Dhembi, thirrje te rinjve: Jo kaq shume agresive!
14 Gusht Agresiviteti, i treguar ne dy miqesoret e fundit, nga lojtaret e Partizanit, si ndaj Beses (Abilaliaj eshte ndeshkuar me te kuqe) edhe ndaj Dinamos (Bakaj me te kuqe, Karapici i kthen fjalen trajnerit dhe Abilaliaj del perseri) ka terhequr vemendjen e mesfushorit korcar te “demave”, Paulin Dhembit. Keshtu, per lojtarin e eksperiences tek te kuqte, ngjarje te tilla demtojne imazhin e skuadres dhe te nje brezi qe normalisht duhet te jete model per te gjithe, si ai i te rinjve te Partizanit. “Jane veprime qe nuk duhen bere. Jam dakord me agresivitetin atje ku duhet sepse kjo eshet dicka pozitive, por jo te ekzagjerohet vend e pa vend. Eshte detyra jone, pra e te “vjeterve” dhe e drejtuesve t’i bindin ata lojtare qe te mos veprojne me keshtu”, ka vijuar Dhembi ne intervisten e tij.
Nje nervozizem i tepruar i lojtareve te Partizanit ne dy miqesoret e fundit, teksa edhe trajneri Lika e ka evidentuar. Ju shqeteson kjo gje?
Sigurisht qe po. Ne jemi nje skuader dhe normalisht qe kur hyjme ne fushe luajme te gjithe bashke dhe kur dikush ben te tilla gjera na demton te tereve. Megjithate, une jam i mendimit se kjo cesthja e agresivitetit duhet pare ne disa aspekte. Kjo sepse ka anet pozitive dhe negative.
Cilet jane anet pozitive?
Qe nje agresivitet i tille mund te jete pasqyre e nje deshire per te luajtur dhe per te dhene maksimumin ne fushe. Dhe fakti qe ndoshta kane pak hapesira, krijon kete lloj nervozizmi.
Po negativi?
Ai lidhet ngushte me ate pozitivin. Duhet te dini qe nje fije e holle e ndan agresivitetin ne kufijte e normales dhe ekzagjerimin, qe me pas behet i demshem. Ai normali rrit nivelin e lojes se skuadres. Ndersa ai i demshmi ben qe te merren kartona dhe te demtohet skuadra.
Cili eshte mendimi juaj per parandalimin e ketij fenomeni, pare faktin se edhe kampionati i ri po fillon se shpejti?
Jemi ne, lojtaret e vjeter me me eksperience, si edhe drejtuesit, apo stafi teknik qe duhet t’i mbajme afer keta futbolliste, ne menyre qe ata te kuptojne se nuk eshte bota kunder tyre, por thjesht jane problemet edhe te moshes. Do t’u vije edhe atyre radha te luajne titullare madje edhe te bejne namin, mos kene merak.
Dhe ne fund, si duket ky Partizan?
Per fat te keq, kemi patur disa demtime, por une mendoj se me kthimin e tyre, skuadra do te permiresohet dhe do ta startoje ne menyren me te mire kampionatin.
Abilliaj
Sulmuesi vlonjat ka qene i pari qe ka shfaqur nervozizem te tepruar ne miqesoren me Besen, teksa eshte ndeshkuar me karton te kuq nga gjyqtari dhe me pas eshte nxjerre nga Lika.
Bakaj
Mesfushori tiranas, ndoshta jo per ceshtje nervozizmi, por teknike eshte nxjerre nga loja ne derbin me Dinamon. Kjo ka bere qe edhe ai te futet ne “listen e te pabindurve”.
Karapici
Lojtari, i rikthyer tek Partizani, ka treguar shenja nervozizmi ne derbin miqesor me Dinamon, teksa trajneri Lika e ka nxjerre ate nga fusha, pikerisht pasi i ktheu fjalen.
Krijoni Kontakt