Presidenti i Apolonisė, Koēo Kokėdhima flet pėr situatėn mė tė fundit nė skuadrėn e tij 27-11-2006
Apolonia "pret kokat" e bojkotuesve
Dita e shtunė ishte njė rast i paprecedent nė historinė e futbollit shqiptar, sepse tė ashtuquajturit futbollistė profesionistė nuk kanė pranuar tė bėjnė detyrėn sipas kontratave tė nėnshkruara mė parė. Pas kėtij precedenti, presidenti i Apolonisė, Koēo Kokėdhima, ėshtė shprehur se ndaj organizatorėve tė bojkotit do tė veprojė dora e ashpėr e ndėshkimit, pra tolerancė zero me ata qė tallen me fanellėn e Apolonisė. Presidenti Kokėdhima, nė deklaratat e tij ėshtė treguar konkret nė emra dhe, kėsaj radhe ka pohuar se nuk do tė jetė zemėrlėshuar si mė parė. Kėshtu, ėshtė mėsuar se klubi i Apolonisė ka vendosur tė shtunėn tė japė tė gjitha penalitetet pėr organizatorėt e maskaradės sė pragndeshjes me Flamurtarin. Mė pas, vendimet pėr kėta lojtarė do tė pėrcillen nė FSHF, pėr t'ua bėrė tė ditur organeve vendimore tė gjitha masat disiplinore, qė klubi Apolonia ka marrė ndaj futbollistėve tė ndėshkuar. Kėshtu, duke filluar nga sot, futbollistėt Demiri, Mėrtiri, Kule, Miēo si dhe i ndėshkuari pėrpara njė jave, Kote, do tė jenė tė pezulluar deri nė fund tė sezonit. Presidenti Kokėdhima ėshtė shprehur dje pėr median se lojtarėt bojkotues e vendosėn vetė verdiktin qė do tė merret mbi ata dhe tė gjithė tė pėrjashtuarit nuk do tė kenė mundėsi tė hyjnė pėrsėri nga dera e bardhėjeshilėve tė Fierit. Gjithnjė sipas drejtuesve fierakė, duke filluar nga sot, ekipi i Apolonisė do tė grumbullohet nė Tiranė nė mėnyrė qė t'u krijojė futbollistėve dhe stafit trajnues njė klimė tė qetė pune dhe tė jenė momentalisht larg zhurmės dhe presioneve tė tė pezulluarve nga skuadra dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre jashtė klubit. Drejtuesit e klubit e marrin kėtė vendim, pasi futbollistėt qė do tė vazhdojnė tė mbajnė fanellėn e Apolonisė duhet tė jenė tė qetė dhe tė stėrviten sipas tė gjitha standarteve sportive. Presidenti i fierakėve, Kokėdhima, ka dhėnė tė shtunėn garanci qė Apolonia do ta vazhdojė aktivitetin me seriozitet. Klubi fierak qė nė ditėt e para ka synuar krijimin e njė shkolle futbolli, nga ku mund tė zbulohen dhe zhvillohen talente. Pra, filozofia e klubit tė Apolonisė ėshtė t'u japė dorė dhe mbėshtetje futbollistėve tė rinj. Kėtė e konfirmon nė intervistėn e tij edhe presidenti Koēo Kokėdhima, i cili flet pėr situatėn mė tė fundit tek Apolonia.
- Zoti Kokėdhima, largimi i pesė futbollistėve tani nga Apolonia, a nuk krijon boshllėk pėr ecurinė skuadrės?
- Nė historinė e futbollit tė Apolonisė, Kulja ėshtė besoj shembulli i parė dhe i fundit i njė kapiteni skuadre, qė nė bashkėpunim me Mėrtirin, Demirin, Miēon dhe disa persona tė tjerė jashtė klubit, u pėrpoqėn ta skualifikojnė skuadrėn tonė nga superliga. Ky ėshtė turpi i tyre. Vendin e tyre do ta zėnė tė rinj, qė do tė seleksionohen nga ai grup i shkėlqyer djemsh, qė u ndeshėn me plot dinjitet me skuadrėn e Flamurtarit. Unė i pėrgėzoj ata djem tė rinj dhe drejtuesit e tyre pėr nderimin qė i bėnė fanellės sė skuadrės sonė, duke luajtur si tė barabartė ndaj futbollistėve tė Flamurtarit. Ne, gjithashtu i jemi drejtuar Komitetit Ekzekutiv tė FSHF-sė me njė kėrkesė pėr t'i dhėnė mundėsi Apolonisė tė federojė futbollistė, pavarėsisht se merkato nuk ėshtė hapur akoma. Unė besoj se FSHF-ja do ta miratojė kėrkesėn tonė, sepse ky gjest i kėtyre futbollistėve nuk ėshtė vetėm kundėr Apolonisė, por kundėr gjithė sistemit tė futbollit nė Shqipėri.
- Nė krye tė personave jashtė klubit, qė janė investuar shumė pėr tė penguar pjesėmarrjen e Apolonisė nė ndeshjen me Flamurtarin, ka qenė ish-futbollisti Tole. Cili ėshtė komenti juaj?
- E kam refuzuar kėrkesėn qė mė bėri ky person pėrmes Miēo Papuēiut nė muajin tetor pėr t'u pėrfshirė nė stafin e trajnerėve tė Apolonisė, sepse nuk kishte asnjė kualifikim si trajner. Ai nuk ėshtė i pranueshėm pėr stafin dhe klubin e Apolonisė, sepse nuk ka asnjė nivel. Me mendėsitė qė ka, nuk mund tė drejtojė asnjė ekip tė rinjsh tė klubit tonė. Le tė merret me skuadrėn e veteranėve po deshi. Nėse ėshtė i zoti pėr diēka tjetėr, le tė na e thotė. Nėse do t'i japė ndonjė ndihmė tjetėr Apolonisė, pra, t'u japė para futbollistėve tanė, t'u japė ndonjė premio, ose t'ua rrisė rrogat me paratė e veta, tė na njoftojė. Sa pėr asetet e Apolonisė dhe tė miat, as tė mos i shkojė mendja se mund t'i fusė turinjtė.
- A mendoni se Apolonia do ta kalojė kėtė gjendje dhe do tė vazhdojė tė paraqitet me dinjitet nė superligė?
- Jam kėtu pėr t'i ēuar gjėrat me vendosmėri pėrpara. I njoh mirė disa nga autorėt e vėrtetė tė kėtyre historive, sepse i kam mbajtur me bukė. Fatkeqėsisht ata nuk mė kanė njohur si duhet mua. Gėnjejnė veten nėse mendojnė se mund tė mė lodhin apo tė mė thyejnė. Jam i vendosur ta ēoj pėrpara me ēdo ēmim projektin tonė tė Apolonisė, i cili gėzon mbėshtetjen e gjerė tė popullit tė qytetit tė Fierit, tė organeve tė pushtetit vendor dhe tė opinionit sportiv tė Shqipėrisė. Apolonia do tė jetė shtėpia e djemve tė talentuar dhe e specialistėve e teknikėve tė ndershėm. Parazitėt, tė paaftėt dhe injorantėt, tė ikin dhe tė shtrojnė vezė. Apolonia ėshtė shkollė e djemve me ėndėrra pėr karrierė dhe jo shtėpia e horrave. Gjithēka qė ka ndodhur ėshtė njė pėrvojė e mirė pėr ne, qė tė mos lejojmė mė tė depėrtojnė nė radhėt e klubit tonė njerėz tė pamerituar.
Bashkim Tufa
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt