Njė gol i shėnuar nė minutat e fundit u ka dhėnė krutanėve njė barazim tė artė pėrballė ekipit shkodran 15-10-2006
Kastrioti ndal Vllazninė nė "kalanė" e vet
Kastrioti - Vllaznia 1-1
Shėnues: Lici 37', Hasa 91'
Kastrioti: Koēi, Dushku, Grami, Gallo, Pashja, Turdiu, Tanushi, (Auia 46'), Rustami, (Hasa 46') Osusi, Ziambo, Abazaj. Trajner: P.Haxhia.
Vllaznia: Grima (Phaninstel 60'), Vukēeviē, Dabulla, Teli, Osja, Lici, (Ahi 65'), Doēi, Radusinoviē (Lika 68'), Dalipi, Kotrri, Bejzade. Trajner: U.Schulze.
Gjyqtarė: Mentor Sopjani (Durrės), Alfred Lamēe, Fatmir Lamaj (Patos)
Kartonė tė verdhė: Hasa, Dabulla, Turdiu
Karton i kuq: Turdiu
"Radiografia"
15'- Bejzade ka futur njė top tė pėrpiktė nė zonė pėr kokėn e Kotrrit, i cili jo vetėm qė e ka goditur lehtė, por e ka dėrguar drejtpėrsėdrejti nė duart e portierit Koēi.
19'- Dalipi ka shkarkuar njė tė djathtė nė hyrje tė zonės sė rreptėsisė disi prirtaz dhe topi i tij qė ka kaluar mes shumė futbollistėsh ka prekur kėmbėn e Dabullės dhe ka pėrfunduar ngjitur me shtyllėn pingule jashtė.
27'- Doēi, duke kėrkuar tė bėjė spektakėl, ka shpėrdoruar njė rast ideal pėr gol.
37'- Lici ka goditur afėr pikės sė 11 metėrshit dhe topi ka prekur shtyllėn pingule. Aty pranė ėshtė njė mbrojtės qė tenton ta largojė topin, por e pėrplas nė traversė dhe topi rifutet sėrish nė lojė, por vijėrojtėsi, edhe pse nuk ėshtė nė vijė tė drejtė me portėn, ka ngritur flamurin, duke sinjalizuar pėr gol. Vllaznia ėshtė nė avantazh 0-1.
42'- Lici ka lėshuar njė bombė nga afro 20 metra larg dhe topi ka kaluar ngjitur me traversėn.
47'- Abazaj ka dalė vetėm pėr vetėm me portierin Grima, por topi i ngatėrrohet nėpėr kėmbė, duke i dhėnė mundėsi mbrojtjes t'i afrohet dhe t'ia bllokojė goditjen.
62'- Bejzade i ėshtė vjedhur mjeshtėrisht mbrojtjes dhe nė pozicion tė prirėt godet, por Koēi e frenon topin qė po drejtohej pėr nė rrjetė.
63'- Grami, i hedhur nė sulm, ka dhėnė njė pasim tė artė pėr Auian, qė ndodhej 2 3 metra larg portierit shkodran, por nė momentin qė tenton tė gjuajė, ndėrpritet dhunshėm nga njė mbrojtės dhe gjyqtari lejon avantazhin.
75'- Pas njė krosimi nga e majta, Turdiu ka fluturuar mbi mbrojtėsit, duke goditur bukur me kokė, por nė fund topi ėshtė devijuar nga portieri.
77'- Hasa ka ekzekutuar mjeshtėrisht njė goditje dėnimi nga afro 25 metra largėsi, por ka fluturuar portieri Phaninstel, duke grushtuar topin mbi traun e sipėrm tė portės sė tij.
81'- Kastrioti mbetet me dhjetė lojtarė, pasi gjyqtari kryesor ka ndėshkuar me karton tė kuq Turdiun pėr njė ndėrhyrje tė rėndė ndaj Bejzades.
88'- Bejzade me pak kujdes mund ta kishte dyfishuar rezultatin, por ngurron tė gjuajė nė hyrje tė zonės dhe topi i goditur nė fund prej tij ka humbur forcėn nga ndėrhyrja e njė mbrojtėsi dhe pėrfundon lehtėsisht nė duart e Koēit.
91'- Hasa nė njė inkursion tė tij personal ka goditur fort nga afro 20 metra, ndėrkohė qė Auia i ndodhur fare pranė portierit bėn njė lėvizje mashtruese dhe topi ka pėrfunduar nė rrjetė. Rezultati barazohet nė 1-1.
Komenti
Qė nė fillim skuadra shkodrane hidhet nė sulm, duke befasuar futbollistėt vendės, tė cilėt pėr shumė kohė do tė ndihen tė ēorientuar dhe duke humbur mesfushėn. Vllaznia, siē edhe e ka zakon, fillon tė "vallėzojė" me njė spektakėl tė vėrtet dhe duke krijuar raste tė pastra pėr shėnim, siē ishte ai i minutės sė 27 tė, kur Doēi i vetėm me portierin nė zonėn e tij gjuan pa pėrgjegjėsi, duke e nxjerrė topin mbi traun e sipėrm. E ndėrkohė qė Vllaznia po pritej nga ēasti nė ēast tė shėnonte, vjen ai gol fantazėm i dhuruar nga vijėrojtėsi, i cili ngre flamurin duke sinjalizuar pėr gol, kur topi pasi ka prekur shtyllėn pingule e traversale, ėshtė rikthyer nė fushė dhe prekur nė tokė. Ky gol ėshtė dhuratė e vijėrojtėsit, pėr faktin se vendosi ta quante gol nga njė pozicion qė edhe ai e kishte tė vėshtirė ta shikonte, aq mė tepėr kur gjithēka u zhvillua nė ajėr dhe nuk kishte njė pikė qė tė gjykonte se topi kishte kaluar vijėn fatale. Njė gol ky qė jo vetėm krutanėt, por me siguri edhe futbollistėt shkodranė zor se do ta harrojnė lehtė. Kjo bėn qė futbollistėt krutanė tė humbasin qetėsinė dhe tė bėhen mė tė pa lidhur me njėri tjetrin, por qė fatmirėsisht nuk pėsuan mė, kjo edhe pėr meritė tė Gramit, qė arriti tė bllokonte nė shumė raste veprimet e rrezikshme tė Bejzades.
Me fillimin e pjesės sė dytė, trajneri Haxhia ka bėrė dy zėvendėsime tė gjetura, tė cilat rezultuan efikase. Loja e Kastriotit nė kėtė pjesė bėhet mė e rrezikshme. Hasa, nė rolin e njė organizatori, u ka krijuar Turdiut, Abazajt, Ziambos e Pashajt raste tė pastra pėr shėnim. Vllaznia tashmė ka filluar tė mendojė edhe pėr mbrojtjen, por duke mos harruar edhe kundėrsulmin me Bejzaden e rrezikshėm.
Por ēlirohet disi nga ankthi i sulmeve tė krutanėve nė dhjetė minutat e fundit, kur Kastrioti detyrohet tė luajė me dhjetė lojtarė, pasi gjyqtari kryesor i takimit me tė drejtė nga ndėshkuar me karton tė kuq sulmuesin Turdiu. Dhe Vllaznia ka filluar tė sulmojė sėrish pėr tė dyfishuar rezultatin, por atėherė kur nuk pritej, pikėrisht nė minutėn e 91 tė, Hasa ka goditur fort nga afro 20 metra nė drejtim tė portės. Auia, i ndodhur fare pranė portierit, tenton ta mashtrojė atė me njė lėvizje tė zhdėrvjelltė dhe tentativa i del me sukses. Portieri Phaninstel ka rendur pas tij, ndėrkohė qė topi ka vazhduar i qetė rrugėn drejt rrjetės. Nė kėtė moment stadiumi ka shpėrthyer nė brohorima entuziazmi, sepse arrihet tė merret njė pikė, kur askush nuk e besonte. Po ja qė futbolli e paska kėtė sekret brenda, duke tė hidhėruar, por edhe duke tė gėzuar atėherė kur nuk e pret.
Pa dashur tė akuzojmė askėnd, nisur nga ato ēfarė pamė nė atė 90 minutėsh lojė, gjykojmė se nė disa raste vendimet e treshes sė gjyqtarve ishin tepėr tė diskutueshme, gjė qė irritoi shpeshherė jo vetėm futbollistėt, por edhe tifozėt e shumtė nė stadium.
Deklarojnė:
Petrit Haxhia, trajner i Kastriotit: "E synuam fitoren, por nuk e arritėm dot. Kjo edhe pėr meritė tė skuadrės shkodrane, e cila sot demonstroi nivelin e saj mė tė mirė. Megjithatė, mendoj se ne golin e Vllaznisė, pasi tė shihen edhe filmimet e televizioneve tė pranishme, ka vend pėr tė diskutuar e gjykuar. Unė dyshoj se ishte njė gol i parregullt, ashtu siē dyshoj se gjyqtari nuk e di pse nuk dha njė 11 metėrsh, kur Auia u pengua fare pranė portierit shkodran nė momentin qė do tė gjuante. Sidoqoftė, edhe njė pikė, kur arrihet me njė lojtar mė pak, aq mė tepėr ndaj Vllaznisė, ėshtė tepėr e kėnaqshme."
Ulrih Schulze, trajner i Vllaznisė: "Na duhej domosdoshmėrisht tripikėshi i sotėm pėr shumė arsye, ndaj dhe skema qė pėrdorėm kishte brenda synimin pėr fitoren. Megjithatė, nė futboll nuk vendos vetėm dėshira. Ne gabuam nė disa raste, siē ishte ai i Doēit, qė ishte njė gol i sigurt. Dhe mė pas ēdo gjė mund tė ndryshonte. Por edhe Kastrioti na u kundėrpėrgjigj denjėsisht, duke u bėrė gjithnjė e mė i vėshtirė pėr t'u thyer, sidomos nė pjesėn e dytė. Megjithatė, kur nuk humbet, pėrsėri kemi tė drejtė tė gėzojmė."
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt