
Postuar mė parė nga
Humdinger
Njė biznesmen amerikan denoncon skemėn Shqipėria 1 euro
Agim Blloshmi
ELBASAN
- Investitorėt e huaj qė kanė ardhur pėr tė pėrfituar nga skema Shqipėria 1 euro kanė hasur nė korrupsionin dhe burokracinė e shtetit shqiptar. Njė shqiptaro-amerikan, Ruzhdi Gurra, ish-oficer i Forcave Amerikane nė Kosovė gjatė luftės kosovare, deklaron: Pasi dėgjova termin Shqipėria 1 EURO, vendosa tė bėj diēka tė mirė dhe problemi mė emergjent nė Shqipėri ėshtė energjia. Bėra projektet e njė mini-HEC-i nė Dragostunjė dhe mendova tė investoj, por jam pėrballur me njė milion procedura burokratike dhe nuk di se si tė veproj. Na thonė se do tė dalė njė ligj tjetėr. Atėherė kėta le tė thonė se nxjerrin ligje vetėm sipas interesave tė tyre.
Administratori Ismail Leka, i cili ka investuar tė paktėn 300 mijė euro pėr ndėrtimin e njė minihidrocentrali nė fshatin Dardhė tė Komunės sė Hotolishtit nė rrethin e Librazhdit, ku ka pėrfunduar tė gjitha fazat pėrveē ndėrtimit tė nėnstacionit, fajėson strukturat mė tė larta tė shtetit shqiptar pėr bllokimin e investimeve private nė fushėn e industrisė energjetike. Edhe biznesmenė tė tjerė pretendojnė se nė vend tė krijimit tė lehtėsirave qė shteti duhet tė krijojė nė kėtė aspekt, po ndodh krejt e kundėrta. Ndėrsa Imer Lila, njė tjetėr biznesmen, thotė pėr gazetėn Albania: Ne nuk e kuptojmė se pėrse vonohen procedurat dhe pėrse sorollatemi. Kujt i intereson kjo vonesė? Ne rriskojmė dhe nė fund nuk marrim asgjė. Sipas tyre, nėse shteti do tia linte privatit kėto minihidrocentrale, atėherė do tė ishte zgjidhur problemi i energjisė pėr njė pjesė tė mirė tė kėsaj zone. Por, nė momentin qė ata nisin procedurat dhe kėrkesėn pėr ti marrė ato me koncesion, nisin edhe burokracitė, peripecitė dhe sorollatjet, duke bėrė qė kėta biznesmenė tė tėrhiqen. Janė ndėrtuar njė numėr jo i vogėl minihidrocentralesh nė Librazhd, qė nė kohėn e ish-diktaturės, ku rekordin e mbajnė rrethi i Dibrės, me shtatė minihidrocentrale tė vogla dhe mbas kėsaj vjen Librazhdi, me gjashtė. Vitet e fundit, krahas minihidrocentraleve ekzistuese, ka filluar puna pėr ndėrtimin e tė paktėn 10 tė tjerave, ndėrsa janė nė proces dhe disa kėrkesa tė tjera nga biznesmenė tė ndryshėm. Rrethi i Librazhdit trashėgon nga sistemi komunist gjashtė minihidrocentrale, pėrkatėsisht atė tė Lunikut, Orenjės, Xhyrės, Funarėsit, Stravajt dhe atė tė Qarrishtės. Kėta dy tė fundit janė jashtė funksionit, kurse tė tjerėt janė rehabilituar pjesėrisht nga biznesmenė vendas edhe tė huaj (italianė) siē ėshtė ai i Funarėsit. Pra ato qė janė riaktivizuar nuk punojnė me kapacitetin maksimal, pėr shkak tė amortizimit tė aparaturave, si dhe sasisė sė ujit qė vete nė turbina. Kėto hidrocentrale kėrkojnė domosdoshmėrisht ndėrhyrje dhe rikonstruksion tė tyre. Duke qenė se buxheti i shtetit nuk e pėrballon dot njė investim tė tillė, atėherė kanė dalė garant biznesmenėt pėr ti marrė me koncesion. Por edhe kėta tė fundit janė pėrballur me vėshtirėsi me institucionet shtetėrore. Megjithėse interesi i biznesmenėve nuk ka munguar, minihidrocentralet e Librazhdit po dalin jashtė funksionit, pėr shkak se askush nuk ka vėnė dorė nė to.
Prodhimi nė total i kėtyre minihidrocentraleve ėshtė rreth 150 mijė KW pėr orė. Sipas specialistėve, nėse do tė shfrytėzohej kapaciteti maksimal i mundshėm, prodhimi i tyre mund tė jetė dyfishi i atij aktual. Njė nga mė tė rėndėsishmit e kėtyre minihidrocentraleve ėshtė ai i Xhyrės, qė ėshtė dhėnė nė pėrdorim. Por edhe nga kjo vepėr energjetike nuk merret maksimumi, sepse nė tė nuk ėshtė lejuar tė investohet pėr dyfishimin e kapacitetit prodhues. Madje, kėto minihidrocentrale punojnė vetėm kur ėshtė nė punė rrjeti kryesor. Gjatė krizės sė madhe tė fundvitit tė shkuar, kur Xhyra u shkėput nga sistemi, ajo siguroi energji pa ndėrprerje pėr 800-1200 familje, ku vetėm nė krizėn e vitit tė kaluar furnizoi disa fshatra si atė tė Xhyrės, Dragostunjės, Hotlishtit e Dardhės. Gjithashtu edhe minihidrocentralet e tjera furnizojnė vetėm fshatrat pėrreth me nga shumė pak familje.
Sipas specialistėve tė KESH-it, kėto HEC-e nuk zgjidhin kėrkesat e popullsisė dhe nuk mundet tė punojnė fare nė rastin e njė shkėputjeje totale tė energjisė elektrike. Sepse punojnė sė bashku tė lidhura me rrjetin. Nė rrethin e Librazhdit, kryesisht nė luginėn e Shkumbinit, por edhe tė Qarrishtės, Stėblevės, Polisit, Bushtricės e lumit tė Gostimės, janė me dhjetėra kėrkesa, ku njė pjesė duhej tė fillonte transmetimin e energjisė elektrike sorollaten pa asnjė kuptim, duke u thėnė qė do tė dalė njė ligj i ri.
Nėse nuk do tė ekzistonin burokracitė dhe neglizhenca e strukturave pėrkatėse, mbase problemi i energjisė elektrike nuk do tė kishte tė paktėn kėto pėrmasa. Zona e Librazhdit trashėgon njė sistem tė mirė minihidrocentralesh. Nėse do tė menaxhoheshin mirė dhe do tė vihej dorė nė to, atėherė njė pjesė e mirė e zonės lindore do ta zgjidhte njėherė e mirė problemin e energjisė elektrike nė sezonin e dimrit. Por, me gjithė krizėn, shteti nuk u jep prioritet biznesmenėve tė interesuar. Kėta tė fundit ankohen se sorollaten derė mė derė tė institucioneve, nė tentativė pėr ti marrė ato me koncesion, por sėrish nuk ia kanė arritur. Pasuritė hidrike nė zonėn e Librazhdit janė tė shumta, por ato nuk shfrytėzohen. Tė gjithė kėta biznesmenė kanė harxhuar kush mė shumė e kush mė pak me miliona euro dhe asnjė lloj zgjidhje.
Vetėm hidrocentrali Egnatia, i cili ka filluar qė nė muajin mars tė vitit tė kaluar e duhej tė pėrfundonte nė fund tė muajit nėntor 2006, e ka fuqinė e energjisė pėr rrethet Librazhd dhe Elbasan 5 mega. Por Egnatia nuk mundet tė transmetojė sepse qeveria e tanishme nuk i ka nėnshkruar kontratėn koncesionare. Ky, sipas Ismail Lekės, administrator i shoqėrisė, ėshtė hidrocentrali mė i madh mbas atij tė Lanabregasit. Sot i gjithė qarku i Elbasanit ėshtė pėrballur me mbi shtatė orė ndėrprerje tė energjisė. Paradite 10:00-14:00 dhe mbasdite 17:30-20:30 dhe nė fshat, akoma mė tepėr, deri nė dhjetė orė ndėrprerje.
15 Dhjetor 2006
Krijoni Kontakt