Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 171
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Ne kine dhe indi po futet kapitali i korporatave me te medha ne bote. Kjo ide e kryeministrit tone cfare lloj investimesh do te thithe, cilat kompani do te futen ne vendin tone, greke, rumune, turke, qe jane pothuajse si ne, apo do te futet kapital gjerman, amerikan, japonez, kto jane shtetet qe mund ta ngrijne lart vendin tone. Mos me thoni, se deutche bank, citty group, goldman such, credit suisse, hsbc, e te tjera me radhe, kane per tiu versulur vendit tone menjehere. A eshte e afte qeveria jone te terheqe keto lloj investimesh, ne nje ekonomi kaq globale sa c'eshte kjo e shek te 21. Ah sikur !per 10 vjet do te shenderroheshim ne vedin me te ardhura me te larta ne EU. " is it fiction or reality" koha do ta provoje.
    mateo

  2. #32
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Nuk jame me asnje parti politike,dhe nuk dua ti shikoj bojen asnjeres nga ato qe ndodhen ne Shqiperi.
    Dikur Berisha erdhi ne Berat dhe na tundte para syve nje cek te bardh,"na ku eshte ndima na mjafton ta firmosim se amerika da na japi dollare".I pame Dollaret e Berishes.
    Uroj qe zoti Kryeminister te bej dicka per Shqiperine,por me kapacitetin qe ka dhe metodat qe ndjek me shume Enver Hoxhen me kujtojne,sesa nje demokrat me mendje te hapur.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #33
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Eshte e sigurte se kjo nisme e Berishes na afron me BE-ne dhe eshte shume prane shpirtit te sakrifices dhe vetemohimit me te cilen cdo vend aspirant duhet te hyje ne Evrope.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    "Shqiperia 1 euro", nis interesimi i te huajve

    E Marte, 22 Gusht 2006
    Nis interesimi i kompanive te huaja per projektin e qeverise "Shqiperia 1 euro". Sipas, Denis Kalenjes, drejtori i agjencise Albinvest, ne Ministrine e Ekonomise, pas berjes publike te ketij projekti nje numer i konsiderueshem kompanish te huaja kane kerkuar informacion prane kesaj agjencie. "Aktualisht ne jemi ne relatat e para me kompanite e huaja qe kane shprehur interes per projektin "Shqiperia 1 euro", por dua te theksoj se fluksi i ketyre kompanive qe kane kerkuar informacion prane agjencise sone eshte me te vertete i kenaqshem". Sipas tij duke qene se Ministria e Ekonomise eshte pronare zyrtare e te gjitha pronave te shtetit Shqiptar, specialistet e saj kane nisur vleresimin e te gjitha ketyre pronave. "Tashme kemi nisur vleresimin e te gjitha pronave te shtetit shqiptar dhe besojme se brenda 2 deri ne 3 muaj do te ofrojme paketat e reja se ku mund te investojne kompanite e huaja", theksoi Kalenja. Kjo ministri eshte nje nder me te rendesishmet per te zbatuar projektin e ri te qeverise per te thithur sa teper investime te huaja ne sektorin prodhues. Ne kete kuader Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka bere te njohur se do te vendos ne dispozicion te projektit te qeverise 127 mije ha toke si dhe 41 objekte qe jane ne pronesi te saj. Sipas eksperteve projekti i qeverise eshte i njohur edhe ne shume vende te tjera, te cilet kane zbatuar me pare projekte te ngjashem me te. Zbatimi i tyre ka si qellim thithjen e investimeve te huaja ne sektorin e prodhimit per te rritur punesimin si dhe promovimin e zonave dhe sektoreve te ndryshem te ekonomise ku mund te investohet.

    [Korrieri]

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Shqiperia 1 Euro, Kusurin Mbaje

    Shqiperia 1 Euro, Kusurin Mbaje

    Nga Alban Bala

    Ky titull nuk synon te zhvleresoje nismen e qeverise se re shqiptare, e cila ne kete hap eshte ndoshta e vonuar ne krahasim me shtete te tjera ne rajon. Oferta e qeverise “Shqiperia 1 Euro” ne lidhje me investimet e huaja i hap rrugen zgjerimit te rrethit te ndermarrjeve prodhuese ne vend, punesimit me te madh te shqiptareve, rritjes se kapaciteteve dhe know-how-it, rritjes se besueshmerise se Shqiperise ne arenen nderkombetare si treg dhe si mjedis ekonomik zhvillimi.

    Por prapashtesa “Kusurin Mbaje” reflekton psikologjine se ciles i nenshtrohet shumica e qytetareve ne kete vend kur ka nevoje te bleje sherbime publike.

    Edhe pse vullneti politik ne shume pika ka njohur forcim te kerkeses per respektim te ligjit, ende ne shume qendra sherbimesh, sidomos ne ato qe kane te bejne me biznesin, ndjeshmeria ndaj kesaj fryme te re politike eshte ende e zbehte.

    Maksimumi i reaksionit te prodhuar deri me tani eshte nje fryme pasigurie tek administrata e ulet, gje qe ne fakt ka shkaktuar thellimin e apatise ne zbatimin e detyrimit ligjor te zyrtarit dhe perkeqesime ne permbushjen e afateve ligjore per kryerjen e sherbimit. E gjitha kjo ne emer te respektimit me te mire te ligjit.

    Kjo nisme, qe ia vlen te pershendetet per vleren e madhe morale qe perhap ne favor te vendit, rrezikohet gjithsesi nga nje seri sfidash.

    E para, per te mos ndeshkuar biznesin kombetar dhe ne menyre qe te garantoje te njejtat incentiva per te gjithe investitoret- e huaj apo vendas, kjo nisme do te mbetet simbolike ne oferte.

    E dyta, qeveria nuk besoj se eshte shume e njohur me asetet qe ajo zoteron. Ka nje ligj, i cili e pengon qeverine qe te jape me qera, shese apo tjetersoje nje prone deri ne perfundim te kohes se veprimit te ligjit per kthimin dhe kompensimin e prones ish-pronareve. Ky ligj, ose duhet shfuqizuar ose duhet pritur qe te permbushet koha e tij e veprimit, pranvera e vitit te ardhshem.

    Ne shume raste, prone shteterore quhet nje objekt, i cili ndodhet mbi nje truall, te cilit i eshte njohur pronari. Sipas ligjit aktual ne fuqi, ky pronar ka te drejten e parablerjes se objektit. A do te jete kjo klauzole perseri ne fuqi?

    Eshte shume e rendesishme qe e gjitha paketa e ofertes te jete litiged free, pra pa pretendime gjyqesore. Asgje nuk mund te jete objekt diskutimi juridik nga momenti qe investitori ka marre pelqimin e qeverise per fillimin e nje investimi. Nderhyrja e cilesdo gjykate ne kete rast do te shenonte funeralin e FDI-ve ne Shqiperi.
    Ne fakt kyēi i suksesit te krejt kesaj nisme do te ishte sllogani: Siguria ne Shqiperi ofrohet Gratis. Por ne kushtet ku ndodhet, a mund ta thote qeveria kete?
    Sigurisht, biznesi nuk e sheh sigurine vetem tek mbrojtja fizike. Per te i tere mjedisi ekonomik perben problem paresor.
    Ne sigurimin e kushteve normale te biznesit qeveria duhet te kete parasysh nevojen e investitoreve per uje, drita, sherbime administrative ne dogana, tatime, furnizim, nevojen per infrastrukture dhe transport, ne teresi nje zinxhir te panderprere kushtesh per linjat e reja te prodhimit. Ne kete cikel, eshte jetike qe te pergatiten bankat e nivelit te dyte per te mbeshtetur sipermarres shqiptare, te cilet mund te aktivizohen si furnizues lendesh te para apo ndihmese per linjat e reja te prodhimit qe do te instalohen ne Shqiperi.

    Dhe ē’eshte me kryesorja, investitori i huaj ka nevoje te gjeje nje mendesi te re ne sherbimet publike shqiptare. Nese ai do te detyrohet t’u bashkohet shqiptareve te tjere dhe te shqiptoje frazen famekeqe’ Kusurin mbaje!”, kjo do ta zhvleftesoje teresisht nismen e z.Berisha dhe qeverise se tij. Madje kjo rrezikon ta ktheje ne boomerang vrases grupin e “dallandysheve te para” qe do te perpiqen te perfitojne nga stina e re ekonomike e vendit.

    I gjithe angazhimi per ta detyruar administraten te sillet ndryshe nga koha kur kryeminister ishte Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Bashkim Fino apo Aleksander Meksi kerkon nje kosto politike, qe z.Berisha duhet ta vleresoje qysh tani nese mund ta marre persiper. Dhe kjo perfshin nga anetaret e kabinetit te tij deri tek aleatet e dashur e te pazė ne bashkeqeverisje.

    Artikulli u more nga blogu i Institutit Shqiptar te Marredhenieve Publike.

  6. #36
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    na hapet barkun me gjithe ket lesh berish

    ai eshte i semure dhe ju i shkoni nga pas
    vari leshte

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    26

    Fillimi e mbarimi...

    Dy dite mbas "Shqiperia 1 euro":
    -Filloi interesimi i kompanive te huaja.

    Gjashte muaj me pas:
    -Vazhdon me i madh interesimi i kompanive te huaja.

    Mbas nje viti:
    -Opozita pengon te huajt.

    Para zgjedhjeve te ardheshme:
    -Na duhet nje mandat tjeter qe te arrin rezultatet.

    Para 19 vjetesh:
    -Pronaret e vertet te pronave-te cpronsuar nga regjimi komunist.
    -Sot:-"Shqiperia nje euro"=Pronaret nuk ekzistojne.
    Kronika e nje vdekje te pashpallur.

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    “Shqiperi 1 euro per investimet”

    E Diele, 03 Shtator 2006

    “Shqiperia 1 euro” do te prezantohet keto dite ne Turqi, Itali dhe Greqi. Kryeministri Berisha ka deklaruar se ky eshte edhe qellimi kryesor qe e ka shtyre ate te marre nje tur drejte ketyre vendeve. “Ne te tre keto vizita ka takime politike, si dhe me Dhomat e Tregtise dhe perfaqesues te biznesit. Mbetem shume i angazhuar qe te bejme promovimin e potencialeve te medha qe ka Shqiperia, vecanerisht tani ne kuadrin e politikave te reja fiskale dhe te nismes “Shqiperia, nje euro” ka deklaruar kreu i qeverise. Me tej ai argumentuar se te gjitha keto udhetime synojne bashkepunimin miqesor dhe te gjithanshem mes qeverise Shqiptare dhe vendeve te tjera. Sipas tij, nisma “Shqiperia 1 euro” ka marre nje jehone ne te gjithe planetin dhe do ti sherbeje ndertimit dhe ecjes se shpejte perpara e vendit.

    Korrieri

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Intervistė me kėshilltaren e kryeministrit pėr ekonominė, Suzana Guxholli

    Guxholli: “Shqipėria, njė euro”, taksat qė do tė ulen nga nisma

    Nisma “Shqipėria, njė euro” do tė prekė njė numėr tė madh taksash, tė cilat do tė ulen ose do tė ēohen drejt njė vlere simbolike. Kėshilltarja e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli, ka treguar dje nė njė intervistė pėr gazetėn “TemA” se vėnia nė jetė e kėsaj nisme do tė bėjė qė qeveria tė prekė shumė taksa, proces ky qė do tė bėhet konform marrėveshjeve qė ekzistojnė me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore. “Tendenca e shumė prej taksave dhe tarifave nė kėtė kuadėr ėshtė drejt uljes. Disa prej tyre do tė jenė pjesė e grupit “Njė Euro”, pra, me njė vlerė simbolike, disa do tė ulen mė tej. Si tė tilla, pra, taksat qė do tė ulen apo do tė kenė njė vlerė simbolike do tė jenė: taksa e qarkullimit tė automjeteve tė huaja, taksa pėr shėrbimet konsullore, taksat portuale tė kalimit me avion tė kufirit shtetėror, taksa e karbonit, taksa e rentės minerare etj. Do tė kthehen nė tarifa shėrbimi rreth 20 taksa nacionale, do tė rishikohen regjimet ekonomike doganore, struktura ligjore e zonave industriale dhe ato tė lira, taksat e lėndėve tė para etj”, - thotė Guxholli.

    A mendoni se “Shqipėria, 1 euro” vėrtet do tė mund tė tėrheqė biznesin e huaj, serioz, pasi ne jemi njė vend me imazh jo tė mirė nė kėtė aspekt?

    Imazhi i njė vendi ėshtė i rėndėsishėm pėr njė investitor, prandaj ndryshimi tij nė kėtė drejtim ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė qeverisė sonė. Pėr kėtė qėllim janė ndėrmarrė dhe po merren njė sėrė hapash nė shumė drejtime. Njė nga kėto ėshtė dhe nisma “Shqipėria, 1 Euro” e shpallur nga kryeministri pak ditė mė parė. Tėrheqja e vėmendjes sė investitorėve tė huaj dhe prezantimi i dėshirės dhe pėrkushtimit tė qeverisė pėr ta bėrė Shqipėrinė, e cila para viteve 1991i kishte tė ndaluara me Kushtetutė investimet e huaja, vatrėn mė mikpritėse tė investimeve tė huaja nė rajon.

    Duke synuar tė tėrheqė investime tė huaja dhe tė nxisė ato tė vendit, qeveria po prezanton reforma tė gjithanshme. Qėllimi i tyre mė i afėrt ėshtė pėrmirėsimi i imazhit tė Shqipėrisė nė botė e mė tej, krijimi i njė imazhi tė ri: tė njė Shqipėrie me ekonomi tė stabilizuar tregu, ku zbatohet ligji dhe rregulli, ku aferat korruptive janė njė histori e hidhur, e papėrsėritshme, ku biznesi i huaj apo i vendit ėshtė i mbrojtur, i garantuar, i stimuluar dhe respektuar, ku njeriu kontribuon me punėn e tij e shpėrblehet sipas saj nė mėnyrė tė ndershme, sipas ligjeve e rregullave transparente.

    Me kėtė nismė qeveria shqiptare bėn tė ditur botėrisht angazhimin dhe vendosmėrinė e saj pėr tė garantuar ligjet dhe rregullat e biznesit, si dhe zbatimin e tyre nė nivel kombėtar e ndėrkombėtar, duke siguruar njė klimė bashkėkohore biznesi e investimesh edhe nė Shqipėri, pėr tė konkuruar nė rajon, Evropė e pse jo nė botė, dhe pėr tė tėrhequr fluksin e investimeve tė ardhshme nė Shqipėrinė e uritur pėr to, ajo angazhohet nėpėrmjet kėsaj nisme tė lehtėsojė e mbrojė ēdo investim serioz prodhues tė huaj apo vendas. Tėrheqja e investitorėve tė huaj, ndikon dhe nė aspektin psikologjik, pra, nė dėrgimin e sinjaleve tė qarta tek investitorėt e mundshėm, qė nė Shqipėrinė qė qeveria po drejton, ka tashmė, jo vetėm njė kuadėr ligjor tė pėrmirėsuar e tė azhornuar nė nivel evropian, por dhe njė dėshirė, njė gatishmėri e njė ambient biznesi mikpritės tė nivelit tė lartė. Pjesėmarrja e qeverisė nė garantimin e klimės mė tė pėrshtatshme tė biznesit dhe nė hapjen e Shqipėrisė drejt eksperiencave dhe praktikave tė biznesit bashkėkohor, shprehet me tė ashtuquajturėn “atmosferė mikpritėse”, tė krijuar prej saj, tė mbrojtur prej saj. Kėtij qėllimi i shėrben nisma “Shqipėria, 1 Euro”, si pjesė e politikave e mjeteve nxitėse tė investimeve, zbatuar me sukses nė vendet e zhvilluara dhe ato nė zhvillim (p.sh. Irlandė, Spanjė, Portugali, Hungari, Ēeki, Slloveni, Sllovaki, Poloni etj.).

    Nė pėrbėrje tė kėsaj nisme, si elementė janė: paketa e nxitėsve apo avantazheve qė iu ofrohen investitorėve, sistemi i kritereve qė ata duhet tė plotėsojnė pėr t’u pėrfshirė nė kėtė nismė, institucionet e masat qė do tė garantojnė, zbatojnė e ndjekin ecurinė e investimeve. Sė bashku me masat e tjera, tė ndėrmarra nga qeveria, elementėt e kėsaj nisme iu lėnė tė kuptojnė investitorėve vendas e tė huaj se Shqipėria ka njė klimė biznesi shumė tė pėrshtatshme dhe njė atmosferė mikpritėse pune, tė garantuar. Kjo i bėn ata ta shohin vendin tonė si tėrheqės pėr investim e tė mendojnė pėr ta konkretizuar atė.

    Kanė filluar trokitjet nė dyert tona dhe janė shprehur interesa serioze pėr investime nga disa kompani tė huaja, tė mėdha. Edhe biznesi vendas po tregon interes aktiv nė investimet prodhuese. Sapo tė pėrfundohen elementėt e paketės sė kėsaj nisme, marrėveshjet pėrkatėse me kėto kompani do tė bėhen tė njohura.

    Ka gjithmonė njė moment tė parė, njė fillim, dhe ky ėshtė moment i pėrshtatshėm pėr tė ndjerė kthesėn e qėndrimit tė investitorėve prodhues, tė huaj e vendas ndaj Shqipėrisė sė harruar e tė neglizhuar prej tyre.

    Kur mund tė shohim paketat e para tė kėsaj nisme?

    Paketa e parė e kėsaj nisme do tė marrė jetė sė shpejti, nė mes tė shtatorit. Grupe pune po pėrgatisin listat e aseteve, shėrbimeve shtetėrore qė do tė konsiderohen nė pėrbėrje tė paketės sė nxitėsve tė investimeve apo avantazheve, siē mund tė quhen ndryshe. Kėtu do tė dallohen ato qė do tė ofrohen me vlerėn simbolike, njė euro, dhe ato qė do tė minimizohen. Po ashtu, po pėrgatitet sistemi i kritereve qė duhet tė plotėsojnė investitorėt pėr t’u kualifikuar si pėrfitues dhe tė drejtat e detyrimet e tyre nė rast mosplotėsimi kushtesh. Do tė ketė diferencime nė kritere sipas zonave dhe rajoneve tė investimit, llojit tė tij, rėndėsisė sė tij, pėr tė stimuluar zhvillim sa mė tė barabartė rajonal.

    Ē’masa do tė parashikojė kuadri ligjor nė funksion tė asaj qė korrupsioni tė mos e mbysė kėtė nismė?

    Nuk ka ndonjė kuadėr ligjor special pėr tė mbrojtur kėtė nismė. Ligjet nė fuqi po pėrmirėsohen pėr t’iu pėrgjigjur mė mirė kėtij zhvillimi nė fushėn e biznesit e investimeve, duke synuar reflektimin e situatave tė reja. Qeveria do tė forcojė punėn, kontrollin e vigjilencėn pėr zbatimin e ligjit si kudo edhe nė kėtė drejtim, duke luftuar korrupsionin me ēdo mjet e nė ēdo situatė. Transparenca nė tė gjitha hapat e procedurat qė lidhen me zbatimin e kėsaj nisme, do tė garantohet nė ēdo rast e me ēdo kusht.

    Si do tė funksionojė nė kohė kjo nismė pėr sa i pėrket kėrkesave pėr investim? Kush do tė pėrfitojė i pari prej saj?

    Interesi dhe kėrkesa pėr investim do tė kontrollohet me kriteret qė duhen plotėsuar pėrpara se tė aprovohet e tė pėrfitohet prej avantazheve tė saj. Kuptohet qė mė parė do tė jenė shpallur objektet e zonat, ku mund tė investohet. Nėse nė tė njėjtėn kohė do tė ketė mė shumė se njė kėrkesė, do tė konkurohet dhe do tė vlerėsohen propozimet sipas treguesve tė investimit tė paracaktuar tashmė.

    A do tė pėrshtatet pėr ta bėrė mė tė qenėsishme kėtė nismė paketa fiskale e vendit tonė?

    Edhe nxitėsit apo avantazhet fiskale zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė tėrėsinė e elementėve tė paketave tė nismės nė fjalė. Ata, krahas nxitėsve financiarė e tė tjerė, po rishikohen e po pėrshtaten nga Ministria e Financave. Tendenca e shumė prej taksave dhe tarifave nė kėtė kuadėr ėshtė drejt uljes. Disa prej tyre do tė jenė pjesė e grupit “Njė Euro”, pra, me njė vlerė simbolike, disa do tė ulen mė tej. Si tė tilla, pra, taksat qė do tė ulen apo do tė kenė njė vlerė simbolike do tė jenė: taksa e qarkullimit tė automjeteve tė huaja, taksa pėr shėrbimet konsullore, taksat portuale tė kalimit me avion tė kufirit shtetėror, taksa e karbonit, taksa e rentės minerare etj. Do tė kthehen nė tarifa shėrbimi rreth 20 taksa nacionale, do tė rishikohen regjimet ekonomike doganore, struktura ligjore e zonave industriale dhe ato tė lira, taksat e lėndėve tė para etj.

    Llogaritjet pėrfundimtare do tė shpallen sė shpejti. Efekti i vlerės sė tyre nė buxhet do tė korrigjohet me efektin e investimeve prodhuese nė ekonominė dhe jetėn e njė vendi, si punėsim mė i lartė, prezantim i profesioneve tė reja, aftėsim e kualifikim i mėtejshėm i burimeve njerėzore, rritje prodhimi, rritje eksporti etj., qė sė bashku pėrkthehen “pėrmirėsim i standardeve tė jetesės dhe imazh i ri pėr Shqipėrinė”.

    Konkretisht, si mund tė jenė lehtėsirat fiskale tė bizneseve qė do tė marrin toka apo troje me qira me 1 euro pėr veprimtari prodhuese?

    Trojet apo objektet qė do tė jepen si lehtėsi apo avantazh me vlerė simbolike 1 euro janė njė nga elementėt e rėndėsishėm tė paketės sė nismės e konkretisht, pjesė e grupit tė nxitėsve financiare. Ato do tė shoqėrohen me lehtėsira tė tjera fiskale e jofiskale, ca prej tė cilave u pėrmendėn mė sipėr. Kėtu mund tė shtohen procedurat e regjistrimit e tė fillimit tė biznesit, jo aq nga pikėpamja e vlerės, sesa nga ajo e kohės, pra, do tė shkurtohet nė minimum koha dhe burokracia. Programi “One stop shop” ėshtė nė linjė me kėtė nismė e qėllim, sepse lehtėson e thjeshtėson procedurat e shėrbimeve.

    A do tė kėrkohet njė marrėveshje me FMN-nė pėr kėtė gjė, pasi ajo nuk e lejon kėtė?

    Pėr ata elementė qė lidhen me marrėveshjet qė ka qeveria jonė me FMN-nė apo Bankėn Botėrore, patjetėr qė do tė diskutohet e negociohet konform rregullave nė fuqi.

    Kur mund tė nisė tė jetėsohet kjo nismė, domethėnė, kur pritet qė njė biznes tė marrė njė objekt dhe tė investojė?

    Sa mė parė. Deri nė mes tė shtatorit do tė kemi pėrfunduar elementėt kryesorė tė saj e fillon menjėherė jetėsimi i nismės. Ndėrkohė, nuk do t`i lėmė tė presin investitorėt qė do tė paraqesin interes e kėrkesė mė parė, duke i informuar dhe ndjekur hap pas hapi nė zbatim tė procedurave pėrkatėse qė mund tė fillohen paraprakisht, kur nuk prekin pjesėn e vendimeve tė pafinalizuara akoma.

    Nisma do tė kėrkojė patjetėr edhe njė krah pune tė kualifikuar, pasi investimet do tė sjellin edhe teknologji, dhe ne nuk e kemi. A ka ndonjė plan se ē’mund tė bėhet pėr kėtė?

    Investimi i huaj sjell me vete njohurinė e re dhe format e reja tė manaxhimit e drejtimit. Burimet njerėzore shqiptare, qė nuk do tė kenė nivelin qė pritet prej tyre, do tė kualifikohen e trajnohen me fonde ndihme nga shteti. Kėto janė elementė tė paketės “Shqipėria, 1 Euro”.

    Kjo nismė mund tė shėrbejė pėr ta bėrė Shqipėrinė njė vend ku sundon konkurrenca, por edhe njė vend ku vetėm konkurrencė nuk ka; ē’masa ligjore do tė merren qė tė garantohet konkurrenca, duke qenė se ėshtė edhe kusht i MSA-sė?

    Njė nga rrjedhojat e menjėhershme tė jetėsimit tė kėsaj nisme ėshtė forcimi i konkurrencės dhe mbrojtja e konsumatorit. Investimi i huaj prodhues apo i vendit, i standardeve tė larta ndėrkombėtare, sjell natyralisht njė konkurrencė tė madhe nė treg. Mallrat e prodhuara me teknologji tė pėrparuar, sipas standardeve ndėrkombėtare, tė certifikuara, me kosto mė tė ulėt, prezantojnė e forcojnė konkurrencėn e munguar nė tregun shqiptar dhe luftojnė monopolet qė mbajnė ēmime tė larta, me inflacion artificial, tė pabazuar nė cilėsinė e dobinė reale tė mallit apo shėrbimit; bilé dhe mė tej, nxjerrin Shqipėrinė nė tregun ndėrkombėtar me mallrat e prodhuara nė tė. Autoritetet kontrolluese e drejtuese pėrkatėse si p.sh. ai i konkurrencės, i standarteve etj., do tė luajnė njė rol mė tė rėndėsishėm e drejtpėrdrejtė nė sigurimin e njė konkurrence tė ndershme. Ajo qė duhet forcuar e institucionalizuar mė tej ėshtė mbrojtja e konsumatorit. Si pjesė e strategjisė dhe reformave qė po ndėrmerr qeveria, ėshtė nė proces njė program pėr mbrojtjen e konsumatorit.

    Pra, nisma e qeverisė shqiptare “Shqipėria, 1 Euro” ėshtė rruga drejt rritjes ekonomike, rritjes sė punėsimit, pėrmirėsimit tė strukturės profesionale dhe njohurive nė manaxhim e biznes, rritjes sė mirėqenies, ėshtė rruga drejt hapjes sė plotė tė Shqipėrisė si mė e mira, mė e lira, mė e begata, ėshtė rruga drejt zhvillimit, drejt Evropės.

    Bisedoi: Adi Shkėmbi

  10. #40
    Zonat e lira ekonomike ne Maqedoni.

    http://samvak.tripod.com/nm078.html

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •