Mbrojtėsi Mardian Kacollja shprehet se ndeshja e radhės ka vlerėn e mė shumė se tri pikėve.
Skuadra e Elbasanit ėshtė duke u dhėnė dorėn e fundit pėrgatitjeve pėr takimin e ditės sė mėrkurė ndaj Teutės. E cilėsuar si njė nga takimet mė tė rėndėsishme tė sezonit, ndeshja ndaj "djemve tė detit" i ka karikuar nė maksimum lojtarėt verdheblu, tė cilėt kurrsesi nuk e mendojnė njė tjetėr dėshtim nė kampionat. Pas humbjes me Partizanin dhe pas barazimit nė transfertė me Apoloninė, ekipi kampion, i ndodhur nė kuotėn e 27 pikėve, rrezikon seriozisht tė mbetet duarbosh kėtė sezon futbollistik, nėse nuk do tė arrijė tė marrė tri pikėt ndaj njė kundėrshtari direkt pėr zonėn europiane. Eshtė pikėrisht kjo arsyeja pėrse futbollistėt elbasanas nuk e shohin Teutėn thjesht si njė ndeshje qė vlen tri pikė. "Nėse do tė mė pyesnit, unė do tė thosha qė ėshtė njė ndeshje qė vlen jo tri, por nė fakt gjashtė pikė, kur mendon se nė rast fitoreje jo vetėm qė ngjitemi tri pikė nė klasifikim, por i mohojmė njė tripikėsh edhe njėrit prej rivalėve nė betejėn e zonės europiane, siē ėshtė Teuta. Pėr fat tė keq, kemi humbur shumė pikė nė takimet e fundit, kėshtu qė kalendari tashmė na detyron tė sforcohemi shumė, pėr tė mos lėnė mė pikė prapa nė rrugėn drejt realizimit tė synimit tonė. Na vjen keq qė tani duhet tė pėrballemi me kėtė situatė, duke menduar qė mund t'i administronim mė mirė takimet, nėse nuk do tė kishte qenė pėr disa gabime qė kemi kryer, sidomos ndaj Vllaznisė dhe Partizanit nė fushėn tonė dhe me Apoloninė nė transfertė," citon pėr "Sportin shqiptar" futbollisti titullar i ekipit kampion Mardian Kacollja, i cili gjithsesi mundohet tė karikojė shokėt e skuadrės, duke theksuar se Elbasani i tij i ka tė gjitha shanset tė triumfojė ditėn e mėrkurė nė "Ruzhdi Bizhuta" ndaj Teutės. "Jam i bindur se i kemi tė gjitha shanset pėr tė fituar nė kėtė sfidė. Nė takimet e fundit, pavarėsisht rezultateve, nuk ėshtė se jemi paraqitur keq, kėshtu qė unė e them me bindje se me pak kujdes mund t'u dhurojmė sportdashėsve tanė tė zjarrtė fitoren e parė pas disa javėve jo tė mira. Ne shpresojmė qė edhe nė kėtė ndeshje tė kemi pėrkrahjen e tyre, aq mė tepėr nė njė ndeshje me nerva tė tendosura, si kjo ndaj durrsakėve," deklaron futbollisti qė i bėri njė nisje tė shkėlqyer kampionatit, por qė pėr fatin e tij tė keq erdhi ai dėmtim qė e la jashtė fushave tė blerta disa javė. Gjithsesi, Kacollja e ka pėrmirėsuar ndjeshėm lojėn e tij nė takimet e fundit falė edhe punės sė kryer nė stėrvitje. Pėr kėtė arsye, mbrojtėsi nė fjalė nuk fsheh asgjė, duke u shprehur se nuk i trembet aspak konkurrencės pėr njė vend nė formacion, aq mė tepėr tani kur organika e kėtij reparti ėshtė shtuar me ardhjen e kosovarit Papuci. "Unė shoh punėn time, duke u pėrkushtuar maksimalisht nė stėrvitje dhe duke dhėnė maksimumin sa herė qė mė kėrkohet njė gjė e tillė nė ndeshje nga ana e stafit teknik. Luaj apo nuk luaj, kjo ėshtė njė zgjidhje qė i takon trajnerit Gėzdari. Personalisht unė nuk i trembem aspak konkurrencės pėr njė vend nė formacion. E rėndėsishme ėshtė qė ndihem mirė dhe jam duke kapur formėn time tė fillim sezonit," shton Kacollja. Nė fund tė deklaratės sė tij, Kacollja u pėrgjigjet me diplomaci edhe deklaratave tė ditėve tė fundit tė dhėna pėr "Sporti shqiptar" nga ana e lojtarėve durrsakė, tė cilėt besojnė te suksesi nė Elbasan. "Ju e dini qė Teuta nuk e ka provuar ndonjėherė shijen e fitores gjatė sezoneve tė fundit nė fushėn tonė. Besoj se historia do tė pėrsėritet edhe kėsaj radhe," e mbyll prononcimin e tij mbrojtėsi i Elbasanit, Mardian Kacollja
Krijoni Kontakt