Close
Faqja 3 prej 104 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1036
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ky eshte lajmi per te cilin ju lajmerova dje i botuar ne gazeten e sotme.

    Sulmuesi: Dinamo nuk arriti tė m'i plotėsonte kushtet financiare 22-08-2006

    Pema, goditja "in-extremis" e Tiranės

    Tirana godet sėrish nė merkato. Qė nga dita e djeshme, Eleandro Pema ėshtė veshur bardheblu, duke lėnė me gisht nė gojė drejtuesit e Dinamos, tė cilėt e prisnin pėr tė firmosur kontratėn e re. Atėhere kur nuk pritej, donatorėt bardheblu e kanė bėrė tė tyre sulmuesin 21-vjeēar, i cili shkėlqeu kampionatin e fundit me fanellėn tjetėr tė kryeqytetasve, kur shėnoi plot 9 gola. E ardhmja e Pemės kishte kohė qė ndodhej nė udhėkryq, duke parė qė te Dinamo ana financiare shkoi nė nivele minimale, ndėrkohė qė nga jashtė atij i kishin mbėrritur disa sinjale. I ndodhur nė kėtė situatė, sulmuesi kėmbėshpejtė nuk nguroi aspak tė firmoste kontratėn e re qė iu propozua dje nga donatorėt dhe tashmė u ėshtė shtuar blerjeve tė reja, si Allmuēa, Sinani, Dede, Abraham, Fish dhe Penja. I kontaktuar nga "Sporti shqiptar", Eleandro Pema, me tė shkelur fushėn stėrvitore tė "Skėnder Halilit", dha intervistėn e parė si bardheblu, teksa tregon edhe shkaqet e divorcit me Dinamon.
    Eleandro, njė kalim i befasishėm ky juaji nga Dinamo te rivalėt e Tiranės. Cili ėshtė komenti juaj?
    - Njė fenomen i tillė nuk ėshtė se po mė ndodh mua tė parin nė futbollin e sotėm profesionist. Nė fillim as vetė s'e kisha menduar njė lėvizje tė tillė, duke qenė se pėr njė vit te Dinamo ia kalova shumė mirė, por ja qė ishte e thėnė tė ndodhte kėshtu.
    Drejtuesit dinamovitė ju prisnin qė tė firmosnit dje me ta, ndėrkohė qė ju dolėt menjėherė nė stėrvitje me fanellėn bardheblu...
    - Ėshtė e vėrtetė. Unė kisha folur me administratorin Ismet Saliu, i cili mė kishte parashtruar ofertėn e tij nė kontratėn e re, qė sigurisht nuk i plotėsonte ambiciet e mia. E kisha lėnė ēdo gjė tė hapur me tė, ndėrkohė qė nė ēastin kur fola me donatorėt e Tiranės, diferenca nė anėn financiare ishte e madhe. I ndodhur nė kėto kushte, kurrsesi nuk mund tė refuzoja, pa harruar qė bėhet fjalė pėr njė skuadėr tė madhe, siē ėshtė Tirana.
    Ēfarė do tė thoshit tani pėr Dinamon, skuadėr me tė cilėn shėnuat 9 gola sezonin e fundit?
    - Mė vjen keq qė u ndava nė kėtė mėnyrė, por tė gjithė nė atė skuadėr duhet tė mė kuptojnė arsyet pse vendosa tė bėja njė lėvizje tė tillė. Pėr njė vit qėndrimi te Dinamo kalova shumė mirė dhe u pėrpoqa tė jepja maksimumin nė fushė. Nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse t'u uroj shokėve dhe drejtuesve suksese nė edicionin e ri.
    Tirana pėr ju ėshtė njė njohje e vjetėr, po tė kujtojmė kėtu njė vit mė parė, kur luajtėt 6 muaj dhe mė pas u larguat fillimisht te Shkumbini dhe nė fund pėrfunduat te Dinamo. Si e shihni tė ardhmen kėtu?
    - Personalisht, shpresoj qė kėtė herė tė mos zhgėnjej askėnd. Jam rikthyer nė ekip me shumė ambicie, krahasuar me njė vit e gjysmė mė parė. Tani mendoj se jam mė i pjekur pėr tė kontribuar te Tirana, ku dihet qė ka njė rivalitet tė madh.
    Meqenėse dolėt te rivaliteti, nuk mendoni se do ta keni tė vėshtirė tė ēani pėrballė emrash si Sinani, Salihi dhe Merkoēi?
    - Jo, aspak. Unė e dija situatėn te Tirana dhe njė fakt i tillė nuk mė tremb, po tė kemi parasysh se nė fund do tė jetė trajneri ai qė do tė vendosė nė bazė tė formės tė gjithsecilit. Megjithatė, nė njė sezon tė gjatė, do tė ketė vend pėr tė gjithė.
    Nė fund, cilat janė synimet tuaja personale?
    - Nisur nga fakti qė jam sulmues, shpresoj tė shėnoj sa mė shumė gola. Mė pas, mbetet qė sė bashku me shokėt tė pretendojmė edhe fitimin e titullit kampion dhe tė Kupės sė Shqipėrisė.


    Nėnkampionėt, ja plani pėr nė Turqi
    Dita e djeshme ka qenė shumė e ngjeshur pėr drejtuesit bardheblu dhe veēanėrisht pėr administratorin dhe pėrgatitėsin atletik, Eduard Gjini. Ai ėshtė marrė me mbledhjen e gjithė pasaportave tė lojtarėve, por edhe me prerjen e biletave tė udhėtimit pėr nė Turqi. Nisja drejt Bosforit ėshtė menduar tė bėhet mėngjesin e sė mėrkurės, nė orėn 09:00, me linjėn e avionėve Albanian Airlines. Udhėtimi pėr nėnkampionėt do tė ketė edhe njė ndėrprerje, ku pasi tė nisen nga Tirana, do tė zbresin nė Stamboll dhe pikėrisht kėtu do tė marrin njė tjetėr avion pėr nė qytetin e Kajserit, ku do tė luhet edhe ndeshja. Mendohet qė mbėrritja tė realizohet rreth orės 15:00 tė pasdites dhe menjėherė delegacioni bardheblu do tė sistemohet nė njė hotel me 4 yje. Nė orėn 19:00 lokale do tė zhvillohet stėrvitja e fundit, e cila korrespondon me orarin e ndeshjes tė sė enjtes. Sipas Gjinit, mėngjesin e sė enjtes ėshtė planifikuar qė Tirana tė zhvillojė analizėn e fundit anti-Kajserispor.

    Merkoēi nė pritje tė rezonancės magnetike
    Prej disa ditėsh, sulmuesi Eldorado Merkoēi po vuan njė dėmtim nė gjurin e majtė. Njė goditje e marrė gjatė seancės stėrvitore ka bėrė qė tė dyshohet se 27-vjeēari mund tė ketė probleme me meniskun. Sot ose nesėr, Merkoēi do tė kryejė njė rezonancė magnetike, e cila do tė nxjerrė tė qartė shkallėn e dėmtimit. Nė stėrvitjen e djeshme, ai ishte vetėm spektator anės fushės, ndėrkohė qė e shprehu qartė shqetėsimin nė lidhje me kėtė problem qė po kalon.

    Njė kuksian nė provė te bardheblutė
    Pasditen e djeshme, nė stėrvitjen e bardhebluve u vu re prezenca e njė lojtari tė ri. Bėhej fjalė pėr Fatjon Dafkun, me origjinė nga Kukėsi, por qė disa vjet kishte luajtur nė kategoritė e dyta angleze. 22-vjecari kishte ardhur nė ekip me sugjerimin e njė prej drejtuesve tė lartė, ku do tė qėndrojė pėr disa ditė nė provė dhe mė pas do tė vendoset nėse do tė qėndrojė ose jo. Pėr gazetėn, Dafku do tė shprehej: "Shpresoj tė qėndroj te Tirana. Kam ardhur qė nga Anglia dhe dua tė tregoj vlerat e mia nė njė skuadėr me emėr nė kampionatin shqiptar. Luaj si mesfushor qendre, por qė pėr nevoja tė ekipit mund tė spostohem edhe nė krahun e djathtė."

    Aurel Celibashi
    Sporti Shqiptar

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Presidenti Edmond Hasanbelliu pret qė investimet e tij tė bėhen realitet kėtė sezon 22-08-2006

    Hasanbelliu: Kėrkoj mė shumė nga Teuta

    Presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, kėtė sezon pret mė shumė nga ekipi qė financon prej vitesh. Ai thotė se ekipi duhet tė tregojė nė fushėn e lojės mė shumė cilėsi, pėr tė treguar vlerat e vėrteta qė kėrkohen pėr tė arritur objektivat nė kėtė sezon futbollistik. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Hasanbelliu komenton objektivat qė ka Teuta nė kėtė sezon, gjendjen reale tė ekipit, merkaton dhe prezantimin qė ka bėrė ekipi nė takimet miqėsore.
    A jeni i kėnaqur me prezantimin qė bėri ekipi nė takimet miqėsore para kampionatit?
    - Ekipi bėri njė prezantim pozitiv, por unė kėrkoj mė shumė nga kjo Teutė. Duhet njė nivel mė i lartė loje pėr tė arritur objektivat qė kemi nė kampionat.
    Cilat janė objektivat qė ka Teuta nė kėtė sezon?
    - Do tė synojmė tė paktėn njė prej trofeve. Kemi investuar pėr tė ndėrtuar njė ekip fitues dhe besoj se do t'ia arrijmė kėsaj.
    A ju ka shqetėsuar humbja e fundit me Vllazninė nė miqėsore?
    - Nė takimet miqėsore, mė shumė se rezultati, shikohet mėnyra se si luan ekipi. Mendoj se ekipi ka mė shumė mundėsi dhe forca pėr tė shprehur nė fushėn e lojės. Unė kam besim te kjo Teutė dhe te trajneri Starova.
    Sa besoni se investimi qė keni kryer do tė shpėrblehet nga futbollistėt?
    - Eshtė e vėrtetė qė nė kėtė sezon kemi investuar shumė pėr kėtė ekip dhe besoj se ky investim do tė justifikohet. Kemi sjellė nė ekip disa prej futbollistėve mė cilėsore, si dhe kemi ndėrtuar njė ekip qė mund tė pėrballojė njė sezon tė gjatė.
    Cila ka qenė strategjia e merkatos sė Teutės?
    - Kemi ruajtur bėrthamėn e grupit ekzistues dhe kemi afruar futbollistė cilėsorė nė ato reparte ku kemi pasur mė shumė boshllėqe. Kemi studiuar ēdo gjė me kujdes dhe kemi marrė parasysh kėrkesat e trajnerit.
    A mendoni se keni njė Teutė tė blinduar nė mbrojtje dhe sulm, por me probleme nė mesfushė?
    - Jo, u kemi kushtuar rėndėsi tė tri reparteve dhe mendoj se edhe mesfusha ėshtė njė repart i konsoliduar. Kampionati do tė jetė prova e vėrtetė pėr kėtė ekip, prej tė cilit presim shumė.
    Sa problem ka qenė pėr ju dėmtimi i Brahjes?
    - Kuptohet qė dėmtimi i ēdo futbollisti cilėsor qė bėn diferencėn ėshtė shqetėsues, por pavarėsisht nga kjo, ne kemi marrė masa qė kjo mungesė tė mos ndihet deri nė rikuperimin e Brahjes.
    A kanė pėrfunduar kontratat me tė gjithė futbollistėt dhe a ka ndonjė tė re nga ky proces?
    - Jemi nė pėrfundim tė kėtij procesi dhe para tė mėrkurės do tė dėrgojmė listat e federimit tė futbollistėve, ku pėrfshihet edhe njė blerje e re nė merkato, siē ėshtė ajo e kosovarit Haliti.
    Besoni qė tifozėria durrsake do tė rikthehet nė "Niko Dovana"?
    - Do tė jetė paraqitja e ekipit qė do tė kondicionojė rikthimin e tifozėrisė nė stadium. Shpresoj qė tė bėjmė njė nisje tė mirė qė nė takimet me Dinamon dhe Partizanin.


    Haliti nis stėrvitjen me Teutėn
    Ish-mbrojtėsi i Tiranės, kosovari Adnan Haliti, ka filluar rregullisht stėrvitjen me ekipin e Teutės. Ky shikohet si njė zėvendėsues ideal pėr mbrojtėsin e dėmtuar Brahja. Haliti ėshtė vėnė nėn urdhrat e trajnerit Starova, i cili tashmė do tė ketė edhe njė alternativė mė tepėr nė repartin mbrojtjes. Haliti mund tė quhet edhe blerja mė e fundit nė merkaton e Teutės, e cila nė kėtė sezon ka qenė ndėr mė tė spikaturat me emra tė tillė, si Daniel Xhafa, Vrapi, Brahja, Devolli, Idrizoviē, Tetova etj.

    Brahja, operacioni mund tė kryhet nė Austri
    Mbrojtėsi i ekipit tė Teutės, Julian Brahja, mund tė operohet nė Austri pas dėmtimit tė ligamentit qė pėsoi nė takimin miqėsor qė ekipi zhvilloi me Kastriotin. Po bėhen tratativa pėr dėrgimin e Brahjes nė njė klinikė tė specializuar pėr raste tė tilla nė Austri, klinikė nė tė cilėn janė operuar edhe futbollistė tė tjerė tė njohur. Njė operacion nė njė klinikė tė tillė do tė bėnte tė mundur rikuperimin sa mė tė shpejtė tė futbollistit dhe bashkimin e tij sa mė tė shpejtė me ekipin.

    Llambi Kallēo
    Sporti Shqiptar

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Drejtuesit e kuq theksojnė se kanė bėrė mė tė mirėn pėr forcimin e skuadrės 22-08-2006

    Partizani, tani radhėn e kanė tifozėt

    Rreth 100 tifozė e kanė ndjekur dje nga afėr stėrvitjen e tė kuqve nė fushat e klubit. Mbėshtetja e tyre pėr skuadrėn e zemrės ka qenė gjithmonė pėr t'u marrė shembull, por kur skuadra ėshtė e aftė tė rivalizojė pėr titull, interesimi i tyre ėshtė mė i madh. Ardhja e Dorian Bylykbashit i ka ngrohur mė shumė mbėshtetėsit e Partizanit, pėr tė cilėt formacioni bazė nuk do tė kishte kuptim pa kapitenin. Natyrisht, pranė skuadrės kanė qenė tė gjithė drejtuesit e kuq pa pėrjashtim, pėr ta parė nga afėr kontigjentin dhe gjendjen e ekipit. Presidenti Xhani, si gjithmonė prezent, ėshtė shprehur entuziast pėr skuadrėn qė ka ndėrtuar, por, pėr t'ia dalė mbanė deri nė fund, kėrkon mbėshtetjen e tifozėve. "Askush nuk mund ta mohojė sakrificėn qė kemi bėrė pėr ndėrtimin e kėsaj skuadre. Kemi ruajtur thuajse tė gjithė kontigjentin e vitit tė kaluar, pa harruar pėrforcimin me elementė cilėsorė. Delain, Leandro, Bylykbashi e shumė lojtarė tė tjerė mendoj se janė dhuratė e ēmuar qė po u bėjmė tifozėve. Tani kėrkojmė tė bėjnė ata detyrėn qė u takon. Futbolli luhet pėr tifozėt, mbėshtetja e tė cilėve ėshtė shumė e nevojshme. Kjo nuk ka tė bėjė aspak me pėrfitimin financiar qė mund tė ketė klubi, por pėr tė arritur objektivat na duhet patjetėr mbėshtetja e tyre,"- ėshtė shprehur presidenti Xhani.

    Kapiteni Bylykbashi, firmėn mbi kontratė
    Dje, siē pritej, ka dalė nė stėrvitje Dorian Bylykbashi, elbasanasi qė kėrkonte aventurėn jashtė Shqipėrisė. Ai ka nėnshkruar kontratė me Partizanin. Nė lidhje me kėtė, presidenti Xhani ka pohuar: "Nuk do ta lija kurrsesi Bylykbashin tė firmoste me skuadrat e tjera. Firmat e shumė futbollistėve tė tjerė nuk do tė kishin vlerė pa Bylykbashin. Ai ėshtė ikona e skuadrės. Pėr sa i pėrket kontratės sė tij, ajo ishte e bardhė, mjafton qė Bylykbashi tė vendoste vetė shifrėn dhe tė hidhte firmėn." Nė stėrvitjen e djeshme ra nė sy menjėherė prania e kapitenit tė kuq, i cili, me lėvizjet dhe talentin e tij, bėn qė mesfusha e kuqe tė ketė tjetėr cilėsi. Tani tifozėt janė mė tė qetė, pasi e panė me sytė e tyre idhullin nė stėrvitje.

    Sasha Delain, rikthimi i titullarit
    Pėrveē Dorian Bylykbashit, dje pritej tė dilte nė stėrvitje edhe Sasha Delain, por ai ka mbėrritur nė Tiranė nė orėt e vona tė mbrėmjes, kėshtu qė tifozėt do tė kenė mundėsi ta shohin sot nė stėrvitje. Delaini ėshtė goditja tjetėr cilėsore e Xhanit. Pas pėrfundimit tė sezonit tė kaluar, kongolezo-gjermani u largua nga Partizani, duke deklaruar se nuk kishte ndėr mend tė rikthehej nė kampionatin shqiptar, por oferta e presidentit Xhani e ka joshur pėrsėri qendėrmbrojtėsin shtatlartė, pėr tė cilin ky do tė jetė sezoni i tretė radhazi me tė kuqtė. "Delaini mbėrrin sonte (mbrėmė) nė orėn 22:00, dhe ne do tė dėrgojmė njerėzit tanė ta presin. Qė nesėr ai do tė stėrvitet me skuadrėn, pėr tė qenė sa mė shpejt i gatshėm pėr trajnerin,"- shprehet Genci Tomorri, drejtori i Akademisė "Partizani".

    Fabiano ose Xhunior, njėri i kuq
    "Pengu" i drejtuesve tė kuq ka mbetur vetėm pėrforcimi i sulmit. Nė skenė tani ka dalė Serafin Xhunior, futbollist i aktivizuar me tė kuqtė dy sezone mė parė. Presidenti Xhani ka sqaruar se kontaktet me Xhuniorin kanė nisur pėr shkak tė pasigurisė pėr ardhjen e Fabianos, qė tė paktėn edhe pėr 10 ditė nuk mund tė jetė nė Tiranė. "Qėllimi ynė ėshtė Fabiano, por kemi kontaktuar edhe Xhuniorin, pasi nuk jemi tė sigurt pėr ardhjen e tij. Nuk duam tė nėnshkruajmė me tė dy, pasi nė kėtė mėnyrė do tė nxirrnim jashtė loje shumė futbollistė tė rinj. Mirėpo qėllimi ynė ėshtė t'u japim krahė tė rinjve e jo t'i pengojmė tė afirmohen te Partizani,"- ėshtė shprehur Albert Xhani, president i Partizanit.

    Ēėshtja "Leandro", drejt zgjidhjes
    Leandro tė jetė pjesė e Partizanit pėr sezonin e ri. Sipas lojtarit nė fjalė, problemin me klubin shkodran e ka marrė pėrsipėr ta zgjidhė vetė presidenti Xhani: "Po, do tė luaj me Partizanin. Tani e ka nė dorė presidenti Xhani, i cili mė ka premtuar zgjidhjen e kėtij problemi." Tė njėjtėn gjė ka deklaruar edhe presidenti i tė kuqve, sipas tė cilit nuk ka mė lajme pėr mediat rreth ēėshtjes "Leandro". Ashtu siē ndodh shpesh nė Shqipėri, zgjidhja me sa duket ėshtė bėrė prej "xhentėlmenėsh", pa dashur qė marrėdhėniet mes dy klubeve tė krisen kot.

    Me Apoloninė, tė dielėn nė "Selman Stėrmasi"
    Takimin e parė tė kampionatit tė kuqtė do ta luajnė nė "Selman Stėrmasi". Pas bisedimeve pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, ėshtė vendosur qė ky takim tė luhet njė ditė mė vonė, pra tė dielėn, nė stadiumin ku i zhvillon ndeshjet Tirana. "Selman Stėrmasi" ėshtė parė si zgjidhje vetėm pėr javėn e parė, pasi takimet e tjera brenda Partizani do t'i luajė nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa".

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sulmuesi shkodran i verdhebluve, Albert Kaēi, beson se do tė fitojė sėrish me ekipin verdheblu 22-08-2006

    Albert Kaēi: Me Elbasanin, sėrish kampion

    Elbasani ka siguruar edhe pėr kėtė sezon shėrbimet e sulmuesit shtatshkurtėr shkodran Albert Kaēi, i cili ka firmosur njė kontratė njėvjeēare me ekipin e Elbasanit. Pėr Kaēin, ky ėshtė njė rikthim nė shtėpi, pasi ėshtė shpallur kampion sezonin e kaluar. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Kaēi tregon pse firmosi sėrish me Elbasanin dhe ēfarė mendon ai pėr sezonin e ri.
    Pas njė shkėputjeje, jeni rikthyer sėrish tek Elbasani...
    - Po, ėshtė e vėrtetė, kam firmosur pėrsėri edhe pėr sezonin e ardhshėm pėr ekipin qė mė shpalli kampion. Mund tė them se nuk e kam pasur aspak tė vėshtirė qė tė hidhja firmėn, pasi e njoh kėtė klub dhe tifozėrinė e zjarrtė tė kėtij qyteti. Jam kthyer tė shpallem sėrish kampion.
    Kur keni pasur ofertė nga Vllaznia, pėrse zgjodhėt Elbasanin?
    - Unė e vlerėsoj Vllazninė, por nuk arritėm nė njė marrėveshje. Mund tė them se pėr mua Elbasani tashmė ėshtė shtėpia ime e dytė pas Shkodrės. Vllaznia do tė mbetet gjithmonė nė zemrėn time dhe njė ditė karrierėn time do ta mbyll aty. Mendoj se Elbasani mė ka dhėnė gjithēka nė kėto dy sezone dhe projekti ėshtė tepėr ambicioz.
    Rikthimi juaj ėshtė pritur me entuziazėm nga tifozėria verdheblu. Cili ėshtė komenti juaj pėr ta?
    - Kur u ktheva nga Zvicra, falė mbėshtetjes sė presidentit Laze, me atė gol kundėr Tiranės, ku i dhashė njė fitore tė rėndėsishme ekipit tim, pėr njė ēast isha nė qiellin e shtatė dhe kjo falė entuziazmit tė tifozėrisė. Atmosfera qė tė jep kjo tifozėri ėshtė e paimagjinueshme. Tifozėt e Elbasanit nė kėto dy sezone mė kanė ndihmuar shumė dhe u premtoj se do tė luaj akoma mė fort kėtė sezon.
    Gjithsesi, Elbasani ka zhgėnjyer nė superkupė...
    - Luajtėm mirė, por tė mos harrojmė se ishim me njė ekip qė ėshtė grumbulluar nė momentet e fundit. Mund tė them se pėr javėn e parė tė kampionatit do tė shikoni njė tjetėr Elbasan nė fushė kundėr Tiranės dhe atėherė do tė bindeni se objektivi i vėrtetė i Elbasanit do tė jetė fitimi i titullit kampion. Pėr momentin me kėtė konmtigjent askush nuk na beson, por kam besim se surprizat e Lazes nuk kanė pėrfunduar me kaq.
    Pas largimit tė Bejzades, Dalipit, Norės, Qorrit, jeni lider i sulmit, apo jo?
    - Nuk mund ta them kėtė. Unė gjithmonė jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn pėr ekipin tim. Tė gjithė kėta futbollistė qė pėrmendėt janė liderė tė vėrtetė nė fushė dhe e kanė treguar veten me Elbasanin. Kaēi nuk zėvendėson askėnd. Unė do tė jem gjithmonė nė shėrbim tė Elbasanit dhe detyra ime ėshtė tė shėnoj sa mė shumė, pėr t'i dhėnė fitore ekipit dhe jo kėnaqėsi vetes.


    Muja, talenti kosovar qė premton shumė
    Elbasani ka humbur nė superkupė, por mund tė themi se verdheblutė nė kėtė ndeshje kanė fituar njė futbollist cilėsor, kosovarin 21-vjeēar tė Gjilanit nė kampionatin kosovar tė futbollit, sulmuesin Premton Muja. Ky i fundit ka spikatur nė minutat qė ėshtė aktivizuar kundėr bardhebluve, duke bėrė njė debutim pozitiv, qė nė fund ka marrė vlerėsime tė mira nga ana e drejtuesve tė ekipit kampion.

    Fatmir Popja
    Sporti Shqiptar

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Trajneri i portierėve kavajas, Haki Arkaxhiu, ėshtė optimist pėr ekipin qė drejton 22-08-2006

    Arkaxhiu: Besa, pretendente e denjė

    Njė ndėr figurat mė tė shquara tė futbollit kavajas mbetet edhe trajneri aktual i portierėve, ish-trajneri i Besės, ndihmės i trajnerit Daiu sezonin e kaluar dhe njė ndėr portierėt mė tė mirė shqiptarė, Haki Arkaxhiu. Sa herė Besa ka mbetur "nė hall", ai sė bashku me Pėrparim Daiun janė thirrur pėr ta shpėtuar. Qė 16 vjeē ai nuk u shkėput nga Besa, nė fillim si futbollist dhe mė pas si trajner dhe ndihmėstrajner i saj. Nė prag tė sezonit tė ri qė starton kėtė javė, ja se si e vlerėson ai ekipin kavajas:
    Si e vlerėsoni portėn kavajase kėtė sezon?
    - Kemi zhvilluar njė fazė pėrgatitore mjaft tė suksesshme, ku edhe portierėt Mustafa e Guma, por edhe Mehmeti, kanė djersitur mjaft. Besoj qė pėrvoja, por edhe pėrgatitja e njė portieri, si Arjon Mustafa, do tė jetė njė garanci e madhe pėr portėn e Besės. Jo mė me pak vlera e tė ardhme janė edhe dy portierėt e tjerė, Guma e Mehmeti. Besoj se problemi i portės kavajase ėshtė zgjidhur mė sė miri.
    Po pėr ekipin nė tėrėsi ēfarė mendimi keni, kur kėtė javė starton kampionati?
    - Eshtė meritė e presidentit Bizhdili qė ka ruajtur thuajse tė gjithė kontigjentin e sezonit tė kaluar. Nė gjirin e ekipit ka mjaft kualitete dhe janė tė gjitha mundėsitė dhe shanset qė Besa tė zhvillojė njė ndėr kampionatet e saj mė tė mira. Gjithēka ėshtė nė dispozicion tė futbollistėve, financat, baza marteriale, kushtet e akomodimit, njė suport ky mjaft komod pėr objektivin e vėnė nga Bizhdili. Nė tėrė kėtė kohė kam konstatuar njė angazhim maksimal jo vetėm tė portierėve qė stėrvis vetė, por tė tė gjithė grupit tė futbollistėve. Jemi plotėsisht tė gatshėm pėr ta nisur mbarė sezonin tė ri.
    Nė miqėsoret e zhvilluara keni arritur vetėm njė fitore. Ju tremb ky fakt?
    - Qėllimi i takimeve miqėsore nuk ėshtė thjesht rezultati teknik. Ju e dini qė Besa aktualisht ka nė pėrbėrje 25 futbollistė dhe trajnerit Lika mė shumė i ka interesuar tė vlerėsojė gjendjen dhe formėn e secilit sesa rezultatin. Pėrpos kontigjentit tė vjetshėm, nė ekip janė afruar disa futbollistė dhe natyrshėm qė kėto miqėsore na kanė shėrbyer pėr tė pėrcaktuar 22 futbollistėt bazė qė do tė pėrballojnė kampionatin. Ju e patė qė ndaj Dinamos humbėm nė minutėn e 91-tė, kur nė fushė ishte formacioni i dytė komplet. Nga kjo javė fillojnė e "shtrėngohen rripat" pėr tė gjithė.
    Zėra jashtė ekipit shprehen me rezerva pėr sulmin e Besės. Ju pajtoheni me ta?
    - Eshtė mjaft herėt pėr tė dhėnė njė konkluzion pėrfundimtar. Pastaj kjo ėshtė e drejtė e trajnerit Lika. Eshtė ai qė vlerėson vlerat e kėtij, apo atij sulmuesi. Tifozėt i krahasojnė me Furtunatin sulmuesit e huaj, por jam i mendimit se Erbi ishte njė sulmues mjaft i kompletuar edhe nė fillimet e tij kėshtu u paragjykua. Jepini kohė t'i shohim vėrtet se sa vlejnė.
    Ndeshja e parė ndaj debutuesit Kastrioti. Si e shihni kėtė takim?
    - Gjithnjė, pavarėsisht nga kategoria dhe rėndėsia e takimit, fusha e Krujės ka qenė e vėshtirė. Kėtė fat e kanė provuar tė gjithė, qė nga Tirana, Flamurtari dhe tė gjitha ekipet e tjera. Kastrioti kthehet pas 10 vitesh nė superligė dhe, me sa di, ka zhvilluar pėrgatitje mjaft tė mirė nė prag tė sezonit. Nga ana tjetėr, Besa me investimet disa qindra milionėshe tė presidentit do tė udhėtojė nė Krujė pėr tė treguar vlerat e saj. Shpresojmė nė njė nisje tė mbarė tė sezonit.


    Feriz Ferizaj
    Sporti Shqiptar

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Mesfushori i bluve ėshtė i bindur te forca e skuadrės nė luftėn pėr trofe 22-08-2006

    Ahmataj: Dinamo mbetet sėrish "nėndetėse"

    Nė skuadrėn dinamovite gjithnjė e mė shumė po shikohet njė pėrqendrim i madh nė stėrvitje. Kjo pėr vetė faktin se sezoni do edhe 4 ditė qė tė hapet. Te blutė gjithashtu ėshtė shtuar ndjeshėm "etja" pėr njė trofe, tė cilėn vjet nuk mundėn ta shijonin. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mesfushori i Dinamos, Julian Ahmataj, e shpreh njė gjė tė tillė. Po ashtu, shton edhe se nė skuadėr tė gjitha gjėrat shkojnė shumė mirė dhe se pėr ndeshjen e parė me Teutėn kėrkon qė tė marrė tri pikėt. "Deri mė tani gjėrat nė skuadėr janė duke shkuar mirė. Nė sezonin e kaluar nuk mundėm tė merrnim asnjė trofe. Njė fakt i tillė bėn qė i gjithė ekipi tė ketė etje tė paktėn pėr njė trofe, kampionatin ose Kupėn e Shqipėrisė. Duke parė qė jemi gjithmonė nė ngritje mund tė them se jam i bindur qė njėrėn nga ato do ta fitojmė. Objektivi ynė pėr ēdo ndeshje do tė jetė qė tė fitojmė, se vetėm nė kėtė mėnyrė do t'i arrimė ato detyra qė i kemi vėnė vetes. Tani qė kemi edhe ndeshjen e parė me skuadrėn e Teutės, do tė bėjmė gjithēka pėr tė marrė atė tripikėsh, gjithashtu pėr tė bėrė njė paraqitje sa mė tė mirė. E them kėtė se ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme tė njė skuadre nė njė fillim kampionati."
    Ahmataj pohon se qė nga ardhja e Sejdinit, gjėrat kanė marrė pėr mirė nė skuadėr. "Marrėdhėniet tona me trajnerin janė nga mė tė mirat, nisur nga fakti qė me Sejdinin kemi arritur tė shpallemi kampion. Me sa shikoj, e njėjta gjė ėshtė e vlefshme edhe pėr shokėt e ekipit. Ai bėn detyrėn e tij dhe ne tonėn."
    I pyetur pėr shokėt e skuadrės, lojtari thotė qė janė nė njė formė tė mirė sportive dhe se gjendja e tyre ėshtė gjithnjė nė ngritje. Me njė gjė tė tillė synimi i tij duket se ėshtė pėr tė treguar se me kėtė ekip, Dinamo do tė arrijė qėllimet e saj. "Skuadra ėshtė mirė dhe gjendja e saj ėshtė gjithnjė nė ngritje. Kjo rritje ėshtė si nė anėn fizike dhe nė atė taktike. Deri mė tani kemi bėrė disa ndeshje miqėsore dhe besoj se e kemi treguar njė gjė tė tillė. Nga fillimi i kampionatit nuk kanė mbetur edhe shumė, kėshtu qė kėtė kohė duhet ta shfrytėzojmė nė maksimum. Pėr sa u pėrket lojtarėve qė kanė ardhur kėtė vit, mund tė them se premtojnė shumė."
    Nė lidhje me largimin e Pemės drejt skuadrės sė Tiranės, i cili dje nuk u paraqit nė klub pėr stėrvitjen e radhės. Ahmataj tha qė nuk dinte gjė nėse ai ishte larguar. "Nuk e di nėse ai ka ikur nga skuadra. Por nėse e ka bėrė njė gjė tė tillė, mund tė them se secili e di vetė se ēfarė bėn me tė ardhmen e tij. Nėse e shikon veten mė mirė te Tirana, kjo mbetet njė zgjedhje personale e Pemės."
    Ku u pyet se nėse kishte nė mendje tė largohej nga skuadra nė njė tė ardhme tė afėrt, mesfushori shtoi se nuk i shkon ndėr mend hėpėrhė. "Siē thashė mė parė, unė jam njė futbollist profesionist, qė do tė thotė se do tė shkuaj tė luaj aty ku mė vlerėsojnė. Dinamo tani ėshtė kthyer nė shtėpinė time tė dytė dhe shpresoj qė kėtu tė qėndroj sa mė gjatė,"- pėrfundon Julian Ahmataj, mesfushori i dalluar i kampionatit shqiptar.

    Pema dhe Stafa, lamtumirė bluve
    Nė orėt e fundit pėrpara mbylljes sė merkatos, Dinamos i largohen nga gjiri i vet dy nga sulmuesit mė premtues. Bėhet fjalė pėr Eleandro Pemėn dhe Olgert Stafėn, tė cilėt qė nga dita e djeshme nuk janė mė nėn urdhrat e trajnerit Faruk Sejdini. Pema ėshtė bashkuar me rivalėt e Tiranės, duke i lėnė me gisht nė gojė drejtuesit blu, tė cilėt e prisnin dje tė firmoste kontratėn e re. Ndėrkohė pėr Stafėn mėsohet se sezonin e ardhshėm do tė luajė nė radhėt e Luftėtarit, ku pas njė sezoni tė shkėlqyer me Shkumbinin, tani i ka sėrish mundėsitė tė jetė njė sulmues me peshė. Pėr kėtė kalim tė tij nė radhėt e ekipit gjirokastrit mund tė ketė ndikuar edhe prezenca e donatorit Mihal Delijorgji, i cili e njeh qė nga koha kur ka qenė president i skuadrės kryeqytetase. Tashmė, nė repartin ofensiv tė Dinamos mbeten vetėm dy sulmues, Gudjabi dhe Qorri.

    Alikaj, duke ēaluar nė stėrvitje
    Mesfushori Enkel Alikaj u pa nė stėrvitjen e djeshme tė Dinamos duke ēaluar. 24-vjeēari u dėmtua nė kėmbė, pikėrisht nė miqėsoren e sė shtunės pėrballė Besės, duke dalė nga loja qė nė minutat e para tė pjesės sė dytė. Ky dėmtim i pėsuar nė kėmbė, mendohet qė ta mbajė pėr disa javė larg fushės mesfushorin e talentuar, i cili nė kėtė sezon pritet tė ketė njė rol protagonist ite Dinamo. Nė ditėt nė vazhdim, Alikaj pritet tė bėjė edhe njė grafi tė kėmbės sė majtė, pėr tė parė mė mirė shkallėn e dėmtimit.

    Arbėr Hoxha
    Sporti Shqiptar

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Drejtuesit e kampionėve ranė dakord pėr marrjen e Sinės, por presin edhe Patushin 29-08-2006

    Elbasani "grabit" bardheblutė e Tiranės

    Ishte ora 11:05 e ditės sė djeshme, kur nga njė Mercedez i zi kanė zbritur pėrpara stadiumit "Selman Stėrmasi" dy drejtuesit kryesorė tė ekipit tė Elbasanit, Artin Kovaēi dhe Ilir Bejtja. Pas tyre menjėherė ėshtė afruar edhe mesfushori Elvis Sina, i cili ishte nė dijeni tė faktit se tė dy krerėt e klubit kampion kishin ardhur zyrtarisht pėr tė kėrkuar atė, por edhe Saimir Patushin. Fill qė tė tre janė ngjitur nė zyrat e sekretarit tė klubit, Shkėlqim Muēa, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ndodhej aty. Pas njė kafeje tė pirė nė lokalin ngjitur me stadiumin, tė shoqėruar edhe nga koordinatori bardheblu, Alban Tafaj, pas dy orėsh ėshtė realizuar takimi i shumėpritur midis drejtuesve tė dy klubeve. Drejtori teknik i Elbasanit, Artin Kovaēi, duke parė dėshirėn e Sinės pėr t'u veshur me fanellėn verdheblu, ka diskutuar me Muēėn mbi mundėsinė e kalimit tė tij nė kampin tjetėr. Nė fakt, u bėnė disa ditė qė vet Elvis Sina ka shprehur dėshirėn pėr t'u larguar nga Tirana, duke u bėrė njė shkresė donatorėve dhe kryesisė sė klubit qė ta lejojnė tė largohet. Akordi midis tė dyja palėve ėshtė gjetur pėrfundimisht, ku si fillim mesfushori i krahut tė djathtė do tė paguajė njė shumė prej 10 milionėsh lekė tė vjetra dhe mė pas mund tė tėrheqė dokumentacionin e plotė pėr t'u federuar me Elbasanin. Njė procedurė e tillė do tė kryhet ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė Sina dje kreu stėrvitjen e parė me elbasanasit. Por krerėt e kampionėve nė fuqi nuk duan tė qėndrojnė me kaq te Tirana, sepse dje kėrkuan zyrtarisht tė rrėmbenin edhe Patushin. Me matjanin ėshtė rėnė dakord pėr anėn financiare, ndėrkohė qė mbetet pėr t'u zgjidhur mėnyra se si do tė veprohet qė ai tė lihet i lirė, pėr vetė faktin se tė dielėn u aktivizua me bardheblutė. Me largimin e Sinės dhe Patushit, bardheblutė humbasin kėshtu dy lojtarė titullarė, por qė sipas donatorėve kurrsesi nuk mund tė mbahen me zor nė ekip nėse kėrkojnė njė tjetėr strehėz.

    Aurel Celibashi
    Sporti Shqiptar


    Ne lajmin e dites se sotme thuhet se Patushi dhe Sina kane firmosur per Elbasanin, por sapo mora vesh se Patushi nuk ka pranuar edhe eshte kthyer perseri tek Tirana. Lajm me te detajuar do te keni neser.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ky eshte lajmi per te cilin ju kam njoftuar edhe dje i botuar ne gazeten e sotme.

    Mesfushori bardheblu, pas ballafaqimit tė djeshėm, i la duarbosh drejtuesit e kampionėve 30-08-2006

    Patushi: Elbasani? Jam mirė nė kryeqytet

    Pas njė ballafaqimi midis drejtuesve tė Tiranės dhe atyre tė Elbasanit, mesfushori Sajmir Patushi i ka mbyllur njė herė e mirė fjalėt e pėrhapura pėr t'u larguar nga bardheblutė. Nė tė vėrtetė, ka qenė drejtori teknik i kampionėve, Artin Kovaēi, i cili ditėt e fundit e ka bėrė fakt tė kryer pėr mediat kalimin e matjanit nė Elbasan. Paraditen e djeshme, nė ambientet e vilės "Goldi", vetė mesfushori bardheblu ėshtė pėrballur me donatorin Refik Halili, por edhe me atė elbasanas, Ilir Bejtjen. Me dėshirėn e madhe tė kėtij tė fundit pėr ta pasur nė skuadėr, Patushi ka deklaruar nė sy tė donatorit Halili qė nuk ka ndėr mend tė lėvizė nga Tirana. Sipas matjanit, kontrata e nėnshkruar nė muajin qershor ėshtė e vlefshme deri vitin e ardhshėm. Duke parė kėtė situatė, krerėt e Elbasanit janė larguar duarbosh, ndryshe nga sa ndodhi me rastin e Sinės, kur ata arritėn ta "gllabėronin". Pas gjithė kėsaj meseleje tė merkatos, Sajmir Patushi konfirmon pėr "Sportin shqiptar" se nuk ka ndėr mend tė lėrė njė fanellė kaq tė rėndė, siē ėshtė ajo e Tiranės. "Dua tė sqaroj sot dhe pėrfundimisht se unė jam lojtar i Tiranės tė paktėn edhe pėr njė sezon, nė bazė tė kontratės sė firmosur dy muaj mė parė. Fjalėt e pėrhapura sė fundmi, se mund tė shkoj nė Elbasan, nuk kanė asnjė bazė tė vėrtetė, sepse unė nuk kam folur me asnjė drejtues tė kėtij klubi. Nėse kėta tė fundit mė pėlqejnė mua, s'do tė thotė se mund t'ia arrijnė qėllimit tė mė prishin mendjen, kur dihet shumė mirė qė unė luaj nė njė ekip me shumė emėr, siē ėshtė Tirana. Mua nesėr mund tė mė kėrkojė edhe Reali i Madridit, por derisa kam njė kontratė me njė ekip tjetėr, nuk bėhet fjalė qė tė lėviz. Gjithsesi, i falėnderoj drejtuesit e Elbasanit pėr dėshirėn e tyre pėr tė mė pasur nė skuadėr, por ndihem mirė nė kryeqytet,"- bėn tė ditur mesfushori shkatėrrues.
    Nuk ėshtė hera e parė qė emri i Sajmir Patushit lakohet nė merkato, thuajse sa herė te Tirana gjėrat nuk shkojnė mirė. Nė njėfarė mėnyre, vėmendja e tė gjithėve pėrqendrohet tek ai, a thua se ėshtė "macja e zezė" e 22 herė kampionėve. Pavarėsisht momenteve tė vėshtira qė mund tė kalojė ēdo futbollist, duhet thėnė se matjani mbetet njė prej lojtarėve kryesorė tė formacionit bardheblu. Ky qė ka nisur ėshtė sezoni i tij i pestė me Tiranėn, ēka tregon rėndėsinė qė Patushi ka nė ekip. "Klubi "Tirana" ėshtė kthyer nė njė shtėpi tė dytė pėr mua. U bėnė pesė vite qė luaj nė kryeqytet dhe e kam tė vėshtirė tė ndahem qė kėtu pėr tė shkuar nė njė ekip rrethesh. Kjo u pa edhe sezonin e kaluar te Vllaznia, kur nuk mund ta pėrballoja ēdo ditė udhėtimin me makinė drejt Shkodrės dhe mė pas kėrkova largimin,"- pėrfundon Sajmir Patushi, mesfushori qė dallohet pėr sedrėn qė shfaq nė fushėn e lojės.

    Aurel Celibashi
    Sporti Shqiptar

  9. #29
    CeRrIkS & Albanian-4-EvEr Maska e CERIKSI-CHICAGO
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    CHICAGO
    Postime
    178

    Lajme nga Superliga shqiptare!

    Ne kategorin e Pare marin pjese 14 skuadrat te cilat jane :



    ADA (VELIPOJ)


    BESLIDHJA (LEZHE)


    BILISHT SPORT


    BURRELI


    ERZENI (SHIJAKU)


    GRAMSHI


    POGRADECI


    LACI


    LUSHNJA


    SKENDERBEU (KORCE)


    SOPOTI (LIBRAZHDE)


    TEPELENA


    TURBINA (CERRIK)


    TOMORRI (BERAT)
    JUVENTUS # 1

    ITALIA WORLD CHAMPION

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    forca adaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •