Java e 19-tė: Tė kuqtė nė vendin e dytė, falė gabimeve tė rivalėve, fundi i klasifikimit "thith" disa skuadra.
Tirana nuk njeh kundėrshtarė dhe e shikon veten nė "arrati", duke pasur tė drejtė t'i gėzohet qysh tani titullit kampion, edhe pse ka ende javė pėr t'u zhvilluar dhe matematikisht asgjė nuk ėshtė zgjidhur. Sidoqoftė, fitorja e djeshme nė Gjirokastėr ka rikonfirmuar supremacinė bardheblu nė kampionatin shqiptar. Duke veēuar Tiranėn, qė "ha bukė mė vete", duhet thėnė se java e 19-tė ka rezultuar e mbarė pėr skuadrėn e Partizanit. Kjo, jo vetėm nga meritat e tė kuqve, qė nė fakt morėn 3 pikė tė vlefshme ndaj Kastriotit, falė njė autogoli tė Gallos me ndihmėn e Dhėmbit, por edhe nga "dhuratat" e rivalėve tė tjerė, qė synojnė vendin e dytė. Kėshtu, barazimi i Teutės me Shkumbinin u ka dhėnė "oksigjen" jo vetėm peqinasve tė vendit tė fundit, por edhe tė kuqve kryeqytetas, qė kanė pėrfituar, duke i parakaluar "djemtė e detit". Njė "skenar" i tillė ka rezultuar edhe me dy ndjekėset e tjera tė kreut, Vllaznia dhe Dinamo, tė cilat kanė "ngrėnė kokėn" e njėra-tjetrės, duke ndarė nga njė pikė, e cila nuk ka kėnaqur asnjėrėn palė. Kėshtu kanė bėrė edhe kampionėt e Elbasanit nė Fier, me Apoloninė, qė synon mbijetesėn, duke e parė veten nė vendin e 6-tė pas kėsaj jave. Kėsisoji, kėto rezultate tė skuadrave pretendente pėr vendin e dytė, qė do tė thotė pjesėmarrje nė Kupat e Europės, kanė "ēuar ujė nė mullirin" e Partizanit, i cili, duhet pranuar, mezi ka "bluar" Kastriotin e Krujės. Duke parė renditjen e kategorisė superiore, pas kėsaj jave, konstaton njė ngjeshje tė tri skuadrave, qė mėtojnė vendin e dytė, Partizani, Teuta dhe Vllaznia, tė cilat pėrshkallėzohen me nga njė pikė diferencė nga njėra-tjetra, ndėrsa nė mesin e artė tė klasifikimit gjenden Elbasani me Dinamon, qė tentojnė pėr mė lart. Pjesa tjetėr, nga vendi i 8-tė, qė e mban Flamurtari, me pikė tė barabarta me Luftėtarin pasues, deri te Shkumbini i fundit, pėrbėn "aksin" e rrezikshėm, qė tė shpie nė kategorinė e parė.
Shkumbini, pika e rikthimit nė shtėpi
Nėse ka njė rezultat tė papritur nė ndeshjet e javės sė 19-tė, ky ėshtė barazimi i Durrėsit, mes Teutės ambicioze nė kėtė kampionat dhe Shkumbinit tė fundit. Kur pritej "autokritika" e duhur e durrsakėve, pas asaj humbjeje shokuese 5-0 njė javė mė parė me Tiranėn, tė besuarit e Sejdinit i kanė bėrė "postbllokun" e radhės Teutės. Njė goditje tjetėr psikologjike pėr skuadrėn e Starovės, e cila mbyll dy javė pėr t'u harruar, duke lėshuar pas disa kohėsh edhe vendin e dytė nė klasifikim. Nga ana tjetėr, Shkumbini merr njė pikė shprese nė Durrės, duke i dhėnė fund edhe "shtegtimit"
6-javor nėpėr fushat kundėrshtare, si pasojė e dėnimit tė dhėnė nga FSHF-ja. Rikthimi i skuadrės peqinase nė fushėn e saj mund tė shikohet si njė "dritare", nga ky duket pak dritė nė fund tė "tunelit", i cili tė shpie njė kategori mė poshtė.
Fundi "thith" Flamurtarin dhe Luftėtarin
Fitorja e Tiranės nė Gjirokastėr dhe ajo e Besės nė Kavajė e kanė intriguar, madje dramatizuar "luftėn" pėr mbijetesė, aq sa nė tė e shikon veten edhe Flamurtari, qė dukej se po ecte mirė nė kėtė rikthim mes mė tė mirėve. Vlonjatėt e drejtuar nga Vasil Ruci e kanė nisur mjaft keq vitin 2007, teksa kanė marrė vetėm 1 pikė, nė shtėpi me Vllazninė, duke e parė veten nė "vallen" pėr mbijetesė, krahas Luftėtarit, Shkumbinit, Kastriotit dhe Apolonisė. Pėr sa u takon skuadrave tė fundit tė tabelės, java e ardhshme duket se do tė jetė "jetė a vdekje", sepse do tė ketė ballafaqime direkte mes tyre. Kėshtu, Shkumbini i fundit, do tė rikthehet nė shtėpi, ku do tė presė Luftėtarin. Njė fitore e peqinasve do t'u jepte mė shumė shpresė atyre, ndėrkohė qė do tė pėkeqėsonte skajshėm pozitat e gjirokastritėve. Po kėshtu, nė Krujė, sfida mes Kastriotit dhe Apolonisė do tė jetė deri diku vendimtare, sepse, nėse ktrutanėt fitojnė, kanė tė drejtė ta bėjnė gjumin mė tė qetė, ndėrsa fierakėve u ngatėrrohen keq llogaritė, nė tė kundėrt, po fitoi Apolonia, fundi i klasifikimit bėhet vėrtet dramatik, duke "eklipsuar" deri diku edhe pėrpjekjet e tė tjerėve pėr "zonėn europiane", ndėrkohė qė Tirana ka tė drejtėn tė dirigjojė e qetė nė "kullėn e regjisė" sė kampionatit.
Krijoni Kontakt