Close
Faqja 62 prej 104 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 1036
  1. #611
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Allmuca prane rikthimit te "Demat e Kuq"

    E Enjte, 21 Qershor 2007


    Duket se mosarritja e nje konsensusi per kontraten e re me drejtuesit e Tiranes, ka bere qe Partizani te besoje seriozisht ne nje rikthim te ish-kapitenit te kuq ne shtepi. Igli Allmuca eshte kontaktuar dje ne mbremje nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani, kur ai sapo kishte dale jashte zyrave bardheblu. Se cfare kane biseduar dy palet, askush nuk e di, por duke iu referuar ofertes se pak diteve me pare, te bere nga bosi i kuq, eshte e thjeshte te hamendesohet se Xhani e ka joshur serish Allmucen, mbase duke i ofruar dicka me shume se ne fillim.

    Partizani e ka bere pak dite me pare prezantimin zyrtar, por, me sa shihet, asgje nuk do te mbyllet per sa i perket merkatos, sepse ne kampin e kuq ajo eshte akoma aktive.
    #VamosArgentina

  2. #612
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pema: Pas dy ditesh vendos te ardhmen time

    E Enjte, 21 Qershor 2007


    Eleandro Pema, sulmuesi i Tiranes, nuk ka pranuar te firmose kontraten e re, qe i eshte paraqitur. Pritet qe sezonin e ardhshem te mos jete te skuadra e bardhebluve. Ai ka pasur nje periudhe shume te mire me Dinamon, ku ka qene edhe titullar. Kalimi te 23 here kampionet, nuk ishte shume i mire per te, per vete faktin se kaloi ne plan te dyte nga trajneret e saj, gje e cila e ka bere ate te reflektoje mbi te ardhmen e tij. Loja e futbollistit eshte vleresuar nga disa ekipe, qe jane pretendente per sezonin e ardhshem futbollistik. Ai nuk do te marre pjese ne fazen pergatitore te Tiranes ne Oher, por po vazhdon stervitjen dhe po mendon se cili ekip eshte me i mire per te. Kete gje e verteton edhe vete lojtari, kur thote: "Nuk do te nisem per ne Oher, dhe do te shoh ne do te jem perseri te Tirana". Per sa u perket ofertave, atij nuk i kane munguar dhe kjo eshte edhe arsyeja per te cilen ai mund te largohet nga bardheblute. "Oferta kam pasur, nga disa ekipe te Superliges. Ata e vleresojne lojen time dhe per kete arsye do te shkoj aty ku do te aktivizohem me teper, sepse aktivizimi eshte ajo qe tregon vlerat e nje lojtari. Kjo nuk do te thote se u frikesohem sfidave, perkundrazi. Per sa u perket ekipeve qe me kane dhene oferta jane Dinamo, Vllaznia, Elbasani dhe disa te tjera". Pyetjes se kur do te vendoste per te ardhmen e tij, Pema thote: "Mendoj se gjithcka do te jete e qarte vetem pas dy ditesh. Momentalisht, po shikoj ofertat dhe do te vendos te luaj per ate ekip qe, sic thashe me siper, besoj se do te ndihem me mire". Gjithashtu, sulmuesi ka pasur disa takime me disa menaxhere te huaj, per te cilet ai nuk deshironte t'i bente te ditur. "Kam pasur disa takime me disa menaxhere nga disa skuadra jashte vendit, por qe momentalisht nuk dua t'i bej publike", tha ai. Ne fund, i pyetur se cila ishte arsyeja e largimit te tij nga bardheblute, me te cilen u shpall kampion dhe nese kjo gje ka lidhje me nxjerrjen nga fusha qe ne minuten e shtate ne ndeshjen e fundit te Tiranes, kur u kurorezuan, apo ishin gjera te tjera, Eleandro thote: "Kam punuar me ta. Ka pasur gjera qe nuk me kane pelqyer, po ashtu qe edhe me kane pelqyer. Shikoj me shume nga ato qe nuk me kane pelqyer dhe per kete largohem. Mund te them se zevendesimi im ne ndeshjen e fundit mund te jete nje nga shkaqet, por nuk eshte ajo. Megjithate, te shpresojme se gjerat do te shkojne mire tek ajo skuader qe do te jem, qe besoj se do ta zgjedh pas dy ditesh", ka perfunduar fjalet e tij sulmuesi i Tiranes, Eleandro Pema.
    #VamosArgentina

  3. #613
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Publikohet lista e lojtareve qe do te udhetoje ne Oher

    E Enjte, 21 Qershor 2007


    Dje, ne ambientet e SK Tiranes, sekretari i klubit, Shkelqim Muca, ka prezantuar perpara mediave listen emerore te Tiranes qe do te shkoje ne Oher per fazen pergatitore, perpara sfides se pare te Liges se Kampioneve. Keshtu, Muca, dje, ka deklaruar keta emra: Hidi, Nallbani, A.Duro, Hajdari, Dede, Vrapi, Xhafa, Sina, Bakalli, Turdiu, Sefa, Bulku, Capja, Muka, Duro, Arapi, Abazaj, Fortuzi. Jane 18 lojtare qe do te jene ne urdhrat e Sulejman Staroves. Por, listes pritet qe t'i shtohen elemente te tjere.
    #VamosArgentina

  4. #614
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Daniel Xhafaj, nje "fryme" larg Tiranes

    E Enjte, 21 Qershor 2007


    Pas largimeve te Allmuces, Pemes dhe nigerianit Abraham, te Tirana kane filluar te levizin fort per sa u perket afrimeve ne grup. Starova ka pare qe t'i katandiset "kokoshi nje thele", kur menjehere pas perfundimit te sezonit futbollistik 2006-2007, skuadres kampione i jane larguar pese elemente cilesore, ku kater ishin titullare te padiskutueshem. Natyrisht, ata, ai qe demtoi me shume ishte largimi i Sinanit, sulmuesit shkodran, kryegolashenuesit te kampioneve, qe e demtoi jo pak skuadren bardheblu. Shto ketu edhe largimin e Pemes, sulmi i Tiranes pesoi nje krisje te forte dhe pervec "Zogut", drejtuesit e klubit kryeqytetas, pretendojne te afrojne te pakten edhe nje sulmues cilesor. E kush me mire sesa i dyti ne renditjen e goleadoreve te kampionatit mund te zevendesoje te parin? Daniel Xhafaj, prej kohesh objektiv paresor ne merkaton bardheblu, eshte nje "fryme" larg Tiranes. Lojtari momentalisht ndodhet ne Rusi, por burime prane klubit kampion bejne me dije se Xhafaj do t'i bashkohet Tiranes, menjehere pas impenjimit kontraktual me Teuten ne Kupen UEFA. Ardhja e Xhafajt do te largonte dhimbjen e kokes per Staroven. Trajneri e njeh mire potencialin e sulmuesit, ndaj e ka kerkuar me ngulm qe ta kete me vete edhe te kampionet ne fuqi.

    Por, Tirana nuk e le me kaq. Nje tjeter element, qe garanton shume, eshte edhe Sebino Plaku. Plaku, ndonese eshte nje element qe ka shkelqyer, do te kaloje me pare ne siten e Staroves perpara se t'u bashkohet bardhebluve. Gjithashtu, jane kontaktuar dhe dy lojtare kroate, nje sulmues dhe nje mesfushor, te cilet do te provohen keto dite te Tirana.
    #VamosArgentina

  5. #615
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ylli Shehu: Do ringre akademine sportive

    E Premte, 22 Qershor 2007


    Gjirokaster - Vetem pak ore pas prezantimit te tij si trajner i ekipit te futbollit te Gjirokastres, Ylli Shehu ka deklaruar se do te "ringreje nje akademi sportive ne qytetin e gurte me qellim rikthimin e tradites se pasur te futbollit gjirokastrit". Tashme ish-lojtari dhe nje nder drejtuesit teknik te ekipit te "Partizanit", Ylli Shehu, do te ulet ne bankinen e drejtimit te ekipit te futbollit "Luftetari" te Gjirokastres. Shehu vjen si trajneri i ekipit gjirokastrit pas largimit te paraardhesit te tij, Edi Martini. Megjithese drejtuesit e klubit sportiv "Luftetari" ne fillim te ketij sezoni kishin deklaruar, se Martini do te vazhdoje te drejtoje ekipin, serish eshte bere zevendesimi i tij me Shehun. "Vij ne krye te "Luftetarit" me ambicien per te ringritur ekipin ne Superlige" thote trajneri i ri duke publikuar pikesynimet e tij. Sezonin e ri sportiv Luftetari do te aktivizohet ne Kategorine e Pare te Kampionatit Shqiptar te Futbollit.
    #VamosArgentina

  6. #616
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dede, te ardhmen pas Champions

    E Premte, 22 Qershor 2007


    Nevil Dede ende nuk e ka ndare shapin nga sheqeri. Lojtari ka edhe nje vit kontrate me Tiranen, por, kur skuadra prej dy ditesh eshte ne Oher, ne Tirane ka filluar te flitet per levizjen e mundshme te ish-kapitenit bardheblu. Destinacioni me i mundshem? Verdheblute e Elbasanit.

    Askush nuk jep prononcime zyrtare per kete gje, por asnje nuk ka humbur kohe qe te perflase fatin e mbrojtesit te kombetares kuqezi larg Tiranes. Nevil Dede ka edhe nje vit kontrate, por sipas asaj qe thuhet, ai do te bisedoje per te ardhmen e tij menjehere pas perfundimit te aventures evropiane per bardheblute. Gjithashtu, Dede do te bente nje rikthim te skuadra me te cilen u shpall kampion, Elbasani. Verdheblute do ta prisnin krahehapur ish-kapitenin, pasi ne dy vitet e kaluara ne Elbasan, Dede ishte dicka me shume sesa nje kapiten, ai ishte nje simbol. Megjithate, gjithcka do te marre trajte pas Liges se Kampioneve.
    #VamosArgentina

  7. #617
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Partizani-Tirana, "derbi" per Xhafajn

    E Premte, 22 Qershor 2007


    Nuk ka nje emer me te deshiruar se Daniel Xhafaj ne merkaton shqiptare. Dy prej superklubeve te kryeqytetit, po duelojne fort per te marre sherbimet e sulmuesit vlonjat. Tirana e Partizani i kane dhene sot jete nje tjeter derbi, jo ne fushen e lojes, por ne merkato, pasi synojne te marrin te njejtin lojtar, Daniel Xhafajn, i cili aktualisht po provohet ne Rusi tek Amkari.

    Lajmin e bejne te ditur burime prane presidences se kuqe, qe tregojne se Partizani prej kohesh i eshte qepur pas ish-sulmuesit te Teutes, por vetem sot eshte bere publik interesi i Partizanit, per te perfshire vlonjatin ne planet klubit per sezonin 2007-2008. Nese Xhafaj do te pranonte te hidhte te zezen mbi te bardhe ne favor te demave te kuq, atehere skuadra e Partizanit do te behej nje kercenim real per ambiciet e bardhebluve, qe duan te bejne bis edhe kete sezon ne kampionat.

    Partizani ka qene nje nder klubet me aktive ne merkato dhe ka afruar elemente cilesore si Shkembi e Osmani, por Albert Xhani nuk qenka ngopur ende dhe pas prezantimit zyrtar te skuadres, do te kerkoje t'i shtoje nje emer te ri ekipit. Edhe trajneri Lika gjate konferences per shtyp ne ambientet e "Rogner", nuk e cilesoi merkaton te mbyllur, por deklaroi se "do te jene te hapur per ndonje blerje vertet cilesore". E nese flasim per cilesi sulmi, Daniel Xhafaj eshte nje garanci e sigurt. E thene ndryshe, Xhafaj eshte ne fushe dhe nga njera ane eshte Tirana e ne tjetren Partizani. "Derbi" merr jete ende pa filluar kampionati.
    #VamosArgentina

  8. #618
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Xhafaj, 99% pjesė e Tiranės

    22/06/2007
    • Bomberi i Teutės gjatė sezonit tė sapombyllur, Daniel Xhafaj, ka zgje-dhur skuadrėn e Tiranės pėr edicionin e radhės, por nė mėnyrė zyrtare e pėrfundimtare e ardhmja e futbollistit me kampionėt


    nė fuqi do tė vendoset vetėm javėn e ardhshme. Futbollisti do tė udhėtojė sot drejt Rusisė pėr t'u testuar dy ditėt e para tė javės sė ardhshme. Nėse eksperienca pak ditore dhe bisedimet financiare mes Xhafajt e skuadrės ruse tė Amkar nuk do tė rezultojnė tė suksesshme, atėherė sulmuesi vlonjat do tė jetė zyrtarisht pjesė e Tiranės. Pikėrisht nė kėtė pėrfundim kanė arritur drejtuesit mė tė lartė tė kampionėve nė fuqi.
    #VamosArgentina

  9. #619
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Viza lė kajn nė Shkodėr

    22/06/2007
    • Pavarėsisht nėse do tė ishte apo jo lojtar i ekipit tė parė nė pėrballjen e sė shtunės, ka qenė njė shqetėsim mungesa e njė vize pėr lojtarin sulmues tė ekipit kuqeblu, tė riun Xhevahir Sukaj.


    Lojtarit, nga ana e ambasadės kroate, i ėshtė refuzuar viza. Kjo ka bėrė qė ai tė mbetet jashtė ekipit pėr takimin e parė tė Kupės Intertoto, me ekipin kroat tė NK Zagrebit. Asnjė nga drejtuesit kuqeblu nuk dinė tė japin mė shumė shpjegime pėr sa i pėrket refuzimit tė vizės, pėr lojtarin e sulmit. Madje as vetė Sukaj nuk e di tė tregojė arsyen e kėtij refuzimi. Drejtuesit e ekipit kuqeblu s'kanė mundur tė bėjnė asgjė pėr tė zgjidhur problemin.
    #VamosArgentina

  10. #620
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pema-Abraham-Allmuca, vishen blu

    E Shtune, 23 Qershor 2007


    Tre lojtaret e Tiranes qe nuk shkuan per fazen pergatitore ne Oher, Pema, Abraham dhe Allmuca kane nenshkruar dje, per skuadren e Dinamos. Tashme numri i lojtareve te marre nga skuadra kampione ka shkuar ne 4. I katerti ishte Pisha qe firmosi disa dite me pare. Me keto blerje duket se skuadra e Dinamos eshte kandidate per titullin kampion bashke me Tiranen, Vllaznine dhe Partizanin ne sezonin qe pritet te filloje. Te tre futbollistet duket se jane te kenaqur nga nenshkrimi i kontratave me ekipin tjeter kryeqytetas per sezonin e ardhshem. Po ta shohim me vemendje, blute, duket se i kane mbushur vendet e lena bosh nga Erjon Xhafa, Ahmataj dhe Pejic, ku ky i fundit nuk ka vendosur akoma se cfare do te beje, por gjithsesi masat jane marre. Gjithashtu mesohet se Plaku eshte ne synimet e skuadres.
    #VamosArgentina

Faqja 62 prej 104 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •