Kryeministri tha se taksa qė do t’u vihet bizneseve nė kuadėr tė kėsaj nisme do tė jetė mė e ulėta nė Evropė
Berisha: Nisma 1 euro, jo nė tokė private, ka 100 ha tokė tė refuzuar
N.Perndoj
TIRANĖ-Kryeministri Sali Berisha ka bėrė me dije dje gjatė njė takimi tė zhvilluar me pedagogė tė Fakultetit tė Ekonomikut se, qeveria qė ai drejton, krahas objektivave tė tjerė, do tė ketė si synim edhe vendosjen e njė takse tė sheshtė pėr bizneset, me vlerėn mė tė ulėt nė Evropė. “Objektivi ynė ėshtė njė; taksė e sheshtė me e ulėta nė kontinent. Nuk mund ta realizojmė kėtė brenda disa muajve apo njė viti, sepse kjo ėshtė provė. Me FMN-nė, vazhdon marrėveshja. Ky ėshtė njė institucion i mrekullueshėm pėr shkak se bėn gardianin nė stabilitetin makroekonomik dhe kjo ėshtė njė gjė shumė fondamentale. Tė gjithė biem dakord me ketė. FMN ka njė objektiv madhor, stabilitetin makroekonomik tė njė vendi. Pa kėtė, tė gjitha tė tjerat shemben. Ndėrtesa bie. Megjithatė, nė kėtė mėnyrė siē kemi ecur kėtė vit ne do tė ecim deri sa tė realizojmė kėtė objektiv ambicioz tonin”,- tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shtoi se, ky objektiv do tė jetė njė test pėr qeverinė. “Ky ėshtė vendim i pandryshueshėm dhe kjo ėshtė njė prove e fortė, njė test shumė i fortė pėr qeverinė”,- tha ai. Sa i pėrket nismės “Shqipėria 1 euro”, Berisha tha se do t’u ofrohen investitorėve troje publike dhe lehtėsira tė tjera me njė euro. “Po hartohet njė listė e tėrė shėrbimesh tė cilat do t’u ofrohen investitorėve me njė euro. Toka, jo vetėm pėr sipėrmarrje, por edhe pėr shfrytėzim pėr qėllime tė ndryshme, do tė ofrohet me njė euro. Unė ju informoj se sot nė Shqipėri janė mbi 100 mijė hektar tokė tė refuzuara. Nuk ka tokė mė tė mirė se toka shqiptare nga pikėpamja e cilėsive”,- tha ai. Duke folur gjerėsisht pėr kėtė nisėm, Berisha premtoi se do tė ngrihen parqe industriale. “Kur them kontrata njė euro, para sė gjithash ėshtė territori i parqeve industriale dhe pastaj kudo qė tė jetė e mundur. Parqet industriale do tė jenė tė garantuar nė Shkodėr, Tiranė, Durrės, Fier, Vlorė, Elbasan tani pėr tani. Kėtu do tė ngrihen parqe industriale, qė do tė thotė se ajo tokė publike apo e kompensuar me vlerė tregu privatit, do tė jetė disponibėl pėr investime. Nė kėto zona investitori do ta ketė tė garantuar truallin me njė euro. Sė dyti, ndodh qė investitori do tė krijojė plantacione tė ndryshme. Nė rast se toka ėshtė e refuzuar - dhe e them edhe njė herė janė 100 mijė hektarė tokė -, do t`i jepet me njė euro”,- tha ai. Berisha saktėsoi se nuk bėhet fjalė pėr toka qė janė pronė private. Kryeministri theksoi konkretisht se ka njė studim, qė nuk ėshtė botuar ende nga MC. Kenzi. “Nė kėtė studim, kjo kompani ndėr mė seriozet, mendon se zona Tiranė-Durrės mund tė shndėrrohet nė zonėn e rritjes mė tė shpejtė ekonomike nė Evropė dhe ajo rendit tė gjithė faktorėt, portin, aeroportin, rrugėt, etj. Pra, do tė operohet edhe nė kėtė mėnyrė”,- shtoi ai. Nė takimin e djeshėm, Berisha paralajmėroi edhe ndryshime tė mėdha tė procedurave burokratike pėr tė ngritur njė biznes. Kryeministri konfirmoi gjithashtu se ėshtė hartuar edhe njė projekt i ri pėr koncesionet.
Shekulli
Krijoni Kontakt