Close
Faqja 99 prej 104 FillimFillim ... 4989979899100101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 990 prej 1036
  1. #981
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Arben Laze stoik: Stojku nuk lėviz

    “Stojku ka nėnshkruar kontratėn me Elbasanin dhe nuk ka se ku tė shkojė. Kjo ėshtė e sigurt”. Kėto ishin fjalėt e para tė prononcimit tė presidentit tė verdhebluve, Arben Laze, dhėnė gazetės sonė, lidhur me “ēėshtjen Stojku”, aq e pėrfolur ditėt e fundit. Ka ardhur fare papritur nė mjedisin verdheblu, tė dielėn e kaluar, lajmi se Gentjan Stojku ėshtė paraqitur te Shkumbini, madje, ka firmosuar edhe kontratėn me kėtė klub. Presidenti Laze e ka hedhur poshtė faktin e mėsipėrm, duke shpjeguar se Stojku ka firmosur njė herė kontratė dhe kėtė e ka bėrė vetėm me tė, pra ai i takon Elbasanit. Mė shumė se ngulmim pėr tė mbajtur me zor futbollistė, qė nuk kanė dėshirė tė luajnė me skuadrėn qė ai drejton, Laze kėrkon tė vėrė rregull nė lėvizjen e lojtarėve tė tij, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr ata qė kanė firmosur kontratė.

    Pse kėrkoi tė largohet Stojku?

    Ajo qė bėn pėrshtypje nė gjithė kėtė histori, ėshtė arėsyeja qė Stojku ka tentuar papritur tė ndėrrojė ekip. Duket se gjithēka e ka zanafillėn te njė moment mosmarrėveshjeje tė kėtij futbollisti me kolegun e skuadrės, I.Nallbani, gjatė ndeshjes miqėsore qė Elbasani zhvilloi me Gramshin, tė shtunėn e kaluar. Stojku acarohet me Nallbanin gjatė lojės dhe reagon ndaj tij me gjeste. Ky veprim i tij nuk pėrkrahet nga njė pjesė e sportdashėsve, tė cilėt e kontestojnė sulmuesin e njohur. Madje, trajneri Alimehmeti e thirri futbollistin pranė vijės anėsore pėr ta kėshilluar, ndėrsa pak ēaste mė vonė u largua nga fusha, duke u zėvendėsuar. Nuk ėshtė e qartė, nėse Stojku u largua vetė, apo e larguan drejtuesit e skuadrės.



    “Nuk kam vendosur pėrfundimisht”

    Vetė Gentjan Stojku nuk e mohoi se ka bėrė njė pėrpjekje pėr t’u larguar nga Elbasani nė drejtim tė Shkumbinit, por, sipas tij, “nuk e kam vendosur pėrfundimisht, pasi janė disa probleme pėr t’u zgjidhur”. Kėto fjalė ai i tha pėr gazetėn tonė, duke mos e saktėsuar se kėto “probleme” kanė tė bėjnė me kontratėn qė ai ka nėnshkruar me Elbasanin, apo me diēka tjetėr.



    Precedenti

    Edhe para disa javėsh, Stojku ka bėrė njė tentativė tjetėr pėr t’u larguar nga Elbasani, kur u fol pėr njė bashkim tė tij me Tiranėn, nė pėrgatitoren e kampionėve nė Strugė. Por, nė ditėn qė ai pritej nė qytetin e vendit fqinj, Stojku rikthehet nė Elbasan. Ndėrsa tani ėshtė njė tjetėr tentativė e tij pėr t’u larguar, por kėtė herė ndryshon problemi, pasi vėshtirėsia e kėtij veprimi qėndron te nėnshkrimi prej tij i kontratės me verdheblutė.



    “Shkumbini nuk duhet tė pėrfitojė”

    Ndonėse nuk dėshiron aspak tė bėhet shkak pėr njė “ngacmim” tė marrėdhėnieve mjaft tė mira, qė ekzistojnė akualisht midis klubeve fqinj, Elbasanit dhe Shkumbinit, presidenti Arben Laze, megjithatė, kėrkon qė klubi peqinas duhet tė jetė mė i kujdesshėm dhe tė mos pėrfitojė nga ndonjė situatė delikate qė kalon skuadra e tij. “Ne nuk do ta dėshironim kurrė qė situata tė tilla tė ndodhnin nė klubin e Shkumbinit, qė tė pėrfitonin tė tjerėt...”, u shpreh shkurt Laze. Si nė tė kaluarėn, ashtu edhe aktualisht, Shkumbini, sigurisht nė rrugė legale, nė njė farė mėnyre ka pėrfituar nga Elbasani, pasi me ekipin peqinas luajnė, tani pėr tani, Kacollja, Kuēi, K.Dalipi e Qorri.
    Sui generis

  2. #982
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skėnderbeu, sa pak kanė mbetur

    Nė stėrvitjen e parė tė javės qė sapo ka nisur, nė skuadrėn korēare kanė qenė vetėm 17 lojtarė. Shumė pak pėr njė skuadėr, pėr mė tepėr qė pėr teknikun njė pjesė e tyre nuk janė nė gjendje tė luajnė nė kategorinė superiore. Nė kushtet kur kampionati fillon nė fundin e kėsaj jave, kjo do tė thotė se korēarėt nuk kanė mė kohė pėr tė gjetur lojtarėt, qė i duhen trajnerit pėr sezonin e ri. Pėr kėtė zbraztėsi, pakkush tė jep njė pėrgjigje pėr tė qenė. I vetmi, qė ka thėnė diēka, ėshtė drejtori ekzekutiv i klubit, kur ėshtė shprehur se “trajneri Kaēi gjatė kėsaj faze pėrgatitore ka provuar 80 futbollistė, prej tė cilėve vetėm Delioski, Gudjabi e Pinja kanė mbetur nė skuadėr. Njė pjesė prej tyre nuk janė pelqyer nga Kaēi, edhe pse nuk janė parė mė shumė se nė njė seancė stėrvitore. Ashtu siē ka pasur dhe nga ata, qė nuk kanė rėnė dakord me kryesinė e klubit, edhe sepse kanė kėrkuar shlyerjen e vlerės sė biletės tė udhėtimit si dhe pagesė pėr lejet e kalimit, ēka nuk kishte ndodhur mė parė me lojtarėt e huaj. Ndaj, drejtuesit korēarė nuk e kanė pritur mirė kėtė “lojė” ekonomike nė kurriz tė arkės sė klubit.



    Grupi i Kaēit

    Nisur nga ndeshja miqėsore e humbur me Partizanin, duket se grupi kryesor i Skėnderbeut, pėr ndeshjen e parė tė kampionatit, pritet tė pėrbėhet nga Vieros, Drabaj, Larti e Pashaj nė mbrojtje; nė mesfushė njė mundėsi ėshtė tė luhet me Ngjelėn, Delioskin, Pinjen e Ēajkun, ndėrsa nė sulm me Tikon e Gudjabin. Lėvizja e vetme mund tė jetė nė mesfushė, nėse Ēipi mund tė spostojė Delioskin ose Pinjen. Porta mbetet pėr t’u parė, pasi tė hėnėn vetėm Ametlli ka qenė nė stėrvitje. Nė fakt, portieri nuk i ka aspak tė mira raportet me Kaēin, sepse ka thėnė qė “vetėm i parė mund tė luaj kėtė sezon pėr Skėnderbeun”.



    Sot mbyllen kontratat

    Nė ditėn e dytė tė kėsaj jave, sipas drejtorit Konomi, mbyllen tė gjitha kontratat me lojtarėt, qė kanė hyrė nė planet e trajnerit Jani Kaēi. Firmosja e kontratave ka filluar qė tė hėnėn, pas stėrvitjes, pėr t’u mbyllur sot paradite me tė gjithė ata lojtarė, qė ėshtė rėnė dakord nė parim edhe mė parė. Po sot, ka shumė mundėsi tė hedhin firmė pėr njė sezon edhe kosovari Sulejmani e maqedonasi Delioski, mė tė cilėt, sipas Konomit, ėshtė mbyllur ēdo gjė pėr kushtet financiare. “Pėrsa i pėrket Kaēit, ? sqaron mė tej Konomi, ? duhet pritur kthimi i tij nga kombėtarja U?21 pėr tė mbyllur kontratėn e kėtij sezoni”. Madje, kthimi i Kaēt pritet edhe pėr tė marrė mendimin perfundimtar pėr vlonjatin Imeraj, pasi deri tani trajneri nuk ka thėnė asgjė pėr lojtarin, qė pėlqehet nga kryesia e klubit.



    Thana, i vetmi te U?21

    I vetmi lojtar nga kampi korēar, i thirrur nga Bushati pėr miqėsoren me Turqinė, ėshtė tiranasi Jozef Thana, i cili ka lėnė pėrshtypje tė mira qė nė stėrvitjet e para me Skėnderbeun. Pėr Thanėn ka qenė i interesuar edhe Bushati, ndaj trajneri i U?21 ka bėrė tė pamundurėn qė ai tė luante nė njė skuadėr tė kategorisė superiore. Dhe, sė bashku me Kaēin, ata kanė zgjedhur Skėnderbeun.
    Sui generis

  3. #983
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Smajli: Tė jemi dinjitozė

    Lojtari universal i skuadrės lezhjane, Dritan Smajli, ka pohuar se tashmė Besėlidhja ka avancuar. Sipas tij, ajo ka treguar vlera nė kupėn “Loro Boriēi”, teksa mendon se do tė jetė “kockė e fortė” ndaj ēdo skuadre tė superiores.



    ? Skuadra duket se ėshtė ēliruar dhe nė kupėn “Loro Boriēi” u paraqit mjaft mire. Mendoni se kjo do tė jetė Besėlidhja nė vazhdim?

    ? Para kėsaj ndeshjeje kemi zhvilluar njė miqėsore tė dobėt me Adėn, ku u prezantuam mjaft keq para tifozerisė sonė. U kritikuam me tė drejtė pėr nėnvlerėsim, mungesė regjimi dhe disipline nė lojė, ndaj e prisnim me padurim ndeshjen me Vllazninė. Nė atė ndeshje rivalizuam denjėsisht dhe pėrmirėsuam mjaft gjėra. Fusha e mirė na dha mundėsinė tė shfaqim vlerat tona, tė cilat janė ato qė u panė atje.

    ? Cilat janė kėto vlera?

    ? Jemi njė grup homogjen futbollistėsh, qė gjithnjė e mė mirė po kuptohemi me njėri?tjetrin. Fizikisht tė gjithė lojtarėt kanė arritur parametrat e duhur, ndėrsa taktikisht trajneri Nica po eksperimenton me sukses. Displina taktike do tė jetė njė nga armėt tona kryesore dhe kėtė do ta kthejmė nė vlerėn mė tė madhe tė skuadrės.

    ? Jeni parė tė luani nė disa role...

    ? Roli im ėshtė ai i mesfushorit tė djathtė, por kam luajtur dhe nė disa pozicione tė tjera, duke zbatuar kėrkesat e trajnerit.

    ? Nga kampionati i kaluar keni mbartur dėnimin me dy ndeshje...

    ? Do tė mė vinte keq tė mos startoja me Dinamon nė ndeshjen e parė. Besojse FSHF do tė marrė parasysh kėrkesėn time pėr tė ma falur dėnimin.

    ? Edhe pak ditė, pėrballja me Dinamon...

    ? Kemi bėrė njė pėrgatitje shumė tė mirė dhe deri ditėn e shtunė kemi kohė tė riparojmė disa gjėra. Edhe pse jemi skuadėr debutuese, paraqitja jonė do tė jetė dinjitoze. Nė kėtė ndeshje do tė mbrohemi mirė dhe do tė luajmė shumė tė disiplinuar taktikisht, me synimin pėr tė marrė diēka.
    Sui generis

  4. #984
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Partizani: Do luajmė nė “Selman Stėrmasi”

    Mund tė duket e habitshme, por ėshtė e vėrtetė. Ndeshja e fillimit tė kampionatit, ndėrmjet Partizanit dhe Shkumbinit do tė luhet nė stadiumin “Selman Stėrmasi”. Njė lajm i tillė ėshtė dhėnė dje nga vetė presidenti i Partizanit, Albert Xhani, sipas tė cilit ? pas prishjes sė mardhėnieve me drejtorin e stadiumit kombėtar “Qemal Stafa” ? Partizani tashmė ka rėnė dakord me drejtorin e stadiumit tė impiantit tė dytė kryeqytetas, Hamdi Zhegun, pėr tė zhviluar atje, tė paktėn ndeshjen e parė tė kampionatit, me peqinasit. “Ndeshjen me Shkumbinin do ta luajmė nė stadiumin “Selman Stėrmasi” dhe nuk devijojmė nga ky vendim”, ka thėnė dje, “njėshi” i klubit tė kuq. Kėshtu, pas debateve dhe mosmarėveshjeve me “SH.A. Qemal Stafa”, pėr firmosjen e njė kontrate, do tė jetė “Selman Stėrmasi”, ai qė nė kėtė fundjavė do tė pėrballojė dy ndeshje brenda dy ditėsh. Tė shtunėn Dinamo do tė presė Besėlidhjen dhe kjo ka bėrė qė Partizani ta shtyjė pėr tė dielėn ndeshjen e tij me peqinasit. Por njė gjė e tillė mund tė krijojė probleme nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, pasi sipas shefit tė Garave, Hitaj, tė gjitha ndeshjet duhet tė zhvillohen tė shtunėn, tė paktėn javėn e parė. Nuk dihet ende, nėse drejtuesit e kuq kanė lajmėruar, apo jo FSHF-nė.
    Sui generis

  5. #985
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pesė “yjet”s e Bylisit ndjehen nė formė

    21 Gusht Nė futbollin tonė janė emra tė rėidnėsishėm, vjet kanė luajtur me ekipe tė njohura tė Superiores dhe Kategorisė sė Parė, tani ndodhen te Bylisi. Gjatė periudhės pėrgatitore tė skuadrės, ata konsiderohen si pesė yje. Edhe pse janė nė njė moshė jo fort tė re, me atė ē’ka po paraqesin pothuajse po pėrjetojmė njė rini tė dytė . Bėhet fjalė pėr futbollistėt e kalibrit tė Klodian Asllanit, ish kapitent tė Dinamos, mesfushorit Neritan Novi te Luftėtari, Johan Driza te Flamurtari , ulmuesi Bardhyl Elezi te Lushnja, mesfushori Mariglen Kule te Apolonia, duke mos lėnė jashtė kėsaj valle edhe qėndėrmbrojtjen e njohur tė Bylisit, Luan Asllani. Cdonjėri prej tyre edhe pse po pėrballet me konkurrencėn e futbollistėvė tė tjerė cilėsorė, ėshtė i impenjuar nė ēdo hap me programin stėrvitor. Gjithsesi falė pėrvojės dhe rritjes cilėsore si futbollistė, tė mbėrriturit rishtas te Bylisi, synojnė nė besimin e dhėnė nga presidenti dhe stafi drejtues rikthimin nė Kategorinė Superiore. Portieri fierak Elton Hazizi dhe mesfushori kamerunas Abdu Muhamadou, i janė bashkuar ditėt e fundit Bylisit, duke i dhėnė fund merkatos sė skuadrės ballshiote. Me ardhjen e tyre, presidenti Besnik Kapllanaj, ka parė njė domosdoshmėri pėr arsye se lojtarėt ishin mjaft tė suksesshėm vitin e kaluar. Tashmė Muhamadau dhe Hazizi tė cilėsuar tė fundmit e Mohikanėve, i janė bashkuar shokėve tė skuadrės qė ndodhet nė kampingun e Pėrmetit. Duke mėsuar pėr objektivin final, atė tė kalimit nė Kategorinė Superiore, i kėnaqur dhe me stėrvitjet e zhvilluara nė vendin e tij, kamerunasi shtatlartė Muhamadou, pranon se pėr tė dhe shokėt e tjerė tė skuadrės duhet sakrifikuar mė tepėr nė stėrvitje. Megjithatė, ai ėshtė i bindur se Bylis, tashmė ėshtė rritur.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  6. #986
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lojtarėt sėmuren nė Korēė, Lushnja kthehet nė shtėpi

    21 Gusht Ditėn e dielė skuadra verdhėjeshile ka lėnė hotel “Kristal” nė qytetin e Korēės dhe ėshtė nisur pėr nė shtėpi. Ishte parashikuar pėr 10 ditė qėndrimi i lushnjarėve nė qytetin juglindor por qė nė fakt ka zgjatur vetėm njė javė. Arsyeja: pėr disa burime tė besueshme brenda skuadrės, sepse disa lojtarė janė sėmurur dhe ndjerė keq pėr arsye tė pashpjegueshme gjatė ditėve tė fundit tė fazės pėrgatitore. Pėr burimet zyrtare tė klubit, skuadra ėshtė rikthyer sepse, trajneri ka vendosur kėshtu. Pėr tė nuk kishte mė nevojė tė qėndronte nė Korēė, pasi ekipi i kishte marrė tė gjithė parametrat fizikė tė nevojshėm. “Ishte njė vendim i marrė nga stafi. Nuk kishte mė arsye tė qėndronim”? thotė sekretari i klubit, Ardian Prifit. Por disa burime brenda skuadrės, e mohojnė kėtė version. Sipas tyre, disa lojtarė kanė pasur probleme shėndetėsore qė mendohet tė kenė ardhur nėpėrmjet ushqimit. Ata kanė pėsuar dhimbje tė forta barku dhe diarre. Pėr t’I paraprirė ndonjė ngjarjeje tė pakėndshme, klubi ka vendosur tė largohet me efekt tė menjėhershėm nga Korēa, pėr t’u rikthyer nė Lushnjė. Aty ku mungojnė prej pesė javėsh, pasi mė parė ekipi kishte qėndruar i grumbulluar pėr katėr javė rradhazi nė Divjakė. Pas rikthimit nga Korēa, qė dje lushnjarėt kanė dalė nė terrenin stėrvitor pranė stadiumit “Roza Haxhiu”. “Skuadra ka mbyllur me sukses njė minifazė nė qytetin e Korēės, ku trainerėt zhvilluan me skuadrėn njė pėrgatitje tė karakterit fizik. Gjithēka ka shkuar shumė mirė, pėrfshi dhe dy takime miqėsore qė kemi luajtur nė Korēė me Skėnderbeun dhe nė Ersekė me Gramozin. Kemi treguar gjėndjen e pritur dhe jemi tė kėnaqur me investimet qė kemi bėrė. Besoj se skuadra ėshtė e denjė pėr tė fituar kampionatin e kategorisė sė parė” u shpreh sekretari i klubit lushnjar Ardian Prifti. Ekzekutivi i verdhėjeshilėve tha se skuadra do tė vijojė pėrgatitjet nė shtėpi. “Nė shtėpinė tonė, do tė vijojmė tė stėrvitmei rregullisht deri nė ndeshjen e parė me Laēin. Klubi do tė marrė masat e duhura organizative pėr t’i krijuar kushte trainerėve dhe futbollistėve, qė gjithēka tė shkojė sa mė mirė” tha Prifti.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  7. #987
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Presidenti Ismaili, njė projekt “pilot” pėr Shkumbinin

    21 Gusht Duket kaotik nė mendimet e tij, por kjo ėshtė thjesht pėrshtypje. Vjen mė shumė ngaqė, ashtu siē e pranon edhe vetė, e ka nisur me shumė vrull. Nuk ka kohė Xhavit Ismaili. Presidenti i firmės ndėrtuese “Alba Konstruksion” ka ambicien e madhe: edhe Shkumbini tė jetė njė “ndėrtesė gjigante”. Kur? “Koha do ta tregojė”, thotė njeriu qė, mes projekteve tė pallateve e sipėrmarrjeve tė tjera, ka dhe njė “pilot” pėr Shkumbinin.

    ? Me shumė vrull e keni nisur...

    ? (qesh) Qė kur vendosėm tė hyjmė te skuadra peqinase, kishim njė vrull pėrbrenda. Duke i vėnė vetes objektiva tė lartė, duke menduar e projektuar me pasion, si dhe duke patur parasysh kohėn e paktė qė kishim nė dispozicion, vetėm me “avashllėk” s’mund tė punohej. Kemi hyrė me idenė pėr tė ndryshuar jo pak.

    ? Po flisni nė shumės.

    ? Sepse, pavarėsisht se jam president i Shkumbinit, nuk jam vetėm. Krah meje ėshtė edhe “Euroteorema”, firma e fuqishme e ndėrtimit qė edhe mė parė ka qenė pranė Shkumbinit. Nė shumės, sepse duhet pėrmendur edhe ndihma e mbėshtetja e Bashkisė sė Peqinit, qė ka qenė ajo qė na ka “thithur” te futbolli.

    ? Po “i bini shumė nė qafė Elbasanit”. Doni tė bėni “Lalėn e Madh”?

    ? Jo, nė mėnyrė kategorike, jo! Tė jeni tė sigurt ju dhe opinioni sportdashės, aq mė tepėr ai elbasanas, se asnjė futbollisti nuk i kemi kėrkuar tė braktisė verdheblutė. Kanė ardhur vetė; ne kemi negociuar, pa i kėrkuar arsyet e largimit. Ato i dinė vetė futbollistėt.

    ? Si e shihni skuadrėn tashmė?

    ? Tė jem i sinqertė, fillimisht kisha njė ndjenjė frike. Pavarėsisht se kam njė eksperiencė jo tė vogėl drejtimi, njė skuadėr futbolli mė dukej njė ndėrmarrje e vėshtirė. Por, nisa tė mėsoj se si funksionon dhe bashkė me tė mė doli dhe frika. Duke u kthyer te pyetja juaj, mė duhet tė them se edhe vetė jam i ndėrgjegjshėm se ka ende mjaft gjėra pėr tė riparuar. Nuk kam patur kohė, por i siguroj dashamirėsit peqinas se mungesat qė kemi nė kontigjent do t’i riparojmė nė merkaton e dimrit. Qoftė edhe nga jashtė vendit, ndonėse personalisht jam i prirur t’u jap shans e mbėshtetje futbollistėve shqiptarė.

    ? Ē’lidhje keni me futbollin, me Peqinin e Shkumbinin?

    ? Po mjaftohem tė them se kam njohje tė hershme me futbollin, si njė ndjekės i apasionuar i tij dhe se prerjardhja ime ėshtė nga Shqipėria e Mesme.

    ? Njė firmė e fuqishme si juaja mund tė ishte afruar nė ndonjė klub mė me emėr...

    ? Por, ekipet me emėr, edhe problemet i kanė tė mėdha. Vė re se ka interesa, lobingje... Zgjodha Shkumbinin sepse kėtu mund tė realizoj idetė e mia.

    ? Keni vėrtet njė plan afatgjatė?

    ? Pa dyshim. Unė ndėrtoj dhe e di fort mirė se, pa njė projekt nuk mund tė hapėsh themele e tė ngresh pallate. Pėr Shkumbinin kam njė projekt qė mė pėlqen ta quaj “pilot”. Koha do tė tregojė nėse kam patur arsye ta quaj kėshtu.

    ? Sa e njihni terrenin e Superiores?

    ? Jo sa duhet. Nė fakt, kontaktet me futbollin i kam mbajtur mė shumė duke ndjekur kampionatet e huaja. Megjithatė, ditė pas dite po orientohem e marr informacionet e duhura.

    ? Ku mund tė arrijė kjo skuadėr?

    ? Me sa kam arritur tė ndjek kėtė periudhė, nuk mė duket ndonjė aventurė tė them se Shkumbini do tė jetė nė gjashtėshen e parė tė kėtij kampionati.

    ? Edhe diēka tjetėr teknike: zakonisht, presidentėt e nisin me trajnerėt...

    ? E kuptoj se ku doni tė dilni, por nuk jam i njė mendjeje me ju. Magani e Branica janė dy djem tė pėrkushtuar dhe unė u besoj atyre. Mund tė thoni se pėr njė skuadėr tė madhe kėrkohen edhe “pankina tė mėdha”, por kjo ka ende kohė. Paraprakisht po ju them se, edhe nėse do tė vijė njė ditė qė Shkumbini do tė kėrkojė njė drejtim mė profesional, kjo do tė mė bėhet e ditur nga kjo dyshe. Do tė jenė ata qė do tė zgjedhin “tjetrin”, sepse do tė jenė ata qė do tė vijojnė tė punojnė te Shkumbini.

    ? Shkumbini, veē komplimenteve qė duhet tė marrė pėr sezonit e kaluar kur arriti tė mbijetonte, ka qenė dhe jo pak problematik. Si do tė sillet nė kėtė kampiunat?

    ? Eshtė shqetėsim, nga mė kryesorėt pėr mua. Po ju them se qė nė ditėt e para, krahas punės pėr ngritjen e mbėshtetjen e skuadrės, i kam drejtuar njė thirrje tifozerisė peqinase. Gjylkoj se ndonjė sjellje e tyre ka ardhur nga mungesa e rezultateve e dėshpėrimi. Unė i kam prenmtuar pėr njė skuadėr qė nuk do t’i zhgėnjejė dhe ata do tė mė pėrgjigjen me njė mbėshtjetje tė kulturuar qė nuk ka tė bėjė aspak me dhunėn e shfaqje tė tjera. Kam sinjalet e para se mė kanė mirėkuptuar. Shkurt, inazhi i Shkumnbit do tė jetė krejt tjetėr.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  8. #988
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dumitresku: S’ėshtė pėr tė vėnė “kujėn”

    21 Gusht Dy zhgėnjimet mė tė fundit, nė Uefa dhe nė finalen e Superkupės, rumuni i pankinės sė Besės i “mbulon” me rėndėsinė e startit tė mbarė tė kampionatit nė fundjavė



    Me “qetėsi olimpike”, trajneri rumun i Besės, Silviu Dumitresku, nuk e ka parė humbjen e finales sė Superkupės si ndonjė “hata” tė madhe, ndėrsa shkaqet i pėrcjell nė intervistėn e dhėnė para seancės sė djeshme stėrvitore...

    ? Dumitresku, nga e mėrkura nė tė dielė, dy humbje tė Besės, nė Uefa dhe finalen e Superkupės...

    ? Nuk ka ndodhur asgjėaq e madhe, sa pėr tė dhėnė “kujėn”.Fitoren e Liteksit kėrrkush s’mund ta vinte nė diskutim. Ndonėse skuadra ime luajti dobėt, ia kam faturuar vetes fajin e humbjes. Por nė Superkupė mund tė them se shkaqet ishin tė tjera.

    ? Konkretisht?

    ? Skuadra ishte e lodhur dhe e parikuperuar plotėsisht nga ana fizike, pėr tė pėrballuar njė skuadėr tepėr tė fortė si Tirana, ndaj ajo u paraqit denjėsisht vetėm nė pjesėn e parė.

    ? Edhe pse ishte nė avantazh, shkujdesja nė administrim tė rezultatit ēoi nė humbje?

    ? Humbja nė njė ndeshje vjen nga njė mijė e njė arsye. Sapo nisi pjesa e dytė pėsuam shumė shpejt gol, mė vonė mbetėm edhe me njė lojtar mė pak. Nuk ishte aq e lehtė tė ballanconim epėrsinė numerike tė njė kundėrshtari cilėsor si Tirana. Mendoj se nė tė tre ndėrrimet kam ndėrhyrė me vend.

    ? Tė shtunėn, starti i kampionatit...

    ? Natyrisht, kampionati ėshtė impenjimi ynė mė i rėndėsishėm. Do ta nisim atė mbarė e pa diskutim me fitore. Jam i sigurt qė skuadra do tė paraqesė njė tjetėr profil.



    Bizhdili, dakord me trajnerin

    “E pranoj qė Besa ėshtė njė skuadėr, e cila nuk mund tė mbajė “dy kunguj nė njė sqetull”. Sigurisht, nuk mė vjen mirė qė ndodhi kėshtu. Praktikisht i thamė “lamtumirė” kupės Uefa, ndėrsa nuk pėrballuam dot Tiranėn nė finalen e Superkupės”, ka thėnė Bizhdili, presidenti i Besės. “Jam dakord me arėsyetimet e trajnerit pėr dy humbjet e fundit e fundit radhazi tė ekipit dhe e mbėshtes atė nė lidhje me argumentat qė pėrcjell”, nėnvizon “Xhati”, qė vendoset pėrkrah trajnerit, pėrkundėr ndonjė fjale qė ka qarkulluar. Sipas Bizhdilit, i tillė ėshtė futbolli, ndaj nuk ka pse tė tronditen. Nga humbjet do tė nxirren mėsime dhe skuadra do tė tregojė fytyrėn e saj tė vėrtetė, qė ėshtė ajo e pjesės sė parė me Tiranėn.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  9. #989
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Alarm te Vllaznia: 9 lojtarė nė dyshim

    21 Gusht Atmosferė e zymtė dhe aspak entuziaste ka pėrcjellė seancėn e djeshme stėrvitore tė kuqebluve. Trajneri Josa ishte i dėshpėruar, pasi nė prag tė ndeshjes sė parė tė kampionatit ai nuk mund tė thotė se me cilėt futbollistė do tė luajė nė pėruruesen Elbasani?Vllaznia. Edhe pse tė shtunėn e kaluar, nė katėrkėndorin “Loro Boriēi” ai e ndėrtoi formacionin me kėta lojtarė si titullarė, nė fakt ai akoma nuk i ka nė dispozicion pėr ndeshjen ndaj verdhebluve.



    Belisha, “karton i kuq” nga Bizhdili

    Njė nga temat mė tė lakuara gjatė ditės sė djeshme ka qenė ajo e mesfushsorit Amarildo Belisha, i cili rrezikohet tė mos lejohet nga FSHF qė tė luajė pėr Vllazninė. Edhe pse thuhet se ka nėnshkruar njė kontratė me presidentin Fushaj, nė adresė tė Belishės ėshtė shfaqur njė “karton i kuq”, tė cilin ia ka dėrguar numri njė i Besės, Nexhat Bizhdili. Nga klubi kavajas ėshtė deklaruar se Belisha ka njė kontratė dyvjeēare me Besėn. Vetė lojtari ka reaguar ashpėr, duke thėnė se nuk ka mė asnjė detyrim me klubin kavajas, ngaqė kontrata zyrtare me tė pati pėrfunduar, ndėrsa pretendimet e Bizhdilit i ka vlerėsuar si emocionale. Dje, zyrtarėt e Vllaznisė, drejtori ekzekutiv Zaganjori dhe sekretari Medja, nė zyrat e federatės janė njohur me kėtė fakt, pasi presidenti Bizhdili e kishte depozituar nė FSHF kontratėn ka depozituar nė FSHF kontratėn dy vjeōare qė ka tė lidhur me shkodranin Belisha. Sapo kanė mbėrritur nė Shkodėr, zyrtarėt shkodranė ia kanė bėrė tė qartė Belishės, por ai nuk ka pranuar tė jetė e vėrtetė. Nė kėto kushte, zyrtarėt e klubit do tė udhėtojnė sėrish nė Tiranė, por kėtė radhė duke patur me vete edhe Belishėn.

    Delain?Gjika, s’ka “armėpushim”

    Njė tjetėr pengesė “e pakapėrcyeshme” ėshtė ngritur edhe pėr kongolezin me pasaportė gjermane, Sasa Delain. Ndėrsa u fol pėr njė mirėkuptim pėr ēėshtjen Leandro, me presidentin e Partizanit, Albert Xhani (tė paktėn kėshtu u tha, por drejtori ekzekutiv Zaganjori nuk e konfirmon zyrtarisht njė gjė tė tillė), drejtuesit shkodranė prisnin tė njėjtėn gjė edhe me klubin Flamurtari nė lidhje me Delainin. Por kėtu duke se ka ngecur “sharra nė gozhdė”, sespe kryebashkiaku vlonjat, Shpėtim Gjika, nuk ka ndėrmend tė tolerojė. Burime pranė klubit Vllaznia bėjnė tė ditur se dyshja Zaganjori?Martini, ky i dyti drejtor teknik, kanė bėrė njė vizitė nė Vlorė, ku janė takuar personalisht me Gjikėn, nė pėrpjekje tė njė “zbutje tė klimės” lidhur me ēėshtjen “Delain”. Nga sa mėsohet, kryebashkiaku ėshtė paraqitur tejet i revoltuar pėr qėndrimin e lojtarit, duke nxjerrė njė “dosje” me thyerjet e dispilinės nė kurriz tė Flaamurtarit, dhe nuk ka lėnėasnjė shteg zgjidhjeje pėr kėtė problem.



    Treshja Osja, Lici, Kotrri, tė pezulluar

    Pjesė e shqetėsimit tė kampit kuqeblu ėshtė edhe mungesa e tre futbollistėve titullarė, Osja, Lici e Kotrri, qė vazhdojnė tė jenė tė pezulluar nga Komisioni i Disiplinės me nga tri ndeshje secili, pėr braktisjen e fushės nė pėrballjen e fundit tė kampionatit tė kaluar, Tirana?Vllaznia. Drejtuesit shkodranė kanė mbetur me shpresė se, deri pėrpara fillimit tė kampionatit, masa e marrė ndaj tyre do tė zbutej, ashtu sikurse ndodhi edhe me teknikun Josa, por deri tani nuk ka asnjė pėrgjigje pozitive. Zyrtarėt e klubit kanė depozituar nė FSHF njė tjetėr kėrkesė pėr falje, por pėrgjigja ka vonuar, duke mbajtur jo pak nė tension stafin teknik, qė duhet tė vendoės pėr formacionin e ndeshjes “Ruzhdi Bizhuta”.



    Nė pikėpyetje edhe Sinani, Nora e Kraja

    “Kur tė vjen e keqja, hapi derėn”, thotė njė fjalė e urtė popullore, ēka vlen pėr situatat qė po kalon klubi shkodran, sepse mund tė ketė edhe lojtarė tė tjerė, qė mund tė mos vihen nė dispozicion tė Josės pėr transfertėn elbasanase. Duke vijuar me problemet e dokumentacionit, edhe shtatlarti Elvis Kraja nuk i ka qartėsuar akoma problemet me ish?skuadrėn e tij greke, Iraklis. Zyrtarėt e Vllaznisė thanė edhe pėr tė se sot do tė interesohen nė zyrat e FSHF?sė. Edhe dy lojtarė me peshė nė skuadėr, si Sinani e Nora, nuk janė nė qindpėrqindėshine tyre pėr tė kontribuar pėr skuadrėn. Gjirokastriti, i dėmtuar qė nė miqėsoren pėrballė Sutjeskės, dhe Sinani, me njė problem muskular, kanė bėrė stėrvitje tė diferencuar dhe nuk luajtėn nė ndeshjet e Kupės “Loro Boriēi”, ēka nuk garanton aktivizimin e tyre tė shtunėn.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #990
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pezull!

    21 Gusht Merkato ka ēoroditur klube e futbollistė

    Duket njė rrėmujė e vėrtetė, ose ndoshta ende nuk jemi mėsuar me merkaton. Por sidoqoftė, edhe duke pranuar “injorancėn” e rastit, kjo qė po ngjet nė futbollin e kategorisė superiore nuk mundet asesi t’i ngjajė njė “supermarketi”. Shumė shumė ėshtė njė “Gabi” ku “plaēkat” lėvizin pa asnjė lloj kontrolli. Stojkun e presin nė Peqin, pasi ka firmosur, ndėrsa Elbasani thotė se ėshtė i tij; Abazaj mund tė marrė rrugėn pėr nė Shkodėr, ndėrsa Belisha “kėrcėnohet” me 500 euro gjobė nė ditė nga Besa. Se ē’do tė bėhet deri tė shtunėn, njė Zot e di...



    Sportekspres
    #VamosArgentina

Faqja 99 prej 104 FillimFillim ... 4989979899100101 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •