Close
Faqja 71 prej 104 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 1036
  1. #701
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kotorri: Nuk me tremb konkurrenca

    2 Korrik Skuadra e Dajtit eshte duke iu afruar fundit te fazes testuese, e cila nisi ne javen e pare te muajit qe kaloi dhe u shoqerua edhe me ardhjen e shume lojtareve nga ekipe te ndryshme te kampionatit tone. Te ardhurit iu bashkuan kamzalinjve me qellimin e mire per t’u bere pjese e tyre ne sezonin e ri futbollistik ne kategorine e pare. Nder keta te ardhur, Taullai, Popaj, Guri, Fucia, Malasi dhe ndonje tjeter, si te thuash u bashkuan dhe u integruan ne grupin e lojtareve aktuale, te cilet kane merita te padiskutueshme pasi ishin keta te fundit (lojtaret aktuale), qe e ngjiten Dajtin ne kategorine e pare. Nderkaq tekniku i kamzalinjve, Edmond Dule ka krijuar nje ide te qarte lidhur me ata qe do te qendrojne ne vazhdim te skuadra e natyrisht edhe per ata qe do t’i “lajne duart” perfundimisht nga Dajti, te i cili ne ditet e ardhme pritet te vijne te tjera perforcime. Lidhur me ecurine e fazes testuese per gazeten eshte prononcuar sulmuesi i talentuar i Dajtit, Bledar Kotorri. “Produkt” i ekipeve zinxhir te Tiranes, Kotorri ne kampionatin e kaluar dhe nje kontribut te vyer per ngjitjen e kamzalinjve ne kategorine e pare, pasi shenoi nje numer golash, nga te cilet disa vendimtare me vleren e tre pikeve. “Me vjem mjaft mire qe skuadra ime i ka nisur pergatitjet me heret nga cdo ekip tjeter”, thote sulmuesi Kotorri. “Stafi teknik me ne krye trajnerin Edmond Dule veproi drejt kur nisi fazen pergatitore me perzgjedhjen e me te mireve nga ne futbollistet, qe perfunduam sezonin dhe te ardhurit, qe u afruan ne skuadren tone per te zene nje vend ne grup”. Sipas sulmuesit Kotorri, tashme kur ka kaluar nje muaj nga nisja e fazes testuese, stafi teknik ka nje njohje te mire te te ardhurve, por edhe mund te vleresoje s cilet nga futbollistet aktuale kane rritje te treguesve fizike dhe teknike.

    Gjate testimit te gjithe jane “rritur”

    “Ne cdo seance stervitore”, thote me pas Kotorri, “jane luajtur edhe ndeshje kontrolli. Ne njeren skuader kane qene lojtaret ekzistues dhe ne tjetren nje formacion i te ardhurve, qe shpresojne te behen pjese e Dajtit. Nderkaq drejtuesit dhe stafi teknik po interesohen edhe per takime miqesore me skuadra te tjera per te pare me realisht gjendjen e grupit”. Sulmuesi Bledar Kotorri ka folur edhe per formen e tij. “Ndiej permiresime te dukshme si ne aspektin fizik ashtu dhe ne parametra te tjere si rezistenca e shpejtesia, qe jane kryesore per nje sulmues. Kjo me ben qe te mos i trembem konkurrences, pasi edhe te tjere i kane vleresuar aftesite e mija. E ndiej se mund te jap edhe me shume per Dajtin ne sezonin e ri, duke qene perseri ne formacion e pare”, mbylli sulmuesi i kamzalinjve, Bledar Kotorri. Sipas specialisteve, Kotorri ka te dhena te mira, por nuk ka kualitetet e nje “goleadori” te mirefillte si Julian Malo, fillimisht te Dajti, me pas te Burreli, ku u shpall golashenuesi me i mire i kategorise se dyte me 21 gola te shenuar dhe ne sezonin e ri qe pritet te nise ne fillim te muajit shtator do te luajeper te dytin sezon radhazi te Laci.
    #VamosArgentina

  2. #702
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Partizani/ Pas shtate vitesh, asnje lojtar i huaj

    2 Korrik Karioka, Brashini, Kenesej, Gutenberg, Rodrigo, Leandro, Abilio, Rosha, Kardek, Zheraldinjo dhe te gjithe te huajt e tjere, qe kane luajtur ne skuadren e Partizanit, duhet te jene habitur fort gjate ketyre diteve, ne e kane mesuar se skuadra, qe gjithnje i ka dashur te huajt, kete radhe ka vendosur te mos i jape “vize” asnjerit, qe nuk ka lindur brenda 28 mije kilometrave katrore. Klubi, qe ka investuar ne menyre sistematike (madje ne shume raste edhe duke deshtuar) sidomos te futbollistet, qe vinin nga plazhet e Rio de Zhaneiros, kete vit ka preferuar te ndryshoje kursin. Te 25 lojtaret, qe do te federohen ne FSHF perpara fillimit te sezonit, do te kene nenshtetesine shqiptare. “Nuk flitet per fobi, thjesht keshtu e menduam me te arsyeshme ? tha presidenti Xhani. ? E kam pranuar se ne te shkuaren kemi bere shume gabime, por gjithnje duke menduar se po e ndihmojme skuadren”. A kishte mundesi Partizani te merrte ndonje te huaj? “Per te marre nje futbollist joshqiptar, duhet qe ai te kete patjeter dicka shume e te vecante, te beje diferencen. Kjo, sepse ata kerkojne me shume para. Per nje lojtar, te nivelit te atyre qe kam ne ekip, nuk do shpenzoja asnje kacidhe me shume”. Partizani ka pasur sezonin e shkuar probleme me tre brazilianet, te cilet u larguan nga ekipi pa mbaruar faza e pare. Te kuqte pretenduan ne bllokimin e kartonit, por ata filluan aktivizimin serish ne ligat rajonale ne Brazil.

    Gati kontrata me stadiumin “ Qemal Stafa”

    Drejtuesit e Partizanit kane vendosur kete vere t’i japin fund endjeve te pervitshme gjate sezonit, per te gjetur nje impiant ku te luajne, duke u paraprire tratativave me drejtorine e “Qemal Stafes” per nenshkrimin e nje kontrate. “E para, nje gje e tille mendoj qe duhet bere sepse po na e kerkon FSHF ? tha Xhani, ? nderkohe qe eshte shume me pak stresuese per te gjithe komunitetin e kuq, qe te dije se ku do te luaje gjithe sezonin. Cdo vit ka qene stresuese ceshtja e stadiumit, ndaj mendoj se ka ardhur koha qe ne, palet e perfshira, ne te mire te skuadres dhe sigurisht edhe te stadiumit, te nenshkruajme nje kontrate”. Javen e kaluar ka pasur nje kontakt te paleve, por asgje nuk eshte perfunduar. Partizani pretendon te nenshkruaje nje kontrate, ku te percaktohet qarte fakti qe te gjitha ndeshjet e saj t’i luaje ne stadiumin kombetar, perfshire edhe ndeshjet e Kupes se Shqiperise apo ato te Kupave te Evropes veren e ardhshme. Ne rast se kjo kontrate nenshkruhet, Partizani do te kete te drejten e menaxhimit te biletave ne cdo ndeshje, gjithashtu edhe te hapesires publicitare brenda stadiumit. Ne te shkuaren, klubi ka paguar 3 milione leke te vjetra qira per nje takim, por tani te kuqte pretendojne sigurisht per nje shifer me te ulet, duke pasur parasysh qe qiraja do merret ne pakete per te pakten 20 ndeshje. Ne rast se tratativat deshtojne, te kuqte do te jene te detyruar me keqardhje qe te fillojne bisedimet me stadiumin “Selman Stermasi”.
    #VamosArgentina

  3. #703
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Grima, “dryni” i portes kuqeblu

    2 Korrik Minuta e 90?te e ndeshjes, te gjithe jane ngritur ne kembe, ne pritje te shperthimit te gezimit te kualifikimit. Por, jepen kater minuta shtese, tensioni shtohet ne tribuna, ndersa shkodranet ne fushe kerkojne edhe golin e dyte. Por ka mberritur vershellima e fundit e gjyqtarit nga Malta dhe Vllaznia eshte fituese e ndeshjes dhe e kualifikuara per ne turin e dyte te Intertotos, duke eliminuar skuadren kroate NK Zagreb. Festa ka filluar, kuqeblute, te lidhur dore per dore, i drejtohen tribunes perballe, aty ku gjate gjithe ndeshjes, “lojtari i 12?te”, tifozeria e zjarrte shkodrane, ka mbeshtetur me zemer skuadren e saj, qe e ka gezuar me ate kualifikim te merituar. Pastaj lojtaret jane drejtuar nga tribuna qendrore, aty ku, vec te tjereve, jane edhe prinderit e Grimes, nena Shaqe dhe babai Ndoc, te cilet e pershendesin djalin e tyre, ndersa u rrjedhin lotet e gezimit te pamase. Dhe Grima ka kapercyer rrethimin e fushes dhe eshte gjendur ne krahet e prinderve te tij, qe aqshume kane bere e bejne per te.

    Dritherimat e minutes se katert

    Ka qene nje fat i madh, qe Vllaznia ka shpetuar nga pesimi i golit, kur, nga nje pakujdesi e mbrojtjes, kroati Mandzukic eshte pare krejt i vetem ne hyrje te zones se rreptesise. Grima ka dale me kurajo, por shikuesit jane befasuar kur portieri ka tentuar dyluftimin me koke, pa vene ne perdorim duart. Kroati ka dale fitues dhe e ka goditur topin me koke drejt portes, shikuesit kane shtangur me zemer te ngrire, por topi ka kaluar jashte, ngjitur me shtyllen pingule. I kemi kerkuar Grimes te na e shpjegoje kete moment delikat. “Kur u nisa drejt topit, kam vene re se ishte jashte zones se rreptesise. Ne kete rast, nese do ta prekja me dore topin, atehere do te ndeshkohesha automatikisht me kartonin e kuq, kur ishte vetem minuta e katert e ndeshjes. Fale Zotit shpetuam, edhe pse nuk e meritonim te ndeshkoheshim”.

    “Faleminderit publikut”

    Si protagoniste te fitores, Grima nuk ndan edhe publikun e zjarrte shkodran, i cili gjate te gjithe kohes ka qene ne mbeshtetje te skuadres. “Fansat jane shume te rendesishem per ne, por sidomos ne kete ndeshje ata kane qene me te vertete lojtari i 12?te i Vllaznise. Ne emer te te gjithe futbollisteve i falenderoj per mbeshtetjen qe na dhane. Shpresoj qe edhe ne t’i kemi kenaqur” eshte shprehur portieri.

    Besimi ne fitore

    “Kemi punuar me shume seriozitet gjate gjithe javes duke qene te bindur se na priste nje ndeshje shume e veshtire”, thote Grima, duke vijuar prononcimin e tij per gazeten “Sport Ekspres”. “Te gjithe kishim besim se do ta kalonim turin, madje, pikerisht me kete rezultat qe mbaroi ndeshja” thote Grima, qe ne kete rast ka patur barren me te rende per te ruajtur kualifikimin. Nese do te pesohej nje gol, atehere gjerat do te ndryshonin krejt. Per Grimen e gjithe skuadra ka qene ne lartesine e duhur, por, pa dashur te anashkaloje te tjeret, komplimentet me te medha i takojne gjirokastritit Arlind Nora, autorit te dy golave, qe kualifikuan Vllaznine. Por portieri nuk le pa permendur edhe kamerunasin Simo, i cili sidomos ne pjesen e dyte ka qene teper luftarak dhe mekat qe nuk e coi topin ne rrjete pas nje gjuajtjeje te perkryer qe beri ne minuten e 61?te. Grimen e ka ngrohur jo pak edhe perfshirja ne loje e “Kepuces se Arte”, Vioresin Sinani, i cili ne ato minuta ishte nje siguri me shume ne fushe per arritjen e kualifikimit. Nga ana tjeter, aktivizimi i tij eshte nje premtim, se do te jete i gatshem per ndeshjet e turit te dyte te Intertotos, me turqit e Trabzonspor, te dielen e ardhshme.

    Vleresimi i Blazevicit

    Pas ndeshjes, tekniku kroat Blazevic ka vleresuar ne menyre te vecante lojen e Grimes ne porte. “Jam i befasuar me kete Vllazni, qe interpretoje aq mire ne fushen e lojes, me nje portier si Grima dhe disa lojtare te tjere cilesor”, eshte shprehur tekniku i Zagrebit per “gardianin” kuqeblu, i cili edhe nga mediat kroate ka marre noten me te larte nder te gjithe lojtaret ne fushe, 7. “Te gjitha vleresimet, perfshi dhe ate te Blazevicit, jane nje nxitje me teper, qe t’i sherbej akoma me mire skuadres sime” eshte shprehur Grima, i cili po kalon nje rini te dyte ne rolin e ruajtesit te portes. Dhe, ne mbyllje, Grima ka fjalet me te mira per stafin teknik te skuadres, me ne krye Josen, por sidomos per pergatitesin e portiereve, Avenir Dani, i cili punon me te dhe me dy te rinjte, Bishani e Selimaj, ne menyre qe porta e Vllaznise te jete gjithe e sigurt.
    #VamosArgentina

  4. #704
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Elbasani, jave sulmi ne merkato

    2 Korrik Edhe pse vazhdojne tratativat me portierin kosovar Bytyci, elbasanasit koken e kane nga ish?dinamoviti Lika

    Skuadra elbasanase, pas dy diteve te para te stervitjeve, qe i nisi javen e kaluar per llogari te pergatitjeve per sezonin e ardhshem, ka pushuar po kaq dite per te rifilluar sot punen. Trajneri Krenar Alimehmeti, se bashku me ndihmesit e tij, Ilirjan File dhe Bujar Gogunja, krahas preokupimit kryesor per te pergatitur me kujdes futbollistet, per perballimin e ngarkesave fizike qe do te vijne duke u rritur, ndjekin me interesim edhe zhvillimet e merkatos ne klbin e tyre. Ne keto dy dite pushimi, nga zyrat e klubit verdheblu nuk ka asnje lajm, mbi ardhjen e ndonje futbollisti, i cili do te plotesoje grupin, qe do te zhvilloje fazen pergatitore te paralajmeruar, ndersa kane vazhduar tratativat me disa prej tyre. Gjendja e grupit aktual te futbollisteve e ben te domosdoshme hyrjen me me force ne merkato prej drejtuesve elbasanas, pasi ekipi i sezonit te ardhshem pritet te jete shume i ndryshem nga i ai i sezonit te kaluar. Disa largime, si i Kotorrit, Stojkut, medyshjet e Merxhes apo dhe te ndonje tjetri, kushtezojne emergjencen e plotesimit te ketyre boshlleqeve me futbolliste te tjere cilesore. Pritet qe, se shpejti, brenda kesaj jave, e cila konsiderohet si “jave sulmi”, te perfundohen bisedimet me disa futbolliste, ku me te afert jane S.Lako, S.Bulku.

    Mendjen te Lika

    Problem vazhdon te mbetet gjetja e ruajtesit te portes se Elbasanit. Sipas burimeve nga klubi verdheblu, ardhja e portierit Valmir Bytyci, nga kampionati kosovar, eshte pune e mbaruar, por mbetet per t’u zgjidhur nje enigme e fundit per ta bere realitet. Ne klubin elbasanas kane rene ne dashuri me ish?portierin e Dinamos, Iljon Lika, dhe pritet qe ai te mesoje, nese do te luaje ne kampionatin turk, apo jo. Nese ndodh kjo e fundit, atehere Lika do te luaje me Elbasanin, ku sic thuhet ka dhene besen per ta bere kete gje. Me ardhjen e Likes eshte lidhur dhe fati i Bytycit, i cili mbetet ne kete rast si karta rezerve e portes elbasanase.

    Treshja kosovare

    Gjithashtu, edhe pse nuk eshte zyrtare, sot mund te paraqitet per t’u provuar edhe nje futbollist tjeter nga kampionati kosovar. Behet fjale per mesfushorin sulmues Fetim Kasapi, i cili se bashku me portierin Bytyci kane luajtur me ekipin Besa te Pejes. Kasapi ka kohe qe eshte ndjekur nga drejtuesit elbasanas, te cilet jane informuar per cilesite e ketij futbollisti nga menaxhere kosovare. Madje, presidenti Laze pati deklaruar se ai do te luante me Elbasanin qysh ne janarin e kaluar, por kjo nuk u be realitet. Pritet qe treshja kosovare Bytyci?Kasapi?Nallbani, ky i treti tashme eshte pjese e Elbasanit, te vijne se bashku sot, per te filluar stervitjen me verdheblute.
    #VamosArgentina

  5. #705
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Flamurtari/Shoshi nuk vjen, planet ne “ere”

    2 Korrik Kur te gjithe mendonin se Flamurtari po i jepte doren e fundit formatimit si skuader, krejt papritur planet jane hedhur ne “ere”. Shkak eshte bere mossigurimi i mbrojtesit fierak, Mariglen Shoshi. Keshtu, vlonjatet jane te detyruar te kthejne syte nga merkato, nderkohe qe nuk do ta kene te lehte, sepse pjesa me e madhe e futbollisteve te lire dhe qe kane qene ne qarkullim tashme jane sistemuar neper skuadra te tjera. Nje muaj me pare, kur sapo ishin emruar ne detyre, stafi teknik i bente llogarite me Shoshin ne mbrojtje, duke u nxituar te linin jashte skuadres edhe kapitenin Johan Driza. Ndoshta ketu kane prishur pune dhe “zedhenesat”, qe rrine prane shefave e qe fshihen pas pseudonimeve, teksa nxituan te botonin ne shtyp “pazarin” qe ishte bere me pare. Sipas tyre, per “koken” e fierakut Shoshi sakrifikoheshin te kalonin ne forme huazimi tek Apolonia dy futbolliste te rinj vlonjate, te kthyer nga “shtegtimi” i tyre njevjecar, mbrojtesi Mehmeti dhe mesfushori Beqiri.

    “Na duhet qendermbrojtes dhe sulmues”

    Pas ketij deshtimi, i papritur per ata qe shpreheshin me siguri absolute, vlonjatet i jane drejtuar merkatos jo vetem per nje qendermbrojtes, por dhe per nje sulmues. Ka disa dite qe ky lajm ka rene ne veshet e menaxhereve, te cilet kane filluar te levizin, per ta shfrytezuar kete moment te mire per ta, por deri tani nuk kane arritur asgje konkrete, qofte dhe per faktin se tani nxjerrin krye lojtare, qe kerkojne kontrata me shifra te “kripura”. Deri tani, per qendermbrojtesin nuk lakohen emra konkrete as ne qarqe te ngushta, sic eshte zakon ne raste te tilla, kurse per sulmuesin degjon gjithnje e me shpesh te flitet per afrikanin Ziambo, i cili sezonin e fundit luajti me Kastriotin. Nga burime te sigurta mesohet se ky futbollisti kishte premtuar te kthehej nga pushimet ne mesine javes qe kaloi, por deri tani ai nuk eshte pare. Ndoshta, edhe Ziambo, i cili ia ka marre “doren” skuadrave shqiptare, ben “naze”, si ai grupi i futbollisteve te huaj qe zbarkuan ne Vlore, por nuk qendruan deri ne fund te sezonit te kaluar te Flamurtari.
    #VamosArgentina

  6. #706
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pejic e Granic, perseri blu

    2 Korrik Dinamovitet gradualisht jane duke konfirmuar futbollistet e sezonit te kaluar. Ne fakt, jane ne prag te fillimit te javes se dyte te periudhes pergatitore, ndersa, sic bejne te ditur drejtuesit e skuadres, qe nga e hena do te sterviten me nga dy seanca ne dite, paradite dhe pasdite. Duke mbetur te konfirmimet, nga administratori Saliaj mesohet se sulmuesi Pejic dhe qendermbrojtesi Granic thuajse jane te konfirmuar, ndersa priten te mberrijne prane skuadres se Canajt, se bashku me Vincetic e Diob, me 10 ose 11 korrik. Ne fakt, deri me tani te blute jane afruar shtate lojtare (Kotorri, Bizhyti, Pisha, Pema, Allmuca, Abraham dhe Plaku) dhe jane larguar kater (Nuhiji, Xhafa, Ahmataj e Deliallisi). Nese vijne Pejic e Granic, atehere skuadra mund te cilesohet me e plote, ne te kundert, shifra gjashte e te larguarve do te jete e rende, pa thene qe mund te kete edhe ndonje tjeter qe mund te ike. Gjithsesi, per momentin, blute thone se Pejic e Granic do te jene pjese e dinamoviteve.

    Perseri bisedime me Ilir Qorrin

    Edhe pse jane ne prag te javes se dyte stervitore, blute ende nuk e kane ne skuader elbasanasin Ilir Qorri. Dinamovitet kane vijuar seancat e bisedimeve, ndersa vazhdojne tratativat pa fund, me qellimin per te gjetur gjuhen e perbashket financiare mes te dy paleve. Ndoshta keto mund te jene ditet e fundit te bisedimeve mes tyre, teksa pritet te ndahet “shapi nga sheqeri”, nese Qorri do te qendroje te blute, apo jo.

    Kroatet sugjerojne mesfushorin Mario Kovacevic

    Nga burime te sigurta prane skuadres dinamovite, eshte mesuar se kroatet e Dinamos, per me teper mesfushori i krahut te djathte, Goran Vincetic, u ka sugjeruar bluve qe te shohin futbollistin e NK Nafta Lendava, Mario Kovacevic. Nga te dhenat ne faqen zyrtare te kesaj skuadre sllovene, qe militon ne ligen e pare, mesohet se Kovacevic eshte i datelindjes 17 maj 1980, shtatlarte 1.76 centimetra, pesha 85 kg, ndersa ka luajtur ne kampionatin slloven 868 minuta. Ka shenuar nje gol, por ka marre tre kartona te verdhe. Gjate karrieres se tij, Kovacevic, qe eshte me nenshtetesi kroate, ka luajtur me NK Varteks Varazhdin, NK Slaven Belupo dhe Medimurje ne Slloveni. Tashme, blute kane nisur te interesohen per kete lojtar, per te grumbulluar sa me shume informacion, per te dale ne perfundimin nese u vlen, apo jo. Gjithsesi, ajo qe eshte me kryesorja, kroatet e Dinamos e kane sugjeruar mesfushorin?organizator Mario Kovacevic.

    Dinamovitet, brenda javes drejt Mavroves

    Eshte shtyre disi vajtja e trajnerit Canaj dhe e administratorit Saliaj ne Marove te Maqedonise, per te pare vendin ku do te zhvillohet pjesa tjeter e periudhes pergatitore te Dinamos. Gjithcka parashikohet te kryhet brenda kesaj jave, ne menyre qe dinamovitet te jene atje me 17 korrik, per te zhvilluar pjesen me te ngarkuar te parashikuar ne kete periudhe pergatitore.
    #VamosArgentina

  7. #707
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Domzale/ Largohet portieri Strajnar

    2 Korrik Janez Strajnar, portieri 36 vjecar i Domzales eshte larguar nga skuadra dje. Gjithsesi drejtuesit e skuadres kundershtare te Tiranes ne Champions nuk jane shume te shqetesuar per ikjen e 36 vjecarit: “Ne kemi dy portiere te tjere shume te mire, nuk mendojme se eshte nje boshllek i madh”. Strajnar e ka lene skuadren pas ndeshjes miqesore me Interin e Kroacise (0?1), takim ku nuk ishte fare i perfshire ne 18?eshe. Per momentin eshte lojtar i lire, pasi kontrata me drejtuesit e Domzales kishte perfunduar, qe ne 30 maj te ketij vitit. Domzale pretendon te kaloje turin e pare ne Champions kunder Tiranes.

    Tifozet e Dinamo Zagreb, rremuje dhe kaos ne Austri

    Nje ndeshje miqesore ndermjet Rapidit te Vjenes dhe Dinamo Zagrebit (kjo e fundit kundershtarja e mundshme e Tiranes ne turin e dyte te Champions) ka degjeneruar ne nje perleshje te vertete mes policise vendase te Kapfenbergut dhe 250 ultraseve te ardhur nga Kroacia. Situata ka filluar te “nxehet” ne momentin qe nje prej tifozeve kroate eshte nxjerre me dhune nga stadiumi nga ana e policise. Menjehere pas ndeshjes perleshja ka filluar neper rruge, dhe ne fund bilanci ka pare disa tifoze kroate te arrestuar e disa te tjere te plagosur.

    Tifozet e Dinamos se Zagrebit mbahen si ultraset me fanatike ne Kroaci dhe e shoqerojne skuadren e tyre gjithnje ne udhetime jashte vendit. Pritet qe nese Tirana te kaloje turin e pare ne takimin e pare te turit te dyte ne kryeqytet kunder Zagrebit te mberrije nje turme prej 200 vetash nga Kroacia.
    #VamosArgentina

  8. #708
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bushi ben "spiunin" ne Trabzon

    2 Korrik Zija Dogan trajneri turk i Trabzonsporit ka shfaqur habite e tij per skuadren e Vllaznine dhe mendon qe tani misioni i Trabzonit ne Kupen Intertoto nuk eshte edhe kaq i thjeshte: te shtunen ne “Loro Borici” ka pare nje ekip shkodran, qe i nxorri kroatet e frikshem “jashte loje” ne cdo aspekt. Nuk ka ngurruar te telefonoje menjehere njohjen e tij te vjeter, Alban Bushi: “Keta jane te forte”, i ka thene nepermjet telefonit. “Po jo sa ju”, i eshte pergjigjur Bushi. “Do kalojne turqit”.

    Trabzon nje njohje e vjeter e Bushit?

    “Po, eshte e vertete perpara 4 viteve kam luajtur ne Turqi dhe mendoj se kjo ishte skuadra me e forte turke ku une jam aktivizuar. Mendoj se eshte nje ekip i forte. Ne pergjithesi skuadrat turke jane te konsoliduara financiarisht dhe investojne per futbollin dhe per kalimin e tureve ne Kupat e Evropes”.

    Ndonje kontakt me ta

    “Trajneri Dogan u gjend ne fundjave ne Tirane, qendroi ne Sheraton. Dje me telefoni, pas ndeshjes me Vllaznine, dhe po me thonte, qe shkodranet kane nje ekip shume te forte, me lojtare qe luajne shpejt ne kundersulm. I thashe, qe gjithsesi turqit jane me te forte. Ai e dinte kete, por ne leter e kishte menduar me te lehte”.

    Po Bushit si ju duk Vllaznia?

    “E pashe ne TV. Nje ndeshje sinqerisht pak e habitshme, sepse nuk mendoja qe kroatet ishin kaq te dobet. Tmerresisht te dobet. Nejse kjo nuk e ul aspak paraqitjen shkodrane. Per mua Lika, Kaci dhe Nora luajten shume mire. Ndersa Sukaj eshte pak fragmentar. Eshte i ri”.

    Asnje shans ne Turqi?

    “Ne kohet e sotme llogarite behen ne baze te financave. Sidomos per klubet. Trabzoni eshte nje skuader, qe shpenzon 1 mln ose 1.5 mln euro cdo vit per lojtar ne kontrate, ndersa skuadrat shqiptare arrijne deri te 50 mije euro. E kuptoni diferencen? Ata tani kane ne gjirin e tyre lojtare te kalibrit boteror si Kiki Musampa. Jane favorite absolute. Me keqardhje them qe shkodranet nuk kane asnje shans. Fundja skuadra shqiptare e beri detyren, e kaloi nje tur”.

    Si eshte ambjenti atje?

    “I jashtezakonshem. Kane nje stadium 30 mije vendesh te frikshem, por nuk besoj se do mbushet plot, se fundja eshte Intertoto dhe kohe pushimesh, por grupi i ultraseve eshte nje _terror’ i vertete. Ata jane te cmendur pas futbollit”.

    Si ishte Bushi ne Trabzon?

    “Kam kaluar nje periudhe jo te mire. Fillimisht u demtova 3?4 muaj, kur u ktheva me pas kisha probleme me trajnerin. Trajneri s’me donte dhe keshtu filloi lufta. Klubi nga ana tjeter s’me hiqte dot lehte sepse me jepnin 650 mije dollare ne vit. Ne fund fitoi trajneri, sepse nuk me aktivizoi ne kampionat, nderkohe qe edhe ai vete iku pas dy javesh. Erdhi Dogan, trajneri aktual, me te cilin megjithese une u largova kam maredhenie shume te mira”.

    Si shpjegohet qe niveli i Kombetares shqiptare me ate turke nuk ka ate hendek qe kane klubet?

    “Po Kombetarja ka specifike tjeter, klubet gjithnje ecin shume me perpara. Kombetarja fundja eshte produkt i 20 lojtareve cilesore dhe i nje trajneri te zgjuar. Me kaq mund te arrish dicka. Ndersa per klubin duhet te rregullosh gjithe sistemin e shoqerise shqiptare”.
    #VamosArgentina

  9. #709
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Kampionati shqiptar si C1”

    2 Korrik Kush eshte trajneri i ri i Tiranes? Si perfundoi ndeshja e Vllaznise ne Intertoto? Cili klub po ben merkaton me te forte?” Leonardo Menikini, ka gati nje bresheri pyetjesh, sapo meson se ne anen tjeter te telefonit ndodhet nje shqiptar. Gati dy vjet pasi la stolin e Tiranes, ne te cilin rezistoi vetem 11 jave por perfitoi plot 107 mije euro, nuk e ka humbur interesin per Shqiperine. Pas navigimeve te shpeshta por te veshtira ne internet, kontakteve telefonike me ish?lojtaret e tij bardheblu; nje muaj me pare Menikini ndermori edhe nje udhetim prej disa qindra kilometrash per te ndjekur ndeshjen e kombetareve U21 Itali – Shqiperi. “Isha kurioz per te pare skuadren tuaj. Por, me thoni cilat jane zhvillimet e fundit ne Shqiperi?”.? pyetja e Leonardo Menikinit, perpara nisjes se intervistes.

    ? Vllaznia u kualifikua ne Intertoto dhe Tiranen tani e drejton Sulejman Starova. Muca eshte rikthyer ne detyren e tij si shef klubi.

    ? Kur isha une atje, e therrisnim }imi Kam pare qe pjesa me e madhe e skuadres se Tiranes eshte konfirmuar. Shume prej tyre jane lojtare cilesore.

    ? Nostalgji?

    ? Padyshim. E kujtoj me shume mall kohen kur kam qene trajner i Tiranes. Qendrova per pak muaj, sepse nuk me lane te coja perpara nje projekt dhe ky eshte elementi i vetem i keqardhjes per kohen e qendimit tim ne Shqiperi. Parashikoja dy ose tri vite ne vendin tuaj dhe isha i bindur se kaq do te me kishin mjaftuar per te ndertuar nje skuader me baza europiane. Nje skuader te vertete.

    ? Por ne fakt ju shkarkuan pas 11 javesh. Na i tregoni prapaskenat e atij vendimi?

    ? Me erdhi e papritur. Mendoja se e kishin kuptuar qe une kisha nevoje per kohe dhe lojtare per te ndertuar ekipin. Por nuk priten, fatkeqesisht. Sidoqofte, edhe me pas kam pasur mardhenie te mira me drejtuesit e klubit. Nuk kisha probleme me ta, pamvaresisht vendimit.

    ? Si ishte momenti i pare i nje ish?zevendesi te Macones nen drejtimin e nje klubi ne Shqiperi Cili ishte ndryshimi?

    ? (Qesh) Me vute ne siklet. Me Maconen isha mesuar te kisha fusha te mira stervitjeje. Ne Tirane u perballa me problemin e stervitjeve; fusha e klubit ishte shume problematike. Nuk te jepte mundesi te punoje lirshem, te vije ne jete skemat qe si trajner kisha ne koke. Qe cuditerisht ishte e kunderta e stadiumeve. Kishte nja gjashte apo shtate stadiume te mira, te vogla por te pershtatshme. Si stadiumi “Qemal Stafa” edhe ai i klubit te Tiranes, ishin te pranueshem. Ne fushat e tyre mund te luhej normalisht futboll. Tjeter pershtypje, ishte fakti se njerezit kuptonin gjuhen time. Nuk kisha probleme te medha ne komunikim qe mund t’I kem nese do te shkoj ne nje vend tjeter.

    ? Po flisni per te ardhmen e karrieres tuaj?

    ? Po, kam pasur oferta nga Rumania dhe nga Hungaria. Po i vleresoj hep?_?_am shume deshire te zbuloj vende te reja, kultura te reja, menyra te ndryshme te te luajturit futboll.

    ? Nese do te punesoheshit ne ndonje klub, keni ne mendje ndonje futbollist shqiptar, me te cilin mendoni se mund te perforconi skuadren tuaj?

    ? Kam disa. Ne Shqiperi ka lojtare mjaft te mire qe mund te arrinin gjera te mira, nese do te largoheshin drejt nje klubi me profesionist, me kushte me te mira per te luajtur futboll. Kam ne mendje sidomos Salihin, nje futbollist i shkelqyer qe ne 6 muaj eshte bere i rendesishem ne kampionatin austriak.

    ? Ishte nder me te miret ne kohen tuaj apo jo?

    ? Nje lojtar qe mund t’i besoje. Nuk kisha dyshime qe do te shperthente nje dite. Dhe besoj se do ta beje edhe me tej.

    ? Ndokush tjeter?

    ? Nuk do te ishte e drejte te permendja emra, pasi do t’i mbetej hatri te tjereve qe nuk do te permendeshin. Por jane disa, si te Tirana ashtu edhe ne klube te tjera. Ka lojtare qe mund te luajne ne Serine B, apo edhe ne Serine A, sic jane sot Bogdani dhe Tare.

    ? i riu Sefa,ishte nje zbulim i juaji. Por qe atehere, nuk ka qene titullar. A mendon se ne Shqiperi, nuk eshte se i perkrahin fort lojtaret e rinj?

    ? Ne fakt, problemi eshte pak me i thjeshte. Tek une Sefa luante sepse ne ate moment ishte me mire se te tjeret. Une i pelqej lojtaret e rinj, mundohem t’I ndihmoj, por ne ate kohe na duheshin rezultate dhe kjo ishte arsyeja pse luante. Me vone, ndoshta skuadra ka blere lojtare te tjere dhe ka pasur mundesi te vendose ne fushe futbolliste me ne forme se Sefa, i cili megjithate eshte lojtar interesant. Une e takova pas ndeshjes Itali – Shqiperi ne nivel U?21. Edhe pse nuk e flet mire italishten, na perktheu dikush aty. Ishte kenaqesi ta ritakoja.

    ? Nese do te rrezikonit te benit nje krahasim me nivelin e futbollit shqiptar me ate italian, cila eshte pergjigjja juaj? Dikush ka thene C2?

    ? Edhe ne C1 mund te rivalizoje. Ndoshta Tirana mund te mos dale kampione aty, por rivalizon.

    ? Duke u rikthyer te Tirana, a keni pasur ndonjehere presion ne favor te futjes se nje lojtari, ne dem te nje tjetri?

    ? Kete mund t’a konfirmoj: asnjehere. Ne cdo klub ka gjera te vogla, ka preferenca te drejtuesve dhe kjo mund te ndodhe kudo, edhe ne Itali, por une nuk kisha nderhyrje te drejtperdrejta.

    ? A do te riktheheshit per te drejtuar ne Shqiperi?

    ? Te shoh oferten ne fillim (qesh). Nese do te kete nje projekt te qarte, pse jo

    Kush eshte Menikini?

    Leonardo Menikini, perpara se te punesohej nga Tirana ne gushtin e 2005?es dhe te shkarkohej 11 jave me pas, per rezultate te dobeta, ka qene i njohur ne vendlinjen e tij, Itali, sidomos per faktin qe kishte qendruar per vite me rradhe si zevendesi i Karleto Macones, ne shume klube te Serise A. Menikini, provoi te drejtonte vete Ankonen po ne Serine A, por nuk rezultoi i suksesshem. Qe pas shkarkimit nga Tirana, nuk ka drejtuar me ne nivele profesioniste dhe tashme, sic thote vete, ka oferta nga Rumania dhe Hungaria.

    Ku jane tani?

    Mario Kempes: Trajner i Lushnjes me 1997. U largua pas trazirave te ketij viti ne Shqiperi, bashke me nje cek prej300 mije dollaresh. Qe atehere nuk ka drejtuar me duke i kushtuar gazetarise sportive.

    Miklosh Temeshvari: Ish?trajneri i disa klubeve te njohura ne Hungari dhe teknik i U?21 te ketij vendi, mori Tiranen ne 2000, por u shkarkua pese jave para fundit te kampionatit. Qe atehere ka bere lektorin e FIFA?s ne vende te ndryshme.

    Dervish Haxhiosmanovic: Kampion me Vllaznine ne 2001, ka drejtuar edhe klube te tjera (Erzeni si ne futbollin edhe ne ate te salles). Jeton ne Podgorice dhe qe prej largimit nga Shqiperia nuk ka pasur eksperienca te rendesishme si trajner.

    Enver Haxhiabdic: Trajneri i dyte i huaj i Tiranes, ne kohen kur ate e drejtonte egjiptiani El Sajed. Pas largimit te parakohesh, nga vendi yne u punesua ne Bosnje si drejtor i stadiumit me te madh ne vend. Ne janar 2007 u punesua per pak muaj te Zheleznjicar.

    Luka Bonacic: Pas aventurave te tij te shkurtra te Dinamo, trajneri kroat Luka Bonacic ka vazhduar normalisht karrieren e tij. Vitin e kaluar ai u punesua per pak kohe te Hajduk i Splitit, perpara se te kalonte te klubi Sepahan FC, ne Iran.

    Aurel Cikleanu: Ish?trajneri i Dinamos dhe i Lushnjes ne futbollin shqiptar ka vazhduar karrieren e tij, ne disa vende pas largimit nga vendi yne. Ai ka provuar per periudha jo te gjata te drejtoje Al?Sahel ne Kuvajt, Universitatean e Krajoves dhe Olimpiakosin e Nikozise ne Qipro.
    #VamosArgentina

  10. #710
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lushin: Do te jap maksimumin tim

    E Marte, 03 Korrik 2007

    Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Futbollit, Roland Mici, ka prezantuar diten e djeshme Erion Lushin, shefin e ri te ekipeve kombetare, i emeruar pak dite me pare nga Komiteti Ekzekutiv. Ne fjalen e tij, shefi Lushi, qe me pare ka mbuluar rolin e kryetarit te komisionit tekniko-gjykues, ka deklaruar se do t'i perkushtohet detyres se tij dhe se do te beje gjithcka qe ky sektor te perparoje sa me shume: "Posti i ri me motivon per te bere vertet shume. Do te jap maksimumin tim dhe do t'i perkushtohem punes ne maksimum".

    Federata, neser mbledhje me klubet

    Neser ne federaten e futbollit do te zhvillohet nje takim mes drejtuesve me te larte te institucionit te futbollit dhe klubeve te superliges. Ne kete takim priten te diskutohen disa ceshtje, por nuk perjashtohen edhe ndryshime te mundshme ne rregullore. Kete hap, federata e ndermerr ne kuader te masave per organizmin e nje gare sa me te qete dhe fair-play ne sezonin e ardhshem.
    #VamosArgentina

Faqja 71 prej 104 FillimFillim ... 2161697071727381 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •