Close
Faqja 97 prej 104 FillimFillim ... 47879596979899 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 970 prej 1036
  1. #961
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ilir Meta, president i Besėlidhjes?

    18 Gusht Disa ditė pėrpara, kur Ilir Meta ka bėrė njė vizitė nė Lezhė, nė qytetin verior kanė qarkulluar zėrat se kryetari i LSI?sė (Lėvizja Socialiste pėr Integrim), mund tė jetė edhe presidenti i ardhshėm i Besėlidhjes. Kėshtu, nė njė takim qė u organizua nė Lezhė, por qė nuk ka patur aspak lidhje me futbollin, nė fund tė tj, ish?kryeministri Meta i ka uruar sukses skuadrės lezhjane dhe pėrfaqėsim dinjitoz nė superiore. Ka mjaftuar kjo, qė opinioni i gjėrė lezhjan ta shikojė si njė mundėsi reale ardhjen e Ilir Metės nė krye tė klubit tė Besėlidhjes.

    Lojtarėt nė plazh, “xhindoset” Nica

    Miqėsorja e Besėlidhjes me Adėn ka evidentuar mjaft probleme nė kampin lezhjan. Pavarėsisht kushteve tė papėrshtatshme tė fushės, ku ėshtė zhvilluar kjo testuese, kurrsesi nuk mund tė justifikohet gjendja e skuadrės lezhjane, e cila ka bėrė njė paraqitje shumė tė dobėt, edhe pse pėrballė velipojakėve tė kategorisė inferiore, ku ka barazuar 2?2. Nėse do t’i marrėsh me radhė, tė gjitha repartet, duke filluar qė nga porta e deri tek sulmi, kanė qenė hije nė fushė. Tė dy golat janė pėsuar nga gabime foshnjėrake tė portierit Miēo, teksa lezhjanėt mund tė ishin ndėshkuar edhe mė thellė, pėr arsye tė ēarjes sė prapavijės. Pothuajse asnjė element taktik, qė ka ushtruar Nica nė stėrvitje, nuk janė shfaqur nė miqėsoren me Adėn. Pėrjashto kosovarin Hashani, i cili ėshtė pėrpjekur, por ka bėrė “rrugė boshe”, tė gjithė tė tjerėt kanė qenė diletantė nė lojėn e tyre. Kur tekniku Nica ka kėrkuar zbatimin e detyrave taktike, njė gjė e tillė nuk ėshtė dėgjuar aspak nga futbollistėt, tė cilėt vetėm tre orė pėrpara ndeshjes janė parė teksa relaksoheshin nė plazhin e Shėngjinit. Pas ndeshjes, kėtė e ka konstatuar edhe trajneri Nica, i cili ka kritikuar paraqitjen e futbollistėve. “Unė kam frikė se ne nuk do tė arrijmė tė shėrojmė mentalitetin e sėmurė, qė momentalisht ekziston. Asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėrmend se ne kemi gjendje pėr tė nėnvlerėsuar ndokėnd”, ka thėnė “i xhindosur” trajneri Nica.

    Ka nevojė pėr pėrforcime

    Dy mungesat e skuadrės sė Nicės, nė miqėsoren me Adėn, kanė qenė “organizatori” Roshi dhe sulmuesi maqedonas Petresku, tė cilėt ishin tė dėmtuar dhe nuk i kanė shėrbyer skuadrės nė kėtė ndeshje. Mungesa e tyre ėshtė ndjerė shumė, parė edhe faktin se zėvendėsuesit nuk kanė arritur tė justifikojnė. Me tė drejtė do tė lindte pyetja: Kur Besėlidhja nuk arrin dot tė ingranojė nė lojė “stolin” nė miqėsoren me Adėn, si do tė ndodhė me kundėrshtarėt e elitės, nė superiore? Pėr tė realizuar objektivin minimal, atė tė qėndrimit nė kategorinė superiore, janė emergjente pėrmirėsimet nė organizimin e lojės dhe nė gjetjen e “njeriut gol”, qė normalisht mungojnė. Pra, realisht, Besėlidhja ka nevojė pėr pėrforcime nė tė gjitha repartet.
    Sui generis

  2. #962
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Bumi” i Hasanbelliut, “prenoton” Labinot Halitin

    18 Gusht Ndėrkohė qė nga Teuta u larguan disa titullarė, presidenti Hasanbelliu ėshtė duke bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta mbajtur skuadrėn e tij nė nivelet e sezonit tė kaluar, kur konkurroi me sukses nė kampionat dhe nė kupė. Njė nga “goditjet” mė tė forta tė Hasanbelliut duket se do tė jetė afrimi nė skuadėr i Labinot Halitit, i cili pritet tė mbėrrijė nė Durrės kėto ditė. Haliti, njė mesfushor sulmues, ėshtė aktivizuar mė parė nė Australi, me Njukasėll Xhets, ndėrsa nė muajt e fundit ėshtė stėrvitur me ekipin kroat Slaven Belupo, kundėrshtari i “djemve tė detit” nė turin e parė paraeliminator tė kupės UEFA. Kėshtu, humbja ndaj skuadrės kroate, ka bėrė qė ndoshta presidenti i klubit durrsak tė “marrė hak” ndaj skuadrės qė e eliminoi ata nga UEFA. Kjo ishte thjesht njė “satirė”, por e vėrteta sjell sinjale me tė vėrtetė shumė pozitive. Haliti, i cili deri pėrpara njė sezoni ka luajtur pėr llogari tė australianėve tė Xhets, nė ligėn e parė, ku ka shėnuar edhe tetė gola, ka tėrhequr vėmendjen e Bariēit, i cili, nė njė bisedė private i ka kėrkuar atij qė tė vijė nė Europė, nėse do tė bėjė pjesė nė kombėtaren shqiptare. Njė kėshillė qė Haliti e ndoqi, madje edhe nė Kroaci, tek Slaven Belupo, skuadėr tė cilėn “Oto Maksimale” ia ka rekomanduar. Por, duket se llogaritė e kosovarit do tė dalin ndryshe. Kjo, pasi Teuta ėshtė klubi, i cili e kėrkon ta ketė dhe sipas tė gjitha gjasave, Haliti mund tė shkojė nė Durrės. Shenjė e mirė, apo jo, pėr Bariēin, kjo duket se nuk ka rėndėsi pėr Hasanbelliun. Haliti ėshtė njė lojtar “klasi” dhe fakti qė ėshtė ende me parametra zero mund tė intrigojė. “Goditje nė shenjė”, me plot kuptimin e fjalės. Nga burimet e klubit mėsohet se afrimin e Halitit nė skuadrėn durrsake po e bėn tė mundur menaxheri Rudi Vata. Kėshtu, sipas vetė njėshit tė klubit durrsak ? nėse njė transferim i tillė do tė ndodhė ? Haliti do tė jetė edhe pėrforcimi mė cilėsor qė Teuta do tė ketė bėrė ndonjėherė.

    Sulmi, hallka mė e dobėt

    Kur duhet njė javė qė tė nisė kampionati, nė kampin durrsak ende nuk ėshtė i qartė formacioni, me tė cilin Teuta do tė vihet pėrballė Skėnderbeut, nė ndeshjen e parė nė Korēė Kontratat nuk janė nėnshkruar ende me tė gjithė lojtarėt dhe nuk dihet se cilėt do tė pėrfaqėsojnė Teutėn nė sezonin e ardhshėm. Me tė vetmit futbollistė, tė ardhur gjatė kėsaj periudhe, me tė cilėt drejtuesit durrsakė kanė mbyllur gjithēka pėrsa u pėrket kontratave, janė dy kosovarėt, Hashani dhe Dragusha, qė sipas stafit teknik kanė treguar njė nivel tė mirė dhe do tė jenė tė rėndėsishėm pėr ekipin gjatė sezonit. Pas ndeshjeve tė kupės UEFA rrjedhjet kanė qenė jo tė pakta tek Teuta, ndaj drejtuesit durrsakė janė nė tratativa me disa futbollistė. Reparti qė i ka mė tė nevojshme pėrforcimet ėshtė sulmi, pasi nė ndeshjet miqėsore Teuta ka treguar se e ka mjaft tė vėshtirė pėr tė gjetur golin. Nė ndeshjet testuese tė deritanishme Teuta ka shėnuar vetėm dy gola dhe ato janė realizuar nga mesfushorė, si i riu 17?vjeēar Dosti, nė miqėsoren me Kastriotin, dhe Vila nė ndeshjen ndaj Dajtit. Nė kėtė kuadėr, fokusi ėshtė drejtuar te disa sulmues. Kėshtu, ka shumė mundėsi qė nė ditėt e ardhshme me durrsakėt tė bashkohet sulmuesi beratas Kristaq Mile, ndėrsa sot do tė vijė dhe lezhjani Ermal Gega. Shumė shpejt pritet tė kthehet mesfushori afrikan Ismail, i cili mungoi nė ekip pėr shkak tė problemeve me dokumentacionin, qė i mohuan lojtarit ndeshjet ndėrkombėtare, kur dihet qė ai u bashkua me Teutėn qė nė Mavrovė. “Asnjė tė mos shqetėsohet, pasi Teuta do tė jetė sėrish njė skuadėr e fortė ? ėshtė shprehur presidenti Hasanbelliu dje pėr gazetėn tonė. ? Brenda pak ditėsh skuadra do tė kompletohet me disa lojtarė me pėrvojė, pa harruar dhe tė rinjtė mjaft tė talentuar qė kemi. Kėshtu qė shpresojmė tė alternojmė mirė energjinė e tė rinjve me pėrvojėn”.

    Ikėn Brahja, gati dhe portieri Osmani

    Ndėrkaq, duket se nga Teuta do tė ketė pėrsėri largime. Njė prej tyre mund tė jetė dhe portieri i dytė, Alfred Osmani. Duket se pėr tė ėshtė e vėshtirė tė qėndrojė dhe kėtė sezon nė stol, si zėvendėsues i Kapllanit, ndaj mund tė largohet nė njė skuadėr tjetėr, ku mund tė jetė numri 1 i portės. Por drejtuesit kanė larguar dhe mbrojtėsin Brahja, qė nuk u aktivizua sezonin e kaluar pėr shkak tė njė dėmtimi tė rėndė. “Dua tė qartėsoj diēka lidhur me largimet ? shprehet Hasanbelliu, ? pasi gjatė kėsaj periudhe ėshtė krijuar ideja sikur janė futbollistėt qė largohen prej nesh, kur nė tė vėrtetė jemi ne, qė e kemi bėrė njė gjė tė tillė, duke mos pranuar tekat dhe kėrkesat e njėrit apo tė tjetrit”.

    Sot, miqėsorja e fundit, ndaj Flamurtarit

    Teuta sot do tė zhvillojė ndeshjen e fundit miqėsore, para nisjes sė kampionatit. Bregdetarėt do tė udhėtojnė drejt Vlorės, pėr t’u ndeshur me Flamurtarin. Mendohet se formacioni, qė Dedja do tė hedhė nė fushė nė miqėsoren e sotme, do tė jetė pak a shumė ai qė do tė luajė tė shtunėn e ardhshme ndaj Skėnderbeut. Megjithatė, me pėrforcimet qė pritet tė vijnė nė ditėt e ardhshme, formacioni bazė mund tė ketė dhe ndryshime.
    Sui generis

  3. #963
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hitaj: “Asnjė klub nuk ka sjellė federimet”

    Kur duhen edhe pak ditė nga fillimi i kampionatit tė kategorisės superiore, nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF) nuk ka filluar regjistrimi I lojtarėve. Shefi i Sektorit tė Garave nė FSHF, Hito Hitaj, tha se "asnjė nga 12 skuadrat e kategorisė superiore nuk ka federuar lojtare nė FSHF. Klubet kanė kohė deri nė datėn 20 gusht, pra 5 ditė pėrpara fillimit tė kampionatit, qė tė regjistrojnė futbollistėt qė do tė kenė nė pėrbėrje pėr sezonin e ardhshėm". Sipas tij, vetėm pėr futbollistėt qe vijnė nga jashtė do tė tolerohen federime deri nė 31 gusht. "Klubet duhet tė shpejtojnė dhe tė respektojnė afatet kohore ashtu siē u ėshtė bėrė e ditur, pasi nė tė kundėrt, nuk do tė ketė asnjė lloj tolerimi", tha Hitaj. Federata Shqiptar e Futbollit ka organizaur sot seminare me perfaqsuesit me te larte te klubeve te futbollit Shqiptar. Ne kete seminar ka marre pjese Presidenti I FSHF-se, Z.Armand Duka I cili se bashku me Zv.Presidentin Bujar Kasmi dhe Sekretarin e Pergjithshem te FSHF-se, Roland Mici kane drejtuar keto seminare pune . Ne keto mbledhje jane pasqyruar qarte direktivat e UEFA-s per Licensimin e Klubeve dhe kriteret qe vete klubet duhet te permbushin . Presidenti Duka ka theksuar ne kete takim se ka ardhur koha qe klubet te arrijne standaret nderkombetare nga ana ligjore por edhe organizative pa harruar infrastrukturen . Sektori I Licenimit ne FSHF u ka derguar klubeve formularet dhe kriteret me qellim qe klubet ti plotesojne ato brenda afatave te percaktuara nga UEFA. Duhet theksuar fakti se ne kete seminarmerrnin pjese jo vetem donatoret e klubeve por edhe perfaqsuesit e pushtet lokal nga varen vete klubet e futbollit.

    Presidenti I FSHF-se duke iu referuar kritereve te Licensimit te Klubeve sqaroi me hollesi per vemendjene vecante qe keta perfqsues te pushtetit local duhet ti kushtojne kritereve te Licensimit per permisimin infrastruktures Ligjore ,organzimin dhe permisimin e kushteve te stadiumeve. Sistemi I zhvillimit te seminarit me nga 4 klube per cdo seminar ka krijuar mundesine bashkebisedimit ne detaj per cdo problem dhe veshtiresi qe mund te hasen ne ecurine plotesimit te kritereve te kerkuara nga UEFA ne Sistemin e Licensimit te Klubeve. Vete perfaqsuesit e klubeve te futbollit jane shprehur te gatshem te bashkepunojne me pushtetin local dhe FSHF-ne , ne menyre qe kriteret e licensimit te plotesohen brenda afateve te percaktuar nga UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit ne projektet e saj per vitin 2008 ka si qellim plotesimin e kritereve te Licensimit te Klubeve.Ne kete menyre FSHF po i vjen ne ndihme klubeve me asistence juridike,ekonmike etj. UEFA ne sistemin e ri te Licensimit te Klubeve parashikon qe cdo klub te kete percakruar qarte Statutin e tij, menyren e organizimit dhe kushte optimale te infrastruktures ne stadiumet ku zhvillojne ndeshjet e ekipet e klubit perkates. Ne dy seminaret e zhvilluara sot morren pjese , presidentet e klubeve te Partizanit, Vllaznise, Beses, Elbasanit, sekretaret e klubeve te Dinamos,Vllaznise Seminaret e punes do te vazhdojne edhe diten e neserme me klubet e tjera te futbollit ku do te parashtrohen kriteret e reja te Licensimit te Klubeve 2008-2009.
    Sui generis

  4. #964
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    .

    Topi, tashmė mundėsia e dorėheqjes nga presidenca e Tiranės

    Kryesia e klubit tė futbollit Tirana ka shpejtuar tė bėjė urimet pėr presidentin e tyre, Bamir Topi, i cili tashmė ėshtė shpallur Presidenti i Republikės. Intensiteti i aktiviteteve politik dhe angazhimi nė postin e kreut tė shtetit mund ta bėjė tė pamundur vijimėsinė e zotit Topi nė krye edhe tė klubit Tirana. Ndėrkohė, shefi i klubit, Shkėlqim Muca, ka bėrė tė ditur se pėr momentin nuk kanė biseduar pėr tė ardhmen me numrin 1 tė shtetit dhe klubit Tirana. “Menjėherė sapo e kemi mėsuar kėtė eveniment, i kemi dėrguar mesazhet tona tė urimit. Ėshtė vėrtetė diēka shumė e rėndėsishme qė ai ėshtė shpallur president i vendit dhe pėr momentin jemi mjaftuar vetėm ti dėrgojmė urimet tona”, tha Muca. I pyetur mbi mundėsinė e vazhdimėsisė apo jo tė Bamir Topit, tashmė presidenti i republikės, nė krye edhe tė klubit tė futbollit Tirana, shefi i klubit bardheblu ėshtė shprehur se nuk ėshtė kontaktuar nė lidhje mė kėtė cėshtje ende me presidentin. “Jo nuk kemi folur ende pėr kėtė ēėshtje, pėr momentin kemi dėrguar vetėm mesazhe urimi” - pėrfundoi Muēa duke lėnė tė paqartė nėse Topi do tė vazhdojė tė jetė edhe president I klubit Tirana. Sigurisht qė shpallja si president i vendit i Bamir Topit, ėshtė njė lajm i rėndėsishėm jo vetėm pėr klubin kryqytetas, por kjo me shumė mundėsi mund ti krijojė bordit drejtues tė bardhebluve edhe njė problem tė pamenduar mė parė.
    Sui generis

  5. #965
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Superliga, starti pa duele tė mėdha

    Pas dy shtyrjeve tė argumentuara (pushimet nė Sarandė tė shefit tė Garave, Hito Hitaj, ishte arsyeja themelore) mė nė fund 12 skuadrat e elitės sė futbollit modest shqiptar njohėn kundėrshtarėt respektivė nė gjashtė ēiftet e ndeshjeve tė javės sė parė tė Kategorisė Superiore pėr sezonin 2007-2008, qė pėrkon me Kampionatin e 69-tė Kombėtar tė Futbollit. Shorti i hedhur dje nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, nė prani tė shumė prej drejtuesve tė lartė tė klubeve, zbardhi kalendarin e plotė tė dy prej tri fazave nė tė cilat do tė ecė sezoni i ri, qė do tė nisė mė 25 gusht.

    Kampionėt nė Vlorė

    Tirana, kampionia nė fuqi, premierėn e sezonit tė ri do ta nisė nė stadiumin “Flamurtari” ku do tė pėrballet me skuadrėn vlonjate, me tė cilėn humbi sezonin e kaluar (3-2) nė tė vetmen ndeshje tė zhvilluar me Flamurtarin nė Vlorė. Elbasani, kampioni i sezonit 2005-2006, do tė presė nė “Ruzhdi Bizhuta” 9-herė kampionėt e Shqipėrisė, Vllazninė, qė zhvilloi njė Kupė Intertoto me dy pamje: eliminoi bujshėm kroatėt e NK Zagreb, por u turpėrua nga turqit e Trabzonspor nė turin e dytė. Sfida Elbasani-Vllaznia ka tė veēantėn e pranisė sė gjirokastritit Arlin Nora, ish-kampion me Elbasanin dy sezone mė parė, sot nė forcė me Vllazninė. Elbasani-Vllaznia mund tė konsiderohet edhe si kryendeshja e javės sė parė. Ēift tjetėr interesant ėshtė Besa-Kastrioti, qė edhe sezonin e kaluar u pėrballėn po nė javėn e parė, por me ndryshimin qė, nėse vjet luajtėn nė Krujė, kėtė sezon do tė luajnė nė Kavajė. Partizani i Hasan Likės do tė presė nė “Qemal Stafa” Shkumbinin e trajnerit debutues Gugash Magani. Sezonin e kaluar, “demat e kuq” i fituan tė tre takimet me Shkumbinin. Dinamo e Agim Canaj do tė presė nė “Selman Stėrmasi” Besėlidhjen, tė porsangjitur nė Kategorinė Superiore, ndėrsa “Ujqėrit e dėborės”, Skėnderbeu, do tė luajė gjithė inat me Teutėn, skuadrėn qė fitoi plejofin e dy sezoneve mė parė, qė solli edhe rrėzimin e Skėnderbeut nė Kategorinė e Parė.

    Tre derbit kryeqytetas

    Sfida e parė e madhe i pėrket Dinamos dhe Tiranės. 16-herė kampionėt e Shqipėrisė, tė cilėt titulli u mungon qė nga sezoni 2001-2002, do tė pėrballen nė javėn e 9-tė (dhe tė 20-tė nė fazėn e dytė) me rekordmenėt bardheblu (23 kampionate tė fituara). Derbi i parė ėshtė programuar mė 3 nėntor me Dinamon si skuadėr pritėse, ndėrsa ai i kthimit, mė 16 shkurt, me Tiranėn si organizatore tė takimit. Blutė e Agim Canaj nuk do tė kenė kohė tė marrin frymė pasi katėr ditė mė pas, nė javėn e 10 (7 nėntor), do tė pėrballen me Partizanin, qė ka nė arkivin e tij njė titull mė pak (15), por qė nuk fiton njė kampionat prej gati 15 vjetėsh, qysh nga sezoni 1992-1993. Pas Dinamos, ėshtė Partizani qė nuk do gjejė qetėsi, pasi java e 11-tė (si edhe e 22-tė), njėherėsh edhe javėt e fundit tė fazės sė parė dhe tė dytė, i ka vendosur tė “Kuqtė” pėrballė Tiranės, kampione nė fuqi dhe fituese e 9 trofeve qė nga viti 1993, viti i fundit kur Partizani fitoi edhe kampionatin e fundit.



    Pretendentėt e tjerė

    Besa me merkaton e zhvilluar dhe me rezultatet e deritanishme konsiderohet njė favorite pėr titull, pėrkrah tri skuadrave tė kryeqytetit dhe Teutės e Vllaznisė. Fituesja e Kupės sė Shqipėrisė do tė pėrballet me tė mėdhatė e futbollit shqiptar me njė kalendar “lodhės”: kundėr nėnkampiones Teuta, nė javėn e 2-tė (nė transfertė), me kampionen Tiranėn, nė javėn e 5-tė (nė shtėpi), me Elbasanin (java 6-tė, nė Kavajė) si dhe dy sfida rresht me Dinamon dhe Partizanin (qė tė dyja nė shtėpi).



    Formula e Kampionatit

    Kampionati i ri realisht parashikon njė luftė tė fortė sportive. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė me vendimin e tij tė fundit synoi tė minimizojė problemin e madh tė trafikimit tė rezultatit tė ndeshjeve. Nė pėrfundim tė 33-javėve kampionat pėr nė Kategorinė e Parė do tė rrėzohen dy ekipet e renditura tė fundit (vendet 11 e 12 tė Kategorisė Superiore), ndėrkohė qė skuadrat e pozicionuara nė renditje nė vendet 9-10 do tė zhvillojnė ndeshje plejout me dy skuadrat e renditura nė vendet 3-4 tė Kategorisė sė Parė.



    Kalendari

    i

    Kategorisė

    Superiore

    Sezoni

    2007-2008



    Java 1, 25.08.2007

    Java 14, 22.01.2008

    Flamurtari-Tirana

    Skėnderbeu-Teuta

    Besa-Kastrioti

    Elbasani-Vllaznia

    Dinamo-Besėlidhja

    Partizani-Shkumbini



    Java 2, 01.09.2007

    Java 13, 01.12.2007

    Flamurtari-Skėnderbeu

    Teuta-Besa

    Kastrioti-Elbasani

    Vllaznia-Dinamo

    Besėlidhja-Partizani

    Tirana-Shkumbini



    Java 3, 15.09.2007

    Java 14, 08.12.2007



    Skėnderbeu-Tirana

    Besa-Flamurtari

    Elbasani-Teuta

    Dinamo-Kastrioti

    Partizani-Vllaznia

    Shkumbini-Besėlidhja



    Java 4, 22.09.2007

    Java 15, 15.12.2007



    Flamurtari-Elbasani

    Skėnderbeu-Besa

    Teuta-Dinamo

    Vllaznia-Shkumbini

    Kastrioti-Partizani

    Tirana-Besėlidhja



    Java 5, 29.09.2007

    Java 16, 22.12.2007



    Besa-Tirana

    Elbasani-Skėnderbeu

    Dinamo-Flamurtari

    Partizani-Teuta

    Shkumbini-Kastrioti

    Besėlidhja-Vllaznia



    Java 6, 06.10.2007

    Java 17, 29.12.2007



    Besa-Elbasani

    Skėnderbeu-Dinamo

    Flamurtari-Partizani

    Teuta-Shkumbini

    Kastrioti-Besėlidhja

    Tirana-Vllaznia



    Java 7, 20.10.2007

    Java 18, 02.02.2007



    Elbasani-Tirana

    Dinamo-Besa

    Partizani-Skėnderbeu

    Shkumbini-Flamurtari

    Besėlidhja-Teuta

    Vllaznia-Kastrioti



    Java 8, 31.10.2007

    Java 19, 09.02.2007



    Teuta-Vllaznia

    Elbasani-Dinamo

    Besa-Partizani

    Skėnderbeu-Shkumbini

    Flamurtari-Besėlidhja

    Tirana-Kastrioti



    Java 9, 03.11.2007

    Java 20, 16.02.2007



    Dinamo-Tirana

    Partizani-Elbasani

    Shkumbini-Besa

    Besėlidhja-Skėnderbeu

    Vllaznia-Flamurtari

    Kastrioti-Teuta



    Java 10, 07.11.2007

    Java 21, 23.02.2007



    Dinamo-Partizani

    Elbasani-Shkumbini

    Besa-Besėlidhja

    Skėnderbeu-Vllaznia

    Flamurtari-Kastrioti

    Tirana-Teuta



    Java 11, 10.11.2007

    Java 22, 01.03.2007



    Partizani-Tirana

    Shkumbini-Dinamo

    Besėlidhja-Elbasani

    Vllaznia-Besa

    Kastrioti-Skėnderbeu

    Teuta-Flamurtari
    Sui generis

  6. #966
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gudjabi-Pinja, presion Skėnderbeut

    19 Gusht Deri tani, vetėm Gudjabi dhe Pinja kanė pėrfunduar me Skėnderbeun gjithēka qė lidhet me kontratėn, madje, kanė marrė edhe kėstin e parė tė parave. Kryesia, sipas presidentit tė skuadrės korēare, Tomi Balli, ka rėnė dakord edhe me kosovarin Sulejmani e maqedonasin Delioski. Por drejtori ekzekutiv i klubit, Petrika Konomi, bėn tė ditur se edhe me lojtarėt e tjerė, qė mendohen si pjesė e Skėnderbeut pėr sezonin e ri, ėshtė rėnė dakord nė parim. Tė gjitha kontratat, pėrfshi dhe me trajnerin Kaēi, sipas Konomit do tė mbyllen nė ditėt e para tė javės qė vjen. Duke u rikthyer te kontratat e Gudjabit e Pinjes, duhet thėnė se firmosja e tyre nė kohėn e duhur ka ardhur edhe pėr atė, sepse tė dy lojtarėt, pasi kanė marrė miratimin e Kaēit pėr tė qenė pjesė e Skėnderbeut, kanė kėrkuar marrėveshjen dypalėshe mbi tavolinė. Madje, kanė shkuar deri atje, sa nuk kanė pranuar tė dalin nė stėrvitje pa marrė dhe kėstin e parė fill pas hedhjes sė firmės mbi kontratė. Kryesia nuk ka qenė kundėr...

    Tonin Frroku



    Korēarėt, tė “shtypur”

    Para dy javėsh, korēarėt Ametlli, Drabaj, Larti, Ngjela e Ēajku kishin bėrė tė ditur se mund tė largohen nga skuadra, nėse nuk firmosin kontratat pėr sezonin e ri. Largimin e tyre e kishte parashikuar edhe Kaēi, kur, pas ndeshjes miqėsore tė fituar me Besėlidhjen, pati thėnė se “nuk duhet tė ēuditemi nė qoftė se ikin lojtarėt qė nuk kanė firmosur akoma”. Konomi thotė se ėshtė rėnė dakord nė parim dhe se ka qenė trajneri Kaēi, ai qė nuk ka paraqitur listėn e lojtarėve qė dėshiron tė mbajė nė klub, nė mėnyrė qė gjithēka tė sqarohej. T.F.



    Kaēi kėrkon kontratėn

    Vetėm njė ditė pas largimit nga skuadra tė pesė titullarėve korēarė, trajneri Jani Kaēi i ka bėrė tė ditur drejtorit ekzekutiv tė klubit kėrkesėn pėr firmosjen e kontratės. “Nė tė kundėrt, ? pati thėnė kryepankina korēare, ? nuk pėrjashtohet mundėsia tė mos jem mė trajner i Skėnderbeut”. Nisur dhe nga kjo, presidenti Balli dhe njė pjesė e mirė e kryesisė sė klubit kanė pasur njė takim me trajnerin. Por, sipas Konomit, mė shumė se pėr kontratėn e Kaēit nė atė takim ėshtė diskutuar pėr lojtarėt e shumtė, qė po largoheshin nga Skėnderbeu edhe pa u parė mirė.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  7. #967
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhani: Do ta braktisim “Qemal Stafėn”!

    19 Gusht “Federata duhet tė ndėrhyjė e po kėshtu edhe ministria e linjės pėr tė parė veprimet e drejtorit Dhales qė “ha fjalėn ditėn pėr diell”



    Partizani rrezikon tė mos e fillojė kampionatin nė “Qemal Stafa”. Marrėveshja mes klubit tė kuq me impiantin e futbollit, pikėrisht nė hapat pėrfundimtarė tė saj “ėshtė hedhur nė erė”, duke pozicionuar skajshėm palėt, qė nuk kanė munguar qė, pėrveē argumentave respektivė, tė atakojnė publikisht njėra tjetrėn. Ka nisur kėtu e dy muaj mė parė tratativa e drejtuesve tė Partizanit me drejtorin e stadiumit, Perikli Dhales (nė fakt, drejtor i shoqėrisė anonime qė pėrfshin edhe pallatin e sportit “Asllan Rusi”). Por, gjėrat kanė ngecur nė parametrat financiarė tė kontratės, pa tė cilėn Partizani nuk mund tė hyjė nė kampionatin e ri. Kėsaj i duhet shtuar edhe ngarkesa qė do tė ketė impianti, nisur nga ajo qė Tirana, pjesėn mė tė mirė tė ndeshjeve brenda do t’i zhvillojė po nė “Qemal Stafa”. Ndėrsa Dinamo ėshtė kėnaqur tė luajė nė “Selman Stėrmasi”, Partizanit i mbetet detyrueshėm “Qemal Stafa” si zgjedhje e parė. Dhelėsi, ashtu siē ka vepruar edhe me klubet e tjerė, ka ofruar dy alternativa: ose tė paguhet nga Partizani njė kuotė dhe tė kuqtė tė menaxhojnė biletat, ose tė mos paguajnė, por nė kėtė rast tėrė tė ardhurat do tė shkojnė nė arkėn e impiantit. Tirana ka zgjedhur variantin e dytė, ēka ka ēuar qė tė ardhurat nga biletat nė sezonin e kaluar (Tirana luajti njė pjesė tė konsiderueshme tė ndeshjeve nė “Qemal Stafa), tė ishin vetėm 1,1 milionė lekė. Ndėrsa Partizani, duke shpresuar qė ecuria nė kėtė kampionat do tė jetė nė njė nivel shumė mė tė lartė se sa paraardhėsit, ka kėrkuar variantin e parė. Por kėtu ka ngecur prej kohėsh tratativa, ndėrsa dje palėt duket se janė “ēarė” keqaz, aq presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka thėnė: Si kanė shkuar punėt, do tė jemi tė detyruar qė ta braktisim fare “Qemal Stafėn”!



    Partizani

    “Me kėtė drejtor ne nuk merremi vesh”, ka thėnė dje, presidenti i Partizanit, Albert Xhani. Mė tej, i dėrguari i tė kuqve, Genc Tomori ka rrėfyer se, pas shumė pėrpjekjesh kishte marrė njė Ok?ej nga Dhales dhe dje ka shkuar me propozimin e Partizanit. “Ramė dakord qė tė paguajmė 2 milionė tė vjetra pėr ēdo ndeshje dhe Dhales mė tha qė ta bėjė kėrkesėn me shkrim e mė pas tė hartonim kontratėn. Vepruam siē kėrkoi, ndėrsa dje ai kishte ndryshuar mendje e kėrkonte 3 milionė. Kėtė e justifikonte me faktin se ne mund tė zhvillojmė ndeshje nė mbrėmje dhe se diferenca do tė rikuperonte harxhimin e energjisė elektrike. Por, duke ditur edhe situatėn energjitke qė po kalon vendi, por edhe pėr shumė arsye tė tjera, ne nuk kemi ndėrmend qė t’i zhvillojmė ndeshjet sistematikisht natėn”, tha Tomori.

    Ajo qė e ka prekur mė fort Xhanin ėshtė “tė luajturit nga fjala”: “Ne shkuam me idenė se do tė nėnshkruanim, pasi i ishim mbyllur bisedat. Unė s’di si ta spjegoj kėtė dredhė tė Dhalesit. Na dha fjalėn e mė pas del me shifra tė tjera. Ndoshta nuk mban mend se ē’thotė...”. Pėrtej kėsaj, deklarimi: “Nuk do tė luajmė ndeshjen e parė nė “Qemal Stafa”. Ndoshta edhe tė tjerat. Kėrkoj qė Federata tė ndėrhyjė pėr tė na mundėsuar tė luajmė ashtu si dy skuadrat e tjera tė kryeqytetit. Po kėshtu, i kėrkojmė ministrisė sė linjės tė ndėrhyjė nė veprimet e pabesa tė drejtorit tė stadiumit”.



    Stadiumi

    Perikli Dhales, drejtor i stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”, ka arritur tė mbyllė gjithēka me Tiranėn e po kėshtu edhe me FSHF?nė pėr ndeshjet ndėrkombėtare, ndėrsa te Partizani gjėrat i sheh ndryshe. Pyetjes se pėrse ka ndryshuar qėndrim nė momentin e fundit, Dhales i ėshtė pėrgjigjur: “Nuk ėshtė e vėrtetė se kam ndryshuar “pazar”. Ne kemi biseduar e kemi rėnė dakord nė parim qė Partizani tė paguajė stadiumin dhe tė menaxhojė vetė biletat. Por pėr shifrėn, jo”. Drejtori ka treguar se nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė ? mbylljen e “pazarit” ? sepse nuk ėshtė ai qė merr vendimet. “Kam njė kėshill mbikqyrės dhe unė zbatoj vendimet e tij. Pikėrisht pėr kėtė, i thashė drejtuesve tė Partizanit qė tė mė sillnin me shkrim propozimin e tyre. Ne bėmė llogaritjet tona dhe me 2 milionė tė vjetra qė ofronte Partizani nuk ishim kėrrkund. Kemi goxha shpenzime dhe nga ana tjetėr, si shoqėri anonime qė jemi, nuk mund tė punojmė me humbje. Ju duhet ta dini se ka jo pak ndeshje tė kampionatit tonė ku nuk arkėtojmė as 200 mijė tė vjetra”. Madje Dhales duket sikur i ka bėrė nder Partizanit, kur pėrmend punėn e ndeshjeve nė mbrėmje. “Pasi u konsultova me kėshillin mbikqyrės, propozuam shifrėn e tre milionėve tė vjetra, duke pėrfshirė kėtu edhe energjinė elektrike, pa pėrcaktuar se sa ndeshje mund tė zhvillohen nė mbrėmje”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  8. #968
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qorri: U lodha me Elbasanin

    19 Gusht Futbollisti elbasanas, Ilir Qorri, ka bėrė njė lėvizje qė shumėkush e ka quajtur befasuese, kur ėshtė bashkuar me skuadrėn e Shkumbinit. Sulmuesi i njohur ka qenė pėr mė se katėr javė nė ambientin elbasanas ku ka zhvilluar rregullisht seancat stėrvitore nėn drejtimin e teknikut Alimehmeti, por ai ka rrėfyer se, vonesa e mbylljes sė kontratės e ka bėrė tė dyshojė, derisa ka vendosur tė largohet. “Kėrkesės sė klubit elbasans pėr bisedime, unė iu pėrgjigja pozitivisht”, tregon Qorri. “Parimisht ramė dakord pėr gjithēka dhe nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje fillova stėrvitjen. Gjithashtu pėrcaktuam njė datė pėr mbylljen e kontratės dhe kushtet e saj. Por, afati i paracaktuar ėshtė shtyrė disa herė nga drejtuesit e klubit elbasanas. Njė gjė e tillė, jo vetėm ma preu hovin, por mė lėkundi besueshmėrinė nė ecurinė normale tė punės. Unė jam futbollist profesionist dhe jam i detyruar t’i pėrmbahem rregullave, ashtu siē duhet t’i pėrmbahen edhe tė tjerėt. Vendosa tė largohesha dhe tė shikoja ndonjė mundėsi tjetėr”. Dhe nuk ėshtė se ka pritur shumė. Tė premten pasdite ka mbyllur gjithēka, duke nėnshkruar njė kontratė njėvjeēare me Shkumbinin. Qorri ka theksuar se i ka munguar pėrkujdesja nga klubi verdheblu, veē korrektėsisė nė hedhjen e firmės. “Pėrderisa ramė dakord pėr gjithēka dhe dėshira e mirė ishte dypalėshe, nuk kisha asnjė arsye qė tė shtyja afatet pėr hedhjen e firmės e tė ridiskutoheshin kushtet e kontratės”, nėnvizon Qorri. Duke e konsideruar tė mbyllur “kapitullin Elbasani”, ai tashmė ėshtė pėrqendruar tėrėsisht tek pėrgatitja pėr njė prezantim sa mė dinjitoz nė radhėt e Shkumbinit. Megjithėse kanė kaluar vetėm dy senaca stėrvitore, Qorrit nuk i mungon njohja me bardhekaltėrit. Kjo, jo vetėm se baza e skuadrės peqinase ėshtė ajo e sezonit tė kaluar, por edhe se shumica e futbollistėve tė ardhur janė nga Elbasani, ekip nė tė cilin Qorri ėshtė aktivizuar pėr shumė vite, madje ėshtė shpallur dhe kampion. Duke parashikuar ecurinė e Shkumbinit, mesfushori sulmues vijon: “Me atmosferėn e punės kėtu, me pėrkujdesjen e gjithanshme tė presidentit Ismaili dhe pėrbėrjen qė ka, ekipi peqinas nuk do tė vuajė mė nga ankthi i qėndrimit nė Superiore. Madje, do tė pretendojė pėr tė qenė nė gjashtė mė tė mirat. Unė mendoj se Shkumbini ka tė ardhme”, ka pėrfunduar Qorri.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  9. #969
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Starova: Ky trofe na duhet shumė!

    19 Gusht Superkupės sė Shqipėrisė, trofeu i parė i sezonit tė ri. Kėtė e ka shprehur edhe trajneri i Tiranės, Sulejman Starova, qė nė fjalėt e para tė prononcimit tė tij pėr gazetėn tonė, dje nė mesditė. Ka qenė njė deklarim, qė, pėr tė qenė realistė, duhet thėnė se na ka vėnė disi nė vėshtirėsi pėr vazhdimin e mėtejshėm tė bisedės. Por, ka qenė pikėrisht “Bobi”, i cili, si gjithnjė, me humorin dhe ngrohtėsinė e komunuikimit ka bėrė qė “ngėrēi” i krijuar tė kapėrcehet shpejt. “Kemi tri javė me radhė, ? tha Starova, ? qė kemi kryer njė stėrvitje shėmbullore nė tė gjitha drejtimet. Them kėshtu, sepse veēmas ndėrgjegjėsimit tė djemve, nė radhė tė parė kėtė gjė na e ka mundėsuar edhe infrastruktura sportive, qė ėshtė vėnė tashmė e plotė nė dispozicion tė skuadrės. Nė njė fushė si e “Skėnder Halilit” ėshtė e pamundur tė mos kesh dėshirė pėr t’u stėrvitur”. Mė pas, “Bobi” na bėri me dije pėr formėn e mirė sportive, qė gėzojnė tė gjithė futbollitėt e tij. “Kėtė gjė ? shtoi ai ? e kemi konstatuar nė tė tri ndeshjet stėrvitore tė njėpasnjėshme qė kemi zhvilluar. Sidomos nė miqėsoren e fundit, me Elbasanin, skuadra funksionojė nė ato nivele, sikurse e kishim parashikuar”. Mė pas duke folur pėr Besėn, Starova u shpreh: “E kemi vėzhguar me kujdes nė tė trija ndeshjet, pa thėnė qė njohja e Tiranės me kėtė skuadėr ėshtė historike. Madje, edhe sezonin e kaluar, kur drejtoja Teutėn, ndeshjet me Besėn kanė qenė nga mė interesantet. Ndaj, do t’u bėja thirrje tifozėve tė Tiranės qė tė jenė tė pranishėm sot nė “Qemal Stafa”. I siguroj se do t’i kėnaqim nė gjithēka, sepse jo mė kot e thash qė nė fillim: kjo Kupė na duhet shumė”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  10. #970
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shpėrthen Bizhdili: Dua superkupėn!

    19 Gusht Pas njė lloj justifikimi, qė ka nxjerrė pėr humbjen nė turin e dytė tė kupės UEFA, ndaj Liteksit, tė enjten e kaluar nė “Niko Dovana”, presidentit tė Besės, Nexhat Bizhdili, dje i ka ardhur pėrsėri “zėri”. Gjithmonė para impenjimeve tė rėndėsisė sė veēantė, si ky i sotmi pėr finalen e Superkupės, ku kavajasit marrin pjesė pėr herė tė parė, “Xhati” dallohet pėr “bėmat” e tij. Veēse nė kėtė rast, thirrja me gjithė forcėn e shpirtit, pėr njė fitore tė Superkupės, nga numri 1 I skuadrės verdhezi ėshtė shoqėruar edhe me disa masa, qė ai i ka bėrė publike pėr shtypin dje nė mesditė. Shuma e premios pėr futbollistėt, nė rast fitoreje, do tė jetė 10 mijė dollarė prej xhepit tė tij. Dhe kjo shumė do tė jetė mė e lartė edhe nga “premioja” qė vė FSHF?ja, “ndonėse kėtė ende s’e kemi mėsuar sa ėshtė konkretisht” ka thėnė dje Bizhdili. Gjithashtu, pėr tė mos e lėnė tė “shurdhėt” mbėshtetjen e skuadrės kavajase, presidenti Bizhdili ka vendosur 10 autobusė falas pėr fansat, qė do tė nisen nga sheshi i qytetit nė orėn 14:00. Ndėrsa skuadra, menjėherė pas seancės sė djeshme stėrvitore, pėr tė qenė e qetė, madje, duke dashur edhe ta “relaksojė” sado pak, ėshtė akomoduar qė mbrėmė nė “Hotel Eklips”, nė periferi tė Tiranės. “Njė mjedis tepėr i pėrshtatshėm, ? pohoi Xhati, ? njohjen me tė cilin e bėmė para dy javėsh, pasi aty u sistemua pėr tri ditė skuadra serbe Bezania, qė Besa e eliminoi nė turin e parė tė Kupės UEFA”. Presidenti i Besės ka folur ndėrkohe me tone optimiste pėr “distancimin” e skuadrės nga humbja me Liteksin. “Ne patėm pėrballė njė kundėrshtar shumė tė vėshtirė, qė na mundte nė ēdo situatė. E kishim ndjekur nė Bullgari dhe ia treguam ekipit tonė se do tė kishim tė bėnim me njė kundėrshtar tė frikshėm, ? tregon Xhati. ? Megjithatė, skuadra duhet tė distancohet nga ajo humbje njėherė e pėrgjithmonė. Ekipin e kam “karikuar” gjatė kėtyre ditėve, duke i kėrkuar “copė” se e dua Superkupėn. Ky ėshtė objektivi i parė, ndėrsa javėn e ardhshme fillon kampionati, ku synimi ynė ėshtė tė luftojmė mė tė gjitha forcat pėr tė qenė nė grupin e skuadrave pretendente, duke “mėsyrė” me guxim drejt fitimit pėr herė tė parė edhe tė titullit kampion, sikurse bėmė me kupėn e Shqipėrisė”. Duke pėrfunduar, presidenti Bizhdili ka nėnvizuar: “Ne do t’i marrim me shumė pėrgjegjėsi impenjimet kombėtare, qė na presin nga sot me finalen e Superkupės ndaj Tiranės, pėr tė vazhduar me kampionatin dhe kupėn. Nuk do tė kursejmė asgjė, pėr tė qenė nė rreshtin e skuadrave protagoniste nė tė gjitha frontet pėr sezonin e ri, duke filuar nga Superkupa”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

Faqja 97 prej 104 FillimFillim ... 47879596979899 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •