Aseti mė i vlefshėm i yni, qėndrueshmėria makroekonomike
Nga Ritvan Bode*
Sė pari, do tė doja tė shprehja falėnderimet dhe mirėnjohjen pėr organizatorėt e kėsaj konference, e cila nė mėnyrė periodike do tė sjellė nė qendėr tė vėmendjes dhe interesit tė investitorėve rajonalė e mė gjerė, vendin tonė, mundėsitė ekonomike qė ofron Shqipėria pėr biznes. Kjo pėr ne ėshtė njė gjė shumė e ēmuar.
Qysh nė fillim, do tė doja tė nėnvizoja se, mbėshtetja dhe nxitja e nismave pėr investime direkte nė ekonomi pėrbėn njė pėrparėsi dhe angazhim tė vazhdueshėm tė qeverisė sonė. Kjo pėrbėn instrumentin e privilegjuar tė politikave tė qeverisė pėr pėrmirėsimin e produktivitetit, rritjes me ritme tė larta tė ekonomisė dhe zėnies sė plotė me punė tė qytetarėve.
Pėr kėtė arsye, rishikimi i kuadrit fiskal, i politikave dhe tėrėsisė sė rregullave fiskale ishte njėri prej drejtimeve kryesore ku u pėrqendrua qeveria qė nė fillimet e mandatit tė saj. Krijimi i njė ambienti ligjor qė garanton dhe nxit konkurrueshmėrinė nė tregun e brendshėm, qė tenton avantazhe nė konkurrencėn rajonale e mė gjerė dhe qė stimulon tėrheqjen e kapitaleve tė huaja, nuk ėshtė gjithmonė i lehtė dhe nė tėrėsi pėrbėn njė orientim pėr ēdo qeveri nė tė gjitha vendet.
Nė tė vėrtetė, privilegjimi i programeve nxitėse pėr investimet e huaja direkte nė ekonomi, nuk niset thjesht nga preferenca programore politike tė qeverisė sonė dhe as nga interesi i njėanshėm i saj pėr tė zgjidhur njė problem qė persiston prej kohėsh nė ekonominė e vendit. Shpallja e njėpasnjėshme e disa nismave ekonomike e fiskale, qė nga paketa fiskale e vitit tė kaluar deri tek “Shqipėria, 1 Euro”, synon tė shndėrrojė nė realitet tė gjitha ato mundėsi qė ofron ekonomia shqiptare nė interes tė kapitaleve dhe investimit tė tyre.
Njėri prej aseteve mė tė ēmuara tė avantazheve qė ofron ekonomia shqiptare nė kėtė periudhė tranzicioni ėshtė arritja e njė ekuilibri tė qėndrueshėm makroekonomik. Pėrgjatė gjithė kėtij tranzicioni tė vėshtirė nga vendi mė i centralizuar dhe mė i kontrolluar nė bllokun lindor, drejt njė vendi me ekonomi tregu tė bazuar mbi nismėn private dhe konkurrencėn e lirė, ekonomia shqiptare ėshtė karakterizuar nga njė rritje e lartė ekonomike, mė e larta nė rajon dhe prej vitesh kjo rritje ėshtė fiksuar nė 6% tė PBB-sė. Inflacioni tepėr i lartė nė fillimet e tranzicionit ka vite qė nuk kalon intervalin 2-3%, kursi i kėmbimit edhe pse pėrcaktohet nė lojėn e lirė tė tregut, luhatet nė tė njėjtat vlera me 10 vite tė shkuara. Niveli i borxhit publik pėr vitin nė vijim ėshtė mė pak se 3.5% dhe ai i brendshėm nėn 2.5% tė PBB dhe me tendencė ulje tė pėrvitėshme sipas programit qė kemi me FMN. Ruajtja e qėndrueshmėrisė sė treguesit makroekonomik dhe stabilitetit financiar mbetet njė objektiv konstant i qeverisė sonė. Pėrkundrazi, pėrmirėsimi i nivelit tė ekulibrit ekzistues drejt njė rritjeje mė tė madhe ekonomike, njė niveli mė tė lartė tė zėnies me punė, si dhe pėrmirėsimi i rendimentit tė nxjerrjes sė tė ardhurave dhe i lidhur me tė, pėrmirėsimi thelbėsor nė shėrbimet publike tė ofruara, nė radhė tė parė infrastruktura, shkollimi dhe shėndeti publik, pėrbėjnė angazhimet kryesore tė qeverisė.
Avantazhet dhe mundėsitė e mėdha qė ofron vendi ynė, tė cilat kanė nevojė tė shqyrtohen dhe rentabilizohen nga kapitali nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė dhe pasurive kombėtare, tashmė janė vendosur nė njė perspektivė tė qartė evropiane dhe euroatlantike, ku vendi ynė ėshtė zyrtarisht kandidat serioz dhe i vendosur.
Nga ana tjeter, tranzicioni shqiptar nė vitet e fundit ėshtė pėrballur me sfida tė tjera qė kanė tė bėjnė me standardet dhe praktikat e qeverisjeve. Niveli i pėrhapur dhe nė rritje i korrupsionit, shkalla e ulėt e zbatimit tė ligjit dhe njė ekonomi informale e lartė qė ka ēuar nė deformime tė thella tė lojės sė konkurrencės nė treg, u evidentuan nga opinioni publik dhe partnerėt ndėrkombėtarė si problematika kryesore qė duhen zgjidhur pėr tė sjellė nė vėmendje tė interesit tė kapitaleve mundėsitė qė ofron ekonomia shqiptare.
Pikėrisht, adresimi dhe zgjidhja e problematikės sė mėsipėrme pėrcaktuan dukshėm axhendėn tonė tė punės nė fushėn ekonomike e financiare. Na duhet tė zgjidhim njėherazi edhe pamjaftueshmėrinė kronike tė arkėtimit tė tė ardhurave nė buxhet (vendi me nivelin mė tė ulėt tė tė ardhurave fiskale nė rajon pėr tė njėjtin nivel taksash) krahas uljes sė ngarkesės fiskale dhe pėrdorimit tė nxitėsave fiskalė; edhe tė derregullojmė shtetin nė morinė e licencave, patentave, centralizimeve, arbitrariteteve e burokracive tė shumta e tė tepruara, krahas me vendosjen e ligjit, rivendosjen e regullave tė konkurrencės, eliminimin e monopoleve tė ligjshme e tė paligjshme, formalizimin e ekonomisė nė tėrėsi.
Informaliteti i pėrhapur i ekonomisė ėshtė i lidhur para sė gjithash me nivelin e ulėt tė zbatimit tė ligjit dhe korrupsionit tė pėrhapur nė administratė, nė radhė tė parė niveleve tė larta tė qeverisjes e pushtetit pėr tė favorizuar pozita dominuese nė treg apo mospagim tė njėjtė tė taksave. Sigurisht qė faktorė tė tjerė, si niveli mė i lartė i taksave, abuziviteti dhe arbitrariteti administrativ, mungesa nė regjistrimin civil tė popullatės apo titujve tė pronėsisė kanė favorizuar kėtė fenomen. Njė situatė e tillė nuk mund tė inkurajojė investitorė tė huaj apo vendas dhe dominimi mbi tė pėrbėn njė domosdoshmėri pėr krijimin e njė ambienti atraktiv pėr investimet.
Nė harkun e njė viti, ne mundėsuam tė regjistrojmė 15 mijė biznese tė paregjistruar deri mė sot, tė arkėtojmė rreth 160 milionė USD taksa mė shumė, krahas dhėnies sė mė se 200 milionė USD favoreve fiskale si ulje taksash. Numri i krahėve tė punės, tė pėrfshirė nė skemėn e kontributeve shoqėrore, ėshtė rritur me afro 100 mijė, ndėrkohė qė janė nė procedurė regjistrimi edhe 13 mijė biznese dhe disa dhjetėra mijė tė punėsuar tė paregjistruar. Njė buxhet suplementar qė u miratua nė korrik tė kėtij viti ishte dėshmi e rritjes sė performancės fiskale, bazuar pikėrisht nė uljen e informalitetit ekonomik dhe evazionit fiskal.
Megjithė rezultatet e arritura, dominimi mbi informalitetin dhe abuzivitetin korruptiv mbetet njė sfidė e hapur. Ulja e ngarkesės fiskale, forcimi i konsistencės sė kuadrit ligjor, ndėrmarrja e njė forme liberalizuese e derregulluese, heqja e barrierave administrative dhe pėrmirėsime thelbėsore nė administrim etj., janė aspekte tė programit tė ndėrmarrė nga qeveria, i cili do tė njohė intensifikim tė mėtejshėm nė muajt qė vijnė dhe qė synon njė treg tė sigurt, njėlloj konkurrues dhe transparent pėr tė gjithė.
Ēėshtjet e debatuara pėrgjatė kėtij takimi e bėjnė tė qartė se pengesat e investimeve nė ekonominė tonė nuk kanė tė bėjnė dhe nuk mund tė zgjidhen thjesht vetėm me nxitėsat fiskalė, por janė mė komplekse se kaq. Por pavarėsisht kėtij kompleksiteti tė gjithė jemi dakord se pėrdorimi i instrumentave fiskalė qė nxisin njė raport mė tė favorshėm pėr interesin privat midis kostos dhe efikasitetit, nė kushtet e njė ambienti makroekonomik nė njė ekuilibėr tė favorshėm dhe tė qėndrueshėm, favorizojnė dhe nxisin klimėn investuese nė ekonomi.
Nė kėtė kuadėr, nė harkun e njė viti janė ndėrmarrė tri paketa ndryshimesh ligjore, tė cilat kanė patur pėr qėllim uljen e taksave. Tri uljet e njėpasnjėshme tė ngarkesės fiskale i janė referuar taksave tė drejtpėrdrejta dhe kanė patur pėr objekt lehtėsimin dhe favorizimin e nismave investuese nė vend. Ato kanė patur njė karakter tė pėrgjithshėm, pra, prej tyre kanė pėrfituar tė gjithė dhe nuk janė lidhur as me natyrėn e biznesit dhe as me origjinėn e kapitaleve. Uljet e nivelit tė taksave dhe tatimeve janė bėrė krahas dhe bilé tė kushtėzuara nga rritja e performancės fiskale. Sipas programit qė kemi me FMN, pėr tė vijuar zbutjen e ngarkesės fiskale, duke ruajtur dhe konsoliduar stabilitetin makroekonomik dhe duke mbėshtetur prioritetet e qeverisė nė fushėn e investimeve publike, do tė jetė e domosdoshme njė rritje e mėtejshme e performancės fiskale pėrkundėr evazionit dhe informalitetit ekonomik.
Nė harkun e njė viti qeverisės, veē pėrgjysmimit tė taksave pėr biznesin e vogėl, kemi ulur taksėn korporative (tatimin mbi fitimin) me 15%, tatimin mbi tė ardhurat personale dhe tatimin mbi dividentin. Tashmė, tė trija taksat janė nė nivelin 20% (tatimi mbi tė ardhurat personale ka disa pėrshkallėzime poshtė kėtij niveli).
Njė taksė e konsideruar e lartė dhe burim informaliteti nė tregun e punės ishte kontributi i sigurimeve shoqėrore (taksa e punės). Nga 1 korriku i vitit nė vijim, niveli i kontributit tė bizneseve (kompanive) nė kėtė taksė u ul nga 29% nė 20%. Krahas saj, po nga kjo datė hiqen tė gjitha taskat doganore pėr makineritė dhe pajisjet investuese si dhe lėndėn e parė pėr tė gjitha linjat e reja tė investimeve dhe shtyhet afati i pagimit tė detyrimeve tė TVSH-sė pėr to kundrejt realizimit tė prodhimeve. Nga 1 nėntori njė sėrė importesh tė tjera pėsojnė ulje ose bėhen zero, nė kuadrin e marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Vlera e pėrgjithshme e pėrfitimeve fiskale nė favor tė biznesit nė harkun e njė viti qeverisjeje i kalon 250 milionė eurot dhe ėshtė pothuaj nė tė njėjtin nivel me FDI tė kėtij viti.
Objektivi i afėrt i qeverisė ėshtė qė tė mundėsojė implementimin e njė takse tė sheshtė dhe tė thjeshtėsojė mė tej sistemin tonė fiskal. Ideja e taksės sė sheshtė (Flate Tax), veē nevojės pėr tė thjeshtėsuar administrimin e sistemit fiskal dhe eliminimin e arbitrazhit tė mundshėm midis taksės korporative (tatim fitimi), tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi tė ardhurat, synon qė krahas me to tė ulen gradualisht tė gjitha taksat e tjera nė interes tė kompanive. Pra, taksa tė sheshta dhe me njė tendencė ulje tė pėrvitshme me nga njė pikė pėrqindje pėr tė krijuar njė ambient fiskal mė atraktiv pėr FDI.
Pėrkushtimi i qeverisė pėr tė tentuar zgjidhjen e gjithė problematikės sė vendit (punėsim, ulje varfėrie) pėrmes zhvillimit tė ekonomisė dhe nismės private ėshtė pasqyruar edhe nė strukturėn e shpenzimeve publike. Tri janė prioritetet kryesore sa i takon shpenzimeve publike: pėrmirėsimi rrėnjėsor i infrastrukturės, zhvillimi i arsimit dhe rritja e kujdesit shėndetėsor publik.
Vetėm gjatė vitit nė vijim investimet publike gjithsej u rritėn me 55% nė krahasim me njė vit mė parė dhe investimet nė infrastrukturė u dyfishuan. Tėrėsisht shtesa e tė ardhurave fiskale tė 6-mujorit tė parė prej 130 milionė USD u destinuan pėr investimet publike. Nė vitin 2007-tė ato arrijnė nė 6.7% tė PBB nga rreth 4% qė kanė qenė dhe zenė 25% tė buxhetit gjithsej nga 15-17 qė kanė qenė. Pėrmirėsimi cilėsor i infrastrukturės rrugore dhe shėrbimeve sigurisht qė do tė ulė koston e biznesit dhe pėrbėn njė stimul me spektėr tė pėrgjithshėm pėr ta. Kėto ritme do tė vazhdojnė tė ruhen edhe nė vitet e ardhshme.
Shpenzimet pėr arsimin dhe shėndetin publik po ashtu kanė pėsuar rrritje mė tė madhe. Vendi ynė me njė popullsi tė re nė moshė, me njė kosto tė ulėt tė punės sė gjallė, ka nevojė tė pėrmirėsojė shkollimin, sidomos atė profesional dhe kujdesin shėndetėsor, pėr tė siguruar njė treg konkurrues pune nė tė gjitha planet. Nė kėtė kuadėr, sė bashku edhe me donatorė ndėrkombėtarė ėshtė ndėrmarė njė reformė e thellė arsimore, e cila nė vijim do tė pėrfshijė edhe shėndetėsinė.
Vijimi i reformave nė fushėn e ekonomisė e financave do tė krijojė mundėsi tė tjera edhe mė tė mėdha pėr rritjen e interesit tė investitorėve tė huaj dhe vendas. Privatizimi i ndėrmarrjeve tė mėdha strategjike do tė jetė njė mundėsi tjetėr pėr tė shtuar kėtė prezencė. Tregu finanaciar ende i pazhvilluar ėshtė njė fushė tjetėr me interes. Pas privatizimit tėrėsor tė sektorit bankar, Ministria e Financave do tė ofrojė nė treg kompaninė e madhe shtetėrore tė sigurimeve INSIG, njė kompani qė operon nė tregun e sigurimeve nė Shqipėri, Maqedoni dhe Kosovė.
Tė nderuar pjesėmarrės!
Duke qenė tė vetėdijshėm pėr kompleksitetin e problematikės dhe sfidave qė duhet tė zgjidhim e pėrballojmė nė kuadėr tė plotėsimit tė ambicies sonė, pėr ta bėrė Shqipėrinė vendin mė tėrheqės pėr investimet nė rajon, e cila tashmė, thuajse ėshtė shndėrruar nė njė aspiratė kombėtare, ne ju garantojmė se angazhimi dhe pėrpjekjet e qeverisė do tė jenė tė pandėrprera. Prezenca juaj e nderuar nė kėtė konferencė ėshtė njė inkurajim pėr ne, por edhe sinjal simbolik se ne kemi bėrė zgjedhjen e duhur. Ju faleminderit!
*Fjala e mbajtur nė tryezėn e organizuar nga “The Economist”
Krijoni Kontakt