Close
Faqja 92 prej 104 FillimFillim ... 42829091929394102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 911 deri 920 prej 1036
  1. #911
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pese te huaj, kthejne entuziazmin ne Vlore

    13 Gusht Trajneri Memushi: Na kane befasuar te gjitheve

    Tete ndeshje te luajtura, merkato e fuqishme dhe rritje ne vlera. Flamurtari i ri ka filluar t’i pelqeje trajnerit te tij, Eqerem Memushi. Ky i fundit pohon se eshte ndier mire nga fakti tjeter qe skuadra ka filluar te rrritet (miqesorja e se shtunes me Luftetarin), pikerisht perpara fillimit te kampionatit. “Tre gjera me kane pelqyer te ekipi ne kete ndeshje, ?thote Memushi, ? se pari qe te gjithe futbllistet qe kam ne dispozicion jane shume te motivuar, per te bere me te miren e tyre ne sherbim te ekipit. Ne kete ndeshje miqesore qe ishte e teta per skuadren tone u shfaqen te plote ne formen e tyre, jo vetem futbllistet qe e filluan si titullare, por edhe te gjithe te tjeret qe u aktivizuan si zevendesues. Ka ende dy jave kohe perpara per t’u koluaduar per fillimin e kampionatit dhe mendoj se rrritja do te behet edhe me e ndjeshme”. Ne vleresimet e tij per kete ndeshje, kreu i pankines vlonjate nuk mungon te shprehet me nota pozitive edhe per menyren e vendosjes te skuadres ne fushe, pervetesimin e skemave taktike qe u jane kerkuar dhe zbatimin e tyre. “Gjate kesaj ndeshjeje kemi provuar te luajme me skema te ndryshme. E kemi filluar me rreshtimin 4?4?2 , pastaj me 3?5?2, per ta perfunduar me 3?4?1?2”, thote Memushi. Ne tri variantet, ekipi luajti shpejt me topin, organizonte mire manovren sulmuese dhe shfaqej rrezikshem perpara portes kundershtare. Nuk diskutohet qe ne paraqitje n e mire kane pjesen e tyre edhe futbollistet e huaj si mbrojtesi meksikan Doroteza, brazilanet Flavio Deko Zhunjor e De Olivera dhe kamerunasi Fish. “Gjithsesi, per keta te fundit me duhet te pranoj se ju duhet edhe pak dite, te pershtaten edhe me mire me grupin, edhe pse paraqitja e tyre na ka pelqyer te gjitheve, shprehet ai. Por ne vleresimet e tij, trajneri Memushi deshiron te theksoje edhe nje faktor tjeter qe ka te beje me pergatitjet qe ka zhvilluar deri tani skuadra. “Ne disa ndeshje miqesore te kaluara duke u nisur nga rezultatet jo te mira dikush edhe mund te na kete paragjykuar per punen qe kemi zhvilluar gjate ketyre pergatitjeve me ekipin. Nuk mendoj se gjithcka qendron keshtu. Ngarkesat fizike te marra ne kete periudhe kane pasur ndikimin e tyre tek futbllistet. Keto dite kur i kemi ulur ngakesat e pergatitjes fizike ekipi ka filluar t’i cliroje mire energjite e tij. Te gjitha keto me bejne optimist, duke u ndier i kenaqur per paraqitjen e ekipit tim, perfundon pronocimin e tij Memushi.
    #VamosArgentina

  2. #912
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ne Kavaje, s’mjaftohen vetem me nje tur

    13 Gusht Ne pergatitjet anti?Liteks amosfera qe rrethon skuadren ka nje nxitje fantastike prej tifozerise, e cila kerkon te perseritet suksesi i turit te pare, edhe ndaj bullgareve. Miqesorja “brenda familjes” te shtunen paradite, e tregoi kete pasi qindra sportdashes, ishin te pranishem ne stadium per te ndjekur beniaminet e tyre ne nje ndeshje testuese. Kjo atmosfere vazhdon cdo dite, madje edhe te dielen kur skuadra ka qene pushim dhe tifozet nuk mund ta ndjekin ate ne stervitje. Ajo e djeshme, ka qene nje e diele e zakonshme, qofte dhe per pak “relaks”, por bisedat ne tavolina, kane pasur si kryefjale serish skuadren. Edhe per vete kete te fundit, pushimi pritet te shtoje fuqishem impulset per javen vendimtare kunder Liteks Lovecit. Pasi sot ora 18.00 skuadra do te jete serish nen urdherat e teknikut rumun, Silviu Dumitresku. Ky i fundit ka qene enkas te “inspektoje” ne Bullgari, teksa ka ndjekur takimin Liteks – CSKA (1?1), per te arritur te njohe “live” ekipin bullgar. Te ndertoje fillimisht vete, e me pas t’ia shprehe nga sot deri te enjten futbollisteve kavajas, stratagjine se si duhet ta perballojne, e pse jo dhe sfidojne kundershtarin e radhes per turin e dyte te kupes Uefa. Skuader gjithsesi shume me e forte se Bezanija serbe, te cilen Besa e kaloi me dy barazime 2?2 ne Beograd dhe 0?0 ne Tirane. Avantazhi i golave ne transferte e beri Besen te shijoje turin e dyte te ketij kompeticioni. Pa harruar mbremjen e “Qemal Stafes” me 2 gusht 2007 kur u be realitet ky kalim, sigurisht ne “Niko Dovana” pas kater ditesh, kavajasve u duhet te prodhojne tjeter “muzike”. Ndikimi me i madh per ate atmosfere optimiste qe ka nevoje ta kete ne lartesine maksimale skuadra verdhezi, vjen nga tifozeria kavajase. “Tallazin” e vertete inkurajues, Besa do te mare “me shumice” prej fansave te saj e kete as qe e ve me kush ne diskutim. Kur pikerisht arritja ne te tilla maja per futbollin kavajas shfaqet ne nje hark kohor me nje shkeputje relativisht te gjate, njera me tjetren. Mes dy brezave te 35 viteve te fundit, qe, sa kane shume te perbashketa po aq dhe “i ndajne” dallime te tjera “thelbesore” mes tyre. I “kallezon” per gazeten tone sot nje mjeshter i madh si Naim Allaj, permes nje nostalgjie nxjerre enkas me “fuqine e shpirtit”. Nje element sinjifikativ. Kur momentalisht kerkohet integrim i shume i mire, i pasqyruar ne turin e pare ku u fitua nje pervoje, edhe i faktoreve te tjere. Por me teper se sa kaq me e rend`sishmja eshte tashme “fytyra” dinjitoze e skuadres Besa. Jo thjesht prej faktit se tanime eshte perfaqesuese e vetme ne kete tur te dyte te kupave europiane, teksa pikerisht te enjten kavajasit kane keshtu “tifoze” te vetet gjithe Shqiptaret futbolldashes. Pasi duke pretenduar natyrshem jo thjesht perballimin e ketyre dy ndeshjeve me bullgaret, nuk ka pse te “atrofizohen” paraprakisht dhe ambiciet e verdhezinjeve. Te cilet e kane te qarte perse sukesesi ndaj Bezanijes serbe nuk kane perse te lene te “mbese vetem”

    Biletat, s’ka ndryshim cmimi

    I njejte si ndaj Bezanijes serbe me te cilen Besa luajti ndeshjen e kthimit me 2 gusht 2007, kur kualifikimin e tyre historik per ne turin e dyte te kupes Uefa kavajasit e fiksuan ne “Qemal Stafa” te kryeqytetit. Do te luaje te enjten pasdite, ora 17.00 ne “Niko Dovana” te Durresit, qytetit fqinje, ku pritet qe numri i tifozeve verdhezinj te jete edhe me i madh, teksa jane konsideruar te arsyeshme cmimet e biletave per ndeshjen e pare te turit te dyte ndaj skuadres se forte bullgare, Liteks e Lovecit. Njoftimet e vena qe te shtunen ne qytet nga KF.Besa sqaronin masen e madhe te futbolldashesve se shitja e biletave nis sot (te henen) ne sportelet biletarive te “Qendres se llotarive sportive” te Kavajes. Dhe ashtu si radhen e pare qe nuk pati konfuzion e s’kishte perse te perdorje “mik” per te siguruar nje bilete, mendohet se do te kaloje dhe katerditeshi i konsideruar i mjaftueshem (nga e hena deri te enjten) per procesin e pasisjes me bileta te tifozerise kavajase per takimin Besa – Liteks.
    #VamosArgentina

  3. #913
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Buna e pranon: Jemi prapa te tjereve

    13 Gusht Dita e djeshme ka qene dite pushimi, jo vetem per lojtaret durrsake, por mesa duket dhe per drejtuesit e Teutes, qe per here te pare pas shume ditesh, nuk kishin te reja per lojtare te afruar. Merkato e bregdetareve eshte e palevizshme, ndonese ky ekip i ka mese te nevojshme ardhjet cilesore, pas largimeve te 11 titullareve te sezonit te kaluar. Nga burimet brenda klubit, behet e itur se drejtuesit jane ne tratativa me disa futbolliste, por gjithsesi ende asgje nuk eshte konkrete. Ne dy miqesoret e javes se kaluar, ku “djemte e detit” u ndeshen me ekipin e Kastriotit dhe Beselidhjes, Teuta ka shfaqur mjaft probleme. Vec stafit te ekipit, te shqetesuar per kete gjendje jane dhe lojtaret e Teutes, sidomos ata qe kane me teper eksperience dhe qe jane shtylla e skuadres. Nje prej tyre eshte mesfushori Qazim Buna, i cili nuk mungon te jape nje mendim per gjendjen qe po kalon Teuta dhe pretendimet jo shume te medha qe mund te kete ajo ne kete sezon. “Ndryshimet jane te medha – shprehet Buna? keshtu qe duhet koha e duhur per ta rimarre veten. Nga ekipi jane larguar disa lojtare cilesore dhe eshte e veshtire qe ata te zevendesohen, aq me teper kur lojtaret e ardhur jane kryesisht te rinj”. Sipas mesfushorit durrsak , aktualisht skuadra ka mjaft dobesi dhe kete e tregoi dhe ne dy ndeshje miqesore te javes se kaluar. “Ka qene dy takime – vazhdon Buna ? ku skuadra per here te pare ka luajtur pa titullaret qe u larguan pas ndeshjeve te kupes Uefa. Nuk ka qene e lehte te luash pa pese prej titullareve, prandaj dhe kemi shfaqur dobesi ne miqesoret e diteve te meparshme. Kemi disa lojtare te rinj qe premtojne shume ne te ardhmen dhe kjo eshte nje merite e klubit tone qe u jep shans dhe te rinjve. Por, vec tyre, sigurisht qe jane te nevojshem dhe futbollistet me me shume eksperience, madje duhet qe ekipi te kete nje numer me te madh lojtaresh te tille, pasi te rinjte nuk e perballojne psikologjikisht veshtiresine e kategorise superiore. Ne jemi skuadra me e vonuar ne pergatitjet per kampionatin. Kjo mund te na penalizoje dhe mund te na i veshtiresoje shume gjerat ne ndeshjet e para te sezonit”, perfundon Buna.
    #VamosArgentina

  4. #914
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shkumbini e therret, Dabi s’pergjigjet

    13 Gusht Skuadra peqinase duket se e ka lene per ne fund te merkatos “vjeljen” e futbollisteve cilesore. Keshtu, pasi ka futur “nen arme” elbasanasin Klevis Dalipi, drejtuesit peqinas po mendojne qe te bejne nje tjeter perforcim. Ne kete moment ka dale ne “skene” emri i Rezart Dabulles. Mbrojtes i mire, cilesor dhe me nje eksperience shume te madhe ne superiore, per te mos permendur faktin qe ka dale kampion edhe me Tiranen, madje ka kaluar nje kohe te gjate atje. Shkurt, njeriu qe duhet per Shkumbini ne vijen e pasme. “Kemi biseduar dhe mendojme qe ai eshte i duhuri per skuadren tone”, ka thene sekretari i klubit peqinas, Astrit Isai. Bisedimet jane bere, madje ne mes te kryeqytetit, Tiranes, atje ku Dabi po vijon stervitjen individuale. Madje, si per ironi te fatit, ndodhet ne palester, ne momentin kur kontaktohet dhe i kerkohet te mesohet se si eshte e verteta rreth kesaj ceshtjeje. “Kam patur nje takim dhe nje bisede miqesore me drejtuesit e Shkumbinit”, te sqaron Dabulla. “Por, edhe ende heret per te folr. Une jam ende ne pritje dhe do te shqyrtoj ofertat qe me kane ardhur. E di qe jam i vonuar, per te zgjedhur, por keto tre dite do te perfundoje gjithcka”, ka sqaruar mbrojtesi lushnjar. Ne Peqin nuk eshte se nuk do te shkoje, por thjesht, ashtu si cdo lojtar tjeter, po pret. Nuk i tregon se nga i ka ofertat e tjera, pra nga cila skuader, por sipas tij, e rendesishme eshte se, “keto tre dite vendos”. Tek Shkumbini do te gjente Maganin, nje trajner dhe nje shok, por edhe Dalipin, “bashkefajtorin” me te cilin eshte perjashtuar nga Vllaznia, pas kupes Intertoto. Megjithate, sic sqaron Dabulla, “keto dite zgjidhet”.
    #VamosArgentina

  5. #915
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Presidenti Sulaj beson tek kroati Pejic

    13 Gusht Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, pasi ka vezhguar skuadren qe financon ne miqesoren me Partizanin ka dale me konkluzionin se gjerat do te vijne duke u rregulluar. “Fizikisht mua nuk m’u duken keq – ka thene “bosi” dinamvit – per me teper qe paten deshiren per te luajtur e per te marre rezultatin. Krijuan raste, por u mungoi goli. E pergjithshmja eshte se skuadra ekziston, por do kohe qe gjerat te vijne ne vendin e vet”. Gjithnje duke pare te gjithe grupin , kur ne formacion kane qene titullare gjashte nga shtate blerjet e bluve ne merkaton e veres, Sulaj ka patur mendimin se skuadra ka nevoje per nje pershtatje me te mire. “Skuadres, ashtu sic eshte e ndertuar, shume shpejt do t’i vijne rezultatet. Lojtaret jane te rinj dhe nuk njihen mire me njeri?tjetrin. Keshtu qe deri me 25 gusht, kur nis kampionati dhe ne kemi ndeshjen e pare me Beselidhjen, futbollistet e kane kohen e duhur ne dispozicion per t’u pershtatur me njeri?tjetrin. Dhe une them se gjerat jane ne rregull”. Pejic eshte e vetmja mundesi per te mbushur “gropen” ne sulmin blu. Behet fjale per sulmues shtatlarte dhe dinamovitet, kur qe nga qershori jane ne bisedime te vazhdueshme: presin kroatin Pero Pejic. Kroati fillimisht ishte per prove te Rapidi i Vjenes, me vone ne Gjermani e duke u sorrollatur ende nuk e ka nje adrese te sakte. “Ne e presim ate dhe shpresojme qe te mbyllim gjithcka brenda kesaj jave”, ka thene Sulaj. Nderkaq blute te thone se merkatoja e skuadres se tyre mbetet e hapur deri me 31 gusht, qe eshte afati i fundit per te gjitha levizjet verore. Sipas presidentit te Dinamos, Besnik Sulaj, pritet dhe nje stoper i majte e nje organizator, levizje qe duket se do te vijne nga pertej kufinjve. “Ne do t’i presim ata deri me 31 gusht e keshtu skuadren do ta kemi me te plote. Megjithate, duke kerkuar kohe per pershtatje, kam mendimin se kjo Dinamo, keshtu sic eshte, do te jape me te miren e vet”, ka mbyllur presidenti Sulaj, qe eshte me shume se optimist per skuadren qe investon.
    #VamosArgentina

  6. #916
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhafaj: S’kam ardhur te ul ne stol “Zogun”

    13 Gusht Ka pak jave qe i eshte bashkuar Tiranes dhe menjehere e gjeti vendin e tij. Sulmuesi vlonjat, Daniel Xhafaj, pasi ka “bredhur” dhe eshte provuar ne shume skuadra te tjera jashte Shqiperise, e njekohesisht ka qene “dirigjenti” i Teutes ne “aventuren” e shkurter te Kupes UEFA, me ne fund ka zgjedhur bardheblute. Dhe sipas tij, “kam bere shume mire”. Ne fillim ai u duk se nuk ishte njeriu “adapt” per formacionin e Staroves, madje dikush mendoi edhe ta cilesonte si nje blerje “te kote”. Por, pas miqesoreve te zhvilluara , me “nuhatjen” e tij per golin, te gjithe jane bindur se ai do te jete Salihi dhe Sinani, qe i kane munguar bardhebluve. Ka “eklipsuar” Fortuzin, Merkocin dhe Abazajn dhe duket se “Bobi” tani e tutje do t’i besoje vetem atij. “Nuk eshte e vertete, ne jemi te gjithe lojtare cilesore”, te thote me diplomaci Xhafaj.

    ? Nje paraqitje shume e mire dhe pese gola te shenuar ne dy miqesoret e fundit te Tiranes, sidomos tripleta me Elbasanin. Si ndihet Xhafaj?

    ? Shume mire. Te them te drejten eshte nje sukses per mua, duke menduar se nuk kam zhvilluar as faze pergatitore. Madje, ne fillim e kisha pak problem, pasi nuk isha i sigurt nese do te mund te dilja ne lojen time, apo jo. Por, fale Zotit ia arrita dhe kjo eshte e rendesishmja. Megjithate, miqesoret jane miqesore, e rendesishme eshte qe te jem keshtu edhe ne kampionat.

    ? Starova duket i bindur dhe pare menyren e lojes se “Bobit” , ju mund te jeni sulmuesi i vetem i Tiranes, ashtu sic ndodhte edhe tek Teuta. Kjo do te thote te lini jashte Fortuzin?

    ? Nuk jam une qe vendos se kush duhet te futet e kush jo. E dyta, Tirana nuk eshte Teuta dhe nje gje te tille te gjithe e dine shume mire. Ka gjashte lojtare te kombetares shqiptare ne “bord” dhe kjo nuk eshte pak. Une nuk e di se cfare mendjeje ka trajneri dhe se si ai do te luaje. Ndoshta kjo eshte thjesht nje prove. Une nuk kam ardhur ketu per te ulur Fortuzin ne stol, por per te qene bashke me te ne vijen e pare.

    ? Duke dale tek kombetarja, nuk jeni grumbulluar. A ju vjen keq?

    ? Sigurisht. Te gjithe lojtaret duan qe te jene ne kombetare. Megjithate, kjo do te thote se me duhet te punoj me shume dhe te bind trajnerin Baric se jam i afte edhe une t’i jap kesaj perfaqesuese.

    ? Si te duket Tirana?

    ? Pretendente, si gjithmone.

    Per Tiranen

    “Tirana eshte nje skuader shume e mire dhe per momentin me e forta ne kampionatin shqiptar. Atje ndodhen, jo pak, por gjashte lojtare te kombetares shqiptare, tre nga te cilet titullare te saj. Nuk eshte e lehte te jesh ne kete skuader, por une mendoj se kam bere zgjedhjen e duhur, duke ardhur ketu”

    Per Amkar

    “Rusia nuk ishte ndoshta vendi qe me pershtatej mua. Proven e kam kaluar me sukses dhe gjithcka tjeter, por ana financiare, si edhe shume gjera te tjera, me kane bere qe te mos zgjedh kete skuader. E dyta pastaj, Rusia eshte shume larg, atje nuk te sheh dot njeri”

    Per Teuten

    “Eshte skuadra, e cila me rriti dhe me beri te njohur si futbollist. Une kam nje borxh te madh ndaj asaj skuadre. Me presidentin Hasanbelliu ruaj marredhenie shume te mira dhe me koleget e drejtuesit e tjere te kesaj skuadre. Ka qene si “shtepi” e dyte per mua”

    Per Baricin

    “Eshte nje trajner me nje bote shume te madhe. Jo vetem qe ka eksperiencen e duhur, por di t’u tregoje te tjereve me te vertete dhe t’i binde me argumenta, se perse behet, apo nuk behet dicka. Nje profesionist i mirefillte”
    #VamosArgentina

  7. #917
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zoti te falte, zoti Halili!

    13 Gusht Gjithe sa me poshte nuk ka qene ne praktiken e “Sport Ekspres” e aq me pak ne ate personale. Por jam i detyruar ta bej kete per dy arsye: se pari, ngaqe duke mbyllur telefonaten qe me bete dje, thate: “Mo me merr me”, dhe se dyti ngaqe keto dite keni perpunuar nje opinion te tere per pavertetesi te intervistes qe kam realizuar me ju, botuar para pese ditesh, qe ka hapur dhe gazeten me titull: Telefonate Halilit, “Filan donator po te shet ndeshjen”. Pa harruar qe premtuat se, “do te gjej nje televizion te fuqishem, te te bej cope”. Dhe meqe do ta gjeni ju, une nuk do te kem mundesine te vij e te ballafaqohem. Ndaj gjej rastin te bej mbrojtjen e gazetes dhe timen njeheresh per te sqaruar opinionin, duke ju premtuar juve dhe gjithe lexuesve se nuk do t’i lejoj vetes te abuzoj me te drejten qe kam per t’iu drejtuar nje publiku te gjere.

    Zoti Halili,

    Ju kerkova nje interviste dhe ju pranuat te ma jepni. Duke respektuar pozicionin tuaj dhe duke qene se e respektoj zanatin qe bej, nuk erdha me “duar ne xhepa”, por i pergatitur, me pyetje te shkruara. Per hir te po ketij respekti, qe ne fillese ju bera me dije qellimin e intervistes dhe ju duhet te pohoni se ne asnje nga pyetjet nuk aludohej per trukim te ndeshjes me Domazalen. Ato dite ne shtyp e media ne pergjithsi flitej per tentativa te klubeve te tjere per te marre nga Tirana lojtaret titullare. Nderkohe isha ne dijeni edhe te qendrimit qe mbante klubi, per ruajtjen e kontigjentit. Madje kam dashur ta filloj e bazoj intervisten ? dhe kete ju duhet ta pohoni ? ne nje detaj, Uren e Tabakeve. Nje monument kulture, ku ju keni qene investitori i rehabilitimit te saj, qe e transplantuar figurativisht i pergjasonte skuadres se Tiranes. Pergjigja ka qene e shkurter, “por te Tirana ka ca gure jo te mire”, dhe menjehere me pas eshte folur thuajse teresisht per Domzalen.

    Une e di se c’force e ndikim kane kudo ne bote kompanite e basteve, por nuk kisha nga ta dija se, “x person ka komunikuar disa here ne dite me nje futbollist para ndeshjes me sllovenet”. Kete ma thate ju. Une jam i nje mendjeje me ju kur thoni se, “kompanite e basteve jane planprishesit numer 1 te futbollit”, por nuk kisha nga ta dija se juve ju kishin telefonuar para ndeshjes per t’ju thene se, “filan donator po te shet ndeshjen”. Kete ma thate ju. Aty ku ndahemi eshte “leximi” i gjithe kesaj: ju keni dashur te evidentoni te keqen e kompanive te basteve, ndersa une, deklarimet tuaja. Edhe sot e kesaj dite jam i bindur se nuk kam abuzuar asnje presje (ju duhet te pohoni se ju kam “ruajtur” ne nje moment sinqeriteti te tepruar tuajin). Dhe sa per kujtese: kompanite e basteve nuk kane lindur ne Shqiperi. Ato vijojne ne tere boten te thithin para e te perpiqen te gjejne hallka te dobta, ku mund te penetrojne per te trukuar ndeshjet. Perderisa ato, perkunder zhurmes se madhe qe behet, vijojne te punojne te qeta, e keqja nuk duhet kaluar te ato. Masat duhen marre “brenda shtepise”.

    Me ne fund, vertetesia e intervistes mund te provohet edhe nga dy “deshmitaret”, qe kane qene prezent ne tavoline pergjate gjithe bisedes me ju.

    * * *

    Deklarimi juaj mund te kete qene i nxituar e i pa llogaritur mire. Them keshtu sepse, reagimi juaj i pare ka ardhur vetem dje. Jo diten qe u mor intervista ? ju fare mire mund te telefononit serish dhe ta anullonit ate ? kur ishte ne “te nxehte”. As te nesermen kur u botua dhe sigurisht kane ardhur reagimet e para. As te pasnesermen, kur ne gazete u kerkua te nxirrej “filani”. s nje dite me pas kur u prononcua donatori tjeter, Avni Nuri. Keni reaguar vetem dje ? ndonese s’mund te quhet zyrtare ? sepse per nje shkrim po te djeshem, ku jeni cituar te thoni, “them mish e ju e shkruani peshk” (direkt gazetes), pretendoni se nuk keni folur me gazetarin tone. Gje qe s’eshte e vertete.

    * * *

    Pjeses tjeter te telefonates suaj, mbushur me nje lume fyerjesh e sharjesh, nuk marr mundimin t’i pergjigjem. Ne rastin me te mire, mund te kete qene nje gjaknxehtesi e justifikueshme per pozicionin qe jeni vene, ndersa ne rastin me te keq, tregon nivelin e formimit e te edukates suaj. Ne te dyja rastet, duke pretenduar te jem nje besimtar, ashtu sikurse ju, do te mjaftohesha te thoja: Zoti te falte!
    #VamosArgentina

  8. #918
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hasanbelliu do kontrata trevjecare

    14 Gusht Dje, presidenti I durrsakeve, Edmond Hasanbelliu, ka bere te ditur se 22 lojtaret qe do te jene pjese e Teutes ne sezonin qe pritet te filloje do te nenshkruajne kontrata 3?vjecare. Nese me nje pjese te mire te lojtareve eshte rene dakord per nje kontrate me afat te gjate, kjo gje nuk eshte arritur ende me futbollistet me eksperience, te cilet jane ne rradhet e bregdetareve. Presidenti I Teutes eshte shprehur se: “Jam lodhur ku cdo vit na duhet te ndryshojme ekipin per shkak te kontratave 1?vjecare. Tashme gjerat do te jene ndryshe, pasi do te nenshkruajne kontrata me afat me te gjate, ndoshta kete sezon pretendimet tona nuk do te jene shume te medha, por do te fitojme nje ekip per te ardhmen”, ka thene ai. Nje nisme e tille duket shume serioze nga ana e presidentit Hasanbelliu, i cili, pas presidentit te Partizanit, Albert Xhani, eshte i dyti president qe ngre zerin per nje “padrejtesi” te tille qe demton ekipin, por edhe vete lojtaret, te cilet, duke u joshur ndoshta nga ana financiare, harrojne ate tekniken. Teutes i jane larguar kete sezon jo pak, por 5 lojtare titullare si Daniel Xhafaj, Endri Vrapi, Bledar Devolli, Bledi Shkembi dhe Bledar Mancaku. Nese keta te peste do te kishin qene me kontrata trevjecare, atehere gjerat do te ndryshonin. Kjo, pasi lojtaret do te ishin te detyruar te qendronin, ose te shiteshin, por jo te largoheshin me parametra zero.
    #VamosArgentina

  9. #919
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hyka: Tirana, “trampolina” ime”

    14 Gusht Nese do ta shikosh ne fillim, pra me pamje te pare, nuk do te te jape pershtypjen e nje futbollisti klasi. I shkurter, i imet ai te duket sikur vjen nga te rinjte, madje nga paraterinjte. Por ne te vertete nuk eshte keshtu. Jahmir Hyka, jo vetem qe eshte 19 vjec, por edhe nje talent, per te cilin, dy kombetaret, e madhja dhe ajo U?21, “zihen” per ta patur. “Sigurisht qe eshte nje kenaqesi e madhe qe te jesh ne kombetare”, te thote ai. Te dalim tek Tirana. Kampionet e Shqiperise e kane marre si nje perforcim, madje ne formen e nje huazimi nga Olimpiakos. Gjendja e tij superiore eshte pare, madje shume mire nga Starova ne keto miqesore edhe pse, dihet qe, ajo qe duhet te shihet do te ndodhe ne kampionat. Atje ku askush nuk fal dhe askush nuk leshon “pe”. Mardheniet me Staroven jane te shkelqyera, madje edhe me shoket e skuadres, por edhe me tifozet,te cilet kane filluar ta therrasin “Mesi”. “Eshte nje emer qe ma kane vene, pasi i ngjaj ne trup dhe dua te behem si ai”, te sqaron Hyka. Menjehere ne teme. Eshte shkruajtur kohet e fundit se Jahmir Hyka nuk e ben dot rolin e “shkaterruesit” dhe ndoshta per kete arsye Starova e ka zhvendosur ate ne nje tjeter pozicion. “Ne asnje menyre”, ka thene Hyka. “Une nuk jam ankuar asnjehere per pozicionin tim. Sigurisht me duhet te pranoj se ne miqesoren me Elbasanin u ndieva me komod ne ate pozicion. Por, une jam dhe do te jem gati gjithmone qe te jem ne dispozicion te trajnerit Starova, kudo qe ai do te me vendose”, ka vijuar Hyka. Pra, e rendesishme per lojtarin eshte q e ai te luaje, po nuk ka rendesi se ne cfare roli. Duke kaluar tek objektivat e tij te ketij sezoni, Hyka te sqaron se ai do te tentoje te beje maksimumin me Tiranen. “Perse? E para jam nje futbollist i ekipit kombetar dhe duhet te jem gjithmone ne “top forme”. Ndersa e dyta, kam deshire qe permes Tiranes, nese do te zhvilloj nje kampionat te mire, te kaloj ne nje kampionat perendimor. Perse jo?”. Nje pohim qe me shume i ngjan nje “plani”. Ne fund te fundit, ai eshte lojtar i kombetares, madje edhe i perspektives dhe gjerat nisin te shihen pak ndryshe. Gj.Cicani
    #VamosArgentina

  10. #920
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Alimehmeti: Ne Elbasanin tim, nuk ka me asnje “te forte”

    14 Gusht Testin e pare te veshtire, e ka humbur te shtunen kunder ish?skuadres se tij, Tiranes. Ndeshjen dhe rezultatin e tij, kryepankina e verdhebluve e quan si nje test per skuadren e tij dhe vetem. Ndersa, midis suksesit dhe deshtimit ne kete sezon, Alimehmeti zgjedh “diplomacine”: “Njera do te arrije e para. Shpresojme te jemi ne...”.

    ? E para here kunder Tiranes; duhet te kete qene e veshtire per ju?

    ? Eshte e vertete qe drejtova nje skuader kunder ish?ekipit timne nje ndeshje miqesore, por mund te them se nuk pata ndonje ndjenje te vecante. Do te thoja se ishte vetem nje testim i zakonshem, per te provuar se cfare kishim arritur deri tani me Elbasanin. Per kete, mendoj se kemi bere dicka te mire dhe do ta quaja si nje testim te pozitiv per ne. Me pelqeu grinta e futbollisteve te mi ne fushe dhe mobilizimi i tyre. Sigurisht qe ka akoma gjera qe duhen permiresuar ne te ardhmen.

    ? Por, situata ne shkallet e stadiumit sikur e prishi atmosferen e fushes se lojes...

    ? Po, pati edhe ndonje acarim ne tribunat, por une i shikoj keto gjera si pjese e futbollit. E rendesishme eshte qe ne fushe u luajt futboll burreror, pasuar me emocione te shumta. Them se, si Tirana, ashtu edhe Elbasani, do te jene nder protagonistet kryesore te ketij kampionati qe fillon pas dy javesh.

    ? Sa ju sherbeu kjo miqesore ndaj Tiranes?

    ? Shume. Ne aspektin teknik te problemit, vertete patem edhe disa mungesa te rendesishme lojtaresh, por edhe keshtu provuam forcat tona, pasi gjate sezonit do te kete patjeter mungesa te tilla, te cilat duhen perballuar me sa me pak dhimbje.

    ? A jeni i qete me grupin e futbollisteve aktuale?

    ? Jo, nuk mund te jem i qete akoma. E shoh se kemi ende pune per te bere. Kemi probleme ne qender te mbrojtjes, te cilat duhen riparuar sa me shpejt. Pastaj, akoma nuk i njohim mire edhe skuadrat e tjera. Kjo do te duket kur te filloje kampionati dhe, ndoshta pas javeve te para te tij, kur skuadrat te kene marre formen e plote te tyre. Vetem atehere do te shohim se ku jemi ne krahasim me te tjeret.

    ?Keni treguar kujdes te vecante per disiplinen ne skuader; sa ju kane ndihmuar vete futbolliste ne kete drejtim?

    ? Disiplina eshte “A”?ja ne sport. Perderisa edhe te tjeret e kane vene re se tek ne ka disipline, kjo me gezon shume. Nuk dua ta fsheh se ne skuadren tone ka nje grup profesionistesh, te cilet japin shembullin e tyre per me te rinjte. Por, me gezon edhe harmonia qe ekziston ne skuadren tone dhe, keshtu, puna e trajnereve behet edhe me e lehte.

    ? Mendoni shpesh per suksesin me Elbasanin?

    ? Trajneri qe nuk e mendon nje gje te tille qysh ne fillim te punes se tij, eshte e kote qe tevazhdoje me tutje. Pa objektiva ambicioze nuk punohet. Por, sesa i suksesshem do te jem, kete do t’ia leme kohes te gjykoje me mire.

    ? Po, deshtimin e coni ndermend?

    ? Ne fakt, duhen menduar te gjitha. Secili trajner punon per te bere me te miren e mundshme me grupin e futbollisteve qe ka ne dispozicion. Ne kampionat jane 12 skuadra, te cilat do te luftojne per te zene nje vend sa me te mire. Te parin, sigurisht qe do ta arrije vetem njera prej tyre. Ne shpresojme qe te jemi ne ata fatlume, por kete duan edhe te tjeret. Fundi do te tregoje se cila nga skuadrat ka punuar me mire se te tjerat.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •