Close
Faqja 23 prej 104 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1036
  1. #221

    Post Miqėsorja, Teuta barazon 0-0 me Besėn

    Nė njė takim miqėsor qė ekipi i teutės sė durrėsit ka zhvilluar me ekipin e Besės sė Kavajės ,takimi ka pėrfunaduar me rezultatin 0 0.rezultati i takimit i ėhstė pčėrgjigjur mėnyrės sė lojės tė dy ekipeve.Storova ka zbritur nė fushėn e lojės me formacionin mėtė mirė ,me tė cilin do tė pėrballet me Tiranėn ,ndonėse rikthimi i Daniel Xhafajt mund tė prishė planet dhe varjantin taktik tė Starovės.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #222

    Post Tomorri: Tifozėt tė ballafaqohen me drejtuesit

    Peticioni i nėnshkruar nga 319 tifozėt e Partizanit, ku kėrkohej largimi i presidentit Xhani nga drejtimi i skuadrės, ka nxitur reagimin e klubit tė kuq. Drejtori i akademisė, Genc Tomorri, ka folur nė emėr tė klubit nė mungesė tė presidentit Xhani, i cili ndodhet nė Greqi, duke ftuar njė pėrfaqėsi tė tifozėve nė njė takim nė klub. "Jam informuar nga shtypi rreth peticionit tė njė grupi tė tifozėve tė kuq, por nuk mendoj se problemet e skuadrės zgjidhen nė kėtė mėnyrė. Do tė ishte e udhės ulja nė tryezė pėr diskutimin e situatės me njė pėrfaqėsi tė tifozėve, ku secila palė tė mbajė qėndrimin qė i takon, nė funksion tė zgjidhjeve tė problemeve,"- ėshtė shprehur Tomorri. Ky reagim nga drejtori i akademisė vjen si masė zbutėse ndaj qėndrimit tė tifozėrisė sė kuqe, e cila nuk pajtohet me ecurinė e Partizanit jo vetėm nė kėtė sezon, por gjatė gjithė kohės sė drejtimit tė presidentit Xhani. Njėshi i tė kuqve ndodhet nė Greqi dhe nuk ka reaguar ndaj peticionit tė tifozėve, detyrė qė e ka marrė Genci Tomorri.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #223

    Post Malindi nuk ikėn tek AEK-u

    Futbollisti i ri i Partizanit, Enco Malindi, zor se do tė transferohet nė fillim tė muajit qė vjen te skuadra e AEK-ut tė Athinės. Megjithėse kalimi i tij nė kampionatin grek konsiderohej i kryer, e vėrteta qėndron ndryshe. Sipas drejtuesve tė stafit teknik, Malindi do tė qėndrojė te Partizani deri nė fund tė sezonit, pasi ėshtė i nevojshėm pėr skuadrėn. Duke parė aktivizimin e detyruar tė Muzakės dhe Bakajt ne mesfushė, Malindi ėshtė rezerva e vetme nė sulm, pasi Progri dhe Abilaliaj do ta nisin takimin e radhės nga minuta e parė. Nė pjesėn e dytė tė kampionatit Malindi do tė ketė mė shumė hapėsira nė formacion, ēka i jep mundėsi tė afirmohet mė tej, pse jo tė rrisė edhe ēmimin e kartonit.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #224

    Post Partizani s'heq dorė nga afrikanėt

    Njė pistė qė i ka lodhur jo vetėm drejtuesit, por edhe tifozėt e shumtė tė kuq, qė presin me padurim pėrforcimin e skuadrės. Afrikanėt e premtuar nė fund tė 2006-ės janė e vetmja shpresė pėr kompletimin e grupit. Sipas Genci Tomorrit, brenda dy ditėsh ata duhet tė mbėrrijnė nė Tiranė, pėr t'u bėrė menjėherė pjesė e grupit. Njė fakt tjetėr i ēuditshėm vjen nga kampi bardheblu. Bashkė me futbollistėt e Tiranės nga Stambolli nė Tiranė kanė udhėtuar edhe dy lojtarė me ngjyrė, tė cilėt, sipas bardhebluve, mbanin nė dorė njė shkresė me firmėn e Xhanit dhe stemėn e Partizanit. Tė kenė humbur vallė afrikanėt? Ekziston frika e dėbimit nga Shqipėria, nėse dokumentacioni i tyre nuk ka qenė i rregullt. Nė klubin e kuq akoma shpresohet nė mbėrritjen e tyre, nė ndodhtė kjo nė ditėn e fundit tė merkatos.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #225

    Post Muēa: Jo vetėm titullin, por edhe kupėn

    Trajneri i bardhebluve thekson se rezultatet e stėrvitjes nė Turqi do tė merren qė nė sfidėn e sė shtunės ndaj Teutės.


    Tė gjithė nė kampin bardheblu janė tė bindur se faza pėrgatitore e zhvilluar nė Turqi do t'i vlejė shumė Tiranės pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Pėr trajnerin Shkėlqim Muēa, rezultatet e stėrvitjes nė Kemer do tė merren duke filluar nga sfida mė e afėrt, ajo ndaj Teutės. Dita e djeshme u ka shėrbyer kampionėve tė dimrit pėr tė kryer vetėm disa vrapime tė lehta, ndėrkohė qė nga sot vėmendja do tė pėrqendrohet nė anėn tekniko-taktike. Nė intervistėn e tij pėr "Sportin shqiptar", Muēa bėn tė ditur se tashmė ky grup qė ėshtė nė dispozicion mund tė synojė pa frikė titullin kampion, por edhe Kupėn e Shqipėrisė.
    - Muēa, si do t'i vlerėsonit ditėt pėrgatitore tė Tiranės nė Turqi? - Pa dyshim qė kėto ditė na shėrbyen pėr tė bėrė njė punė shumė tė mirė pėrgatitore si nė aspektin fizik, por edhe atė tekniko-taktik. Mendoj se skuadrės i morėm mė tė mirėn gjatė kėsaj periudhe qėndrimi nė Turqi dhe nė vazhdim tė sezonit do tė shihni edhe ndryshimet nė fushė.
    - Nė tri ndeshje miqėsore tė zhvilluara morėt njė fitore, njė barazim dhe njė humbje. Ēfarė do tė thoshit pėr kėto pėrballje?
    - Pavarėsisht rezultatit teknik, mund tė them se skuadra nė pėrgjithėsi luajti njė futboll tė mirė. Ndaj Istambulsporit morėm njė fitore tė merituar, ndėrkohė qė ndaj azerbajxhanasve tė Arazit nuk kishim fatin me vete nė momentet e goditjes sė shtyllave nga Muka dhe Bulku. Goli qė pėsuam nė minutat e fundit ishte rrjedhojė e zėvendėsimeve tė shumta qė u kryen. Pėr sa i takon barazimit me kombėtaren, duhet theksuar se nė formacion u bėnė shumė lėvizje, sepse Duro, Muka, Dede dhe Bulku ishin nė dispozicion tė trajnerit Bariē.
    - Pėr sa u takon lojtarėve tė ardhur nė merkato, a mund tė themi se janė pėrshtatur me grupin?
    - Nuk mund tė themi se ata janė pėrshtatur plotėsisht, sepse ėshtė normale qė kanė pak kohė me grupin dhe u duhet ende punė pėr tė bėrė. E rėndėsishme ėshtė qė ata janė lojtarė qė mund ta ndihmojnė Tiranėn nė objektivat qė i ka vėnė vetes.
    - Flitet se nė skuadėr do tė afrohet sulmuesi Sabino Plaku, ndėrkohė qė ju keni bėrė tė ditur se merkatoja pėr janarin mund tė quhet e mbyllur...
    - Unė vazhdoj t'i qėndroj besnik idesė time se skuadra pas pesė ardhjeve tė fundit ėshtė e kompletuar nė ēdo repart, ndėrkohė qė pėr zėrat e merkatos le tė merren tė tjerė njerėz.
    - Ēfarė Tirane do tė shohim nė fushė, duke filluar qė nga kjo e shtunė?
    - Do tė jetė njė skuadėr mė e fortė se ajo qė mbylli vitin 2006. Nė aspektin fizik kemi rritje tė ndjeshme tė parametrave, ndėrsa na mbetet edhe pak punė pėr sa i takon harmonizimit tė formacionit.
    - Pas largimit tė Salihit, do tė luani vetėm me Sinanin nė sulm, apo Pema dhe Abazaj mund ta nisin qė nga minuta e parė?
    - Kemi disa alternativa nė dispozicion. Sinani mund tė luajė me Mukėn, por edhe me njėrin midis Pemės dhe Abazajt. Ndaj Teutės do ta nisim me dy sulmues qė nga minuta e parė.
    - Nė fund, sa e rėndėsishme ėshtė sfida me durrsakėt nė luftėn pėr titullin kampion?
    - Ēdo ndeshje pėr Tiranėn ka rėndėsinė e vet, sepse nė fund tė fundit ka tri pikė. Teuta ėshtė njė rivale direkte dhe pėr kėtė ky takim do tė ketė njė tjetėr specifikė. Edhe nė rast se fitojmė, nuk duhet ta shohim si tė mbyllur luftėn pėr titullin kampion, pasi janė edhe shumė javė tė tjera derisa ēdo gjė tė pėrfundojė.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #226

    Post Sinani nė Shkodėr, Hidi lihet pushim

    Bardheblutė zhvilluan dje seancėn e parė stėrvitore nė kryeqytet pas kthimit nga Turqia. Nė orėn 15:00, nėn drejtimin e trajnerit Shkėlqim Muēa, pėrgatitėsit atletik Rauf Dimraj dhe drejtorit teknik Alban Tafaj, fillimisht u krye njė analizė e shkurtėr dhe mė pas lojtarėt kryen vrapime rreth fushės. U vu re mungesa e Vioresin Sinanit, tė cilit i ėshtė dhėnė njė ditė leje pėr tė shkuar pranė familjes nė Shkodėr, ndėrkohė qė Isli Hidi vetėm dje u kthye nė Tiranė, pasi ishte pjesė pėrbėrėse e ekipit kombėtar. Deri ditėn e premte, kampionėt e dimrit do tė kryejnė nga njė seancė stėrvitore, ndėrkohė qė nesėr theksi do tė vihet nė harmonizimin e formacionit.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #227

    Post Fish, dje spektator nė stėrvitje

    Stėrvitjes sė djeshme tė Tiranės i mungoi edhe kamerunasi Abada Fish, i cili po vuan njė dėmtim nė gju, ēka nuk po e lejon tė stėrvitet normalisht me grupin. Dje, ai ėshtė parė nė stadiumin "Selman Stėrmasi", sė bashku me menaxherin e tij, Gėzim Manēe. Duhet theksuar se gjendja psikologjike e kamerunasit ėshtė e rėnduar pas kėtij dėmtimi, sepse kjo mund tė sjellė edhe njė shkėputje tė mundshme tė marrėdhėnieve. Gjithsesi, nė ditėt nė vazhdim do tė mėsohet mė shumė nė lidhje me tė ardhmen e mesfushorit flokėgjatė tė Tiranės.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #228

    Post Bardheblutė mbushin radhėt me tė rinjtė

    Tirana shton sėrish radhėt me lojtarėt e saj tė rinj. Disa prej atyre qė nuk mundėn tė shkonin me ekipin e parė nė fazė pėrgatitore janė rikthyer dje stėrvitjes nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Bėhet fjalė pėr Vladin, Fjollėn, vėllezėrit Sharra, por edhe tė riun Sorra, pjesė pėrbėrėse e paratėrinjve bardheblu. Pritet qė kėta futbollistė tė federohen pėr pjesėn e mbetur tė sezonit, nė mėnyrė qė tė plotėsojnė ēdo nevojė qė mund tė shfaqet gjatė rrugės.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #229

    Post Bici: Me kėtė sulm, nuk kemi gjė nė vijė

    Ndaj Teutės nė miqėsoren e djeshme sulmi ka qenė pika mė e dobėt e Besės, duke vėnė nė alarm drejtuesit.


    Nė stadiumin "Besa" vendasit zhvilluan takimin e parė miqėsor ndaj fqinjėve tė tyre durrsakė. Njė takim qė jo vetėm u mbyll me rrjeta tė paprekura, por dėshmoi para sė gjithash mangėsinė themelore tė Besės, qė mbetet sulmi i saj. E nisur me Xhihanin e Viktor nė sulm, loja e vendėsve nuk prodhoi dot atė rrezikshmėri qė pritej dhe kėrkohej nga qindra tė pranishėm nė stadium. Madje i ardhuri nga jashtė, Viktor, nuk tregoi asgjė si njė sulmues qė pritej. Mė pas rezervat e Starovės e Bicit sikur e gjallėruan lojėn, por nė tėrėsi ajo mbeti nėn ritmin e njė miqėsoreje dhe nuk ngjalli asnjė emocion, pėrkundrazi, shtoi pikėpyetje tė mėdha pėr fatet e ekipit kavajas. Mungesėn e qartėsisė dhe nevojėn pėr sulmues nuk e fsheh as trajneri Bici, i cili i pyetur nga ne pėr miqėsoren dhe mesazhin e saj, do tė shprehej: "Siē e patė edhe vetė, si trajner kisha synimet e mia dhe nė tėrėsi jam i kėnaqur nga rritja qė kanė disa futbollistė. Ajo qė vazhdon tė mė shqetėsojė ėshtė finalizimi i manovrės sulmuese. Tė paktėn sot kjo manovėr nuk funksionoi, sa pėr dobėsi tė sulmuesve, aq edhe pėr mungesėn e alternativave nė kėtė repart. Nuk mund tė synojmė fitore, qoftė nė shtėpi, qoftė jashtė, nėse mbetemi vetėm me kėta sulmues. Megjithatė, edhe pse nuk po i bėj publikė, sot ju garantoj se deri tė mėrkurėn do tė mėsoni se Besa do tė marrė tre futbollistė mjaft cilėsorė. Emrat mos m'i kėrkoni, pasi presidenti Bizhdili ende nuk ka firmosur me ta njė kontratė pėrfundimtare." Ndėrsa trajneri Bici flet pėr forcime, gjatė kėsaj miqėsoreje na tėrhoqi vėmendjen prezenca nė tribunėn VIP tė presidentit tė ekipit grek Iraklis, Jorgos Spanullaqis, i cili shoqėrohej nga donatori i Luftėtarit, Mihal Delijorgji. Ishte ky i fundit qė nė rolin e pėrkthyesit na bėri me dije se bėhej fjalė pėr njė kalim tė mundshėm tė mbrojtėsit Kraja dhe mesfushorit Lila nė radhėt e ekipit grek. I pyetur pėr kėtė fakt, Bizhdili pohoi kėrkesėn e homologut tė tij grek, por nxitoi tė thoshte se nuk do tė largohet askush. Ndėrsa nga burime tonat mėsuam se presidenti grek Spanullaqis kishte dhėnė nė parim "ok" in pėr mbrojtėsin Kraja dhe, me sa duket, shkodrani nuk do tė jetė mė nė radhėt e Besės pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Po ashtu, fjalė mjaft tė mira edhe pėr Andi Lilėn, por qė mbetet pėr t'u sqaruar vetėm sot, kur tė dy presidentėt, Bizhdili e Spanullaqis, tė shoqėruar nga Delijorgji e trajneri Ramadan Shehu, vijuan bisedėn e tyre pas takimit pėr disa orė nė piceri "Fiore". Nė kėtė mėnyrė, shtohen enigmat pėr fatet e Besės, kur tė gjithė futbollistėt e aktivizuar si rezerva nuk lanė asnjė pėrshtypje se mundet tė jenė qoftė edhe rezerva nė njė ekip superlige. Sipas premtimit tė presidentit Bizhdili, ai dje do tė na zbulonte blerjet e tija tė bujshme, por deri nė kėto momente nuk kemi asnjė emėr konkret. Miqėsorja ndaj Teutės ishte njė pasqyrė e qartė se kjo Besė qė u paraqit vėshtirė se do tė mundet tė pėrballet me emra, si Tirana, apo Elbasani e Vllaznia. Sa pėr fjalėt mbi rastin "Grizha", deri tani asnjė fjali e thėnė nė kampin verdhezi.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #230

    Post Kraja e Lila pranė kalimit tek Iraklisi

    Gjatė takimit miqėsor ndaj Teutės, nė tribunėn VIP ndodhej edhe presidenti i ekipit grek tė Iraklisit, Jorgos Spanullaqis. I pyetur nga ne mbi prezencėn e tij, ai nuk ngurroi tė deklaronte se kishte ardhur pėr tė parė futbollistėt kavajas, Kraja e Lila. Ndėrsa pėr njė kalim tė mundshėm qė kėtė javė, apo bėhej fjalė pėr sezonin tjetėr, Spanullaqis deklaroi se nėse arrijmė konsensusin me presidentin Bizhdili, atėherė Kraja, ndoshta edhe Lila, qė kėtė javė do tė niseshin drejt Greqisė. Mbetet sot pėr tė mėsuar mbi fatin e kėtyre dy futbollistėve.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 23 prej 104 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •