Close
Faqja 48 prej 104 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 1036
  1. #471

    Post Shkurt nga Dinamo

    - Dinamo dje ka bėrė pėrgatitje tė ndarė nė dy grupe, ku titullarėt e ndeshjes me Flamurtarin e kaluan pasditen nė pishina me ujė tė ngrohtė. Ndėrsa pjesa e mbetur, nė tė cilėn bėnin pjesė edhe zėvendėsuesit, ėshtė pėrgatitur nė fushėn me bar tė kompleksit.
    - Redi Jupi, trajneri lojtar i bluve, dje ka qenė pacient nė klinikėn e mjekut Kasa dhe aty ka kaluar njė kohė tė mirė. Ndaj Flamurtarit Jupi luajti vetėm 45 minutat e para, pasi ėshtė dėmtuar nė kavilje. Dėmtimi i Jupit duket disi i rėndė, pasi ai ėshtė paraqitur dje nė klub duke ēaluar dhe tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe pas trajtimit mjekėsor.
    - Sokol Ishka nė Vlorė pati fatin e keq, pasi ka luajtur vetėm 17 minuta. Shkak pėr kėtė ka qenė dėmtimi qė dinamoviti ka marrė nga pėrplasja me vlonjatin Bedini. Nga kjo pėrplasje Ishka ėshtė ēarė nė vetullėn e majtė dhe i ėshtė dashur qė tė pėrballojė qepjen me 13 penj. Dje dinamoviti nuk ėshtė stėrvitur, por vetėm ka mjekuar plagėn si dhe ka pasur interesin e shokėve pėr gjendjen e tij shėndetėsore.
    - Rezart Maho ėshtė "i plagosuri" i tretė i betejės sė Vlorės. Pėr shkak tė mosnjohjes sė dinamovitit nga gazetarėt vlonjatė, Maho ėshtė raportuar nė kronika si Ēaushaj, por e keqja lojtarit i ka ardhur nga dėmtimi qė ka marrė nė gju. Dje dinamoviti nuk ėshtė paraqitur nė klub dhe, sipas babait tė Mahos, lojtari qėndon i shtrirė nė shtėpinė e tij gjersa tė marrė diagnozėn e saktė.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #472

    Post D.Xhafaj: Me Elbasanin, mė shumė se fitore

    Suksesi nė "Ruzhdi Bizhuta" e ngjit Teutėn nė vendin e dytė dhe pėr sulmuesin vlonjat tashmė ka filluar kthesa.


    "Me Elbasanin morėm mė shumė se 3 pikė." Ky ėshtė konkluzioni qė nxjerr autori i golit tė fitores pėr Teutėn, vlonjati Daniel Xhafaj. Sipas sulmuesit Xhafaj, vlerat e fitores nė Elbasan ishin tė shumėfishta. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", pėrveē fitores me kampionėt nė fuqi, ai komenton gjendjen e skuadrės durrsake dhe tė ardhmen e saj, duke filluar nga ndeshja e radhės me Kastriotin e Krujės.
    - Daniel, shumė njerėz e kanė quajtur tė papritur fitoren e Teutės nė Elbasan. Po ju si mendoni?
    - Parashikohej njė ndeshje mjaft e vėshtirė, qė i kishte brenda tė 3 rezultatet e mundshme, por nuk mund tė them se fitorja jonė ishte e papritur. Fati i buzėqeshi Teutės, por duhet thėnė se ajo e meritoi kėtė fitore.
    - Sipas jush, ēfarė vlerash ka pėr ekipin durrsak kjo fitore jashtė fushe?
    - Mendoj se vlerat e kėsaj fitoreje janė tė shumėfishta. Nė radhė tė parė, morėm 3 pikė nė njė fushė tė vėshtirė, siē ėshtė ajo e Elbasanit, dhe jemi ngjitur nė vendin e dytė. Tė mos harrojmė se luajtėm kundėr ekipit kampion nė fuqi dhe para njė tifozėrie tė zjarrtė, kėshtu qė fitorja do tė ndikojė shumė edhe nė planin moral. Besoj se Teuta e ka bėrė kthesėn e madhe.
    - Si jeni ndier nė fund tė takimit, kur tifozėria elbasanase ju ka duartrokitur?
    - Pa dyshim qė u ndjeva shumė mirė, ndėrsa tifozėria elbasanase tregoi pėrsėri se ėshtė ndėr mė tė qytetėruarat nė vendin tonė.
    - Po pėr momentin e golit ēfarė do tė thoshit?
    - Nė fakt, duhet tė them se merita kryesore pėr golin qė shėnova i takon Kulit, i cili, pasi bėri njė lėvizje tė zgjuar nė zonė, mė dha topin nė njė pozicion ku nuk ishte e vėshtirė ta dėrgoja nė rrjetė.
    - A mendoni se tashmė vendi i dytė mund tė quhet i Teutės?
    - Duhet shumė kujdes, sepse pas kemi Vllazninė dhe Partizanin, dy kundėrshtarė vėrtet tė fortė. Nėse ruajmė pėrqendrimin nė ndeshjet e radhės, them se do t'i konsolidojmė pozitat tona nė klasifikim. Pas disa javėsh do tė luajmė nė Shkodėr, ku duhet marrė maksimumi i pikėve.
    - Ndėrkohė, Tirana ėshtė mundur nė fushėn e saj nga Besa. A mendoni se ėshtė rihapur lufta pėr titullin kampion?
    - Tani Teuta ėshtė 8 pikė pas Tiranės, njė diferencė e rikuperueshme, por mendoj se do tė jetė shumė e vėshtirė.
    - Do tė luani me Tiranėn ndeshjen e kthimit nė kupė. Si e mendoni atė dhe sa besoni nė fitimin e kupės?
    - Tė kalosh Tiranėn do tė thotė se ke hedhur njė hap tė rėndėsishėm drejt fitimit tė kėtij trofeu. Ndeshja e kthimit nė Tiranė do tė jetė mjaft e vėshtirė pėr ne, por rezultati i ndeshjes sė parė na favorizon. Kemi shanse tė mėdha pėr t'u kualifikuar, por gjithmonė duhet tė jemi tė kujdesshėm.
    - Po pėr takimin e radhės nė kampionat me Kastriotin cili ėshtė mendimi i Xhafės?
    - Do tė thosha se tani nuk ka mė takime tė lehta. Pavarėsisht rezultateve qė ka arritur, Kastrioti ėshtė njė ekip qė luan futboll tė mirė dhe mund t'i hapė probleme ēdo kundėrshtari. Duhet tė luajmė tepėr tė impenjuar, nė mėnyrė qė tė mos gabojmė si nė ndeshjen me Shkumbinin.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #473

    Post Dje, analizė e detajuar pėr humbjen

    Trajneri Shkėlqim Muēa, sė bashku me pjesėtarėt e tjerė tė stafit teknik, zhvilloi dje nė mesditė njė analizė tė detajuar me skuadrėn, nė lidhje me humbjen e fundit me Besėn. Njėshi i stolit bardheblu kritikoi tė gjithė lojtarėt titullarė pėr kontributin e paktė qė dhanė nė stadiumin "Qemal Stafa", duke mos e justifikuar aspak veten. Nga burime brenda skuadrės mėsohet se Muēa kėrkoi qė Tirana tė rikthehet sa mė shpejt te fitorja, duke filluar qė nga pėrballja me Flamurtarin.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #474

    Post Vrapime dhe aerobi pėr titullarėt

    Pas analizės me trajnerin Muēa, skuadra mė pas zbriti nė tapetin jeshil tė stadiumit "Selman Stėrmasi", ku nėn drejtimin e pėrgatitėsit atletik, Rauf Dimraj, bardheblutė zhvilluan njė seancė tė lehtė stėrvitore. Titullarėt qė luajtėn 90 minuta me Besėn, punuan me vrapime dhe aerobi, kurse pjesa tjetėr e mori tė plotė ngarkesėn fizike. Sot nė mesditė kryeqytetasit do tė zhvillojnė stėrvitjen e fundit anti-Flamurtar.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #475

    Post Ervin Bulku, i vetėm nė infermieri

    Ervin Bulku ėshtė lojtari i vetėm qė po vuan probleme shėndetėsore nė kampin e Tiranės. Mesfushori me tipare shkatėrruese pėsoi njė dėmtim nė ije, pas njė dyluftimi ajror qė pati me Ebandėn e Besės, ku u pėrplas me shpinė nė tokė. Kjo bėri qė nė minutėn e 64-t Bulku tė zėvendėsohej me Sefėn, pasi nuk mund ta vazhdonte mė lojėn. Dje, ai nuk u stėrvit, ndėrkohė qė nuk dihet nėse do tė jetė titullar nesėr ndaj vlonjatėve. Nė rast se nuk do t'ia arrijė dot tė riaftėsohet, mund tė luajė njėri mes Sefės ose Bakallit nė qendėr tė mesfushės.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #476

    Post Muēa: E patė, Tirana s'ėshtė superskuadėr

    Trajneri-sekretar i bardhebluve kritikon skuadrėn pas humbjes sė papritur 1-2 nė kampionat ndaj Besės.


    Brenda njė jave, Tirana pėson dy humbje radhazi pėr kupė dhe kampionat. Si pėr koincidencė, bardheblutė, edhe pse kalojnė tė parėt nė avantazh, nė minutat e fundit hedhin gjithēka nė "erė". Ndaj Teutės ishte Klodian Duro qė realizoi i pari, por mė pas pėrmbysėn rezultatin Vrapi dhe Blloku. Tė mėrkurėn, pėrballė kavajasve, ishte Abazaj qė e shtyu topin nė rrjetė, ndėrkohė qė Arapi dhe Xhihani bėn mrekullinė me dy golat e tyre. Shfaqje tė tilla nuk i shkojnė aspak pėr shtat njė skuadre si Tirana, ku pėr trajnerin-sekretar Shkėlqim Muēa, arsyet e kėtyre paraqitjeve negative janė rrjedhojė e njė euforie qė ėshtė krijuar mes lojtarėve. Njėshi i stolit bardheblu deklaron pėr herė tė parė pėr "Sportin shqiptar" se Tirana nuk ėshtė njė superskuadėr. "Humbja me Besėn duhej shmangur me tė gjitha mėnyrat, por ja qė bėmė shumė pak nė fushė dhe mė pas rezultati ishte rrjedhojė logjike. Nė pjesėn e parė luajtėm mirė dhe e gjetėm golin, por nė nė fraksionin e dytė tė lojės lėshuam shumė terren, duke i dhėnė mundėsi kundėrshtarit tė na godiste me dy gola. Pa dyshim qė arsyeja kryesore e kėsaj humbjeje ėshtė euforia qė ka pushtuar lojtarėt prej disa ditėsh, ku nga opinioni sportiv ėshtė folur me superlativa nė drejtimin tonė. Megjithatė, unė si trajner dhe njė njohės i vjetėr i kėtij grupi futbollistėsh, do tė thosha se ne nuk jemi superskuadėr, siē mund tė mendojnė shumė vetė. Tirana ka nė gjirin e saj disa kualitete, por nėse kėto kualitete nuk tregojnė karakter gjatė 90 minutave, atėhere ne kthehemi nė njė ekip normal tė superligės. Mjafton tė marrim rastin e fundit me Besėn, ku edhe pse kjo skuadėr nuk kishte asnjė objektiv nė kėtė pėrballje tė radhės, u tregua mė tepėr luftarake dhe na vuri nė vėshtirėsi. Pse tė mos e bėnim ne njė gjė tė tillė? Diferenca prej 11 pikėsh qė kishim pėrpara kėtij takimi nuk ishte kurrsesi e mjaftueshme pėr tė fituar titullin kampion dhe kėtė gjė ua kisha bėrė tė ditur disa herė djemve,"- bėn tė ditur trajneri Shkėlqim Muēa.
    Pas kėtyre dy humbjeve radhazi pėr kupė dhe kampionat, "ujėrat" nė kampin bardheblu janė trazuar ndjeshėm, ndėrkohė qė koha nė dispozicion ėshtė mjaft e shkurtėr pėr tė pėrgatitur ndeshjen e radhės. Nesėr, pėrballė kryeqytetasve do tė jetė Flamurtari, ekip i cili nė fazėn e parė fitoi 3-2, ndėrkohė qė vlonjatėt kėtė herė do tė kenė edhe moralin e lartė pas suksesit tė arritur sė fundmi me Dinamon. Shkėlqim Muēa pret qė skuadra qė drejton tė bėjė njė kthesė 180-gradėshe, duke filluar nga pėrballja me Flamurtarin, pasi njė tjetėr hap i gabuar do tė thoshte fillimi e njė krize. "Ajo ēfarė na ndodhi me Besėn, duhet tė na shėrbejė tė gjithėve si njė mėsim i mirė pėr nė javėt e mbetura tė kampionatit. Ėshtė ende herėt pėr tė thėnė se jemi shpallur kampionė dhe pėr kėtė na duhet tė djersijmė nė dy javėt e mbetura nga faza e dytė, pėr tė marrė maksimumin e pikėve. Sfida e nesėrme me Flamurtarin ėshtė njė test i rėndėsishėm pėr lojtarėt qė tė reagojnė pas kėtyre paraqitjeve tė dobėta me Teutėn dhe Besėn. Kam bindjen se Tirana do tė kthehet shumė shpejt tek emri i saj, sepse nuk ėshtė nė traditėn tonė qė tė marrim rezultate tė tilla,"- pėrfundon trajneri Shkėlqim Muēa.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #477

    Post Belisha: Arben Nuhiu, "truri" i kėsaj Bese

    Mesfushori shkodran Amarildo Belisha e vlerėson fitoren si fryt tė djersės sė ekipit.


    Besa mbetet ekipi i vetėm, i cili i ka shkaktuar deri tani humbje Tiranės brenda nė shtėpi. Ishte lėvizja taktike e Bicit, kur Belisha kaloi nė vendin e tij natyral, futja nė lojė e Dragushės dhe e Krasniqit tre nga faktorėt kryesorė qė ndikuan nė fitoren e Besės. Veēanėrisht loja e Driton Krasniqit ishte befasia dhe "torta" e kėtij takimi. Po ēfarė mendon mesfushori shkodran, qė pa frikė mund tė themi se po kalon njė formė tė shkėlqyer? Pėrse ai mendon ndryshe nga ne pėr rolin e Nuhiut nė kėtė takim? Ēfarė, mbi tė gjitha, e solli Besėn tek fitorja? Po analistėve pėrse kėrkon t'u drejtohet? Ja pėrgjigjet e "asit nėn mėngė" tė Bicit, Amarildo Belisha .
    - Tregohuni i sinqertė, e besonit kėtė fitore para nisjes sė takimit?
    - Pavarėsisht madhėsive e modernizimit, mė thoni ju lutem ju, a keni parė ushtri tė niset pėr betejė pėr tė humbur? Vėrtet qė Tirana mbetet Tiranė, por mos harroni se edhe Besa ka mbi supet e saj 87 vite histori e vlera pėr futbollin shqiptar. Me kėtė rast dua tė nėnvizoj faktin se disa pseudospecialistė qė shohin vetėm ndeshje nė "Qemal Stafa" nxitojnė tė deklarojnė se kjo fitore ishte falė dobėsisė sė Tiranės. Me humor po ju kujtoj historinė e hajdutit qė vodhi lopėn, kur dėshmitari pyeti gjykatėsin, po ai qė vodhi lopėn nuk paska asnjė faj (nėnkupto po Besa qė fitoi, nuk paska asnjė meritė). Askush nuk ka tė drejtė tė gjykojė djersėn tonė nė fushėn e lojės, aq mė shumė njerėz qė vetė s'kanė luajtur kurrė nė jetėn e tyre futboll.
    - Duke u kthyer te fitorja, cilat ishin veēoritė qė e sollėn atė?
    - Sė pari, tė gjithė futbollistėt kishin deklaruar publikisht, madje edhe nė shtyp, se shkonim nė Tiranė pėr tė mos u mundur. Pra, besimi dhe psikologjia ishin faktorėt bazė. Mė tej ju e patė vetė se ndėrsa zhvilluam njė pjesė tė parė duke u mbrojtur, nė tė dytėn kuptuam se Tirana duhej sulmuar e fitorja ishte plotėsisht e arritshme. Vlerėsoj si elemente tė fitores, krahas gjithė ekipit, hyrjen nė lojė dhe kontributin e Dragushės, Krasniqit dhe Elokanit. Por mbi tė gjitha doja tė veēoja trurin e skuadrės, qė pėr mua mbetet Arben Nuhiu. Eksperienca e tij bėri qė ai tė mos gabonte asnjėherė nė pasime dhe tė ishte koordinatori kryesor i sulmeve tona. Jo pak herė e patė tė thyente edhe sulmet e Tiranės, a thua ishte 20 vjeē dhe jo 34. Ai mbetet modeli i profesionistit, nga i cili duhet tė mėsojnė futbollistėt tanė tė rinj.
    - Ndėrkohė, ju vetė u bėnė disa takime qė ndėrroni rol brenda ndeshjes...
    - Ai futbollist qė i thotė trajnerit se luan vetėm nė rolin e tij, nuk ėshtė nė shėrbim tė ekipit. Kėshtu, trajneri Bici mė ka vendosur nė pjesėn e parė nė mbrotje dhe tė dytėn nė vendin tim natyral. Jam pėrpjekur tė jap maksimumin tim kudo qė kam luajtur. Mė mirė kėtė e gjykojnė stafi dhe tifozėria.
    - Kjo fitore ka njė adresė apo dedikim?
    - Larg servilizimit, e them hapur se njeriu i vetėm qė ka besuar e besoi tek fitorja, ishte presidenti ynė, Nexhat Bizhdili. Pas humbjes me Dinamon ai nuk nxori asnjė fjalė presioni ndaj nesh, por na u drejtua: Ju e humbėt vetė takimin dhe kam besim se po ju do ta kaloni turin e kupės brenda nė kryeqytet. Kjo na motivoi pėr takimin ndaj Tiranės dhe e quajtėm detyrim moral tė jepnim maksimumin tonė. Nga ana tjetėr, ia kushtojmė kėtė fitore tifozėrisė sonė, e cila e meriton njė rezultat tė tillė, kur besoi e na pėrkrahu edhe nė Tiranė.
    - Sė fundi, Shkumbinin keni pėrballė tė shtunėn. E diskutoni fitoren?
    - Nuk besoj se dikush do tė mendonte rezultat tjetėr. Ēdo rezultat tjetėr veē fitores do tė sillte lloj-lloj interpretimesh. Megjithatė, nuk mund tė flitet nė futboll pėr fitore 100%, qoftė edhe ndaj njė ekip inferior. Le t'ia lėmė fushės sė lojės rezultatin. Pėr njė gjė ju siguroj, do tė bėjmė maksimumin pėr tė arritur fitoren.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #478

    Post Shifrat e javės sė 20 tė tė superligės

    - U shėnuan 10 gola (4 nė 45 minutat e para) shifėr qė regjistrohet pėr herė tė parė kėtė sezon.
    - U realizuan mesatarisht 1.66 gola pėr ēdo ndeshje tė kėsaj jave.
    - Numri i pėrgjithshėm i golave kapi shifrėn 270, qė do tė thotė mesatarisht 2.25 gola pėr ēdo ndeshje.
    - V.Sinani me 14 golat e tij vazhdon tė udhėheqė listėn e golėshėnuesve mė tė mirė tė kampionatit.
    - Pėr tė mbrojtur "nderin" e tė huajve qė luajnė nė kampionatin tonė, kėtė radhė mendoi Osusi i Kastriotit, qė ka shėnuar nė portėn fierake.
    - A.Sakaj i Flamurtarit ėshtė i vetmi futbollist qė realizoi dygolėsh kėtė javė.
    - Nuk u dha asnjė 11 metėrsh. Kėshtu ka ngjarė edhe nė javėn e 5 tė, 6 tė, 10 tė, 14 tė dhe tė 19 tė.
    - U sigluan 5 fitore dhe 1 barazim, sikurse nė javėn e 5 tė, 8 tė, 9 tė, 17 tė dhe tė 18 tė.
    - Besa mori fitoren e 15 tė jubilare ndaj Tiranės. Nė kryeqytet kavajasit e arrijnė kėtė pas plot 35 vjetėsh (1 0 mė 18.11.1972).
    - Pas plot 15 javėsh Shkumbini rikthehet tek fitorja (3 1 ndaj shkodranėve mė 23.9.2006) tek mund Luftėtarin me tė cilin nuk ka asnjė barazim nė 15 takime tė luajtura.
    - Ēifti Elbasani Teuta na jep 3 shifra interesante: ndeshjen e 120 tė jubilare mes tyre, fitoren e 40 tė jubilare tė durrsakėve dhe barazimin e golave tė shėnuar me ato tė pėsuar, 124 124.
    - K.Dalipi i Vllaznisė dhe Osusi i Kastriotit shėnuan pėrkatėsisht ndaj Partizanit dhe Apolonisė golin e 130 tė dhe tė 15 tė jubilar.
    - Pėr L.Jeminin takimi midis Elbasanit dhe Teutės ėshtė i 10 ti nė kampionat.
    - Pėr herė tė parė nė kėtė sezon u dhanė 24 kartonė tė verdhė. Totali ėshtė 482 ose 24.1 pėr ēdo javė.
    - U morėn 2 kartonė tė kuq, totali i tyre shkoi nė 38, ose 1.9 pėr ēdo javė.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #479

    Post Josa: Gudjabi Sukaj, "busulla" e Vllaznisė

    Trajneri kuqeblu vlerėson paraqitjen e fundit tė dy sulmuesve tė tij, tė cilėt merren vesh me njėri-tjetrin.


    Fitorja e fundit ndaj Partizanit nė njėfarė mėnyre ka qenė e vėshtirė, por nė fund ka sjellė qetėsinė nė skuadėr. Aq mė tepėr qė Vllaznia e sheh veten tashmė nė vendin e tretė tė renditjes. Por, pėrveē kėtyre fakteve, ajo ēfarė ėshtė konstatuar nė 90 minutat e kėtij takimi, ka qenė funksionimi i dyshes sulmuese Gudjabi Sukaj. Me kėtė vijė sulmi, kuqeblutė duket se e kanė zgjidhur problemin e golit, aq mė tepėr qė pas tyre luajnė lojtarė tė tillė si Bejzade e Dalipi. Pėr kėtė arsye, trajneri Josa ėshtė shprehur shumė entuziast pas ndeshjes, kur ka thėnė: "Pres njė Gudjab qė tė vijė duke e rritur ritmin e lojės, qoftė nė freskinė qė mund tė ketė, sepse nuk mund tė shkohet i gjithė kampionati duke u bazuar tek Sukaj, i cili nė kėtė ndeshje shkoi shumė mirė. Do tė doja t'u thosha edhe sportdashėsve shkodranė, por edhe juve si gazetarė, qė tė mos e presin shpėtimin e Vllaznisė nga ky lojtar. Kemi pasur njė Sukaj qė nė ndeshjet e fundit tė vitit tė kaluar luajti mjaft mirė, shėnoi edhe 4 gola dhe na dha pikė shumė tė vlefshme. Por natyrisht qė nuk mund tė presim gjatė gjithė kohės ta shohim kėtė lojtar nė njė formė tė tillė. Unė nuk kapem tek aftėsitė individuale, por tek ato tė kolektivitit, prandaj ai duhet tė mbėshtetet nga lojtarėt e tjerė". Pjesa e parė qė shkodranėt kanė zhvilluar tė mėrkurėn ndaj tė kuqve ka qenė e pėrkryer, ndėrsa nė tė dytėn loja ra disi, megjithatė Josa e konsideron shumė pozitive lojėn nė tėrėsi nė kėtė ndeshje. "Morėm njė fitore tė merituar. Skuadra luajti shumė mirė qė nga momenti i parė. Zhvilluam njė pjesė tė parė, e cila ishte shumė pozitive pėr ne, qoftė nė freskinė e lojtarėve, qoftė nė mbėshtetjen e dy lojtarėve tanė, Gudjabit dhe Sukajt nga Dalipi, qė luajti mjaft mirė, por edhe nga krahėt. Kuptohet, kishte momente qė skuadra u tėrhoq prapa dhe kjo ėshtė e kuptueshme, sepse nuk mund tė mbajė tė njėjtin ritėm gjatė 45 minutave. Nė pjesėn e dytė i dhamė terren kundėrshtarit, nisur edhe nga dy zėvendėsimet e detyrueshme qė patėm, si ai i Vukēeviē, ashtu edhe ai i Ahit, tė cilėt na i prishėn disi planet tona. Megjithatė, jam i kėnaqur, pasi skuadra nuk rrezikoi pėr tė humbur. Jam i kėnaqur edhe nga rigoroziteti i lojės nė mbrojtje, ēka na dha mundėsinė tė rrezikojmė me anė tė kundėrsulmit 2 3 herė, por nuk patėm fat pėr tė shėnuar," ka shtuar drejtuesi i stolit shkodran. Megjithatė, tėrheqja e Vllaznisė nė gjysmėfushėn e saj pėr gati 30 minuta nė pjesėn e dytė solli edhe reagimin e tifozėve tė saj, tė cilėt duke u drejtuar nga pankina, u bėnin thirrje pjesėtarėve tė saj pėr tė mos e tėrhequr ekipin, por pėr ta lėshuar pėrpara. Pikėrisht pėr kėtė arsye trajneri Mirel Josa kėrkoi tė sqaronte kėtė gjė duke thėnė: "Pėr tė sqaruar publikun shkodran njėherė e mirė dua tė them se njė trajner asnjėherė nuk vendos pėr ta tėrhequr skuadrėn e tij. Por tė tėrheqin vetė situatat e lojės, tė tėrheq vetė rezultati. Nėse skuadra jonė do tė kishte shėnuar edhe ndonjė gol tjetėr, kuptohet qė ajo do kishte qenė mė e qetė. Pastaj ndikuan edhe dy zėvendėsimet e detyruara. Por me futjen e Bejzades gjėrat u rregulluan disi, sepse ai ėshtė lojtar qė di ta mbajė mirė lojėn, ta qetėsojė atė dhe pėr kėtė arsye ndryshuam edhe mėnyrėn e vendosjes sė lojtarėve nė fushė, duke e lėnė Sukajn tė avancuar, tė mbėshtetur nga pas prej Bejzades dhe Dalipit." I pyetur nė lidhje me sfidėn e ardhshme pėr kupė, sėrish me Partizanin, Josa ėshtė pėrgjigjur shkurt dhe prerazi: "As mė intereson fare ajo ndeshje pėr momentin. Para kemi ndeshjen me Apoloninė, pėr tė cilėn duhet tė mendojmė tani pėr tani".
    What Goes Around, Comes Around

  10. #480

    Post Kuqeblutė dje nė stėrvitje, sot drejt Fierit

    Pasditen e djeshme kuqeblutė kanė qenė nė stėrvitje. Nė orėn 14.30 ata janė bashkuar nė ambientet e stadiumit "Loro Boriēi" pėr tė zhvilluar stėrvitjen e radhės. Njė stėrvitje e shoqėruar kryesisht me masazhe dhe vrapime tė lehta, ndėrkohė qė sot do tė ketė edhe njė tjetėr seancė paradreke, para se skuadra tė niset drejt Fierit pėr ndeshjen e radhės. Tė vetmit lojtarė, tė cilėt janė nė pikėpyetje pėr kėtė ndeshje, janė mbrojtėsi malazez Vukēeviē dhe mesfushori Ahi. I pari ėshtė duke kaluar njė gjendje gripale dhe madje ndaj Partizanit luajti nė fushė me temperaturė. Ndėrkohė, Ahi vuan nga njė dhembje nė gjurin e tij tė djathtė, e prej saj ai u detyrua tė linte fushėn e lojės nė pjesėn e dytė tė ndeshjes me tė kuqtė, ndeshje nė tė cilėn Ahi ka qenė ndėr lojtarėt mė tė mirė nė fushė pėr Vllazninė dhe prandaj mori dhe shumė duartrokitje nga ana e publikut shkodran.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 48 prej 104 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •