Close
Faqja 91 prej 104 FillimFillim ... 41818990919293101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 910 prej 1036
  1. #901
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Humb Teuta, “tėrbohet” Dedja

    11 Gusht Trajneri: “Kemi defiēite nė sulm. Duhet tė zgjidhet patjetėr kjo situatė”



    Dje durrsakėt kanė zhvilluar njė tjetėr ndeshe miqėsore, kėtė herė ata janė pėrballur nė “Niko Dovana” me Besėlidhjen e Lezhės, drejtuar nga trajneri durrsak Stavri Nica. Ndryshe nga tre ditė mė parė ndaj Kastriotit, nė ndeshjen e djeshme Teuta ka zhgėnjyer si nė lojė dhe nė rezultat teksa kanė humbur 0?1. Skuadra durrsake e ka nisur miqėsoren e djeshme me kėtė formacion ku nė portė ėshtė aktivizuar Kapllani dhe me radhė Brahja, Dollaku, Lamaj, Dushku, Vila, Hashani, Dragusha, Buna, Blloku, Stafa. Ndėrsa kanė munguar Fagu, Likmeta dhe Pashaj, tė cilėt nuk janė aktivizuar pėr arsye dėmtimi. Kurse, pėrsa I pėrket dy lojtarėve maqedonas Traēev dhe Mitkovski qėndrimi I tyre nuk zgjatur mė shumė se 24 orė Durrės, ata janė larguar pasi nuk kanė qenė nė nivelin qė pritej dhe nuk janė pėlqyer nga stafi durrsak. Duke u kthyer tek pėrballja e djeshme midis durrsakėve dhe lezhjanėve, ajo ka qenė e njė niveli tė dobėt, ku tė dyja skuadrat janė shfaqur tė lodhura nė fushė dhe shumė pak ngacmonin portat kundėrshtare. Djemtė e Dedjas ndonėse lėviznin dis mė tepėr nė mesfushė, problemi kryesor I tyre ishte sulmi, pasi mungonin lojtarėt qė finalizojnė aksionet, madje Dedja kishte eksperimentuar nė ndeshjen e djeshme teksa ka vendosur kosovarin Hashani nė vijėn sulmuese. Nė pjesėn e dytė janė provuar dhe disa lojtarė tė tjerė si Nica, Hysa, Dosti, Curri dhe Bėrzezi. Qė nė fillim tė kėsaj pjese, skuadra e Nicės ka pėrfituar nė njė kundėrsulm tė shpejtė dhe ka shėnuar me lojtarin maqedonas Petrevski. Nė vazhdim tė kėsaj pjese durrsakėt janė munduar tė shėnojnė por kanė treguar dobėsi shumė tė mėdha nė aspektin sulmues duke mos arritur dot tė barazonin ndeshjen. Pas kėtij takimi trajneri Dedja ėshtė dukur mjaft I shqetėsuar, pasi ekipi I tij nuk e ka bindur aspak me lojėn e zhvilluar nė miqėsoren e djeshme. “Nuk jam aspak I kėnaqur nga kjo ndeshje,? shprehet trajneri I Teutės? pasi lojtarėt janė treguar shumė tė pafuqishėm nė lojė, ndoshta kjo ka ardhur dhe lodhja e stėrvitjes sė njė dite mė parė ku djemtė kanė kryer dy seanca stėrvitore. Nė ekip kemi disa lojtarė tė rinj qė premtojnė, por sėrish u mungon eksperienca e duhur pėr tė pėrballuar ndeshjet e forta. Nėse nė mbrojtje dhe nė mesfushė gjėrat janė disi mė mirė, nė sulm kemi shumė deficite. Ndaj na duhen patjetėr disa pėrforcime nė skuadėr, mendoj se ato duhet tė bėhen sa mė shpejt, pasi, dhe dita e nisjes sė kampionatit po afron”. Sipas trajnerit Dedja, drejtuesit e ekipit janė nė bisedime me disa lojtarė, por ėshtė e rėndėishme qė javėn e ardhshme tė mbyllet gjithcka dhe tė konturohet ekipi qė do tė pėrfaqėsojė Teutėn nė sezonin e ardhshėm.
    #VamosArgentina

  2. #902
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Premtimi i Shehit : Do jetė njė kampionat i kuq

    11 Gusht Ka kaluar nė disa ekipe, ku mė gjatė ka qėndruar tek Teuta, skuadra “mėmė” e qytetit ku ai ka lindur, por asnjėherė portieri i Partizanit, Orges Shehi, nuk e ka ndierė veten kaq mirė sa tek “demat”. “Nuk e di, mund tė jetė ambienti, skuadra, apo tifozėt, por mund tė them se kėtu ia vlen tė qėndrosh”, ka thėnė “gardiani” durrsak i portės sė kryeqytetasve. Ai shikon punėn e tij, madje kėtė gjė ka bėrė, qoftė nė Durrės, ashtu edhe nė Shkodėr, edhe pse nga tė dy skuadrat ėshtė larguar jo pėr faj tė tij. Nga Vllaznia ka ikur tepėr i fyer, teksa ėshtė akuzuar pėr mungesė mobilizimi nė ndeshje tė caktuara. Megjithatė, “tė shkuara tė harruara”, thotė ai, duke mos dashur t’i kthehet mė atij kapitulli. E rėndėsishme ėshtė qė tė jesh dhe ai arrin tė bėjė diferencėn. Teksa tani, ndodhet nė njė skuadėr – qė edhe pse ka shumė tituj – ka 14 vjet qė nuk po e arrin njė tė tillė. Pėrsėri tė shkuara tė harruara, Partizani ėshtė kthyer nė lojė dhe, sipas Shehit, stadiumeve – deri tani tė boshatisur – do t’u rikthehet “lavdia”.

    Njė tjetėr sezon nė prag fillimi. Si e shikoni kėtė Partizan?

    Shumė tė kompletuar. Kemi zhvilluar njė fazė pėrgatitore shumė kompakte nė Maqedoni dhe mendoj se e kemi marrė ngarkesėn e duhur pėr tė pėrballuar kėtė kampionat tė gjatė.

    A mendoni se ky sezon do tė jetė ndryshe pėr “demat”, parė faktin se Tiranės, rivales dhe pretendentes historike, duket se po i humbet “shkėlqimi” ēdo ditė e mė tepėr?

    Qė sezoni do tė jetė ndryshe pėr ne, unė nuk jam i vetmi qė e besoj kėtė. Por, qė kjo do tė ndodhė ngaqė Tirana – unė nuk e di sepse nga ju po e dėgjoj – paska probleme. Unė nuk dua tė merrem me skuadrat e tjera, qofshin kėto rivale, ose jo. Ne kemi punėn tonė. Sa pėr faktin qė do tė jetė ndryshe ky sezon, unė e thashė qė jam i sigurtė se kjo do tė ndodhė.

    Ku bazoheni?

    Nė faktin qė kemi njė skuadėr me lojtarė cilėsorė dhe elementė tė rinj, tė ndėrthurur me eksperiencėn. Osmani, Shkėmbi, Bejzade dhe Devolli janė blerjet mė tė goditura dhe me kėta mendoj se diēka do tė arrijmė.

    14 vjet qė nuk prekni titullin. Ē’do tė ndodhte nėse Partizani do ta arrinte kėtė sezon?

    Kampionati do tė pėrjetonte ditėt mė tė bukura. Stadiumet, qė deri sot nuk kanė tifozė aq sa pėr tė mbytur as zhurmėn e futbollistėve nė fushė, do tė “gumėzhinin”. Do tė ishte vėrtet bukur t’i tundnim nga “themelet”.
    #VamosArgentina

  3. #903
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Blutė, tė karikuar pėr “derbin”

    11 Gusht Drejtuesit e klubit blu kanė saktėsuar dje pėr gazetėn “Sport Ekspres” se derbi miqėsor me Partizanin, i cili luhet sot nė fushėn e klubit blu, do tė zhvillohet nė ora 17:00. Siē bėjnė tė ditur zėrat zyrtar nė klubin dinamovit, zėvendėspresidenti Avni Braēe dhe trajneri i Partizanit, Hasan Lika, kanė rėnė dakord pėr kėtė orar edhe sepse tė dy skuadrat kėrkojnė pėrshtatjen me kohėn kur do tė luhet ndeshja e parė e kampionatit. Nė tė njėjtėn kohė dinamovitėt janė nė kėrkim dhe tė njė treshe serioze gjyqtarėsh, sepse e konsiderojnė derbin me Partizanin si “finalen” e pėrgatitjeve tė tyre pėr kampionat. Qendėrmbrojtėsi kroat, mė sė fundi dje e ka kryer rezonancėn manjetike dhe ekografinė. Nga ēfarė ėshtė parė nė grafi, Graniē ka njė hematomė nė paskofshėn e djathtė, si dhe njė kėputje tė kapsulės sė muskulit. Pėr rrjedhojė, mjekėt qė e kanė vizituar nė Spitalin Nr.5 tė Tiranės kanė arritur nė pėrfundimin se kroatit tė mbrojtjes blu i duhen dhe dhjetė ditė tė tjera rekperim. Madje veē stėrvitjeve individuale, Graniēit i kanė kėshilluar dhe fizioterapi, tė cilėn do ta bėjė nė njė qendėr tė specializuar kėtu nė kryeqytet. Ndoshta pėr javėn e parė tė kampionatit, mė 25 gusht, kur ėshtė pėrballja me Besėlidhjen, ai nuk mund tė jetė pėr lojė. Por nė ndeshjen tjetėr, atė me Vllazninėn nė “Loro Boriēi” e garatojnė qė Graniē do tė jetė pjesė e dinamovitėve Edhe dje pasdite, trajneri Canaj tė gjithė stėrvitjen e tij e kishte ndėrtuar pėrsėri nė funksion tė derbit tė sotėm miqėsor me Partizanin. I ka besuar tė njėjtit formacion, qė duket se, me njė pėrgjindje tė madhe, mundet tė jetė dhe pėr ndeshjen e parė tė kėtij kampionati me Besėlidhjen. Qė do tė thotė 4?4?2; Kotorri, Ishka, Pisha, Diob, Abraham; Vincetiē, Allmuēa, Poēi, Kuli, Plaku e Pema. Ka punuar me tė gjitha mėnyrat pėr funksionimin e reparteve, e mė pas i ka vendosur dhe nė gjuajtjet nė portė. Pra gjithēka si nė njė ndeshje kampionati. Mė tepėr se sa mungesėn e dėshirės sė Partizanit pėr tė luajtur nė “Selman Stėrmasi”, dinamovitėt e justifikojnė zhvillimin e derbit me tė kuqtė nė klubin blu, pėr faktin se nė stadium do tė kryhet Tirana?Elbasani. Gjithsesi, njė javė pėrpara kampionatit, dinamovitėt do ta zhvillojnė miqėsoren nė “Selman Stėrmasi”, duke kėrkuar njė kundėrshtar tė njė niveli mė tė lehtė, qė mund tė jetė Bylisi i Ballshit, sepse Dajti do tė shkojė nė Strugė.
    #VamosArgentina

  4. #904
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dy “tė fortė” pėr Besėn europiane

    11 Gusht Dy blerjet e reja tė kavajasve, pėrveēse pėr cilėsitė e tyre njihen edhe pėr marrėdhėniet jashtė fushe

    Ėshtė ende kohė merkatoje. Ka “prurje” tė reja emrash por dhe “vakume” qė me, ose pa “sinjal” tė pėrcaktuar, bėjnė domosdoshmėrisht tė nevojshme “operimet” e shpejta. Te ekipi kavajas, tranformime tė tilla nė pesė vitet qė verdhezinjtė drejtohen nga njė president si Nexhat Bizhdili kanė ndodhur gjithnjė e mė shpesh. Madje jo vetėm nė kohėt optimale e tė ligjėruara pėr tė tilla lėvizje (merkatot e vėrės e dimrit). “Xhati” tanimė, mbushur me njė pėrvojė ndryshe di t’i “peshojė” mirė emrat. Sidomos nė ratin e “thithjes” sė njė “dueti” futbollistėsh me pėrvojė siē janė mbrojtėsi me pėrvojė tė madhe, Albert Duro, apo sulmuesi i “racės”, Bledar Mancaku. Tė dy futbollistėt kanė disa ditė qė janė vėnė nėn urdhėrat e rumunit tė pankinės kavajase. Bėnė gjithashtu prezantimin e tyre dhe nė miqėsoren e fundit tė Besės ndaj Partizanit tė sė mėrkurės. Mancaku arriti tė tregojė nė fushė aftėsitė pėr tė gjetur shpejt atė pėrkrahje dhe nga jashtė lojės, tifozeria kavajase qė nuk ia kurseu duartokitjet. Sepse ka shumė besim tek ai, i cili bėn mrekullisht atė mė tė rėndėsishmen, finalizimin me gol tė aksioneve. Me tė njėjtat kuota konstante pėr nga cilėsia e vlerave qė paraqet dhe Albert Duro. Ky, edhe me mė shumė pėrvojė, jo vetėm nga kampinati ynė, por dhe nė futbollin rumun. Aq sa duket se pardje, qė Dumitreskut i mungoi pėrkthyesi i tij, Duro, veēmas detyrave tė stėrvitjes u bė shpejt “krah i djathtė” nė porositė qė kryepankina i Besės kėrkonte tė shpėrndante si gjithnjė nė njė seancė stėrvitje futbollistėve. Albert Duro ka ardhur nė momentin dhe vendin e duhur pėr tė qenė, pse jo, njė nga “nyjet” e “kalasė sė betontė” qė kavajasit kanė menduar tė kenė nė repartin e tyre tė prapavijės.
    #VamosArgentina

  5. #905
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė ēek 200 mijė eurosh pėr tė kthyer Mukėn nė Vlorė

    11 Gusht Si futbollist ishte mbrojtės, tani qė nuk luan mė ėshtė njė... sulmues. Sidomos tani qė ka rolin e menaxherit tė klubit Flamurtari. Me kėtė status, Geri }ipi, po kėrkon tė bėjė goditjen mė tė madhe tė merkatos sė kėtij sezoni nė futbollin shqiptar, duke afruar nė skuadėr, mikun e tij Devi Muka pėr shumėn e 200 mijė eurove. Pėr tė arritur kėtė, gjė qė nuk ėshtė aspak e lehtė, nisur nga lidhja e futbollistit me Tiranėn, }ipi ka futur nė lojė edhe tė shkuarėn e tij. Ai i ka kujtuar Devit nė njė telefonatė tė dy ditėve mė parė: “Ti ma mbushe mendjen tė vija te Tirana, pas largimit nga Oberhauzeni, tani ma kthe me tė njėjtėn monedhė”. Pasi ka qėndruar larg zhurmės qė bėhet rrotull ekipit tė Tuiranės, menaxheri vlonjate }ipi ka lėshuar ofertėn e tij nė adresė tė kapitenin tė bardhebluve, vetėm dy ditė mė parė. Sic pohon dhe vetė }ipi dy ditė mė parė pas kosultimit tė bėrė me drejtuesit mė lartė tė futbollit vlonjate, }ipi i ka kėrkuar Devi Mukės tė bėhet lojtar i Flamurtarit me njė super konrtatė qė kap shifrėn e 200 mijė eurove nė vit . Nė fakt kjo lėvizje nuk ka ardhur krejt rastėsisht. Nė ditėt e para tė muajit qershor kur Muka kaloi nė Vlorė disa nga ditėt e tij tė pushimeve, Geri }ipi qė ishte nė ditėt e para tė punės si menaxher ėshtė parė tė bisedonte shpesh me “labin flutures”. “Ėshtė vėrtetė qė ato ditė ja kam bėrė prezent Devit kėtė kėrkesė ? thotė Cipi? Nė fillim e mori si njė shaka, por kėto ditė kur i kamė bėrė tė njohur edhe shumėn prej 200 mijė eurove, duket se ka filluar tė reagojė dhe tė mendohet pėr ta pranuar atė”. Geri }ipi shton: “Nė bisedėn mė tė fundit pėr ta bindur Devin, i kanė kujtuar premtimin qė ka bėrė se ka shumė dėshirė tė rikthehet dhe tė kontribojė pėr Flamurtarin. Ai tek kjo skuadėr u pėrgatit si futbollist. Me fanelėn kuqezi Devi, pėr mė shumė se katėr vjet pėrgatiti tė ardhmen e tij jo vetėm pėr t’u aktivizuar me ekipet mė tė mira tė vendit, si Partizani dhe Tirana, por dhe vete ekipin kombėtar. Ka njė grup futbollistėsh vlonjatė tė datėlindjes 1976 si Fakaj, Skela, Muka, Myrtaj, Aliaj, Driza, Xhafa dhe unė, qė e njohim mirtė njėri tjetrin qė tek ekipet e paratėrinjve, tė rinjėve dhe mė vonė te Flamurtari dhe ekipi kombėtar. Jo vetėm qė njihemi mirė me njėri?tjetrin, por bėjmė shumė pėr njėri tjetrin. Tė gjithė shokėt e kėtij grupi janė vlonjatė dhe miq tė mirė nė ēdo kohė. Kėsaj rradhe Devi nuk do ta refuzoi kėrkesėn qė i kemi bėrė pėr tu riveėshur kuqezi, jo vetėm pėr shkak tė shumės financiare tė konrtatės qė afrojmė, por edhe nga fakti tjetėr qė ai duhet tė kthejė nė njėfarė mėnyre borxhin e dy viteve tė mė parė ku unė pas largimit nga skuadra gjermane e Oberhauzenit si zgjidhje pėr t’u aktivizuar zgjodha skuadrėn e Tiranės. Kjo ishte dhe njė dėshirė e kėmgėngulje e Devi Mukės”. Pėr ēipin ka ardhur momenti qė edhe Devi ta bėjė kėtė tani pėr Flamurtarin...
    #VamosArgentina

  6. #906
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nga Qipro pėr bastin “titull”

    11 Gusht Arjan Sheta: Do tė tregoj se kush jam. Sivjet synojme kampionatin



    Tre fitore dhe njė barazim ėshtė bilanci i Elbasanit nė ndeshjet miqėsore, por ka ende lojtarė qė nuk janė tė bindur me skuadrės. Njėri prej tyre ėshtė Arjan Sheta, i ardhur nga kampionati qipriot, ai i ėshtė bashkuar gjatė verės verdhebluve. Sheta pranon qė as ai vetė nuk ka arritur formėn mė tė mirė tė mundshme, duke theksuar se ekipi ka ende pėr tė bėrė pėr tė qenė pretendente. “Nuk ka pėrse tė tregohemi hipokritė por duhet tė jemi realistė me veten e padyshim me opinionin sportiv tė mrekullueshėm tė kėtij qyteti”? thotė ai. Sheta shpjegon se ekipi i tij i ri ka njė grup futbollistėsh cilėsorė dhe me punė e bėrė gjatė kėtyre javėve gjėrat janė duke shkuar mė sė miri. Si njė futbollist me shumė ambicje, ai nuk pranon tė jetė euforik. “Tifozeria e Elbasanit duhet tė jetė e qetė dhe tė ketė besim absolute te ekipi qė ka rindėrtuar klubi verdheblu. Ky edicion do tė jetė po aq i frytshėm sa ai i dy vite mė parė”? shpreson Sheta. Sipas lojtarit ėshtė njė fakt shumė pozitiv qė nė tė gjitha miqėsoret e deritanishme, ekipi ka shėnuar njė bollėk golash dhe nuk ka pėsuar asnjė. “Pavarėsisht se Elbasani ka patur si kundėrshtarė ekipe jo shumė tė forta qėllimi ka qenė tė testohej mėnyra e lojės dhe respektimi i detyrave tė trajnerit nė fushė.Nė pėrgjithėsi ėshtė arritur qė loja e reparteve tė harmonizohet dhe futbollistė tė kuptojnė “gjuhėn “ e njėri tjetrit nė fushė”? thotė ai. Aktualisht mė se gjysma e futbollistėve qė do tė luajnė sivjet pėr ngjyrat verdheblu janė tė ardhur nga ekipe tė ndryshme, ku stėrvitja dhe loja kanė patur tjetėr stil. “Mendoj se nė periudhėn e mbetur nė dispozicion trajnerėt e Elbasanit do tė arrijnė qė tė fusin nė kampionat njė ekip kualitativ dhe tepėr ambicioz”? shton ai. Sipas stoperit 27 vjeēar tė Elbasanit nė ndeshjen e fundit miqėsore me Skėnderbeun u evidentuan qartė vlerat e disa futbollsitėve dhe nė pėrgjithėsi i gjithė ekipi tregoi nivel. “Sikur kampionati tė fillojė kėtė javė Elbasani ėshtė i gatshėm tė konkuronjė me dinjitet. Por e mira nuk ka fund dhe ne jemi nė nė kėrkim tė mė sė mirės”? shton Sheta. Sheta bėn edhe premtimet tradicionale para sezonit: “Elbasanasve personalisht u garantoj se do ta tregoj vetem kush jam nė fushė duke dhėnė maksimumin sė bashku me kolegėt e mi pėr tjua plotėsuar dėshirėn e fitmit tė njė tjetėr titulli. Nė ekip nuk mungojnė futbollistėt me eksperiencė, prandaj jam optimist”.



    Miqėsorja mbush infermierinė e Elbasanit

    Pas ndeshjes sė fundit miqėsore qė zhvilloi nė mesjavė Elbasani ka patur disa tė dėmtuar tė tjerė nga rradhėt e tij.Pas Babajt, Toēit, Stojkut e Dalipit, qė kishin probleme kanė pėsuar dėmtime edhe Lika e Sheta. Mjeku i ekipit, ka konfirmuar se dėmtimet e kėtyre futbollistėve nuk janė shqetėsuese dhe se shumė shpejt ata do tė jenė nė gjendje tė stėrviten me grupin. Tre nga kėta futbollistė vuajnė dėmtimet qė javėn e kaluar kur ekipi u grumbullua nė nė qendrėn sportive tė Mavrovės. Nga ana e trajnerėve po punohet me kujdes gjatė seancave stėrvitore nė mėnyrė qė tė shmangen nė maksimum dėmtimet e futbollistėve tė cilėtdalėngadalė po marrin ngarkesėn e plotė.



    “Ruzhdi Bizhuta“ drejt pėrmirėsimit

    Gjatė kėsaj javė gjendja e fushės sė stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit nuk ėshtė mė ajo e fundit tė muajit korrik. Bari i fushės ka filluar tė gjelbėrojė pas djegies qė pėsoi nė njė pjesė tė madhe, sidomos afėr rrethit qėndror tė saj. Dėmtimet serioze qė pati fusha e “Ruzhdi Bizhutės” pėr shkak tė ndėrprerjes sė sistemit tė vaditjes sė saj, pas prishjes sė impiantit u frenuan me vėshtirėsi megjithė marrjen e masave urgjente nga ana e klubit. Specialistėt, dje pas inspektimit tė gjendjes sė fushės janė shprehur optimistė pėr kthimin e saj nė gjendjen e mėparėshme. Nė prag tė fillimit tė aktiviteteve zyrtare fusha do tė jetė nė gjendjen kur ajo u inagurua nė 23 tetor 2005.
    #VamosArgentina

  7. #907
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nga Qipro pėr bastin “titull”

    11 Gusht Arjan Sheta: Do tė tregoj se kush jam. Sivjet synojme kampionatin



    Tre fitore dhe njė barazim ėshtė bilanci i Elbasanit nė ndeshjet miqėsore, por ka ende lojtarė qė nuk janė tė bindur me skuadrės. Njėri prej tyre ėshtė Arjan Sheta, i ardhur nga kampionati qipriot, ai i ėshtė bashkuar gjatė verės verdhebluve. Sheta pranon qė as ai vetė nuk ka arritur formėn mė tė mirė tė mundshme, duke theksuar se ekipi ka ende pėr tė bėrė pėr tė qenė pretendente. “Nuk ka pėrse tė tregohemi hipokritė por duhet tė jemi realistė me veten e padyshim me opinionin sportiv tė mrekullueshėm tė kėtij qyteti”? thotė ai. Sheta shpjegon se ekipi i tij i ri ka njė grup futbollistėsh cilėsorė dhe me punė e bėrė gjatė kėtyre javėve gjėrat janė duke shkuar mė sė miri. Si njė futbollist me shumė ambicje, ai nuk pranon tė jetė euforik. “Tifozeria e Elbasanit duhet tė jetė e qetė dhe tė ketė besim absolute te ekipi qė ka rindėrtuar klubi verdheblu. Ky edicion do tė jetė po aq i frytshėm sa ai i dy vite mė parė”? shpreson Sheta. Sipas lojtarit ėshtė njė fakt shumė pozitiv qė nė tė gjitha miqėsoret e deritanishme, ekipi ka shėnuar njė bollėk golash dhe nuk ka pėsuar asnjė. “Pavarėsisht se Elbasani ka patur si kundėrshtarė ekipe jo shumė tė forta qėllimi ka qenė tė testohej mėnyra e lojės dhe respektimi i detyrave tė trajnerit nė fushė.Nė pėrgjithėsi ėshtė arritur qė loja e reparteve tė harmonizohet dhe futbollistė tė kuptojnė “gjuhėn “ e njėri tjetrit nė fushė”? thotė ai. Aktualisht mė se gjysma e futbollistėve qė do tė luajnė sivjet pėr ngjyrat verdheblu janė tė ardhur nga ekipe tė ndryshme, ku stėrvitja dhe loja kanė patur tjetėr stil. “Mendoj se nė periudhėn e mbetur nė dispozicion trajnerėt e Elbasanit do tė arrijnė qė tė fusin nė kampionat njė ekip kualitativ dhe tepėr ambicioz”? shton ai. Sipas stoperit 27 vjeēar tė Elbasanit nė ndeshjen e fundit miqėsore me Skėnderbeun u evidentuan qartė vlerat e disa futbollsitėve dhe nė pėrgjithėsi i gjithė ekipi tregoi nivel. “Sikur kampionati tė fillojė kėtė javė Elbasani ėshtė i gatshėm tė konkuronjė me dinjitet. Por e mira nuk ka fund dhe ne jemi nė nė kėrkim tė mė sė mirės”? shton Sheta. Sheta bėn edhe premtimet tradicionale para sezonit: “Elbasanasve personalisht u garantoj se do ta tregoj vetem kush jam nė fushė duke dhėnė maksimumin sė bashku me kolegėt e mi pėr tjua plotėsuar dėshirėn e fitmit tė njė tjetėr titulli. Nė ekip nuk mungojnė futbollistėt me eksperiencė, prandaj jam optimist”.



    Miqėsorja mbush infermierinė e Elbasanit

    Pas ndeshjes sė fundit miqėsore qė zhvilloi nė mesjavė Elbasani ka patur disa tė dėmtuar tė tjerė nga rradhėt e tij.Pas Babajt, Toēit, Stojkut e Dalipit, qė kishin probleme kanė pėsuar dėmtime edhe Lika e Sheta. Mjeku i ekipit, ka konfirmuar se dėmtimet e kėtyre futbollistėve nuk janė shqetėsuese dhe se shumė shpejt ata do tė jenė nė gjendje tė stėrviten me grupin. Tre nga kėta futbollistė vuajnė dėmtimet qė javėn e kaluar kur ekipi u grumbullua nė nė qendrėn sportive tė Mavrovės. Nga ana e trajnerėve po punohet me kujdes gjatė seancave stėrvitore nė mėnyrė qė tė shmangen nė maksimum dėmtimet e futbollistėve tė cilėtdalėngadalė po marrin ngarkesėn e plotė.



    “Ruzhdi Bizhuta“ drejt pėrmirėsimit

    Gjatė kėsaj javė gjendja e fushės sė stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” tė Elbasanit nuk ėshtė mė ajo e fundit tė muajit korrik. Bari i fushės ka filluar tė gjelbėrojė pas djegies qė pėsoi nė njė pjesė tė madhe, sidomos afėr rrethit qėndror tė saj. Dėmtimet serioze qė pati fusha e “Ruzhdi Bizhutės” pėr shkak tė ndėrprerjes sė sistemit tė vaditjes sė saj, pas prishjes sė impiantit u frenuan me vėshtirėsi megjithė marrjen e masave urgjente nga ana e klubit. Specialistėt, dje pas inspektimit tė gjendjes sė fushės janė shprehur optimistė pėr kthimin e saj nė gjendjen e mėparėshme. Nė prag tė fillimit tė aktiviteteve zyrtare fusha do tė jetė nė gjendjen kur ajo u inagurua nė 23 tetor 2005.
    #VamosArgentina

  8. #908
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kėrcėnimi i Delain: Pa Kotrrin, s’firmos as unė

    11 Gusht Njėri futbollist dhe menaxher, tjetri klienti i tij dhe njė nga shpresat e Vllaznisė pėr kėtė sezon. Uliks Kotrri dhe Sasha Delian, duhen tė jenė njė pjesė e rėndėsishme e Vllaznisė, sė kėtij sezoni, por dy lojtarėt kėmbėngulin se nuk janė ende pjesė e tij. Dhe jo vetėm njėri, por tė dy. Si Kotrri dhe Delain, kanė vendosur qė fati i tyre tė jetė i njėjtė: bashkė tė Vllaznia, ose bashkė larg saj. “Pėrpara nisjes pėr nė Mal tė Zi, ju kam thėnė se nuk kam firmosur akoma pėr Vllazninė. E njėjta gjendje vazhdon tė jetė edhe tani kur po mbushet rreth njė javė qė jam kėtu nė Nikshiq. Realisht, unė po stervitem rregullisht nėn drejtimin e teknikut Mirel Josa, por, pėr tė firmosur kontratėn, akoma jo”. Teksa spjegon rrethanat e tij tek Vllznia, Uliksi, thekson, se qėndrimi apo jo tek Vllaznia varet vetėm atėherė kur tė ulem nė tavolinė me presidentin Fushaj dhe tė diskutoj realisht ofertėn financiare qė ai mė ofron “Kam kėrkuar ta takoj atė ditė qė kam mbėrritur nė Shkodėr sė bashku me Sasha Delain, por nuk ishte present. Kam pritur se mund tė vinte ndonjė ditė nė Nikshiq ku po zhvillojmė fazėn pėrgatitore, por deri tani, ai nuk ardhur asnjėherė kėtu”, shton Kotrri. Nė tė njėjtin pozicion ndodhet edhe Sasha Delain. “Pėrpara se tė merrja vendimin tė vija nė Shkodėr kemi zhvilluar disa takime me Uliksin, dhe pėrfundimisht kemi marrė njė vendim pėr t’iu pėrgjigjur interesimit tė Vllaznisė”, thotė Delain, i cili me kėtė rast pėrmend edhe shifra tė ofruara nga drejtuesit e Vllaznisė nė mėnyrė qė ai tė vishej kuqeblu. “Por, tė gjitha kėto janė vetėm biseda, sepse me presidentin akoma nuk jemni takuar pėr t’I dhėnė drejtim kėtij problemi, gjė qė presim tė realizohet sė bashku me Uliksin nė ditėt e javės sė ardhshme”. Por lojtari ėshtė i kujdesshėm, tė thotė se ėshtė lojtar i Vllaznisė: “Tė shohim, thotė ai, akoma nuk jam takuar me presidentin pėr tė vulosur gjithēka rreth kontratės sime. Vetėm atėherė kur tė hedhė firmėn time nė kontratė, atėherė e quaj veten pjesė tė Vllaznisė”. Nė miqėsoren me Sutjeskėn, ai nuk pranoi tė aktivizohej, pasi nuk ka nėnshkruar ende.
    #VamosArgentina

  9. #909
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Zogu”: S’dua mėshirė!

    11 Gusht Takimi me Indrit Fortuzin, qoftė edhe pėr pak minuta, ėshtė njė kėnaqėsi mė vete. Ndonėse ky kthim te Tirana ? do tė jetė lėvizja e fundit, siē pranon vetė ? nuk ėshtė pėrcjellė me entuziazmin e herė tė tjera e natyrshėm e ka bėrė qė “tė mos jetė para portės”. Dhe ka zgjedhur tė tėrhiqet paksa mėnjanė, tė bėjė punėn (kėtu nuk tė fal) dhe tė arrijė edhe njė herė aty ku e presin tė gjithė: te goli. Kėrkon megjithatė tė sqarojė se, do tė dijė tė luftojė pėr njė vend nė formacion, do tė dijė tė pėrballojė konkurrencėn, do tė dijė tė pranojė edhe stolin. E vetmja gjė qė nuk do tė pranojė kurrė ėshtė mėshira.



    ? Fortuzi, njė nga futbollistėt mė “mediatikė”, sikur ėshtė fshehur. Ē’ka ndodhur?

    ? Asgjė. Thjesht qetėsi. Jam velur duke qenė protagonist nėpėr faqe gazetash. Vjen njė moment dhe nuk tė pėlqen “zhurma”, edhe pse pėr ēdo futbollist ėshtė njė lloj “oksigjeni” qė e motivon.

    ? Sa jeni gati pėr sezonin?

    ? E pranoj se nuk kam patur gjendje optimale. Fakt ėshtė se nė kampionatin e fundit nė Greqi, qoftė edhe pėr shkak dėmtimesh, nuk kam luajtur shumė ndeshje tė plota. Kjo mė ka detyruar qė te Tirana t’i kthehem fort stėrvitjes. Jam korrekt me kėrkesat e Starovės dhe rigoroz me vetveten. Bėj dy seanca tė plota ēdo ditė dhe kam bindje se me fillimin e edicionit do tė kem gjendjen e duhur.

    ? Ndonėse do tė thoni, “jam profesionist dhe nuk merrem me gjėra tė tilla”, pyetja nuk mund tė anashkalohet: Sa mund tė ndikojė kjo marrėdhėnie mes drejtuesve, sidomos pas eliminimit nga Domzale dhe pėrfoljes pėr tė?

    ? Atėherė: jam profesionist dhe nuk mė interesojnė gjėrat jashtė fushės (buzėqesh). Shiko, mund t’ju duket e habitshme, por unė shoh anėn e mirė nė gjithė kėtė histori dhe shpresoj tė mos jem i gabuar. Nė shumicėn e rasteve, tė tilla ngjarje e karikojnė mė shumė skuadrėn. Kėshtu do tė ndodhė edhe me ne. Nė detaje nuk hyj, ngaqė ka kohė qė jam ftohur edhe me shtypin e mediat. Sinqerisht.

    ? Le tė kthehemi nė planin teknik: ndryshime tė mėdha te Tirana. Duke patur parasysh eksperiencėn tuaj, a keni folur me Starovėn?

    ? Jo. Personalisht nuk e kam patur praktikė kėtė. Por nėse do tė mė kėrkohej njė gjė e tillė, nuk do tė shmangesha. Megjithatė, nuk ėshtė e domosdoshme: ndryshime, edhe tė kėtyre pėrmasave, ka patur ēdo vit te Tirana.

    ? Stoli, veē tė tjerash, ėshtė edhe i bezdisshėm. A do ta pranoni?

    ? E kam pranuar edhe kur kam qenė mė i ri dhe mė i mirė. Pėr mė tepėr, tani kam njė eksperiencė vėrtet profesioniste dhe di tė kuptoj zgjedhjet qė bėn trajneri. Nėse pėr skuadrėn do tė jetė e nevojshme ta nis nga stoli, apo edhe tė qėndroj tė 90 minutat nė tė, kjo nuk ka shumė rėndėsi. Jam te Tirana qė tė fitojė Tirana he jo qė tė fitoj vetė.

    ? Pėrkundėr zėrave pėr ndonjė kalim te Vllaznia, Partizani e gjetkė, zgjodhėt sėrish Tiranėn, edhe pse largimi juaj i fundit ka qenė jo pak polemizues. Kaq “magnet” i fortė qenka Tirana pėr ju?

    ? Po mjaftohem tė them se, pavarėsisht ē’ėshtė shkruar e folur, asnjėherė nuk kam patur kontakte me klube tė tjerė, qė gjithsesi gjej rastin pėr t’i falėnderuar pėr vlerėsimin qė kanė ndaj meje.

    ? Si i shihni skuadrat e tjera?

    ? Nuk mund tė flas me detaje, ngaqė nuk kam qenė fort i interesuar. Sidoqoftė, me aq sa jam vėnė nė dijeni, parashikoj njė kampionat mė tė “ashpėr” se ai i kaluari. Dhe pas shumė vitesh, mendoj se tė tre skuadrat e kryeqytetit do tė jenė nė rivalitet tė plotė. Pa harruar qė Vllaznia “s’do tė rrijė rehat”. Kam parė njė Besė nė rritje dhe njė Elbasan qė po kėrkon tė rifutet nė valle.

    ? Ndonėse kanė qenė vetėm dy zyrtare, sėrish pėr atė qė jemi mėsuar me Fortuzin janė shumė. Ku ėshtė goli?

    ? Ia ndiej aromėn. Do tė vijė, mė besoni...

    “Nuk ishte thjesht shiriti”

    Ėshtė larguar qetėsisht nga Tirana herėn e fundit (dhjetor 2005), por mė pas nuk ka munguar tė flasė. “Mė hoqėn shiritin” ka qenė njė titull i “Sport Ekspres” nė janar 2006. “Nuk ka qenė thjesht shiriti”, kthehet mbrapsht “Zogu”, “golat i bėja edhe pa qenė kapiten i skuadrės. E vėrteta ėshtė se nuk mund tė pajtohesha me shumė gjėra qė nuk ecnin nė ekip dhe nė klub nė pėrgjithsi. Kisha njė eksperiencė dhe doja qe me dėshirė ta kaloja edhe te Tirana, pėr tė qenė vėrtet njė klub proifesionist. Vija re se, nga mungesa e eksperiencės, donatorėt, megjithė dėshirėn e mirė dhe investimet qė bėnin, nuk ishin tė orientuar drejt pėr tė bėrė njė menaxhim si duhej. Dhe kjo reflektonte dhe teknikisht nė skuadėr. Duket paksa kontradiktore, ngaqė, si atėherė, ashtu dhe tani, ata janė mėse korrektė me gjithēka tė anės financiare. Por nuk duhet tė funksionojė kėshtu. Kam ėndėrruar qė Tirana tė rritet si klub dhe mė e pakta tė arrijė nivelet e Gallatasarajės, Ferencvaroshit, apo Olimpiakosit. Mundėsitė janė, vetėm se duhet vullnet e thithje eksperience tė pėrparuar”.

    Mėshira, ajo qė urren

    Kthimi te Tirana, tė paktėn fillimisht, nuk ka qenė entuziast. E pranon, edhe pse ėshtė i bindur se do tė dijė ta bėjė detyrėn e tij. Ashtu si pėrherė. Por ndien nevojėn tė sqarojė diēka, qė pėr tė ėshtė themelore: “Fortuzi nuk ka ardhur pėr tė shpėtuar Tiranėn. Jam kthyer nė familjen time, aty ku qė prej 14 vjetėsh ? natyrisht me disa ndėrprerje ? kam shtėpin- time. Por, edhe pse kam ardhur tė mbyll karrierėn, nuk kėrkoj mėshirė. Ndiej qė kam ende energji nė kėmbėt e mia, por edhe nėse rezulton e kundėrta, unė jam kaq nė gjendje ta kuptoj dhe di si tė largohem. Nė kėtė kuptim, dua tė nėnvizoj se nuk i kam zėnė ndokujt vendin. Mė duket banale kur dėgjoj se pėr tė mė bėrė vend mua janė larguar Sinani e Pema. Eshtė absurde. Konsideroj qė unė kam vendin tim te Tirana, aq sa jap e sa mė takon. Me kėtė nuk dua tė justifikoj gjendjen time aktuale. E di qė presin shumė prej meje dhe pėr kėtė jam duke punuar fort. Edhe pse mund tė mė konsiderojnė njė lojtar nė fund tė karrierės, e pėlqej konkurrencėn. Ndaj, mos mė paragjykoni. Indrit Fortuzi do tė kėrkojė, natyrisht pėrmes lojės, qė tė jetė nė fushė!”.

    Sot, Tirana – Elbasani

    Miqėsorja e shumė “zjarreve”

    Do tė shkojė Nevil Dede nė Elbasan? Po Klodian Duro? Apo mė keq akoma, kapiteni Muka? Oferta ka patur pėr tė tre “gjeneralėt” e bardhebluve, madje deri nė shifra marramendėse. Por, pėrveē “fjalėve” tė cilat kanė turbulluar, jo pak, qetėsinė – edhe pse tė prishur disi nga akuzat e donatorėve – tė bardhebluve. Por sot, do tė jetė ora e sė vėrtetės. Po, po, pikėrisht kėshtu. Tirana do tė pėrplasė sot “brirėt” e saj me Elbasanin, nė njė “derbi”, jo vetėm “pretendentėsh”, por edhe i shumė deklaratave nė distancė. Sot presidenti i verdhebluve, Arben Laze, do tė pėrballet direkt me donatorėt e Tiranės, nė tribunėn VIP tė “Selman Stėrmasit”. Ēfarė mund t’i thonė vallė njėri?tjetrit, njė drejtues i Tiranės dhe ai i Elbasanit, pas atyre deklaratave nė media? Ose mė mirė akoma, ēfarė mund t’i thotė njė donator, tjetrit, pas atyre “akuzave” qė kanė shqetėsuar pėr ditė me radhė katėrshen? Njė gjė e tillė do tė merret vesh pikėrisht sot. Nė orėn 17:00, Tirana – Elbasani, nė “Selman Stėrmasi”.
    #VamosArgentina

  10. #910
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bakaj ndihet i persekutuar

    13 Gusht “Nuk e di se si, por me duket sikur vetem une ndeshkohem per veprimet qe bej”. Kane qene keto fjalet e sulmuesit 20?vecar te “demave” Elis Bakajt, nje dite pas derbit miqesor te se shtunes, ku Partizani arriti te fitonte 1?0 ndaj Dinamos, pikerisht me gol te tij. Por, gjithcka e ka prishur nje karton i kuq, i marre nga ai, pikerisht per nje nderhyrje te rende ndaj Ishkes. “E pranoj, ? ka thene Bakaj, ? qe kam nderhyre rende, por mendoj se une nuk isha i vetmi qe e kam bere kete ne ate ndeshje. Jam dakord qe te me japin karton te kuq, por nese kete ta kishin bere per te gjithe dhe ne fushe ne ate derbi, edhe pse miqesor, do te ishim shtate kunder shtateve”, ka vijuar ai ne intervisten e tij.

    ? Nje karton i kuq i marre ne nje miqesore, edhe pse derbi, ndaj Dinamos. Nje gje e tille ka nisurte behet shqetesuese per te gjithe. Perse ju ndodh perhere ju?

    ? Nuk eshte se me ndodh perhere mua, por duket sikur me ndodh perhere mua. Megjithate, une dua qe t’i ndajme gjerat.

    ? Ne c’kuptim?

    ? Ne kuptimin qe deri dje kam marre kartona te kuq, per sjelljen time, ndersa ne derbin me Dinamon e kam marre per nje nderhyrje, qe ne fund te fundit nuk ishte edhe aq brutale, e aq me teper ne miqesore.

    ? Doni te thoni se nuk e meritonit kartonin e kuq?

    ? Jo. Une e meritoja, por mesa di une rregullorja duhet te funksionoje per te gjithe njelloj. Une nuk kam asgje me Ishken, dhe kete e them me sinqeritetin me te madh, por me duket sikur gjyqtaret ma bejne me qellim. Pra, e pranoj qe kam bere nje nderhyrje te gabuar, por edhe te tjeret kane bere. Megjithate per mua ishte gati kartoni, cuditerisht nga i njejti gjyqtar, Pashaj, i cili me ka ndeshkuar edhe me Teuten, ne kupe. Nese do te merrnim te gjithe kartona per ato nderhyrje, atehere isha edhe une dakord. Une nuk po them se nuk kam bere gabim, por keto jane gjera qe ndodhin ne nje ndeshje. U futa per te kapur topin, por kapa kemben e kundershtarit. Nuk ka perse te behet nje ceshtje kombetare.

    ? Trajneri Lika eshte shprehur i shqeetesuar nga nervozizmi i tepert i skuadres. Ju foli pas asaj qe ndodhi?

    ? Sigurisht dhe ka shume te drejte. Por, une ia thashe dhe po e perseris: me duket sikur po ma bejne me qellim. Ndoshta po ndikon shume opinioni, pasi gjyqtaret me kane vene ne “shenjester” per ato qe kane ndodhur sezonin e kaluar. Gjithsesi, jam koshient qe kjo nuk ka perse te ndodhe ne kampionat, sepse kuhdo ta kete fajin, do te denohej skuadra, qe do mbeste me nje me pak.

    “Beniamini” i Xhanit

    Elis Bakaj, se bashku me Gjergji Muzaken, mund te quhen pa frike “beniaminet” e presidentit te Partizanit, Albert Xhanit. Keshtu, te dy lojtaret, te dale nga “shkolla e demave”, jane futur ne ekipin e pare, pikerisht fale insistimit te njeshit te klubit, i cili i ka quajtur ata talente, qe ne moshe te vogel. Ne fillim Neptun Bajko, Sulejman Mema dhe me pas Starova, kane bere qe Bakaj te jete nje nga titullaret e formacionit te Partizanit. Aq sa cdo trajner qe mund te vije, perfshire Liken, apo edhe kedo tjeter, nuk mund te beje dot pa Bakajn dhe Muzaken.

    Serish Pashaj

    Ka qene serish gjyqtari Bardhyl Pashaj, ai qe e ka ndeshkuar me karton te kuq Elis Bakajn, ne miqesoren me Dinamon. Arbitri nga Tirana e ka ndeshkuar sulmuesin e kuq, edhe ne ndeshjen e kupes me Teuten.

    Dy te kuqe

    Dy kartona te kuq ka marre Elis Bakaj gjate gjithe kampionatit te kaluar dhe qe te dyja ne ndeshjet ndaj Teutes. I pari ne ndeshjen e kupes dhe i dyti per kampionat.

    4 te verdhe

    Kater kartona te verdhe ka marre Bakaj gjate gjithe kampionatit te kaluar, cka e ka lene ate jashte fushe per nje jave qe, plus dy te kuqeve e ka cuar ne tre jave pushimin per Bakajn.

    Nervozizmi ne “derbi”

    Por ka patur edhe raste kur Bakaj nuk ka marre karton te kuq dhe eshte revoltuar shume ne fushe, si ne rastin e dy derbeve me Tiranen. I pari me Patushin dhe i dyti me Klodian Duron.

    Edhe gola

    Elis Bakaj nuk eshte vetem nga ata sulmues problematike, por edhe nga ata qe shenon gola. Keshtu, sezonin e kaluar ai ka arritur te shenoje jo pak, por 6 gola, edhe pse ne nje pozicion jo shume komod, persa i perket afersise me porten. Gjithsesi, ai ka arritur te jete gjithmone atje ku duhet, madje edhe ne disa raste shume i nevojshem, pare faktin se ka shenuar gola te rende, jo vetem ne sezonin e kaluar, por edhe ne ato paraardhes, si per shembull goli ne Elbasan (ku Partizani ne fazen e fundit arriti te barazonte 1?1 me kampionet e Shqiperise, duke e mbajtur te pamposhtur skuadren e tyre asnjehere nga verdheblute ate sezon. Tre perballje, 2 fitore

    dhe nje barazim).

    Demtohet Osmani

    Eshte demtuar ne derbin miqesor te se shtunes mbrojtesi korcar i “demave”, Tefik Osmani. Keshtu, pas nderhyrjeve te njepasnjeshme te sulmuesit dinamovit, Sabino Plaku, Osmani ka pesuar nje hematome ne kavilje. “Nuk ka ndonje gje shume te madhe, por thjesht nje demtim qe do te kaloje”, ka thene fizioterapisti, Perli Rusi. Osmani eshte i treti lojtar qe demtohet ne miqesore, teksa Muzaka dhe Bakaj u demtuanne miqesoren e se merkures me Besen e Kavajes.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •