Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 171
  1. #61
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kjo nisma me kujton ate kengen

    ...byrek byrek o usta murat
    ...kater copa bejn dy lek o usta murat...


    Me kujton gjithashtu edhe ato bonot e thesarit qe na i rrasi ne xhep malsori para 10 vjetesh me te cilat fshime menderen pas 6 muajsh.


    Kto jane rrena dhe idiotizma te pabazuara ne realitet per te fshehur deshtimet.
    Te huajte nuk vine te investojne ne shqiperi jo nga qeraja e larte por nga pasiguria dhe fakti qe ju duhet te merren me shqiptare ne cdo moment, ky eshte realiteti.

  2. #62

    Gabriel Partos: Shqipėria njė euro, iniciativė ambicioze

    Shqipėria kohėt e fundit ka ndėrmarrė njė iniciativė duke e ofruar pronėn publike pėr njė euro metri katrorin.

    Sipas zyrtarėve nė Shqipėri " Shqipėria pėr njė euro" synon tėrheqjen e investitorėve tė huaj dhe vendas pėr ta nxjerrė vendin nga varfėria dhe pėr ta drejtuar mė shumė drejt ekonomisė europiane.

    Blerim Kola: bisedoi me analistin e BBC-sė pėr Evropėn Juglindore, Gabriel Partosh dhe fillimisht e pyeti nėse njė iniciativė e tillė ka qenė e sukseshme pėr vende tė tjera tė Evropės Juglindore dhe asaj Qėndrore

    Gabriel Partos: Ky propozim tingėllon si njė iniciative tepėr ambicioze dhe unė nuk mendoj se ka patur ndonje skemė identike nė vendet e tjera. Ka patur ide tė njėjta pėr tė tėrhequr investitorėt e huaj dhe mė popullorja ndėr to ka qenė ofrimi i nje periudhe pa taksa.

    Me fjalė tė tjera pėr t'i bėrė investitorėt e huaj qė tė investonin njė shumė tė caktuar parash, ku ata lejoheshin tė investonin pėr njė periudhė prej 5 deri nė 10 vjet pa u taksuar nė fitimet e tyre dhe sigurisht qė ato do tė jenė mė tė nxitura nė njė lloj mėnyre qė tė vazhdojnė mė tej me investimet e tyre.

    Hungaria ishte vendi i parė qė u afroi atyre kėto kushte, por edhe shtete tė tjera nė Evropėn Qėndrore dhe nė atė Juglindore dhe kjo gjė ndodhi nė fillim tė viteve 90, vetėm pak kohė pas ndryshimeve tė mėdha, kur kėto vende donin qė tė kėrkonin mė shumė investitorė tė huaj dhe ato ja kanė arritur, pasi pasi investimi i huaj ėshtė pėrqendruar kohėt e fundit nė Evropėn Qėndrore dhe atė Juglindore.

    Madje Hungaria e zgjati periudhėn pa taksa edhe pėr 5 vjet tė tjera. Por dhėnia e tokės pa asnjė ēmim, ose pothuajse pa asnjė ēmim ėshtė njė iniciative, pėr tė cilin nuk jam i sigurtė nėse e kam hasur mė parė, por tingėllon interesant dhe sigurisht mbetet tė shihet se sa i rėndėsishėm ėshtė pėr njė kompani tė huaj qė tė ketė pothuajse tokė pa kosto, nė krahasim me elementėt e tjera qė janė tė rėndėsishme pėr njė investim tė huaj, siē janė qartėsia dhe thjeshtėsia e planifikimit burokratik, pėr tė mos patur rregulla konfuze nė aktivitetin e tyre.

    Gjėja e dytė mė e rėndėsishme ėshtė siguria e investimit tė huaj, pėr tė demostruar se investitori i huaj do tė ketė mundėsinė qė tė nxjerrė paratė e tij sėrish dhe sigurisht qė nuk duhet tė ketė pengesa tė tilla si korrupsioni, mitmarrja, e cila e bėn tepėr tė vėshtirė pėr investitorėt e huaj, por ne duhet tė presim dhe tė shohim se si funksionon kjo skemė.

    Blerim Kola: Nė cilin vend ka qenė mė efektive kjo inisiativė?

    Gabriel Partos: Ėshtė njė pyetje shumė e mirė, pasi ekonomistėt kanė debate ndėrmjet tyre nėse ofrimi i njė periudhe pa taksa ėshtė mė i rėndėsishėm se sa disa elementė tė tjerė si siguria e investimit, rregulla tė qartė dhe tė thjeshtė, mbizotėrimi i ligjit, mungesa e korrupsionit, kėto janė ēėshtjet mė tė rėndėsishme.

    Sigurisht Hungaria pėr tė cilin thashė se e ka ndjekur kėtė skemė ka qenė ndėr vendet qė ka tėrhequr mė shumė investime nė rajon.

    Blerim Kola: Nė cilin periudhė u aplikua ekzaktėsisht kjo skemė nė Hungari?

    Gabriel Partos: Ajo u aplikua nga viti 1990 deri nė vitin 2000 dhe sigurisht Hungaria ka marrė pjesėn mė tė madhe tė investimit tė huaj.

    Ndėrkohė qė edhe Polonia ka thithur investime tė shumta, pasi ajo ka njė popullsi katėr herė mė tė madhe se Hungaria. Ėshtė njė vend mė i madh dhe tėrheq mė shumė investime pėr momentin.

    Polonia aplikoi tė njėjtat ide dhe tė njėjtat inisiativa, tė njėjtat mėnyra pėr tė ndihmuar investitorėt e huaj. Nė fakt toka ėshtė diēka tepėr sensitive.

    Dhe nė disa raste shtetet deri sa iu bashkuan Bashkimit Evropian u pėrpoqėn qė tė mos u jepnin tė drejtėn investitorėve tė huaj qė tė blenin tokėn.

    Ata kishin tė drejtė qė ta merrnin me qera atė ose mund ta blenin, nėse ata do tė kishin njė partner tė themi polak ose ēek, por deri nė momentin qė kėto vende iu bashkuan Bashkimit Evropian ata kishin tė drejtė qė tė mos lejonin investitorėt e huaj qė tė blenin tokė, por tashmė ata nuk e kanė kėtė tė drejtė.

    Tashmė qė ata ndodhen nė Bashkimin Europian ata kanė tė drejta tė njėjta, pėrveē rastit kur kemi tė bėjmė me tokė bujqėsore, pasi ka njė periudhė prej 8 ose 9 vjet ku ata mund t'ua mohojnė ende tė huajve qė tė blejnė tokė bujqėsore. Kjo ėshtė nė njėfarė mėnyre njė pakt tranzicioni, por kur bėhet fjalė pėr prona tė tjera si fabrika, zyra, shtėpi nuk ka mė masa diskriminuese dhe e njėjta gjė aplikohet nė Evropėn Juglindore.

    Disa vende janė shumė sensitive nė lidhje me kėtė ēėshtje. Pėr shembull Kroacia ėshtė tepėr sensitive nėse italianėt duan tė blejnė tokė nė vendin e tyre, pasi mė parė italianėt banonin nė Kroacinė e Veriut.

    Njė pikė tjetėr sensitive dhe qė vazhdon edhe sot tė jetė e tillė nė Ēeki dhe Poloni ėshtė ēėshtja e gjermanėve, tė cilėt u pėrzunė pas luftės sė dytė Botėrore.

    Dhe ata janė tė shqetėsuar qė kėto gjermanė duan tė blejnė toka nė vendin e tyre dhe pėr kėtė arsye ekziston ende ky pakt tranzicioni qė mund tė zgjasė nga 7 deri nė 9 vjet, e cila mund t'i ndalojė ata nė njėfarė mėnyre pėr tė blerė tokė bujqėsore.

    Blerim Kola: Pėr sa kohė mund tė shihen rezultatet e kėsaj politike tė ndjekur?

    Gabriel Partos: Sėrish njė pyetje shumė e vėshtirė, pasi mund tė jetė vetėm njė faktor. Kjo lloj inisiative mund tė jetė vetėm njė faktor mes shumė tė tjerėve.

    Dhe sigurisht qė nė rastin e Shqipėrisė disa faktorė janė nė favor tė saj dhe disa tė tjerė jo. Ajo qė ėshtė e favorshme ėshtė se njerėzit kanė njė sens inisiative pėr t'u marrė me biznese.

    Po bėhen shumė zhvillime pėr momentin, po bėhen shumė ndėrtime, paraja ėshtė kthyer nga emigrantėt shqiptarė brenda vendit tė tyre dhe kjo inkurajon tė tjerėt qė tė vijnė nė Shqipėri dhe tė thonė se nėse tė tjerėt po ndėrtojnė edhe ne mund tė ndėrtojmė.

    Mund tė ndėrtojmė zyra, apartamente. Por sigurisht qė faktorėt e tjerė nuk janė nė favor tė Shqipėrisė. Ka probleme tė mėdha pėr korrupsionin, mitmarrjen, tė gjithė po flasin pėr kėto, Bashkimi Evropian po flet pėr kėtė dhe kjo ėshtė njė nga arsyet se pse mori kaq shumė kohė pėr tė nėnshkruar Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit.

    Pra ky do tė jetė vetėm njė faktor ndėrmjet shumė tė tjerėve. Mendimi ėshtė se kostoja e tokės nė Shqipėri, nuk ėshtė problemi mė i rėndėsishėm.

    Mendoj se ēėshtja mė e rėndėsishme nuk ka tė bėjė me anėn financiare. A jemi tė sigurtė se investimet qė bėjmė mund t'i tėrheqim lehtėsisht? A mund t'i sigurosh kėta investitorė qė nuk do tė kenė probleme me gjykatat, nėse ajo tokė i pėrkiste atij apo dikuj tjetėr.

    Blerim Kola: Nė rastin e Shqipėrisė kemi tė bėjmė me pronėsi publike. A do tė ndikojė pozitivisht kjo gjė?

    Gabriel Partos: Nė kėtė sens kjo mund ta ndihmojė kėtė proces, pasi nėse kjo ėshtė pronė publike, atėherė nuk do tė ketė probleme pėr sa i pėrket pronarit tė kėsaj toke.

    Sidoqoftė nėse kjo metodė do tė zbatohet, pra nėse njė gjė e tillė do tė ndodhė atėherė pėr tė parė rezultatet e kėsaj do tė na duhen pesė deri nė dhjetė vjet. Pasi nuk mund tė shihet aq shpejt rezultati i kėtyre, pasi edhe nėse ata e blejnė tani tokėn, duhet kokė qė tė ndėrtohen fabrikat, zyrat, ēfarėdo qė mund tė sjellė mė shumė tė ardhura. Do tė duhet pak kohė.

    Blerim Kola: Si mendoni se do ta vlerėsojnė investitorėt britanikė kėtė nismė tė re nė Shqipėri?

    Gabriel Partos: Mendoj se ėshtė pak herėt qė investitorėt britanikė tė jenė nė dijeni tė kėsaj, pasi ligjet ende nuk janė pėrpiluar. Por nuk mendoj se Britania do tė jetė njė nga investitorėt mė tė mėdhenj nė Shqipėri, pasi pozicioni gjeografik i Shqipėrisė nėnkupton se Italia, Greqia, Turqia, nė njėfarė mase edhe Gjermania dhe Franca kanė mė shumė shanse qė tė bėhen investitorė tė mėdhenj nė Shqipėri pėr arsye gjeografike dhe historike.

    Sidoqoftė nuk mund tė mohojmė investimet britanike, p.sh si nė investimet angleze qė janė bėrė pėr kėrkimin e naftės, turizėm, por sidoqoftė do tė duhet pak kohė pėrpara se tė pėrpilohet legjislacioni, duhet kohe deri sa investitorėt britanikė tė njihen me kėtė iniciativė, por them qė do tė na duhet pak kohė qė tė shohim rezultatet.

    BBC
    20-09-2006

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2006
    Postime
    6
    Ore me kshu tipa si puna SOCIALISTEVE ska gje Shqiperia!!!!
    Me vjen keq por cdo nisme qe e mer BERISHA per shqipetaret eshte e keqe por e din vet se ca ndodhin kur vje ai Mjekrroshi u dridhen kembet se ka leshuar mafia e mafiozet e tije ste len te hapish goje skeni faje ju Se populli eshte si nje Furre buke futi dru e gatuaj sa te duash !!! Por ne jemi nje Popull qe as vet se dim se cduam per sa kohe jemi ne ket bote pervec SOMALISE asnje vend i botes sben ato qe ben KOMUNISTET me Maska SOCIALISTE qe veprojne nen fjalet e grekeve ne vitin 97 .DMTH aty me shume djegen e prishen ato qe skishin humbur lek (dmth opozita) ne 97 se ato qe kishin humbur lek kjo eshte nje cudi e madhe !
    Por me vjen keq per Keto Korcaret qe me flasin greqisht akoma ne Korce edhe ngrin zerin kunder Berishes ! Po cte beje e mjera Korce me Kryepeshkop grek sdi si e pati emrin qe i ngren korcaret ne kemb me shpifjet greke me feliqstirat greke qe akoma na kan Ngelur ketu !!!
    Mos e zgjas shume po Lerni Berishen te ben ate se ua them sot e 100 vjet asnje Kryeminister tjeter sdo tu bente kete qe po ben Ky kryeminister edhe po sdoli fitues ne nismen 1 EURO te pakten u mundua te tjeret do tu pin Gjakun do tu len ne Kufiret te vrare per te ikur se ske te ardhme ne shqiperi apo ne Det me anije a nuk eshte turp ? Une kam besim se Nismja qe ka nis Berisha do jet nje nisme e mbare por i duhet edhe ndihma jone per kete nisme, nuk i duhet ndihme te shkaterroj parlamentin ose vet vendin se ate e bejn "PA LEK FARE SOCIALISTET" SIC E BEN NE 97. Me falni nese kam ofenduar dike, por une per vete them SUkses "Shqiperia 1EURO!!

  4. #64
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    1 euro eshte shume or djale. le ta bejme 'shqiperia veresie' se ashtu rriten me 0.0000001% shpresat per investim. Le ti rifillojme edhe nje here ato bonot e privatizimit se mos ka ala gomere qe genjehen nga te tila mashtrime ordinere.

  5. #65
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Sa kot ja fusni re. Asnje nuk mundet ta rrezoj nismen per nje thithje investimesh, ne baza dhe argument ekonomik.

    Ikni rruni naj voe gje kundi se kshu lat nom fare.

    Une do kisha shum deshire te shifja naj argumnetim nga ndonjeri ktu, qe do te mund te hidhte balte ne kete nisem. Arsyja se perse jargaviteni kshu eshte sepse nuk ka arsyetim te llogjkshem kunder ksaj nisme.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Nje projekt qe perpiqet te terheqe cdo lloj investimi me pretendimin “me e mira me e lira”, eshte miop, “shqiperia nje euro” me duket idiotesi e vertete
    Gjendemi ne nje periudhe delikate te historise boterore dhe kemi nevoje per projekte politike dhe ekonomike serioze dhe afatgjata qe te synojne t’i lejojne shqiptareve te jetojne me dinjitet dhe te cojne shqiperine ne europen e bashkuar. Nuk mungon potenziali njerezor, si per nga emancipimi si per nga vullneti dhe iniciativa. Investimet nuk jane problem nqs aparatet shteterore funksionojne sic duhet. Rreziku me i madh nuk eshte mjerimi ekonomik, por ai kultural dhe shpirteror
    Ne Europe na shohin me dyshim jo se jemi te varfer, por sepse disa antishqiptare dhe ndonje shqiptar kane arritur t’i bindin se shqiperia eshte nje vend ku mungon ligji, kultura, vullneti dhe qartesia. Pse qeveria e berishes nuk perdor si slogan “te arrijme ne shqiperine e ligjit, kultures dhe beses”?

    PS.: nga historia e viteve te fundit, nuk mund te them se njoh ndonje shtet qe ka arritur te zhduke ndonje lloj mjerimi duke ndjekur keshillat e “paanshme” dhe te “painteresuara” te fmn apo bb.

  7. #67
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E forta fare, pashe nje jevg sot te pazari ri me karroc per hamalliqe qe kishte vene nje tabele zhulce para karroces 'transporti 1Euro'.

    Sdi a ja kishte kopju Sales kete shprehje.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-09-2006
    Postime
    1
    "SHqiperia 1 Euro " .. nje blof politik,nje nisem qe nuk mer ne konsiderate biznesin vendas,nje nisem e dyshimte e afferave te kryeministrit tone ..kjo nisem eshte nje favorizim i paster i biznesmeneve te huaj, ne dem te biznesit vendas ..kush nuk e beson kete eshte nje naiv me bisht ..

  9. #69
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Ai Gabriel Partos i BBC kishte fol me plot argumente qe kjo nisem e shqiperis eshte zbatu dhe me pare dhe ka pas suksese ne hungari etj etj...

    Mos harroni se ne shqiperi ka njerez qe dhe me flori tua veshesh shtepite ata prap do lehin si qent sic lehin shum ketu te kjo teme kundra sales.

    Sala per mu nuk eshte politikan i afte por eshte nje njeri i ndershem qe mundohet me sa mundesi qe ka per shqiperine dhe se lun topi ket muhabet.
    Beni gam gam gam ham ham ham ju tjeret .
    .

  10. #70
    E Hene, 11 Shtator 2006

    “SHQIPERIA 1 EURO”, E VERTETE



    Mendime rreth nismes se qeverise “Berisha”.

    Sa e realizueshme eshte dhe ē’do te perfitojne shqiptaret prej saj?

    Sami Gjergji: A jemi te gjithe te interesuar per ta bere Shqiperine terheqese per investime? Nese po, le te themi idete tona.

    Nisma e Qeverise Berisha “Shqiperia 1 euro” ka ngjallur nje diskutim te gjere ne te gjitha nivelete shoqerise shqiptare. Ne intervisten e meposhteme, deputeti Sami Gjergji, doktori i shkencave, jep mendimet e tij rreth kesaj ideje, duke iu pergjigjur keshtu pyetjeve te gazetarit tone.

    Si e konceptoni ju nismen e kryeministrit Berisha: “Shqiperia, nje euro”?

    Zakonisht ketyre pyetjeve u jepet pergjigje e drejtperdrejte, por, per hir te komenteve te ndryshme ne media, do te desha te bej nje koment, ku me shume se sa opinioni im perfaqesohet programin e Qeverise Berisha, ne lidhje me investimet e reja, ku, ne menyre te arsyeshme, perparesi u jepet investimeve te huaja direkte, por po aq dhe investimeve direkte vendase.

    Ne kete kontekst “Shqiperia, nje euro” eshte nje simbolike logjike e perdorur nga kryeministri Berisha dhe aspak nje sllogan elektoral, qe nenkupton se pari, krijimin e nje klime biznesi, ku pengesat burokratike te administrates do te shmangen deri ne pamundesi per te zvarritje dhe, se dyti, disa mungesa te tilla, si energjia, uji industrial, rruget etj, probleme te cilat nuk mund te zgjidhen me “nje te rene te lapsit” do te kompensohen pikerisht nga eleminimi i barrierave administrative dhe tarifat e vogla ne lidhje me qirate, perqindjet me te vogla tatimore dhe, padyshim, nje vullnet politik per te ngritur me lart nivelin e besimit te investitoreve.

    Duke filluar nga lufta kunder korrupsionit, kriminalitetit dhe informalitetit ne ekonomi. Ndonje opinioni qe ka lindur nga keqkuptimi i idese “Shqiperia, nje euro”, do t’i pergjigjesha me pyetjen e meposhtme: a jane te gjithe te interesuar per ta bere Shqiperine nje vend terheqes per investime te huaja dhe vendase?

    Nese po, le te thone idete e tyre, ne te kundert me duhet te them se ne shekullin e XXI nuk ka me vend per mitin e Rozafes ku “diten” dikush nderton dhe “naten” dikush tjeter shpreson qe ajo qe eshte ndertuar te rrezohet. Ka ardhur koha qe ketyre atavizmave te nje mentaliteti te vjeteruar t’u themi lamtumire duke filluar nga viti 2007.

    Edhe here te tjera gjate ketyre viteve te tranzicionit eshte folur per zona te lira, per lehtesi ndaj kapitaleve te huaja, te cilat synojne te investojne ne Shqiperi, por arritjet kane qene te paperfillshme. Kete here qeveria e Zotit Berisha duket se ia ka hyre seriozisht realizimit te kesaj ideje, keni bindjen se do t’ia dale mbane?

    Do t’ia nis nga fundi. Po, kam bindjen se do t’ia dale mbane, mbasi strategjine e saj qeveria “Berisha” e ka ndertuar, duke shmangur gabimeve qe bene qeverite socialiste ne tete vitet e shkuara. Gjithashtu me duhet t’ju kujtoj se une jam nje prej atyre njerezve qe ne politike kam ardhur nga fusha e biznesit,dhe gjate ketyre viteve kam pasur sukses ne bashkepunimin me kapitalin e huaj dhe, ne kete kuptim, njoh mire se ēfare kerkon kapitali i huaj per te investuar.

    Me tej do te shtoja se investimet e huaja direkte dhe ato vendase nuk priren me nga pushimet tatimore (tax holidays), ose ne te shmangurit e pagimit te tatimit mbi fitimin per disa vite rradhazi per nje veprimtari ekonomike ne fushen e prodhimit per me shume se sa dhjete vjet rresht, por nga fakti se ēfare e ben terheqes nje investitor te huaj direkt per te investuar ne nje vend si Shqiperia.

    Ne rast se ne kete kontekst do te merrnim si shembull zonat e lira ekonomike, nuk duhet harruar fakti se nje vend i vogel si Shqiperia nuk eshte nje treg i lakmueshem, ose nje vend me burime natyrore te shfrytezueshme me investime te vogla.

    Shqiperia ka nje pozicion gjeografik qe te ēon ne zemer te Europes me shpejt dhe me kosto me te vogel se sa ne rastin e vendeve fqinje ballkanike; ka gjithashtu nje pozicion te favorshem gjeografik per interesat e dy vendeve antare te Komunitetit Europian: Italise dhe Greqise ne prirjet e tyre per t’i zgjeruar marredheniet e tyre tregtare ne gadishullin e Ballkanit, ēka nenkupton faktin se Shqiperia mund te sherbeje si nje “ujembledhes” i mallrave dhe sherbimeve qe kane per destinacion vendet e Komunitetit Europian.

    Le te merret ne konsiderate dhe te analizohet ideja e zonave te lira ekonomike ne kuader te ketij sfondi, pa harruar idene “Shqiperia, nje euro”. Nuk dua te le menjane me kete rast nje te vertete domethenese dhe kuptimplote: te gjitha vendet e Ballkanit perpiqen te jene sa me terheqese per investitoret e huaj, duke e ngritur edhe me lart shkallen e konkurrences.

    Nje studim i bere vitet e fundit nga nje firme konsulente nga Mbreteria e Bashkuar, e autorizuar nga OECDeja, vertetoi se investimet e huaja direkte, ne vendimmarrjen e tyre nuk ndikohen nga ato faktore qe tregojne studimet, por interesat e tyre ekonomike, qe mesa duket shprehin ndikimin vendimtar te faktoreve te panjohur dhe te pamatshem.

    Ne kete kuptim, “Nisma e Adriatikut”, iniciative italiane qe i eshte besuar Rajonit te Markes ne Itali, mund te jete nje prej shanseve ne lidhje me zonat e lira ne lidhje me depertimin e kapitalit Italian ne tregun ballkanik.

    A mund te sillni diēka nga pervoja juaj, persa i perket bashkepunimit me investitoret e huaj?

    “FLORYHEN” SH.P.K., eshte nje shembull jetik i bashkepunimit me investitoret italiane, por ka edhe raste te tjera sidomos ne industrine e perpunimit aktiv per eksport, me sakte per rieksport.

    Sa e afte eshte ekonomia jone per t’u integruar ne tregun evropian ne kuadrin e globalizimit?

    Tregu europian si ēdo treg rajonal, ka qoshet e tij (nitch markets), te cilat mund te mbushen me produkte tradicionale si edhe me produkte te veēanta. Industria e perpunimit aktiv per eksport (rieksport) e ka vertetuar nje gje te tille, por mendoj se ne rastin e pyetjes tuaj, pergjigja ime personale do te ishte me e gjere sidomos kur behet fjale per produkte te agroindustrise.

    Ne kete kuptim nuk mund ta kuptoj shpejtesine e “breshkes” me te cilen u zvarriten qeverite socialiste ne tete vitet e shkuara, por vazhdon edhe sot Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Flasim per mundesite e prodhimit te produkteve “bio” qe ka Shqiperia, por ende jemi larg me perpjekjet tona me Brukselin ne lidhje me standardet dhe ēertifikatat e domosdoshme per t’u hapur rrugen eksporteve shqiptare dhe per te pare ne raportet e Bankes se Shqiperise prirjen e deshiruar te rritjes se eksporteve kundrejt importeve. Pritmeria ne kete rast eshte e pajustifikueshme, madje vrasese.

    Po institucionet shteterore a jane plotesisht te pergatitura per ta mbeshtetur dhe per ta mbrojtur me nje kuader ligjor sipas kerkesave te kohes kete veprimtari jetike?

    Gjithmone kam qene per parimin: noti mesohet ne uje. Me lart shpreha pikpamjen time ne lidhje me ate qe duhet te beje Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe e Mbrojtjes se Konsumatorit, ēka nenkupton se te qenit i pergatitur, nenkupton faktin se a ke guxim te hidhesh per te notuar. Une kam notuar me kohe dhe prandaj kam bindjen se jemi te pergatitur.

    Objektivi “Shqiperia, nje euro” po diskutohet gjeresisht ne qarqe te ndryshme politikanesh, biznesmenesh, ne media dhe tek njerezit qe presin permiresimin e jeteses. Kete levizje opozita e ka pare me nje lloj skepticizmi, madje shpesh ajo e sheh te parealizueshem kete objektiv. Ē’mendoni per kete qendrim?

    Nje koment te shkurter. Le te bejme nje kompromis: ne rast se “Shqiperia, nje euro” konceptohet edhe si ide edhe si objektiv, kjo me gezon ne lidhje me diskutimin qe po i behet per arsye se i ngjan asaj pemes plot qe i gjuajne me gure dhe qendrimi i opozites ne kete sfond me duket me vend sepse ben detyren e saj, me dyshimin e vetem se koha do te tregoje kush kishte te drejte.

    Per nje gje jam i bindur qendrimi i opozites duhet marre me seriozitet, mbasi informacioni qe siguron debate dhe diskutimi ndihmon shume ne sqarimin e shume ēeshtjeve, aq me shume kur per nje ēeshtje me kaq rendesi mbajne qendrim ata qe deshtuan me politikat e tyre te gabuara. Pesimi behet mesim.

    Meqe jemi tek opozita. Si e gjykoni qendrimin e saj gjate kesaj periudhe?

    Eshte normale per nje person te pozites te mos pajtohet me qendrimin e opozites, mbasi ne parashikimet tona llogaritjet jane bere pa menduar se do te shpenzonim energji dhe kohe per ēeshtje tashme te njohura. Besoj si gjithnje se eshte koha ajo qe do t’ia vere “vulen” se vertetes.

    Personalisht nuk jam per ate qe ēdo qendrim i opozites eshte i gabuar, sidomos kur si rezultat kemi nje zgjidhje dhe qetesim te opinionit nga te papriturat qe shkaktojne krizat politike. Kjo do te ishte pikepamja me e pranuar me rastin e zgjidhjes qe iu dha krizes politike kohet e fundit.

    Jemi ne nje periudhe, kur Qeveria Demokratike ka shpallur investime te rendesishme ne te gjithe vendin. Si e parashikoni realizimin e tyre, sidomos ne zonen tuaj elektorale?

    Ne qofte se nuk do te vleresohet si nje shmangie nga kjo pyetje direkte, do te desha te perqendrohesha te investimet ne infrastrukturen rrugore. Ne kete kontekst do te desha te ilustroj se si mund te kuptohet strategjia e Qeverise Demokratike ne lidhje me keto investime, ne rastin konkret te zones elektorale qe me solli ne karrigen e deputetit.

    Ka filluar nga asfaltimi rruga Sukth-Manez, qe nenkupton mundesi per zgjerimin e veprimtarise se agrobiznesit brenda zones dhe ne drejtim te tregut te Tiranes dhe Durresit. E njejta gje mund te thuhet per fillimin e asfaltimit te rruges Sukthe-Hidrovor, duke shtuar ketu se kemi te bejme me nje mundesi tjeter te agrobisnesit dhe sherbimeve turistike.

    Po perfundon studimi i fizibilitetit per rrugen Maminas-Shen Pjeter, qe ben te mundur nje mundesi te veprimtarise ekonomike te sherbimeve turistike ne nje perle si bregdeti ne zonen e Shen – Pjetrit. Do te filloje hyrja dhe dalja ne te dy krahet ne autostraden Tirane-Durres, duke ia shkurtuar rrugen veprimtarise ekonomike te agrobiznesit ne drejtim te tregut te Tiranes dhe Durresit e pse jo edhe ne drejtim te plazheve, qe permenda me lart. Rruget nenkuptojne zhvillim te veprimtarise ekonomike dhe per kete arsye po punohet per ujesjellesa, linja te energjise elektrike, kabina elektrike etj.


    Intervistoi: Dritan Sina

    Gazeta Koha e Jone

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •