- Dinamo dje ka bėrė pėrgatitje tė ndarė nė dy grupe, ku titullarėt e ndeshjes me Flamurtarin e kaluan pasditen nė pishina me ujė tė ngrohtė. Ndėrsa pjesa e mbetur, nė tė cilėn bėnin pjesė edhe zėvendėsuesit, ėshtė pėrgatitur nė fushėn me bar tė kompleksit.
- Redi Jupi, trajneri lojtar i bluve, dje ka qenė pacient nė klinikėn e mjekut Kasa dhe aty ka kaluar njė kohė tė mirė. Ndaj Flamurtarit Jupi luajti vetėm 45 minutat e para, pasi ėshtė dėmtuar nė kavilje. Dėmtimi i Jupit duket disi i rėndė, pasi ai ėshtė paraqitur dje nė klub duke ēaluar dhe tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe pas trajtimit mjekėsor.
- Sokol Ishka nė Vlorė pati fatin e keq, pasi ka luajtur vetėm 17 minuta. Shkak pėr kėtė ka qenė dėmtimi qė dinamoviti ka marrė nga pėrplasja me vlonjatin Bedini. Nga kjo pėrplasje Ishka ėshtė ēarė nė vetullėn e majtė dhe i ėshtė dashur qė tė pėrballojė qepjen me 13 penj. Dje dinamoviti nuk ėshtė stėrvitur, por vetėm ka mjekuar plagėn si dhe ka pasur interesin e shokėve pėr gjendjen e tij shėndetėsore.
- Rezart Maho ėshtė "i plagosuri" i tretė i betejės sė Vlorės. Pėr shkak tė mosnjohjes sė dinamovitit nga gazetarėt vlonjatė, Maho ėshtė raportuar nė kronika si Ēaushaj, por e keqja lojtarit i ka ardhur nga dėmtimi qė ka marrė nė gju. Dje dinamoviti nuk ėshtė paraqitur nė klub dhe, sipas babait tė Mahos, lojtari qėndon i shtrirė nė shtėpinė e tij gjersa tė marrė diagnozėn e saktė.
Krijoni Kontakt