Duro: Kam kontakte me Brigelin, por ne Champions me Tiranen
28 Qershor Klodian Duro, ka pranuar dje se ka kontakte me ish?trajnerin e kombetares Hans?Peter Brigel, i cili sapo ka nenshkruar me klubin turk, Ankaragucu. Mesfushori i Tiranes dhe i ekipit kombetar, refuzoi ta quante fakt te kryer largimin e tij drejt kampionatit turk, duke thene se nuk eshte vendosur ende asgje. Pohimi i lojtarit, bie ne kundershtim me kontakte te sigurta te ish?trajnerit te kombetares ne Shqiperi, per te cilet Duro do te jete nje futbollist i Ankaragucu?se per sezonin e ardhshem. Sifoqofte, lojtari e pranon se mund te kete zhvillime ne kete drejtim, por ai eshte i kujdesshem ne marrdheniet me bardheblute, duke thene: “Une jam ketu, ne Struge me Tiranen. Nese jam ketu do te thote se nuk jam i asnje klubi tjeter”. Klodian Duro, siguroi gjithashtu, se do te luante me bardheblute ne Champions League, pavaresisht se cfare rrjedhe do te marre karriera e tij. “Siguroj qe do te luaj per Tiranen, ne Ligen e Kampioneve”? perfundoi futbollisti. Duro, 30 vjec, ka qene nje lojtar i formacionit baze ne ekipin perfaqeses se Shqiperise te drejtuar nga Hans?Peter Brigel.
Krijoni Kontakt