Close
Faqja 28 prej 104 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 1036
  1. #271
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    Citim Postuar mė parė nga _B_r_U_n_O_
    Presidenti i Partizanit deklaron se skuadra e tij do ta synojė deri nė fund titullin kampion.


    Njė ditė pas bisedės sė gjatė me njė grup tifozėsh tė Partizanit, tė cilėt kanė kėrkuar shpjegime pėr trofetė e munguara gjatė viteve tė drejtimit tė tij, Albert Xhani, presidenti i Partizanit, ėshtė shprehur se nuk do tė dorėzohet kurrė pėrballė presioneve nė media, por do tė luftojė me mish e me shpirt pėr skuadrėn e kuqe, natyrisht duke marrė pėrgjegjėsitė qė i takojnė pėr trofetė e munguara. "Unė tifozėt e vėrtetė tė Partizanit i kam pritur dhe do t'i pres gjithmonė, i kam respektuar dhe do t'i respektoj, pasi ata gjithmonė kanė tė drejtė pėr atė qė kėrkojnė. Edhe mua mė vjen shumė keq pėr titujt e munguar dhe pėr kėtė marr pėrgjegjėsitė e mia, por dua tė theksoj se kam punuar me pėrkushtim pėr aq kohė sa jam president i skuadrės. Unė u jap tė drejtė tifozėve po u kėrkoj gjithashtu qė gjatė 90 minutave tė lojės ta pėrkrahin skuadrėn dhe jo ta demoralizojnė,"- ėshtė shprehur presidenti i Partizanit, qė ka mbetur shumė i zhgėnjyer, sipas tij, nga keqinterpretimet e shtypit, mbi bisedėn qė ai ka zhvilluar me pėrfaqėsinė e tifozėve tė Partizanit. Sipas njėshit tė tė kuqve, ai nuk ėshtė dorėzuar, madje as e ēon nėpėr mend njė gjė tė tillė. "Nuk kam ndėr mend tė largohem nga Partizani dhe as jam dorėzuar siē ėshtė thėnė nė shtyp. Garantoj mbėshtetjen e plotė financiare, derisa tė jem president i Partizanit. Nuk do tė jetė e largėt dita kur do ta shihni Partizanin me trofe nė duar, siē i ka hije,"- ka vijuar mė tej Xhani. Edhe pse pėrforcimet me lojtarė cilėsorė kanė munguar, numri "njė" i klubit tė kuq beson se skuadra e tij do ta synojė deri nė fund titullin, pasi lojtarėt qė ka premtuar do tė vijnė. "Vėrtet kanė ikur disa lojtarė, por kjo nuk do tė thotė se kemi hequr dorė nga trofetė. Pėrveēse kemi lojtarė tė mjaftueshėm pėr t'i zėvendėsuar, ne presim pėrforcimet qė kemi synuar qė nė hapjen e merkatos. Ne e kemi pėrgatitur prej kohėsh dokumentacionin e tyre, por pėr arsye objektive kėta futbollistė nuk kanė mundur tė mbėrrijnė mė parė. Nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr lojtarė qė duhet tė provohen, por pėr futbollistė cilėsorė, qė do tė jenė tė gatshėm tė kontribuojnė menjėherė sapo tė mbėrrijnė. Mund t'ju them se njėri prej tyre ėshtė lojtar i AEK-ut, tė cilin Gerardi e njeh shumė mirė. Partizani do tė bėjė njė paraqitje shumė tė mirė gjatė ndeshjeve tė ardhshme, madje do tė synojė deri nė fund titullin kampion,"- ka pėrfunduar presidenti i tė kuqve.
    hahahahahahahahah



    ky eshte jashte realitetit komplet
    proud 2 be me, the eagle's son

  2. #272

    Post Flamurtari kthen "fletėn", tani Besa

    Barazimi i sė premtes me Vllazninė, nuk i ka kėnaqur drejtuesit e ekipit vlonjat, por mė sė shumti ka zhgėnjyer tifozėt qė ishin nė stadium. Dy pikėt e lėna brenda nė shtėpi i kanė "tendosur" jashtėzakonisht kuqezinjtė e Vlorės, tė cilėt ndiejnė presionin e ndjekėsve, qė synojnė mbijetesėn. Trajneri Ruci ėshtė shprehur optimist pas ndeshjes me Vllazninė, edhe pse ka lėnė dy pikė, duke evidentuar lojėn e mirė tė tė tijve, por duke u "qarė" pėr fatin e keq. Kjo do tė thotė se Flamurtari i ka mundėsitė tė ecė pėrėpara dhe tė mos e vėrė nė diskutim qėndrimin nė superligė, pavarėsisht se pas javės sė 18-tė gjendet nė vendin e 7-tė, me pikė tė barabarta me Besėn dhe Luftėtarin. Sidoqoftė, llogaritė duhen bėrė mirė, kur dihet se nė "aksin" e fundit tė kampionatit lufta pėr mbijetesė nuk pėrqėndrohet vetėn nė kuadratin e blertė, por edhe jashtė tij. Duhet filluar tė mendohet seriozisht, sepse ndeshja e radhės ėshtė mjaft e vėshtirė pėr vlonjatėt. Flamurtari, javėn e ardhshme, do tė udhėtojė drejt Kavajės, ku e pret njė Besė tjetėr, me njė sulmues tė frikshėm, siē rezultoi edhe ndaj Luftatarit, Arben Nuhiu. Pra, transferta e Kavajės nuk mund tė konsiderohet e thjeshtė, por tepėr e vėshtirė, duke parė "oreksin" e Besės pėr pikė, aq mė tepėr qė luan nė fushėn e saj. Njė gjė tė tillė e di dhe trajneri Ruci, i cili do tė mundohet kėsaj jave tė rrisė moralin e tė tijve, pas barazimit me Vllazninė, dhe tė pėrgatisė taktikėn e duhur pėr tė dalė faqebardhė nga Kavaja, njė transfertė e vėshtirė nė dukje kjo.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #273

    Post Gėrēo: Vazhdimėsia, ajo qė i duhet Apolonisė

    Mesfushori fierak shprehet se ekipi vėrtet e filloi mbarė, por duhet tė vazhdojė tė fitojė.


    E ka filluar si titullar takimin me Shkumbinin mesfushori fierak Julian Gėrēo. I ardhur pas njė dėmtimi qė e mbajti larg fushave tė blerta prej disa muajsh, Gėrēo ndihet i lumtur qė tashmė mund tė japė maksimumin pėr skuadrėn e tij. Edhe pse ėshtė zėvendėsuar nga trajneri Marko, Gėrēo nuk ndihet i pezmatuar, sepse qėllimi i vetėm i skuadrės ishte fitorja, tė cilėn e mendon se duhet bėrė edhe nė javėt nė vazhdim, nė mėnyrė qė ekipi tė mos notojė nė ujėra tė turbullta.
    E keni filluar mbarė sezonin e ri, duke fituar ngushtėsisht ndaj njė rivali direkt. Si ndiheni pas kėsaj fitoreje?
    E si tė mos ndihemi mirė. Kishim ditė qė e pėrgatisnim kėtė fitore dhe ajo nuk erdhi rastėsisht. Guxuam dhe tashmė, pas pėrfundimit tė kėtij 90-minutėshi, jemi mė tė qetė e tė gėzuar, se kaluam njė betejė tepėr tė madhe. Vetė gjendja ku ndodhemi kėrkon njė vlerėsim maksimal pėr tė gjitha ndeshjet e mbetura. Objektivi qė kemi pėr tė mbetur nė superligė pa dyshim qė kėrkon tė japim maksimumin nė ēdo ndeshje. Pas kėsaj fitoreje nuk kemi kohė pėr tė festuar, pasi na presin ditė pėrgatitjesh mė intensive.
    Keni vuajtur jo pak gjatė takimit qė zhvilluat nė Shijak ndaj Shkumbinit...
    Pa dyshim qė kemi arritur njė fitore tepėr tė rėndėsishme ndaj Shkumbinit. Tė gjithė futbollistėt ishin tė mobilizuar dhe tė vetėdijshėm pėr detyrėn e vėshtirė qė na priste nė atė takim. Ishim dy skuadra qė pėr vetė gjendjen qė po kalonim na vlente njė fitore nė takimin direkt. Tashmė qė na buzėqeshi neve, i kemi tė gjitha mundėsitė tė guxojmė edhe nė takimet e tjera qė do tė luajmė. Mendoj se e kemi larguar edhe tersin qė na rrinte nėpėr kėmbė. Arritėm njė fitore sakrifice, sepse, pėrveē kundėrshtarit, na u desh tė pėrballonim edhe terrenin tepėr rrėshqitės qė ishte krijuar.
    A patėt vėshtirėsi nė lojė nė alternimin e skemave taktike tė dhėna nga trajneri Marko?
    E kuptoj kontekstin e pyetjes suaj. Eshtė fjala pėr mirėkuptim midis reparteve. Me gjithė kohėn e paktė qė kemi pasur pėr tė luajtur bashkė dhe vėshtirėsitė qė sjell edhe gjuha e komunikimit, arritėm t'ia dalim me sukses. Futbolli ėshtė njė sport praktik dhe suksesi i njė skuadre kėrkon njė harmonizim perfekt. Do tė na duhet tė punojmė shumė nė kėtė drejtim, por gjithsesi me kualitetet qė kemi nė ekip ėshtė mė e lehtė tė merresh vesh. Unė them se e kemi filluar mbarė 2007-ėn.
    Pėrpara keni tė tjera beteja tė rėndėsishme. Javėn e ardhshme, nė "Loni Papuēiu" prisni kampionėt nė fuqi. Si i parashikoni sfidat e ardhshme?
    Pėr ne, ēdo takim ka vėshtirėsitė e tij, por mendoj se me pėrforcimet e kryera nė skuadėr jemi mė tė konsoliduar pėr vazhdimin me sukses tė ndeshjeve tė superligės. Ndaj Elbasanit kemi luajtur mjaft mirė nė "Ruzhdi Bizhuta". Eshtė njė ekip qė tė lejon tė luash futboll. Mendoj se do tė jetė njė takim i hapur, por besoj qė fitorja do tė na buzėqeshė neve.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #274

    Post Gėzdari: Jam i zhgėnjyer nga Elbasani

    Trajneri i verdhebluve tregon se ekipit i mungoi grinta e duhur dhe reagimi pas golit tė kundėrshtarit.


    Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", trajneri i Elbasanit, Edmond Gėzdari, ėshtė shprehur se ka mbetur i zhgėnjyer nga humbja e ekipit tė tij. "Nuk e prisja kėtė humbje," ka theksuar Gėzdari, i cili tė paktėn priste njė reagim pas golit tė parė tė shėnuar nga kundėrshtari. Sipas trajnerit Gėzdari, ekipi i tij jo vetėm qė nuk reagoi, por u dorėzua pa kushte, duke humbur njė ndeshje shumė tė rėndėsishme, qė edhe tifozėria nuk do t'ia falė.
    Debutuat me zhgėnjim, apo jo?
    Dėshtuam nė takimin e parė, pavarėsisht se nė disa momente ekipi ishte mjaft mirė nė fushėn e blertė. Nuk e prisja kėtė humbje, sidomos pas fazės pėrgatitore qė zhvilluam dhe pas pėrforcimeve qė presidenti Laze ka bėrė gjatė merkatos. Ndjesė pėr tifozėt tanė, tė cilėt ky ekip qė pamė nuk i meriton.
    Pra, doni tė thoni se e pranoni pa mėdyshje humbjen?
    S'ka arsye pse tė mos e pranoj. Futbollistėt e mi luajtėm mirė njė fraksion loje dhe mė pas pėsuan dy gola. Sa pėr golin e parė, ju e patė edhe vetė ato lloj golash shėnohen njė herė nė 50 vjet dhe nuk ėshtė faji i portierit qė terreni ishte rrėshqitės. Nuk dua tė justifikoj portierin, por gola tė tillė nuk ndodhin shpesh.
    Gėzdari, ēfarė nuk shkoi nė kėtė ndeshje?
    Mbase u futėm nė fushė me dėshirėn pėr tė fituar pa e luajtur takimin. Futbollistėt e mi kujtuan se Partizani ka futbollistė tė rinj dhe nuk fiton dot, por sot futbolli ėshtė aq i paparashikueshėm, sa qė bėhet edhe mė i veēantė nė llojin e tij. Gjithsesi, ne kemi ndeshje tė tjera pėrpara, kėshtu qė na duhet tė mbledhim forcat pėr takimet e ardhshme.
    A i rrezikon Elbasani objektivat e tij kėtė sezon?
    Kampionati ėshtė i gjatė dhe nuk duhet tė dorėzohemi nga njė humbje e tillė. Sigurisht qė na vjen shumė keq pėr kėtė humbje, por ama Elbasani nuk ka pse tė tkurret pėrpara njė ndeshjeje. Ne do tė vazhdojmė tė punojmė pėr t'u kthyer te fitorja dhe shpresoj qė ky moment i vėshtirė tė mos zgjasė shumė.
    Tifozėria ka sharė nė kor pas pėsimit tė golit tė dytė...
    Unė e pėrmenda edhe mė lart qė kjo humbje pėr ne nuk ka justifikim, pasi sapo na ishin kthyer tifozėt e zjarrtė me pėrforcimet qė Elbasani mori gjatė kėtij viti. Kur kam mbetur unė i zhgėnjyer, besoj se tifozėt qė e duan kaq shumė kėtė skuadėr e besoj qė janė tepėr tė trishtuar dhe unė nuk gjej fjalė qė t'u kėrkoj shumė falje pėr atė humbje. Duke nisur qė sot, duhet tė punojmė shumė pėr tė dalė menjėherė nga kjo krizė, do ta quaja unė, e cila erdhi si rezultat i humbjes.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #275

    Post Sot, stėrvitje dhe ndoshta analizė

    Askush nuk flet nga drejtuesit e kampionėve tė Shqipėrisė, por sot ekipi do tė zbresė nė stėrvitje nėn drejtimin e Gėzdarit. Ndėrkohė burime tė rezervuara bėjnė tė ditur se me shumė mundėsi sot nė mesditė mund tė zhvillohet edhe analiza e humbjes me ekipin e Partizanit, njė humbje qė nuk ėshtė kapėrdirė mirė nga Laze dhe tifozėria e zjarrtė e Elbasanit.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #276

    Post Shkumbini, edhe pa moral vazhdon tė shpresojė

    Kur pritej qė Shkumbini ta niste mbarė vitin 2007 pėr tė bėrė njė hap pėrpara nė ngushtimin e diferencės me ekipet e tjera, ndodhi e kundėrta. Pėr mė tepėr, kjo goditje i vjen nga kundėrshtari i drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr mbijetesė, Apolonia e Fierit. Vėrtet Shkumbini pėsoi njė humbje qė nuk e meritonte me lojėn qė zhvilloi, por pas kėsaj jave detyrohet tė zbresė nė fundin e tabelės, duke ndryshuar vendin me Apoloninė, qė ngjitet njė shkallė mė lart. Sigurisht, meritė ka edhe kundėrshtari i Shkumbinit, i cili arriti ta kalojė me sukses, ku vlera e kėsaj fitoreje bėhet mė e madhe sesa tri pikėt e marra, pėr mė tepėr jashtė fushės. Edhe fusha e Shijakut nuk i solli fat Shkumbinit, ashtu si dhe ajo e Elbasanit dhe Lushnjės, ku peqinasit luajtėn pėr tė shlyer dėnimin prej 6 ndeshjesh. Nė kėto 6 takime Shkumbini nuk arriti tė merrte as edhe njė pikė tė vetme, pėr tė pėrfunduar pas kėsaj jave nė fundin e tabelės. Ishte mundėsia mė e mirė e Shkumbinit pėr ta kaluar kėtė situatė, qė rezultoi pa sukses, sepse me gjithė lojėn e mirė qė ai zhvilloi, sidomos nė pjesėn e parė, nė fund tė fundit janė pikėt ato qė ngelin dhe flasim mė mirė. Nė kėtė drejtim ekipi ka humbur jo pak dhe kjo po i kushton shumė. Nė ndeshjen me Apoloninė tė premten e kaluar Shkumbini mund tė quhet i pafat, duke iu referuar sidomos pjesės sė parė, kur bėri gjithēka, tronditi shtyllėn dhe fitoi 11-metėrsh, duke iu afruar aq shumė golit me Bubeqin dhe Rizvanollin, por pa qenė nė gjendje tė ndryshonte rezultatin e vendosur nga Sabino Plaku me atė gjuajtje nga distanca. Ishte njė goditje fatale pėr Shkumbinin ajo e "bomberit" fierak Plaku, qė i ka shėnuar nė kėtė sezon tre gola Shkumbinit. Sportdashėsit e shumtė peqinas mbetėn tė zhgėnjyer nė fund tė takimit, duke parė tė bien shpresat pėr ekipin, duke mos qenė nė gjendje tė pėrballojnė njė ekip tė ndėrtuar nė orėt e fundit, ndėrkohė qė grupi kryesor i Shkumbinit ka zhvilluar njė fazė pėrgatitore tė mirė. I mėrzitur pas ndeshjes ka qenė edhe trajneri Sejdini, i cili duhet pėrgėzuar nė fakt pėr punėn e bėrė nė pėrgatitore, e treguar kjo mjaft mirė nė pjesėn e parė tė takimit. Nė kėtė pjesė Shkumbini zhvilloi njė lojė tė pėlqyeshme, duke merituar mė shumė. Edhe pse ekipi e pėsoi shpejt golin, diti tė reagojė e tė krijojė situata tė vėshtira. Ishte mungesa e finalizimit ajo qė e dėmtoi Shkumbinin pėrballė njė kundėrshtari qė ishte me fat. Fati ishte me Apoloninė, qė i buzėqeshi fitorja. Ashtu siē u shpreh dhe "Xhaxhi", jo gjithmonė tė ndodh qė mund tė luash mirė dhe mund tė shpėrblehesh. Sipas tij, ishte njė lojė e mirė e Shkumbinit, qė nuk arriti tė marrė frytet e veta. Nė kėtė drejtim ndikoi humbja e rasteve, ku mė flagrant ishte shpėrdorimi i penalltisė nga ana e Bubeqit, qė do tė kishte ndryshuar rrjedhėn e lojės. "Ndodh qė nė futboll tė luash mirė nė fushė dhe nuk arrin rezultatin. Kjo i ndodhi edhe Shkumbinit nė ndeshjen me Apoloninė. Humbi disa raste, humbi edhe penalltinė, qė mund tė kishte ndryshuar rrjedhėn e lojės dhe kėto ndikuan jo mirė nė ekip. Ky ėshtė futbolli, nuk fiton edhe kur luan mirė," - komenton trajneri Sejdini pėr humbjen me Apoloninė. "Xhaxhi" pranon se kjo humbje e rėndoi gjendjen e ekipit nė tabelė, duke pasur ndihmėn e vet, sidomos nė anėn morale, duke humbur besimin te futbollistėt. Por nga ana tjetėr, ai shpreson dhe beson se ekipi ka forca pėr ta vazhduar synimin qė ka, sepse ka grupin e duhur tė futbollistėve dhe se ėshtė bėrė njė punė e mirė nė fazėn pėrgatitore nga i gjithė grupi, qė ka marrė ngarkesėn e duhur fizike. "Humbja e fundit sigurisht qė e ka rėnduar gjendjen dhe ekipi tani ndodhet nė vendin e fundit, por nuk kemi pse tė dorėzohemi. Na ndėshkoi fati nė takimin me Apoloninė, por do tė dimė tė mobilizohemi nė ndeshjet e tjera pėr ta kaluar kėtė situatė tė vėshtirė," - pėrfundon trajneri i Shkumbinit, Faruk Sejdini, duke qenė optimist pėr tė ardhmen e ekipit, qė tani mbyll tabelėn e renditjes.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #277

    Pesha: Humbėm nė Kavajė nga mbrojtja statike

    Flet sekretari i Luftėtarit, Eduard Pesha, pas humbjes me Besėn dhe para ndeshjes me Tiranėn.


    Luftėtari, me humbjen qė pėsoi nė Kavajė nga Besa dhe nė kombinim me ndonjė rezultat tjetėr nga vendi i 7 tė, gjendet nė tė 9 tin dhe pėr javėn e 19 tė pret gjigantin e futbollit shqiptar, Tiranėn. Duhet thėnė se nė merkaton e dimrit Luftėtari u tregua mė i varfri, pasi arsenalit tė tij i shtoi edhe njė kamerunas tjetėr, pas Simos, Roxherin, tė dy me pasaporta franceze. Ndėrkaq u rikthye Dhima e tė tjerė pa shumė peshė. Faza e dytė ka edhe 4 ndeshje pėr t'u mbyllur dhe Luftėtari pas ndeshjes me Tiranėn shkon nė Peqin, ku edhe vetė Shkumbini ka "harruar" se kur ka luajtur aty, pastaj pret Elbasanin dhe sė fundi shkon nė Krujė pėr tė kryqėzuar "shpatat" me Kastriotin. Pra, njė kalendar jo pėr t'u pasur zili. Duhet pasur parasysh qė, nėse njė lojtar mendon se me vete gjatė ndeshjes ka "vezė" dhe kujdeset qė tė mos i thyejė ato, ai nuk mund tė luajė futboll. Nė kėtė sens flet sekretari i klubit gjirokastrit. Por le tė shohim se ē'mendon sekretari i klubit gjirokastrit, Eduard Pesha, pėr humbjen me Besėn, merkaton dhe ndeshjen e sė premtes nė Gjirokastėr me Tiranėn:
    Cilat janė arsyet e humbjes sė Luftėtarit me Besėn?
    Humbja nė Kavajė me Besėn erdhi si rezultat i gabimeve nė mbrojtjen tonė, ku Nuhiu lėvizte lirshėm nė korridore, pasi lojtarėt tanė ishin statikė. Ndoshta nuk janė shkrifėruar nga ngarkesat e rėnda qė kanė marrė nė procesin stėrvitor nė Ulqin. Po ashtu mendoj se ekipi ynė krijoi raste tė pastra pėr gol me aksione tė bukura, por qė nuk u finalizuan qoftė pėr paaftėsi, por edhe mungesė fati.
    Ēfarė do tė thoshit pėr trajnerėt?
    Trajnerėt tanė nė pėrgjithėsi kanė punuar shumė mirė pėr pėrgatitjen e ekipit, por duhet t'i mėshojnė mė tepėr kulturės sportive, si dhe disiplinės taktike. Edhe nė ndeshjen me Besėn u ndėshkuan katėr lojtarė me kartonė tė verdhė pėr asnjė lloj shkaku. Trajnerėt duhet tė arrijnė t'i minimizojnė kėto dėnime, qė kanė pasojat e tyre pėr mė tej.
    Rezulton qė Luftėtari kreu merkaton mė tė dobėt. Cili ėshtė reagimi juaj? Ku janė organizatori dhe golashėnuesi qė do tė merreshin?
    Duket nė pamjen e parė se Luftėtari, nė krahasim me ekipet e tjera, ka kryer merkaton mė tė dobėt, por duhet pasur parasysh se nga ekipi ynė nuk u largua asnjė futbollist dhe ndėrkaq u afruan Roxher nga Flamurtari, Hyso nga Apolonia dhe dy ish tanėt, Dhima e Shalari. Pėr sa u pėrket dy lojtarėve nga kampionati francez, qė do tė ishin blerje cilėsore dhe ishin shumė afėr ardhjes, them se nuk u realizuan pėr faktin se vepruan faktorė qė nė pamje hiqen dashamirės tė Luftėtarit, por qė i stepėn dhe i ftohėn donatorėt tanė me presionet e tyre, duke ia arritur qėllimit.
    Nė ndeshjen e radhės prisni Tiranėn. Si e parashikoni takimin?
    Tirana tani ėshtė ortek i madh, qė gjithsesi edhe mund ta frenojmė. Besoj te pėrgatitja e ekipit, te harmonizimi i reparteve, te mbėshtetja e publikut, te shpirti i garės, qė ekipi nė shumicėn e rasteve prezantoi nė fushėn e vet. Mundet qė kėto tė na japin njė rezultat tė kėnaqshėm.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #278

    Post "Tani Besės mos ia qani hallin pėr gola"

    Mesfushori kosovar, Shpėtim Babaj, ishte i pafat, tek u dėmtua gjatė takimit me Luftėtarin dhe u zėvendėsua.


    Fitorja ndaj Luftėtarit, si nė asnjė takim tjetėr, te tifozėria kavajase para takimit quhej njė punė e mbaruar. Njė besim qė vinte kryesisht prej zhvillimit tė fazės pėrgatitore, por edhe fuqizimit nė merkaton dimėrore. Vėrtet Besa realizoi objektivin nėpėrmjet njė loje mjaft tė mirė dhe shėnimit tė tre golave. Po ēfarė mendon mesfushori Shpėtim Babaj, njėri ndėr shtyllat e Besės pėr kėtė fitore? Pėrse tifozėria e quante detyrė fitimin e kėsaj ndeshjeje? Me ardhjen e Arben Nuhiut, ēfarė ndryshoi te Besa dhe si e vlerėson Babaj kėtė futbollist? Pas dėmtimit qė e largoi nga fusha, si ndihet ai? Ja dhe pėrgjigjet e tij:
    Latė fushėn pėr shkak tė njė dėmtimi. Sa serioz ėshtė ai?
    Ishte njė pėrplasje e panevojshme pėr fat tė keq me shokun e skuadrės, mbrojtėsin Hoxha, ku secili prej nesh ndėrhyri pėr tė larguar njė top nga zona. Pėr fatin tim nuk ėshtė njė dėmtim serioz dhe ndaj Flamurtarit besoj do tė jem pėrsėri nė fushė. Ajo qė mė erdhi mė shumė inat ishte mosqenia nė fushė pėr t'iu gėzuar fitores para tifozėve tanė. Nė fitore tė tilla kushdo dėshiron tė jetė 90 minuta nė lojė.
    Kjo nuk e ul aspak kontributin tuaj gjatė 54 minutave sa luajtėt...
    U mundova tė jap maksimumin dhe duatrokitjet e tifozėve gjatė largimit tim janė ajo ēfarė vlerėsoj mė shumė. E pėrsėris, mė vjen keq qė nuk munda tė kontribuoj mė shumė pėr ekipin.
    Besa jo vetėm fitoi, por shėnoi tri herė. Si e vlerėsoni kėtė fitore?
    Ju vetė jeni dėshmitar se gjatė gjithė javės nė biseda me tifozėrinė ata e quanin fakt tė kryer fitoren. Kjo lexohej nga ne si futbollistė jo vetėm si detyrim, por edhe besim qė ata kishin te forca jonė. Ishte njė fillim i mbarė, ēka tregon se faza pėrgatitore dhe merkatoja e presidentit Bizhdili ishin "armėt" tona tė suksesit. Njė kontribut kryesor nė kėtė fitore ka pa diskutim sulmuesi Arben Nuhiu, qė tregoi se do tė jetė ndėr armėt tona mė tė forta nė drejtim tė shėnimit tė golave. Besa pikėrisht pėr kėtė kishte vuajtur gjatė vitit qė shkoi.
    Si do ta vlerėsonit kėtė futbollist?
    Si mund t'ju pėrgjigjem unė, kur nė CV nė e tij ai ka disa klube ndėr mė tė shquarat e besoj se mė shumė se Shpėtim Babaj janė trajnerėt e Beverenit, Hajdukut, Vardarit ata qė besuan te vlerat e tij. Eshtė fatkeqėsi qė Arbeni nuk na u bashkua qė verės, kur presidenti Bizhdili bėri ē'mos ta bėnte tė tijin. Mbetet njė futbollist profesionist nė fushė e jashtė saj. Besoj se me ardhjen e tij Besa ka gjetur njeriun-gol, por njėkohėsisht edhe vlerat e Xhihanit pėrkrah tij do tė jenė shumė mė tė mira e rezultative. Besa tashmė ka gjetur "doktorin" qė shėron rastet e humbura.
    Njė fitore qė ju hap shumė punė. Kjo pasi tani e tutje tifozėria do t'ju kėrkojė vetėm fitore...
    Ishalla gjithnjė na kėrkojnė vetėm fitore. Jo vetėm tifozėt, por jemi ne futbollistėt tė parėt qė dėshirojmė e djersijmė pėr kėto fitore. Fundja, mos harroni se vitin e kaluar "u shembėm" me para vetėm prej fitoreve e kėtė sezon "na janė tharė xhepat". Do tė fitojmė edhe pėr vete, edhe pėr tifozėrinė.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #279

    Post Mbrojtja e kuqe, mė e forta e superligės

    Java e fundit jo vetėm e ka ngjitur Partizanin nė tabelė, por e rendit tė parin pėr golat e paktė tė pėsuar.


    Statistikat e njė skuadre futbolli tė japin njė ide tė pėrgjithshme pėr mbarėvajtjen e rezultateve tė saj gjatė kampionatit. Nė rastin e Partizanit, duke pasur parasysh problemet e kohėve tė fundit, shifrat mund tė duken kontradiktore me realitetin. Nė pėrfundim tė javės sė 18-tė, Partizani ėshtė skuadra qė ka pėsuar mė pak gola nė kampionat, duke lėnė pas Tiranėn kryesuese, Teutėn, Elbasanin kampion dhe sigurisht Vllazninė dhe Dinamom. Nė 18 javė tė luajtura, djemtė e Likės kanė arritur tė shėnojnė 22 herė, duke mbajtur tė njėjtin vend si nė renditje, por kanė pėsuar vetėm 14 gola, mė pak se ēdo skuadėr tjetėr e superligės. Edhe Tirana e vendit tė parė ka pėsuar mė shumė gola se Partizani, por ka arritur tė shėnojė gati dyfishin e tė kuqve. Ky fakt tregon se Partizani i kėtij sezoni nuk ka ēaluar aspak nė repartin e pasmė, megjithėse disa nga humbjet u faturohen gabimeve foshnjarake tė futbollistėve tė kėtij reparti. Shifrat flasin pėr njė kuotė tė ulėt nė golat e pėsuar, por nė tė njėjtėn kohė njė remdiment i tillė ekziston edhe nė golat e shėnuar. Nė 18 ndeshje tė luajtura, Partizani ka arritur tė barazojė katėr herė me rezultatin 0-0, ndėrsa humbjen mė tė thellė e ka pėsuar me Flamurtarin nė "Qemal Stafa" me rezultatin 3-0. Qė nė fillim tė sezonit Partizani ėshtė shquar pėr njė mbrojtje tė fortė, por gjatė merkatos sė janarit ka pasur rrjedhje tė rėndėsishme. Nė fillim u largua Henri Ndreka, qė bashkė me Dorian Bylykbashin kanė nisur njė aventurė tė re tek skuadra ukrainase e Krivbasit. Mė pas radha i takoi lezhjanit tjetėr tė mbrojtjes, Robert Grizhės, qė nė fund tė merkatos kaloi tek Besa, madje duke u aktivizuar qė nė takimin e parė tė kėtij viti. Nuk duhet harruar largimi i papritur i Kardekut nė fund tė muajit tetor. Lojtarėt titullarė tė mbrojtjes, Pinari dhe Tafaj, kanė pasur pėrmirėsim tė dukshėm tė formės qė nga fillimi i kampionatit. Nėse nė ndeshjet e para kėta dy lojtarė kanė qenė nė plan tė dytė pėr trajnerin Bajko, tani e gjithė pesha e mbrojtjes bie mbi ta, natyrisht duke pasur njė mbėshtetje tė fortė si Ardi Beqiri, qė tashmė nuk mund ta kalojė vijėn e mesit tė fushės. Me kėtė ecuri tė mbrojtjes dhe me rritjen e efikasitetit tė sulmit, Partizani do tė ngjitet mė shumė nė tabelė, pėr tė shpresuar tė paktėn vendin e dytė, pas Tiranės kryesuese, qė ka 10 pikė mė shumė se tė kuqtė.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #280

    Post Bajko-Lika, vihet baraspesha

    Fitorja e fundit e Partizanit nė Elbasan ka vėnė baraspeshėn mes dy trajnerėve qė kanė drejtuar Partizanin nė kėtė sezon. Nė pėrfundim tė javės sė 9-tė tė kampionatit, kur Neptun Bajko u largua nga drejtimi i skuadrės, Partizani kishte arritur 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, me 15 pikė tė grumbulluara. Me Elbasanin Partizani luajti ndeshjen e nėntė edhe nėn drejtimin e Likės, i cili ka arritur tė njėjtat rezultate si paraardhėsi i tij Bajko. Pėr 18 javė Partizani ka grumbulluar 30 pikė, ndėr tė cilat 15 Bajko e 15 Lika.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 28 prej 104 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •