Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 171
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Aseti mė i vlefshėm i yni, qėndrueshmėria makroekonomike

    Nga Ritvan Bode*

    Sė pari, do tė doja tė shprehja falėnderimet dhe mirėnjohjen pėr organizatorėt e kėsaj konference, e cila nė mėnyrė periodike do tė sjellė nė qendėr tė vėmendjes dhe interesit tė investitorėve rajonalė e mė gjerė, vendin tonė, mundėsitė ekonomike qė ofron Shqipėria pėr biznes. Kjo pėr ne ėshtė njė gjė shumė e ēmuar.

    Qysh nė fillim, do tė doja tė nėnvizoja se, mbėshtetja dhe nxitja e nismave pėr investime direkte nė ekonomi pėrbėn njė pėrparėsi dhe angazhim tė vazhdueshėm tė qeverisė sonė. Kjo pėrbėn instrumentin e privilegjuar tė politikave tė qeverisė pėr pėrmirėsimin e produktivitetit, rritjes me ritme tė larta tė ekonomisė dhe zėnies sė plotė me punė tė qytetarėve.

    Pėr kėtė arsye, rishikimi i kuadrit fiskal, i politikave dhe tėrėsisė sė rregullave fiskale ishte njėri prej drejtimeve kryesore ku u pėrqendrua qeveria qė nė fillimet e mandatit tė saj. Krijimi i njė ambienti ligjor qė garanton dhe nxit konkurrueshmėrinė nė tregun e brendshėm, qė tenton avantazhe nė konkurrencėn rajonale e mė gjerė dhe qė stimulon tėrheqjen e kapitaleve tė huaja, nuk ėshtė gjithmonė i lehtė dhe nė tėrėsi pėrbėn njė orientim pėr ēdo qeveri nė tė gjitha vendet.

    Nė tė vėrtetė, privilegjimi i programeve nxitėse pėr investimet e huaja direkte nė ekonomi, nuk niset thjesht nga preferenca programore politike tė qeverisė sonė dhe as nga interesi i njėanshėm i saj pėr tė zgjidhur njė problem qė persiston prej kohėsh nė ekonominė e vendit. Shpallja e njėpasnjėshme e disa nismave ekonomike e fiskale, qė nga paketa fiskale e vitit tė kaluar deri tek “Shqipėria, 1 Euro”, synon tė shndėrrojė nė realitet tė gjitha ato mundėsi qė ofron ekonomia shqiptare nė interes tė kapitaleve dhe investimit tė tyre.

    Njėri prej aseteve mė tė ēmuara tė avantazheve qė ofron ekonomia shqiptare nė kėtė periudhė tranzicioni ėshtė arritja e njė ekuilibri tė qėndrueshėm makroekonomik. Pėrgjatė gjithė kėtij tranzicioni tė vėshtirė nga vendi mė i centralizuar dhe mė i kontrolluar nė bllokun lindor, drejt njė vendi me ekonomi tregu tė bazuar mbi nismėn private dhe konkurrencėn e lirė, ekonomia shqiptare ėshtė karakterizuar nga njė rritje e lartė ekonomike, mė e larta nė rajon dhe prej vitesh kjo rritje ėshtė fiksuar nė 6% tė PBB-sė. Inflacioni tepėr i lartė nė fillimet e tranzicionit ka vite qė nuk kalon intervalin 2-3%, kursi i kėmbimit edhe pse pėrcaktohet nė lojėn e lirė tė tregut, luhatet nė tė njėjtat vlera me 10 vite tė shkuara. Niveli i borxhit publik pėr vitin nė vijim ėshtė mė pak se 3.5% dhe ai i brendshėm nėn 2.5% tė PBB dhe me tendencė ulje tė pėrvitėshme sipas programit qė kemi me FMN. Ruajtja e qėndrueshmėrisė sė treguesit makroekonomik dhe stabilitetit financiar mbetet njė objektiv konstant i qeverisė sonė. Pėrkundrazi, pėrmirėsimi i nivelit tė ekulibrit ekzistues drejt njė rritjeje mė tė madhe ekonomike, njė niveli mė tė lartė tė zėnies me punė, si dhe pėrmirėsimi i rendimentit tė nxjerrjes sė tė ardhurave dhe i lidhur me tė, pėrmirėsimi thelbėsor nė shėrbimet publike tė ofruara, nė radhė tė parė infrastruktura, shkollimi dhe shėndeti publik, pėrbėjnė angazhimet kryesore tė qeverisė.

    Avantazhet dhe mundėsitė e mėdha qė ofron vendi ynė, tė cilat kanė nevojė tė shqyrtohen dhe rentabilizohen nga kapitali nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė dhe pasurive kombėtare, tashmė janė vendosur nė njė perspektivė tė qartė evropiane dhe euroatlantike, ku vendi ynė ėshtė zyrtarisht kandidat serioz dhe i vendosur.

    Nga ana tjeter, tranzicioni shqiptar nė vitet e fundit ėshtė pėrballur me sfida tė tjera qė kanė tė bėjnė me standardet dhe praktikat e qeverisjeve. Niveli i pėrhapur dhe nė rritje i korrupsionit, shkalla e ulėt e zbatimit tė ligjit dhe njė ekonomi informale e lartė qė ka ēuar nė deformime tė thella tė lojės sė konkurrencės nė treg, u evidentuan nga opinioni publik dhe partnerėt ndėrkombėtarė si problematika kryesore qė duhen zgjidhur pėr tė sjellė nė vėmendje tė interesit tė kapitaleve mundėsitė qė ofron ekonomia shqiptare.

    Pikėrisht, adresimi dhe zgjidhja e problematikės sė mėsipėrme pėrcaktuan dukshėm axhendėn tonė tė punės nė fushėn ekonomike e financiare. Na duhet tė zgjidhim njėherazi edhe pamjaftueshmėrinė kronike tė arkėtimit tė tė ardhurave nė buxhet (vendi me nivelin mė tė ulėt tė tė ardhurave fiskale nė rajon pėr tė njėjtin nivel taksash) krahas uljes sė ngarkesės fiskale dhe pėrdorimit tė nxitėsave fiskalė; edhe tė derregullojmė shtetin nė morinė e licencave, patentave, centralizimeve, arbitrariteteve e burokracive tė shumta e tė tepruara, krahas me vendosjen e ligjit, rivendosjen e regullave tė konkurrencės, eliminimin e monopoleve tė ligjshme e tė paligjshme, formalizimin e ekonomisė nė tėrėsi.

    Informaliteti i pėrhapur i ekonomisė ėshtė i lidhur para sė gjithash me nivelin e ulėt tė zbatimit tė ligjit dhe korrupsionit tė pėrhapur nė administratė, nė radhė tė parė niveleve tė larta tė qeverisjes e pushtetit pėr tė favorizuar pozita dominuese nė treg apo mospagim tė njėjtė tė taksave. Sigurisht qė faktorė tė tjerė, si niveli mė i lartė i taksave, abuziviteti dhe arbitrariteti administrativ, mungesa nė regjistrimin civil tė popullatės apo titujve tė pronėsisė kanė favorizuar kėtė fenomen. Njė situatė e tillė nuk mund tė inkurajojė investitorė tė huaj apo vendas dhe dominimi mbi tė pėrbėn njė domosdoshmėri pėr krijimin e njė ambienti atraktiv pėr investimet.

    Nė harkun e njė viti, ne mundėsuam tė regjistrojmė 15 mijė biznese tė paregjistruar deri mė sot, tė arkėtojmė rreth 160 milionė USD taksa mė shumė, krahas dhėnies sė mė se 200 milionė USD favoreve fiskale si ulje taksash. Numri i krahėve tė punės, tė pėrfshirė nė skemėn e kontributeve shoqėrore, ėshtė rritur me afro 100 mijė, ndėrkohė qė janė nė procedurė regjistrimi edhe 13 mijė biznese dhe disa dhjetėra mijė tė punėsuar tė paregjistruar. Njė buxhet suplementar qė u miratua nė korrik tė kėtij viti ishte dėshmi e rritjes sė performancės fiskale, bazuar pikėrisht nė uljen e informalitetit ekonomik dhe evazionit fiskal.

    Megjithė rezultatet e arritura, dominimi mbi informalitetin dhe abuzivitetin korruptiv mbetet njė sfidė e hapur. Ulja e ngarkesės fiskale, forcimi i konsistencės sė kuadrit ligjor, ndėrmarrja e njė forme liberalizuese e derregulluese, heqja e barrierave administrative dhe pėrmirėsime thelbėsore nė administrim etj., janė aspekte tė programit tė ndėrmarrė nga qeveria, i cili do tė njohė intensifikim tė mėtejshėm nė muajt qė vijnė dhe qė synon njė treg tė sigurt, njėlloj konkurrues dhe transparent pėr tė gjithė.

    Ēėshtjet e debatuara pėrgjatė kėtij takimi e bėjnė tė qartė se pengesat e investimeve nė ekonominė tonė nuk kanė tė bėjnė dhe nuk mund tė zgjidhen thjesht vetėm me nxitėsat fiskalė, por janė mė komplekse se kaq. Por pavarėsisht kėtij kompleksiteti tė gjithė jemi dakord se pėrdorimi i instrumentave fiskalė qė nxisin njė raport mė tė favorshėm pėr interesin privat midis kostos dhe efikasitetit, nė kushtet e njė ambienti makroekonomik nė njė ekuilibėr tė favorshėm dhe tė qėndrueshėm, favorizojnė dhe nxisin klimėn investuese nė ekonomi.

    Nė kėtė kuadėr, nė harkun e njė viti janė ndėrmarrė tri paketa ndryshimesh ligjore, tė cilat kanė patur pėr qėllim uljen e taksave. Tri uljet e njėpasnjėshme tė ngarkesės fiskale i janė referuar taksave tė drejtpėrdrejta dhe kanė patur pėr objekt lehtėsimin dhe favorizimin e nismave investuese nė vend. Ato kanė patur njė karakter tė pėrgjithshėm, pra, prej tyre kanė pėrfituar tė gjithė dhe nuk janė lidhur as me natyrėn e biznesit dhe as me origjinėn e kapitaleve. Uljet e nivelit tė taksave dhe tatimeve janė bėrė krahas dhe bilé tė kushtėzuara nga rritja e performancės fiskale. Sipas programit qė kemi me FMN, pėr tė vijuar zbutjen e ngarkesės fiskale, duke ruajtur dhe konsoliduar stabilitetin makroekonomik dhe duke mbėshtetur prioritetet e qeverisė nė fushėn e investimeve publike, do tė jetė e domosdoshme njė rritje e mėtejshme e performancės fiskale pėrkundėr evazionit dhe informalitetit ekonomik.

    Nė harkun e njė viti qeverisės, veē pėrgjysmimit tė taksave pėr biznesin e vogėl, kemi ulur taksėn korporative (tatimin mbi fitimin) me 15%, tatimin mbi tė ardhurat personale dhe tatimin mbi dividentin. Tashmė, tė trija taksat janė nė nivelin 20% (tatimi mbi tė ardhurat personale ka disa pėrshkallėzime poshtė kėtij niveli).

    Njė taksė e konsideruar e lartė dhe burim informaliteti nė tregun e punės ishte kontributi i sigurimeve shoqėrore (taksa e punės). Nga 1 korriku i vitit nė vijim, niveli i kontributit tė bizneseve (kompanive) nė kėtė taksė u ul nga 29% nė 20%. Krahas saj, po nga kjo datė hiqen tė gjitha taskat doganore pėr makineritė dhe pajisjet investuese si dhe lėndėn e parė pėr tė gjitha linjat e reja tė investimeve dhe shtyhet afati i pagimit tė detyrimeve tė TVSH-sė pėr to kundrejt realizimit tė prodhimeve. Nga 1 nėntori njė sėrė importesh tė tjera pėsojnė ulje ose bėhen zero, nė kuadrin e marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Vlera e pėrgjithshme e pėrfitimeve fiskale nė favor tė biznesit nė harkun e njė viti qeverisjeje i kalon 250 milionė eurot dhe ėshtė pothuaj nė tė njėjtin nivel me FDI tė kėtij viti.

    Objektivi i afėrt i qeverisė ėshtė qė tė mundėsojė implementimin e njė takse tė sheshtė dhe tė thjeshtėsojė mė tej sistemin tonė fiskal. Ideja e taksės sė sheshtė (Flate Tax), veē nevojės pėr tė thjeshtėsuar administrimin e sistemit fiskal dhe eliminimin e arbitrazhit tė mundshėm midis taksės korporative (tatim fitimi), tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi tė ardhurat, synon qė krahas me to tė ulen gradualisht tė gjitha taksat e tjera nė interes tė kompanive. Pra, taksa tė sheshta dhe me njė tendencė ulje tė pėrvitshme me nga njė pikė pėrqindje pėr tė krijuar njė ambient fiskal mė atraktiv pėr FDI.

    Pėrkushtimi i qeverisė pėr tė tentuar zgjidhjen e gjithė problematikės sė vendit (punėsim, ulje varfėrie) pėrmes zhvillimit tė ekonomisė dhe nismės private ėshtė pasqyruar edhe nė strukturėn e shpenzimeve publike. Tri janė prioritetet kryesore sa i takon shpenzimeve publike: pėrmirėsimi rrėnjėsor i infrastrukturės, zhvillimi i arsimit dhe rritja e kujdesit shėndetėsor publik.

    Vetėm gjatė vitit nė vijim investimet publike gjithsej u rritėn me 55% nė krahasim me njė vit mė parė dhe investimet nė infrastrukturė u dyfishuan. Tėrėsisht shtesa e tė ardhurave fiskale tė 6-mujorit tė parė prej 130 milionė USD u destinuan pėr investimet publike. Nė vitin 2007-tė ato arrijnė nė 6.7% tė PBB nga rreth 4% qė kanė qenė dhe zenė 25% tė buxhetit gjithsej nga 15-17 qė kanė qenė. Pėrmirėsimi cilėsor i infrastrukturės rrugore dhe shėrbimeve sigurisht qė do tė ulė koston e biznesit dhe pėrbėn njė stimul me spektėr tė pėrgjithshėm pėr ta. Kėto ritme do tė vazhdojnė tė ruhen edhe nė vitet e ardhshme.

    Shpenzimet pėr arsimin dhe shėndetin publik po ashtu kanė pėsuar rrritje mė tė madhe. Vendi ynė me njė popullsi tė re nė moshė, me njė kosto tė ulėt tė punės sė gjallė, ka nevojė tė pėrmirėsojė shkollimin, sidomos atė profesional dhe kujdesin shėndetėsor, pėr tė siguruar njė treg konkurrues pune nė tė gjitha planet. Nė kėtė kuadėr, sė bashku edhe me donatorė ndėrkombėtarė ėshtė ndėrmarė njė reformė e thellė arsimore, e cila nė vijim do tė pėrfshijė edhe shėndetėsinė.

    Vijimi i reformave nė fushėn e ekonomisė e financave do tė krijojė mundėsi tė tjera edhe mė tė mėdha pėr rritjen e interesit tė investitorėve tė huaj dhe vendas. Privatizimi i ndėrmarrjeve tė mėdha strategjike do tė jetė njė mundėsi tjetėr pėr tė shtuar kėtė prezencė. Tregu finanaciar ende i pazhvilluar ėshtė njė fushė tjetėr me interes. Pas privatizimit tėrėsor tė sektorit bankar, Ministria e Financave do tė ofrojė nė treg kompaninė e madhe shtetėrore tė sigurimeve INSIG, njė kompani qė operon nė tregun e sigurimeve nė Shqipėri, Maqedoni dhe Kosovė.

    Tė nderuar pjesėmarrės!

    Duke qenė tė vetėdijshėm pėr kompleksitetin e problematikės dhe sfidave qė duhet tė zgjidhim e pėrballojmė nė kuadėr tė plotėsimit tė ambicies sonė, pėr ta bėrė Shqipėrinė vendin mė tėrheqės pėr investimet nė rajon, e cila tashmė, thuajse ėshtė shndėrruar nė njė aspiratė kombėtare, ne ju garantojmė se angazhimi dhe pėrpjekjet e qeverisė do tė jenė tė pandėrprera. Prezenca juaj e nderuar nė kėtė konferencė ėshtė njė inkurajim pėr ne, por edhe sinjal simbolik se ne kemi bėrė zgjedhjen e duhur. Ju faleminderit!

    *Fjala e mbajtur nė tryezėn e organizuar nga “The Economist”

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2006
    Postime
    3
    Citim Postuar mė parė nga Homza
    Megabyte....ti thu qe bashkpunetoret e Sales jan vene ne siklet se nuk dine se si ta mbrojne nismen 1 Euro, me ne siklet je ti kur te pyt dikush si quhesh se ata bashkpunetoret e Sales per nismen e qeverise. Edhe nuk me pelqen thenja Shqiperia 1 euro, kjo me duket sikur po shitet mish ke kasapi.

    Nejse, pse cfar efekti do kete kjo 1 euroshi ne buxhetine shtetit mer, ekonomine e Shqpierise? Kuadrin ligjor? mund te elaborosh dicka me shume apo ke gu kta te PSse qe rritja ekonomike eshte sikur pula ne vend qe te bej nje vez te bej dy nje paradite dhe nje mbasdite, dhe inflacioni eshte kur te therret dikush me ze te lart.

    Po ti mor megabite, a nuk i gjove lajmet pas trazires ku theu ne parlament nje vazo me lule LSIja me shoqet e saj, gjith dildhin me ne krye Edi Ramen, dhe thoshin se Sali Berishes i mesuan nje mesim ne 97 tani do i mesojme te dytin, dmth ata dilshin haptasi autoret e ngjarjeve famkeqe ne shqiperi, PSja me shoqe jan aq budalle saqe mendojne qe 1000 te rinj qe vdiqen kan qene gjith djemt e Saliut. Budalll hesapi ske cti besh mo.
    Meqe ti nuk merrke shum vesh nga ekonomia nuk kisha ndermend te pergjigjesha, por meqe po me pelqeka shum ky emri yt, po shkruaj nja dy rrjeshta.
    Persa i perket Buxhetit te Shtetit: eshte deklaruar se do hiqen disa taksa dhe do ulen ndjeshem disa te tjera. Me cfare masash qeveria do te realizoje kompensimin e kesaj humbje ne buxhet, sepse sic e di edhe ti ulja e taksave sjell ulje te te ardhurave ne buxhet. Nuk po fus ketu shpenzimet operative financiare dhe humane qe duhen per te vene ne jete kete nisme.
    Persa i perket Kuadrit Ligjor. Kjo nisme u be publike per here te pare nga nje deklarate e Berishes dhe pjesa me e madhe e njerezve mbeten te shastisur: ca po thote ky?! Pas pak ditesh del drejtori i Albinvest dhe thot se disa kompani kane kontaktuar per te shprehur interesimin e tyre rreth kesaj nisme. Besoj se ata kane pyetur drejtorin e "shkrete" se ne cfare konstaton kjo nisme (pervec
    cmimit qe tashme ishte bere publik). Drejtori besoj eshte pergjigjur: "Vallaj as un sdi gjo. Edhe un prej Tv e kom mor vesh edhe vetem cmimin di. Me kismet me bo nej zile mas nja 2 mujsh ose po mora vesh gjo po te boj un nje zile". Cfare imazhi krijojme te investitori i huaj kur lancojme nje nisme dhe as e kemi haberin cfare ofrojme?!?!?! Pra edhe administrata eshte gjendur e papergatitur dhe se kishin fare idene se cfare nismash ligjore duheshin marre ne mbeshtetje te "Shqiperia 1 euro".
    Persa i perket efekteve ne ekonomi. Kur fillohet nje biznes i ri zakonisht hartohet nje "Biznes Plan". A ka Bere Qeveria ndonje studim paraprak mbi efektet qe do kete kjo nisme? Kush jane rezultatet e studimit? Sipas ketij studimi kush jane faktoret qe kane penguar deri tani Investimet e Huaja Direkte (IHD), nuk mendoj se kane qene cmimet e larta te tokes dhe taksat e larta. Cfare efekti do kete ne punesim kjo nisme? Sa do ndikoje ne rritjen e pagave? Ku qendron ndryshimi midis kesaj nisme dhe "Zonave te Lira" te trumbetuara nga Berisha per 15 vjet? Pse duhet te funksionoje e para ne nje kohe qe dyta nuk funksionoi asnjehere?
    Po sikur larg qofte nga llogarite e Ministrit te Bujqesise te dilte me pak toke ne dispozicion sesa nevojiten (mgjs asnje se di sa duhen se nuk ka asnje lloj studimi)? Cfare do u thoshim Investitoreve te huaj?!?! "Na falni po si kemi bo llogarite mire, hajdeni nje cik me vone"
    Pra i dashur Homza cdo gje duhet te behet me nje plan te pergatitur mire ne detaje dhe jo sipas teorise "alla shqiptarce": futja kot e te dali ku te dali.
    Pastaj cfare ofrojme realisht ne: 130000 ha toke qe nuk i ka pranuar as fshatari i varfer shqiptar gratis, do vije ti bleje ose marre me qera i huaji?!?!?! Lajmi i fundit: Sot ne shtyp thuhet se 1 euro do kushtoje kontrata, jo toka!!!!!(sic e sheh rritja e inflacionit eshte i permasave te jashtzakonshme) . Uje teknologjik do u ofrojme (qe nuk e di ca eshte) kur nuk kemi uje per tu lare vete.

    Sipas Ajnshtajnit perkufizimi i cmendurise eshte: te besh te njejten gje dy here dhe te presesh rezultate te ndryshme. Praktikisht ajo qe kemi bere ne me Salen

  3. #53
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kjo nisme bie kunder ligjit te perzgjedhjes se vendit per investime. Ne baze statistikore, nuk perzgjidhet alternativa me e lire se automatikisht eshte me mosbesuese. Sipas kembanes se Gaussit ne ekonomi, kjo zgjidhje e "lire" eshte ne pjese e ulta te grafikes. Nese e doni me "fshatce: Shqiperia i bie te jete mall gabi me kete iniciative.
    Ezekiel 25-17.

  4. #54

    Firma italiane e kėpucėve "Adel" i pėrgjigjet nismės "Shqipėria 1 euro"

    Kėshilltari i kryeministrit njofton ardhjen e investitorit tė parė tė madh nė Shqipėri

    Firma italiane e kėpucėve "Adel" i pėrgjigjet nismės "Shqipėria 1 euro"

    Prodhuesi mė i madh i kėpucėve nė Itali, "Adel", planifikon tė transferojė teknologjinė e tij drejt Shqipėrisė, duke u bėrė kėshtu pėrfituesi i parė i madh perėndimor i projektit "Shqipėria 1 euro". Transferimi i prodhimit nė Shkodėr, sipas kėshilltarit tė kryeministrit, Selami Xhepa, favorizohet edhe nga zhvillimet globale nė kėtė industri. Xhepa ka bėrė tė ditur se ka patur kėrkesa nė rialokimin e industrive italiane nė fushėn e tekstileve tė kėpucėve. "Kemi kėrkesa kryesisht nė rialokim tė industrive italiane nė fushėn e tekstileve tė kėpucėve, tė cilat, praktikisht, janė nė njė situatė globale tė konkurrencės ndėrkombėtare nė kėto dy industri", tha Xhepa. Kėshilltari i kryeministrit, Xhepa, e quan njė mundėsi tė favorshme qė Shqipėria tė bėhet njė vend tėrheqės nė rajon. "Ėshtė goxha e favorshme qė Shqipėria tė bėhet njė vend tėrheqės pėr tė adresuar ato probleme tė konkurueshmėrisė, me tė cilat po ballafaqohen industritė europiane nė kėta sektorė. Shqipėria mund tė pėrbėjė njė alternativė tė mirė nė rastin konkret", tha kėshilltari i kryeministrit, Xhepa. Kėshilltari i kryeministrit, Selami Xhepa, ka sqaruar edhe konceptin e pagesės prej 1 euro, pagesė kjo qė i korrespondon tė gjithė kontratės sė pėrcaktuar nė paketėn ligjore qė po pėrgatitet pėr nismėn "Shqipėria 1 euro". "Tarifa e pagesės prej 1 euro duhet tė kuptohet jo si 1 euro pėr metėr katror, por 1 euro pėr projektin integral nė pėrgjithėsi. Pra, koncepti i kontratės ėshtė projekti integral, qė do tė thotė qė ēdo investitor qė do tė ndėrtojė njė objekt tė caktuar mbi njė terren shtetėror, do t'i jepet toka, trualli, pėrkundrejt njė kontrate qiraje, aq sa ėshtė sipėrfaqja e kėrkuar, e nevojshme pėr plotėsimin e nevojave teknologjike", tha kryeministri Berisha. Projekti "Shqipėria 1 euro" do tė vihet nė zbatim brenda dy muajve, sipas porosisė mė tė fundit tė kryeministrit Berisha, dhėnė njė ditė mė parė nė mbledhjen e qeverisė. Shqipėria nis kėshtu epokėn qė do tė pėrcaktojė zhvillimin e saj nė sajė tė nismės ambicioze tė qeverisė "Shqipėria 1 euro", e cila do t'i hapė rrugė plot lehtėsira investimeve tė huaja nė vendin tonė. Kjo nismė, krahas revolucionit fiskal, me uljen e taksave pėr bizneset kudo nė vend, pritet qė sipas parashikimeve tė qeverisė ta ngrejė vendin nė nivele konkuruese ekonomike nė rajon e mė pas edhe nė Europė.





    "Adel", investitori i parė i madh pėr kontratat afatgjata

    "Adel", industrialisti i madh i kėpucėve qė vjen nga shteti fqinj Italia, ėshtė kėshtu investitori i parė i madh qė iu pėrgjigj nismės sė qeverisė "Berisha", "Shqipėria 1 euro". Kryeministri Berisha tha para pak ditėve se po punohet pėr pėrcaktimin e afateve tė kontratave qė parashikohen nga 50-99 vjet. Nė rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme, ai ėshtė pėrqėndruar edhe gjatė mbledhjes sė fundit tė qeverisė, ku i ka ftuar ministrat tė bėjnė gati sa mė parė listat e kritereve qė duhen pėrmbushur nga investitorėt, qė puna tė nisė sa mė parė. "Ndaj tė bėjmė pėrpjekjet maksimale pėr tė pėrcaktuar kriteret mė tė qarta tė aplikimit dhe rregullat e ndershme tė saj, dhe t'i paraqesim ato nė parlament si njė detyrim i qeverisė, nė mėnyrė qė nisma tė bėhet e disponueshme pėr tė gjithė investitorėt vendas e tė huaj, qė ata tė mund tė ndėrtojnė fabrikat e uzinat e tyre, duke marrė truallin me 1 euro, tė ndėrtojnė plantacionet e tyre duke marrė tokėn bujqėsore me 1 euro, tė mund tė marrin minierat pėr shfrytėzim, duke paguar vetėm 1 euro pėr tė, tė nisin ndėrtimet e hidrocentraleve me 1 euro apo tė mund tė regjistrojnė bankėn me 1 euro", tha kryeministri. Duke sqaruar mė tej, kryeministri Sali Berisha tha se "natyrisht, kėtu nuk ėshtė fjala pėr kapitalet, sepse pėr tė hapur njė bankė, njė kompani sigurimesh apo njė minierė, janė kapitalet disponibėl ato qė do ta pėrcaktojnė. Prandaj ėshtė e nevojshme tė shprehim nė ligj kriteret e ofrimit tė kėsaj nisme". Nė kėtė mėnyrė pritet qė sė shpejti, paketa ligjore e nismės "Shqipėria 1 euro" tė jetė e hapur pėr tė gjithė investitorėt.

    Xhumelina Dervishi

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Biznesi, regjistrimi nga 47 dite ne 1 dite

    E Diele, 17 Shtator 2006

    Platforma qe "Taske Force" ka bere gati per permiresimin e klimes se biznesit, synon qe te shkurtoje kohen per regjistrimin e nje biznesi ne 1 dite, nga 47 dite qe eshte aktualisht. Ja kostot aktuale te ketij procesi

    Koha per t'u regjistruar si biznes i vogel ne tatime do te jete vetem 1 dite, nga 47 dite qe eshte aktualisht. Burimet ne Ministrine e Ekonomise dhe Tregtise pohuan, se grupi i "Taske Force" qe udhehiqet nga Kryeministria, ka shqyrtuar te gjitha mundesite per te lehtesuar procedurat e regjistrimit ne organet tatimore dhe tashme platforma eshte gati per te kaluar ne hapat e plote te miratimit te nje ligji. Per realizimin e ketij procesi do te sherbeje Qendra Kombetare e Biznesit, e cila do te funksionoje si nje zyre e vetme per regjistrimin e biznesit, duke i reduktuar te 47 ditet e regjistrimit, ne nje dite te vetme. Aktualisht, mundesite per te hapur nje biznes te ri ne vendin tone jane shume me te veshtira sesa ne cdo vend tjeter te rajonit. Kjo jo vetem per shkak te kohes qe duhet ne dispozicion, por edhe te kostove dhe sherbimeve te dobeta qe ofrojne administratat fiskale, ajo tatimore dhe doganore. Sipas raportit te fundit te Bankes Boterore, per klimen e biznesit Shqiperia nuk ka bere permiresime ne lehtesite e berit biznes. Sipas raportit te vleresimit ne ekonomite e 175 vendeve, Shqiperia zuri vendin e 120 ne renditje, nderkohe qe ne vitin 2005 renditej ne vendin e 115. Renia ne kete nivel nuk pasqyron perkeqesimin e reformave ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit ne vendin tone, por mosavancimin e tyre, ne nje kohe qe vendet e tjera me poshte ne renditje kane pasur rezultate, duke arritur nivele me te larta ne renditje se Shqiperia.

    Perkeqesime gjate ketij viti ne veprimtarine e bizneseve ka pesuar kreditimi nga bankat dhe procesi i pageses se taksave, nderkohe qe hapa mbrapa jane shenuar edhe ne regjistrimin e pasurise. Shqiperia vazhdon te harxhoje kohe dhe para per hapjen e nje biznesi me shume se mesatarja e rajonit. Per te marre nje licence duket se eshte akoma me e veshtire. Koha qe duhet shpenzuar per perfitimin e saj eshte 344 dite, nderkohe qe duhen ndermarre 22 hapa. Kostoja per perfundimin e ketij procesi eshte 286 per qind e te ardhurave vjetore per fryme. Krahasuar me mesataren e kohes qe sipermarrjet ne vendet e rajonit harxhojne per marrjen e licences, Shqiperia rezulton me kosto mjaft te larte.

    Por projekti i ri qe po pergatit qeveria, pritet te lehtesoje nga ana ligjore disa procedura burokratike, te cilat funksionojne aktualisht dhe e bejne mjaft te veshtire hapjen dhe mbijetesen e nje biznesi te ri. Ne fakt, krijimi i nje zyre te vetme per te regjistruar biznesin, eshte nje projekt qe ka filluar qe tre vjet me pare, kur ne drejtim te qeverise ishin socialistet.

    Biznesi i vogel, ja dokumentet qe duhen per regjistrim

    • Nje formular kerkese per regjistrim te plotesuar dhe te nenshkruar

    • Vendimin e gjykates

    • Deklarate per qarkullimin e parashikuar

    • Dy cope fotografi

    • Certifikate personale me fotografi leshuar nga zyra e gjendjes civile

    • Licencen profesionale e specifikuar per aktivitete te vecanta

    • Vertetim si banor lagjeje

    - Vertetim nga bashkia per shlyerjen e taksave vendore.

    • Aktin e pronesise ose kontraten e qirase se vendit te biznesit


    Blerina Hoxha
    Korrieri

  6. #56

    “Microsoft” dhe “Oracle” kanė paraqitur projektet

    Disa kompani tė huaja si “Microsoft” dhe “Oracle” kanė paraqitur projektet e para



    Nis zyrtarisht nisma “Shqipėria 1 euro”



    Nis zyrtarisht interesimi i kompanive tė huaja, pėr tė investuar nė Shqipėri, nė kuadėr tė periudhės “Shqipėria 1 euro”. Disa kompani, tė cilat kanė marrė pjesė pak ditė mė parė nė konferencėn e organizuar nga grupi “The Economist”, kanė paraqitur kėrkesat e para pėr tė investuar nė vendin tonė. Pėr kėtė qėllim, nė Ministrinė e Ekonomisė ėshtė ngritur njė grup pune, i cili do tė shqyrtojė tė gjitha projektet qė do tė paraqiten nė kuadrin e ofertės “Shqipėria njė euro” dhe mė pas do t’i paraqesė pėr miratim Kėshillit tė Ministrave planet pėrkatėse. Burime nga kryeministria bėnė tė ditur dje se grupi i punės sė ngritur nė Ministrinė e Ekonomisė ka zhvilluar dje nė orėn 19.00, mbledhjen e tij tė parė, ku ka shqyrtuar edhe projektet e para tė disa kompanive tė huaja. Kėto burime bėjnė tė ditur se ndėr kompanitė e para, tė cilat kanė kėrkuar tė pėrfitojnė nga oferta “Shqipėria njė euro” janė ato tė “Microsoft”-it dhe disa kompani “Fast Food”-ėsh. Rreth njė muaj e gjysmė mė parė, kryeministri Sali Berisha lanēoi nismėn e tij personale pėr thithjen e investimeve tė huaja nė vendin tonė, pėrmes ofertės “Shqipėria njė euro”. Sipas tij, kjo ofertė do tė thotė qė tė gjitha tokat publike do tė jepen me njė qira simbolike njė euro pėr metėr2. Pėr kėtė, kryetari i qeverisė u vuri kusht ministrave qė deri nė 10 shtator tė sillnin tė gjithė inventarin e tokave qė do tė pėrdoren pėr paketėn “Shqipėria njė euro” si dhe projektet pėrkatėse. Ndėrkohė, gjatė konferencės sė organizuar nga grupi “The Economist”, kryeministri Berisha bėri tė ditur se deri nė fund tė shtatorit, kjo nismė do tė plotėsohet me kuadrin pėrkatės ligjor si dhe do tė kalojė pėr t’u miratuar nė parlament.

    Por ende pa u plotėsuar kjo nismė, shumė kompani tė huaja, tė cilat kanė qenė tė pranishme, pak ditė mė parė, nė konferencėn e organizuar nga grupi “The Economist”, kanė nxituar tė paraqesin projektet e tyre, pėr t’u shqyrtuar dhe pėr t’u miratuar mė pas nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave.









    Kompanitė e interesuara

    “Oracle”-(kompania udhėheqėse nė botė e softuereve mbi informacione menaxhimi pėr biznesin si database, aplikime, mjete vendimmarrjeje. Kjo kompani interesohet tė investojė nė telekomunikacion);

    “Microsoft”- (kompania e famshme amerikane pėr teknologjinė informatike ka njė interesim tė veēantė pėr nė Shqipėrinė. “Microsoft” do tė ngrejė njė degė tė saj nė Tiranė);

    “Pfizer GmbH”- (ėshtė njė kompani farmaceutike gjermane e specializuar nė shėrbimin pėr farmacitė. Kjo kompani dėshiron tė pėrfshihet nė tregun e barnave nė Shqipėri, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė);

    “Societe Generale”- (kompani franceze, e cila interesohet pėr tregun bankar nė Shqipėri. Kjo kompani dėshiron tė hapė njė bankė nė vend);

    “Corporate and Investment Banking”- (kompani franceze, e cila interesohet pėr tregun bankar nė Shqipėri. Kjo kompani dėshiron tė hapė njė bankė nė vend);

    “Vatechhzdro-Andritz”- (kompani austriake, e cila dėshiron tė investojė nė fusha tė ndryshme);

    “Balkan Resources INC”- (kompani kanadeze nė kėrkim e shfrytėzim minieralesh. Ka shfaqur interes, pėr tė marrė nė shfytėzim miniera nė Shqipėri);

    “Husamettin Danis Group of Companies”-Ėshtė njė grup i madh kompanish turke, tė cilat kėrkojnė tė pėrfshihen nė tregun e shėrbimeve);

    “Trigranite”- (Kompani Kanadeze nė ndėrtim qendrash tregtare dhe hotelesh. Kjo kompani kėrkon tė ndėrtojė nė vend);

    “Burger King”- Kompani e cila do tė investojė nė sektorin e Fast Food-it (ushqimit tė shpejtė);

    Gazeta Tema
    19-09-2006

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    51

    si i thua ti kesaj or mik !

    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Disa kompani tė huaja si “Microsoft” dhe “Oracle” kanė paraqitur projektet e para



    Nis zyrtarisht nisma “Shqipėria 1 euro”



    Nis zyrtarisht interesimi i kompanive tė huaja, pėr tė investuar nė Shqipėri, nė kuadėr tė periudhės “Shqipėria 1 euro”. Disa kompani, tė cilat kanė marrė pjesė pak ditė mė parė nė konferencėn e organizuar nga grupi “The Economist”, kanė paraqitur kėrkesat e para pėr tė investuar nė vendin tonė. Pėr kėtė qėllim, nė Ministrinė e Ekonomisė ėshtė ngritur njė grup pune, i cili do tė shqyrtojė tė gjitha projektet qė do tė paraqiten nė kuadrin e ofertės “Shqipėria njė euro” dhe mė pas do t’i paraqesė pėr miratim Kėshillit tė Ministrave planet pėrkatėse. Burime nga kryeministria bėnė tė ditur dje se grupi i punės sė ngritur nė Ministrinė e Ekonomisė ka zhvilluar dje nė orėn 19.00, mbledhjen e tij tė parė, ku ka shqyrtuar edhe projektet e para tė disa kompanive tė huaja. Kėto burime bėjnė tė ditur se ndėr kompanitė e para, tė cilat kanė kėrkuar tė pėrfitojnė nga oferta “Shqipėria njė euro” janė ato tė “Microsoft”-it dhe disa kompani “Fast Food”-ėsh. Rreth njė muaj e gjysmė mė parė, kryeministri Sali Berisha lanēoi nismėn e tij personale pėr thithjen e investimeve tė huaja nė vendin tonė, pėrmes ofertės “Shqipėria njė euro”. Sipas tij, kjo ofertė do tė thotė qė tė gjitha tokat publike do tė jepen me njė qira simbolike njė euro pėr metėr2. Pėr kėtė, kryetari i qeverisė u vuri kusht ministrave qė deri nė 10 shtator tė sillnin tė gjithė inventarin e tokave qė do tė pėrdoren pėr paketėn “Shqipėria njė euro” si dhe projektet pėrkatėse. Ndėrkohė, gjatė konferencės sė organizuar nga grupi “The Economist”, kryeministri Berisha bėri tė ditur se deri nė fund tė shtatorit, kjo nismė do tė plotėsohet me kuadrin pėrkatės ligjor si dhe do tė kalojė pėr t’u miratuar nė parlament.

    Por ende pa u plotėsuar kjo nismė, shumė kompani tė huaja, tė cilat kanė qenė tė pranishme, pak ditė mė parė, nė konferencėn e organizuar nga grupi “The Economist”, kanė nxituar tė paraqesin projektet e tyre, pėr t’u shqyrtuar dhe pėr t’u miratuar mė pas nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave.









    Kompanitė e interesuara

    “Oracle”-(kompania udhėheqėse nė botė e softuereve mbi informacione menaxhimi pėr biznesin si database, aplikime, mjete vendimmarrjeje. Kjo kompani interesohet tė investojė nė telekomunikacion);

    “Microsoft”- (kompania e famshme amerikane pėr teknologjinė informatike ka njė interesim tė veēantė pėr nė Shqipėrinė. “Microsoft” do tė ngrejė njė degė tė saj nė Tiranė);

    “Pfizer GmbH”- (ėshtė njė kompani farmaceutike gjermane e specializuar nė shėrbimin pėr farmacitė. Kjo kompani dėshiron tė pėrfshihet nė tregun e barnave nė Shqipėri, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė);

    “Societe Generale”- (kompani franceze, e cila interesohet pėr tregun bankar nė Shqipėri. Kjo kompani dėshiron tė hapė njė bankė nė vend);

    “Corporate and Investment Banking”- (kompani franceze, e cila interesohet pėr tregun bankar nė Shqipėri. Kjo kompani dėshiron tė hapė njė bankė nė vend);

    “Vatechhzdro-Andritz”- (kompani austriake, e cila dėshiron tė investojė nė fusha tė ndryshme);

    “Balkan Resources INC”- (kompani kanadeze nė kėrkim e shfrytėzim minieralesh. Ka shfaqur interes, pėr tė marrė nė shfytėzim miniera nė Shqipėri);

    “Husamettin Danis Group of Companies”-Ėshtė njė grup i madh kompanish turke, tė cilat kėrkojnė tė pėrfshihen nė tregun e shėrbimeve);

    “Trigranite”- (Kompani Kanadeze nė ndėrtim qendrash tregtare dhe hotelesh. Kjo kompani kėrkon tė ndėrtojė nė vend);

    “Burger King”- Kompani e cila do tė investojė nė sektorin e Fast Food-it (ushqimit tė shpejtė);

    Gazeta Tema
    19-09-2006


    qazimo degjo nje cik o burre ...
    ke prona ti ? jo ?????


    atehere or mik me jep dot nje shpjegim ????


    une ne lushnje kam ca prona ! shteti gjtae ketyre 15 vjeteve me gjithe luften time
    e te fisit tim mezi na ka dhene ne perdorim nga 2 dynym te tokes qe gjyshi im e ka blere me flori dhe e ka punuar per vite e vite me rradhe ( ne hipoteke gjen te gjithe dokumentacionin perkates )!!!!!!

    ne per kete toke paguajme dhe tatim 3000 lek te vjetra ne vit per dynym

    me e cuditeshmja eshte se punetoret e ish fermes qe kane punuar ne kto toka para viteve 90 , kane marre nga kjo toke e gjyshit me shume se ne dhe ...??????????? e kane ne pronesi !!!!!

    o qazim ... dhe ky eshte halli jo vetem i imi por dhe i shume shokeve e shoqeve te mija qe gjysherit e tyre kane blere ne kohe te zogut toke me flori ne dore e i kane punuar per vite me rradhe !!!

    mire 1 euro or ti mik !!!!


    po token e kujt do ti japin ???? token tone ???

    ti vete do ta lije qe token tende tja jepnin nje tjetri ???

    thua do vine keto kompanite e te bejne biznes ne nje toke sdihet se e kujt eshte ?

  8. #58
    Citim Postuar mė parė nga lonely_lion
    qazimo degjo nje cik o burre ...
    ke prona ti ? jo ?????


    atehere or mik me jep dot nje shpjegim ????


    une ne lushnje kam ca prona ! shteti gjtae ketyre 15 vjeteve me gjithe luften time
    e te fisit tim mezi na ka dhene ne perdorim nga 2 dynym te tokes qe gjyshi im e ka blere me flori dhe e ka punuar per vite e vite me rradhe ( ne hipoteke gjen te gjithe dokumentacionin perkates )!!!!!!

    ne per kete toke paguajme dhe tatim 3000 lek te vjetra ne vit per dynym

    me e cuditeshmja eshte se punetoret e ish fermes qe kane punuar ne kto toka para viteve 90 , kane marre nga kjo toke e gjyshit me shume se ne dhe ...??????????? e kane ne pronesi !!!!!

    o qazim ... dhe ky eshte halli jo vetem i imi por dhe i shume shokeve e shoqeve te mija qe gjysherit e tyre kane blere ne kohe te zogut toke me flori ne dore e i kane punuar per vite me rradhe !!!

    mire 1 euro or ti mik !!!!


    po token e kujt do ti japin ???? token tone ???

    ti vete do ta lije qe token tende tja jepnin nje tjetri ???

    thua do vine keto kompanite e te bejne biznes ne nje toke sdihet se e kujt eshte ?

    Bombe tymuese me porosi!
    Eshte fatkeqesi te perdoresh nje fjalor te tille ne forum, kur qeveria e ka bere te ditur me kohe se ajo nuk mundet te nderhyje ne marredheniet e pronesise private, sepse jetohet ne kapitalizem.
    Eshte viti 2006 e jo viti 1976 kur u shpall se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote me pronesi teresisht shteterore.
    Nese nuk e di, atehere lexoje Kushtetuten e atij viti dhe do te bindesh per kete qe te them.
    Mos hyni neper forume vetem per te shmangur qellimin e temes dhe per t'i dhene asaj nje drejtim tjeter.
    Edi Rama ka mjaft forume qe lehin per te dhe qe ja bejne qejfin!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    51

    re:qazim !

    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Bombe tymuese me porosi!
    Eshte fatkeqesi te perdoresh nje fjalor te tille ne forum, kur qeveria e ka bere te ditur me kohe se ajo nuk mundet te nderhyje ne marredheniet e pronesise private, sepse jetohet ne kapitalizem.
    Eshte viti 2006 e jo viti 1976 kur u shpall se Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote me pronesi teresisht shteterore.
    Nese nuk e di, atehere lexoje Kushtetuten e atij viti dhe do te bindesh per kete qe te them.
    Mos hyni neper forume vetem per te shmangur qellimin e temes dhe per t'i dhene asaj nje drejtim tjeter.
    Edi Rama ka mjaft forume qe lehin per te dhe qe ja bejne qejfin!
    o qazim.....une se njoh edi ramen ore burre !

    kjo qeveria qe thua ti a ndonje qeveri tjeter me pare per te ndertuar ate kapitalizmin e botekuptimit tend ... token e gjyshit tim mua ma merrka per tja dhene nje tjetri ne pronesi dhe gjyshit tim qe e ka te veten ja merrka e ja jepka ne perdorim !!!!!

    mos nuk te ngjan kjo ty dhe te tjereve me te njejten gje qe ndodhi ne 1946 por me e kamufluar !!!!?????????

    o qazim une se kam as me ty e as me qeverine qe ti e paske per zemer !!!!

    qazim ! nuk ndertohet kapitalizmi me teori populiste ! as me teorite e PD e as me teorite e PS .... ! nejse morre burre ! ti sic duket dhe ata qe permenda me siper kane teorine merr e vidh se e jona s'eshte ! dhe keshtu e bejme kapitalizmin qe me permend ti mua ! kapitalizmi o burr ka ne themel pronen private e jo mos ma jep mua por nxirre ne ankand per 1 euro !

    ckapitalizem kerkojme te bejme ne o burr, qe akoma sdime se kujt eshte prona dhe si i kane bere keto prona !

    nejse ti e di ! sepse ti keshtu e mendon dhe sipas mendjes tende se ke keq.... sepse gjeja me e lehte ne kete bote eshte te vjedhesh e jo te punosh !!!

    p.s.

    te te bej nje pyetje o mik ???? ke prona ti ? ose te paret e tu a te kane lene gje ?
    jo ???

    atehere do te pelqente ty o mik vellai te vija une ne shtepine tende e te te fusja me familjen tende ne nje dhome te shtepise tende dhe te te kerkoja te paguaje qera 200 euro ne muaj ... ????

    nje pjese te shtepise tja jepja ne pronesi ndonje zeneli a hasani dhe nje pjese tja jepja microsoftit per 1 euro/m2 ???

    mundesh te ma japesh kete pergjigje dhe une nuk do te relatoj me as me ty e as me ata qe ti i quan edi ramsa .... !!!!

    nise njehere nga vetja per te pare sa te dhemb ... atehere ti dhe gjithe shqiptaret qe hidhen e pirdhen ... do te kuptonin se sa bukur mund te behen teorite per ne kapitalizem ... i ka bere bota me kohe qazim djali ... ne sna ngelet te shtrojme ****** e te punojme !

    dhe e fundit... ore ku mi gjejen keto shoqerite .. sikur ka qene njeher ne shqiperi kjo "adel " e kepuceve apo e kam gabim...! dhe sikur e perzune (mbase e kam gabim ) !
    ore keto shoqerite e kepuceve njesoj me ato qe jane sot jane...? qe i japin grave dhe motrave tona nga 150.000 lek te vjetra dhe i perdorin si kafshe pune pa sigurime mjkesore dhe shoqerore ?
    nejse kompanite mire na i bejne ... kur shohin se ne shtetin tim e tendin o qazim ikin e vijne kuadrot me sezone si puna e stineve >>> stina PS>>Stina PD dhe rotacion !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lonely_lion : 19-09-2006 mė 08:44

  10. #60
    Austriakėt: Investojmė nė turizėm nėse na hiqni pengesat burokratike

    Koncerni austriak “Strabag SE” e njohur pėr investimet nė fushėn e turizmit mbėrriti dje nė Shqipėri me ftesė tė ministrit tė Turizmit dhe Kulturės Bujar Leskaj. Pėrfaqėues tė kompanisė austriake vizituan dje qytetin bregdetar tė Vlorės dhe pasi u njėhėn disi nga afėr me mundėsitė qė ofron ky rajon pėr investime theksuan se pėr t’a e rėndėsishme ėshtė fakti i lehtėsimeve proceduriale nė fushėn e turizmit.
    Konkretisht Drejtori i Pėrgjithshėm i koncernit austraik, Dr. Hans Peter Haselsteiner tha se “Shpresoj nė evitimin e pengesave burokratike pėr fillimin e investimeve, pasi kompania jonė ka interesa afatgjate biznesi nė Shqipėri dhe nė tėrėsi nė Ballkan”.Gjithashtu Haselsteiner shtoi se Austria ėshtė ndėr aleatėt mė tė fortė tė Shqipėrisė nė rrugėn e saj pėr integrim dhe asocim nė BE.
    Delegacioni austriak do tė zhvillojė sot bisedime zyrtare me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Turizmit Leskaj, ndėrkohė qė ka zhvilluar takime dhe me ministrat Basha e Ruli. “Qeveria nėn patronazhin e vete kryeministrit Berisha ka ndėrmarrė njė nisėm shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik tė vendit e quajtur ”Shqipėria – njė euro”, tha ministri Leskaj. Sipas tij nė Shqipėri tashmė ka njė klimė tė garantuar ligjore dhe tė sigurisė pėr biznesin e huaj. Gjatė takimit me autoritetet lokale u fol pėr mundėsitė reale tė investimeve nė rivierė, dhe nė sektorė tė tjerė tė ekonomisė si infrastruktura rrugore etj.
    Shoqėria Ndėrtuese Anonime Austriake Bauholding STRABAG ėshtė krijuar nė vitin 1895, fillimisht nė Gjermani dhe mė pas nė Austri. Ky koncern ka njė xhiro vjetore prej rreth 10 miliardė euro duke numėruar sot rreth 500 filiale nė tė gjithė botėn. Pronari saj, i lindur nė vitin 1944, konsiderohet sot njė nga multimilionerėt mė tė fuqishėm tė Austrisė. Njė pjesė tė rėndėsishme tė aksioneve tė koncernit i pėrkasin Bankės Austriake “Reifeissenbank”, me dėgė nė Shqipėri. Tė dy pjesėt mė tė fuqishme tė koncernit nė Austri dhe Gjermani kanė projektuar dhe zbatuar veprat kryesore tė infrastrukturės nė kėto vende. Ky koncern, si njė nga sipėrmarrjet mė tė njohura nė fushėn e ndėrtimeve nė Europė si dhe duke pėrdorur njohuritė moderne teknike dhe ekologjike, pėrfshin njė gamė tė gjerė veprimtarish ndėrtuese si rrugė me tė gjitha veprat e artit, komplekse ndėrtimesh: banesa objekte social kulturore, komplekse moderne sportive dhe turistike, pishina, stadiume, palate sporti si dhe infratsrukture tė banjove termale etj. Koncerni e ka shtrirė veprimtarinė e tij gjerėsisht nė vendet e Europės Qendrore dhe Lindore. Pėr fillimin e investimeve nė Shqipėri nė fushėn e turizmit, nė Ministrinė e Turizmit dhe Kulturės ėshtė ngritur njė grup pune qė do tė punojė me eskperte tė tė dy palėve.

    gazeta Sot
    20-09-2006

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •