Grima: Nuk ia lėmė tjetėrkujt
18 Gusht Njė javė pėrpara startit tė kampionatit tė futbollit, stadiumi “Loro Boriēi” i Shkodrės do tė provojė emocionet e njė miniturneu, nė garėn e tė cilit janė pėrfshirė katėr skuadra. Kupa i dedikohet tė madhit tė topkėmbės shqiptare, shkodranit Loro Boriēi, emrin e tė cilit mban edhe stadiumi i qytetit verior, me rastin e 85?vjetorit tė lindjes sė tij. Kuqeblutė vijnė nė kėtė aktivitet pas njė periudhe pėrgatitore trijavore nė kampingun e Nikshiqit, periudhė e cila u shoqėrua me dy miqėsore, njėra me Sutjeskėn e kategorisė sė parė dhe tjetra me Zabjellon e kategorisė sė dytė tė Malit tė Zi. Nė fakt, sipas drejtuesve tė klubit Vllaznia, projekti i shkodranėve ka qenė pėr tė luajtur edhe njė miqėsore tė tretė tė enjten pasdite, kur pėrballė do tė ishte ishte njė ekip i pėrzgjedhur prej tė dy skuadrave malazeze tė qytetit tė Nikshiqit, Celikut dhe Sutjeskės, por duket se shkak, pėr t’u shmangur kjo ndeshje, ka qenė pikėrisht turneu i sotėm katėrkėndor me emrin e tė madhit Loro Boriēi.
“Loro Boriēi ėshtė i yni”
Duke folur pėr garėn e sotme, e cila nga ana e organizatorėve shkodranė ėshtė stimuluar me njė shumė modeste prej 1 mijė dollarėsh amerikanė pėr fituesin e saj, portieri veteran i Vllaznisė, Armir Grima, nuk “lėshon pe”. “Loro Boriēi ėshtė i yni”, thotė pėr “Sport Ekspres” njėshi i formacionit kuqeblu, sapo Vllaznia ka mbėrritur nė Shkodėr, aty rreth orės 17.00 tė ditės sė djeshme(e premte), pasi paradite kishte kryer njė seancė stėrvitore nė terrenet e Nikshiqit . “E kemi vlerėsuar shumė seriozisht kėtė turne, ndaj dhe do tė luftojmė pėr ta fituar, pasi nuk ka kuptim qė t’ia lėmė tjetėrkujt trofeun. Ne do tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar kėtė kupė, pėr tė nderuar veten, por jo pak edhe kėtė emblemė tė futbollit shqiptar, emrin e tė cilit mban stadiumi ynė”, thotė Grima. Duke vijuar nė respekt tė emrit tė madh qė pėrfaqėson Loro Boriēi, Grima ėshtė i mendimit se ėshtė lėnė disi nė harresė kjo figurė, pėr tė cilėn do tė ishte nė nderin e Federatės tė organizonte aktivitete tė pėrmasave kombėtare, pse jo edhe mė tej, kur futbollisti ka qenė pjesė edhe e Lacios.
Edhe Ada, pretendente
Eshtė interesant fakti se pretendentė, pėr fitimin e Kupės “Loro Boriēi” janė edhe velipojakėt e Adės. Tė mobilizuar mė shumė se asnjėherė tjetėr nė pėrgatitjet e kampionatit, edhe pse kanė pėrballė tre ekipe tė Superiores, ndėr to edhe Vllazninė, ata kanė guximin tė kėrkojnė fitoren e kupės. Deklaratėn e kanė bėrė pėr “Sport Ekspres” dyshja drejtuese veleipojake, tekniku Zani dhe president Pjetri, tė cilėt, tė paktėn pėr takimin e parė, atė qė do tė luhet nė orėn 17:00, mes Adės dhe Kastriotit, premtojnė spektakėl dhe fitore, pėr tė pritur mė pas finalen e orės 20.00, kundėrshtari i sė cilės do tė dalė nga ēifti Vllaznia?Besėlidhja, qė do tė luhet nė orėn 18:30. Kėsisoj, emocionet e Kupės “Loro Boriēi” kanė nisur nė “tavolinė”, pa filluar akoma ndeshjet.
Nikshiqi, “OK”
Duke iu rikthyer pėrgatitjeve, qė skuadra shkodrane zhvilloi nė kampingun e Nikshiqit, portieri veteran, qė ėshtė dalluar pėr nivelin e lojės sė tij, thotė se kuqeblutė i kanė shfrytėzuar maksimalisht ditėt malazeze. Duke filluar qė nga kushtet e akomodimit nė hotel, trajtimi ushqimor, terrenet e stėrvitjes si dhe pėrkujdesja tepėr miqėsore nga administratorėt e kampingut, pėr tė pėrfunduar tek ajo mė e rėndėsishmja, pėrgatitja e bėrė gjastė kėsaj periudhe, pėr Grimėn kanė qenė nė masėn mė tė mirė tė mundhshme. “Mė mirė prishet!”, thotė me humor Grima. Me vlerėsim flet portieri i Vllaznisė edhe pėr gjendjen sportive tė skuadrės, por edhe tė tijėn. “Kemi punuar shumė nėn drejtimin e stafit teknik, me nė krye Josėn, duke zhvilluar nė tė shumtėn e rasteve nga dy seanca stėrvitore nė ditė dhe pėrgjithėsisht futbollistėt kanė marrė ngarkesėn e duhur fizike, e cila do tė shėrbejė pėr tė pėrballuar me sukses sezonin”, vijon Grima. Duke folur pėr vete, portieri thekson se vazhdon tė ruajė atė formė shumė tė mirė sportive, si gjatė kampionatit tė kaluar, pėrfshirė edhe ndeshjet e Intertotos. Megjithatė, Grima ka edhe ndonjė merak, sikurse ėshtė numri i pamjaftueshėm i ndeshjeve miqėsore. “Duke parė kundėrshtarėt tanė, qė kanė zhvilluar shumė tė tilla, mendoj se jemi pak prapa nė kėtė drejtim. Megjithatė, ndoshta pjesėmarrja nė Kupėn “Loro Boriēi” mund tė kompensojė disi kėtė defekt” thotė Grima, pėr tė cilin kjo ka shumė rėndėsi sidomos pėr teknikun Josa, i cili ka rastin tė testojė lojtarėt, lidhur me projektin e tij pėr ndėrtimin e formacionit tė parė.
Krijoni Kontakt