-
Kryeministri Berisha takon presidentin e Aour Group
Kryeministri Berisha ka pritur sot, nė zyrėn e tij pranė kėshillit tė Ministrave, kryetarin i bordit dhe presidentin e kompanisė Aour Group.
Dr. Andre Aour i ka prezantuar kryeministrit Berisha njė projekt pėr investime nė sektorin e telekomunikacioneve nė WiMAX. Ai gjithashtu ka shprehur interes pėr ecurinė e sektorin e agro-industrisė nė Shqipėri, pėr tė parė mė pas mundėsitė e ndonjė investimi nė kėtė sektor.
Kryeministri Berisha i ka shprehur presidentit tė Aour Group, gadishmėrinė pėr tė mbėshtetur kėto investime, duke theksuar mė pas se sė shpejti qeveria do tė miratojė hapjen e mėtejeshme nė tregun e telekomunikacionit dhe krijimin e mundėsive tė reja pėr investime nė kėtė lloj teknologjie. Njėkohėsisht, kryeministri i inkurajoi investitorėt pėr tė shqyrtuar mundėsitė nė sektorin e agro- industisė, si njė sektor me potenciale tė konsiderueshme dhe ku Shqipėria ka njė avantazh tė rėndėsishėm, krahasues nė treg.
Kryeministria
-
-
Fjala e Kryeministrit Berisha nė konferencėn ekonomike shqiptaro - gjermane, me temė
“Shqipėria, me perspektivė pėr tė ardhmen"
“Sė pari, dua t’ju falėnderoj me shumė mirėnjohje pėr vendimin qė keni marrė pėr tė qenė tė pranishėm nė kėtė konferencė.
Kjo konferencė pėrbėn njė ngjarje tė madhe nė jetėn ekonomike tė vendit, pėrbėn njė ngjarje tė madhe nė javėt e 20 vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve tona mike. Ardhja juaj kėtu ėshtė njė mesazh i shkėlqyer pėr biznesin, por ėshtė njė mesazh i shkėlqyer pėr gjithė shqiptarėt. Javėn e kaluar unė isha nė Londėr dhe nė shtypin britanik lexoj, nė gazetėn “Observer”, se Shqipėria renditej njė nga 20 vendet mė tė pėrshtatshme nė botė pėr investime. U gėzova shumė dhe pavarėsisht se ėshtė apo jo kjo shifėr tepėr e saktė, unė u zotova se Shqipėria do tė jetė njė vend i tillė, edhe nėse ende nuk ėshtė. Fakti qė ka njė prani kaq tė madhe tė biznesit gjerman sot nė kėtė sallė, pas lajmit nė “Observer”, pėrbėn njė dėshmi tjetėr tė madhe tė ardhjes sė Shqipėrisė nė fokusin e biznesit gjerman dhe atij ndėrkombėtar.
Unė dua t’ju siguroj se shndėrrimi i kėtij vendi nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja ėshtė dhe mbetet objektivi ynė mė madhor, por edhe mė i vėshtirė. Dy vjet mė parė kur ne e shpallėm kėtė si objektiv, nė tė vėrtetė ishte jo lehtėsisht i besueshėm pėr ata qė e dėgjonin dhe realisht i vėshtirė pėr t’u realizuar.
Mė lejoni t’ju bėj njė bilanc tė arritjeve nė kėto dy vite, t’ju njoh me ndryshimet tė cilat kanė ndodhur nė kėto dy vite nė Shqipėri, ndryshime qė ndoshta e kanė renditur atė nė njė ndėr 20 vendet mė tėrheqėse, ose nė njė nga vendet qė ecėn me shpejtėsi drejt tėrheqjes sė investimeve tė huaja.
Dy vjet mė parė Shqipėria ka pasur njė nga shkallėt mė tė larta tė krimit tė organizuar dhe tė korrupsionit. Kėta ishin dy faktorė qė bėnin qė niveli i investimeve tė huaja tė ishte ndėr mė tė ulėtit, dy pengesa kėto ndėr mė seriozet. Qeveria qė unė kryesoj u angazhua nė njė luftė me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar. Nė dy vite janė ēmontuar dhe janė vendosur para ligjit mbi 204 grupe dhe organizata kriminale, janė ndaluar dhe vendosur para gjykatėsit 850 anėtarė tė kėtyre grupeve dhe organizatave dhe drejtues tė tyre. Ata janė ndjekur dhe gjetur kudo ku janė ndodhur, nė hotelet me 5 yje tė metropoleve evropiane apo nė shpellat e Alpeve shqiptare. Nuk ka dhe nuk do tė ketė paqe nė Shqipėri pėr krimin e organizuar. Sot unė ju siguroj se Shqipėria ėshtė nga vendet mė tė sigurta nė Evropė dhe do te mbetet e tillė.
Dy vite me radhė ne kemi pasur njė rritje shumė tė madhe tė turizmit. Numri i turistėve, nga viti 2005 nė vitin 2007, ėshtė rritur nė 70 pėr qind. Vėmendja jonė absolute ka qenė nė jetėn dhe sigurinė e tyre. Mund t’ju them se nė regjistrat e policisė shqiptare nuk ka tė regjistruar asnjė rast incidenti sado tė vogėl me ndonjė turist qė vizitoi Shqipėrinė.
Dy vite mė parė, nė Shqipėri zotėronte sistemi i korrupsionit. Beteja kundėr korrupsionit ėshtė njė betejė jetike pėr tė ardhmen e demokracisė dhe tė kombit. Asgjė nuk gllabėron dhe nuk rrėnon liritė e qytetarėve mė shumė se korrupsioni. Ndaj edhe ne u angazhuam nė njė betejė shumė tė vendosur, shndėrruam nė prioritet tė parė nė ēdo veprim tonin luftėn kundėr korrupsionit, shkurtuam administratėn, 20 portofole mė pak, 30 pėr qind punonjės mė pak, vendosėm rregulla strikte me paratė tona, nė mėnyrė qė paratė publike tė mos pėrdoren pėr qėllime private dhe personale. Kjo lejoni qė tė shkurtohen me 40 pėr qind shpenzimet operative tė administratės qė vitin e parė dhe tė bėhet vetėm rritje pėr inflacionin 2.6 pėr qind vitin e dytė.
Ne nxorėm administratėn jashtė konfliktit tė interesit, vendosėm njė ligj me tė cilin ne mbrojmė njėsoj, si dėshmitarin e krimeve tė rėnda, ashtu edhe informatorėt e korrupsionit, si dhe, ata shpėrblehen me 6 pėr qind tė vlerės qė sjell denoncimi i tyre. Zhvlerėsuam procedurat, nga shumė tė kushtueshme i shndėrruam ato nė 1 euro. Po privatizojmė shėrbimet, po dixhitalizojmė procedurat.
Cili ėshtė rezultati i kėsaj beteje kundėr kėtij kanceri?:
Nė dy vjet, duke realizuar uljen mė drastike tė taksave, ne kemi rritur tė ardhurat nė buxhetin tonė nga 22 nė 27 pėr qind. Ne parashikojmė tė investojmė kėtė vit nė buxhetin tonė, nė investime publike aq sa janė investuar nė 4 vite, para ardhjes sė kėsaj qeverie nė pushtet.
Janė ndryshuar ligjet, ai i prokurimeve publike, i partneritetit publik privat, si dhe njė seri procedurash tė tjera.
Kemi ndėrmarrė njė betejė shumė tė ashpėr kundėr informalitetit, tė bindur se ekonomia informale e Shqipėrisė nuk ka tė ardhme. Mund t’ju them se fundi i kėtij viti sjell informalitetin nė nivele tėrėsisht tė pranueshme. Nuk mund tė them se do tė ketė zero informalitet, por ai do tė jetė nė nivele shumė tė ulėta.
Pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja, ne pėrcaktuam 2 objektiva, tė ishim vendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Evropė dhe vendi me koston mė tė ulėt tė prodhimit nė Evropė.
Ne i kemi pėrmbushur objektivat tona. Kemi ulur 31 pėr qind kontributin e sigurimeve shoqėrore, kemi ulur 130 pėr qind taksėn mbi tė ardhurat personale, nė 1 janar 150 pėr qind tatimi mbi fitimin dhe instalohet taksa e sheshtė. Ne kemi ulur me 33 pėr qind ēmimin e energjisė elektrike pėr biznesin. Ne jemi kujdesur shumė tė lehtėsojmė barrėn burokratike pėr biznesmenėt .
Dy vjet mė parė koha e regjistrimit tė njė biznesi ishte 42 ditė, ndėrsa sot koha e regjistrimit ėshtė njė orė nė njė sportel “one stop shop” Ne do tė fillojmė menjėherė punėn pėr krijimin “one stop shop” pėr licencat dhe lejet, tė cilat edhe nė statusin aktual janė tė normave dhe standardeve evropiane.
Ne ndėrmorėm iniciativėn “njė euro”. Janė jo tė pakta kompanitė e mėdha tė cilat kanė marrė, mbi bazėn e kėsaj iniciative, sipėrfaqe tė tėra toke pėr qėllime industriale me njė euro, kanė marrė objekte me njė euro, qė regjistrojnė biznesin me njė euro, si dhe shumė e shumė tarifa tė tjera me njė euro.
Nė dy muajt e fundit, pėr tė lehtėsuar veprimtarinė e biznesit, ne kemi realizuar 3 projekte tė mėdha, “One stop Shop”, taksėn on- line dhe prokurimet elektronike. Unė jam i vetėdijshėm se sėrish duhet bėrė punė e madhe pėr konsolidimin e tė gjitha kėtyre reformave . Por njė gjė e sigurtė, Shqipėria ėshtė njė histori suksesi dhe kėtė e dėshmon prania e pėrditshme e kompanive mė tė mėdha tė Europės nė tė gjitha fushat nė Shqipėri. Gjatė kėtij viti, vetėm nė fushėn e naftės kanė hyrė 3 kompani tė reja dhe njė tjetėr kompani e katėrt ėshtė njė kompani gjermane qė ėshtė nė tratativa shumė tė mira me Alpetrolin. Gjatė muajve tė fundit, dy bankat mė tė mėdha tė Europės, San Paolo IMI dhe “Societe Generale”, janė instaluar nė Shqipėri, disa kompani sigurisht gjithashtu, ndėrkohė qė tė tjera kompani tė tjera tė mėdha do tė vijnė. Kompani tė mėdha tė ēimentos nė Mesdhe kanė bėrė projekte dhe do tė investojnė nė Shqipėri. Shqipėria ėshtė vend malor me lartė mesatare mė tė madhe nė Euroė. Alpet e Shqipėrisė nuk janė dolomit, por janė minerale tė ēmuara, krom, hekur, nikel, bakėr, polimetale, etj. Ndaj, nga tė katėr anėt nga Kanadaja, Australia, Evropa, kompani tė mėdha tė minierave janė vendosur nė Shqipėri, ose po studiojnė mundėsinė pėr tė investuar kėtu.
Sektori i energjisė ėshtė njė nga sektorėt mė tė rėndėsishėm. Ėshtė e vėrtetė qė ne pėrballemi me vėshtirėsi nė fushėn e energjisė. Por mė lejoni t’ju them se edhe kėtė tė vit tė vėshtirėsisė, konsumi i energjisė nga biznesi ėshtė rritur me 12.6 pėr qind, sepse ne kemi bėrė ēdo pėrpjekje qė biznesit tė mos i mungojė energjia .
Nė tė gjitha kėto pėrpjekje pėr tė realizuar kėtė mjedis tė pėrshtatshėm pėr biznesin, njė ndihmė jashtėzakonisht tė ēmuar kanė dhėnė qeveria dhe taksapaguesit gjermanė. Unė gjej rastin kėtu t’u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė atyre. Qeveria e Republikės Federale Gjermane ka nxjerrė Shqipėrinė nė krye tė tė gjitha vendeve pėr ndihmėn ekonomike pėr frymė. Gjatė kėtyre viteve janė 700 milionė euro tė dhėna kėtij vendi, tė cilat pėrfshijnė tė gjitha fushat pa pėrjashtim tė jetės sė shqiptarėve, infrastruktura nė radhė tė parė, uji i pijshėm, energjia, arsimi, shėndetėsia, policia, ushtria, pra tė gjitha fushat. Kam kėnaqėsi se zhvillimet tregojnė se kjo ndihmė, qė pėrbėn edhe pjesėn thelbėsore tė background-it tė rezultateve me tė cilat unė ju njoha kėtu, ka qenė shumė e dobishme.
Unė ju siguroj se ne po ndėrmarrim investime shumė tė mėdha nė infrastrukturė pėr tė lehtėsuar investimet tuaja nė Shqipėri. Ekonomia shqiptare sot ėshtė njė ekonomi e vogėl, entuziaste dhe dinamike. Nuk ka njė tregues tė saj njė shifror, pėrveē inflacionit dhe deficitit buxhetor. Eksportet janė rritur kėtė vit me 28 pėr qind kėtė vit, krahasuar me vitin e kaluar, krediti pėr ekonominė pothuajse po dyfishohet dhe ky kredit nė 70 pėr qind i adresohet biznesit. Depozitat bankare janė rritur me 25 pėr qind, indeksi i shitjes ka njė rritje me 20 pėr qind. Pra, nė tėrėsi treguesit janė shumė optimistė.
Tė nderuar miq,
Sė fundi, mund t’ju them se nė Shqipėri ka njė kuadėr ligjor tė pėrshtatshėm, ka resurse ė mėdha natyrore, njerėzore, ka njė pozicion tė shkėlqyer gjeografik. Nė ēdo rast, nė Shqipėri keni njė mik, jo vetėm tek qytetari i thjeshtė, por tek qeveria shqiptare qė ėshtė e vendosur tė mbėshtesė ju nė ēdo hap tė pėrpjekjeve dhe tė projekteve tuaja, t’ju shėrbejė ju pėr suksesin tuaj.
Faleminderit!”
23/10/2007
Kryeministria
-
-
Kryeministri Berisha nė takimin me pėrfaqėsues tė IBM: Shqipėria ėshtė vend shumė i vogėl por qė ofron mundėsi shumė tė mėdha
Kryeministri Berisha ka takuar sot nė zyrėn e tij pranė Kėshillit tė Ministrave pėrfaqėsues tė Kompanisė IBM. Z. T.Bryan Barton dhe Norbert Konwenhover i kanė prezantuar Kryeministrit interesin e kompanisė nė lidhje me I –government, si njė kompani qė merret jo vetėm me prodhimin e kompjuterėve, por edhe me njė sėrė shėrbimesh me sistem tė integruar.
Projekti i tyre shumė i suksesshėm nė Austri, konsiderohet prej tyre, si njė shembull i mirė edhe pėr Shqipėrinė.
Propozimi i tyre lidhet me regjistrin zgjedhor, me kartat e identitetit, pasaportat, kartėn e shėndetit, shėrbimet elektronike pėr taksat, marrjen e informacioneve tė ndryshme, pėr lidhjet e qeverisė me bizneset apo dhe me individė tė ndryshėm, etj.
Kryeministri, pasi shprehu vlerėsimin e tij pėr projektet e prezantuata nga IBM, i ftoi pėrfaqėsuesit tė marrin pjesė nė konkurimet qė po hap qeveria nė lidhje me shėrbimet e pėrfshira nė kėtė projekt.
Kryeministri prezantoi gjithashtu hapat e bėrė deri mė tani nė digjitalizimin e njė sėrė shėrbimesh nė Shqipėri. Ai theksoi gjithashtu se pėr nga rėndėsia qė i ėshtė dhėnė kėtij procesi, nga Agjencia Kombėtare e Shoqėrisė sė Informacionit, e cila sapo ėshtė ngritur, synohet koordinimi dhe drejtimi me eficencė i kėtij procesi. Kontributi i njė kompanie tė tillė, siē ėshtė IBM, nė ndėrtimin dhe aplikimin e njė sistemi tė integruar shėrbimesh digitale, ka theksuar mė tej Kryeministri, ėshtė i mirėpritur dhe i vlerėsuar.
Nė fund tė takimit, Kryeministri Berisha, duke u shprehur se Shqipėria ėshtė vėrtet njė vend i vogėl, por qė ofron mundėsi shumė tė mėdha, i ka garantuar pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie se ligjet e reja tė prokurimit tė Partneritetit Publik e Privat dhe ligjet e tjera qė po pėrgatiten, do tė bėjnė vlerėsimin e projekteve mbi bazėn e vlerave qė ato ofrojnė nė kėtė drejtim.
Keshilli i Ministrave
-
-
Kryeministri Berisha njihet me projektin e njė grupi biznesmenėsh dhe ambjetalistėsh vlonjatė pėr Parkun Industrial nė Vlorė
Kryeministri Berisha priti nė zyrėn e tij njė grup biznesmenėsh dhe ambietalistėsh nga Vlora, tė cilėt, nė emėr tė Konsorciumit pėr Parkun Industrial nė Vlorė, paraqitėn projektin e tyre pėr kėtė zhvillim.
Ata falėnderuan Kryeministrin pėr iniciativėn e qeverisė pėr shndėrrimin e Parkut energjetik tė Vlorės nė zonė industriale tė saj. Kjo i dha shkas zhvillimit prej tyre tė kėtij projekti tė paraqitur. Ky projekt konsiston nė zhvillimin e sipėrfaqes nė fjalė nė njė zonė zhvillimi, Park Industrial, qė do t’i pėrkasė komunitetit lokal dhe do tė zhvillohet prej tij. Kjo zonė industriale do tė bashkojė frymėn sipėrmarrėse tė biznesit privat me dėshirėn e qytetarėve tė Vlorės pėr tė pasur njė ambient natyror sa mė miqėsor. Kjo zonė industriale do tė ketė nė bazė tė saj punėsimin e sa mė shumė qytetarėve vlonjate nga bizneset vendase dhe tė huaja, pėrqasjen vetėm tė bizneseve miqėsor me mjedisin, promovimin e teknologjive tė reja dhe sigurimin e energjisė me burime alternative. Ky Park Industrial do tė jetė njė tjetėr shembull i zbatimit tė iniciativės sė qeverisė “Shqipėria njė euro”.
Kryeministri Berisha, pasi pėrshėndeti kėtė iniciativė interesante tė biznesit dhe ambientalistėve vlonjate, i siguroi ata se qeveria do tė mbėshtesė dhe nxisė zhvillimin dhe zbatimin e kėtij projekti nė mėnyrė sa mė tė favorshme pėr tė gjithė komunitetin e Vlorės. Ai premtoi mbėshtetje pėr zhvillimin e infrastrukturės sė kėtij parku, si dhe pėrshpejtim dhe asistencė pėr tė gjitha procedurat e domosdoshme. Ai tha gjithashtu se qeveria do ta mbėshtesė me pėrparėsi kėtė projekt propozim tė parė qė aq mė tepėr promovohet dhe zhvillohet nė zonėn e Vlorės nga vet qytetarė vlonjate.
Kryeministri nxiti iniciatorėt e Konsorciumit qė tė fillojnė menjėherė procedurat pėr zbatimin e projektit, duke premtuar pėrshtatjen e ligjeve dhe rregulloreve aty ku tė jetė e nevojshme. Gjithashtu, Kryeministri premtoi trajtim me avantazh tė problemeve qė do tė lindin gjatė zbatimit tė projektit. Pėr kėtė qėllim, vijoi Kryeministri, qeveria ka parashikuar edhe fond nė buxhetin e shtetit.
Gjithashtu, Kryeministri i siguroi ata se, pėr tė lehtėsuar dhe mbėshtetur punėn e kėtij projekti tė madh, qeveria do t’i ndihmojė ata dhe me konsulencė tė huaj. Ai u sugjeroi bashkėpunim tė ngushtė edhe me pushtetin vendor dhe gjithė grupet e interesit dhe strukturat mbėshtetėse.
07/11/2007
Kryeministria
-
-
Kryeministri Berisha njihet me projektet e Holiday Inn pėr tė investuar nė Shqipėri
Kryeministri Berisha priti nė zyrėn e tij pėrfaqėsuesit e kompanisė sė njohur hoteliere Holiday Inn. Investitorėt paraqitėn projektin pėr ndėrtimin e njė hoteli pėrgjatė rrugės sė Aeroportit “Nėnė Tereza” nė Rinas.
Pėrfaqėsuesit e Holiday Inn informuan Kryeministrin se kanė nisur procedurėn pėr depozitimin e projektit nė KRRTRSH.
Kryeministri Berisha siguroi investitorėt se projekti i tyre do tė shqyrtohet nė mbledhjen mė tė afėrt tė KRRTRSH-sė.
Kompania Holiday Inn po projekton tė zgjerojė aktivitetin nė Shqipėri me njė rrjet hotelesh InterContinentale
Kryeministria
-
-
Kryeministri Berisha njihet me planin e investimeve qė banka gjermane “Deutch Bank” kėrkon tė realizojė nė Shqipėri
Kryeministri Berisha priti sot pėrfaqėsuesit e bankės gjermane “Deutch Bank” dhe grupit financiar tė saj. Drejtori i tregjeve globale, Francesko Caputo Nassetti, prezantoi tek Kryeministri projektin pėr blerjen e bonove tė thesarit me afat maturimi 10 –vjeēar.
Ndėrkohė, “Deutch Bank” nisur nga eksperienca e investimit nė hidrocentralin e Kalivaēit, ka bėrė njė plan tė gjėrė investimesh nė Shqipėri.
Krahas projektit pėr tė investuar nė kaskadėn e Vjosės, “Deutch Bank” i paraqiti Kryeministrit edhe planin e investimeve nė portin e Durrėsit. Nė projektin e “Deutch Bank” pėrfshihet zgjerimi dhe pėrmirėsimi i kapaciteteve tė kėtij porti.
Ndėrkaq njė tjetėr sektor me interes pėr “Deutch Bank” ėshtė dhe sektori i minierave tė shfrytėzimit tė kromit, bakrit dhe hekur nikelit.
Planet e “Deutch Bank” nė energjetikė zgjerohen me prezantimin e njė projekti pėr pėrdorimin e erės si burim energjie.
“Deutch Bank” u interesua edhe pėr projekte tė pėrpunimit tė mbetjeve tė ngurta pėr pėrftimin mė pas tė energjisė.
“Deutch Bank” sė bashku me kompaninė italiane “Valtour” ka paraqitur edhe njė projekt pėr ndėrtimin e njė fshati turistik nė bregdetin jugor tė vendit.
Kryeministri Berisha, pasi u njoh me planin e investimeve tė “Deutch Bank”, siguroi pėrfaqėsuesit e saj se administrata e tij ėshtė e gatshme dhe e pėrgatitur pėr tė mbėshtetur projektet e propozuara prej tyre. Zoti Berisha iu shpjegoi ecurinė e reformave ekonomike tė ndėrmarra dhe atyre nė proces, duke i garantuar se qeveria e tij ėshtė partner nė suksesin e zbatimit tė projekteve tė tyre.
Kryeministria
18/12/2007
-
-
Me duket se kjo nisma e Njėshit, ka ngelur vetem ne leter, apo, do te hyj nė pėrrallė, se, nuk kam degjuar qe ndonje shoqeri e huaj, te kete levizur nga vendi si pasoj i joshjes se sajė.
Dhe pse tek-tuk, ndonje interesim per Info mund te ketė patur.
Mese e kuptueshme do te thosha, te jesh i mire informuar, nuk te demton, perveē se te ndihmon.
Per mendimin tim, Shqiperia ka nevoje per te tjera gjera, dhe jo per nisma Njėshash.
Dhe falas po te jete, ē'farėdolloj gjėje, nese nuk eshte e sigurte, askush, perveē shqiptareve qe mendojne: " qelepir - falas- ėshtė " nuk do te rrezikonte ta mirrte.
-
-
Kryeministri Berisha pret njė grup financuesish, anėtarė tė EZRA Network
Kryeministri Berisha pati njė takim sot me njė grup financuesish, tė pėrbėrė nga disa kompani, anėtare tė EZRA NETWORK,. Ky ėshtė njė grup i madh financiar izraelit qė ka financuar vepra disa miliardėsh nė mbarė botėn. Qėllimi i kėtij grupi, i kryesuar nga zoti Dr. Dieter Eichhorn, Drejtor Ekzekutiv i njė prej kompanive tė grupit, ėshtė financimi i njė sėrė veprash madhore tė fushave tė ndryshme. Ata i paraqitėn Kryeministrit planet dhe garancitė pėr tė financuar projekte nė fushėn e energjisė, infrastrukturės, pastrimit tė ujit, mbėshtetje dhe zhvillim tė bizneseve tė vogla.
Gjithashtu, ata shprehėn gatishmėrinė pėr tė hyrė si financues dhe nė projekte tė tjera tė sugjeruara dhe qė janė me prioritet pėr vendin.
Kryeministri Berisha, pasi i falėnderoi pėr vendimin e marrė pėr tė financuar projekte madhore nė Shqipėri, bėri njė ekspoze tė pėrmbledhur tė arritjeve dhe reformave nė fushėn ekonomike dhe tė reformave nė tėrėsi. Ai i informoi pėr projekte madhore nė fushėn e energjisė, projektet pėr hidrocentrale qė po vlerėsohen dhe po fillojnė tė tenderohen, TEC-et, impiantet e erės, etj. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se nė planet e qeverisė pėrfshihen reforma pėr tė mbėshtetur prodhimin e energjisė bėrthamore dhe atė diellore. Krahas projekteve nė fushėn e energjisė qė synojnė tė diversifikojnė burimet e prodhimit tė saj, njė tjetėr fushė prioritare me shumė interes pėr investitorėt e huaj, ėshtė edhe turizmi. Po ashtu, prodhimi i ēimentos, fusha minerare, si dhe projekte tė shumta tė rrugėve qė po ndėrtohen dhe qė presin tė financohen.
Presidenti i Grupit, Dr. Dieter Eichhorn, falėnderoi Kryeministrin Berisha pėr sugjerimet e bėra nė zgjerimin e gamės sė projekteve qė ata mund tė financojnė dhe e siguroi se do tė fillojnė punėn pėr t’u koordinuar me investitorėt nė realizimin e investimeve nė kėto fusha.
Kryeministria
19/12/2007
-
-
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė Grupit ETC International
Kryeministri Berisha priti sot pėrfaqėsues tė Grupit ETC International, grup hollandezo- belg i specializuar nė ndėrtim dhe menaxhim qendrash tregtare e financiare.
Interesi i kėtij grupi pėr investime nė Shqipėri ka nisur prej mė se njė viti dhe ėshtė shoqėruar me vizita tė shpeshta nė vendin tonė, prej tė cilave ata kanė realizuar fizibilitete dhe kanė konkluduar tashmė pėr ndėrtimin e njė Qendre Tregtare e Financiare, pėrgjatė autostradės Tiranė – Durrės. Investimi i tyre pėrfshin edhe aktivizimin e njė treni tė shpejtė privat, nga Tirana nė Durrės i cili do tė ketė edhe njė stacion nė kėtė qendėr tregtare. Nė njė periudhė tė dytė, ky grup ka projektuar ngritjen nė Tiranė tė njė qendre tė madhe financiare tregtare dhe njė stadium.
Kryeministri Berisha i garantoi ata se projekti i tyre gjen mbėshtetjen totale tė qeverisė sė tij dhe do tė asistohet nga instancat pėrkatėse, nė pėrputhje me ligjet nė fuqi.
Kryeministria
19/12/2007
-
-
shqipria perpara me Berishen
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt