Close
Faqja 6 prej 104 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1036
  1. #51
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    Java E Peste

    Rezultatet

    Erzeni 1-0 Turbina
    75' [1-0] Arapi

    Lushnja 3-1 Sopoti
    30' [1-0] Elezi
    57' [1-1]hajdari
    85' [2-1] Cela
    93' [3-1] Boric

    Burreli 1-0 Tpelena
    78' [1-0] Nika

    Ada 2-1 Pogradeci
    42' [0-1]
    60' [1-1]
    70' [2-1]

    Skenderbeu 1-0 Laci
    5' [1-0] Tocuku

    Gramshi 1-0 Bilisht
    82' [1-0] Muca

    Beslidhja 4-0 Tomorri
    27' [1-0] Arberi
    30' [2-0] Grudaj
    46' [3-0] Ivanaj
    66' [4-0] Arberi
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  2. #52
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178
    Java E Gjashte

    Rezultatet

    Laci 0-0 Beslidhja

    Tepelena 0-0 Lushnja

    Sopoti 1-0 Gramshi
    93' [1-0] Rustemi

    Tomorri 1-1 Burreli
    74' [1-0] Fani
    89' [1-1] Gjoka

    Pogradeci 2-3 Skenderbeu
    20' [0-1] Cajku
    50' [1-1] Rustemi
    52' [1-2] Tiko
    80' [2-2] Muska
    85' [3-2] Tocuku

    Turbina 1-0 Ada
    13' [1-0] Sekseri

    Bilisht Sport 2-4 Erzeni
    8' [1-0] Macolli
    30' [1-1] Ndoja
    39' [2-1] Zazo
    53' [2-2] Tropolini
    76' [2-3] Berzezi
    85' [2-4] Tropolini
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Superliga: Komente , Diskutime.

    Dhunohet Partizani.

    Shkumbini - Partizani 0-2
    Shkumbini: Llani, Xhafa, Muēa, Zmijani, Dervishi (Cani 60'), Byzhyti, Ndoni (Salliu 60'), Nexha (Ramazani 42'), Beqiri, Sefa, Bubeqi Trajner: Vasil Bici
    Partizani: Shehi, Ndreka, Kardek, Beqiri, Leandro, Gjyla, Progri (Karapici 41'), Dhėmbi, Bylykbashi, Muzaka (Bakaj 75'), Xhunior (Babamusta 84') Trajner: Neptun Bajko
    Shėnues: Muzaka 55', Leandro 70'
    Kartonė tė verdhė: Bubeqi, Byzhyti, Dhėmbi
    Gjyqtarė: A.Lulaj (Vlorė), S.Avdo (Tiranė), I.Shima (Durrės)

    "Radiografia"
    2'- Rrezikon i pari Shkumbini nė portėn e Elbasanit me anė tė Byzhytit, qė gjuan fluturimthi me forcė, por Shehi grushton me vėshtirėsi, duke larguar rrezikun.
    9'- Sefa pėrfiton nga njė gabim i mbrojtjes sė Partizanit dhe del pėrballė portierit Shehi, por nuk gjen kuadratin e portės.
    14'- Progri lėshon njė "predhė" nga distanca paksa mbi traun e portės sė Llanit.
    18'- Bylykbashi ekzekuton saktė njė goditje tė lirė, por tregohet nė lartėsinė e duhur Llani.
    24'- Xhunior nga e djathta shėrben saktė pėr Bylykbashin, gjuajtja e tė cilit pritet pėrsėri nga Llani.
    40'- Shehi arrin tė ndėrhyjė mė shpejt se Sefa, i cili pėr pak sa nuk e ndėshkon portėn mike, pas njė topi tė marrė nga Byzhyti.
    46'- Ndoni ngulmon nga e djathta dhe shėrben pėr Bubeqin, gjuajtja e tė cilit me kokė pritet nga Shehi.
    55'- Goditje kėndi pėr Partizanin. Topin e larguar nga mbrojtja e zotėron Muzaka pranė zonės, i cili godet fort duke tundur rrjetėn, 0-1. Protestojnė vendėsit, pasi Leandro, nė pozicion jashtė loje, i kishte zėnė pamjen Llanit.
    50'- Byzhyti nxjerr tė lirė Dervishin, qė nė kufijtė e zonės mike pengohet nga mbrojtja, por gjyqtari Lulaj bėn shenjė qė loja tė vazhdojė.
    60'- Beqiri merr njė inkursion nga e djathta, shmang Ardit Beqirin dhe Kardekun dhe gjuan fort tokazi, ngjitur me shtyllėn e portės sė Shehit.
    70'- Kundėrsulm i Partizanit me anė tė Xhuniorit, i cili pason pėr Leandron, qė nuk fal para Llanit, 0-2.
    81'- Xhunior shfrytėzon si duhet asistin e Bylykbashit, duke gaditur shtyllėn e djathtė tė portės peqinase.
    90'- Sefa tenton tė shėnojė golin e nderit pėr Shkumbinin, por gjuajtja e tij me kokė pėrfundon mbi shtyllė.

    Komenti
    Shkumbini pėson humbjen e parė nė Peqin pėrballė Partizanit, e dyta radhazi nė dy javėt e fundit, ndėrkohė qė Partizani, pas shumė vitesh, arrin tė dalė me pikė tė plota nga Peqini. Takimi u prit me interesim tė madh nga ana e tifozėrisė vendėse, por duhet pranuar se loja pėr asnjė moment nuk u ngrit nė nivelin e duhur, aty ku e pritnin sportdashėsit. Partizani nė fund u gėzohet tri pikėve, duke kėrkuar tė mos i ndahet Tiranės kryesuese, ndėrsa Shkumbinit nuk i ngelet gjė tjetėr veēse tė kėnaqet me ecurinė e mirė tė 4 javėve tė para. Nė takimin e djeshėm duhet pranuar se nuk u pa nė fushė ai Shkumbin i javėve tė para dhe kjo u shfrytėzua mirė nga kundėrshtari, qė i ndėshkoi vendėsit me dy gola, duke i dhėnė njė mėsim tė mirė. Fakti qė Partizani kishte disa sezone qė nuk fitonte nė Peqin u dha njė siguri mė tė madhe nga sa duhej futbollistėve tė Shkumbinit, e kjo u pa mjaft mirė nė fushė. Nėse do tė analizojmė minutat kur rezultati ishtė 0 0, sepse pas golit peqinasit dolėn nga loja, Shkumbini i djeshėm ishte larg takimeve me Flamurtarin, Elbasanin e Vllazninė nė shumė drejtime, ku mė kryesore ishte mungesa e shpirtit tė garės. Portieri Shehi pak u vu nė provė nga sulmuesit e Shkumbinit, sepse munguan veprimet e shpejta nga krahėt dhe krosimet nga fundorja. Fakt ėshtė qė Shkumbini pati mė tepėr epėrsi nė terren, duke luajtur nė gjysmėfushėn e Partizanit, por kjo ishte e pamjaftueshme. Shkumbini e mori lehtė kėtė takim, duke bėrė gabime tė shumta nė pasime, saqė shpesh i dhurohej topi kundėrshtarit. Shkumbini e pati tė vėshtirė tė dalė nė lojėn e vet dhe meritė pėr kėtė ka pa dyshim edhe ekipi i Bajkos, i cili luajti mė i tėrhequr, duke qenė tepėr i saktė nė veprimet e veta. Partizani u pėrpoq tė luajė me kundėrshtarin me taktikė dhe ia arriti qėllimit. Leandro, Xhunior e sidomos Muzaka nė njė ditė tė mirė, nėn drejtimin e Bylykbashit, ishin shqetėsim i vazhdueshėm pėr mbrojtjen e Shkumbinit, duke e gjetur shpesh nė befasi. Reparti i sulmit me Bubeqin dhe Sefėn pak u ndien, sepse ata luajtėn tė shkėputur nga njėri tjetri dhe nga reparti i mesfushės. Tė metat e lojės sė Shkumbinit do tė dilnin nė pah mė mirė pas pėsimit tė golit tė parė. Ky gol i diskutueshėm ndikoi shumė nė psikologjinė e Shkumbinit. Pėr mė tepėr, zėvendėsimet nė pjesėn e dytė nuk sollėn asgjė tė re, pėrveēse thelluan rezultatin me golin e dytė, me autor Leandron. Rezultati nė favor i dha mundėsi Bajkos tė largojė Muzakėn e Xhuniorin nga fusha, duke aktivizuar El.Bakajn e Babamustėn, nė njė moment kur kundėrshtari kishte humbur shumė terren. Nga dėshira pėr tė shėnuar, futbollistėt vendės gabonin e kjo ua bėnte mė tė lehtė mbrojtėsve tė Partizanit ndėrprerjen e sulmeve tė tyre. Tė kuqtė, me pasime tė shpejta e tė sakta, nisnin kundėrsulme tė njėpasnjėshme e nė kėto minuta janė pranė golit tė tretė dhe vetėm shtylla e shpėton Shkumbinin. Humbja duhet t'u shėrbejė peqinasve si njė mėsim, pėr t'u rikthyer shumė shpejt qė nė ndeshjen e radhės te loja e vet karakteristike, sepse mė shumė se rezultati, dje Shkumbini zhgėnjeu me paraqitjen qė bėri, duke qenė larg traditės. Nga ana e skuadrės peqinase ka pasur kontestime pėr gjykimin e kryesorit Lulaj nė dy rastet e golave dhe nė momente tė veēanta pranė zonės sė Partizanit. Gjithsesi, me apo pa fajin e gjyqtarit, Shkumbini humbi tri pikė nė shtėpinė e tij.

    Deklarojnė
    Vasil Bici, trajner i Shkumbinit
    : "Ishte njė ndeshje e barabartė deri nė pėsimin e golit tė parė. Me kalimin nė avantazh, Partizani shfrytėzoi mirė dobėsitė e skuadrės sonė, qė kaloi nė nervozizėm. Kishim pretendime nė lidhje me golin e parė, qė ishte goli i kthesės nė kėtė ndeshje e qė i dha lojės rrjedhė tjetėr. Pretendoj se nė rastin e golit njė futbollist mik i kishte zėnė rrezen portierit Llani. Mė pas skuadra u shpėrbė, duke luajtur me pasime tė gjata. Atyre u dukej e pabesueshme qė Partizani mė nė fund po fitonte nė Peqin. Ekipi ynė pėr vetė kushtet qė ka nuk mund tė luajė me ballė tė gjerė me skuadrat e mėdha, por duhet tė mbahemi mirė pėr tė goditur kundėrshtarin."
    Neptun Bajko, trajner i Partizanit, nuk i prononcua.

    "Tė veēanta"
    - Shkumbini dje ndryshoi pankinėn, duke preferuar atė tė miqve, por ky nuk qe shans i mirė pėr tė marrė rezultat pozitiv.
    - Futbollistėt peqinas nė ndeshjen me Partizanin pėruruan uniformat e reja karakteristike bardhekaltėr.
    - Nė mungesė tė protokollit, qė dje nuk u paraqit nga gjyqtari i katėrt, gazetarėt e patėn tė vėshtirė tė plotėsonin formacionet. Nė ndihmė u erdhėn futbollistėt e dy ekipeve. Nga Partizani ndihmoi Olivera, braziliani qė luajti pėr Shkumbinin sezonin e kaluar.
    - Braziliani Leandro brenda njė muaji luan dy herė rresht nė Peqin, madje kėtė radhė arrin edhe tė shėnojė.
    - Veē drejtuesve tė dy ekipeve, ishin tė pranishėm edhe H.Hitaj, shefi i garave, dhe S.Hyka, anėtar i komitetit ekzekutiv.

    Ali Hallulli
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 16-10-2006 mė 08:20

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kampionėt verdheblu arritėn tė mposhtin dinamovitėt falė autogolit tė kroatit Kastel 15-10-2006

    Elbasani merr fitoren e kthesės sė madhe

    Elbasani - Dinamo 1-0

    Shėnues: Kastel (autogol) 60'
    Elbasani: Kotorri, Sina, Osmani, Leci, Kasollja, Kuēi (Merxha 65'), Kaēi, Abdulla, Dalipi (Mehmetaj 85'), Stojku, Ēapja.
    Trajner: Luan Deliu
    Dinamo: Lika, Vinēetiē, Xhafa, Ahmataj, Jupi, Gudjabi, Poēi (Ferraj 72), Deliallisi (Ēaushaj 45'), Diop, Qorri, Kastel.
    Trajner: Faruk Sejdini
    Gjyqtarė: T.Latifi, P.Goxho, R.Zhuli (Gjirokastėr)
    Kartonė tė verdhė: Osmani, Leci, Dalipi, Kastel, Poci, Xhafa, Diop.
    Karton i kuq: Vinēetiē

    "Radiografia"
    4'- Provon Abdulla nga distanca, por Lika pret nė dy kohė.
    10'- Sulmuesi senegalez i Dinamos, Gudjabi, gjuan nga jashtė zone dhe largon Kasollja.
    18'- Pėrsėri sulmojnė dinamovitėt dhe Qorri, nė njė kundėrsulm tė shpejtė, shmang njė mbrojtės, gjuan, por jashtė kuadratit tė portės.
    24'- Stojku tenton tė godasė portėn e Likės, por topi pėrfundon jashtė.
    32'- Gudjabi kėrkon tė depėrtojė nė zonėn e verdhebluve pas njė topi tė marrė nga Jupi, por vonon nė pasim.
    39'- Ėshtė radha e Kaēit, i cilin gjuan, por pret Lika.
    44'- Kuēi kalon dy kundėrshtarė, godet, por topi shkon nė qėndrore dhe pret portieri Lika.
    52'- Provon Jupi nga njė goditje dėnimi, por topi pėrfundon mbi traun e portės.
    59'- Kaēi kombinon me Abdullain dhe ky i fundit gjuan ngjitur me shtyllėn pingule tė portės dinamovite, por jashtė.
    60'- Aksion i nisur nga Tefik Osmani pėr Kaēin, i cili gjuan, topi devijohet nga Kastel dhe pėrfundon nė rrjetė. 1 0 pėr Elbasanin.
    66'- Provon Qorri me njė mundėsi tepėr tė pastėr, por ēuditėrisht topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule.
    71'- Ahmataj gjuan jashtė zone, por pret Kotorri nė dy kohė.
    81'- Godet Ēapja nga distanca dhe Lika pret i sigurt.
    89'- Ėshtė pėrsėri Elbasani qė sulmon, gjuan Kaēi, por topi pėrfundon jashtė.


    Komenti
    Elbasani buzėqesh dhe ngjitet nė klasifikim pas tri pikėve tepėr tė ēmueshme tė marra dje ndaj Dinamos. Pėr kampionėt e drejtuar nga Deliu, sfida ndaj bluve ishte tepėr pozitive, ndonėse puna qė duhet tė bėjnė djemtė verdheblu do tė jetė mė e vėshtirė nė javėt nė vijim. Gjithsesi, fanellat e bardha i kanė sjellė fat ekipit elbasanas, i cili ėshtė futur nė fushė vetėm me mendimin pėr tė mos dalė pa tri pikėt e shumėpritura. Qė nė minutat e para vendėsit kėrkojnė golin, por janė tė paorganizuar nė fushėn e lojės dhe pėrballė kanė njė kundėrshtar me shumė kualitete brenda si Dinamo e Jupit. Gjithsesi, pjesa e parė do tė zhvillohej mė tepėr nė mesfushė me shumė pak raste nga tė dy ekipet, pėr tė mos thėnė se rastet e pjesės sė parė ishin me pikatore. Deliu mundohet tė udhėzojė tė tijėt qė tė hidhen mė nė sulm, ndėrsa nga ana tjetėr miqtė tė drejtuar nga Sejdini pėrdornin kundėrsulmin me anė tė Gudjabit, i cili ishte larg erės sė golit nė takimin e djeshėm. Pas 45 minutave tė para, tė mbyllura nė barazim nė aksin e dytė tė lojės tė dyja ekipet paraqesin njė tjetėr tablo. Vendėsit duken mė kėrkues pėr tė shėnuar, por edhe Dinamo nuk qėndron pas. Jupi, Qorri dhe i sapofuturi Ēaushaj vėnė shpesh nė tension mbrojtjen verdheblu, e cila duhet theksuar se ishte nė lartėsinė e duhur deri nė fundin e takimit. Por, kur Dinamo po reagonte mirė me anė tė sulmeve tė shpeshta, vjen edhe reagimi i kampionėve, tė cilėt falė njė aksioni me pak pretendime tė Osmanit pėr Kaēin shėnojnė golin e parė dhe tė fitores, tė ndihmuar nga mbrojtėsi Kastel, i cili e devijon topin nė rrjetė, duke shėnuar autogol nė portėn e tij nė minutėn e 60-tė takimit. Pas kėtij goli Dinamo e ka tė vėshtirė tė reagojė dhe frenat e lojės nė dorė i marrin kampionėt e drejtuar nga Deliu, tė cilėt krijuan disa raste tė pastra shėnimi, por ēuditėrisht pėrpara portierit Lika nuk arrinin tė gjenin rrugėn e rrjetės. Nė fund, Elbasani iu kėnaq tri pikėve tepėr tė domosdoshme, por duhet theksuar se nė ndryshim nga takimet e tjera, kampionėt treguan nė tapetin e blertė njė shpirt gare tepėr tė lartė dhe mbi tė gjitha njė pėrgatitje fizike nė lartėsinė e duhur, ku spikati nė veēanti afrikani Abdulla, i cili ėshtė edhe me agjėrim. Pas kėsaj fitoreje nė kampin verdheblu ka nisur tė mendohet pėr takimin e sė mėrkurės nė transfertė me Partizanin, njė pėrballje qė do tė ndezė sėrish "brirėt" e kėsaj jave.


    Thanė pas ndeshjes:
    Luan Deliu, trajner i Elbasanit:
    "Ishte njė fitore tepėr e domosdoshme si nga ana morale ashtu edhe nga ajo psikologjike. Dua tė falėnderoj futbollistėt pėr fitoren qė e merituam, ndonėse kemi ende punė pėr tė bėrė. Unė e kam thėnė dhe herė tė tjera qė Elbasani ka njė ekip me futbollist tė rinj, tė cilėt po pėrmirėsohen nga ndeshja nė ndeshje. Sot falėnderoj publikun qė na mbėshteti, pasi kemi nevojė pėr tė. E ftoj qė tė na qėndrojė pranė edhe nė takimet e ardhshme. Pėr sa i pėrket takimit tė sė mėrkurės me Partizanin, mund tė them se, me pėrjashtim tė Tiranės, tė gjitha ekipet e superiores janė njėsoj, kėshtu qė nuk mė ēudit fitorja e Partizanit nė Peqin, pasi edhe ne mund tė bėjmė tė njėjtėn gjė tė mėrkurėn ndaj tyre."
    Faruk Sejdini, trajner i Dinamos:
    "Ndeshja do tė ishte mė e drejtė po tė kishte pėrfunduar nė barazim. U ndėshkuam nė momentin mė tė mirė, por ky ėshtė futbolli. Gjithsesi, kam rezervat e mia pėr gjykimin, pasi na ndėshkoi shumė. Gjyqtari qė nė fillim na ndėshkoi me tre kartonė tė verdhė dhe mė pas me karton tė kuq tė Vinēetiēit. Nėse nuk do tė kishin ndodhur kėto, mund tė kishim marrė mė shumė. Gjithsesi, Dinamo ka ende punė pėr tė bėrė. Do tė shohim pėrpara pėr t'u kthyer rezultateve pozitive."

    Tė veēanta:
    - Pėr herė tė parė, nė tribunėn e "Ruzhdi Bizhutės" mungonte presidenti Laze dhe drejtori teknik, Artin Kovaēi, tė cilėt ende nuk janė kthyer nga Holanda. Ndėrkohė, si gjithmonė, nuk ka munguar kryetari i bashkisė, Ardian Turku.
    - Pėr herė tė parė, ekipi kampion i Elbasanit ka zbritur nė fushė me fanella tė bardha, duke sjellė dhe njė reagim nga tifozeria e zjarrtė verdheblu.
    - Nė tribunėn "VIP" ishte dhe njė menaxher nga Kuvajti, i cili pasi ka folur me trajnerin Deliu, i ka premtuar kėtij tė fundit sjelljen pėr testim tė 10 futbollistėve tė huaj, kryesisht afrikanė, tė cilėt janė mė lart si cilėsi nė krahasim me futbollistėt e deritanishėm qė luajnė nė kampionatin shqiptar. Mėsohet se kėto ditė tė 10 futbollistėt do tė zbresin nė stėrvitje me kampionėt, ndonėse mė parė duhet tė testohen nga trajneri Deliu.

    Fatmir Popja
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 16-10-2006 mė 08:19

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Vlonjatėve u ka mjaftuar vetėm njė gol pėr tė thyer ecurinė negative dhe tashmė shohin para 15-10-2006

    Flamurtari, autokritika vjen me Luftėtarin

    Flamurtari - Luftėtari 1 - 0

    Shėnues: Delain 49'

    Flamurtari: Dine, Driza, Delain, Sakaj, Begaj, Guga, Arifaj (Strati 46'), Roxher, Nenaj, Sisoko (Kuqi 75'), Bokotola (Guna 81'). Trajner: E.Memushi.
    Luftėtari: Toēi, Dibra, Shameti, Novi, Hasalla, Gaxhaj (Braho 52'), Muēo, Shenaj (Stoja 67'), Kaēi (Bejollari 46'), Stafa, Nora. Trajner: I.Spahiu.
    Gjyqtarė: S.Velēani (Patos), V.Guranjaku (Elbasan), F.Elezi (Durrės)
    Kartonė tė verdhė: Bokotola, Sakaj, Novi, Shameti, Begaj, Guga

    "Radiografia"
    17' Kros nga e majta pėr Nenajn, i cili godet dobėt me kokė nga afėr.
    20' Sisoko godet fuqishėm njė goditje dėnimi nga 25 metra, topi "qeth" shtyllėn traversale.
    27' Arifaj, nė njė tjetėr tentativė goditje nga distanca, nuk ka gjetur kuadratin e Toēit.
    36' Gabim foshnjarak i portierit gjirokastrit Toēi, i cili i pashqetėsuar nga miqtė, pėrplas topin nė kurrizin e Roxherit, duke rrezikuar seriozisht pėsimin e golit.
    45' Begaj fut njė kros rrafsh me tokėn, ku topi pasi kalon nėpėr shumė kėmbė, nuk gjen futbollistin e duhur pėr ta shtyrė nė rrjetė.
    49' Delain vallėzon nė zonėn gjirokastrite dhe konkretizon me gol, duke shėnuar rrafsh me tokėn. 1-0 pėr Flamurtarin.
    52' Sisoko, nė njė rast identik me atė tė Delain godet bukur, por Toēi i thotė "jo" me njė zhytje spektakolare.
    60' Sisoko nuk shfrytėzon siē duhet njė pas tė Begajt, teksa vonon nė gjuajtje, duke i dhėnė mundėsi Hasallės tė ndėrhyjė.
    62' "Predhė" e Sisokos, por topi trondit trekėndėshin ku bashkohen dy shtyllat, duke i mohuar njė eurogol futbollistit tė Flamurtarit.
    70' Braho shėrben pėr Norėn, por Dine i thotė "jo" Norės, i cili mund tė kishte shėnuar.
    72' Braho shėrben bukur pėr Bejollarin, i cili nuk koordinon siē duhet kėrcimin e tij pėr tė goditur me kokė 2 metra larg portės.
    75' Mė nė fund shfaqet edhe Nora, i cili me njė gjuajtje spektakolare nė gjysmė lartėsi detyron Dinen tė bėjė njė pritje spektakolare.
    78' Novi godet fuqishėm, por devijon Bokotola, duke evidentuar njė gol tė sigurt.
    86' Portieri gjirokastrit Toēi, nė njė duel shpejtėsie me vlonjatin Strati, tregohet mė i shpejtė, duke e zotėruar topin brenda zonės sė tij.
    90' Pėrsėri Strati i ndodhur i lirė pėrballė Toēit humbet rastin mė tė mirė pėr tė dyfishuar rezultatin, duke goditur jashtė kuadratit.

    Komenti
    Vlonjatėt e trajnerit tė ri Eqerem Memushi kanė arritur tė marrin njė tripikėsh tė artė nė tė ashtuquajturėn ndeshje shtėpie, qė pas pezullimit tė fushės sė tyre janė detyruar tė luajnė nė tapetin mjaft komod tė "Roza Haxhiut". Tifozėria e paktė nė numėr e ardhur nga dy qytetet jugore priste njė ndeshje tė bukur nga ekipet e tyre, tė cilėn do ta lejonte tė zhvillohej nė kushte tė barabarta vetė fusha asnjanėse e Lushnjės. Por njė gjė e tillė ka ndodhur vetėm nė pjesėn e dytė tė lojės. Themi kėshtu, pasi pjesa e parė e kėtij takimi ka qenė nė pėrgjithėsi nėn nivelin mesatar, gjė tė cilėn e vėrteton mė sė miri edhe numri i paktė i rasteve tė krijuara nė tė dy portat. Ekipet e kanė nisur takimin me njė mungesė dėshire pėr tė ngacmuar nė veprimet sulmuese, teksa pasimet e shumta nė mesfushė e bėnė mė shumė tė mėrzitshme kėtė pjesė tė parė pėr tė pranishmit e pakėt qė kishin mbushur vetėm tribunėn qendrore tė "Roza Haxhiut". I vetmi rast pėr t'u fiksuar nė kėtė 45-minutėsh tė parė ishte pėr vlonjatėt, kur portieri Toēi pėr pak sa nuk i dhuron njė gol pa djersė kundėrshtarit, teksa pėrplas njė top te Roxher, i cili pėr pak sa nuk pėrfundon nė rrjetė. Pjesa e dytė, ndryshe nga e para, nis mė agresive, ku vėrtetoi se vėrejtjet e dhėna nė dhomat e zhveshjes nga trajnerėt respektivė tė dy ekipeve kishin dhėnė ndikimin e duhur te futbollistėt e tė dy kampeve. Dhe janė futbollistėt e Flamurtarit ata qė marrin frenat e lojės nė dorė, kur shfaqen rrezikshėm nė portėn gjirokastrite me sulme tė filtruara bukur me protagonistė kryesorė Sisokon dhe Sasha Delainin. Dhe nė njėrin prej kėtyre sulmeve ky i fundit, pasi ka marrė njė top brenda zonės sė bluzinjve, vallėzon nė njė triblim fantastik, duke finalizuar me njė gjuajtje rrafsh me tokėn, pėr tė fiksuar avantazhin e shumėpritur nga vlonjatėt. Goli i Delainit ka shokuar disi formacionin e Spahiut, teksa nuk gjejnė forcėn pėr t'u kundėrpėrgjigjur, tė paktėn deri nė minutėn e 70 tė, kur mė nė fund regjistrohet edhe rasti i parė serioz nė portėn vlonjate. Qė pas kėtij momenti, loja zhvendoset dalėngadalė nė portėn e Flamurtarit, kur gjirokastritėt krijojnė raste tė tjera, por pa rrezikshmėrinė e duhur, ndėrkohė qė dėshira pėr tė barazuar u krijon atyre tė ēara nė prapavijė, tė cilat nuk u shfrytėzuan siē duhet nga Sisoko dhe Strati pėr vlonjatėt. Ky i fundit humbet njė rast ideal pak sekonda pėrpara se gjyqtari Velēani tė sinjalizojė pėrfundimin e kėtij takimi, i cili ngeli i fiksuar me avantazhin e golit tė Delainit pėr Flamurtarin qė nė minutėn e 49-tė. Me kėtė fitore, Flamurtari mė nė fund arrin t'i rikthehet fitores sė munguar, duke kaluar jo pa vėshtirėsi kėtė ndeshje shtėpie, me synimin pėr t'iu larguar sa mė shpejt fundtabelės, ndėrkohė qė gjirokastritėve, tė cilėt nuk paraqitėn asnjė vlerė nė kėtė 90-minutėsh, nuk u ngelet gjė tjetėr, veēse tė korrigjojnė sa mė shumė qė tė jetė e mundur nė ndeshjen pasardhėse tė shtėpisė.

    Deklarojnė:
    Eqerem Memushi, trajner i Flamurtarit: "Jam i kėnaqur pėr fitoren dhe falėnderoj tė gjithė djemtė pėr atė qė dhanė nė fushė. Ajo qė ishte mė kryesore pėr ne konsistoi nė faktin qė djemtė hynė nė fushė me mentalitet fituesi. Kjo fitore do tė jetė njė hapje rruge pėr fitore tė tjera. Reagimi erdhi, tani na duhet tė vazhdojmė nė kėtė rrugė."
    Ilir Spahiu, trajner i Luftėtarit: "Mendoj se ndeshja pati dy tablo, ku nė pjesėn e parė ne luajtėm tė tėrhequr, duke e pritur kundėrshtarin nė gjysmėfushėn tonė, ndėrsa nė pjesėn e dytė, pas shėnimit tė golit, u hodhėn tė gjithė nė sulm. Vuajtėm shumė nga dy mungesa mjaft tė rėndėsishme nė formacion. Pas shėnimit tė golit Flamurtarit, ata u mbyllėn tėrėsisht nė zonėn e tyre, duke na e vėshtirėsuar punėn pėr krijimin e rasteve dhe nxjerrjen e golit."

    Sporti Shqiptar

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    me ate ngjarjen ne peqin une mendoj se ato duhen denuar rende
    sepse nuk mund te luhet me ashtu
    me gjithe respektin qe kam per ta.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Jam shume mosbesues ne komisionet disiplinore te federates. Pasi me denimet e tyre perhere e kane "ledhatuar" fushen e Peqinit e cila eshte gjithmone ne cdo ndeshje problematike. Duhet theksuar se futbolli i luajtur ne fushe ishte shume i paster. Nuk eshte marre as edhe nje karton. Problemi i Peqinasve eshte tifozeria e pabindur pasi kane nje skuader te mire kete vit. Tifozeria mund te coje edhe ne zbritjen e Peqinasve nje kategori me poshte.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ngarkesat psikologjike nuk lejuan tė zhvillohej ai nivel loje qė pritej tė bėhej nė Kavajė 15-10-2006

    Besa-Teuta, barazimi qė kėnaqi durrsakėt

    Besa - Teuta 1-1

    Shėnues: Xhafaj 20', Xhihani 54'

    Besa: Mustafa, Dragusha, Kraja, Belisha, Krasniqi, Bajgora (Abanda 37'), Veliaj (Nana 62') Arapi, Binagolo (Hoxha 82'), Xhihani, Elokan. Trajner: P.Daiu.
    Teuta: Osmani, Vrapi, Duro, Kapaj (Kote 66'), Tetova, Devolli, Buna, Idrizoviē (Gjondeda 55'), Hodo, Kuli (Gega 90'), Xhafaj. Trajner: S.Starova.
    Gjyqtarė: S.Jareci (Tiranė), A.Molla (Laē), A.Guēe (Lushnjė)
    Kartonė tė verdhė: Buna, Dragusha, Kuli, Kraja, Binagol, Belisha
    Karton i kuq: Xhihani

    "Radiografia"
    1'- Xhihani depėrton nė zonė, shmang njė mbrojtės, shmang edhe portierin dhe nė finalizim gjuan dobėt dhe i jep mundėsi njė mbrojtėsi ta largojė topin jashtė fushe.
    2'- Sulmuesi kavajas i Teutės, Bekim Kuli, realizon njė goditje tė shkėlqyer me kokė dhe Mustafa ėshtė i detyruar qė me vėshtirėsi tė grushtojė nė goditje kėndi sipėr traversės.
    5'- Xhihani godet nga distanca, pret me vėshtirėsi portieri mik.
    14'- Devolli brenda zonės ka kėrkuar tė befasojė me njė harkore portierin Mustafa, por topi ka qethur vetėm traversėn.
    17'- Veliaj ka ekzekutuar mjeshtėrisht njė goditje dėnimi dhe Osmani ka qenė i detyruar tė largojė topin ngjitur me shtyllėn pingule jashtė.
    20'- Aksion nga e majta i Xhafės, i cili sapo i afrohet zonės sė rrepėsisė, godet mjeshtėrisht nė krahun e kundėrt me njė diagonale dhe shėnon pėr miqtė durrsakė. 0-1 pėr Teutėn.
    35'- Xhafaj nė dylyftim me qendėrmbrojtėsin Dragusha arrin nė godasė, por dobėt edhe pėr shkak tė mbulimit tė mbrojtėsit.
    54'- Parid Xhihani i ėshtė vjedhur qendėrmbrojtėsit durrsak dhe pėrballė portierit Osmani gjuan dhe mposht edhe atė, duke barazuar takimin nė 1-1.
    60'- Hodo ka kėrcyer mė shumė se tė tjerėt me kokė nė zonė, ka gjuajtur dhe Mustafa nuk ka pasur zgjidhje tjetėr, veēse ta shtyjė topin nė korne sipėr traversės.
    73'- Vrapi ka pėrfituar nga njė hutim i mbrojtjes vendėse dhe ka goditur, por jo saktė.
    80'- Devolli lėshon njė gjuajtje tė fortė jashtė zone, por gabon shėnjestrėn.
    84'- Bekim Kuli ka realizuar njė goditje mjeshtėrore me kokė dhe vetėm zgjatja e Mustafės e kalon topin mbi traversė dhe eviton golin.
    87'- Goditje dėnimi pėr Besėn, qė ekzekutohet nga Belisha dhe njė mbrojtės durrsak me kokė pėr pak shėnon autogol.

    Komenti
    Eshtė pritur me mjaft interesim takimi midis dy rivaleve tė vjetra, Besės e Teutės. Pėr ta ndjekur atė madje nuk munguan as mjaft specialistė tė njohur. Po sa e justifikoi kėtė interesim vetė ndeshja? Qė nė fillim duhet pranuar se takimi nuk mundi dot tė shpaloste ato vlera qė kėto ekipe i kishin shfaqur nė takimet e mėparshme. Njė Besė e cila e filloi takimin mjaft e ngarkuar psikologjikisht dhe kjo vėrehej nga gabimet e shpeshta nė pasim tė vendėsve. Kjo mėnyrė loje e la Besėn larg portės dhe zonės sė rreptėsisė sė miqve. Dėshira e madhe pėr ta fituar kėtė takim duket ndikoi jo pak edhe nė realizimin e detyrave taktike nga futbollistėt. Kur jemi te detyrat taktike, trajneri Daiu kishte zbritur nė fushė nė formacion kosovarin shtatlartė Bajgora dhe shkodranin Belisha e kishte spostuar nė krahun e majtė tė mbrotjes, duke dashur tė frenojė depėrtimet nga krahės tė Xhafajt, apo Mancakut. Ky i fundit nuk zbriti nė fushė, madje nuk ishte as nė stolin e durrsakėve dhe nė vend tė tij ishte preferuar kavajasi Kuli. Kur ishim duke folur pėr lojėn e Besės nė kėtė pjesė tė parė, vlen tė theksohet se loja e saj ishte njė lojė ku reparti i sulmit dhe mesfushės ishin disi tė shkėputura. E rreshtuar me pesė mefushorė, pėr ēudi, nuk pamė ndonjė inkursion nga krahėt tė kėtyre mesfushorėve, me pėrjashtim tė dy, apo tre tentativave tė Arapit tė pasuksesshme. Ndėrsa miqtė durrsakė, nėse nė fillim nuk realizuan me Kulin pas asaj goditjeje tė shkėlqyer me kokė, kėtė e bėri i pėrhershmi Daniel Xhafaj. Pa mohuar meritat nė ekzekutimin mjeshtėror tė goditjes, duhet fajėsuar mbrojtja e Besės, e cila e vendosur nė vijė tė drejtė nuk e mbuloi sulmuesin durrsak, duke i ditur vlerat e tij. Nė kėtė pjesė, miqtė nga Durrėsi, pasi arritėn tė shėnojnė, duket se mė shumė kėrkuan tė mbajnė kėtė gol, sesa tė sulmojnė pėr ta thelluar rezultatin. Kėtu duhen veēuar disa pėrpjekje tė Bekim Kulit, i cili ishte njė shqetėsim permanent pėr mbrojtjen e Besės, por i pambėshtetur nga shokėt e tij. Thėnė mė qartė, kjo pjesė nuk u ngjit nė nivelin mesatar tė kampionatit dhe diferenca midis dy ekipeve ishte vetėm goli.
    Pjesa e dytė solli njė Besė mė tė qartė taktike. Njė ekip me mė shumė dėshirė e ambicie, e cila u shpėrblye qė nė 10 minutat e para, falė edhe aftėsive tė Parid Xhihanit. Nė kėtė pjesė vendėsit iu afruan mė shumė golit, por u mungoi konkludimi nė rastet e krijuara. Ndryshe nga takimet e tjera, disa futbollistė titullarė te Besa nuk dhanė maksimumin e tyre dhe kjo e detyroi Daiun tė ndėrronte emra tė tillė, si Veliaj, apo Binagolo. Sikur tė mos mjaftonte kjo, Besa luajti 15 minutat e fundit me 10 futbollistė pas daljes me karton tė kuq tė autorit tė golit, Xhihanit, njė karton qė nuk u kuptua nga publiku i pranishėm nė stadium. Te Besa vlen tė pėrgėzohet pėrmirėsimi i lojės sė Krasniqit dhe disa pritje mjaft tė mira tė Mustafės. Durrsakėt morėn njė barazim me mjaft vlera, por loja e tyre nuk bindi dhe ndoshta tė krijohej bindja se njė mungesė e Xhafės do t'ia vėshtirėsonte mjaft kėtij ekipi shkuarjen te goli. Qenien nė formacionin e parė te miqtė duket se e justifikoi mjaft mirė kavajasi Bekim Kuli.
    Si konkluzion i kėtij takimi, mund tė themi se barazimi ishte rezultati mė i drejtė pėr atė ēfarė ekipet dhanė nė fushėn e lojės. Pas kėtij rezultati, mė i fituar doli ekipi mik i Teutės, ndėrsa Besa tregoi se kėrkon ende punė nga trajneri Daiu pėr tė pasur atė rezultat e lojė qė pritej prej saj.


    Deklarojnė:
    Pėrparim Daiu, trajner i Besės: "Njė pjesė e parė ku futbollistėt nuk treguan vlerat e tyre edhe pėr shkak tė ngarkesave psikologjike qė mbart njė derbi. Ndryshe pjesa e dytė, ku ekipi ndryshoi fytyrė dhe jo vetėm barazoi, por kishte shanse pėr fitore. Kėtu mos harroni se u ndėshkuam, kur 15 minuat e fundit u detyruam t'i luanim me 10 futbollistė. Pėr mua, me rrjedhėn e lojės, barazimi ishte rezultati mė i drejtė."
    Sulejman Starova, trajner i Teutės: "Zhvilluam njė lojė tė mirė. Kishim pėrballė njė ekip mjaft tė fortė dhe arritėm jo vetėm ta pėrballonim, por edhe tė kalonim nė avantazh tė parėt. Besa na goditi psikologjikisht me atė gol tė shpejtė tė pjesės sė dytė, megjithatė ne i kishim mundėsitė edhe ta fitonim takimin. Pas golit tė pėsuar, pėrsėri luajtėm mė mirė se Besa. Njė fitore do tė na kishte vlejtur shumė pėr tė ardhmen tonė."

    Feriz Ferizaj
    Sporti Shqiptar

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Bardheblutė mundin me vėshtirėsi 3-1 Apoloninė, falė golave tė Patushit, Sinanit dhe Salihit 15-10-2006

    Tirana, ankth deri nė fund pėr tri pikė

    Tirana - Apolonia 3-1
    Tirana: Nallbani, Allmuēa, Penja, Pisha, Abraham, Fish, Bulku, Patushi (Bakalli 70'), Merkoēi (Duro 70'), Pema (Sinani 46'), Salihi. Trajner: M. Josa.
    Apolonia: Miēo, Kote, Bega, Meto, Kule, Da Silva (Demiraj 46'), Rosha, Dos Santos (Hyso 70'), Zheraldinjo, Mema (Rushani 55'), Plaku. Trajner: Dh. Papuēiu.
    Shėnues: Patushi 7', Sinani 79', Salihi 83', Plaku 38'.
    Gjyqtarė: Sh. Guēe (Lushnjė), E.Miho (Durrės), E. Biēaku (Tiranė).
    Karton i verdhė: Bega.

    "Radiografia"
    7'- Patushi, me njė tė majtė potente jashtė zone, gjen golin e parė tė takimit dhe gjithashtu befason fierakėt. 1-0 pėr Tiranėn.
    17'- Bulku kroson nga njė goditje kėndi, Pema me kokė devijon topin, por nuk ėshtė i saktė pėr tė gjetur portėn.
    26'- Salihi lirohet mirė brenda zonės, nuk godet, por pason pėr Bulkun, i cili me njė tė djathtė potente e pėrplas topin nė trupin e Metos.
    29'- Zheraldinjo kroson nė zonė pėr Memėn, por korēari e ka tė pamundur tė devijojė "sferėn" nė kuadrat.
    33'- Merkoēi kėrkon Salihin me njė gjuajtje nė formė krosi, por shkodrani ėshtė larg aksionit.
    38'- Pas njė goditjeje dėnimi me shumė pasime, fierakėt me anė tė Plakut gjejnė golin e barazimit, ku i pambuluar nė zonė, sulmuesi i Apolonisė e ēon topin nė kėndin mė tė prirėt tė portės sė mbrojtur nga Nallbani. 1-1.
    43'- Miqtė marrin zemėr dhe pėr pak nuk e ndėshkojnė Tiranėn me golin e dytė, ku Mema me kokė e devijon topin ngjitur me shtyllėn.
    48'- Bulku kėrkon tė gjejė golin me njė gjuajtje nga distanca, por topi devijohet aq sa pėr tė prekur vetėm rrjetėn e jashtme.
    51'- Zheraldinjo shpėton portėn e tij nga njė gol mė se i sigurt, kur largon topin mbi vijėn fatale, pas gjuajtjes sė Salihit.
    54'- Dos Santos shpėrthen brenda zonės, por nė ēastin e gjuajtjes bllokohet nga Penja, duke humbur kėshtu njė mundėsi goli. Drejtuesit fierakė nė tė njėjtėn kohė pretendojnė pėr penallti.
    59'- Bulku kroson nga njė goditje kėndi, Penja me kokė devijon drejt portės, por mbrojtja fierake ėshtė nė gatishmėri tė plotė.
    62'- Plaku gjen mundėsinė pėr tė goditur drejt portės, por pret Nallbani.
    69'- Kundėrpėrgjigjet Merkoēi me tė brendshmen e kėmbės sė djathtė, por Miēo i thotė "jo" golit.
    73'- Duro depėrton nga e djathta, kroson pėr Sinanin, por portieri mik mbyll aksionin e bardhebluve.
    76'- Penja lė mbrojtjen pėr t'u hedhur nė sulm, por fiton vetėm njė goditje kėndi.
    79'- Duro ekzekuton saktė njė goditje dėnimi, Sinani i pambuluar shėnon golin e dytė dhe tė avantazhit pėr skuadrėn e tij. 2-1 pėr Tiranėn.
    83'- Kote del "huq" nė zonė, Salihi pėrfiton, ku pasi shmang edhe portierin, shėnon golin e tretė. 3-1 dhe kėtu mbyllet gjithēka.
    89'- Sinani, nė njė formė tė mirė, lėshon njė "predhė" drejt portės, por Miēo grushton.

    Komenti
    Tiranės iu desh qė tė vuante deri nė minutėn e 79-tė pėr tė gjetur golin e fitores pėrballė njė Apolonie me shumė brazilianė nė pėrbėrje. Ashtu siē e kishin menduar, bardheblutė nuk e patėn aspak tė lehtė pėr tė marrė tri pikėt e radhės nė kampionat, kur bėhej fjalė se pėrballė kishin njė kundėrshtar qė ishte nė vendin e fundit dhe s'do t'i lejonte tė bėnin lojėn e tyre. Me mungesėn e Mukės tė skualifikuar, Dedes sė dėmtuar, por edhe Duros sė bashku me Sinanin, qė kishin kohė larg fushave, trajneri Mirel Josa hodhi nė fushė njė formacion me shumė ndryshime. Kėshtu, pas dyshes sulmuese Salihi-Pema, u preferua Merkoēi, ndėrkohė nė qendėr tė mbrojtjes u vendos kolumbiani Penja. Pėr sa u takon fierakėve, pas dorėheqjes sė trajnerit rumun Silviu Dumitresku, vendin bosh e zuri njė emėr i njohur, si Dhimitėr Papuēiu. Ky i fundit preferoi tė hidhte nė fushė njė formacion me tipare mbrojtėse, ku tė vetmit qė mendonin pėr sulmin, ishin braziliani Dos Santos dhe Plaku. Ndeshja nis me gol qė nė fillim, ku ėshtė Saimir Patushi, i cili me njė tė majtė potente gjen cepin e djathtė tė portės sė mbrojtur nga Miēo. Pavarėsisht kėtij momenti tė keq, Apolonia nuk ndihet aspak inferiore nė fushė dhe pėr minuta tė tėra nė lojė arrin tė mbrohet mirė, ndėrkohė qė mendon edhe pėr kundėrsulmin. Goli i Plakut ishte rrjedhojė e njė aksioni me shumė pasime, qė nė fund u konkretizua me sukses. Me fillimin e pjesės sė dytė, trajneri Josa zėvendėson Pemėn me Sinanin dhe goli i avantazhit do tė vijė vetėm nė minutėn e 79-tė, ku shkodrani tregon se mbetet njė "ujk i vjetėr" i portave shqiptare. Kaq ka mjaftuar qė nėnkampionėt tė ēlirohen plotėsisht dhe pas katėr minutash tė gjejnė golin e qetėsisė me anė tė kryegolashėnuesit, Hamdi Salihit. Me kėtė fitore, Tirana ruan e vetme kryesimin pas javės sė gjashtė, ndėrkohė qė nuk ka shumė kohė pėr tė gėzuar, pasi tė mėrkurėn e pret njė transfertė delikate, siē ėshtė ajo me Teutėn nė stadiumin "Niko Dovana". Nė lidhje me Apoloninė, duhet thėnė se, pavarėsisht shifrave tė humbjes, tregoi se i ka mundėsitė pėr tė bėrė diēka tė mirė nė kėtė sezon, ku objektivi kryesor ėshtė mbijetesa nė superligė.


    Deklarojnė pas ndeshjes
    Mirel Josa, trajner i Tiranės:
    "Ishte njė fitore e mundimshme, qė na mbajti nė ankth deri nė minutat e fundit. E dinim vėshtirėsinė e ekipit tė Apolonisė, pasi kėrkonte me ēdo kusht pikė dhe fakti tregoi qė nė pjesėn e parė patėm probleme nė lojėn tonė. Nė pjesėn e dytė, me ndryshimet e kryera, u treguam mė shumė agresivė dhe si rrjedhojė gjetėm golin e Sinanit. Sigurisht, nė lojėn tonė ndikuan mungesat Mukės dhe Dedes, ndėrkohė qė jam i kėnaqur me rikthimet e Duros e Sinanit, tė cilėt vinin pas njė periudhe tė gjatė dėmtimesh."

    Dhimitėr Papuēiu, trajner i Apolonisė:
    "Pėrballė njė Tirane me shumė emra nė pėrbėrje, ishim tė ndėrgjegjshėm qė nuk mund tė bėnim ēudira, qoftė edhe duke marrė barazimin. Djemtė luajtėn mirė nė pjesėn e parė, ku edhe pse u ndėshkuam me njė gol qė nė fillim, gjetėm forca pėr tė barazuar. Nė minutat e fundit, kundėrshtari tregoi pėrgatitje mė tė lartė fizike, ēka bėri diferencėn nė marrjen e fitores. Pavarėsisht kėtyre rezultateve zhgėnjyese nė javėt e para, do tė vazhdojmė tė luftojmė deri nė fund pėr mbijetesėn nė superligė."



    Tė veēanta
    - Nė mungesė tė Devi Mukės, shiritin e kapitenit e mori portieri Blendi Nallbani.
    - Trajneri Mirel Josa preferoi ta linte pushim mbrojtėsin Nevil Dede, pasi u kthye i dėmtuar nga ekipi kombėtar.
    - Pėrpara fillimit tė takimit, tifozeria fierake hapi njė banderolė tė madhe nė shkallėt e tribunės pėrkarshi me mbishkrimin "Ultrasit fierakė".
    - Nė tribunėn "VIP" ishin tė pranishėm shumė drejtues dhe figura tė njohura, duke filluar me presidentin e FSHF-sė, Armando Duka, atė tė Tiranės, Bamir Topin, dhe gjithashtu tė Apolonisė, Koēo Kokėdhima.
    - Pas njė dėmtimi qė e mbajti larg fushave pėr 6 javė, dje Klodian Duro shėnoi rikthimin nė skuadėr, ku pėr 20 minutat e fundit tregoi njė nivel tė lartė loje.

    Aurel Celibashi
    Sporti Shqiptar

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Jam shume mosbesues ne komisionet disiplinore te federates. Pasi me denimet e tyre perhere e kane "ledhatuar" fushen e Peqinit e cila eshte gjithmone ne cdo ndeshje problematike. Duhet theksuar se futbolli i luajtur ne fushe ishte shume i paster. Nuk eshte marre as edhe nje karton. Problemi i Peqinasve eshte tifozeria e pabindur pasi kane nje skuader te mire kete vit. Tifozeria mund te coje edhe ne zbritjen e Peqinasve nje kategori me poshte.
    nuk mund te thuash se jane te pa fasjhem dhe drejtuesit e klubit peqinas
    sa per skuadren ato jane te gjithe djem te ri dhe te prespektives por do thoja se keshtu nuk ecet me
    te denohen dhe rende bile

Faqja 6 prej 104 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •