Close
Faqja 54 prej 104 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 1036
  1. #531

    Post Partizani, sot nga Durrėsi nė Vlorė

    Edhe pse largėsia mes dy qyteteve bregdetare ėshtė e konsiderueshme, drejtuesit e kuq nuk kanė dryshuar plan pėr vendin e grumbullimit. Pas seancės sė djeshme stėrvitore tė kuqtė janė nisur pėr grumbullim nė Durrės, pa ndėrruar destinacion, pavarėsisht se Vlora ndodhet nė njė distancė tė largėt nga plazhi i Golemit. Nisja pėr nė stadiumin "Flamurtari" do tė bėhet para orės 11:00, pėr tė mbėrritur nė kohė nė Vlorė.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #532

    Post Jupi: Tė ruajmė dinjitetin e Dinamos

    Dinamo dje ka kryer njė analizė pėr tė trajtuar problemet organizative brenda skuadrės, fakt tė cilin e ka pranuar vetė trajneri dinamovit Redi Jupi, por qė nuk ka preferuar t'i bėjė publike. Megjithatė, Jupi shprehu diēka rreth ekipit dhe tė ardhmes sė tij dhe gjithashtu konfirmoi se pezullimi i kapitenit Lika ėshtė vendim i presidencės dinamovite." Futbolli ėshtė njė provim qė duhet ta kryesh ēdo javė dhe kėshtu do tė vazhdojmė edhe ne. Kemi dalė nga tė gjithė objektivat dhe arsyeja e kėsaj mbledhjeje tė gjatė qė zhvilluam sot (dje) ka tė bėjė me shqetėsimin se si tė dalim nga kjo rrugė dhe tė rregullojmė diēka, pasi duhet ruajtur dinjiteti i Dinamos. Kemi shumė gjėra pėr tė bėrė dhe tė kthejmė besimin tek njėri-tjetri dhe nė radhė tė parė te presidenti i skuadrės. Prandaj tė dielėn do tė dalim nė fushė dhe do tė bėjmė maksimumin pėr tė ndryshuar,"- ėshtė shprehur Redi Jupi dje pas mbledhjes 90-minutėshe qė ka zhvilluar kampi blu.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #533

    Post Presidenca do tė godasė mė tė paguarit

    Presidenca dinamovite e ka ndarė mendjen qė do t'i ndėshkojė lojtarėt e saj dhe pritet qė kėto dėnime tė jenė mė shumė tė karakterit financiar. Dje, nė kampin dinamovit u fol pėr mosimpenjim tė lojtarėve dhe dyshime pėr trukim tė ndeshjes me Besėn. Skualifikimi me Besėn ka sjellė njė shkurtim tė madh financiar pėr Dinamon, pasi pothuajse mundėsitė pėr tė luajtur nė Europė janė nė minimum dhe nuk kanė se me ēfarė ta rimbursojnė arkėn. Sipas disa burimeve jashtė gardhit tė kompleksit "Dinamo", mėsohet se "gjobat mė tė mėdha do tė rėndojnė mbi lojtarėt qė paguhen mė shumė dhe nė kėtė mėnyrė bėhet edhe njė balancim nė financat e skuadrės". Prandaj, sipas kėtyre burimeve, mėsohet se "gjobat kanė tė bėjnė mė shumė me uljen e kostos sė pagesės nga ana e presidencės, sesa tė mosimpenjimit tė futbollistėve, tė cilėt kanė kohė qė e bėjnė njė gjė tė tillė, sepse nuk ishte skualifikimi ndaj Besės rasti i parė". Megjithatė, asgjė nuk ėshtė e qartė dhe pritet tė qartėsohet nė ditėt nė vijim.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #534

    Post Lika: Pezullimi mė ka ardhur si "bombė"

    Portieri i Dinamos pranon vendimin e presidentit, por e cilėson absurd.


    Portieri dhe kapiteni i bluve, Ilion Lika, ka qenė viktima e parė e "grushtit tė hekurt" qė presidenti i Dinamos ka filluar tė pėrdorė mbi skuadrėn e tij. "Gardiani" dinamovit ėshtė i pari qė ėshtė pezulluar nga ekipi. Kėtė vendim Lika e ka marrė pėrpara fillimit tė mbledhjes sė djeshme, madje kapiteni nuk ka qenė i pranishėm nė analizėn qė ka kryer dje grupi dinamovit. Sipas njėshit tė skuadrės blu, ky vendim i ka ardhur si bombė dhe shpreson qė pezullimi tė pėrfundojė sa mė shpejt, pasi mund t'i prishė punė edhe pėr pėrfaqėsimin nė ekipin kombėtar. Megjithatė, Lika dje ka pranuar qė tė japė mendimet e tij pėr krizėn qė ka pėrfshirė Dinamon. "Vendimi i marrė ndaj meje ėshtė njė konkluzion i presidencės, tė cilėt mė kanė pezulluar pėrkohėsisht. Momentalisht nuk jam shumė i kthjellėt dhe kėtė vendim nuk e prisja, pra mė ka ardhur si "bombė". Tek Dinamo jam qė nė fėmijėri dhe gjatė gjithė karrierės sime jam munduar tė japė maksimumin pėr ekipin, megjithatė do ta respektoj vendimin dhe duhet t'ia lėmė kohės se ēfarė do tė bėhet. Nė kėtė rast mendoj se nuk bėhet fjalė pėr shitje ndeshjesh, sepse kur bėhen akuza tė tilla duhet tė kesh edhe fakte. Por nuk ka shanse qė tė gjenden fakte, prandaj nuk bėhet fjalė pėr shitje ndeshjesh. Po tė shikosh golat qė pėsuam ndaj Besės, mendoj se nuk kam faj, prandaj nuk ka pse bėhen aludime pėr lėnie ndeshjeje. Edhe vendimi ka qenė pezullim pėr mosimpenjim, megjithatė mė duket disi absurd. Personalisht nuk kam pasur kontakte me presidentin e Besės, por ndoshta mund tė kenė pasur tė tjerė. Prandaj jam i ndėrgjegjshėm dhe i qetė qė nuk kam pasur asnjė kontakt nga kampi kavajas. Duke qenė kapiten i ekipit, kam pėrgjegjėsitė e mia, por ashtu siē ka qenė i mėrzitur presidenti nga skualifikimi, edhe unė ashtu e kam pėrjetuar, ndoshta mė shumė, sepse nė fushė e ndien mė tepėr. Futbolli i njeh surprizat, pasi jo gjithmonė fiton mė i mirė, prandaj ashtu na ndodhi edhe ne me Besėn. Momentalisht mė shumė mė preokupon ēėshtja e ekipit kombėtar, por shpresoj qė pezullimi tė mbarojė shpejt dhe tė mos ketė interferencė me kuqezinjtė,"- ishte prononcimi i djeshėm i dinamovitit Ilion Lika pas pezullimit tė bėrė nga presidenca blu.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #535

    Post Dinamo zbulon "grupin puēist" nė skuadėr

    Blutė e kryeqytetit nė kėrkim tė shkaktarėve tė skualifikimit tė skuadrės nga veprimtaria e kupės.


    Ishte parashikuar qė eliminimi i Dinamos nga veprimtaria e Kupės sė Shqipėrisė nuk do tė kalohej lehtė. Dje presidenca blu ka dhėnė ndėshkimet e para dhe pritet qė ato tė vazhdojnė edhe nė ditėt nė vazhdim. Shqipėria ka njė praktikė tė vjetėr nė zbulimin e grupeve armiqėsore, tė cilėt kanė qenė tė pranishėm nė shumė fusha tė jetės. Me rėnien e komunizmit kėto praktika u venitėn disi, por sė fundi "grupet puēiste" po fillojnė tė lulėzojnė nė futboll. Presidenca e Dinamos ka filluar tė analizojė situatėn e papranueshme qė po pėrjeton skuadra dinamovite dhe 12 javė pėrpara pėrfundimit tė sezonit kėrkon tė vendosė pikat mbi "i". Presidenti i bluve i ka mbledhur dje lojtarėt e skuadrės dhe ka dhėnė vendimet e para, tė cilat nuk do tė jenė tė fundit, pasi pritet qė hetimet tė shtrihen mė gjatė, nė mėnyrė qė "rrjeti i spiunazhit" tė kapė sa mė shumė tradhtarė. Sipas prononcimeve tė djeshme tė zotit Sulaj, ka dalė se kreu i "grupit armiqėsor" ėshtė kapiteni dhe portieri i Dinamos, Ilion Lika, dhe pritet qė atė ta shoqėrojnė edhe tė tjerė. Sipas logjikės sė ndėshkimeve tė djeshme, ka dalė se pjesa mė e madhe e futbollistėve do tė ndėshkohen, dhe kėtė vendim do ta ndiejė mė shumė portofoli i lojtarėve. Ndėrkohė nga presidenca blu dje kanė dalė edhe akuza nė drejtim tė personave tė jashtėm, ku mė i lakuari ėshtė presidenti i Besės sė Kavajės, Nexhat Bizhdili, i cili ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė korruptuar futbollistėt e Dinamos. Zoti Besnik Sulaj ka premtuar dje pėrpara medias se kėsaj ēėshtjeje do t'i shkojė deri nė fund, derisa Dinamo tė jetė pastruar nga dembelėt dhe sabotatorėt.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #536

    Post Kalendari i fazės sė tretė, sot drejt zbardhjes

    Me pėrfundimin e ndeshjeve tė javės sė 22-tė do tė mėsohet edhe ecuria e mėtejshme e kampionatit.


    Deri tani, kalendarin e fazės sė tretė e kemi parė vetėm me shifra, pa ditur emrat e skuadrave. Duke filluar nga sot dhe pėrfunduar nesėr me dy ndeshjet e fundit tė javės sė 22 tė, do tė mėsojmė edhe ēiftet javė pas jave. Eshtė hera e parė qė pėrdoret kjo skemė, edhe pse mė parė ishte provuar kampionati me tri faza. Pėr momentin dihet vetėm skuadra e vendit tė parė, ndėrsa pozicionet e tė gjitha skuadrave tė tjera mund tė ndryshojnė. Tirana pra ėshtė konfirmuar nė krye, pasi distanca ėshtė e madhe dhe ndeshjet e sotme tė rivalėve nuk e kapin dot. Nėse dy ekipe, apo mė shumė pas kėsaj jave pėrfundojnė me pikė tė barabarta, atėherė do tė shikohet golaverazhi. Kuptohet qė gjashtė ekipet e para janė mė tė favorizuara pėr faktin se do tė zhvillojnė gjashtė ndeshje brenda dhe pesė jashtė, ndėrsa gjashtėshja e dytė tė kundėrtėn. Ky ėshtė i vetmi avantazh pėr ekipet e gjashtėshes sė parė. Nga kategoria do tė bien dy skuadra. Nėse dy ekipe, apo mė shumė pėrfundojnė kampionatin me pikė tė barabarta nė krye, atėherė do tė ketė "play off" pėr tė shpallur ekipin kampion. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me ekipet qė luftojnė pėr mbijetesė. Nėse ndodh qė janė mė shumė se dy ekipe me pikė tė barabarta nė fund tė renditjes, atėherė do tė ketė ndeshje "play out" i pėr tė mėsuar skuadrat qė do tė luajnė nė kategorinė e parė sezonin e ardhshėm. Mendohet se kjo strukturė e kampionatit do tė sjellė risi, por duhet parė deri nė fund se ēfarė avantazhesh, apo tė metash, do tė ketė me strukturat paraardhėse, tė cilat pas njė apo dy sezonesh janė kontestuar, sidomos struktura me katėr faza, ku deklarohej se futbollistėt tanė nuk kanė kėllqe pėr tė pėrballuar 36 ndeshje nė kampionat.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #537
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Sot
    VLLAZNIA - TEUTA : 3-1

  8. #538

    Post Kuēi: Shkumbini, sot zemrėn nė fushė

    Elbasanasi Egert Kuēi shprehet optimist pėr takimin e sotėm me kryesuesit e renditjes.


    Pėrballja e sotme me Tiranėn ka ngjallur njė interesim jo tė vogėl sot nė Peqin. Kjo pėr sportdashėsit ėshtė e justifikueshme, sepse ėshtė ndeshja e fundit e fazės sė dytė, por edhe sepse shpresojnė qė me njė fitore tė mundshme ekipi i tyre tė ngjitet disi nė renditje dhe tė shpresojė pėr mbijetesėn. Optimizmi i futbollistėve ėshtė real, sepse motivet janė pėr tė fituar, aq mė tepėr duke parė stėrvitjen e kohėve tė fundit, ku trajneri Sejdini ka punuar shumė edhe nė aspektin psikologjik, duke u ngulitur ēdo futbollisti se janė shanset pėr mbijetesė. Nė njė linjė me trajnerin ėshtė edhe Egert Kuēi, i cili edhe pse erdhi me vonesė nė Peqin, ėshtė i bindur se Shkumbini do t'ia dalė mbanė. "E ndiej veten mjaft mirė dhe them se do tė jem nė fushė ndaj Tiranės pėr tė dhėnė edhe unė kontributin tim. Megjithatė, do tė jetė trajneri Sejdini ai qė do tė vendosė nė lidhje me kėtė gjė. Trajneri mendon mė tė mirėn, prandaj duhet t'i pranojmė tė gjitha zgjidhjet e tij," shprehet i riu Egert Kuēi, i cili sezonin e kaluar ėshtė shpallur kampion me Elbasanin. Eksperiencėn dhe mentalitetin fitues tė tij Kuēi po pėrpiqet ta reflektojė edhe te tė tjerėt, duke dashur t'u japė kurajo nė kėto momente tė vėshtira pėr ekipin. "Eshtė njė takim i vėshtirė, por jo i pamundur pėr t'u fituar nga ekipi ynė. Vėrtet kundėrshtari ėshtė ekipi mė i mirė nė vendin tonė, por ne jemi mė tė motivuar se Tirana, pėr mė tepėr do tė luajmė nė fushėn tonė, pa harruar qė Shkumbini gjithmonė i ka hapur probleme ekipit bardheblu. Jemi nė njė gjendje tė mirė fizike, por edhe psikologjike, pavarėsisht nga humbja e fundit," shton Kuēi, i cili kėrkon tė thotė diēka nė fund, kur dėgjon fjalėt e pėrhapura lart e poshtė pėr favorizim ndaj peqinasve. "Rivalėt po na bėjnė lloj lloj presionesh, duke thėnė qė Shkumbinit do t'ia lėnė ndeshjen, apo gjėra tė ngjashme. Nė kėtė drejtim ka punuar shumė trajneri ynė, i cili na ka porositur qė tė luajmė fort dhe tė fitojmė, tė tjerėt le tė flasin ēfarė tė duan. Ne duam tė sigurojmė mbijetesėn dhe kėtė do ta realizojmė vetėm me djersė, duke filluar qė nga Tirana," - pėrfundon i riu elbasanas i Shkumbinit, Egert Kuēi.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #539

    Post Tafaj: Mendjen te Shkumbini, pastaj Teuta!

    Drejtori teknik, Alban Tafaj, e sheh delikate sfidėn e sotme me peqinasit, megjithatė shpreson te fitorja.


    Fundi i fazės sė dytė e sheh Tiranėn nė transfertėn e vėshtirė pėrballė Shkumbinit tė vendit tė fundit. Pėr ironi tė fatit, tė dyja skuadrat qė mbajnė ekstremet e renditjes do tė kėrkojnė sot me ēdo kusht fitoren, pasi barazimi nuk do t'i shkonte pėr shtat asnjėrės. Sa herė qė Shkumbini dhe Tirana janė pėrballur nė fushėn e Peqinit, nuk kanė munguar rezultatet sportive, madje kujtojmė se pesė vjet mė parė bardheblutė "i dorėzuan" titullin Vllaznisė pas humbjes atje. Nė njėfarė mėnyre, Shkumbini vitet e fundit ka qenė skuadra qė pėrcaktonte fatet e skuadrės kampione, pasi kush fitonte nė Peqin, arrinte nė fund tė kurorėzohej. Pėr drejtorin teknik tė Tiranės, Alban Tafaj, ky 90-minutėsh duhet fituar, pasi nė kėtė mėnyrė i bėhet njė mbyllje dinjitoze fazės sė dytė. "Jemi tė ndėrgjegjshėm se sot na pret ndeshja mė e vėshtirė pėr fazėn e dytė qė po lėmė pas. Duke parė pozitat e Shkumbinit nė fundin e renditjes, por gjithashtu edhe faktin se ata luajnė nė fushėn e tyre, kjo i ndėrlikon pozitat tona, megjithatė, ne jemi pėrgatitur pėr t'i bėrė ballė ēdo lloj situate. Nė tė vėrtetė, kėto vitet e fundit gjithmonė peqinasit na kanė hapur telashe si nė fushėn e tyre, por edhe nė kryeqytet, por shpresoj qė kėtė herė tė jetė Tirana ajo qė tė dijė tė triumfojė. Barazimi 2-2 i fazės sė parė vazhdon tė na "djegė" ende, pasi solli shumė lėvizje nė skuadėr,"- bėn tė ditur pėr gazetėn ish-futbollisti bardheblu.
    Pėr kėtė pėrballje tė radhės, trajneri Shkėlqim Muēa ka nė dispozicion tė gjithė grupin e futbollistėve, sepse pėr fat tė mirė nuk ka asnjė tė dėmtuar apo tė skualifikuar. Edhe formacioni qė pritet tė zbresė sot qė nga minuta e parė nė fushė do tė jetė mjaft konkurrues, qė do tė thotė se nuk mendohet aspak pėr ndeshjen e sė mėrkurės pėr kupė pėrballė Teutės. Kėtė e pohon edhe vetė drejtori teknik Alban Tafaj, kur shton: "Sot duhet tė mendojmė vetėm pėr Shkumbinin, pasi deri tė mėrkurėn, kur do tė pėrballemi me Teutėn, ka kohė pėr tė bėrė ndonjė ndryshim. E rėndėsishme ėshtė qė t'i marrim ndeshjet njė nga njė, duke parė qė secila ka rėndėsinė e saj. Tė mos harrojmė, se nė rast se fitojmė sot ndaj Shkumbinit, pas njė jave do tė vijmė tė luajmė sėrish po kėtu, pėr vetė faktin se kalendari e pėrcakton qartė se skuadra e parė do tė ndeshet me tė fundit. Nė kėtė kontekst, do tė ishte nė dėmin tonė ēdo lloj hapi fals qė mund tė bėnim, duke filluar nga sot, ndėrkohė qė kundėrshtarėt janė gati pėr tė pėrfituar dhe gjithashtu pėr tė na u afruar nė renditje. Synimi ynė ėshtė tė zhvillojmė njė ndeshje brenda atyre kuotave qė i shkojnė pėr shtat njė skuadre si Tirana. Mund tė them se lojtarėt janė tė gjithė tė gatshėm dhe nuk besojmė tė ndryshojmė shumė gjėra pėr sa i takon modulit tė lojės. Nėse mund tė flas pėr sfidat qė kanė kundėrshtarėt direkt, shpresoj qė pėrballjet midis Vllaznisė dhe Teutės, por edhe Flamurtarit me Partizanin tė mbyllen nė barazim, nė mėnyrė qė tė thellojmė shkėputjen nė krye tė renditjes,"- pėrfundon deklarimin e tij pėr gazetėn drejtori teknik dhe koordinatori i bardhebluve, Alban Tafaj.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #540

    Post Tirana "than" Shkumbinin, Vllaznia e dyta

    Bardheblutė i falen Sinanit, kampionėt kthehen te fitorja, Delain ndėshkuesi i tė kuqve, ndėrsa Vllaznia shkatėrron Teutėn.


    U luajtėn dje katėr nga gjashtė ndeshjet e javės sė 22-tė tė superligės, ku Tirana tregoi edhe njė herė tjetėr se nė kėtė kampionat nuk di tė bėjė kompromis me askėnd. Sukses tė rėndėsishėm arritėn edhe tri skuadrat pritėse, Elbasani, Flamurtari dhe Vllaznia, tė cilat mundėn respektivisht Besėn, Partizanin dhe Teutėn. Tashmė Elbasani ėshtė ngjitur nė vendin e gjashtė, nė pritje tė pėrballjes sė sotme tė Dinamos me Apoloninė, teksa Besa, si rrjedhojė e njė golaverazhi mė tė mirė, mbetet sėrish nė vendin e pestė. Ngjitjen mė tė bujshme e ka bėrė Vllaznia, qė brenda pak javėve ka kapur vendin e dytė.
    Shkumbini, i pafuqishėm pėrballė bardhebluve
    Dy gola pėr ēdo pjesė tė shėnuar nga ana e Tiranės kanė qenė shokues pėr peqinasit, tė cilėt janė detyruar tė pranojnė humbjen e 14-tė nė kėtė sezon. Ndėshkuesi i peqinasve mban emrin e Vioresin Sinanit, i cili falė dy golave tė shėnuar, jo vetėm qė i ka dhėnė tri pikė tė ēmuara skuadrės sė tij, por edhe ka thelluar diferencėn e golave nė listėn e shėnuesve mė tė mirė. Shkodrani numėron 17 gola nė kėto 22 javė kampionat dhe ėshtė mė pranė se kurrė fitimit tė "Kėpucės sė artė". Me kėtė sukses tė arritur, kryeqytetasit tregojnė edhe njė herė tjetėr se nuk bėjnė kurrsesi kompromis me ekipet e vendit tė fundit, kur kujtojmė se mė parė kanė mundur nė fushat e tyre edhe Apoloninė dhe Luftėtarin. Tashmė gjėrat pėr peqinasit bėhen edhe mė tė vėshtira pėr tė qėndruar nė superligė.
    Elbasani ndal Besėn, por ankthi vazhdon...
    Elbasani mori dje fitoren e parė nė "erėn" Gėzdari. Njė gol i kosovarit Leci rezultoi vendimtar nė fund tė takimit, edhe pse kavajasit u pėrpoqėn me tė gjitha mėnyrat pėr tė barazuar. Pas shumė javėsh vuajtje, pėr kampionėt nė fuqi, duket njė rreze drite nė fund tė tunelit, ēka mund t'ua shtojė shpresat qoftė edhe pėr vendin e tretė, qė tė ēon nė Kupėn Intertoto. Pavarėsisht humbjes, kavajasit mbeten nė vendin e pestė, edhe pse me pikė tė barabarta me elbasanasit, por me golaverazh mė tė mirė.
    Flamurtari mund pėr herė tė dytė Partizanin
    Dy ndeshje dhe dy fitore pėr Flamurtarin nė kėtė sezon, kėsaj here pėrballė Partizanit. Edhe nė kėtė fazė tė dytė, vlonjatėt mundin tė kuqtė, ku "vrasėsi" mban emrin e Sasha Delainit. Mbrojtėsi i dalluar nė kampionatin shqiptar, nė rolin e "ishit" shėnoi sėrish nga pika e bardhė e penalltisė. Duhet thėnė se vlonjatėt zhvilluan njė ndeshje tė mirė pėrballė publikut tė tyre, madje mund ta kishin dyfishuar rezultatin nėse Bedini do tė ishte treguar pak mė i saktė pėrballė portės. Nė tė njėjtėn kohė, nuk duhet tė harrojmė se edhe Dhėmbi i pati tė gjitha mundėsitė pėr tė barazuar, por fati nuk ishte me tė.
    Vllaznia bėn rotacion me Teutėn
    Sfida mes Vllaznisė dhe Teutės pėrligjte luftėn pėr vendin e dytė. Ajo skuadėr qė do tė fitonte, do tė renditej nė fund tė fazės nė vendin e dytė. Sigurisht, Teutės i interesonte edhe barazimi, por shkodranėt nuk u kanė dhėnė mundėsinė mė tė vogėl durrsakėve pėr tė ėndėrruar. Gjithēka u zgjidh qė nė fillim tė pjesės sė parė, kur Sukaj, Vukēeviē dhe Gudjabi, do tė krijonin diferencėn e madhe. Teuta arrin tė shėnojė njė gol nė pjesėn e dytė me anė tė Hodos, por pa e rrezikuar nė asnjė moment fitoren bindėse tė Vllaznisė.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 54 prej 104 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •