Close
Faqja 67 prej 104 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 1036
  1. #661
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Duro: Kam kontakte me Brigelin, por ne Champions me Tiranen

    28 Qershor Klodian Duro, ka pranuar dje se ka kontakte me ish?trajnerin e kombetares Hans?Peter Brigel, i cili sapo ka nenshkruar me klubin turk, Ankaragucu. Mesfushori i Tiranes dhe i ekipit kombetar, refuzoi ta quante fakt te kryer largimin e tij drejt kampionatit turk, duke thene se nuk eshte vendosur ende asgje. Pohimi i lojtarit, bie ne kundershtim me kontakte te sigurta te ish?trajnerit te kombetares ne Shqiperi, per te cilet Duro do te jete nje futbollist i Ankaragucu?se per sezonin e ardhshem. Sifoqofte, lojtari e pranon se mund te kete zhvillime ne kete drejtim, por ai eshte i kujdesshem ne marrdheniet me bardheblute, duke thene: “Une jam ketu, ne Struge me Tiranen. Nese jam ketu do te thote se nuk jam i asnje klubi tjeter”. Klodian Duro, siguroi gjithashtu, se do te luante me bardheblute ne Champions League, pavaresisht se cfare rrjedhe do te marre karriera e tij. “Siguroj qe do te luaj per Tiranen, ne Ligen e Kampioneve”? perfundoi futbollisti. Duro, 30 vjec, ka qene nje lojtar i formacionit baze ne ekipin perfaqeses se Shqiperise te drejtuar nga Hans?Peter Brigel.
    #VamosArgentina

  2. #662
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bulku i bashkohet Krivbasit, per dy dite vjen edhe firma

    28 Qershor Mesfushori i Tiranes, Ervin Bulku, udhetoi dje ne mengjes drejt Ukraines, per t’iu bashkuar klubit te Krivbas?it ne Ukraine. Bashke me te, ne avionin e “Austria Airlines” ishin edhe dy shqiptaret e tjere te ketij klubi, Henri Ndreka dhe Dorian Bylykbashi. Fillimisht te tre u ndalen ne Vjene dhe me pas, ne oren 17.00(me ore shqiptare) mberriten ne destinacion. Futbollisti qe ka luajtur vetem per Tiranen ne karrieren e tij, la te marten, grumbullimin e klubit te Tiranes ne Struge, pikerisht per t’u bere gati per kete udhetim. Ai do te stervitet disa dite me skuadren e Krivbasit, perpara se nenshkruaje. Bulku eshte ndjekur ne kampionatin shqiptar nga vete trajneri i skuadres se re, i cili ka dhene i pari miratimin e tij per te nenshkruar me mesfushorin e perfaqesueses sone. Por para se te hedhin firmen mbi kontraten e ofruar, klubi ka shprehur deshiren qe te ndjeke futbollistin. Sipas menaxherit Nexhmedin Spahiu, i cili ka mundesuar kete kalim, firma do te vije ne dy ditet e ardhshme. Lojtari nuk do te munde te aktivizohet me Tiranen ne Champions, per shkak se, me date 20 korrik, fillon kampionati i ketij vendi.
    #VamosArgentina

  3. #663
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Alimehmeti, sot starti i verdhebluve

    28 Qershor Ndonese trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, do te kishte dashur ta fillonte diten e pare te stervitjeve me ekipin e tij te ri,duke e pasur te plote kontingjentin e futbollisteve, nuk ka qene e thene qe te ndodhte keshtu. Sipas burimeve nga klubi elbasanas i futbollit, pritet qe verdheblute t’i fillojne sot zyrtarisht stervitjet per sezonin e ri futbollistik, ndonese akoma shume gjera nuk jane percaktuar perfundimisht dhe nuk jane vene ne vendin e duhur. “Trajneri Alimehmeti, ? eshte prononcuar per gazeten tone sekretari i klubit elbasanas, A.Kovaci, ? ka menduar qe ta ndaje ne dy etapa periudhen pergatitore. Ne te paren, ai do te merret kryesisht me seleksionimin e grupit te futbollisteve, qe mendohet se do te jene ne perberje te Elbasanit gjate sezonit te ardhshem. Ndersa, ne te dyten, do te zhvillohet nje periudhe e plote dhe e programuar e fazes pergatitore, pikerisht me ata futbolliste, qe jane perzgjedhur per t’u bere pjese e Elbasanit ne sezonin e ri”.

    Seleksionimi i te rinjve

    Sikurse mesohet ne zyrat e klubit, ne ditet e para te seancave stervitore, ne grupin e futbollisteve qe do te testohen do te jene edhe mjaft futbolliste te rinj, qe vijne nga sistemi zinxhir i verdhebluve, por edhe te tjere, qe kane qene pjese e ekipit edhe ne sezonin e kaluar, te cilet do te marrin pelqimin trajnerit Alimehmeti, nese do te vqzhdojne te jene pjese e Elbasanit, apo jo. Vete trajneri tiranas i verdhebluve ka kerkuar te njihet me mire me grupin e futbollisteve, qe pretendojne te veshin fanellene skudres elbasanase dhe kete do ta beje nepermjet testeve te ndryshme fiziko?teknike, apo seancave te rregullta stervitore.

    Ne horizont, kosovari Bytyci

    Gjithashtu, se bashku me te rinjte do te fillojne te sterviten edhe futbolliste e tjere, disa prej te cileve kane firmosur tashme kontraten me Elbasanin, si edhe ata, qe do te zyrtarizohen si verdheblu ne ditet e ardhshme. Te te paret do te jene Ahmataj, Nallbani e Babaj, ndersa pritet qe atyre t’u bashkohen edhe Stojku, Kacollja, Merxha, E.Dalipi, Berdufi dhe te tjere, te cilet jane ne fokusin e merkatos elbasanase. Madje, sipas burimeve nga klubi, keto dite mund te firmoset kontrata edhe me portierin Bytyci, nje nga “gardianet” me te mire te kampionatit kosovar. Nese edhe ai do te firmose, atehere ai dote bashkohet edhe me dy kosovare te tjere, Babajn dhe Nallbanin, qe tashme kane nenshkruar. Keshtu, trajneri Alimehmeti, i cili, gjate gjithe kesaj kohe, qe kur ka firmosur kontraten me klubin verdheblu, ka qene i detyruar te luaje rolin e pritesit, sesi do te zhvillohen ngjarjet ne merkaton e veres per ekipin tij te ri, sot do te nise pergatitjet. Ai nuk ka pritur me shume, kur ditet po kalojne me “pushime”, edhe pse do te kishte dashur qe ta kishte te plote kontingjentin e futbollisteve, me te cilet do te synoje perballimin me sukses te sfides se tij te veshtire.
    #VamosArgentina

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    FSHF, mbledhja zhvillohet me dyer te mbyllura

    E Enjte, 28 Qershor 2007

    Dje pritej qe te mesohej dicka me shume pas analizes se bere, dy dite me pare, nga shefi i sektorit te garave, Hito Hitaj dhe shefit te sektorit te arbitrave, Sulejman Mema, sepse ne ambientet e federates se futbollit eshte zhvilluar nje mbledhje me zyrtaret me te larte te saj. I pranishem ka qene edhe presidenti Armand Duka, por jashte salles se mbledhjes nuk ka dale asnje fjale. Por, lidhur me situatat e krijuar se fundmi, mendohet se mbledhja e djeshme ka nxjerre disa pika qe do t'i parashtrohen komitetit ekzekutiv dhe midis tyre, me e rendesishmja ka te beje me "modifikimin" e struktures se kampionatit. Gjithcka behet per te eliminuar "marreveshjet" e fund-sezonit dhe federata ka menduar se ne vend te 2 ekipeve qe zbresin ne kategorine inferiore, numri i tyre te rritet e te shkoje ne 3 ekipe. Gjithsesi, zyrtarizime nuk ka dhe mbledhja me e afert e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se do te shtjelloje gjithcka.
    #VamosArgentina

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tirana, Besa e Teuta njohin rivalet

    E Premte, 29 Qershor 2007

    Sot, ne Nion te Zvicres, do te hidhet shorti per turet e para paraeliminatore te Liges se Kampioneve dhe Kupes UEFA. Tirana, Besa dhe Teuta do te mesojne emrin e skuadres qe do te dale nga shorti i pare dhe automatikisht, cifti i shortuar do te njohe edhe rivalin e turit pasardhes. Per Tiranen mund te kemi perballje interesante, ndersa ne Kupen UEFA duket se do te jene te paevitueshme derbet ballkanike.

    Dinamo e Zagrebit, Apoeli i Qipros apo Tamper Junajtid i Finalndes, mund te jete nje nga emrat e kundershtareve te kampioneve te Shqiperise. Bardheblute, pjesemarres ne Champions, i kane vene vetes si objektiv kalimin e turit te pare, gje qe mund t'u sillte nje sfide luksi ne turin pasardhes kunder Rejnxhersit te Gllasgout, Steuas se Bukureshtit apo Fenerbahces se Turqise.

    Me i ashper duket fati me Teuten dhe Besen. Durrsaket dhe kavajasit do te njohin emrin e kundershtarit nga 11 skuadrat e hedhura si koka serie, prej te cilave Makabi i Tel Avivit, Anorthosis dhe Omonia nuk jane perfaqesuese e Ballkanit. Nuk perjashtohet nje perplasje "derbi" mes Teutes apo Beses me Anorthosis te Arjan Beqajt, sikurse edhe nje tjeter perplasje e zjarrte mes FK Partizanit te Beogradit, FK Vojvodines dhe FK Bezinajes, te treja skuadra serbe.

    Tirana e zhvillon takimin e saj te pare me 17 ose 18 korrik dhe ndeshjen e kthimit e luan me 24 ose 25 korrik. Per sa i perket Beses dhe Teutes, te dyja skuadrat do t'i luajne ndeshjet e para me 19 korrik, per te zhvilluar takimin e kthimit me 2 gusht.



    Tirana

    Kundershtari i mundshem

    NK Dinamo Zagreb (KRO)

    Apoel FC (QIP)

    NK Domzale (SLLO)

    IF Elfsborg (SUE)

    FK Sarajeva (BH)

    FK Ventspils (LVA)

    MSK Zilina (SVK)

    Deri Siti FC (IRL)

    FH Hafnarfjordur (IZR)

    FBK Kaunas (LIT)

    Tamper Junajtid (FIN)

    FC Sherif (MOL)

    FC Olimpi Rustavi (GJE)

    FK Pobeda (MAQ)



    Besa

    Teuta

    Kundershtari i mundshem

    FK Partizan (SRB)

    PFC Liteks Loveks (BUL)

    Makabi Tel-Aviv FC (IZR)

    HNK Hajduk Split (KRO)

    FK Vojvodina (SRB)

    FK Bezanija (SRB)

    Anorthosis Famagusta FC (QIP)

    NK Gorica (SVN)

    NK Slaven Koprivnica (KRO)

    AC Omonia (QIP)

    FC Koper (SLLO)
    #VamosArgentina

  6. #666
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ekzekutivi percakton sot daten e kampionatit

    E Premte, 29 Qershor 2007

    Sot, ne ambientet e federates, do te zhvillohet mbledhja e radhes e Komitetit Ekzekutiv. Ne rend te dites jane disa pika, por dy me thelbesoret kane te bejne me daten e fillimit te kampionatit 2007-2008 si dhe me numrin e skuadrave, te cilat do te bien nga kategoria ne sezonin e ardhshem. Sic, dihet, ne analizen e bere tre dite me pare nga shefi i garave, Hitaj, dhe shefi i arbitrave, Mema, eshte theksuar fakti se rritja e numrit te skuadrave qe do te bien nga kategoria do te minimizoje fenomenin e "marreveshjes se xhentelmeneve" apo shit-blerjeve te takimeve. Dy pergjegjesit e sektoreve me te nxehte ne FSHF, e kane cilesuar si thelbesore rritjen e numrit te skuadrave qe do te zbresin nga kategoria 2 ne 3. Gjithsesi, sot do te mesohet dicka me teper rreth kesaj ceshtjeje.
    #VamosArgentina

  7. #667
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhafaj, javen e ardhshme firmos per Amkarin

    E Premte, 29 Qershor 2007

    Sulmuesi i Teutes, Daniel Xhafaj, javen e ardhshme do te firmose per skuadren ruse te Amkarit. Vlonjati prej dhjete ditesh eshte marre nga skuadra ruse per te bere proven, te cilen ai e ka kaluar me sukses. Tashme per te nuk ka mbetur gje tjeter vetem se te hidhet firma ne kontrate. Takimi per zyrtarizimin e transfertes do te behet javen e ardhshme. Xhafaj ne sezonin qe sapo perfundoi ka bere nje paraqitje te mire dhe ka arritur te dale golashenuesi i dyte pas Sinanit, gjithashtu me skuadren e tij, Teuta, eshte nen kampione e vendit. Ndersa, per sa i perket ndeshjeve te skuadres se Teutes ne Kupen UEFA, ai nuk dihet ne do te marre pjese. Kalimi i tij ne Rusi shenon aktivizimin e tij te dyte jashte vendit. Aktivizimi i pare ka qene ne Zvicer dhe me pas kaloi te Teuta, tashme duket se javen e ardhshme do te jete lojtar i Amkarit.
    #VamosArgentina

  8. #668
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sinani dhe Sukaj te gatshem kunder NK Zagrebit

    E Premte, 29 Qershor 2007


    Ndeshja e kthimit per skuadren e Vllaznise, e vlefshme per Kupen Intertoto per trajnerin tiranas, Mirel Josa, do te jene te gatshem edhe dy futbolliste te tjere sulmues, Vioresin Sinani dhe Xhevahir Sukaj. Te dy futbollistet, qe nuk kane shume qe jane vene nen urdhrat e Joses, do te jene arma sekrete e shkodraneve. Ndeshja e pare, e cila eshte luajtur ne Zagreb te Kroacise ka perfunduar me fitoren e miqve ne shifrat 2-1. Qe Vllaznia te kaloje kete tur duhet patjeter ta fitoje kete ndeshje me nje rezultat 1-0 ose me dy gola me teper se kundershtari. Sipas deklarimeve te bere nga brenda skuadres, kalimi i ketij turi duket se eshte prane, dhe Josa kerkon nga djemte nje perqendrim te madh ne kete ndeshje.
    #VamosArgentina

  9. #669
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Elbasani nis stėrvitjen, vijnė Xhafa e Tetova

    Nėn drejtimin e dyshes Alimehmeti-Filja, verdheblutė janė paraqitur nė stadium pėr tė nisur seancat stėrvitore pėr gati 10 ditė, derisa ekipi tė zhvendoset jashtė kufijve tė Shqipėrisė

    Elbasani ka nisur dje pėrgatitjet nė kuadėr tė sezonit tė ri tė kampionatit shqiptar. Nėn drejtimin e dyshes Alimehmeti-Filja, verdheblutė janė paraqitur nė stadium pėr tė nisur seancat stėrvitore pėr gati 10 ditė, derisa ekipi tė zhvendoset jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Dje pėr verdheblutė kanė firmosur edhe Fjodor Xhafa e Tetova, tė cilėt janė dy pėrforcime tė tjera nė dispozicion tė Krenar Alimehmetit. Presidenti Laze ka thėnė gjithsesi se pritene dhe disa futbollistė nė ditėt e ardhshme dhe ėshtė kjo arsyeja pėrse ekipi nuk ėshtė zhvendosur jashtė Shqipėrisė pėr tė vijuar pėrgatitjet. "Tė paktėn pėr 10 ditė do tė qėndrojmė kėtu, pasi ende nuk e kemi formuar plotėsisht skuadrėn", tha drejtori i klubit Artin Kovaēi. Dje ishte edhe dita e parė e punės pėr Krenar Alimehmetin, i cili ka mbledhur lojtarėt dhe u ka mbajtur njė fjalim tė shkurtėr, pėrpara nisjes nga stėrvitja.

  10. #670
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bariē e Mema, tani tė dy punėmarrės nė FSHF

    Nėse para 11 vjetėsh, fati i kishte vendosur pėr ballė njėri-tjetrit nė njė tur tė Champions League, Oto Bariē dhe Sulejman Mema sot janė tė dy punėmarrės nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Mema ėshtė shef i arbitrave nė kėtė institucion, ndėrkohė qė kroati ka marrė qė prej vitit tė kaluar drejtimin e kombėtares shqiptare. "Pasi mori drejtimin e Shqipėrisė e kam pyetur pėr atė ndeshje dhe nė tė vėrtetė e mban mend shumė mirė. Dinamo e Zagrebit ishte njė nga skuadrat mė tė forta tė Ballkanit nė atė kohė", rrėfen Mema.

Faqja 67 prej 104 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •