Delain, gjashtė muaj “burg”; Leandro ėshtė i Vllaznisė
15 Gusht Mbrojtėsi kongolez Sasa Delain, pėr prishje tė njėanshme tė kontratės me KF “Flamurtari” nė sezonin 2006?2007, pa shkaqe sportive dhe pa njoftim, duke qenė se ka shkelur parimet e Statusit tė Lojtarit, pėr ruajtjen e stabilitetit kontraktual, nė bazė tė parashikimeve tė Nenit 8, pika 1.c e 3.d tė Statutit tė Lojtarit dėnohet me 6 (gjashtė) muaj pezullim nga tė gjitha aktivitetet sportive. Dhe e drejta pėr tė luajtur mund t’i jepet vetėm nė pėrfundim tė shlyerjes sė kėtij dėnimi. Ka qenė kjo masa e marrė dje nga Komisioni i Disiplinės nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, pėr ish?lojtarin e Partizanit dhe tė Flamurtarit. Kėshtu, sipas dokumentacioneve qė drejtuesit e klubit vlonjat kanė dėrguar nė FSHF, Delain, nė sezonin e kaluar ėshtė larguar nga klubi i Flamurtarit, nė mėnyrė tė papritur, duke prishur kontratėn nė mėnyrė tė njėanshme. “Nuk e kam bėrė njė gjė tė tillė, madje unė i kam lajmėruar drejtuesit e klubit se, pėr arsye familjare, duhet tė largohesha nga Shqipėria. Unė deri atėherė kisha marrė vetėm gjysmėn e parave, pėr aq sa kisha luajtur. Pra, edhe ata e dinin”, ka thėnė Delain, pas largimit nga Flamurtari. Megjithatė, gjėrat tani duket sikur janė ndryshe. KD?ja e ka dėnuar me gjashtė muaj pezullim futbollistin dhe tani i vetmi shpėtim pėr tė, nėse do tė ketė njė tė tillė, ėshtė Apeli, pas pesė ditėsh. Ai nuk ka firmosur ende me Vllazninė dhe ndoshta njė arsye pėr tė mos ta bėrė kėtė ka qenė pikėrisht se ai e di se ēfarė e priste. Ose, duke njohur Delainin njė vendim i tillė mund tė jetė arsyeja mė e mirė pėr t’u kthyer ne Gjermani, atje ku ai ka edhe familjen.
Pėrsa i pėrket lojtarit tjetėr tė Vllaznisė, brazilianit Leandro Da Silva, Komisioni i Disiplinės ka vendosur qė ta mbajė ende pezull ēėshtjen e tij. Kėshtu, sipas Komisionit tė Disiplinės, do t’i lihet kohė tė dy klubeve, Partizanit dhe Vllaznisė qė tė arrijnė njė marrėveshje pėr Leandron. Njė gjė e tillė ka ndodhur sa hap e mbyll sytė, teksa si presidenti Fushaj, ashtu edhe Xhani kanė rėnė dakord qė braziliani tė qėndrojė nė Shkodėr. Pra, Leandro do tė jetė i Vllaznisė.
Fushaj nuk “dorėzohet”
Presidenti I Vllaznisė, I sapokthyer nga njė udhėtim I gjatė jashtė shtetit ėshtė njohur menjėherė me vendimin e Disiplinorit duke deklaruar mirėkuptim me Xhanin pėr problemin Leandro, ndėrsa masėn ekstreme tė Delainit do ta apelojnė: “Vllaznia ėshtė e vendosur tė mos I lėshojė dy utbollistėt Leandro dhe Delain qė I ka nėn komandė prej shumė ditėsh. Vendimi pėr t’I pasur nė gjirin e tyre ėshtė bėrė I ditur nga vetė numri “1” I klubit Vllaznia, presidenti Valter Fushaj, I cili, duke folur pėr “Sport Ekspres” ka paraqitur preferencėn dhe gatishmėrinė qė Leandro dhe Delain tė jenė veēse kuqeblu. Kreu I klubit, Fushaj, si rezultat I njė udhėtimi tė gjatė jashtė vendit ka qenė prej shumė ditėsh larg kontaktit me skuadrėn e tij, por siē bėn tė ditur ai situatėn e ka ndjekur nga afėr stafi I tij, dhe nė veēanti I vėllai I tij, nė cilėsinė e zėvendėspresidentit Pjerin Fushaj. Vendimi I djeshėm I Komisionit tė Disiplinės pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit ka folur me njė gjuhė disi mė tė butė pėr brazilianin Leandro, duke I dhėnė mundėsi tė dy klubeve ta zgjidhin njėri me tjetrin mosmarrėveshjen, ndėrkohė qė dėnimi gjashtė muaj larg futbollit pėr kongolezin Delain ka qėnė shumė I ashpėr.
Leandro, arrihet mirėkuptimi
“Prisnim qė ai tė ishte njė futbollist krejt I lirė pėr tė vendosur nė lidhje me kontratėn e tij tė ardhshme, e cila I ėshtė ofruar prej kohėsh nga ana e jonė, megjithatė, edhe vendimi I Komisionit tė Disiplinės e ka lėnė pak tė turbullt situatėn ndaj tij duke na vėnė nė dispozicion dy javė kohė ta zgjidhim nė mirėkuptim me klubin Partizani, ne do tė bėjmė mė tė mirėn e mundshme qė ta kemi tonin Leandron”, thotė pėr “Sport Ekspres” presidenti shkodran Valter Fushaj. Mė saktėsisht, numri njė I klubit shkodran, bėn tė ditur se nė mes vėllait tė tij Pjerin Fushaj, I cili ėshtė nė cilėsinė e zėvendėsprsdentit, ka patur njė bisedė kokė mė kokė me presidentin e Partizanit, Albert Xhani, ku ėshtė gjetur “gjuha e pėrbashkėt” nė mėnyrė qė braziliani Leandro Da Silva tė vazhdojė I qetė tek Vllaznia. Njėkohėsisht, presidenti kuqeblu Fushaj, thekson se nesėr do tė udhėtojė drejt Nikshiqit tė Malit tė Zi pėr tu takuar dhe njohur nga afėr me pėrgatitjet e skuadrės nė kėtė periudhė tė fazės pėrgatitore.
Apelim pėr kongolezin
Ndėrsa situata pėr ēėshtjen “Leandro” duket disi e qetė ? dhe nė fakt ashtu ėshtė ? krejt e kundėrta qėndron pėr futbollistin tjetėr Delain, pėr tė cilin s’ka asnjė rrugė tė mesme. Nė kėtė sinkron duket se ka qėnė edhe vendimi I Komisionit tė Disiplinės, I cili I ka dhėnė atij masėn e dėnimit pėr tė mos luajtur futboll nė njė periudhė gjashtė mujore. Stafi shkodran, me nė krye presidentin Fushaj kanė mbetur tė zhgėnjyer nga vendimi nė fjalė, vendim tė cilin e kanė quajtur tepėr absurd pėr t’u marrė ndaj njė futbollisti. “Me sa di unė, argumetet qė shoqėrojnė kėrkesėn pėr tė dėnuar Delain nuk janė shumė tė sakta, sepse mungojnė ballafaqimet zyrtare me letra. Aty nuk ka asnjė provė pėr ta dėnuar dhe kur njė futbollist nuk paguhet natyrisht qė ai do tė largohet”. Kėshtu ėshtė shprehur presidenti shkodran nė lidhje me ēėshtjen “Delain”, ndėrkohė qė nuk ka nguruar tė deklarojė se klubi Vllaznia, do ta apelojė nė mėnyrė urgjente vendimin e dhėnė pėr kongolezin Delain.
Vendimi
Sasa Delainit, pėr prishje tė njėanshme tė kontratės me KF “Flamurtari” nė sezonin 2006?2007 pa shkak sportiv dhe pa njofim, nė bazė tė parashikimeve tė Nenit 8 pika 1.c e 3.d tė Statutit tė Lojtarit, i jepet njė dėnim prej 6 (gjashtė) muaj pezullim nga tė gjitha aktivitetet sportive. E drejta pėr tė luajtur mund t’i jepet vetėm nė pėrfundim tė shlyerjes se kėtij dėnimi
Vendimi i Leandros
Lojtari Gil Miranda Da Silva Leandro, shtyhet shqyrtimi I problemit tė tij me kėrkesė tė palėve pėr t’u dhėnė mundėsi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes me mirėkuptim. Shqyrtimi i kėsaj ēėshtje do tė bėhet pas 2 (dy) javėsh nė mbledhjen e asaj date tė Komisionit, nė rast se palėt nuk do tė arrijnė tė zgjidhin ēėshtjen me mirėkuptim.
Krijoni Kontakt