin e dhėnies me qira tė tokave apo pronave tė tjera publike, deri nė momentin qė tė ketė pėrfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave. Nė shtator, parulla qė i ftonte investitorėt e huaj tė hynin me hyxhym nė Shqipėri, sapo ishte artikuluar nga Kryeministri Sali Berisha, ndėrsa modalitetet qėndronin tė errėta. Sot paketa duhet tė kishte marrė formė dhe duhej tu ishte paraqitur investitorėve tė huaj, pasi afati i vendosur nga qeveria pėr hyrjen nė fuqi ishte data 1 janar 2007. Nga ana tjetėr, nė strategjinė e saj pėr thithjen e investimeve tė huaja, Ministria e Financave nuk ka aspak nė konsideratė paketėn "Shqipėria 1 euro", e cila u promovua me shumė bujė nga qeveria nė muajt e fundit tė vitit tė kaluar. Kreu i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar pėr "Shqip" se rruga e vetme pėr thithjen e investimeve tė huaja ėshtė pėrmirėsimi i infrastrukturės, duke lėnė tė nėnkuptohet se dikasteri qė ai drejton nuk ka marrė seriozisht nismėn e shpallur nga Kryeministri. Dukė iu pėrgjigjur pak ditė mė parė interesimit tė gazetės "Shqip", lidhur me faktin se kur do tė aktivizohet paketa "Shqipėria 1 euro", ministri i Financave u shpreh se "mendojmė qė zhvillimi i rrugėve ėshtė hapi i parė i rėndėsishėm dhe i qenėsishėm pėr ti dhėnė njė hov zhvillimit tė ekonomisė sė vendit dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė atraktive pėr mė shumė investime. Kjo ėshtė dhe pėrgjigjja ime pėr "Shqipėria 1 Euro". Nisma e shpallur me angazhimin personal tė Kryeministrit Sali Berisha ishte parashikuar tė kalonte pėr diskutim nė parlament nė muajin nėntor, ndėrkohė qė kohėt e fundit qeveria ka shmangur ēdo diskutim lidhur me kėtė nismė, me tė cilėn qeveria synonte qė kjo ofertė e re tė tėrhiqte vėmendjen e investitorėve tė huaj.
Janė pėrllogaritur rreth 500 mijė euro, njė faturė e papėrfillshme, pasi kaq janė tė ardhurat qė derdhin nė arkėn e shtetit disa subjekte, tė cilave mund tė mos u ripėrtėrihet qiraja", vijoi kėshilltari, duke ekspozuar kėshtu tė vetmet viktima tė projektit. Megjithatė, ai nuk shfaqi dijeni nėse nė paketė ishte pėrllogaritur edhe kostoja e infrastrukturės sė domosdoshme - si ujė teknologjik, energji dhe rrugė - e cila duhet tė ekzistojė nė trojet e ambientet qė jepen pėr 1 euro, nė ēastin qė vjen investitori. Xhepa shtoi se "investimet janė parashikuar tė bėhen kryesisht nė parqe industriale, ku kėto facilitete ekzistojnė"
Krijoni Kontakt