Close
Faqja 58 prej 104 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 1036
  1. #571

    Post Presidenti pėrgėnjeshtron thashethemet

    Prezenca e njėshit tė kuq nė klub gjatė gjithė kohės sė stėrvitjes sė skuadrės ėshtė interpretuar nė mėnyra tė ndryshme. Versioni mė i mundshėm, ka lidhje njė thashethemnajė qė ka nisur tė qarkullojė nė mjediset e klubit tė kuq, sipas tė cilės ka pasur ndonjė tentativė pėr tė blerė lojtarėt e Partizanit, duke e detyruar presidentin Xhani. Mirėpo Xhani nuk e pranon, ose mė mirė pėrjashton ēdo mundėsi pėr shitjen e lojtarėve tė tij dhe i hedh poshtė kėto zėra. "Kjo gjė nuk mund tė ndodhė, pasi tek Partizani nuk ka lojtarė matrapazė. Unė nuk shqetėsohem aspak nga kėto thashetheme, pasi i njoh me dhėmbė e dhėmballė tė gjithė futbollistėt e mi. Do ta shihni se Partizani do tė kualifikohet pėr nė turin tjetėr,"- ka deklaruar njėshi i tė kuqve.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #572

    Post Beqiri "humb" Vllazninė dhe Kastriotin

    Mbrojtėsi i djathtė i Partizanit, Ardit Beqiri, do tė jetė mungesa e rėndėsishme pėr Likėn nė takimin e kthimit tė kupės me Vllazninė. Beqiri e ka nisur dje stėrvitjen veēmas grupit dhe pasi ka bėrė disa xhiro rreth fushės e ka ndėrprerė vrapimin. Mė pas lojtari nė fjalė ėshtė nisur drejt klinikės. Sipas mjekut Rusi, i cili dje ėshtė marrė posaēėrisht me ekzaminimin e saktė tė dėmtimit tė kėtij futbollisti, do tė duhet disa ditė pėr riaftėsimin e plotė tė Beqirit, ēka do tė thotė se me Vllazninė ai nuk mund tė jetė i gatshėm pėr trajnerin. "Pėrfundimisht, Beqiri mbetet jashtė skuadrės pėr takimin e kupės me Vllazninė dhe pėr ndeshjen nė kampionat me Kastriotin. Dėmtimi nė pulpė nuk e lejon tė luajė tė paktėn nė kėto dy ndeshje,"- ka sqaruar Rusi.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #573

    Post Seiti: Luftėtari do menaxhimin e duhur

    Flet njė nga ish futbollistėt mė luftarakė tė ekipit gjirokastrit ndėr vite, Luan Seiti.


    Luftėtari nuk e pėrfundoi me sukses ndeshjen e fundit tė fazės sė dytė dhe tani e sheh veten i 10 ti nė fillim tė fazės sė tretė. Pėr disa probleme tė futbollit gjirokastrit flet njė prej legjendave tė tij, Luan Seiti, i cili e ndjek vazhdimisht Luftėtarin e sotėm, duke dhėnė konkluzionet e tij pėr mbarėvajtjen dhe shanset e kėtij ekipi pėr tė qėndruar nė superligė, mes ekipeve tė mira tė kampionatit shqiptar.
    Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Luftėtarin e dy fazave?
    Luftėtari u tregua i madh dhe agresiv vetėm nė fazėn e parė dhe vetėm nė fushėn e tij, ku i fitoi tė gjitha ndeshjet dhe pa pėsuar gol. Vėrtet diēka e rrallė. Nė ndeshjet jashtė fushe nė tėrėsi dhe nė ndeshjet e fazės sė dytė nė veēanti u tregua ekip pa fizionomi tė spikatur dhe nė kėtė mėnyrė doli si kandidat pėr rėnie nga kategoria. Pra, ka njė ecuri me dy fytyra dhe kontradiktore nė ndeshjet brenda jashtė dhe fazė e parė fazė e dytė, por tani duhet urgjentisht tė mobilizohet pėr fazėn e tretė, sepse rreziku ėshtė real dhe nga dy vendet e fundit ėshtė 7 pikė pėrpara.
    Nė 8 9 vitet e fundit nė Gjirokastėr kanė vėrshuar dhjetėra futbollistė jovendės, por pėrfundimet kanė qenė jo shumė pozitive. Pėrse, sipas jush?
    Vėrtet qė nė Gjirokastėr kanė ardhur shumė futbollistė gjatė kėsaj periudhe, disa madje me emėr, por drejtuesit vendės nuk kanė ditur t'i shfrytėzojnė aftėsitė dhe mundėsitė dhe ata, pa u lodhur, duke iu pėrshtatur thėnies "gjen shesh, bėn pėrshesh", kanė marrė paratė dhe janė larguar qetė qetė, duke e lėnė nė mjerim tė plotė, si nė rastin kur qe president Tavo dhe pak mė vonė Lena. Mendoj se njė gjė e tillė nuk do tė pėrsėritet edhe kėtė sezon, megjithėse njė futbollist kamerunas, ndoshta dhe me arsye, nuk po bėhet ende i gjallė.
    Ēfarė do tė rekomandonit ju?
    Historia e futbollit gjirokastrit tregon se Luftėtari ka arritur rezultatet mė tė mira vetėm atėherė kur ėshtė mbėshtetur nė futbollistėt vendės me shumė pak pėrforcime dhe jo kur tė huajt bėnin ligjin, bėnin shumicėn dhe vendėsit pakicėn. Nė ekipe tė tjera ndoshta ka ndodhur e ndodh ndryshe, por me sa duket kjo lidhet edhe me faktorė tė tjerė, qė lidhen me vetė Gjirokastrėn. Kėshtu qė jam i mendimit qė Luftėtari duhet tė bazohet kryesisht nė futbollistė vendės.
    A rrezikohet Luftėtari pėr rėnie nga kategoria?
    Sipas meje, Luftėtari ka gabuar me tolerancėn e tij nė dy ndeshje nė Gjirokastėr dhe tani kjo po i kushton shtrenjtė, sepse 5 pikė, le t'i quajmė tė faluara, nuk janė pak pėr njė ekip tė tillė. Pėr ndeshjet e mbetura duhet bėrė stėrvitje nė tėrė kuptimin e fjalės dhe lojė me nerva tė tendosura nė ēdo ndeshje, me ēdo kundėrshtar, nė ēdo fushė. Pra, unė shpėtimin e shikoj te lufta sportive. Kjo ėshtė gjėja mė e dukshme, tė tjerat u takojnė tė tjerėve dhe jo ekipit. Them kėshtu sepse realiteti i viteve tė fundit tregon se futbolli luhet edhe jashtė fushe, pėr fat tė keq, por kėtu Luftėtari tregohet mė i dobėt sesa nė lojėn brenda fushės sė blertė.
    Cili ėshtė mesazhi i juaj?
    Kėto vite ėshtė pėrdorur shpesh fjala "menaxhim", qė nuk pėrdorej nė kohėn kur luaja unė. Me sa kuptoj, menaxhimi luan njė rol parėsor pėr ecurinė e njė ekipi. Kėshtu qė mesazhi im ėshtė qė ata qė drejtojnė Luftėtarin, fatet e tij, duhet tė bėjnė menaxhimin e duhur nė tė gjitha aspektet dhe frontet, por qė kjo tė bėhet sa mė mirė, Luftėtarit i duhet njė president.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #574

    Post Xhani: Partizani e eliminon Vllazninė

    Presidenti Albert Xhani ėshtė i bindur nė forcėn e skuadrės sė tij, ndaj mendon vetėm kualifikimin.


    Kupa e Shqipėrisė ka njohur deri tani vetėm njė ēerekfinaliste, Besėn, qė nė mėnyrė krejt tė papritur ka eliminuar Dinamon, pėr tė cilėn kupa ishte ngushėllimi i vetėm i njė sezoni qė solli vetėm zhgėnjime. Kanė mbetur pėr t'u zbuluar vetėm tre emra, qė do tė nxirren nga ēiftet Partizani-Vllaznia, Tirana-Teuta dhe Shkumbini-Turbina. Natyrisht, tifozėve tė Partizanit u intereson mė shumė ndeshja e "Selman Stėrmasit" me shkodranėt. Tė kuqtė kanė shansin e madh pėr tė kaluar nė gjysmėfinale, pasi kanė mundur tė marrin njė barazim me vlera nė ndeshjen e parė tė luajtur nė Shkodėr. Megjithatė, ekziston dyshimi tek njė hap i gabuar si ai i Dinamos, dyshim qė nuk e ka presidenti Xhani, i cili mendon, madje shprehet me bindje, se do tė jenė tė kuqtė ata qė do tė kalojnė nė turin tjetėr. "A besoj te kualifikimi? Kjo pyetje duhet t'u bėhet shkodranėve, jo neve. Partizani e ka hedhur njė hap tė rėndėsishėm qė nė ndeshjen e parė, kėshtu qė i mbetet vetėm tė ruajė atė avantazh tė siguruar nė "Loro Boriēi". Skuadra ime po kalon njė formė tė mirė, ndaj jam i bindur se do tė arrijė tė kualifikohet pėr mė tej. Nuk duhet harruar se e nisim lojėn tė kualifikuar, qė do tė thotė se presionin e eliminimit e kanė kundėrshtarėt tanė,"- ėshtė shprehur njėshi i tė kuqve, Albert Xhani.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #575

    Post Partizani

    Me kėtė deklaratė Xhani kėrkon tė mbajė lart moralin e djemve tė tij, qė nė dy ndeshjet e fundit nė transfertė nuk janė shfaqur aty ku duhet. Megjithatė, duke i parė nė konpleks paraqitjet e skuadrės, Xhani ėshtė mjaft optimist pėr tė ardhmen. "Mua nuk mė shqetėsojnė aq shumė dy humbjet e fundit nė transfertė me Vllazninė dhe Flamurtarin, pasi mė ka interesuar mė shumė loja qė ka zhvilluar skuadra ime. Si nė "Loro Boriēi" dhe nė Vlorė Partizani nuk e meritonte tė humbiste. Megjithatė, pėr arsye tė ndryshme, me ose pa fajin tonė, nuk kemi mundur tė marrim pikė. Unė e shoh skuadrėn me mjaft perspektivė, me dėshirė pėr tė luajtur futboll tė bukur. Rezultatet nuk do tė mungojnė dhe pėr kėtė jam i bindur. Janė edhe 11 ndeshje pėr t'u luajtur nė kampionat, qė do tė thotė se janė edhe 33 pikė nė fushė,"- ka vijuar mė tej presidenti Xhani. Duket qartė se njėshi i tė kuqve nuk ėshtė aspak i zhgėnjyer nga tė tijtė, edhe pse ecuria gjatė fazės sė parė dhe asaj tė dytė ėshtė thuajse e njėjtė. "Po, e vėrtetė ėshtė, nuk ka pasur ndonjė ndryshim nė pikėt e grumbulluara, por ama loja nuk ėshtė e njėjtė. Tani skuadra ime luan futboll mė tėrheqės, qė na bind se do tė ketė pėrmirėsime tė dukshme edhe nė pikėt e fituara. Nuk duhet harruar se Partizani ka shumė futbollistė tė rinj, tė cilėt sa vijnė e pėrmirėsohen, kėshtu qė nuk na bind se e ardhmja do tė jetė krejt ndryshe,"- ka pėrfunduar Xhani.
    Presidenti i Partizani, pas shumė kohėsh, e ka ndjekur stėrvitjen nga fillimi nė fund, duke e mbajtur tė karikuar ekipin nė prag tė sfidės sė kupės me Vllazninė.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #576

    Post Shifrat e javės sė 22 tė tė superligės

    U shėnuan 13 gola (7 nė 45 minutat e para), si edhe nė javėn e 9 tė tė kampionatit.
    U realizuan mesatarisht 2.16 gola pėr ēdo ndeshje tė kėsaj jave.
    Numri i pėrgjithshėm i golave arriti nė 299, qė do tė thotė mesatarisht 2.26 gola pėr ndeshje.
    V.Sinani i Tiranės, me dopietėn e shėnuar ndaj Shkumbinit, ngjitet nė kuotėn e 17 golave dhe vazhdon tė udhėheqė i vetėm listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit.
    5 futbollistė nga tė huajt e kampionatit tonė kanė shėnuar kėtė javė; malazezi Vukēeviē i Vllaznisė, senegalezi El Haxhi Gudjabi po i Vllaznisė, kongolezi Sasha Delain i Flamurtarit, senegalezi Diop i Dinamos dhe nigeriani Xhejms Osusi i Kastriotit.
    Shkodrani V.Sinani i Tiranės ka shėnuar tė vetmen dopietė tė kėsaj jave.
    U dha vetėm 1 penallti, qė u kthye nė gol nga S.Delain i Flamurtarit. Me kėtė kongolezi, me 4 penallti tė realizuara nė po kaq gjuajtje, bėhet snajperi mė i mirė nga kjo distancė.
    U sigluan 6 fitore, si edhe nė javėn e 4 t, 13 tė dhe tė 16 tė.
    Dy gjyqtarė drejtuan kėtė javė takimet e tyre jubilare: S.Ēekaj (Laē) tė 15 tin dhe K.Meta (Tiranė) tė 10 tin nė kėtė kampionat.
    Pas 3 muajsh kampionėt bien nė kontakt me fitoren (e fundit mė 2.12.2006 Flamurtari Elbasani 0 2).
    Dinamo mund Apoloninė 2 1 dhe pėr herė tė fundit me kėto shifra blutė patėn fituar mė 2.3.2002, pra pas 5 vjetėsh.
    Pas 11 vitesh (2.4.1996) Kastrioti fiton ndaj Luftėtarit me tė njėjtin rezultat (1 0).
    U morėn 17 kartonė tė verdhė, duke e ēuar numrin total tė tyre nė 522, qė do tė thotė mesatarisht 23.5 kartonė pėr ēdo javė.
    U dhanė 4 kartonė tė kuq, kurse totali i tyre shkoi nė 43, ose mesatarisht 1.95 kartonė pėr ēdo javė
    What Goes Around, Comes Around

  7. #577

    Post Ruci: Flamurtari i qetė, por kėrkon ngjitje

    Edhe pse vlonjatėt kanė siguruar mbijetesėn, do tė jenė impenjativė deri nė fund tė kampionatit.


    Nė pamje tė parė, skuadra qė duket pa kurrfarė objektivi ėshtė Flamurtari, pasi e pozicionuar nė vendin e tetė, 12 pikė para dy ekipeve dhe 11 larg vendit tė dytė, nuk ka pėr ēfarė motivi tė luftojė nė fazėn e tretė tė kampionatit. Ekipi vlonjat nuk rrezikon rėnien nga kategoria, pasi distanca ėshtė relativisht e sigurt, por edhe tė pretendojė pėr zėnien e vendit tė dytė, apo tė tretė, ėshtė pothuajse e paarritshme. Por edhe pse nė njė pozicion tė tillė, ndryshe mendojnė drejtuesit e ekipit tė Flamurtarit, tė cilėt kėrkojnė tė ngjiten mė shumė nė klasifikim, duke mos bėrė kompromis me asnjė ekip dhe pėr tė kėnaqur sa mė shumė tifozėt vlonjatė, tė cilėt janė tė uritur tė shohin vetėm rezultate pozitive nė kėtė kampionat. "Flamurtari me fitoren e fundit me Partizanin ėshtė i qetė, pasi nuk rrezikon aspak tashmė, por ne do tė kėrkojmė ngjitje nė klasifikim, pėr ta renditur sa mė lart tė jetė e mundur, sepse mundėsitė janė. Ne kemi mundėsi tė renditemi tė pestėt, pse jo ndoshta edhe mė lart, pasi skuadrat nė mes tė renditjes janė tė ngjeshura dhe me pikė tė barabarta. Nė kėtė mėnyrė do t'i shėrbejmė jo vetėm publikut pėr t'u dėfryer, por edhe formės sė futbollistėve, duke planifikuar qė tani ekipin e sezonit tė ardhshėm," shprehet trajneri Vasil Ruci, i cili po e drejton me mjaft sukses ekipin e qytetit tė tij. Edhe pse ekipi nuk bėri ndonjė lojė tė bukur nė ndeshjen e fundit, Ruci mendon se objektivi u realizua, pasi nė plan tė parė ishte fitorja. "Skuadra arriti qė tė fitonte me njė kundėrshtar tė fortė si Partizani, ēka nėnkupton se edhe nė kėtė ndeshje treguam se jemi njė ekip qė me kundėrshtarė tė tillė luajmė tė mobilizuar dhe marrim fitore. Kjo ishte parėsore pėr ne. Zgjidhjen e ndeshjes e bėri goli i realizuar me 11 metėrsh nga Delain, qė nuk gaboi nė gjuajtjen e tij," - shton Ruci. Kėshtu Flamurtari ėshtė kthyer nė njė "mace tė zezė" pėr Partizanin, por trajnerin nė fakt e shqetėson mė shumė humbja e shumė rasteve para porte. "Na vjen mirė qė ndaj Partizanit arritėm tė pėrsėrisim suksesin e fazės parė. Kryem volum loje, por nuk kemi qenė tė saktė nė finalizim, ēka nėnkupton qė kėtu duhet tė pėrmirėsohemi shumė nė kėtė drejtim. Duke luajtur mė tė ēliruar nė fazėn e tretė, pasi nuk kemi presionin e fitores sė domosdoshme, them qė ekipi do tė korrigjojė shėnjestrėn dhe do tė luajė mė lirshėm, duke kėnaqur nė kėtė mėnyrė edhe tifozėt," pėrfundon trajneri i Flamurtarit, Vasil Ruci. Ndeshjen e parė tė fazės sė tretė Flamurtari do ta luajė me Besėn nė Kavajė, aty ku ekipi vlonjat u turpėrua, pasi u mund thellė nga kavajasit. Pėr kėtė vlonjatėt do tė kėrkojnė tė paktėn tė mos munden nė kėtė sfidė, pasi do tė ishte e pafalshme qė kėtė sezon tė dilnin dy herė tė mundur nga Kavaja. Pastaj Flamurtari pret sėrish Partizanin nė fushėn e tij, njė kundėrshtar qė duket se ia ka marrė dorėn. Gjithsesi, Flamurtari do tė kėrkojė ngjitjen nė klasifikim, edhe pse nuk shqetėsohet pėr tė realizuar ndonjė objektiv madhor.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #578

    Post Dyshja Gudjabi - Sukaj, "e abonuar" me golin

    Nė dy ndeshjet e fundit kanė shėnuar tė dy, si senegalezi El Haxhi Gudjabi, po ashtu edhe shkodrani Xhevahir Sukaj. E kanė bėrė kėtė gjė ndaj Apolonisė, por edhe nė ndeshjen e fundit me Teutėn. Madje mė tepėr sesa shėnimi i golave prej tyre, ajo qė konstatohet me kėnaqėsi ėshtė marrja vesh shumė mirė me njėri tjetrin e dy lojtarėve tė sulmit kuqeblu. Njė gjė e tillė u konstatua nė kombinimet mes tyre, madje dhe golat qė ata kanė shėnuar, kanė ardhur pikėrisht nga asistet e dhėna nga njėri tjetri. Por sikur tė mos mjaftonin kėta gola, ata kanė kombinuar edhe nė raste tė tjera, pavarėsisht se nuk kanė shėnuar, por pozitive ėshtė se sulmi shkodran ėshtė nė "grand formė". Pikėrisht bazuar nė njė fakt tė tillė, pa lėnė mėnjanė edhe lojėn e shkėlqyer qė ėshtė duke zhvilluar Dalipi. Ndėrkohė, Sukaj me golin e shėnuar ndaj Teutės ėshtė ngjitur nė kuotėn e 6 golave, duke u barazuar me dy shokėt e tij tė skuadrės, Licin e Dalipin, qė kanė shėnuar tė njėjtin numėr golash.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #579

    Post Vllaznia: Tani tė kalojmė Partizanin nė kupė

    Edhe pse nuk janė favoritė nisur nga rezultati i ndeshjes sė parė, kuqeblutė kėrkojnė gjysmėfinalen e kupės.


    Zėnia e vendit tė dytė nė kampionat nė pėrfundim tė dy fazėve tė para tė tij ka qenė deri diku e justifikuar pėr shkodranėt, tė cilėt shfrytėzuan nė maksimum edhe problemet e tjera qė kalonin kundėrshtarėt e saj. Diferenca qė kishte qenė nė renditje nė momentin qė drejtimi i Vllaznisė iu besua Josės, ka qenė i konsiderueshėm, por kuqeblutė bėn njė galopim tė vėrtetė nė fazėn e dytė. Ata arritėn tė marrin plot 26 pikė ndėr 33 tė mundshmet nė kėtė fazė dhe si rrjedhojė e kėsaj ecurie e merituan vendin e dytė. Por sakaq pėr skuadrėn shkodrane "oreksi vjen duke ngrėnė" dhe si rrjedhojė ata kanė dėshirė tė provojnė edhe kupėn. Rezultati 1 1 i ndeshjes sė parė ēerekfinale me Partizanin nė Shkodėr nuk ėshtė shumė i favorshėm pėr tė, megjithatė ēdo gjė ėshtė e hapur. Dhe Vllaznia ka vendosur tė matė forcat e saj edhe nė kėtė kompeticion, sepse duket se nė radhė tė parė ka shumė dėshirė tė dalė nė gjysmėfinale me Tiranėn. Kjo sepse rivaliteti me kėtė skuadėr nė kampionat, pėr vetė rrethanat e kaluara, nuk mund tė jetė prezent. Nėse deri para ndeshjes sė tė shtunės me Teutėn do t'i pyesje futbollistėt dhe drejtuesit kuqeblu nėse do tė preferonin vendin e dytė nė kampionat, apo kalimin nė gjysmėfinale tė kupės, sigurisht qė pėrgjigjja do tė ishte fokusuar tek e para. Por tashmė qė durrsakėt janė lėnė pas, dėshira ėshtė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė edhe me Partizanin nė kupė. Fakti qė skuadra medoemos nė takimin e sė nesėrmes duhet tė kėrkojė qė nė fillim golin, nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe. Nė radhė tė parė, sepse nė dy ndeshjet e fundit tė kampionatit Vllaznia ka qenė skuadra mė "pjellore" nė shėnimin e golave. Plot 4 nė Fier dhe sė fundi 3 nė "Loro Boriēi" ndaj "djemve tė detit". Manovra sulmuese shkodrane po funksionon nė mėnyrėn mė tė mirė. Treshja e pėrbėrė nga Dalipi, Gudjabi e Sukaj ėshtė bėrė problematike pėr tė gjithė. Pa harruar edhe faktin tjetėr se kjo skuadėr ka filluar tė jetė shumė rezultative edhe nė goditjet standarte. Njė element ky qė deri para pak kohėsh e ndėshkonte vazhdimisht kėtė skuadėr, ndėrkohė qė tashmė ajo ka fituar imunitet nė kėtė drejtim, madje ėshtė bėrė e rrezikshme nė krahun e kundėrt. Kėtė fakt e tregon mė sė miri dygolėshi i malazezit Vukēeviē nė ndeshjet e fundit, apo dhe golat e Dalipit. Nė kėtė mėnyrė kjo skuadėr ėshtė bėrė vėrtet pretendente nė tė gjitha drejtimet. Aq sa ajo tani nuk ka frikė asnjė ekip pėr t'u ndeshur me tė. Kėsisoj, Vllaznia duket se nuk ka aspak frikė as Partizanin pėr ndeshjen e nesėrme, nė tė cilėn ajo do tė kėrkojė me ngulm kualifikimin. Nė Tiranė bashkė me skuadrėn pritet tė jenė edhe njė numėr i madh sportdashėsish shkodranė, tė cilėt ēdo ditė e mė tepėr po bėhen njėsh me skuadrėn e tyre tė zemrės. Kjo u pa sidomos nė takimin me Teutėn tė shtunėn qė kaloi dhe pritet tė shihet edhe nesėr kur tė gjithė shpresojnė tė kthehen nga Tirana tė kualifikuar pėr nė gjysmėfinalen e Kupės sė Shqipėrisė.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #580

    Post Faza e tretė, e egėr pėr verdheblutė

    Ēdo e mirė e ka njė tė keqe nga prapa. Kjo shprehje frazeologjike i shkon shumė pėr shtat ekipit tė Elbasanit, i cili edhe pse ka fituar me Besėn, nuk ka mundur tė pozicionohet nė gjashtė vendet e para, tė cilat, sipas llogarive, kanė njė kalendar pak mė tė mirė se ekipet e tjera. Dhe mes tyre ėshtė skuadra e Elbasanit, e cila edhe nė kėtė rast ėshtė jo pak fatkeqe, teksa do tė luajė gjashtė ndeshje "ferri" rresht, duke nisur nga kjo e shtunė nė transfertė ndaj Dinamos. Kjo e fundit, edhe pse nuk po kalon njė moment tė mirė, mbetet njė kundėrshtare pėr t'u marrė shumė nė konsideratė. Menjėherė pas Dinamos do tė presė pėr tė dytėn herė nė dy javė ekipin e Besės, ndėrkohė qė pėrplasjet do tė vijojnė me tej nė Tiranė, ku kampionėt do tė gjejnė "macen e zezė", Partizanin. Pėr ekipin e Edmond Gėzdarit nuk do tė ketė aspak frymėmarje, pasi menjėherė pas tė kuqve do tė zbresė nė stadiumin e Elbasanit, Teuta e Starovės, qė pak kohė mė parė u dha njė "shuplakė" tė mirė kampionėve nė fushėn e vet. Dhimbjet e kokės nuk mbarojnė me kaq, pasi nė vijim Elbasani do tė udhėtojė me njė tjetėr rival tepėr tė fortė si Vllaznia, ndėrkohė qė nė javėn e gjashtė tė kėsaj faze, pikėrisht me 21 prill, verdheblutė do tė presin ekipin e vendit tė parė, Tiranėn. Mjafton vetėm kaq pėr tė treguar se, nėse kampionėt duan Europėn, duhet ta bėjnė njė gjė tė tillė duke kaluar mbi rivalėt e tyre tė drejtpėrdrejtė.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 58 prej 104 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •