
Postuar mė parė nga
_B_r_U_n_O_
Presidenti i Partizanit deklaron se skuadra e tij do ta synojė deri nė fund titullin kampion.
Njė ditė pas bisedės sė gjatė me njė grup tifozėsh tė Partizanit, tė cilėt kanė kėrkuar shpjegime pėr trofetė e munguara gjatė viteve tė drejtimit tė tij, Albert Xhani, presidenti i Partizanit, ėshtė shprehur se nuk do tė dorėzohet kurrė pėrballė presioneve nė media, por do tė luftojė me mish e me shpirt pėr skuadrėn e kuqe, natyrisht duke marrė pėrgjegjėsitė qė i takojnė pėr trofetė e munguara. "Unė tifozėt e vėrtetė tė Partizanit i kam pritur dhe do t'i pres gjithmonė, i kam respektuar dhe do t'i respektoj, pasi ata gjithmonė kanė tė drejtė pėr atė qė kėrkojnė. Edhe mua mė vjen shumė keq pėr titujt e munguar dhe pėr kėtė marr pėrgjegjėsitė e mia, por dua tė theksoj se kam punuar me pėrkushtim pėr aq kohė sa jam president i skuadrės. Unė u jap tė drejtė tifozėve po u kėrkoj gjithashtu qė gjatė 90 minutave tė lojės ta pėrkrahin skuadrėn dhe jo ta demoralizojnė,"- ėshtė shprehur presidenti i Partizanit, qė ka mbetur shumė i zhgėnjyer, sipas tij, nga keqinterpretimet e shtypit, mbi bisedėn qė ai ka zhvilluar me pėrfaqėsinė e tifozėve tė Partizanit. Sipas njėshit tė tė kuqve, ai nuk ėshtė dorėzuar, madje as e ēon nėpėr mend njė gjė tė tillė. "Nuk kam ndėr mend tė largohem nga Partizani dhe as jam dorėzuar siē ėshtė thėnė nė shtyp. Garantoj mbėshtetjen e plotė financiare, derisa tė jem president i Partizanit. Nuk do tė jetė e largėt dita kur do ta shihni Partizanin me trofe nė duar, siē i ka hije,"- ka vijuar mė tej Xhani. Edhe pse pėrforcimet me lojtarė cilėsorė kanė munguar, numri "njė" i klubit tė kuq beson se skuadra e tij do ta synojė deri nė fund titullin, pasi lojtarėt qė ka premtuar do tė vijnė. "Vėrtet kanė ikur disa lojtarė, por kjo nuk do tė thotė se kemi hequr dorė nga trofetė. Pėrveēse kemi lojtarė tė mjaftueshėm pėr t'i zėvendėsuar, ne presim pėrforcimet qė kemi synuar qė nė hapjen e merkatos. Ne e kemi pėrgatitur prej kohėsh dokumentacionin e tyre, por pėr arsye objektive kėta futbollistė nuk kanė mundur tė mbėrrijnė mė parė. Nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr lojtarė qė duhet tė provohen, por pėr futbollistė cilėsorė, qė do tė jenė tė gatshėm tė kontribuojnė menjėherė sapo tė mbėrrijnė. Mund t'ju them se njėri prej tyre ėshtė lojtar i AEK-ut, tė cilin Gerardi e njeh shumė mirė. Partizani do tė bėjė njė paraqitje shumė tė mirė gjatė ndeshjeve tė ardhshme, madje do tė synojė deri nė fund titullin kampion,"- ka pėrfunduar presidenti i tė kuqve.
Krijoni Kontakt