Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 171
  1. #101
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rekomandimi i Bashkimit Evropian nuk lejon zbatimin e nismės pa u zgjidhur ēėshtjet e pronėsisė

    Legalizimet, qeveria ngrin paketėn "Shqipėria 1 euro"

    Berisha kthen mbrapsht investitorėt kureshtarė

    Leonard Mitro

    Qeveria shqiptare ka ngrirė pėr momentin paketėn "Shqipėria 1 euro", duke ndėrprerė nė kėtė mėnyrė hovin e shumė investitorėve kureshtarė, qė provuan tė marrin informacion pėr nismėn e bujshme tė shpallur me iniciativėn personale tė Kryeministrit Sali Berisha.
    Arsyeja kryesore ėshtė procesi i legalizimeve, pa pėrfundimin e tė cilit, qeveria nuk mund tė hartojė dhe zbatojė dhėnien e tokave me qira pėr 1 euro.

    Burime zyrtare pranė Kryeministrisė bėjnė tė ditur se, shefi i qeverisė ka urdhėruar pezullimin e ēdo nisme pėr promovimin e paketės "Shqipėria 1 euro", pėr aq kohė sa do tė vazhdojė procesi i legalizimeve tė zonave informale. Pėrveē kėsaj, ekziston njė rekomandim i prerė i Bashkimit Evropian, sipas tė cilit, qeveria shqiptare duhet tė pezullojė tė gjithė procesin e dhėnies me qira tė tokave apo pronave tė tjera publike, deri nė momentin qė tė ketė pėrfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave. Nė shtator, parulla qė i ftonte investitorėt e huaj tė hynin me hyxhym nė Shqipėri, sapo ishte artikuluar nga Kryeministri Sali Berisha, ndėrsa modalitetet qėndronin tė errėta. Sot paketa duhet tė kishte marrė formė dhe duhej t‘u ishte paraqitur investitorėve tė huaj, pasi afati i vendosur nga qeveria pėr hyrjen nė fuqi ishte data 1 janar 2007. Nga ana tjetėr, nė strategjinė e saj pėr thithjen e investimeve tė huaja, Ministria e Financave nuk ka aspak nė konsideratė paketėn "Shqipėria 1 euro", e cila u promovua me shumė bujė nga qeveria nė muajt e fundit tė vitit tė kaluar. Kreu i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar pėr "Shqip" se rruga e vetme pėr thithjen e investimeve tė huaja ėshtė pėrmirėsimi i infrastrukturės, duke lėnė tė nėnkuptohet se dikasteri qė ai drejton nuk ka marrė seriozisht nismėn e shpallur nga Kryeministri. Dukė iu pėrgjigjur pak ditė mė parė interesimit tė gazetės "Shqip", lidhur me faktin se kur do tė aktivizohet paketa "Shqipėria 1 euro", ministri i Financave u shpreh se "mendojmė qė zhvillimi i rrugėve ėshtė hapi i parė i rėndėsishėm dhe i qenėsishėm pėr t‘i dhėnė njė hov zhvillimit tė ekonomisė sė vendit dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė atraktive pėr mė shumė investime. Kjo ėshtė dhe pėrgjigjja ime pėr "Shqipėria 1 Euro". Nisma e shpallur me angazhimin personal tė Kryeministrit Sali Berisha ishte parashikuar tė kalonte pėr diskutim nė parlament nė muajin nėntor, ndėrkohė qė kohėt e fundit qeveria ka shmangur ēdo diskutim lidhur me kėtė nismė, me tė cilėn qeveria synonte qė kjo ofertė e re tė tėrhiqte vėmendjen e investitorėve tė huaj.

    Janė pėrllogaritur rreth 500 mijė euro, njė faturė e papėrfillshme, pasi kaq janė tė ardhurat qė derdhin nė arkėn e shtetit disa subjekte, tė cilave mund tė mos u ripėrtėrihet qiraja", vijoi kėshilltari, duke ekspozuar kėshtu tė vetmet viktima tė projektit. Megjithatė, ai nuk shfaqi dijeni nėse nė paketė ishte pėrllogaritur edhe kostoja e infrastrukturės sė domosdoshme - si ujė teknologjik, energji dhe rrugė - e cila duhet tė ekzistojė nė trojet e ambientet qė jepen pėr 1 euro, nė ēastin qė vjen investitori. Xhepa shtoi se "investimet janė parashikuar tė bėhen kryesisht nė parqe industriale, ku kėto facilitete ekzistojnė"

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Ngec integrimi

    Topalli kthehet nga Ēekia pa premtimin pėr ratifikim. Arritja mė e madhe e Berishės mbetet nė letėr...

    Edlira Prenga

    Marrėveshja e Stabilizim Asociimit e nėnshkrua mė 12 qershor tė vitit tė kaluar. Kryeministri, Sali Berisha e renditi kėtė si suksesin mė tė madh tė qeverisė sė tij, duke e lidhur kėtė me punėt e bėra tė tė djathtėve. Por nėse nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje u arrit, pjesa mė e vėshtirė, ratifikimi i saj nga 25 vendet anėtare tė BE-sė duket se do tė kalojė nė procedura tė gjata. Kanė kaluar 9 muaj qė nga nėnshkrimi i saj dhe asnjė nga vendet anėtare nuk e ka ratifikuar atė. Sa herė qė janė kthyer nga takime jashtė vendit, udhėheqėsit e mazhorancės kanė deklaruar se kanė marrė premtimin pėr ratifikim tė shpejtė. Aq sa u krijua edhe ideja e njė gare mes vendeve mike tė Shqipėrisė se kush do ta ratifikonte e para. Por deri mė sot, asnjė parlament, me pėrjashtim tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nuk e ka kryer kėtė procedurė.

    Tė gjithė pėrfaqėsuesit e lartė tė shteteve tė huaja qė kanė ardhur nė vendin tonė, apo nė tė gjithė vizitat zyrtare tė bėra nga krerėt tanė nė kėto vende anėtare kanė dalė vetėm me premtime pėr mbėshtetje integruese, por asnjė fjalė nėse do e ratifikojnė marrėveshjen apo jo. Zgjedhjet pėr pushtetin lokal duket se mbeten kontestimi mė i madh pėr ratifikimin e saj. BE-ja ėshtė shprehur skeptike pėr procesin zgjedhor dhe ngėrcin qė solli politika gjatė kėsaj periudhe. Duket dhe njė herė se “suksesi” i Berishės nė nėnshkrimin e MSA-sė mbetet vetėm njė firmė e hedhur nė Bruksel, pasi aplikimi i saj mbetet ende larg. Standardet tona zgjedhore lėnė ende shumė pėr tė dėshiruar dhe kjo duket se mbetet pengesa kryesore pėr tė ratifikuar MSA-nė e cila kalon nė njė proces tė gjatė dhe kėrkon plotėsimin e tė gjithė pikave tė paraqitura nė kėtė marrėveshje. Fqinji ynė Maqedonia e ratifikoi MSA-nė nė njė vit, ndėrsa ne duket se do tė shkojmė nė njė hark kohor tre vjeēar a diku mė shumė, pėr vetė faktin se viti tashmė kaloi.

    Topalli nė Ceki nuk e merr premtimin

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka nisur sesionin parlamentar jashtė vendit. Por nė asnjė nga vizitat e bėra deri tani nuk ka mundur tė shkėpusė premtimin se vendet anėtare tė BE-sė do tė ratifikojnė marrėveshjen e MSA-sė. E rasti mė konkret ėshtė vizita e saj e fundit nė Ceki qė ėshtė konsideruar si mjaft e suksesshme nga zyra e shtypit tė parlamentit. Por nė asnjė nga takimet qė Topalli ka patur me drejtuesit e lartė tė shtetit ēek nuk ėshtė folur pėr ratifikim marrėveshje, veēse do tė “japim eksperiencėn tonė, do tė ndihmojmė, do ju mbėshtesim pėr integrimin nė NATO, etj”. Kryetari i senatit ēek, Sobotka, me ftesė tė tė cilit shkoi dhe Topalli atje shprehet qartė se “jemi tė gatshėm t’ju ofrojmė pėrvojėn tonė, nė mėnyrė qė ju tė mėsoni edhe nga gabimet qė ne kemi bėrė. Mbėshtesim reformat dhe progresin e bėrė nga Shqipėria”. Ndėrsa zonja Topalli vlerėsoi se

    “Ēekia ėshtė njė model i mirė pėr ne nė etapat drejt integrimit nė BE dhe NATO. Vitin e kaluar Shqipėria nėnshkroi MSA-nė dhe pėr ne ėshtė hapur njė kapitull me detyrime tė reja. Ndaj, ėshtė e rėndėsishme qė ne tė pėrfitojmė nga pėrvoja juaj. Ju falėnderojmė pėr mbėshtetjen nė BE dhe NATO. Shpresojmė nė vitin 2008 tė marrim ftesėn pėr t’u bėrė pjesė e NATO-s. Po ashtu, ne shpresojmė qė Parlamenti ēek tė ratifikojė MSA-nė sa mė shpejt”. Kjo ka qenė kėrkesa e vetme qė ka mundur tė bėjė Topalli pėr parlamentarėt ēekė, pra vetėm duke shpresuar. Ndėrsa presidenti ēek, Vaclav Klaus me tė cilin gjithashtu u takua kryeparlamentarja shqiptare u shpreh se “ju keni padyshim mbėshtetjen tonė. Kjo tashmė ėshtė e qartė dhe nuk ka vend pėr tė dyshuar. Sigurisht do tė nxisim edhe bashkėpunimin e mėtejshėm politik dhe ekonomik, si dhe mė gjerė. Po ashtu, besoj nė ratifikimin e shpejtė tė MSA-sė nga Parlamenti i Ēekisė”. Pra veē fjalės “shpresojmė” qeveria shqiptare nuk ka mundur akoma tė marrė asgjė tjetėr nga vendet anėtare tė BE-sė pėr ratifikimin e MSA-sė.

  3. #103
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk eshte faji i qeverrise aktuale. Kjo eshte ēeshtje politike. Te gjithe e dime pozicionin e Shqiperise . Shqiperia ka zgjedhe rrugen drejt Evropes. Por Evropa nuk na do. Per ju qe ia hidhni fajin qeverise Berishes a keni ndonje zgjidhje tjeter. Mos eshte me mire qe Shqiperia te shkoje drejt Rusise apo Iranit?

  4. #104
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Nuk e di se ca u be me ate "Shqiperia nje euro" sepse kryeministri yne nuk po e permend me. Gjithashtu ka humbur edhe ai entuziazmi i prezantimi i ketij projekti. Nuk ka dal as zedhensi i tij e as ministri i financave te na deklaroje perqindjen e investitoreve te huaj te ardhur per te hapur nje biznes me nje euro, nuk po e marim vesh akoma se sa eshte perqindja e investimeve gjithashtu.
    Kam frike se edhe kjo tullumbace do te shfryhet ashtu sic u shfryne edhe tullumbacet e tjera te leshuara nga kryeministri jone kohe me pare si i famshmi "ēeku u bardhe" i premtuar prej tij.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  5. #105
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Pozicionimi i Shqiperise perkrah Iranit eshte nje tjeter dhurate qe kryeministri yne, dikur president ja beri ketij vendi, duke e kthyer Tiranen ne kryeqytetin e militanteve Islamik nga e gjith bota, edhe duke e drejtuar vendin ne nje rruge pa krye shume larg nga rruga qe vendet e tjera po ndiqnin per tu afruar me Europen
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga flory80
    Nuk e di se ca u be me ate "Shqiperia nje euro"

    E o flory as une nuk e di cfare u be. Nuk flet me kryeministri per nismen e qeverise. Te pakten nje investim te ishte bere. Kam degjuar qe kryeminsitri shkon fshat me fshat por jo per te pa investimet e nismes 1 Euro por per te premtuar ca ti vij ne moment ne koke. Duhet ti shkruajme ti kerkojme hesap se sduhet ta lejme te beje eksperimente.

    Mire kryeministri sflet per nismen 1 Euro por as kta ktu ne forum sflasin me

    E di njeri sa milliona u harxhuan per ta promovuar nismen neper Evrope?

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    "Albinvest", fushate per investimet e huaja

    E Shtune, 24 Shkurt 2007

    Per nxitjen e investimeve te huaja (FDI) ne Shqiperi kete vit, "Albinvest" parashikon realizimin e disa programeve promovuese jashte Shqiperise. Organizimi i disa aktiviteteve te rendesishme promovuese, te cilat synojne nxitjen e investimeve dhe te imazhit te vendit tone, mbetet perparesi e punes se kesaj agjencie. Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe e Investimeve, ne kete kuader, do te realizoje disa studime mbi korporatat e huaja shumekombeshe, ndermjet atyre qe parashikojne shpernguljen ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Krahas studimeve, "Albinvest" gjate ketij viti do te ndermarre edhe nje fushate lobingu aktiv, qe synon sjelljen e ketyre korporatave ne Shqiperi.

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Banka Botėrore financon dy projekte nė Shqipėri:

    Regjistrimin e prones private brenda 10 ditesh
    Financimin e segmentit tė rrugės Durrės-Morinė


    Korrieri

  9. #109

  10. #110
    Kryeministri pret pėrfaqėsues tė kompanisė internacionale “Oppenheimer”

    5/3/2007

    Kryeministri Berisha u takua sot me njė grup pėrfaqėsuesish tė kompanisė internacionale “Oppenheimer”, e cila operon nė tregun ndėrkombėtar tė kapitalit, tė kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisė, zoti Samuel Grossmann.

    Nė takim u diskutua mbi mundėsitė e bashkėpunimit dhe krijimin e hapėsirave konkrete pėr sjelljen nga kjo kompani tė investimeve tė huaja nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesit e kompanisė shprehėn gadishmėrinė pėr tė nėnshkruar sė shpejti me palėn shqiptare njė kontratė pėr investime me vlerė disa miliardė dollarė nė fushėn e turizmit pėr zhvillimin e infrastrukturės turistike dhe ndėrtimin e fshatrave turistikė, nė fushėn e energjisė dhe tė industrisė, nė ndėrtimin e njė porti tė ri dhe njė rafinerie. Kjo kompani ka pėrfunduar studimin paraprak pėr hartimin e njė masterplani pėr zhvillimin e gjithė bregdetit shqiptar.

    Ky projekt do tė zbatohet nė disa faza dhe pėr realizimin e tij do tė pėrfshihen kompani tė mėdha ndėrkombėtare tė tregut financiar dhe investitorė tė tjerė. Realizimi i kėtij projekti do tė ketė gjithashtu mbėshtetjen e institucioneve financiare ndėrkombėtare,si IFC, Banka Botėrore, etj.

    Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare po bėn ēdo pėrpjekje pėr krijimin e klimės sa mė favorizuese dhe lehtėsuese pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri. Nė kėtė drejtim, Kryeministri shprehu mbėshtetjen e plotė tė qeverisė dhe garantoi bashkėpunimin e tė gjitha institucioneve pėrkatėse pėr finalizimin e kėtij projekti.

    Pėfaqėsuesit e kompanisė internacionale “Oppenheimer” vizitojnė pėr herė tė dytė Shqipėrinė pėr tė detajuar me autoritetet shqiptare kėtė projekt, me qėllim konkretizimin shumė shpejtė tė kėtij projekti.

    Departamenti i informacionit te Kryeministrise

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •