Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 171
  1. #91
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ėshtė nga gazeta juaj Albania more Qazim... edhe Ylli Rakipi po na del gėnjeshtar sė fundi??!!... kush ju mbeti "pa gėnjyer" juve... vetėm krieministri??!!

    Me vjen mire qe gjen kohe te merresh me shkrimet e mia dhe per kete te falenderoj se me nxit.

    Humdinger,

    Mua nuk me intereson asnje gazete, qofte dhe ajo Albania apo kushdo qofte ajo.
    Mua me intereson nje Shqiperi (ketu kam parasyh gjithe kombin) qe ecen, qe nderton, qe pergatit breza te zot per t'u perballuar me konkurencen, qe nderton nje sistem te bazuar ne vlera e jo nje sistem qe bazohet ne antivlera, qe perparon, qe nxjerr politikane te pergjegjshem e qe duan dhe respektojne kombin e tyre etj etj.

    Ti diskuton mbi baza partiake, ndersa mua nuk me lidh asgje me politiken atje.
    Ti diskuton si zedhenes i interesave te dikujt (ndoshta dhe tuat), ndersa une nuk kam as dhe nje interes personal apo te dikujt tjeter.

    Mirepo ne shkrime te ndryshme te gazetave, verej nje mugese te theksuar profesionalizmi, nje njohje te percipte te rregullave gazetareske etj.
    Ai qe ka shkruar kete shkrim me duket si ato tipat e gazetave te para '90, qe trumbetonin tufezat apo arezat, misrin ne kubike apo bazat prodhuese te shkollave bujqesore etj.

    Nuk ecet me mentalitetin se ku ka nje perrua apo nje vije uji, doemos duhet te behet nje HEC malor pasi problemet e energjise zgjidhen ndryshe.
    Sot mund te ndertohen vepra te tilla por pas pak viteve do te ndertohen TEC, linja kabllore nenujore, gazesjellesa etj dhe tere ai investim i bere ne to do te shkoje dem (sepse tregu eshte rregullator).

    Dhenja me koncension per vepra te medha si HEC Skavices qe kerkohet nga italianet ja vlen apo per vepra te tjera ne Vjose.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 16-12-2006 mė 18:39

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po kjo nisma tjater e berishes ckuptim ka..
    i jep kanibalit edvin edhe nje krokodil ne dispozicion..
    mendonim se kryemafiozi edvin duhej c'armatosur.. po ky po e armatos..

    hajde sali hajde..

    ja cthot gazeta aneks i ZP-se qe fliska shqip..

    gazeta shqip:


    --

    Berisha i jep policinė ndėrtimore bashkisė

    Kryeministri i plotėson kėrkesėn Edi Ramės, por e pėrdor pėr tė sulmuar opozitėn


    Policia ndėrtimore do tė kalojė nė varėsi tė Bashkisė sė Tiranės. Ky ėshtė vendimi mė i fundit nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, ku Kryeministri Berisha u ėshtė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė kėrkesave tė kryetarit tė bashkisė sė kryeqytetit, Edi Rama. Ky i fundit, disa muaj mė parė, i ka kėrkuar qeverisė qė policia ndėrtimore tė kalojė nė kompetencė tė qeverisjes vendore. Me vendimin e djeshėm, policia ndėrtimore do tė shndėrrohet nė Inspektorat Ndėrtimi dhe do tė vendoset nėn drejtimin dhe autoritetin e pushtetit vendor. Me kėtė vendim do tė marrė fund gjithashtu edhe "lufta" e krijuar midis policisė ndėrtimore dhe asaj bashkiake, sidomos pas shkatėrrimit tė mbikalimit tė Zogut tė Zi, i cili pėr muaj tė tėrė ishte "kryefjala" e kėtij konflikti.

    Decentralizimi

    "Ligji parashikon thjesht njė supervizim tė kėsaj veprimtarie nga njė njėsi e Ministrisė sė Punėve Publike, ndėrsa i gjithė zbatimi i ligjit dhe pėrzotėsia ndaj zbatimit tė tij dhe territorit i kalon qeverisjes vendore", tha shefi i qeverisė. Duke sulmuar edhe qeverinė "Nano", Kryeministri Berishės u shpreh se pėr tetė vjet, qeveritarėt e mėparshėm e mbajtėn policinė ndėrtimore si "kamxhikun" e qeverisė dhe nuk e bėnė njė veprim tė tillė pėr ta decentralizuar atė. Kreu i ekzekutivit ka deklaruar dje nė mbledhje, e cila ėshtė zhvilluar jashtė radhės sė mbledhjeve tė zakonshme, "se ėshtė e pamundur qė jashtė angazhimit tė plotė ligjor dhe konkret tė qeverisjes vendore, qeveria qendrore tė mund tė pėrmbushė detyrimin qė ka pėr kontrollin e territorit". Sipas tij, "kėtė mision e pėrmbushin shumė mė mirė qeveritarėt vendorė, tė cilėt, me ligj, janė pėrgjegjės pėr administrimin e territorit", tha ai. Berisha ka premtuar se do tė zhvillohet gjithashtu edhe njė dialog qeveri-pushtet vendor pėr funksionalitetin e policisė bashkiake. Nė lidhje me njė dialog pėr funksionimin e policisė bashkiake, kreu i qeverisė theksoi se nė rast se bashkitė dhe komunat kanė nevojė qė t‘u jepen kompetenca tė tjera ligjore, sidomos tani nė prag tė decentralizimit me shpejtėsi tė pronave dhe ujėsjellėsit dhe nė rast se ekziston nevoja pėr rishqyrtim tė ligjit, qeveria e ka konsideruar tryezėn e bashkėpunimit tė hapur. "Konsolidimi i decentralizimit e ndihmon shumė vendin. Konsolidimi i qeverisjes vendore ėshtė edhe konsolidim i vetė shtetit ligjor dhe funksionimit tė tij. Ndaj dhe e konsideroj shumė tė rėndėsishme", tha ai. Batutat e Kryeministrit gjatė mbledhjes sė qeverisė ishin tė shpeshta, si pėr kabinetin e tij, si pėr gazetarėt, por edhe pėr ish-Shqipėrinė e bunkerizuar. "Nuk do tė lejojmė qė tė ndėrtojnė bunkerė. Natyrisht ka mekanizma ligjore qė nuk lejojnė rikthimin te praktika e bunkerizimit nė vendin ish-bunker", tha ai. "Ligji nuk ka qenė njė ligj fare i thjeshtė, sepse nuk mund tė nisesh vetėm nga funksionet e policisė ndėrtimore pėr tė krijuar inspektoratin. Inspektorati i Ndėrtimit ėshtė njė koncept mė i gjerė. Ndaj, le tė rindėrtojmė me kėtė institucion, sikundėr i kėrkoj policisė ndėrtimore tė zbatojė me pėrpikmėri ligjin deri nė zėvendėsimin e saj me institucionin e ri dhe tė jenė tė sigurt se ēdo vlerėsim do tė bėhet mbi bazėn e punės qė ėshtė bėrė, qėndrimit tė tyre ndaj ligjit", tha ai.




    -------

  3. #93
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    po kjo nisma tjater e berishes ckuptim ka..
    i jep kanibalit edvin edhe nje krokodil ne dispozicion..
    mendonim se kryemafiozi edvin duhej c'armatosur.. po ky po e armatos..

    hajde sali hajde..

    ja cthot gazeta aneks i ZP-se qe fliska shqip..

    gazeta shqip:
    --
    Berisha i jep policinė ndėrtimore bashkisė

    kur PD te marre bashkine e Tiranes, kjo nisme do te kete shume kuptim.
    Kriteret e decentralizimit plotesohen, dhe ndertimorja eshte prap larg duarve te PS.

    Po ta kishte bere kete pasi PDja te merrte bashkine e Tiranes do ta akuzonin per centralizim. Me qene se e ben tani, nuk e akuzojne dot.

    Mua me duket levizje e shkelqyer.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Shqipėria 1 euro, dėshton nisma e qeverisė


    Julian Llupo
    16-01-2007


    Kryeministri Sali Berisha



    Investitorėt e huaj nuk kanė preferuar qė tė investojnė nė Shqipėri edhe pėr 2006, duke sjellė vetėm 250 milionė dollarė investime. Shifra e investimeve tė huaja ėshtė e njėjta me atė tė vitit 2000, nėse bėjmė korrektimet pėrkatėse nė kursin e kėmbimit dollar/lek. Nė vitin 2000, sipas statistikave, investimet e huaja kanė qenė rreth 200 milionė dollarė. Edhe nė krahasim me vitin 2004 dhe 2005, vlera e investimeve tė huaja nė 2006 ėshtė mė e ulėt. Nė kėtė krahasim nuk pėrfshihet rritja ekonomike, qė ėshtė nja faktor qė ndryshon madhėsinė e treguesve ekonomikė. Nėse e krahasojmė me vitin 2004, investimet e huaja gjatė vitit 2006, janė rreth 100 milion dollarė mė pak. Njė nga privatizimet strategjike qė parashikohej tė realizohej brenda 2006-ės, ka dėshtuar. Nisma "Shqipėria 1 euro", ulja e kohės sė regjistrimit tė biznesit apo ulja e taksave. duket se kanė mbetur vetėm nė letėr. E njėjta analizė ėshtė e vlefshme edhe pėr sipėrmarrjen vendėse, duke e konsideruar politikėn vetėm njė pengesė. Krizat e pėrvitshme energjetike e politike, duket se kanė zbehur ēdo reformė fiskale. Gjatė kėtij viti kemi dėgjuar shumė pėr investimet qė do vėrshonin drejt Shqipėrisė, por po ndodh e kundėrta. Edhe pėr vitin 2006, me gjithė vullnetin e mirė, asgjė nuk ka dalė nė dritė. Nėse do tė bėnim njė krahasim me dy vendet e bllokut, qė tashmė janė bėrė pjesė e BE-sė, do tė konstatoheshin diferenca tepėr tė mėdha, qė nxjerrin nė pah edhe problemet kritike, qė bėjnė qė klima e biznesit nė vend, tė jetė e pafavorshme dhe diskriminuese pėr investitorėt. Sipas njė raporti pėr investimet nė botė i Konferencės pėr Tregti dhe Zhvillim tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nė vitin 2005, nė Evropėn Juglindore mė shumė investime tė drejtpėrdrejta tė huaja, janė bėrė nė Rumani dhe Bullgari, pėrkatėsisht 6,3 miliardė dhe 2,2 miliardė dollarė.
    Investimet e Huaja

    Vitet Vlerat

    2006 250

    2005260

    2004 350

    2002 200

    Burime nga Agjencia Shqiptare pėr Investime dhe Biznes (Albinvest), bėjnė tė ditur se niveli i investime edhe pėr kėtė vit, pritet tė jetė nė rendin e 250 milionė dollarėve. Megjithėse, Ballkani po bėhet njė nga rajonet mė tė preferuara pėr investitorėt e huaj, gjatė viteve tė fundit, nė Shqipėri po vijnė vetėm njė pjesė e vogėl e investimeve. Specialistėt thonė se kjo vjen pėr shkak tė disa faktorėve, ku ndėr mė kryesorėt pėrmenden niveli i lartė i korrupsionit, procedurat burokratike dhe paqėndrueshmėria e situatės politike nė vend.

    Investimet e huaja, tė fundit edhe nė rajon

    Korrupsioni ėshtė faktori kryesor qė mban larg Shqipėrisė investitorėt e huaja. Ky ėshtė thelbi i raportit tė OECD, pėr vitin 2006. Nė kėtė raport, pėrfshihet njė studim mbi indeksin e investimeve tė huaja pėr Shqipėrinė, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Bullgarinė, Kroacinė, Maqedoninė, Moldavinė, Malin e Zi, Rumaninė dhe Serbinė. Papunėsia nė vendet e rajonit, ku pėrfshihet edhe Shqipėria, nuk ka pėsuar ulje dhe vėrtitet nė njė mesatare qė shkon nė 20%. Prurjet mė tė mėdha tė investimeve tė huaja direkte nė vendet e Ballkanit Perėndimor, vijnė si rezultat i privatizimeve, ndėrsa vetėm njė pjesė e vogėl e tyre vjen nė forma tė tjera. Tė dhėnat e bėra publike nga ky raport, bien nė kundėrshtim me deklaratat publike tė bėrė herė pas here nga qeveria, ku theksohet se kemi njė rritje tė investimeve tė huaja dhe reduktim tė papunėsisė. Madje nė raport, theksohet se nė drejtim tė luftės ndaj korrupsionit, Shqipėria zė vendin e fundit, ndėrsa nė nivelin e investimeve tė huaja, renditemi para Moldavisė dhe Maqedonisė. Shqipėria vazhdon tė renditet si njė nga vendet mė nivelin mė ta lartė tė korrupsionit nė rajon.

    Rumania dhe Bullgaria, kampionė nė IHD

    Rumania dhe Bullgaria, janė shtetet me mė shumė investime tė huaja. Kėtė e tregon raporti pėr investimet nė botė i Konferencės pėr Tregti dhe Zhvillim tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė vitin 2005, nė Evropėn Juglindore mė shumė investime tė drejtpėrdrejta tė huaja janė bėrė nė Rumani dhe Bullgari, pėrkatėsisht 6,3 miliardė dhe 2,2 miliardė dollarė. Pėrgjithėsisht nė rajon janė investuar mė se 12,4 miliardė dollarė. Pas Rumanisė dhe Bullgarisė, sipas investimeve tė huaja, renditen Kroacia me 1,69 miliardė dollarė, Serbia dhe Mali i Zi, me 1,48 miliardė dollarė, Bosnja dhe Hercegovina me pothuaj 300 milionė dhe Shqipėria me 260 milionė dollarė. Nė vendin e fundit ėshtė Maqedonia, nė tė cilėn nė vitin 2005, janė investuar vetėm 100 milionė dollarė.

  5. #95
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Nuk ka gje. Une i propozoj Sales qe te shpalle nismen "Shqiperia 50 Cent". Per publicitet, le ta hape fushaten me ndonje koncert te 50 Cent, te cilet do te shkruajne kastile per kete event edhe kengen "P.I.M.P the Albanian", kenge e cila do te terheqe vemendjen e botes dhe te gjithe investitoret e huaj do te derdhen ne Shqiperi. Investitoret e brendshem do te dergohen jashte shtetit, pasi ata nuk jane te huaj.

    Dhe nqs edhe kjo nisme nuk funksionon. atehere i propozoj kryeministrit nismen tjeter "Merre Shqiperine, te te jap edhe Euro", ku atij qe do te pranoje te investoje ne Shqiperi do ti rimbursohet e gjithe shuma e investuar, biles do ti jepet edhe ndonje pare xhepi, si edhe nje karte njevjecare abonimi per ne kazinot e Shqiperise, dhe nje karte abonimi njevjecare per linjen e autobusit te "Tiranes se Re".

    Edhe po nuk funksionoi as kjo, atehere qeveria nuk ka se cfare t“ju beje, se Shqiperine nuk e do as dreqi. Ose si i thone asaj fjales: "edhe me ta fal, te duket sikur ta kan fut".
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #96
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anėtarėsuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34

    Opingat e sheros

    O vlla nuk behen nismat si e jema e zeqos ne maje te thanes; pse u ngrite ne mengjes se pe nje enderr edhe o burra gri sallate. Pse u be deti kos e ne na humbi luga?!. Me duket se e kemi nje konkurrent per karshi me te pregatitur.
    Po lexoja revisten Businessweek dhe pash kete reklame te bere nga qeveria e Maqedonise. Une se kam idene shume se sa te vereteta mund te jene gjithe keto qe reklamon Maqedonia, por cfare me ben pershtypje eshte qe ata e kane strategjine dhe e kane bere dicka gati per investitoret. Jane te ORGANIZUAR dhe kane stabilitet.
    Qeveria jone eshte lemsh qe se merr vesh i pari te dytin dhe tani skemi as energji elekrike. Me ca do prodhohet, apo me qiri?
    Jemi shume larg nga keto nisma se skemi as breke dhe ca eshte mekat qeveritaret tane hahen si qente per kocka, qe nga i pari e deri tek i fundit. Pedro je figure e papare, me ke bere te qesh me te madhe kur pash ate 50 cent offer. hahaha

    Emri:  Macedonia BWeek.jpg

Shikime: 934

Madhėsia:  87.8 KB
    Shendet e te Mira

  7. #97
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Pa dashur ta kthej kete teme ne nje teme per kushtet e zhvillimit te biznesit ne Shqiperi, ja ku eshte nje raport i cili perpiqet te vlersoje lirine ekonomike ne Shqiperi.

    Shpresoj qe ky raport te lexohet dhe comentohet pa gjyslyke politike

    http://www.heritage.org/index/countr...fs/Albania.pdf
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #98
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anėtarėsuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34
    Drity,

    Sipas politikaneve tane te dashur ne leter(apo teori me sakte) ai vend eshte bere fushe me lule. Po ne praktike, sic e thote dhe ai raporti qe ke bashkengjitur, asnje se sbaton ligjin. Investimet e huaja jane si puna e miqve, mund te besh(sjellesh) shume po e rendesishme eshte se sa mban(qendrojne).
    Kot po te them nje shembull e jo per te shitur po*dhe: shkova dhe i bleva babait nje pallto Ralph Lauren dhe ku ishte prodhuar thua ti?! Made in FYROM thoshte stampa. Me iku truri te te them te drejten.
    Shendet e te Mira

  9. #99
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga vloonjat
    Sipas politikaneve tane te dashur ne leter(apo teori me sakte) ai vend eshte bere fushe me lule.
    Raporti perpiqet te vlersoje lirine reale ekonomike dhe jo ate legjislative.

    Po ne praktike, sic e thote dhe ai raporti qe ke bashkengjitur, asnje se sbaton ligjin.
    Raporti i mesiperm merr ne konsiderate dhe faktorin e korrupsionit, dhe megjithate Shqiperia eshte e 30 nga 41 vende ne Europe.

    Ajo qe me beri pershtypje ishte dhe vleresimi i ekonomise informale ne 50%, qe fatkeqesisht nuk merret kurre parasysh ne vleresimet ekonomike te vendit.
    Personalish mendoj qe GDP per capita i Shqiperise eshte me i madh se ai Bullgar ose Rrumun, lere pastaj vendet e tjera te Ballkanit perendimor.

    Per shembull, 29% e popullsise Maqedonase jetojne nen minimumin e jeteses, ne Shqiperi vetem 25%.

    Ne fak, gjerat nuk jane aq keq sa duken.

    ciao
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #100
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anėtarėsuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Ajo qe me beri pershtypje ishte dhe vleresimi i ekonomise informale ne 50%, qe fatkeqesisht nuk merret kurre parasysh ne vleresimet ekonomike te vendit.
    Personalish mendoj qe GDP per capita i Shqiperise eshte me i madh se ai Bullgar ose Rrumun, lere pastaj vendet e tjera te Ballkanit perendimor.
    Drity,

    Gjerat me keq s'kane ku te venė vlla. D.m.th. jemi gjysem per gjysem komb hajdutesh dhe trafikantesh. Sot eshte 50% dhe neser , larg qofte nga Perendia, mund te behet 80%. Atehere na mori lumi. Per kete arsye po te them qe s'jemi gjekundi si shtet apo si komb po vazhdoi kjo pune keshtu. Ajo ekonomia informale/e zezė po ja merr shpirtin shqiperise edhe shqiptareve. Sa do jetojme me ate lloj ekonomie? Njerezit jane sot per neser, po kombi dhe shteti nuk duhen ndertuar sot per neser. Kjo eshte dritshkurtesi.
    Te jete per ate pune, GDP reale e Kolumbise apo Afganistanit rrezik ja kalojne Australise apo Spanjes, bie llafi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vloonjat : 28-01-2007 mė 01:36
    Shendet e te Mira

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •