Elbasani, “ngecja” qe tremb
27 Qershor Zhgenjimi nga paraqitja e ekipit elbasanas ne sezonin e kaluar futbollistik, sherbeu edhe si nje fare premtimi i heshtur nga ana e drejtuesve te futbollit ne kete klub se pesimet jane bere mesime. Me kete logjike, SHA?ja elbasanase u mblodh per te hedhur “piketa” te reja ne organizimin e punes, menjehere pas perfundimit te kampionatit, duke rritur shpresat e sportdashesve se sezoni qe vjen Elbasani do te jete ne nivelet e dy sezoneve me pare, kur shpallej nenkampion dhe kampion i vendit. Forcimi i bashkepunimit midis SHA?se dhe bashkise se qytetit ? pervecse kjo e fundit eshte edhe vete aksionere ne shoqeri ? rriti entuziazmin sidomos kur kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, deklaroi se jane gjetur edhe rruge te tjera per te shtuar financat ne ndihme te futbollit elbasanas. Situata entusiazte e fillimit u shoqerua edhe me firmosjen e kontratave te para me trajnerin K.Alimehmeti, si dhe me futbollistet e pare te zyrtarizuar si J.Ahmataj dhe Sh.Babaj.
Ne pritje
Ka rreth dhjete dite qe plotesimi i listes se hartuar me futbolliste cilesore ka ngecur ne vend. Perpjekjet e shumta te presidentit Arben Laze, i cili, megjithe menyren kolektive te organizimit te shoqerise aksionere, ka mbetur i vetem ne rolet e ndryshem qe eshte detyruar te luaje, nuk po ecin me ritmin qe kerkohet. Kuptohet, nese duhet ngritur nje ekip elite, sic pretendohet. Edhe pse i pari i futbollit elbasanas ka marre disa premtime paraprake nga disa futbolliste cilesore, te cilet pritet qe t’i bashkohen ekipit elbasanas ne nje periudhe me te vone kohe, padurimi i sportdashesve elbasanas per te pare nje ekip serioz, ndryshe nga ai i sezonit te kaluar, po shtohet nga dita ne dite. Trajneri i ri, Alimehmeti, eshte ne rolin e pritesit, per te njohur sa me shpejt futbollistet qe do t’i duhet t’i stervise per te realizuar synimet ambicioze te ekipit te tij. Madje, pritet qe Elbasani ta filloje stervitjen e organizuar brenda kesaj jave, por nuk dihet akoma se me cilet futbolliste do te nise punen tiranasi i pankines verdheblu. Deri tani, vetem tre emra jane zyrtarisht verdheblu...
Sekrete, apo s’kemi c’te themi?
Gjate gjithe kesaj periudhe, sidomos kur situata “merkatore” ka ngecur ne vend, ka qene shume e veshtire te komunikoje me drejtuesit elbasanas. Pergjigjet per interesimin e mbarevajtjes se merkatos kane qene, ose, “emrat do t’i merrni vesh ne momentin e duhur”, ose “se shpejti do te konfirmojme...”. Pra, megjithese mbajtja fshehur e emrave te futbollisteve qe do te merren ne ekip, eshte nje taktike e njohur ne boten e merkatos per momente te caktuara, ne rastin aktual elbasanas kemi te bejme me shume me: “s’kemi c’te themi tani per tani”. Ndoshta, ne kete drejtim, sekretari i klubit elbasanas, Kovaci, i cili e ka perdorur me shpesh fjaline e mesiperme, te pakten eshte treguar i sinqerte.
Krijoni Kontakt