Close
Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 171
  1. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon pėrfaqėsues tė IEC- Europetrol, tė cilėt kanė prezantuar metodėn e re tė shfrytėzimit mė tė mirė tė naftės

    10/7/2007

    Sot nė mesditė, Kryeministri Berisha ka takuar nė zyrėn e tij pranė Kėshillit tė Ministrave njė grup pėrfaqėsues tė kompanisė IEC- Europetrol, tė kryesuar nga presidenti i kėsaj kompanie, W.F. Hertel. Nė kėtė takim Kryeministri ėshtė njohur me interesin e kėsaj kompanie pėr tė prezantuar edhe nė Shqipėri njė metodė tė re tė shfrytėzimit mė tė mirė tė burimeve tė naftės. Kryeministri ka shprehur interes pėr kėtė teknologji tė re tė nxjerrjes sė naftės pėrmes shplarjes sė puseve me lėngje katalitik, qė pėrvec naftės siguron dhe prodhim tė energjisė elektrike. Nė fund tė takimit, pėrfaqėsuesve tė kėsaj kompanie u ėshtė siguruar mbėshtetje pėrmes strukturave pėrkatėse, kompanisė shqiptare tė naftės, pėr tė eksperimentuar dhe implementuar kėtė metodė tė re edhe nė Shqipėri.

    Keshilli Ministrave

  2. #132
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon zv. Drejtorin e pėrgjithshėm tė Vodafone, z. Victor Colao

    13/7/2007

    Kryeministri Berisha ka pritur sot nė zyrėn e tij z. Victor Colao, zv. Drejtor i pėrgjithshėm i grupit tė madh Vodafone. Nė kėtė vizitė tė parė nė Shqipėri, z. Colao ka kėrkuar takim me kryeministrin Berisha pėr t’i shprehur atij mirėnjohje pėr mbėshtetjen qė qeveria shqiptare ka dhėnė pėrmes reformave dhe ligjeve nė pėrmirėsimin e klimės sė biznesit dhe tė konkurencės sė lirė nė Shqipėri. Z. Colao ka shprehur gjithashtu interesin qė kompania Vodafone ka pėr rritjen e investimeve nė Shqipėri, me qėllim pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit, duke e shtrirė atė edhe nė frekuenca tė tjera bashkėkohore. Kryeministri Berisha, pasi ka vlerėsuar punėn e Vodafone, si njė nga investitorėt kryesorė nė Shqipėri nė fushėn e telekomit, ka theksuar se praktika e uljes sė tarifave tė shėrbimit qė ka filluar tashmė, duhet tė zhvillohet edhe mė tej, nė kushtet e konkurencės sė lirė. Nė fund tė kėtij takimi, kryeministri Berisha dhe z. Colao ranė dakort se shėrbimi I popullsisė dhe biznesit me cilėsi dhe kosto sa mė tė ulėt pėrbėn prioritet tė pėrbashkėt pėr kompaninė Vodafone dhe qeverinė shqiptare.

    Keshilli i Ministrave

  3. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri njihet me projektet e Balkan Accession Fund pėr tė investuar nė fushėn bankare dhe nė institucione tė tjera financiare nė Shqipėri.

    16/7/2007

    Kryeministri Sali Berisha priti nė zyrėn e tij pėrfaqėsues tė lartė tė Balkan Accession Fund, njė fond investimesh private qė operon prej vitesh me sukses nė Ballkan, zotėrinjtė Thomas Higgins, Managing Partner, Horia D. Manda, Managing Partner dhe Dennis C. Wallach, General Manager.
    Pėrfaqėsuesit e Balkan Accession Fund prezantuan para Kryeministrit studimet paraprake tė bėra nė fushėn e telekomunikacioneve dhe bankave tė tipit morgage dhe leasing.
    Aktualisht Balkan Accession Fund (BAF) ka kryer blerjen e njė kompanie shqiptare nė fushėn e Leasing dhe nisur nga kjo eksperiencė e konsideron ekonominė shqiptare dinamike dhe si njė potencial pėr shtrirjen e biznesit tė saj.
    Kryeministri e njohu delegacionin e lartė tė Balkan Accession Fund me situatėn ekonomiko-financiare nė vend dhe shprehu angazhimin e qeverisė pėr tė mbėshtetur projektet e Balkan Accession Fund. Kryeministri garantoi mbėshtetje ligjore dhe institucionale pėr kėtė lloj sipėrmarrje.

    Keshilli i Ministrave

  4. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kėshilli i Ministrave miraton vendimet qė i hapin rrugė realizimit tė dy projekte tė mėdha nė fushėn e ēimentos

    18/7/2007

    Kėshilli i Ministrave miratoi nė mbledhjen e tij dy vendime qė i hapin rrugėn realizimit tė dy projekteve tė mėdha nė fushėn e prodhimit tė ēimentos, me vlerė prej 500 milionė euro.

    Kėto dy projekte janė realizuar nga kompania greke “Antea Cement” dhe nga kompania spanjolle “Cementos Aguila” dhe parashikojnė ndėrtimin e dy fabrikave tė ēimentos nė zonėn e Fushė Krujės.

    Tė dy kompanitė kanė pėrcaktuar sheshet e ndėrtimeve pėr projektet e tyre, pėr tė cilat qeveria miratoi sot ndryshimin e destinacionit tė zonės, dule i kaluar ato nė zona minerale.

    Kompania greke “Antea Cement ka parashikuar pėr kėtė projekt njė investim prej rreth 250 milionė euro. Kjo fabrikė do tė ketė njė kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionė ton e mė tej do tė vijė nė rritje. Edhe projekti i kompanisė spanjolle “Cementos Aguila” parashikon njė investim prej rreth 250 milionė euro dhe kapacitet prodhues tė fabrikės mbi 2 milionė ton si fillim.

  5. #135
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Banka e njohur franceze “Societe Generale” blen Bankėn Popullore dhe bėhet pjesė e sistemit bankar nė Shqipėri.

    18/7/2007


    Kryeministri Sali Berisha priti nė zyrėn e tij njė pėrfaqėsi tė bankės franceze “Societe Generale”, e cila ka blerė Bankėn Popullore Shqiptare.
    Zv Presidenti i “Societe Generale”, Bernard Davidd prezantoi tek kryeministri paketėn e shėrbimeve bankare qė do tė ofrohen nė Bankėn Popullore. Nė planin e zhvillimit parashkohet dyfishimi i kapitalit dhe forcimi i sistemit tė kreditimit.
    Pėrfaqėsuesit e “Societe Generale” i shprehėn kryeministrit Berisha vlerėsime pėr sistemin bankar, zhvillimin ekonomik tė vendit dhe klimėn nė mbėshtetje tė biznesit.
    Kryeministri Berisha vlerėsoi planin bankar tė “Societe General” , tashmė aksioneres kryesore tė Bankės Popullore, si njė banke qė do tė ndikojė nė zhvillimin e metėjshėm tė sistemit bankar nė Shqipėri. Kryeministri theksoi se prezenca e kėsaj banke tė njohur franceze do tė pėrshpejtojė edhe projektet e kompanive tė tjera franceze , tė interesuara pėr tė investuar nė Shqipėri.



    Investimet e huaja nė sistemin bankar, vlerėsim dhe besueshmėri nė ekonominė shqiptare

    18/7/2007

    Kryeministri Berisha mori pjesė, sot nė mbrėmje, nė ceremoninė zyrtare tė bashkimit tė Bankės Popullore shqiptare me Bankėn franceze Societe Generale.
    Tė ftuar nė kėtė ceremoni ishin personalite tė larta tė vendit, si kryetarja e Kuvendit Popullor, zonja Topalli, deputetė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik nė vend, si dhe autoritetet drejtuese tė bankave pėrkatėse.

    Zoti Bernard David zėvendėsdrejtor i pėrgjithshėm pėr sistemin e bankave jashtė Francės, u shpreh nė fjalėn e tij, se Societe Generale ndihet krenare qė mund tė investojė nė Shqipėri, duke kontribuar nė kėtė mėnyrė nė zhvillimin e vendit.

    Kryeministri Berisha, duke pėrshėndetur, theksoi se ardhja e Societe Generale nė vendin tonė pėrbėn njė zhvillim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr sistemin bankar, por pėr tė gjithė jetėn e vendit.

    Kryeministri e vlerėsoi kėtė ngjarje si investimin mė tė madh francez tė viteve tė fundit, i cili pėrbėn njė kredencial tė ēmuar pėr Shqipėrinė.

    Duke falenderuar drejtuesit e Societe General pėr besimin e treguar ndaj vendit tonė, Kryeministri theksoi se ky besim ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme pėr ekonominė shqiptare nė tėrėsi.

    Nė pėrfundim, Kryeministri Berisha nėnvizoi se ardhja e bankave prestigjoze nė vendin tonė dėshmon se ekonomia shqiptare ėshtė njė ekonomi dinamike, entuziaste, dhe e sigurtė, pėr hapsira tė reja tregu dhe zhvillimi.

    Ndėr tė tjera, Kryeministri u shpreh:

    “Ardhja e bankės franceze, Societe General pėrbėn njė zhvillim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm jo vetėm pėr sistemin bankar, por pėr tė gjithė jetėn e vendit. Njė nga bankat mė tė fuqishme tė Evropės dhe mė gjerė, vendos tė bashkohet me Bankėn Popullore, tu bashkangjitet kėshtu bankave tė tjera tė mėdha prestigjoze qė ushtrojnė veprimtarinė e tyre nė Shqipėri dhe qė kanė bėrė tregun bankar tė jetė nė avanguardėn e tregjeve tė tjera tė vendit.

    Me kėtė rast, dua tė falenderoj shumė pėrzemėrsisht drejtuesit e Societe General pėr besimin e madh qė kanė shprehur, jo vetėm ndaj Bankės Popullore, por ndaj Shqipėrisė nė tėrėsi.

    Bankat janė para sė gjithash, para se tė jenė banka monedhash apo letrash me vlerė, janė banka besimi. Nė kėtė kontekst ky besim i madh qė shprehet sot ėshtė njė mbėshtetje shumė e fuqishme pėr Shqipėrinė dhe pėr ekonominė shqiptare. Por dua tė theksoj se kjo pėrbėn njė ngjarje tė madhe nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Francės. Ky ėshtė investimi mė i madh francez nė Shqipėri gjatė tė gjitha viteve tė fundit. Ardhja sot kėtu e Societe General pėrbėn njė kredencial shumė tė ēmuar pėr Shqipėrinė.Me ardhjen nė Shqipėri tė Societe General, kompani tė mėdha franceze, tė cilat dėshmojnė njė interes nė rritje, do tė ndihen shumė mė mirė, do tė ndihen mė tė sigurta dhe do tė projektojnė nė Shqipėri investime shumė mė tė mėdha, nė vitet qė vijnė.

    Gjithashtu dėshiroj tė bėj njė falenderim tė veēantė pėr drejtuesit e Bankės Popullore dhe tė gjithė aksionerėt e saj . Kjo bankė u themelua pak vite mė parė, e tėra mbi bazėn e kapitalit shqiptar, por u menaxhua tėrėsisht nga staf shqiptar, i aftė, i cili me pėrkushtimin e madh arriti tė mbijetojė dhe tė zhvillohet nė njė treg bankr konkurrues me aktorė tė mėdhenj ndėrkombėtarė , tė pranishėm nė Shqipėri. Banka popullore me punėn e stafit tė saj ia doli tė tėrheqė nė ortakėri njėrėn prej bankave mė me emėr nė Evropė, Societe Generale. Drejtuesit dhe aksionerėt e saj dhanė njė meritė tė vecantė, ndaj dhe unė dua ti pėrgėzoj ata.

    Nė njė hark kohor tė shkurtėr ne sė bashku jemi dėmitarė tė dy ngjarjeve jashtėzakoniosht tė mėdha tė jetės sė vendit.Vetėm dy javė mė parė ne sė bashku festuam ardhjen e San Paulo IMI nė Bankėn Amerikane tė Shqipėrisė. Sot ne festojmė ardhjen e Societe Generale, dėshmi kėto, se ekonomia shqiptare ėshtė njė ekonomi dinamike, entuziaste, e sigurtė nė hapsira tė reja tregu dhe zhvillimi.

    Edhe njėherė dua ti falenderoj dhe tė bėj urimet mė tė pėrzemėrta Societe Generale dhe Bankės popullore."

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha diskuton pėr dixhitalizimin e RTSH-sė me kompaninė e njohur Sony System

    20/7/2007

    Kryeministri Berisha u takua sot paradite me pėrfaqėsues tė Kompanisė Sony System, ndėr tė cilėt Norio Emoi, Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Europėn Perėndimore dhe Lindore, pėr Lindjen dhe Afrikėn, Paul Wollis, Drejtor Marketingu pėr Europėn.

    Nė kėtė takim pėrfaqėsuesit e kompanisė Sony System i shprehėn Kryeministrit Berisha gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar pėr realizmin e projektit tė dixhitalizimit dhe rinovimit teknik tė Radiotelevizionit Publik Shqiptar.

    Kryeministri Berisha mirėpriti gatishmėrinė e kompanisė sė njohur Sony Sistem pėr tė ndihmuar nė modernizimin e teknologjisė sė Televizionit Publik Shqiptar dhe shprehu mbėshtetjen e plotė tė qeverisė pėr realizmin e kėtij projekti. Duke vlerėsuar kėtė bashkėpunim Kryeministri u shpreh se Shqipėria ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm nė rajon pėr tė investuar. Kryeministri Berisha theksoi se nga 1 janari 2008 Shqipėria do tė bėhet vendi me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Europė.

    Nga ana e tyre pėrfaqėsuesit e kompanisė Sony System shprehėn interesin pėr investime tė tjera nė Shqipėri.

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Duke vlerėsuar kėtė bashkėpunim Kryeministri u shpreh se Shqipėria ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm nė rajon pėr tė investuar

    Olldashi pranon dėshtimin nė investime

    Friday, 20 July 2007

    Ministri Sokol Olldashi, njėherė kandidat pėr kryetar bashkie nė Tiranė, njihet si njeri i prerė dhe pa shumė fjalė, por dje kaloi ēdo parashikim. Duke prezantuar draft Strategjinė Sektoriale pėr Transportin Shqiptar, ministri i Punėve Publike deklaroi hapur dhe pa frikė shifrat skandaloze tė investimeve tė kryera nė 6-muajt e parė 2007. Sipas Olldashit, kemi njė realizim tė investimeve pėr rrugėt me financim tė brendshėm vetėm 48,2% ndėrsa nga financimet e huaja vetėm 5%. Deklarata u bė nė prezencė tė donatorėve tė huaj, tė cilėt nuk iu shpėtuandhe “kritikave” tė ministrit tonė lidhur me procedurat e stėrzgjatura nė akordimin e fondeve. “Duke pėrfituar nga prezenca e tė gjithė donatorėve tė mėdhenj, unė do tė doja tė tėrhiqja vėmendjen nė njė situatė problematike. Realizimi i financimeve buxhetore ne rruge, pėr vitin nė vijim, ėshtė 48.2% ndėrsa realizimi i investimeve me financime tė huaja ėshtė vetėm 5%. Ky ėshtė njė disnivel i papranueshėm, ku ne kemi pjesėn tonė tė pėrgjegjėsisė. Unė ju siguroj se po bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė korrigjuar defektet, nė mėnyrė qė tė shmangim vonesat e shkaktuara prej nesh, por ju ftoj qė tė njėjtėn gjė ta bėni edhe ju” tha dje ministri i PPTT-sė. Duke shfrytėzuar prezencėn e tė huajve Olldashi theksoi, se “Me modesti dhe me mirėnjohje pėr tė gjithė kontributin tuaj shumėvjeēar, mė duhet tė them se ne do tė jemi gjithnjė e mė pak tė prirur pėr tė pranuar procedura tė stėrzgjatura financimesh, kostoja nė kohė e tė cilave nė disa raste kapėrcen diferencėn e kėtyre financimeve nga ato qė mund tė pėrthithen duke iu drejtuar tregut bankar”. Deklarata e kreut tė Punėve Publike vjen nė njė kohė kur Shqipėria po aplikon pėr kredi tregtare, si mjet efikas nė gjetjen e burimeve nė kohė tepėr tė shpejtė. Madje dhe vet FMN ka ngritur zėrin nė faktin se vendi ynė po pėrjeton rritje ekonomike, stabilitet e si rrjedhojė duhet tė largohet nga aplikimi i kredive tė nga donatorėt si BB apo BERZH.
    Investimet
    Parashikimet e investimeve tė Planit Kombėtar tė Transportit janė tejkaluar tashmė, nėse do tė kishim nė vėmendjen tonė fondet qė Qeveria ka vėnė nė dispozicion tė korridorit Durrės-Kukės-Morinė. Olldashi pranon indirekt, kėshtu, faktin se janė hedhur shuma tė mėdha pėr kėtė aks rrugor, madje dhe nė buxhetin shtesė janė akorduar 70% tė fondeve. Vetėm buxheti i miratuar pėr vitin 2007 parashikon 270 milionė USD, ndėrsa nga kėto, vetėm financimi i brendshėm ėshtė rreth 140 milionė USD. Sipas kreut tė MPPTT-sė, shpenzimet e mirėmbajtjes sė sistemit rrugor parashikojnė rritje mė tė madhe me privatizimin e shėrbimeve nė tė ardhmen, duke rritur standardet e mirėmbajtjes, shoqėruar me kosto shtesė, pasi aktualisht, fondet pėr mirėmbajtjen e rrugėve nuk pėrballojnė nevojat e rrjetit rrugor. Nisur nga kuotat e pėrcaktuara, parashikohet rritje progresive e fondeve operative pėr vitet 2007-2009. Me futjen nė shfrytėzim dhe tė disa akseve tė reja, kėrkesa e fondeve pėr mirėmbajtje dhe pėr sigurinė rrugore parashikohet tė rritet ndjeshėm.
    Strategjia
    Tė gjithė aktorėt qė mund tė kontribuonin pėr konturimin e strategjisė sė transportit, shoqatat e Transportuesve Shqiptarė, disa katedra tė Universitetit tė Tiranės, Administrata Qendrore ajo lokale dhe grupe tė tjera interesi, profesionistėve qė ndėrtuan draftin e parė tė kėsaj strategjie iu kėrkua qė zhvillimin e infrastrukturės kombėtare t’a shihnin ngushtė tė lidhur me pėrmirėsimin rrėnjėsor tė kuadrit ligjor dhe atij institucional. “Sigurisht, produkti qė ju paraqitet sot, nuk ėshtė as perfekt dhe as pėrfundimtar. Ai do tė ishte i mangėt, nėse nuk do tė merrte edhe kontributet tuaja, analizėn dhe eksperiencėn tuaj tė vlefshme nė sektor” tha Olldashi.

    TRANSPORTI DETAR
    •Ngritjen e Administratės Detare
    •Rritjen e sigurisė sė anijeve
    •Rinovimin e flotės detare me anije sipas standardeve
    •Sigurimin e kushteve pėr zhvillimin e Turizmit

    TRANSPORTI HEKURUDHOR
    •Integrimi i rrjetit hekurudhor shqiptar nė rrjetin rajonal tė transportit.
    •Pėrmirėsimi gradual dhe i vazhdueshėm i infrastrukturės hekurudhore
    •Ndarja organizative e sistemit te infrastrukturės hekurudhore
    •Hapja e tregut hekurudhor tė transportit nėpėrmjet privatit

    TRANSPORTI AJROR
    •Reformimi i plote i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Aviacionit Civil
    •Liberalizimi i tregut, sipas standardeve dhe me kushte tė konkurrencės
    •Studimi i hapėsirės ajrore shqiptare pėr zhvillimin e aeroporteve te tjerė

    TRANSPORTI RRUGOR
    •Menaxhimin nga njė agjenci e vetme pėr rrugėt urbane dhe rurale
    •Riorganizimin pėrfundimtar tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve
    •Hartimin e Sistemit tė Menaxhimit tė Pasurive Rrugore
    •Rishikimin dhe ndryshimin e ligjit pėr shpronėsimet Nr.8561.
    •Pėrgatitjen e njė harte rrugore tė pėrditėsuar.

  8. #138
    klesta Maska e klesta16
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    14
    Kjo nisme me duket apsurde.Ai nuk mund te vej cmimin e tokes kjo duhet percaktuar nga pronari.

  9. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    One Stop Shop, regjistrimi i bizneseve nga 647 USD, tani vetėm me 1 dollar

    Nga Ergys Mertiri

    Sipas njė studimi tė Bankės Botėrore, kostoja e regjistrimit tė njė biznesi nė Shqipėri shkon nė rreth 647 dollarė. Kjo pėrllogaritje ka dalė nė bazė tė njė sondazhi tė bėrė nga Banka Botėrore, “Tė bėsh biznes nė Shqipėri”, ku kostoja prej 647 dollarėsh pėr regjistrimin e biznesit ėshtė nxjerrė pa llogaritur shpenzimet e tjera pėr licencimin etj. Po kėshtu, kjo kosto i pėrket vetėm pengesave financiare zyrtare qė kėrkon administrata dhe jo shpenzimeve tė noterėve etj. Shoqata amerikane USAID, e cila ka marrė pėrsipėr investimin e projektit tė qeverisė pėr thjeshtimin e procedurave tė regjistrimit One Stop Shop, ka pohuar se do tė bėhet e mudur qė kjo shumė financiare tė thjeshtohet nė njė shumė krejtėsisht minimale, e cila shkon nė 100-150 lekė. Kjo nuk pėrfshin pagesat pėr noterėt qė do tė certifikojnė statusin e sh.p.k. dhe aktin e themelimit. NRC do t`i zvogėlojė kėto shpenzime nė mėnyrė dramatike, tė cilat nuk janė pėrfshirė fare nė pagesat zyrtare tė cituara. Gjithashtu, nė procesin e tanishėm tė regjistrimit, pėrveē pagesave ligjore, njė faktor tjetėr i rėndėsishėm i kostos sė lartė tė regjistrimit ėshtė edhe pengesa kohore. Pėr sa i pėrket kostos kohore, sipas studimit tė Bankės Botėrore, pėr regjistrimin e njė biznesi nė Shqipėri duhen mesatarisht rreth 47 ditė, gjė qė pėrbėn njė pengesė tė rėndėsishme burokratike pėr tė gjitha bizneset e reja, tė cilat synojnė tė hapin aktivitetet e tyre. Qeveria shqiptare ka marrė pėrsipėr qė tė tėrė kėtė kosto kohore dhe financiare ta eliminojė, duke e ēuar nė minimumin e mundshėm. Nisma ONE Stop Shop do tė bėjė tė mundur pikėrisht thjeshtimin e procedurave pėr tė pėrfunduar ēdo regjistrim biznesi nė njė ditė dhe me njė dollar. Gjithashtu, lidhur me thjeshtimin e procedurave USAID ka mbėshtetur njė projekt, i cili do tė bėjė tė mundur qė i gjithė procesi i regjistrimit tė kryhet On Line, nėpėrmjet internetit. E gjithė kjo do tė bėjė tė mundur qė nė procesin e regjistrimit, kompanitė qė regjistrojnė aktivitetet e tyre tė mos kenė nevojė as tė paraqiten nė zyrat e administratės pėr kėtė gjė. E gjithė kjo do tė synojė qė procedurat tė shkurtojnė ēdo pengesė tė mundshme administrative, duke bėrė qė biznesi tė shpenzojė sa mė pak energji, kohė dhe para pėr administratėn.

    Ky projekt do tė shtrihet edhe te pagesa e taksave dhe te tenderat, ku gjithēka mendohet tė kalohet On Line.

    Tema

  10. #140
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Interesi i biznesit ndėrkombėtar pėr tė investuar nė Shqipėri, nė rritje

    8/8/2007

    Nė mbledhjen e sotme tė qeverisė Kryeministri Berisha theksoi se investimet e huaja vazhdojnė tė mbeten kryefjala e veprimtarisė sė ekzekutivit. Nė fjalėn e tij Kryeministri u ndal nė disa investime tė mėdha qė po konkretizohen nė kėrkimin, nxjerrjen dhe zhvillimin e hidrokarbureve nga dy kompani serioze ndėrkombėtare qė kanė nėnshkruar kontratat me qeverinė shqiptare dhe ALBPETROL pėr kėrkime tė naftės dhe gazit nė Detin Jon dhe pėr zhvillimin dhe rritjen e prodhimit nė vendburimet ekzistuese. Kryeministri e cilėsoi futjen e kėtyre kompanive si njė dėshmi tė fokusimit dhe dėshirės sė biznesit ndėrkombėtar pėr tė investuar nė Shqipėri. Ai nėnvizoi se futja e kėtyre dy kompanive shėnon njė kthesė rrėnjėsore si nė nxjerrjes ashtu edhe nė kėrkimin e naftės dhe gazit.

    Nė fjalėn e tij Kryeministri u shpreh:

    “Mbledhja e sotme ka si kryefjalė investimet e huaja. Ne miratojmė sot dy kontrata pėr ndarje tė prodhimit pėr kėrkim-zhvillim dhe prodhimin e hidrokarburave nė Shqipėri nė bllokun Jon 5 nė det ndėrmjet vendit tonė dhe kompanisė MEDOIL, dhe njė kontratė tjetėr shumė e rėndėsishme pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimet Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran-Mollaj dhe nė vendburimin e Delvinės ndėrmjet ALBPETROL- STREAMOIL GAS LIMITED. E para ėshtė njė kompani angleze e dyta ėshtė njė kompani mikse ndėrkombėtare. Kėto janė dy kompani shumė serioze tė cilat pas njė periudhe negociatash intensive kanė firmosur kontratat me ALPETROL, kontrata shumė tė rėndėsishme pėr naftėn, kėrkimin nxjerrjen dhe prodhimin e saj nė vendin tonė. Sė pari kėto i bashkohen kompanive tė tjera qė operojnė sot dhe qė faktikisht kanė ndryshuar nė mėnyrė tė ndjeshme prodhimin e naftės nė vend deri nė 500 mijė tonė vitin qė kaloi. Sėrish ky vit parashikohen rritje tė tjera tė ndjeshme. Rrisim me kėto kontrata rreth 3 herė tė ardhurat e ALPETROLIT. Disa prej tyre janė tė angazhuara nė kėrkim, por mbeten tė pėrqėndruara shumė nė shfrytėzimin e naftės nė fushat e njohura, e cila sipas vlerėsimeve tė ndryshme arrin njė sasi shumė tė madhe rreth 1 miliardė e 800 milionė fuēi. Nga kjo natyrisht me metodat parėsore tė cilat do tė aplikojnė kėto kompani do tė rimerret njė pėrqindje 10 -12 %, njė pėrqindje kjo qė ėshtė e mjaftueshme pėr Shqipėrinė pėr shumė e shumė vite pėr tė plotėsuar nevojat. Kurse me metodėn dytėsore pėrfitimi i saj mund tė shkojė deri nė 60 %. Nafta ėshtė njė sektor qė duhet tė ketė vėmendje tė veēantė dhe faktikisht kompanitė serioze ndėrkomėbatre po tregojnė interes tė madh nė rritje. Me futjen e kėtyre dy kompanive shėnohet njė kthesėe rrėnjėsore si nė kėrkimin ashtu edhe nė nxjerrjen e naftės dhe tė gazit. Futja e tyre ėshtė njė dėshmi madhore, e fokusimit tė biznesit ndėrkomnbėtar e dėshirės dhe vendimit pėr tė investuar nė Shqipėri. Ndonėse verė dhe vapė, faktikisht vendimet pėr investimet e huaja gjatė kėtyre 3-4 javėve kapin shifra shumė tė mėdha. Para tre javėsh ne miratuam Devollin qė shkonte nė rreth 1 miliardė Euro si kaskadė, ēimenton Titanin. Dy kompani shumė serioze nė naftė, por javėn e ardhme ka sėrish vendime shumė tė rėndėsishme nė fushėn e investimeve”.


    Kryeministri Berisha: Miratimi i kontratave me MEDOIL dhe STREAMOIL, kthesė rrėnjėsore nė kėrkimin dhe nxjerrjen e naftės

    Kėshilli i Ministrave miratoi gjatė mbledhjes sė sotme dy kontrata tė rėndėishme qė i hapin rrrugėn shumėfishimit tė prodhimit tė hidrokarbureve nė Shqipėri. Kėto dy kontrata, e para mes qeverisė shqiptare dhe kompanisė MEDOIL pėr kėrkimet e naftės dhe gazit nė detin Jon, dhe e dyta mes ALBPETROL dhe STREAMOIL & GAS LIMITED pėr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nė vendburimet ekzistuese Ballsh-Hekal-Gorisht-Kosur-Cakran –Mollaj dhe nė vendburimin e Delvinės, do tė rrisin me tre herė tė ardhurat e ALBPETROL. Prezenca e kompanive tė huaja ka rritur nė mėnyrė tė ndjeshme prodhimin e naftės nė vend duke e ēuar nė mbi 500 mijė tonė vitin e kaluar. Sipas vlerėsimeve Shqipėria ka njė sasi tė madhe nafte qė shkon deri nė 1 miliardė e 800 milionė fuēi. Futja e kėtyre dy kompanive nė tregun e hidrokarbureve shėnon njė kthesė rrėnjėsore nė kėrkimin dhe nxjerrjen e naftės nė Shqipėri. Kontrata me kėto dy kompani ndėrkombėtare serioze vjen pas nėnshkrimit tė kontratave pėr ngritjen e disa hidrocentraleve nw vend, apo investime tė tjera siē ishte ajo nė fushėn e ēimentos me kompaninė TITAN. Kompanitė MEDOIL dhe STREAMOIL & GAS LIMITED u bashkohen kompanive tė tjera qė operojnė nė sektorin e kėrkimit, zhvillimit, nxjerrjes dhe prodhimit tė naftės nė Shqipėri.

    Keshilli i Ministrave

Faqja 14 prej 18 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •