Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 171
  1. #161
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    deshtoi kjo nisem !!! sa per ato takimet e dime qe jane vetem propagande !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #162
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Mbėrrin investimi i parė me 1 euro


    Pas mė shumė se 1 viti e gjysmė nga shpallja e nismės del dhe projekti i parė

    Mė shumė se 1 vit e gjysmė pas lanēimit tė nismės sė Kryeministrit Berisha, "Shqipėria 1 euro", qeveria po bėhet gati tė miratojė projektin e parė tė kėsaj nisme. Kreu i qeverisė ka pritur nė zyrėn e tij presidentin e kompanisė "Al-Celik Vega sh.a.", i cili ka prezantuar projektin pėr ndėrtimin e njė uzine tė madhe pėr pėrpunimin e metalit nė Shqipėri, njė investim ky qė kap shifrėn 50 milionė euro. Kryeministri e garantoi presidentin e "Al-Celik Vega sh.a." se ky investim do tė gjejė mbėshtetjen e plotė tė qeverisė shqiptare, duke pėrfituar nga tė gjitha lehtėsirat e premtuara e tė parashikuara nė reformat e qeverisė, pėrfshirė edhe nismėn "Shqipėria 1 euro". Nėse ky projekt do tė miratohet, atėherė ai do tė mbahet mend si i pari i nismės "Shqipėria 1 euro". Kryeministri siguroi gjithashtu lehtėsirat fiskale qė parashikon ligji nė lidhje me importin e makinerive dhe rimbursimin e TVSH-sė. Nė fund tė takimit, Kryeministri Berisha pėrgėzoi iniciativėn e kėsaj kompanie shqiptare, e cila po e kurorėzon punėn e saj disavjeēare nė eksportin e hekurit me kėtė investim tė pėrpunimit (petėzimit) tė hekurit nė vend, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi mė tepėr se biznesi shqiptar po maturohet gjithnjė e mė shumė. Nė fakt, qeveria shqiptare pati njoftuar se investimi i parė qė do tė pėrfitonte nga nisma "Shqipėria 1 euro" do tė ishte termocentrali ekzistues i Fierit. Madje qeveria zhvilloi para disa muajsh edhe tenderin pėr kėtė objekt, nė tė cilin pati vetėm njė ofertė nga shoqėria greke, "Kolizopulos", e cila ofroi tė prodhonte energji dhe t‘ia shiste atė KESH-it me njė ēmim prej 93 eurosh pėr megavat, ose gati 20 pėr qind mė tė lartė nga ēmimet aktuale stratosferike tė importit. Rezultati i tenderit ende nuk ėshtė bėrė publik.

    "Shqipėria 1 euro"

    Pak kohė pasi Kryeministri Berisha kishte shpallur plot pompozitet nismėn nė fjalė, kureshtarė gazetarėt nxituan tė merrnin pėr kėtė projekt edhe mendimin e ndėrkombėtarėve. Istvan Szekely, ish-shefi i misionit tė Fondit Monetar pėr Shqipėrinė, pyetjes se ēfarė mendonte pėr nismėn "Shqipėria 1 euro" i dha njė pėrgjigje sarkastike, nė atė kohė ndoshta dhe enigmatike. "Djalli fshihet nė detaje", tha Szekely. Dhe mė pas shtoi: "Ėshtė njė fjalė e urtė gjermane", Sot, mė shumė se 1 vit mė vonė, djalli vazhdon tė qėndrojė nė detaje dhe kjo ēėshtje nuk dihet mirė se si shkon. Vetė tė ngarkuarit e Kryeministrit pėr tė drejtuar hartimin e modaliteteve tė "Shqipėria 1 euro", deklarojnė se projekti po shkon nė drejtimin e duhur, por veē kėsaj, asgjė konkrete. Burime pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, bėjnė tė ditur se paketa "e pėrfunduar" nga qeveria shqiptare nuk gėzon njė mbėshtetje veēanėrisht optimiste nga vetė ministri. Qeveria nuk ka llogaritur njė faturė financiare pėr kėtė paketė, pasi tė vetmet kosto qė figurojnė tė jenė marrė parasysh, janė ato tė detyrimeve financiare tė disa subjekteve, kryesisht fason, tė cilave, sipas gjasave, nuk do t‘u ripėrtėrihet qiraja, pasi ambientet ku operojnė do tė jepen sipas formulės 1 euro.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #163
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Kompania kanadeze “TriGranit” i prezanton Kryeministrit njė projekt tė madh nė fushėn e turizmit nė Shqipėri

    Kryeministri Berisha priti sot pėrfaqėsues tė kompanisė sė madhe ndėrkombėtare, kanadeze “TriGranit”, e cila operon nė vende tė ndryshme tė botės nė fushėn e turizmit dhe komplekseve tregtare.



    Interesin e saj pėr tė investuar edhe nė Shqipėri kjo kompani e ka shprehur njė vit e gjysėm mė parė, kohė gjatė sė cilės kanė kryer studime konkrete nė zonėn turistike tė Velipojės dhe Rrjollit.



    Pas disa vizitash nė Shqipėri, pėrfaqėsuesit e kompanisė diskutuan sot me Kryeministrin Berisha variante tė projektit qė ata do t’i prezantojnė Kryeministrit gjatė vizitės sė tij zyrtare nė Budapest, ku “TriGranit” ka zyrėn e saj tė dytė qendrore (pėr Evropėn), krahas zyrės qė ka nė Toronto.



    Ky projekt madhor nė fushėn e turizmit, qė do t’i prezantohet Kryeministrit nė mars, mendohet tė arrijė shifrėn e disa qindra milionė euro.



    Ky investim do tė konsistojė nė njė kompleks gjigand brenda sė cilit do tė pėrfshihen jo vetėm vepra turistike- tė tipit hotele, restorante, bare etj., por edhe vepra tė zhvillimit urban, spitale, kėnde sportive etj., konceptuar si njė qytezė e vogėl.



    Kryeministri Berisha i falenderoi pėrfaqėsuesit e “TriGranit” pėr kėtė investim dhe i siguroi pėr mbėshtetjen e qeverisė qėndrore dhe asaj vendore, pėr fillimin sa mė parė tė implementimit tė projektit dhe finalizimit tė tij me sukses.

    Kryeministria
    13/02/2008

  4. #164
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Kryeministri Berisha njihet me projektin e kompanisė zvicerane Stadler

    Kryeministri Berisha priti nė njė takim pėrfaqėsues tė kompanisė zvicerane Stadler. Kryeministri u njoh me projektin pilot tė kesaj kompanie pėr marrjen me konēension tė segmentit hekurudhor Tiranė-Durrės, me zgjatim nė aeroportin “Nėnė Tereza”, portin e Durrėsit dhe nė Golem.

    Projekti pėrfshin rikonstruksionin e segmentit hekurudhor, vendosjen e trenave modernė dhe tė shpejtė pėr transportin e pasagjerėve dhe mallrave si dhe menaxhimin e kėtij segmenti.

    Kompania Stadler ka vendosur tė shtrijė aktivitetin e saj edhe nė Shqipėri, nisur nga ndryshimet rrėnjėsore, tė kryera nė drejtim tė krjimit tė njė klime shumė tėrheqėse pėr investime dhe me shkallė tė lartė sigurie.

    Kryeministri i falenderoi pėrfaqėsuesit e Kompanisė Stadler pėr vendimin pėr tė investuar nė Shqipėri dhe u garantoi mbėshtetje pa rezerva pėr implementimin e kėtij projekti konform ligjeve dhe rregullave nė fuqi. Kryeministri Berisha premtoi transparencė dhe profesionalizėm nė vlerėsimin e ofertave konēensionare.

    “Stadler” ėshtė njė kompani lider nė botė pėr prodhimin e trenave modernė , tė tė gjitha llojeve dhe pėr tė gjitha sistemet e hekurudhave.


    Kryeministria

  5. #165
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Kryeministri Berisha njihet me tė tjera projekte tė huaja pėr investime nė Shqipėri

    Investimet e huaja, nė fushėn e energjetikės, industrisė dhe atė tė turizmit nė Shqipėri, kanė qenė kryefjala e disa takimeve qė kryeministri Berisha ka pasur sot nė zyrėn e tij, me pėrfaqėsues tė kompanive tė mėdha tė huaja, tė cilėt kanė shprehur admirimin e tyre pėr sitatėn politike e ekonomike nė Shqipėri.

    Azia Ambiente Italia S.p.a (i cili bashkėpunon dhe me partner shqiptar Azia Albania Sh.p.k), qė si aktivitet tė sajin ka zhvillimin, projektimin, ndėrtimin e menaxhimin e impianteve tė prodhimit tė energjisė elektrike nga burime tė rinovueshme, ka prezantuar tek Kryeministri Berisha projektin pėr ndėrtimin e njė impianti ere nė zonėn e Lezhės.

    Interes pėr investime nė fushėn e energjisė i kanė shprehur sot Kryeministrit Berisha edhe pėrfaqėsuesit e kompanisė CPL Concordia, njė grup kooperativėsh ky, multifunksional shėrbimesh nė fushėn e energjisė ngrohėse, nė atė tė gazit e tė shpėrndarjes sė ujit.

    Po sot, Kryeministri Berisha ėshtė takuar dhe me pėrfaqėsues tė grupit financiar koreano- amerikan “Texew Enterprises Inc”. Ata prezantuan nė kėtė takim projekt idenė pėr investime nė linjė ajrore, turizėm e nė krijimin e njė parku industrial nė tė cilin kompanitė koreane tė vendosin aktivitetin e tyre nė produktet elektronike, nė tekstile, infrastrukturė etj.

    Kryeministria
    14/02/2008

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri Berisha nė takimin me pėrfaqėsues tė IBM: Shqipėria ėshtė vend shumė i vogėl por qė ofron mundėsi shumė tė mėdha

    Kryeministri Berisha ka takuar sot nė zyrėn e tij pranė Kėshillit tė Ministrave pėrfaqėsues tė Kompanisė IBM. Z. T.Bryan Barton dhe Norbert Konwenhover i kanė prezantuar Kryeministrit interesin e kompanisė nė lidhje me I –government, si njė kompani qė merret jo vetėm me prodhimin e kompjuterėve, por edhe me njė sėrė shėrbimesh me sistem tė integruar.

    Projekti i tyre shumė i suksesshėm nė Austri, konsiderohet prej tyre, si njė shembull i mirė edhe pėr Shqipėrinė.

    Propozimi i tyre lidhet me regjistrin zgjedhor, me kartat e identitetit, pasaportat, kartėn e shėndetit, shėrbimet elektronike pėr taksat, marrjen e informacioneve tė ndryshme, pėr lidhjet e qeverisė me bizneset apo dhe me individė tė ndryshėm, etj.

    Kryeministri, pasi shprehu vlerėsimin e tij pėr projektet e prezantuata nga IBM, i ftoi pėrfaqėsuesit tė marrin pjesė nė konkurimet qė po hap qeveria nė lidhje me shėrbimet e pėrfshira nė kėtė projekt.

    Kryeministri prezantoi gjithashtu hapat e bėrė deri mė tani nė digjitalizimin e njė sėrė shėrbimesh nė Shqipėri. Ai theksoi gjithashtu se pėr nga rėndėsia qė i ėshtė dhėnė kėtij procesi, nga Agjencia Kombėtare e Shoqėrisė sė Informacionit, e cila sapo ėshtė ngritur, synohet koordinimi dhe drejtimi me eficencė i kėtij procesi. Kontributi i njė kompanie tė tillė, siē ėshtė IBM, nė ndėrtimin dhe aplikimin e njė sistemi tė integruar shėrbimesh digitale, ka theksuar mė tej Kryeministri, ėshtė i mirėpritur dhe i vlerėsuar.

    Nė fund tė takimit, Kryeministri Berisha, duke u shprehur se Shqipėria ėshtė vėrtet njė vend i vogėl, por qė ofron mundėsi shumė tė mėdha, i ka garantuar pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie se ligjet e reja tė prokurimit tė Partneritetit Publik e Privat dhe ligjet e tjera qė po pėrgatiten, do tė bėjnė vlerėsimin e projekteve mbi bazėn e vlerave qė ato ofrojnė nė kėtė drejtim.

    Keshilli i Ministrave

    Tenderi 2.2 miliarde. Amerikanet u zhgenjyem. Ministria: Shpifje e mafies

    ( 04/03/08) Gerti Xhaja



    Kriteret, si u pėrjashtua kompania amerikane ‘IBM’

    Nė nėntor tė vitit tė kaluar, Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me pėrfaqėsues tė Kompanisė IBM, Z. T.Bryan Barton dhe Norbert Konėenhoverm, tė cilėt kanė prezantuar interesin e kėsaj kompanie tė madhe pėr shumė projekte dhe ndėr tė tjera, atė tė realizimit tė kartave tė identitetit, pasaportat dixhitale etj. Berisha nė kėtė takim, i ka ftuar pėrfaqėsuesit e IBM-sė qė tė marrin pjesė nė konkurrimet qė po hap qeveria nė lidhje me shėrbimet e pėrfshira nė kėtė projekt. Por pėrfaqėsuesi polak i IBM-sė, Rafal Czubik, nė njė deklaratė ėshtė shprehur se qeveria shqiptare e ka pėrjashtuar kėtė kompani nga konkurrimi. “Dokumentacioni pėr tenderin nė Shqipėri nuk ishte i lehtė dhe njė analizė e plotė e kėrkesave, kėrkoi shumė kohė. Qeveria shqiptare kishte punuar pėr muaj tė tėrė pėr kėtė gjė. Kėshtu qė kur u shpėrndanė ndryshimet e fundit tė kėrkesave, gjė qė ndodhi nė fund tė janarit, ku mungonte zgjatja e afatit, bėri qė IBM-ja tė mos ishte gati pėr tė pėrgatitur njė propozim tė mirė.

    Ambasada e SHBA: Zhgėnjim pėr eliminimin e kompanive tona

    Ambasada Amerikane shpreh zhgėnjimin e saj pėr ndryshimet e vona teknike nė tenderin e pėrzgjedhjes sė firmės fituese qė do tė merrte ekskluzivitetin e prodhimit tė kartave tė identitetit tė shqiptarėve. “Nuk ėshtė e qartė qė amerikanėt u eliminuan. Kuptojmė qė disa oferta janė nga konsortiume qė mund ose mund tė mos pėrfshijnė kompani amerikane”, - thuhet nė njė reagim tė Ambasadės Amerikane. Megjithatė, thuhet nė kėtė reagim, jemi tė zhgėnjyer nga ndryshimet e vona teknike nė tender dhe nga dėshtimi pėr tė trajtuar pyetjet ligjore dhe financiare tė ngritura nga kompanitė e interesuara. “Besojmė qė kjo mund tė ketė shkurajuar pjesėmarrjen e mbi 50 kompanive amerikane dhe ndėrkombėtare qė kanė qenė fillimisht tė interesuara nė kėtė tender”, - shprehet Ambasada Amerikane. Ēėshtja e kartave tė identitetit ėshtė kthyer nė njė ēėshtje tė shumėdebatuar mes palėve politike nė Shqipėri, qeverisė dhe opozitės. Ndėrkohė, nė njė njoftim zyrtar pėr mediat, ministria Brendshme hodhi poshtė pretendimet e ambasadės. “Ministria e Brendshme pėrgėnjeshtron shpifjet qė shpėrndajnė zėdhėnėsit e mafias pėr gjoja mospjesėmarrje tė kompanive tė njohura amerikane nė tenderin pėr kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Midis 18 kompanive pjesėmarrėse nė tender, janė edhe disa nga kompanitė mė tė njohura amerikane, pėrfshirė edhe Fondin Shqiptaro-Amerikan pėr Ndėrmarrjet. Ministria e Brendshme siguron opinionin publik se nuk do tė lejojė njollosjen e kėtij procesi nga interesa tė errėta ekonomiko-mediatike”, thuhet nė njoftimin e MB-sė.


    Gazeta Shqiptare

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    IBM eshte nje Legjende.. eshte vet simboli i Amerikanizmit.. dhe mire eshte te fuse kembet ne Shqiperi..

    Nuk e di si eshte puna me qeverine eme IBM-ne.. por.. pa IBM ska zhvillim teknologjik asnje deg e industrise boterore e cdo vendi..

    eshte i biri i plakut watson ala ne krye te kesaj gjigandeje apo..
    ??

  8. #168
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsuesit e grupit austriak “Strabag”

    Kryeministri Berisha priti nė njė takim Grupin austriak “Strabag”, i kryesuar nga anėtari i bordit drejtues, zoti Herbert Krutina. Strabag ka blerė 51 % tė aksioneve tė kompanisė shqiptare “Trema Engineering”.
    Nė bisedė me Kryeministrin,pėrfaqėsuesit e Grupit “Strabag” thanė se eksperienca dy vjeēare nė Shqipėri nė fushėn e infrasturukturės ka qenė nxitėse pėr tė marrė vendimin e vendosjes pėrfundimtare nė Shqipėri.
    Ata deklaruan se Shqipėria ėshtė e sigurtė dhe pėrben tashmė njė vend me mundėsi shumė tė medha pėr investimet e tyre.
    Kryeministri Berisha e pėrgėzoi Grupin austriak “Strabag” pėr vendimin e marrė pėr t’u bėrė partnere me njė kompani shqiptare dhe theksoi edhe njėherė faktin se Shqipėria ėshtė shėndėrruar tashmė nė njė treg shumė tė madh nė fushėn e infrastrukturės.
    Grupi austriak “Strabag” ėshtė prezent nė Shqipėri nė njė sėrė projektesh pėr ndėrtimin e rrugėve, hidrocentraleve dhe porteve.


    Kryeministria
    23/04/2008

  9. #169
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Pėrse i pret kryeministri kėto kompani ai nuk mer vesh nga biznesi. Me sa di unė ai ėshtė doktor nga profesioni!
    Pėrse nuk lė seksionet e biznesit nė ministrinė e ekonomisė tė meren me kėtė punė?
    Apo shkojnė paraqiten ata tek zoti kryeministėr i japin njė Euro edhe ikin, se deri mė sot nuk di tė jetė hapur ndonjė biznes konkret.
    Shumė u trumpetua kjo lėvizja Shqipėria 1 Euro, por shpejt u venit dhe spo e pėrmend mė zoti Kryeministėr. Ēfar projekti ka tani se kėshtu e ka ai me hėnė
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #170

    Pėr: Nisma e kryeministrit Berisha: Shqiperia, 1 €

    Rama nuk ka asnje ide me te mire se sa ajo e Berishes dhe PD.

    Rama me sipėrmarrėsit italianė: Kapanone ose baza ushtarake me qera 1 euro.

    http://www.gazetatema.net/web/2014/01/31/rama-me-sipermarresit-italiane-kapanone-ose-baza-ushtarake-me-qera-1-euro/

    Personalisht i uroj shume suksese nese do te arrije qe ta jetesoje kete nisme shume te vlefshme qe per fat te keq u la ne mes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 31-01-2014 mė 15:03

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •