Close
Faqja 57 prej 104 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 1036
  1. #561

    Post Kastrioti, njė hap mė shumė pėr mbijetesėn

    Krutanėt i kthehen fitores nė shtėpinė e tyre, ndėrsa Luftėtari sėrish nuk merr asgjė nė transfertė.

    Kastrioti Luftėtari 1-0
    Shėnues: Osusi 70'



    Kastrioti: Koēi, Gallo, Grami, Caca, Deliu (Asllani 54'), Hasa, Rustami (Hoxha 84'), Kalari (Ēeliku 88'), Pashja, Osusi, Ziambo. Trajner: P.Haxhiaj
    Luftėtari: Toēi, Dibra, Sinani, Bistri, Novi, Hasalla (Goxhaj 71'), Stoja, Braha (Bejollari 57'), Shenaj, Dhima, Stafa (Hysa 70'). Trajner: I.Spahiu
    Gjyqtarė: Sh.Guēe, (Lushnje) L.Mustafaraj (Tiranė), Devis Koreshi (Lushnje)
    Kartonė tė verdhė: Grami, Kalari, Sinani
    Karton i kuq: Sinani

    "Radiografia"
    5' Kundėrsulm i Kastriotit nga e majta, ku Kalari kroson nė zonė pėr Ziambon, i cili godet bukur me kokė, por topi shkon nė duart e portierit.
    10'- Braho ekzekuton njė goditje dėnimi nga e majta e sulmit gjirokastrit, por topi ka kaluar tėrė pasqyrėn e zonės pa rrezik pėr portierin Koēi.
    11'- Ziambo nė hyrje tė zonės ka goditur fort, por portieri Toēi ka pritur nė dy kohė.
    25'- Shenaj pėrfiton nga njė gabim i mbrojtjes dhe nė hyrje tė zonės godet, por topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule.
    26'- Ziambo ėshtė futur bukur nė zonė tė rreptėsisė, por nė momentin e gjuajtjes ndėrhyn saktė mbrojtėsi Dibra, duke larguar topin nė goditje kėndi.
    30'- Rustami nga njė distancė prej 20 metra ka lėshuar njė "predhė" drejt portės, por topi ka kaluar vetėm disa centimetra mbi traun e sipėrm.
    60'- Ziambo ka stopuar bukur me gjoks njė top tė krosuar nga Kalari dhe tek zona e portierit tenton tė gjuajė, por njė mbrojtės i ndėrron drejtimin topit, duke e kaluar jashtė vijės fundore.
    69'- Osusi vetėm tre metra larg portės gjuan me kokė, por topi shkon nė duart e Toēit.
    70'- Osusi fare pranė portės ka gjuajtur fort, Grami ka hutuar me njė lėvizje mashtruese portierin, i cili nuk e sheh topin qė pėrfundon nė rrjetė. Kastrioti kryeson 1-0.
    83'- Ziambo shmang me radhė njėri pas tjetrit tre mbrojtės dhe del pėrballė portierit, godet, por vetėm kėmbėt e Toēit nuk e lėnė topin tė pėrfundojė nė rrjetė.
    86'- Asllani nė hyrje tė zonės ka gjuajtur fort, por sėrish kėmbėt e Toēit bėjnė mrekullinė, duke e ndalur topin.
    91'- Ziambo ka gjuajtur bukur me kokė, por Toēi ka grushtuar, duke e kthyer topin tek Asllani, qė provon tė gjuajė, por sėrish Toēi grushton duke e rikthyer topin nė kėmbėt e Hasės, qė gjuan fare pranė, por pėrsėri Toēi qė bėn mrekullinė, duke e grushtuar edhe njė herė e duke e dėrguar topin jashtė vijės fundore.

    Komenti:
    Ishte njė takim qė u dominua pothuajse gjatė 90 minutave nga ekipi i Kastriotit, qė ka kėrkuar me insistim golin e avantazhit qė do t'i jepte qetėsinė dhe shpresėn pėr tė ardhmen. Por nė 45 minutat e para gjithēka kėrkohej nė mėnyrė tė paqartė e konfuze. Loja zhvillohej nė zona tė ngushta e shpeshherė edhe me veprime individuale, duke shkuar deri na afėrsi tė zonės, ku mbrojtja mike ishte e pakalueshme. Edhe nė ato raste kur krijohej ndonjė e ēarė, sulmuesit krutanė nxitoheshin duke gjuajtur pasaktėsish jashtė kuadratit tė portės. Ndėrsa miqtė nga Gjirokastra vazhduan tė kryenin me korrektėsi detyrat e ngarkuara nga trajneri Spahiu, duke u mbrojtur vendosmėrisht e duke mos harruar tė bėjnė edhe ndonjė kundėrsulm tė befasishėm. Megjithatė, duhet thėnė se tė dy portierėt nė kėtė pjesė loje ishin thjesht spektatorė.
    Ndėrsa nė pjesėn e dytė sulmuesit e Kastriotit, pas detyrave tė marra nė pushim nga trajneri Haxhia, fillojnė tė mbėshteten mė fuqishėm nga mesfusha dhe fillojnė tė tregohen mė tė rrezikshėm para zonės. Pėr kėtė qėllim Haxhia kėrkon tė rifreskojė kėto reparte me dy ndėrrime tė shpejta, tė cilat i dhanė gjallėri lojės sė Kastriotit. Rrezikshmėria nė portėn gjirokastrite tashmė bėhet evidente. Pothuajse tė gjithė lojtarėt e ekipit mik janė nė gjysmėfushėn e tyre nė administrim tė rezultatit tė bardhė pa gola. Por Osusi me njė veprim tepėr intelegjent nė minutėn e 69 tė pėrēan mbrojtjen gjirokastrite, duke vėnė nė provė pėr herė tė parė portierin Toēi, qė fati e ndihmon duke u gjendur nė pozicion e duke e pritur topin 3 4 metra largėsi. Por njė minutė mė vonė ėshtė Osusi qė kėtė radhė nuk i lejon vetes tė gabojė. Ai ka fluturuar mbi mbrojtėsit, kur topi ka ardhur nga njė goditje kėndi dhe me kokė bėn njė gjuajtje perfekte. Grami, qė ndodhej fare pranė, ka kaluar para portierit thjesht duke e mashtruar dhe Toēi e pa topin vetėm kur ka pushuar nė rrjetė. Dhe kėshtu Osusi bėhet heroi i ndeshjes, me emrin e tė cilit stadiumi do tė oshėtinte pėr minuta me radhė. E qė nga ky moment gjithēka do tė ndryshonte rrėnjėsisht. Tashmė gjirokastritėt, qė s'kanė se ē'tė humbasin, fillojnė tė dalin nė gjysmėfushėn krutane, duke hequr dorė nga mbrojtja, gjė qė i lehtėson sulmuesit krutanė nė veprimet e tyre. Kujtojmė kėtu minutėn e 83 tė, kur vetėm kėmbėt e Toēit nuk e lėnė topin e Ziambos tė pėrfundojė nė rrjetė. E rasti mė ideal shfaqet nė minutėn e 91 tė, kur Ziambo-Asllani-Hasa kanė tentuar njėri pas tjetrit tė shėnojnė, por nė tė tri rastet ka qenė portier Toēi qė u ka thėnė "jo" tentativave tė tyre me ndėrhyrje tė shkėlqyera. Me kėtė rast kulminant ėshtė mbyllur edhe takimi qė mė shumė se ēdo gjė tjetėr krutanėve u dha tri pikė tė ēmuara pėr pozicionimin nė tabelen e klasifikimit. Ndėrkohė, edhe pse pati edhe njė karton tė kuq pėr njė ndėrhyrje tė rėndė, gjithēka qė u zhvillua nė fushė e jashtė saj ishte tepėr korrekte.


    Deklaruan pas ndeshjes:
    Petrit Haxhia, trajner i Kastriotit: "E kishim vlerėsuar takimin si shansin mė tė mirė pėr tė rikuperuar ato ēfarė kishim humbur tri javė me radhė. Mobilizimi ynė ishte total nė kėrkim tė golit dhe tė tri pikėve. E arritėm mė shumė vėshtirėsi, sepse dhe kundėrshtari ynė kishte ardhur me tė njėjtat synime. Megjithatė, fituam, por mund tė kishim shėnuar edhe mė shumė. Sidoqoftė, tashmė jemi mė tė qetė, sepse edhe ekipi e ka rifituar besimin pėr tė realizuar objektivin qė kemi."

    Ilir Spahiu, trajner i Luftėtarit: "Kastrioti luajti mė mirė, ndaj dhe fitoi. Megjithatė, edhe ne luajtėm tė mobolizuar, duke kėrkuar tė administrojmė njė rezultat qė do tė na jepte njė pikė. E kishim parashikuar qė ky synim do tė ishte tepėr i vėshtirė, prandaj fitoi Kastrioti, qė shfrytėzoi njė gabim tonin tė pafalshėm. Pėrgėzoj klubin krutan dhe presidentin e tij pėr organizimin mjaft tė mirė tė ndeshjes dhe pėr pritjen mjaft korrekte qė na u rezervua."

    Tė veēanta:- Nė shkallėt e stadiumit, kėtė radhė, ishin afro 2000 spektatorė.
    - Nė tribunėn "VIP" ishte i pranishėm edhe kryetari i Bashkisė sė qytetit tė Gjirokastrės, Flamur Bime.
    - Pranė njėri tjetrit, nė kėtė tribunė, ishin edhe ish kryetari i Bashkisė sė qytetit tė Krujės, Ismail Dani, dhe kryetari i sapozgjedhur Lulėzim Guni.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #562

    Post "Rikthimi i Bushit nė kombėtare, me mund e djersė"

    Sulmuesi Alban Bushi tregon se si e ka pėrjetuar thirrjen nė kombėtare nėn drejtimin e Bariēit.


    "Nė faqen zyrtare tė Apollon Kallamariasė ėshtė publikuar mbrėmė edhe ky lajm: "Futbollisti i PAE Apollon i Kallamariasė, Alban Bushi, u thirr nė skuadrėn kombėtare tė Shqipėrisė nė prag tė ndeshjes Shqipėri Slloveni, mė 24 mars 2007, dhe Bullgari Shqipėri, mė 28 mars".
    Menjėherė pas kėtij njoftimi iu drejtuam vetė Bushit pėr tė mėsuar se sa i vėrtetė ishte ky lajm. "Loku" tha pėr "Sportin shqiptar" se lajmi i botuar nė faqen zyrtare tė internetit tė Apollon Kallamariasė ishte i vėrtetė: "Pėr kėtė mė kanė njoftuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Njė gjė tė tillė ma ka komunikuar nėpėrmjet linjės telefonike edhe pėrgjegjėsi i skuadrave kombėtare nė federatėn tonė, zoti Besnik Ēela."
    Alban Bushi iu pėrgjigj edhe mė gjatė interesimit tonė:
    - Pas sa kohėsh ktheheni nė kombėtare?
    - Nuk kam luajtur me ekipin kombėtar qė kur atė e ka drejtuar pėr herė tė fundit Brigeli, pra qė nė ndeshjen me Lituaninė.
    - Domethėnė, nuk jeni thirrur asnjėherė nga trajneri Bariē?
    - Jo, asnjėherė dhe kjo ėshtė hera e parė.
    - Si e ndieni veten tani, kur ėshtė ligjėruar thirrja juaj nė ekipin kombėtar?
    - Sigurisht qė ndihem shumė i gėzuar.
    - Kujt ia dedikoni atė?
    - Besoj se jam rikthyer falė djersės dhe mundit nė stėrvitje dhe nė ndeshje. Nėse ju kujtohet, e kam thėnė gjithnjė se do tė rikthehem nė kombėtare, ndaj jam mė shumė i gėzuar, sepse kam realizuar njė objektiv qė i kam vėnė vetes.
    - Si e mendoni rikthimin nė kombėtare?
    - Aspak tė lehtė, madje do tė thosha se ėshtė njė rikthim i vėshtirė. Them kėshtu kur mendoj kėrkesat qė ka kombėtarja. Unė do tė jap maksimimunin pėr ta justifikuar kėtė rikthim. Falėnderoj pėr kėtė edhe trajnerin Bariē apo edhe drejtues tė tjerė tė futbollit tonė, tė cilėt kanė ndjekur dhe kanė vlerėsuar kontributin tim gjatė kėtij sezoni nė futbollin grek.
    Rikthimi i Alban Bushit nė ekipin kombėtar nuk ėshtė aspak njė nostalgji as edhe njė thirrje pėr ta respektuar atė pėr kontributin e dhėnė gjatė 13 vjetėve tė aktivizimit tė tij me fanellėn kuqezi. Mbi tė gjitha, ky rikthim ėshtė njė vlerėsim, ashtu siē thotė vetė Bushi, pėr mundin dhe djersėn e derdhur. Sipas njė statistike tė botuar nga mediat greke, Alban Bushi rezulton futbollisti mė i suksesshėm pėr muajin shkurt. Ai ka shėnuar gjatė kėtij muaji 3 gola, aq sa ka shėnuar futbollisti Salpigidhis i Panathinaikosit dhe braziliani Luēiano i Egalios. Bushi ka qenė kėsisoj mė i suksesshėm gjatė kėtij muaji edhe se vetė braziliani Rivaldo, i cili kryeson listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit grek, me 13 gola. Ndėrkohė, vetė Bushi, edhe pse luan me njė skuadėr modeste si Apollon i Kallamariasė, ka shėnuar 7 gola, duke qenė pa dyshim ndėr golashėnuesit mė tė mirė tė superligės greke.
    Qė "Loku" e ka fituar fanellėn e kombėtares me djersė tregon edhe fakti se nė 24 javė tė kampionatit helen ai ėshtė aktivizuar nė 22 prej tyre dhe ka munguar vetėm pėr arsye kartonėsh. Viktimė e golave tė Alban Bushit janė bėrė skuadra tė mėdha tė kampionatit grek si Panathiniakos, AEK, Paok, Panionios, Iraklis e Korfuz.
    Brenda kėtyre shifrave e fakteve mjaft domethėnėse fshihet djersa, mundi dhe sakrifica e Alban Bushit pėr t'u rikthyer nė kombėtare. Nė atė kombėtare pėr tė cilėn ai ka filluar tė luajė qė nė vitin 1994. Brenda kėtij kufiri janė regjistruar deri tani 59 ndeshje. Pikėrisht nė atė ndeshje tė parė tė luajtur nė Maltė, Bushi shėnoi edhe golin e parė me kombėtaren e tij, pėr tė arritur deri tani tek shifra 14, e paarritur nga askush. Megjithatė, gjithēka mund tė ndryshojė...
    What Goes Around, Comes Around

  3. #563

    Post Mbijetesa e goditi psikologjikisht Shkumbinin

    Incidenti spontan dhe i veēuar pas takimit me trajnerin Muēa ėshtė dėnuar nga tė gjithė nė Peqin, duke e lėnė nė heshtje rezultatin teknik tė ndeshjes me Tiranėn. Duhej tė ndodhte ky incident pėr tė prishur gjithēka tė mirė nė atė takim "fair play", e pranuar kjo nga tė gjithė, drejtues e futbollistė, ku u luajt burrėrisht 90 minuta dhe nė fund fitoi mė i miri.
    Pritej qė pas kėtij takimi Shkumbini tė regjistronte njė rezultat pozitiv dhe me lojėn qė zhvilloi ndoshta e meritonte njė pikė, por ėshtė meritė e kundėrshtarit, Tiranės, qė diti ta administrojė si duhet dhe deri nė fund fitoren. Ishin nė fakt kualitetet nė fushė tė kėtij ekipi qė pėrcaktuan kėtė, ku vlen tė pėrmenden mė tė dalluarit K.Duro, Sinani e Dede. "Duhet tė pranojmė se patėm pėrballė Tiranėn, kryesuesen e tabelės, e shkėputur nga tė tjerėt. Ishim pėrgatitur pėr kėtė dhe u pėrpoqėm tė merrnim masat pėr tė pėrballuar ekipin kryesues tė kampionatit, duke u bazuar te loja kolektive. Por ishin kualitetet e kėtij ekipi qė bėnė diferencėn nė fushė dhe vendosen rezultatin e takimit," shprehet trajneri Sejdini, duke vlerėsuar elementėt cilėsorė tė kundėrshtarit. Nė takimin e fundit me Tiranėn trajneri Sejdini gjen rastin tė analizojė edhe gabimet e futbollistėve tė ekipit tė vet, tė shfaqura nė tė gjitha repartet dhe pėr mė keq tė pėrsėritura edhe nė takimin e fundit. "Pėr mua loja ishte mė afėr barazimit dhe e kėrkuam atė, por u ndėshkuam pėrsėri pėr gabimet tona. Jemi pėrpjekur gjatė javės nė stėrvitje pėr tė korrigjuar diēka, por me sa duket pozicioni ku ndodhemi i bėn futbollistėt tė mos luajnė lirshėm. Shkumbini ndodhet nė fundin e tabelės nė njė situatė kritike dhe kjo ndikon nė anėn psikologjike," saktėson Sejdini, duke analizuar humbjen. Vetė "Xhaxhi" pranon se humbja e pėsuar e vėshtirėson mė shumė gjendjen e Shkumbinit, por duke besuar si gjithnjė nė kalimin e situatės sė vėshtirė. Pėr Sejdinin ėshtė pėrpara edhe njė fazė e plotė, ku ekipi qė ai drejton i ka mundėsitė tė tregojė plotėsisht vlerat qė ka dhe punėn qė ka bėrė nė stėrvitje.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #564

    Post Tirana, me mision pėrmbysjen ndaj Teutės

    Donatorėt premtojnė 1.000 dollarė "pėr kokė" nė rast kualifikimi pėr nė gjysmėfinale tė kupės.


    Pavarėsisht humbjes 2-1 nė takimin e parė tė luajtur nė stadiumin "Niko Dovana", Tirana nuk dorėzohet pėr sa i takon kualifikimit pėr nė gjysmėfinale. Duke parė forcat qė ka nė dispozicion, por gjithashtu edhe mbėshtetjen e fuqishme tė donatorėve, skuadra ėshtė mė se e karikuar nė vigjilje tė sfidės me durrsakėt. Fitorja nė kampionat pėrballė Shkumbinit ua ka shtuar edhe mė shumė besimin kryeqytetasve se nė kėtė sezon mund tė arrijnė tė fitojnė tė dy trofetė kombėtarė. Nesėr nė fushė do tė shėnojė rikthimin edhe kapiteni Devi Muka, i cili mungoi tė shtunėn pėrballė peqinasve pėr arsye shėndetėsore. Njė tjetėr element i nevojshėm qė do t'i shtohet skuadrės ėshtė edhe Eleandro Pema, qė aktualisht po vuan njė dėmtim tė lehtė nė gju, por qė nė kėtė ndeshje mund tė luajė disa minuta.
    Nga burime brenda donatorėve mėsohet se lojtarėve u ėshtė komunikuar orėt e fundit njė premio prej 1.000 dollarėsh pėr secilin, nė rast kualifikimi pėr nė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Donatorėt kėrkojnė me ēdo kusht, qė nė kėtė vit tė katėrt sponsorizimi te Tirana, tė bėjnė realitet fitimin e tė dy trofeve, qė pėr herė tė fundit ka ndodhur nė vitin 1998. Por pėr tė arritur deri kėtu bardhebluve u duhet njė pėrmbysje e rezultatit. Fitorja 1-0 ėshtė e mjaftueshme, por jo e sigurt deri nė fund tė 90 minutave, ndėrkohė qė fitorja 2-1 do ta ēonte ndeshjen nė shtesė. Rezultati i vetėm i favorshėm pėr kryeqytetasit ėshtė fitorja me shifrat 2-0 dhe nisur nga fakti se afro njė muaj mė parė, pėrballė Teutės u arrit njė sukses i madh 5-0, tė krijon pėrshtypjen se gjėrat mund tė pėrsėriten. Dje nė mesditė, skuadra zhvilloi stėrvitjen e radhės nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz, ku u vu re njė pėrfshirje e tė gjithė lojtarėve nė dispozicion tė trajnerit Shkėlqim Muēa. Sot paradite pritet t'i jepet dora e fundit formacionit anti-Teutė dhe mė pas nė mbrėmje delegacioni bardheblu do tė grumbullohet si zakonisht nė njė prej hoteleve luksoze tė kryeqytetit.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #565

    Post Pisha: T'i tregojmė "dhėmbėt" edhe nė kupė

    Mbrojtėsi bardheblu karikon shokėt nė prag tė sfidės sė kthimit me Teutėn, ku duhet njė fitore me ēdo kusht.


    Arian Pisha ėshtė i bindur se nesėr ndaj Teutės do tė duhet njė skuadėr e pagabueshme, nė mėnyrė qė tė arrijė pėrmbysjen e rezultatit tė ndeshjes sė parė. Pas fitores 2-1 ndaj Shkumbinit pėr kampionat, nė shtėpinė bardheblu nuk ka kohė pėr tė marrė frymė, sepse duhet tė pėrgatiten pėr sfidėn me durrsakėt. Njė fitore 1-0 do t'u mjaftonte kryeqytetasve pėr tė dalė nė gjysmėfinale, por njė rezultat i tillė ėshtė i rrezikshėm deri nė vėrshėllimin pėrfundimtare tė gjyqtarit. Mbrojtėsi i qendrės, Arian Pisha, duke folur pėr "Sportin shqiptar", u kėrkon shokėve tė jenė maksimalisht tė pėrqendruar gjatė gjithė kohės, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrihet kualifikimi. "Pa dyshim qė do tė duhet tė zhvillojmė njė ndeshje tė madhe nėse kėrkojmė tė kualifikohemi pėrballė Teutės. Humbja 2-1 nė Durrės na i ka komplikuar gjėrat, por megjithatė do tė mundohemi tė shfrytėzojmė maksimalisht golin qė kemi shėnuar atje, sepse dihet qė nė takime kupe ai ka vlerė tė dyfishtė. E rėndėsishme pėr ne nė kėto momente ėshtė tė tregojmė "dhėmbėt", pėr t'u lėnė tė nėnkuptojnė tė gjithė kundėrshtarėve se, pėrveē titullit, kėrkojmė edhe kupėn. Tė mos harrojmė se jemi fitues nė fuqi tė kėtij trofeu dhe nuk do tė ishte normale po tė dorėzoheshim qė nė mes tė rrugės,"- bėn tė ditur ish-kapiteni i Dinamos tri sezone mė parė.
    Nė fitoren e sė shtunės pėrballė Shkumbinit, gjatė kontaktit fizik qė pati me sulmuesin Dorian Bubeqi, mbrojtėsi Arian Pisha pėsoi njė tė ēarė nė hundė, hematomat e sė cilės vazhdon t'i ketė ende. Pavarėsisht kėtij dėmtimi delikat, 27-vjeēari vazhdoi lojėn, pasi ishte shumė e rėndėsishme ruajtja e fitores. "Nuk arrita ta shmangia pėrplasjen me Bubeqin dhe kjo ishte arsyeja pse u dėmtova nė hundė. E rėndėsishme ishte fitorja dhe kėtė e morėm falė njė loje kolektive, por edhe veprimeve tė sakta tė Sinanit pėrpara portės. Kemi fatin qė nė sulm kemi njė lojtar me shumė eksperiencė, qė tė tilla situata nuk i fal. Edhe pse peqinasit shėnuan njė gol, ata nuk patėn forca pėr tė na barazuar. Tashmė diferenca nė renditje ėshtė +9 nė favorin tonė, duke parė qė Teuta humbi dhe u ngjit Vllaznia. Pėr ne ka pak rėndėsi se cila ėshtė skuadra qė na ndjek, sepse pikėt qė kemi janė tė mjaftueshme pėr t'u shpallur kampionė,"- shton mė tej numri 5 i bardhebluve.
    Duke iu rikthyer pėrballjes me Teutėn pėr kupė, Arian Pisha mendon se kundėrshtari nė kėto momente po kalon njė moment negativ, pas humbjes nė Shkodėr. Kėtė gjė, ai shpreson qė ta shfrytėzojė nesėr nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", kur tė dyja skuadrat do tė pėrplasen nė njė finale tė parakohshme. "Sigurisht qė do ta shfrytėzojmė nė maksimum gjendjen e rėnduar psikologjike tė durrsakėve. Humbjen qė ata pėsuan nė Shkodėr do ta ndiejnė edhe nė pėrballjen me Tiranėn. Synimi ynė ėshtė qė tė luajmė mjaft tė organizuar qė nga fillimi dhe deri nė fund tė takimit, ku e rėndėsishme ėshtė tė shėnojmė njė gol sa mė shpejt tė jetė e mundur. Teuta nga ana e saj do tė shfrytėzojė armėn mė tė fortė, kundėrsulmin, pėr tė na goditur nė befasi, ku pėr t'u pasur nė konsideratė janė Xhafaj, Shkėmbi apo Mancaku. Megjithatė, pėr mė shumė le t'ia lėmė fushės,"- pėrfundon deklarimin e tij pėr gazetėn mbrojtėsi i dalluar i kampionatit shqiptar, Arian Pisha.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #566

    Post Krasniqi: Besa pagoi lodhjen nga kalendari

    Mesfushori kosovar Driton Krasniqi vlerėson ngarkesat fizike si shkak tė humbjes nė Elbasan.


    Ka zhvilluar pėrsėri njė lojė tė mirė, edhe pse Besa humbi. Sapo ėshtė aktivizuar nė mesin e pjesės sė parė, krahu i majtė i sulmit verdheblu ka njohur postbllokun e pakalueshėm tė kosovarit Driton Krasniqit. Jo vetėm nė lojėn mbrojtėse, por ai ishte inspirues i kombinimeve me Binagolin e krosimeve nė zonė. Kujtojmė se falė kėtyre krosimeve Besa shėnoi si ndaj Tiranės, ashtu edhe ndaj Dinamos. Po si e gjykon kosovari humbjen e fundit? A kishte Besa mundėsi tė dilte me tjetėr rezultat nga Elbasani? Ja shkaqet e humbjes sipas Krasniqit:
    Qindra tifozė kavajas ju ndoqėn nė Elbasan, sepse besonin te fitorja, ndėrsa ju humbėt...
    Besoj se tė paktėn pėr kėtė vit i kemi kėnaqur fansėt tanė sa nuk ka mė. Kemi mundur Tiranėn, Flamurtarin, Shkumbinin, Luftėtarin dhe mė kryesorja eliminuam Dinamon brenda nė Tiranė pėr kupė. Nuk kemi bėrė pak besoj. Mė shumė se tifozėria ishim ne futbollistėt qė luajtėm pėr fitore, por nuk ėshtė e thėnė qė vetėm Besa tė fitojė. Sa pėr tifozėrinė, tė jenė tė sigurt se pėrsėri qė kėtė javė, kushdo qoftė kundėrshtari, do t'u kthehemi fitoreve tona.
    Atėherė pėrse Besa nuk mundi tė merrte njė rezultat pozitiv edhe nė Elbasan?
    Njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikoi nė humbjen tonė ishte lodhja qė u shfaq te pothuaj tė gjithė futbollistėt. Kemi luajtur 7 takime nė 24 ditė, qė kanė qenė pozitive pėr ne. Natyrshėm qė Elbasani vinte pas njė jave pushimi, ndėrsa ne sapo kishim luajtur tė mėrkurėn plot 95 minuta lojė apo edhe 100 ndaj Dinamos. Edhe ne jemi prej gjaku e jo makineri. Pastaj patėm dy mungesa mjaft tė rėndėsishme, si Elokan e Arapi. Stoli nuk ishte edhe aq komod, sepse ju siguroj se, pavarėsisht lodhjes, nėse do tė ishte edhe Arapi, veēanėrisht Elokani, nė pjesėn e dytė me atė lojė qė zhvilluam me garanci barazimi do tė ishte minumimi i rezultatit.
    Ndėrkohė, trajneri mik u largua pas protestės pėr faullin tuaj tė shkaktuar. Ishte vėrtet kaq e rėndė?
    U habita kur pashė trajnerin mik tek protestonte nė mesin e fushės. Ishte njė luftė pėr top dhe shikojeni nė pamjet filmike, unė kam goditur vetėm topin dhe jo kundėrshtarin. Eshtė normale qė nė atė pozicion kėmba tė shkojė te kundėrshtari, por jo ta godasė e dėmtojė atė. Meqė faulli paska qenė tragjik, pėrse futbollisti u ēua dhe vraponte madje mė shumė se pėrpara? Personalisht m'u duk njė moment tensioni psikologjik i trajnerit pėr mosnxjerrje rezultati sesa vetė rėndėsia e faullit. Gjyqtari Janku ishte pranė meje kur bėra faullin dhe kartonin e verdhė e dha mė shumė si reagim ndaj trajnerit mik sesa fajit tim. Nuk ėshtė faji ynė nėse Elbasani gjatė gjithė pjesės sė parė ishte nėn diktatin e lojės sonė.
    Mund ta quajmė kėtė humbje njė "ngushėllim" pėr dashakeqėt e fitoreve tė Besės?
    Keni bėrė njė pėrcaktim ideal. Kjo pasi, megjithėse jemi i vetmi ekip qė deri dje kishim arritur pesė fitore rresht, shumė media e specialistė flisnin mė shumė pėr Tiranėn qė humbiste e Dinamon qė humbiste dy herė rresht sesa pėr shpėrthimin e Besės. Le tė ngushėllohen skeptikėt, sepse pėrsėri qė kėtė javė do t'i "hidhėrojmė" prapė, kur t'u kthehemi fitoreve. Besa nuk do tė ndalet dhe Elbasani ishte vetėm njė pushim sa pėr tė marrė "frymė". Besa pėrsėri do tė nisė udhėn e saj drejt fitimit tė kupės, por edhe ngjitjen nė kampionat. Kush tė dojė, le tė na ndalė.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #567

    Post Hasanbelliu: Gjyqtarėt dhe fati na ndėshkuan

    Presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, ėshtė shprehur se gjyqtarėt dhe fati ndėshkuan Teutėn nė ndeshjen e fundit me Vllazninė. Sipas presidentit tė Teutės, ėshtė e patolerueshme qė njė futbollist si Gjondeda tė dėmtohet rėndė dhe gjyqtari tė mos marrė masė ekstreme ndaj futbollistit qė kreu kėtė ndėrhyrje me pasoja tė rėnda, nė njė kohė qė nė mėnyrė tė pajustifikueshme nxirret nga fusha e lojės Bekim Kuli. Sipas Hasanbelliut, kėto veprime ndikuan drejtpėrdrejt nė rezultatin e ndeshjes, pa mohuar edhe fatin e keq dhe paraqitjen e dobėt tė disa prej futbollistėve. Nga ana tjetėr, Hasanbelliu nuk ka ndjekur rrugėn e marrjes sė masave ndaj ekipit tė tij pėr kėtė humbje, por e ka inkurajuar pėr tė synuar kualifikimin nė ndeshjen vendimtare tė kupės me Tiranėn.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #568

    Post Gjondeda, njė vit jashtė fushave

    Dėmtimi i mesfushorit tė Teutės, Gentian Gjondeda, ka qenė mė i rėndė sesa mendohej. Sipas burimevė nga stafi mjekėsor i Teutės, mesfushori rrezikon tė qėndrojė rreth 1 vit jashtė fushave tė futbollit, pasi ka pėsuar njė dėmtim tė rėndė nė gju, i cili ėshtė i ngjashėm me dėmtimin e Julian Brahjes, qė gjatė gjithė sezonit nuk ka mundur tė zbresė nė fushėn e lojės.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #569

    Post Tetova dhe Devolli, gati pėr Tiranėn

    Tetova dhe Devolli do tė jenė tė gatshėm pėr Teutėn nė ndeshjen e radhės me Tiranėn pėr Kupėn e Shqipėrisė. Mungesat e Devollit dhe Tetovės ishin shumė tė ndjeshme nė takimin me Vllazninė, ku Teuta humbi me rezultatin 3 1, duke lėshuar edhe vendin e dytė nė tabelėn e klasifikimit.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #570

    Post Starova: Tė harrojmė Vllazninė, kemi Tiranėn

    Trajneri i Teutės kėrkon pėrqendrim pėr ndeshjet e tjera, pasi objektivat janė ende nė lojė.


    "Tė harrojmė humbjen me Vllazninė, duke kėrkuar kualifikimin me ekipin e Tiranės nė kupė." Kėshtu ka deklaruar trajneri i ekipit tė Teutės, Sulejman Starova, sipas tė cilit ndeshja e kthimit pėr kupė ka njė rėndėsi tepėr tė veēantė pėr Teutėn. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", trajneri i Teutės komentonte humbjen nė kampionat me Vllazninė, si dhe sfidėn e radhės nė kupė me Tiranėn, qė ėshtė po aq e rėndėsishme sa ajo qė kaloi.
    Sa me pasoja ka qenė humbja nė kampionat me Vllazninė?
    Fatkeqėsisht, kjo ndeshje nuk na gjeti me kontigjentin e plotė tė futbollistėve, si Tetova, Devolli etj. Po kėshtu, negativisht ndikoi edhe dalja e shpejtė nga loja e Gjondedės. Situata u rėndua akoma mė tej me largimin me karton tė kuq tė Bekim Kulit, pėr mė tepėr qė largimi i kėtij futbollisti ndodhi nė njė moment kur loja e ekipit ishte nė rritje dhe po i afroheshim gjithnjė e mė tepėr portės sė Vllaznisė.
    Si e shpjegoni faktin qė pati njė dallim nė mėnyrėn e lojės nga pjesa e parė nė tė dytėn?
    Eshtė e vėrtetė qė nė pjesėn e dytė bėmė mė shumė presion sesa Vllaznia, por ekipi kundėrshtar e kontrolloi rezultatin dhe nuk na dha mundėsi qė ta pėrmbysnim.
    A ju shqetėson fakti qė nė dy prej ndeshjeve mė decizive me Tiranėn dhe Vllazninė humbisni thellė?
    Futbolli e njeh fitoren, barazimin dhe humbjen. E rėndėsishme ėshtė qė ekipi po luan dhe kjo ėshtė njė garanci, pa harruar qė objektivat tanė janė nė lojė akoma.
    Sa po ndikon fakti qė kundėrshtarėt kanė epėrsinė e tifozėrisė ndaj jush?
    Kjo ėshtė e vėrtetė. Nė ndeshjen me Vllazninė kishim tifozėrinė kundėr, qė ishte vėrtet futbollisti i 12 tė pėr ekipin shkodran. Eshtė pėr tė ardhur keq, por ne nuk e ndiejmė kėtė mbėshtetje nė Durrės. Uroj qė nė takimin e kthimit pėr kupė me Tiranėn tifozėria tė na mbėshtesė, pasi ėshtė njė ndeshje decizive pėr ne.
    A ju shqetėson fakti qė po rrezikoni vendin e dytė, nė njė kohė qė njė hap i gabuar nė kupė ju lėkund objektivat pėr tė dalė nė Europė?
    Nuk duhet tė tregohemi pesimistė, por tė shikojmė pėrpara. Vendi i dytė nė kampionat sigurisht qė ėshtė nė valle pėrsėri si pėr ne, ashtu dhe pėr Partizanin, pra jemi 3 skuadra qė do tė tentojnė deri nė fund.
    Jeni i kėnaqur me vendin e tretė, pas dy fazave?
    E kemi mbajtur vazhdimisht vendin e dytė dhe e lėshuam nė fund. Gjithsesi, mendoj se ėshtė njė pozicion normal.
    A mund tė ndikojė humbja me Vllazninė nė takimin me Tiranėn?
    Jo, nuk mendoj se do tė ndikojė. E rėndėsishme ėshtė qė nė kėtė ndeshje tė kemi kontigjentin e plotė tė futbollistėve.
    Sa janė shanset pėr tė siguruar kualifikimin me Tiranėn?
    Askush nuk mund ta parashikojė njė ndeshje tė tillė. Ne do tė luajmė me objektivin pėr tė synuar kualifikimin dhe shpresoj ta realizojmė atė.
    Eshtė i favorshėm rezultati i takimit tė parė?
    Eshtė njė rezultat i favorshėm, por qė nuk na garanton asgjė. Duhet tė luajmė me Tiranėn sikur tė jemi nė njė finale, ku nuk ka pasur rezultat tjetėr. Besoj se futbollistėt do tė dinė tė japin maksimumin nė kėtė ndeshje.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 57 prej 104 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •