Close
Faqja 98 prej 104 FillimFillim ... 488896979899100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 971 deri 980 prej 1036
  1. #971
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vllaznia u “falet” penalltive

    19 Gusht Turneu katėrkėndor me emrin e legjendės Loro Boriēi, i zhvilluar dje nė Shkodėr, me pjesėmarrjen e Vllaznisė, Kastriotit, Besėlidhjes dhe Adės, tė paktėn pėrsa u takon emocioneve, ėshtė pėrcjellė me mjaft interes, pa folur pėr anėn sportive, kur ndeshjet kanė qenė tė ekuilibruara dhe luftarake. Ashtu si dhe ishte paralajmėruar, Ada e Velipojės ka bėrė njė paraqitje pėr tė mos u harruar, duke konkurruar me mjaft dinjitet me skuadrat e kategorisė superiore. Pas ndeshjes finale Vllaznia?Ada, tė cilėt shkodranėt e kanė fituar pas gjuajtjeve tė penalltive, presidenti Valter Fushaj i ka dorėzuar trofeun kapitenit tė kuqebluve, Armir Grima. Skuadra shkodrane i ėshtė gėzuar kupės, por dhe premios modeste prej njė mijė dollarėsh, tė vėnė nga organizatorėt e turneut.



    Ada, superiore ndaj superiorėve

    Velipojasit dhe krutanėt kanė qenė tė parėt qė kanė hapur siparin e turneut, i cili, edhe pse ka filluar nė orėn 17:00 nėn njė diell tė fortė, ėshtė ndjekur nga njė publik i shumtė, kryesisht i ardhur nga komuna e Velipojės, por edhe nga Kruja. Kryekomunari i Velipojės, Nikoll Marku, i entuziazmuar nga loja e mirė e Adės, ka deklaruar se nė rast tė fitores sė trofeut, do tėshpėrblente skuadrėn e tij me njė premio prej 10 mijė dollarėsh. Pjesa e parė ishte deri diku e barabartė, ndėrsa nė tė dytė velipojakėt janė shpėrngulur para portės krutane, duke e mbajtur nė tension Kastriotin. Pėrveē golit tė shėnuar me penallti nga Cani, Ada kishte dhe raste tė tjera pėr tė shėnuar, ndėrsa kaloiu me meritė nė finale.



    Vllaznia, finaliste me penallti

    Shumė emocionuese ka qenė loja nė mes dy rivalėve tė kahershėm, Vllaznisė dhe Besėlidhjes, qė nė vite, edhe pse kanė mbajtur pozicione dhe nivele tė ndryshme, gjithnjė janė pėrballur si tė barabartė nė fushė. Madje, ndeshjet mes tyre janė pėrcjellė nga njė luftė e fortė sportive. Edhe kėsaj radhe ashtu ka ndodhur, kur debutuesit lezhjanė, tė drejtuar nga durrsaku Stavri Nica, kanė qenė tepėr dinjitozė nė tė 60 minutat e lojės. Fazat interesante nuk kanė munguar nė tė dy portat respektive, por forma e mirė e portierėve Grima dhe Gjoka nuk ka lejuar prekjen e rrjetave. Kėsisoj, skuadra finaliste ėshtė pėrcaktuar me gjuajtjen e penalltive. Lezhjanėt kanė qėnė krejt afėr suksesit, kur shkodranėt kanė gabuar dy herė radhazi me anė tė Krajės dhe Sukajt, por Grima ka pritur dy herė radhazi penalltitė duke vendosur ekuilibrin. Nė penalltinė e shtatė, Simo shėnon pėr kuqeblutė, kurse Pėrlleshi e pėrpalas topin nė traversė, duke shkuar dėm njė lojė dinjitoze tė skuadrės sė tij, qė edhe me lojė ishte shumė mė pranė kualifikimit se Vllaznia, e cila e arriti kėtė vetėm falė mjeshtrisė sė portierit veteran Grima.



    Grima, heroi i kuqebluve

    Finalen e turneut, mes Vllaznisė dhe Adės, e ndezi goli i shėnuar shpejt nga Nevian Cani, i cili, duke luajtur nė pėrbėrje tė Adės, ka ndėshkuar ish?skuadrėn e tij, qė nė ditėn e nisjes pėr nė pėrgatitoren e Nikshiqit e la jashtė listės. Ada ėshtė edhe dy herė tė tjera pranė golit, pėrsėri me Canin. Nė pjesėn e dytė, kuqeblutė hidhen tė tėrė nė sulm pėr tė barazuar rezultatin, por ndėrkohė ndihen tė rrezikuar nga loja mjeshtrore e Adės, pa diskutim surpriza mė e kėndshme e kėsaj kupe. Mbas shumė pėrpjekjesh, kuqeblutė kanė barazuar me anė tė Simos pesė minutia pėrpara pėrfundimit. U vjen radha penalltive, ku Grima pėrsėri tregon mjeshtėrinė dhe klasin e tij, kur ka pritur gjuajtjet e Seminės dhe Gokajt, ndėrkohė qė Shytani dhe Hasani janė treguar tė saktė nė interpretim. Kėsisoj, penalltia e pestė, autor i sė cilės pėr Vllazninė do tė ishte Kaēi, nuk u gjuajt, ndėrsa skuadra shkodrane u bė fituese e Kupės “Loro Boriēi”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  2. #972
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shkurt legjionarėt

    19 Gusht Riedi, supersticioz me Salihin

    Ka qenė sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, ai qė ka kualifikuar skuadrėn e Riedit nė turin e dytė tė Kupės UEFA, pas njė goli tė shėnuar “in extremis”, ndaj azerbajxhanasve tė Bakusė. Njė gjė e tillė nuk ka pikė dyshimi, jo vetėm pėr tifozėt, por edhe pėr trajnerin e Riedit. Skuadra austriake ėshtė ndalur nė barazim, 1?1, nė ndeshjen e parė tė turit tė dytė tė Kupės UEFA, ndaj Sionit tė Zvicrės. Njė gjė e tillė ka bėrė qė nė ndeshjen e dytė, trajneri i Riedit tė thėrrasė “nėn armė” qė nga minuta e parė pikėrisht Salihin. Njė “gol” i tij do tė jetė shumė “i rėndė” dhe kėtė tekniku austriak e di shumė mirė.



    Bėrnlei shtyn debutimin e Berishės

    Situata e Besart Berishės te Bėrnlei, u bė shqetėsuese dje, pasi lojtari nuk ishte as nė stol pėr tė dytėn ndeshje radhazi tė Championship Coca Cola, Kategoria e Dytė angleze. Bėrnlei humbi 2?0 jashtė fushe, nga njė skuadėr modeste, Skanthorp. Sulmuesi shqiptar, po vuan pėrshtatjen me njė kampionat krejt tė ndryshėm nga ai gjerman, ku ai u aktivizua vitin e kaluar te Hamburgu. Trajneri i skuadrės sė Bėrnleit, Koterill, e ka ftuar sulmuesin shqiptar tė bėjė durim dhe tė pėrshtatet sa mė shpejt me futbollin e kėtij vendi. Aktualisht futbollisti vetėm po stėrvitet me ekipin dhe ai nuk figuron as nė stol, njė shenjė aspak e mirė, duke qenė se vetėm loja mund ta pėrshtasė me futbollin e kėtij vendi.



    Bushi rikthehet pas sherrit

    Alban Bushi, rikthehet si titullar pas incidentit tė fundit qė pati nė takimin miqėsor ndaj Larisas, nė fillimin e kėsaj jave, ku u detyrua tė zėvendėsohet prej trajnerit tė tij (pas 20 minutash aktivizim nė pjesėn e dytė) pas kėrkesės qė bėri gjyqtari kryesor, duke e konsideruar problematik qėndrimin e shqiptarit nė fushė pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė parregullta ndaj kundėrshtarit. Sulmuesi shqiptar, i cili pati polemika tė forta me trajnerin Katsavakis, u rikthye pėrsėri nė takimin miqėsor ndaj Dhigenis Morfi, skuadėr e Kategorisė sė dytė nė Qipro. Ndeshja pėrfundoi nė barazim 0?0 dhe Alban Bushi zhvilloi njė takim tė kėnaqshėm nė nivelin personal.



    Kievo gjen zėvendėsuesin e Bogut

    Bogdani ėshtė pėrherė e mė shumė larg Kievos. Diēka tė tillė mund ta kuptosh qoftė edhe duke lexuar merkaton e klubit tė Serisė B. Ditėt e fundit klubi nga Verona ka vlerė sulmuesin Greko. Kjo lėvizje duket qartė se i hap rrugė largimit tė sulmuesit shqiptar. Ky i fundit ka shumė kėrkesa nga klube tė ndryshme tė Serisė A, duke filluar nga Napoli, Kaljari, Lacio, Livorno, Rexhina dhe Siena. Pėr kalimin e lojtarit ėshtė thjesht njė ēėshtje kohe dhe gjithashtu njė ]ėshtje oferte pėr Kievon. Deri mė tani, tė gjitha klubet qė e kanė kėrkuar shqiptarin, janė zmbrapsur thjesht pėr shkak tė parave tė shumta qė kėrkon klubi i Kievos. Sidoqoftė lojtari, pritet tė largohet nė fund dhe pista mė e mundshme ėshtė Napoli.



    Tre shqiptarė nė fitoren e Krivbas

    Tre lojtarėt shqiptarė tė Krivbasit nė kampionatin Ukrainas, ishin protagonsitė tė fitores sė parė tė skuadrės sė tyre pėr kėtė sezon. Takimi luhej nė Donjeck kundėr Metalurgut vendas sė shqiptarit tjetėr, Elvin Beqiri, i cili ėshtė ende i dėmtuar. Bylykbashi, qė aktualisht po gėzon njė formė shumė tė mirė, ishte titullar nė skuadėr. Ai mori edhe njė karton tė verdhė nė minutėn e 43?tė, pėrpara se futbollistėt e tjerė shqiptarė tė klubit, tė hynin nė lojė si zėvendėsues. Ndreka, e bėri kėtė nė minutėn e 46?tė, ndėrkohė qė skuadra ishte nė avantazh, ndėrsa nė minutėn e 64?tė, hyri nė fushė edhe shqiptari i tretė i skuadrės, Ervin Bulku. Golin pėr skuadrėn e shėnoi Ivanēev nė minutėn e 24?tė.




    Sportekspres
    #VamosArgentina

  3. #973
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Superkupa e Shqipėrisė / Tirana – Besa 4-2


    Tirana – Besa 4-2
    Tirana: 12 Hidi, 2 Sina (14 Abazaj 57’), 4 Dede, 5 E..Xhafa, 24 Vrapi, 10 Muka, 23 Capja, 20 Sefa (19 Bakalli 61’), 5 Hyka, 21 K.Duro, 15.D.Xhafaj (11 Fortuzi 80’), - Trajner: Sulejman Starova
    Nė stol: 1 Nallbani, Hajdari, Deliallisi, Arapi, Merkoci,
    Besa: 12 Zendeli, 15 Hoxha (22 Krasniqi 71’), 78 Ramadani, 3 Arapi, 26 A.Duro, 6 Lila, 20 Alikaj (7 Nana 61’), 11 Abdullah, 28 Veliaj, 99 Elokan (21 Mansaku 66’), 9 Xhihani – Trajner: Silvio Dumitrescu
    Ne Stol : Duro, Mertiri, Nuhiji

    Skuadra e Tiranės e nisi sezonin e ri futbollistik, aty ku e mbaroi edicionin e kaluar. Si fituesja e titullit kampion , ajo i shton fillimit te ketij sezoni edhe trofeun e Superkupes se Shqiperise, te cilin e fiton per te tretin vit rradhazi. Ndonese e perfundoi pjesen e pare ne disavantazh 1-2, ne pjesen e dyte skuadra kampione shpertheu duke shenuar tre here. Ndeshja u luajt ne nje nivel mesatar, ku padyshim ndikoi edhe nxehtesia e madhe dhe temperatura e larte atmosferike. Tirana pati epersi te lehte ne pjesen e dyte, ku padyshim ndikoi edhe largimi me karton te kuq i mbrojtesit Arapi. Per Besen, vlen te permendet aktivizimi i kapitenit te U-21 kombetar, Andi Lila, i cili vazhdon te jete ne biseda me ish klubin e tij grek Iraklis, prej te cilit akoma nuk e ka marre kartonin dhe leket qe i detyrohen. Kjo ishte Kupa e gjashte per Tiranen.
    Sui generis

  4. #974
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cilėt janė 12 presidentėt e Superligės shqiptare

    President. Sipas fjalorit tė gjuhės shqipe ėshtė ai qė zgjidhet pėr njė periudhė kohe pėr tė drejtuar njė organizatė ose njė institucion politik. Ndėrkohė qė dekadėn e fundit tė shekullit XX kjo fjalė iu shtua edhe botės sė futbollit me njė ndryshim goxha thelbėsor. Presidentėt e klubeve sportive jo vetėm qė drejtojnė kėto organizma, por disa edhe investojnė nė to.
    Tė suksesshėm nė fushėn e biznesit kėta tė fundit i kanė dhėnė njė hap tjetėr, njė marsh mė shumė makinerisė sė ndryshkur tė futbollit shqiptar. Ata janė shpesh herė mė “tė fshehur” kundrejt mediave, por kjo nuk zvogėlon aspak rėndėsinė e tyre. Madje, pa ata nuk do tė kishte futbollistė cilėsorė. Pa ata nuk do tė kishte njė luftė sportive mė konkurruese. Pa ata nuk do tė kishte ambiente sportive dhe tifozė, ndonėse tė paktė, qė ndjekin me fodullėk skuadrat e tyre. Ca kanė kohė qė drejtojnė klube nė kampionatin shqiptar. Ndėr mė tė vjetrit janė presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu dhe ai i Partizanit, Albert Xhani, tė cilėt drejtojnė respektivisht durrsakėt dhe “demat e kuq” qė prej 1999-ės. Ndėrkohė qė ca tė tjerė e kanė sefte. Prej jo mė shumė se dy muajsh, Xhavit Ismaili, Gjok Jaku dhe Tomi Balli kanė marrė frenat e Shkumbinit tė Peqinit, Besėlidhjes sė Lezhės dhe Skėnderbeut tė Korēės me synimin e vetėm, qėndrimin edhe pėr sezonin tjetėr nė elitė. Nė proporcion me skuadrat qė marrin pjesė nė Superligė, sot gazeta “Tirana Observer” zbulon tė dhėna pėr 12 presidentėt e klubeve tė kategorisė superiore.

    SK Tirana

    Shefikat Ngjela
    Vitlindja:
    Vendlindja: Tiranė
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmene
    Lloji i biznesit: Birra “Tirana”, aksionere tek “Sigma”
    Detyra qė mban: Donatore
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipėrisė

    Refik Halili
    Vitlindja: 1960
    Vendlindja: Tiranė
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen/ndėrtues
    Lloji i biznesit: Ndėrtim/Import-eksport i mallrave tė ndryshėm me shumicė
    Detyra qė mban: Donator
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipėrisė

    Agron Papuli
    Vitlindja:
    Vendlindja: Tiranė
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen
    Lloji i biznesit: Pronar i kompanisė “Clasic Wolksvagen”
    Detyra qė mban: Donator
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipėrisė

    Avni Nuri
    Vitlindja:
    Vendlindja: Tiranė
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen/ndėrtues
    Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave tė ndryshėm me shumicė
    Detyra qė mban: Donator
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Kampion i Shqipėrisė


    Partizani
    Albert Xhani
    Datėlindja: 16.06.1961
    Vendlindja: Gjirokastėr
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen
    Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave tė ndryshėm me shumicė
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 1999 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 4-t nė kampionat


    KS Dinamo
    Besnik Sulaj
    Datėlindja: 26.01.1969
    Vendlindja: Mallakastėr
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen/ndėrtues
    Lloji i biznesit: Pronar i kompleksit “Taivan”
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2000 e nė vazhdim
    Objektivi: Titulli kampion
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 5-tė nė kampionat

    Vllaznia
    Valter Fushaj
    Datėlindja: 16.03.1969
    Vendlindja: Shkodėr
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen/Ndėrtues
    Lloji i biznesit: Ndėrtime/Pronar i hotel “Koloseu” dhe restorant “Piazza Park”, Shkodėr
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2006 e nė vazhdim
    Objektivi: Titullin ose Kupėn e Shqipėrisė
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 3-tė nė kampionat


    Elbasani
    Arben Laze
    Datėlindja: 13.06.1968
    Vendlindja: Elbasan
    Vendbanimi: Elbasan
    Profesioni: Biznesmen/Ndėrtues
    Lloji i biznesit: Ndėrtime/Pronar i firmės “Xhanini”
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Titullin ose Kupėn e Shqipėrisė
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 3-tė nė kampionat

    Flamurtari
    Shpėtim Gjika
    Datėlindja: 23.08.1962
    Vendlindja: Vlorė
    Vendbanimi: Vlorė
    Profesioni: Kryetar i Bashkisė “Vlorė”
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2003 e nė vazhdim
    Objektivi: Mes 6 skuadrave tė para
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 9-tė nė kampionat


    Teuta
    Edmond Hasanbelliu
    Datėlindja: 25.10.1962
    Vendlindja: Durrės
    Profesioni: Biznesmen
    Vendbanimi: Durrės
    Lloji i biznesit: Pronar i kompanisė “Eurotek”
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 1999 e nė vazhdim
    Objektivi: Kupat e Evropės
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 2-tė nė kampionat


    Besa
    Nexhat Bizhdili
    Datėlindja: 26.10.1963
    Vendlindja: Kavajė
    Vendbanimi: Kavajė
    Profesioni: Biznesmen
    Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave tė ndryshėm me shumicė
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2000 e nė vazhdim
    Objektivi: Mes katėr skuadrave tė para
    Sezoni 2006-2007: Fituese e Kupės sė Shqipėrisė


    Kastrioti
    Shkėlzen Zhilli
    Datėlindja: 27.07.1962
    Vendlindja: Krujė
    Vendbanimi: Krujė
    Profesioni: Biznesmen
    Lloji i biznesit: Import-eksport i mallrave tė ndryshėm me shumicė
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2006 e nė vazhdim
    Objektivi: Qėndrimi nė Superligė
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 8-tė nė kampionat


    Besėlidhja
    Gjok Jaku
    Datėlindja: 24.09.1964
    Vendlindja: Lezhė
    Vendbanimi: Lezhė
    Profesioni: Biznesmen/Ish-Kryetar i Bashkisė Lezhė
    Lloji i biznesit: Biznese tė ndryshėm nė bare restorante
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2007 e nė vazhdim
    Objektivi: Qėndrim nė Superligė
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 2-tė nė Kategorinė e Parė


    Shkumbini
    Xhavit Ismaili
    Datėlindja: 29.03.1959
    Vendlindja: Tiranė
    Vendbanimi: Tiranė
    Profesioni: Biznesmen/Ndėrtues
    Lloji i biznesit: Ndėrtime/Pronar i firmės “Alba Construction”
    Detyra qė mban: President
    Periudha nė detyrė: 2007 e nė vazhdim
    Objektivi: Qėndrim nė Superligė
    Sezoni 2006-2007: Vendi i 8-tė nė Kategorinė e Parė

    ........

    Objektivat, 5 duan titullin; 7, qėndrimin nė Superligė

    Koshientė nė armatėn etyre. Gjithkush nga Njėshat e klubeve kanė firmosur tė bardhė mbi tė zezė objektivin e sezonit. Atėherė kur ka mbetur vetėm njė javė nga starti i kampionatit tė ri, pesė nga presidentėt e klubeve tė Superligės kanė deklaruar haptazi se kėrkojnė titullin kampion. Ndėrsa shtatė tė tjerėt mjaftohen me qėndrimin edhe pėr sezonin tjetėr nė elitėn e futbollit shqiptar. Presidentėt e Tiranės (donatorėt) Dinamos, Partizanit, Vllaznisė dhe Elbasanit pas njė merkatoje me baticat dhe zbaticat e saj kanė lėshuar kushtrimin. “Luftojmė pėr titull”, ky ėshtė refreni i tyre, i cili ndonėse nė vende tė ndryshme, kėndohet njėlloj. Natyrisht, nė fund vetėm njėri do t’i gėzohet, teksa tė tjerėt do tė marrin lapsin nė dorė pėr tė bėrė llogaritė e sezonit. Pak hapa pas tyre me gjysmė zėri, por jo pa synime, janė edhe simotrat bregdetare, Besa e Kavajės dhe Teuta e Durrėsit. Si Xhat Bizhdili dhe Edmond Hasanbelliu kėrkojnė trofeun e Kupės sė Shqipėrisė ose tė paktėn pjesėmarrjen nė Kupat e Evropės. Gjatė sezonit tė fundit qė tė dyja ia janė gėzuar daljes nė Kupėn UEFA dhe shpresojnė qė tė pėrsėrisin vetveten. Ndėrsa me synimin pėr tė stabilizuar skuadrėn, kthimin e disa futbollistėve cilėsorė dhe mbylljen mes 6 ekipeve tė para ėshtė Flamurtari i presidentit Shpėtim Gjika. Kreu i bashkisė sė Vlorės prej vitit 2003 ka marrė nė dorė timonin e klubit vlonjat, duke e kthyer atė nė elitėn e futbollit shqiptar. “Nuk jam njė president qė shikon tė nxjerrė pėrfitime nga klubi. Ėshtė njė pasion dhe njė detyrim qė ndjej kundrejt qytetit tim, pėr tė kthyer sa mė parė atė skuadėr tė lavdishme qė ka qenė dikur Flamurtari”, thotė Gjika pėr “Tirana Observer”. Ndėrkohė qė objektiv qėndrimin nė Superligė e kanė edhe debutuesit, Besėlidhja e Skėnderbeu ashtu sikundėr Shkumbini i Peqinit dhe Kastrioti i Krujės.
    Sui generis

  5. #975
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se Besa eshte fituesja morale e kesaj SuperKupe, pasi ne pjesen e pare fitoi ,ndersa ne te dyten nderhyri gjygjtari dhe lodhja fizike.

    Shpresojme ne nje barazim ne ndeshjen ne Bullgari dhe ne nje loje me te mire te Beses.

  6. #976
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Mendoj se Besa eshte fituesja morale e kesaj SuperKupe, pasi ne pjesen e pare fitoi ,ndersa ne te dyten nderhyri gjygjtari dhe lodhja fizike.

    Shpresojme ne nje barazim ne ndeshjen ne Bullgari dhe ne nje loje me te mire te Beses.

    Haha!na cmendet me keto fitoret morale.
    Tirana fitoi superkupen.Hyka,Muka,Duro,Dede thane qe kane bere spektakel.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #977
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga miki_al2001
    Haha!na cmendet me keto fitoret morale.
    Tirana fitoi superkupen.Hyka,Muka,Duro,Dede thane qe kane bere spektakel.
    Miko po te te tregoj nje histori, qe ta njohesh me mire sk (shkerdh...) Tironen.
    Ishte viti 1938.Ne kupen e Shqiperise dolen Tirona dhe Skenderbeu.Fitoi Skenderbeu.Kur menjehere nderhyri Nalt-madhnia e tij dhe anulloi neshjen.Ndeshja u riluajt dhe gjeje cili fitoi ...kush tjeter vec tiran-sit.

  8. #978
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Labinot Haliti, pėrforcimi i ri i Teutės sė Durrėsit

    Labinot Haliti ėshtė talenti i ri qė i shtohet Superligės Shqiptare. Futbollisti ka lėnė dje Australinė, duke nėnshkruar pėr skuadrėn e presidentit Edmond Hasanbelliu, Teutėn e Durrėsit. Lajmi ėshtė konfirmuar nga mediat kosovare si dhe nga trajneri i kėsaj skuadre, Hysen Dedja. “Arritėm njė marrėveshje me Labinot Halitin dhe, pėrsa mė pėrket mua, angazhimi i tij ėshtė njė pėrforcim shumė i madh pėr skuadrėn tonė”, ka thėnė trajneri i Teutės, Hysen Dedja.
    Nuk janė bėrė tė ditura shuma e derdhur nga bregdetarėt pėr talentin kosovar nė drejtim tė skuadrės sė Sidnej Junajtid me tė cilėn luante Haliti. Nuk janė bėrė tė ditura as shuma e parave qė do tė pėrfitojė talenti kosovar te Teuta, pėrveē faktit se ai ka firmosur njė kontratė 2-vjeēare. Labinot Haliti ka qenė njė prej futbollistėve mė tė spikatur nė zborin e fillim-dhjetorit me talentet kuqezinj tė organizuar nga trajneri i kombėtares Oto Bariē dhe tekniku i Shpresave, Artan Bushati. Pikėrisht pėr kėtė gjė kroati i kuqezinjve ka kėrkuar qė futbollisti tė pajisej me pasaportė shqiptare dhe tė shikonte mundėsinė e kalimit tek njė skuadėr evropiane. Pas disa provave tek Dinamo e Zagrebit dhe tek Sllaven Belupo nė Kroaci, Haliti mori njė ofertė nga Teuta e Durrėsit. Nė njė farė mėnyre shkak pėr mbėrritjen e lojtarit nė Evropė ishte Bariē, i cili i kishte vėnė si detyrim pėr ta grumbulluar nė kombėtare transferimin nė njė kampionat evropian. “Labinot Haliti ėshtė njė futbollist i shpejtė dhe njė lider nė fushėn e lojės. Por ai duhet tė gjejė njė klub nė Evropė. Vetėm pėr tė ardhur nga Australia deri nė Shqipėri ai duhet tė udhėtojė pėr dy ditė. Kėshtu qė nuk besoj se drejtuesit e klubit tė tij do ta lejojnė vazhdimisht qė ai tė luajė pėr kombėtaren”, deklaronte para disa muajsh pėr gazetėn “Tirana Observer” trajneri i Oto Bariē pėr talentin kosovar. Tashmė dilema e vetme pėr njė grumbullim me kuqezinjtė mbetet forma fizike e futbollistit dhe ajo ēka ai do tė tregojė nė kampionatin shqiptar tė futbollit. Haliti ėshtė talenti i dytė pas Jahmir Hykės qė do tė luajė nė Superligė me shpresėn se sė shpejti do tė jetė njė futbollist titullar i kombėtares shqiptare.

    Bariē pėr Halitin

    “Ėshtė njė futbollist i shpejtė dhe njė lider nė fushėn e lojės. Por ai duhet tė gjejė njė klub nė Evropė. Vetėm pėr tė ardhur nga Australia deri nė Shqipėri ai duhet tė udhėtojė pėr dy ditė. Kėshtu qė nuk besoj se drejtuesit e klubit tė tij do ta lejojnė vazhdimisht qė ai tė luajė pėr kombėtaren”
    Sui generis

  9. #979
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ulje?ngritjet e njė kampioneje: Tirana, gjithēka nė 90'

    Kishte njė “krisje” te bardheblutė aty nga mesi i pjesės sė parė tė Tirana ? Besa tė Superkupės sė tė dielės. Avantazhi fillestar i Mukės ishte pėrmbysur tėrėsisht dhe Starova shihte se nė fushė gjėrat nuk shkonin si duhet. Mbrojtja dukej e hallakatur: qendrat Dede e Vrapi sikur ishin kilometra larg e Sina vėshtirėsisht i orientueshėm dhe pėr mė tepėr mungonte “diga” para katėrshes sė prapavijės. Sefa e Ēapja vinin me vonesė pėr tė mbyllur zonėn e tė krijohej pėrshtypja se po kalohej deri nė panik. Nė mesfushė, nga e majta kishte njė dublim tė Duros me Hykėn, ndėrsa djathas Muka qė nuk koordinohej me lėvizjet e Xhafajt, i vetėm nė sulm. Shkurt, ingranazhi kėrciste. Megjithatė, ka mjaftuar vetėm njė “turfullim” dhe gjithēka ėshtė barazpeshuar me fillimin e fraksionit tė dytė tė lojės. Mė pas, dalja me tė kuqe e kavajasit Arapi e thjeshtoi tėrėsisht detyrėn e kampionėve pėr tė fituar. Duket kėshtu njė Tiranė qė ka pėrparėsi nė startin e sezonit. Mund tė ndikojė fakti se skuadra ėshtė mbajtur e “karikuar” ? pushimet e bardhebluve kanė qenė tė pakta pėr shkak tė pjesėmarrjes nė Champions ? dhe, nėse nuk do vihen re shenja tė konsumimit e lodhjes, mund tė ecė pa shumė “pengesa” pėrpara. Me dyshimin te harmonia e grupit. Edhe nė mos qofshin grupime ? drejtuesit e Tiranės e kanė mohuar sistematikisht e kategorikisht kėtė ? ekzistojnė “korrente”, ndaj tė cilėve tregohet pafuqi e pėrgjithshme pėr t’i komanduar e futur nė “rrjedhėn” e duhur. Njė pjesė e mirė e finales sė tė dielės ishte dėshmitare pėr kėtė.



    3 Titullarėt e paprekshėm

    Zhurma e merkatos, nga njėra anė, si dhe tendenca pėr t’i mbatur me ēdo kusht titullarėt, u ka krijuar kėtyre tė fundit “rehatinė” e mosprekjes edhe kur e bėjnė “baltė” nė fushė. Starova duket i pafuqishėm pėrballė tyre



    Abazaj kėrkon premiot

    Ka pasur njė reagim “kėrcėnues” nga ana e Abazajt, nė pėrfundim tė ndeshjes sė tė dielės. U tha se sulmuesi ka kėrkuar deri dhe tė largohet. Njė nga arsyet e besueshme ? tė paktėn nga ato qė pėrfliten ? ka tė bėjė me premiot, ende tė padhėna pėr disa futbollistė, pėrfishi dhe atė. Nė ndryshim nga lojtarėt bazė qė kanė gjithēka tė pėrfshirė nė kontratė, mjaft tė tjerė kanė pėr tė marrė 7 premio nga sezoni i kaluar. Veē sulmuesit, janė edhe disa lojtarė si Pisha, Pema e Allmuēa, tashmė tė larguar nga Tirana. Abazaj ka mbetur dhe i kėrkon.



    Dede heq “pikėpyetjet”

    Shėnoi gol, por reagoi sikur tė kishte bėrė ndonjė faj. Nė fund tė takimit nuk ishte i pranishėm nė festėn e zakonshme tė marrjes sė trofeut. Menjėherė nxituan tė thonė: Nevil Dede ėshtė i mėrzitur me Tiranėn. Madje u shkua edhe mė tej dje nė mėngjes: kėtė javė nuk e mbyll te kampionėt. Por vetė mbrojtėsi ka hequr ēdo pikėpyetje: Jam nėn kontratė dhe as mos t’i shkojė ndėrmend njeriu se do tė lėviz! Megjithatė ,nė zėrin e tij kishte mė tepėr zemėratė se sa siguri.
    Sui generis

  10. #980
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheta: Tek Elbasani nuk gjeta ngrohtėsi

    Dje me skuadrėn durrsake ėshtė bashkuar mbrojtėsi kryeqytetas Arjan Sheta, I cili do tė kontribuojė pėr Teutėn nė sezonin qė pritet tė fillojė. Njė dėmtim I lehtė nė shpatull e ka bėrė tė pamundur pėr tė qenė nė stėrvitjen e djeshme. Megjithėse nuk ėshtė stėrvitur, Sheta ka qenė I pranishėm nė seancėn e pasdites, ku ėshtė takuar dhe me stafin drejtues dhe lojtarėt e tjerė tė Teutės. “Tek Elbasani nuk ishte njė atmosferė e ngrohtė dhe nuk mė trajtuan si “lider ? kėshtu e ka komentuar mbrojtėsi Sheta largimin e tij nga Elbasani ku ai ėshtė stėrvitur gjatė kėtyre dy muajve. Sheta ka luajtur mė parė nė shumė skuadra, si tek Tirana, Partizani, apo sė fundmi edhe tek skuadra greke Kalithea, apo tek ajo qipriote Agia Napa.

    ? Pėrse u larguat nga Elbasani, ku jeni stėrvitur gjatė kėtyre dy muajve?

    ? U largova se nuk gjeta ambjentin dhe ngrohtėsinė e duhur. Kjo, jo pėrsa I pėrket lojtarėve, por drejtuesve. Nuk mė trajtonin si lider, ndonėse unė po jepja maksimumin tim.

    ? Mendoni se kėtė ngrohtėsi dhe rolin e liderit do ta gjeni tek Teuta?

    ? Shpresoj. Kėtu kam njė favor, pasi Teutėn dhe drejtuesit e saj I njoh. Pėrpara disa vitesh kam qenė lojtar I kėsaj skuadre. Pastaj kėtu jam dhe mė afėr familjes, kur dihet sa afėr ėshtė Durrėsi me Tiranėn.

    ? Cila ėshtė forma aktuale?

    ? Jam shumė mirė, spresoj qė ta tregoj sa mė shpejt nė fushėn e lojės.

    ? Ende nuk e keni zhvilluar stėrvitjen e parė pėr shkak tė njė shqetėsimi fizik. Kur do tė bashkoheni me grupin?

    ? Kam njė shqetėsim tė lehtė nė shpatull, ndaj shumė shpejt do tė jem nė stėrvitje. Madje, do tė bėj tė pamundurėn pėr tė qenė nė ndeshjen e parė ndaj Skėnderbeut.

    ? Si e shikoni Teutėn kėtė sezon?

    ? Sezonin e kaluar e ka mbyllur kampionatin nė vend tė dytė. Edhe kėtė vit mendoj se bregdetarėt do tė bėjnė maksimumin, pėr t’ia arritur njė suksesi tė tillė.
    Sui generis

Faqja 98 prej 104 FillimFillim ... 488896979899100 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •