Close
Faqja 25 prej 104 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 1036
  1. #241

    Post FSHF-ja hakmerret me Elis Bakajn

    Drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit janė hakmarrė sapo u ka ardhur rasti me tė riun e Partizanit, Elis Bakaj, i cili shkėlqeu nė miqėsoren e Shpresės sonė me Turqinė. Ky veprim ka ardhur pėr shkak tė mosparaqitjes sė futbollistit tė Partizanit nė grumbullimin e kombėtares sė Bariēit vetėm dy ditė pas miqėsores. Nė fakt, ka qenė presidenti Xhani ai qė nuk e lejoi futbollistin e tij tė grumbullohej nga Bariēi, pasi Lika e donte nė Ulqin. FSHF-ja nuk mbajti asnjė qėndrim zyrtar ndaj klubit tė kuq nė atė moment, edhe pse u tha se do tė zhvillohej njė mbledhje e posaēme pėr kėtė problem, por gjeti rastin pėr t'u hakmarrė me lojtarin nė grumbullimin pasardhės. Nė listėn e lojtarėve qė do tė luajnė nė miqėsoren e gjashtė shkurtit ndaj Greqisė nuk figuron emri i Bakajt. Emri i tij ėshtė shėnuar nė listė nga Artan Bushati, por ėshtė fshirė nga zyrtarėt e tjerė tė FSHF-sė, tė cilėt nuk morėn masa ndaj klubit, por ndėshkuan lojtarin, qė nė ditėn kur ėshtė thirrur nga Bariēi ndoshta ka qenė njeriu mė i lumtur nė botė.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #242

    Post Tė rinjtė, dy seanca nė ditė

    Skuadra e Partizanit ka zhvilluar dje dy seanca stėrvitore. Paradite kanė qenė tė pranishėm vetėm lojtarėt e rinj, tė cilėt nuk e kanė marrė tė plotė ngarkesėn fizike tė fazės pėrgatitore. Titullarėt janė stėrvitur vetėm nė seancėn e pasdites, pasi nuk mund tė marrin ngarkesė tė lartė fizike katėr ditė para takimit tė radhės nė kampionat. Partizani do tė udhėtojė tė shtunėn nė Elbasan, pėr tė pėrballuar njė sfidė mjaft delikate me ekipin vendės.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #243

    Post Lika: Mė shqetėson mė shumė mbrojtja

    Trajneri i Partizanit konfirmon bisedimet me Enkel Alikajn, qė deri dje ėshtė stėrvitur te Dinamo.


    Shpresat pėr njė Partizan pretendent pėr trofetė e sezonit po veniten dita-ditės. Afati zyrtar pėr federimin e lojtarėve skadon nesėr, duke e bėrė thuajse tė pamundur realizimin e njė merkatoje cilėsore. Megjithatė, trajnerin Lika ka besim se nė kėto dy ditė tė mbetura do tė vijnė lojtarėt qė do ta kompletojnė grupin e Partizanit. "Nuk mund tė them se kemi dėshtuar nė merkato, pasi kanė mbetur edhe pak ditė deri nė mbylljen zyrtare tė federimeve. Ne do tė shpresojmė deri nė ēastet e fundit, pasi jemi nė kontakte tė vazhdueshme me lojtarė tė ndryshėm,"- ėshtė shprehur trajneri i Partizanit. Shpresa gjithmonė vdes e fundit, por tek Partizani duket se shpresa ka vdekur me kohė. Deklaratat e drejtuesve tė kuq janė vetėm fjalė qė i merr era, pasi ata thonė tė njėjtėn gjė nė ēdo prononcim tė tyre. Rikthimi nė skuadėr i Kelmendit, i huazuar gjatė fazės sė parė te Skrapari, dhe i Dokut, qė deri dy ditė mė parė luante nė radhėt e Erzenit, tregon qartė se presidenti Xhani nuk ka ndėr mend tė sjellė nė skuadėr futbollistė tė tjerė. Ndėrkohė, me gjithė diplomacinė qė e karakterizon, Hasan Lika, trajneri i tė kuqve nuk mund ta fshehė shqetėsimin pėr repartin e pasmė, qė ka nevojė pėr lojtarė me potenciale. "Gjatė kėtij muaji kemi punuar shumė nė tė gjitha drejtimet, por kjo arritje nuk mund ta kompensojė kollaj mungesėn e lojtarėve titullarė, sidomos nė mbrojtje. Pėr kėtė fakt jam i shqetėsuar dhe shpresoj ta zgjidhim kėtė problem nė ditėt e fundit tė merkatos. Ne kemi thirrur nė skuadėr dy futbollistė tė rinj si Kelmendin dhe Dokun, qė kanė qenė tė Partizanit qė nė fillim tė sezonit,"- ka shtuar mė tej Lika. Pėrveē lojtarėve afrikanė, qė duhet tė vinin gjatė fazės pėrgatitore tė Ulqinit, Lika ka konfirmuar interesimin pėr Alikajn, lojtarin e Dinamos qė vjen sapo ėshtė riaftėsuar pas njė dėmtimi tė gjatė. "Afrikanėt i presim deri nė ēastin e fundit, ndėrkohė qė jemi nė bisedime edhe me Alikajn e Dinamos. Shpresoj t'i mbyllim me sukses tratativat, qė pas merkatos sė janarit grupi i lojtarėve tė jetė i kompletuar,"- ka vijuar njėshi i stolit tė kuq. Sipas burimeve pranė klubit tė kuq, Alikaj pritet tė dalė qė sot nė stėrvitje, pėr tė vijuar pėrgatitjet nėn urdhrat e Likės.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #244

    Post Apeli: Plaku, Hyso e Kote, te Apolonia!

    Komisioni i Apelit, pas njė mbledhje tė gjatė, hedh poshtė vendimet e disiplinės pėr futbollistėt fierakė.


    Mbrėmė, Komisioni i Apelit, ka rrėzuar vendimin e Disiplinės, tė marrė para pak ditėsh rreth futbollistėve tė pėrjashtuar nga Apolonia, pėr bojkotim tė ndeshjes me Flamurtarin. Disiplinori kishte dhėnė "liri" pėr kėta futbollistė, duke dalė mbi rregulloret e klubit fierak, ndėrkohė qė drejtuesit e Apolonisė i janė drejtuar Apelit pėr kėtė problem. Pas njė mbledhjeje tė gjatė, anėtarėt e Komisionit tė Apelit kanė gjykuar si jo tė drejtė vendimet e Komisionit tė Disiplinės, duke lėnė nė fuqi kėrkesat e klubit fierak. Kėshtu, komisioni nė fjalė, nė mbledhjen e tij tė mbrėmshme, ka vendosur qė Sebino Plaku, Rezart Hyso dhe Gerti Kote mbesin futbollistė tė Apolonisė dhe nuk kanė tė drejtė pėr tė kaluar nė ndonjė ekip tjetėr. Ndėrkohė, Komisioni i Apelit ka marrė gjithashtu vendimin, qė futbollistėt e Apolonisė, Kule, Demiri, Mėrtiri dhe Miēo, tė konsiderohen lojtarė tė lirė.
    Rreth kėtyre vendimeve tė orės sė vonė, redaksia ka kontaktuar me sekretarin e klubit Apolonia, Liu Bistika, i cili i komenton kėshtu vendimet e Komisionit tė Apelit:
    - Zoti Bistika, duke qenė se komisioni i apelit ka lėnė pėrfundimisht nė fuqi kėrkesat e klubit tuaj, cili ėshtė komenti juaj?
    - Nė emėr tė Apolonisė, falenderoj presidentin e FSHF-sė, sekretarin e pėrgjithshėm, komisionin e apelit, sektorin e garave dhe drejtuesit e tjerė tė FSHF-sė, tė cilėt nė unitet me opinionin sportiv shqiptar dhe me seriozitet tė lartė, mbėshtetėn qėndrimet e drejta tė klubit tonė nė ndėshkim tė futbollistėve qė shkelin rregullat dhe dokumentet e institucioneve tė futbollit dhe tė klubit tonė. Klubi ynė nuk do tė harrojė kurrė se ne i sfiduam presionet vulgare qė u ushtruan nga brenda dhe jashtė klubit tonė, duke mos qenė vetėm por duke pasur mbėshtetjen parimore e institucionale tė federatės shqiptare tė futbollit dhe tė presidentit tė saj, zotit Armand Duka.
    - Atėhere ēdo tė bėhet me futbollistėt qė bojkotuan mė 25 nėntor, tė cilėt, komisioni i apelit i ka lėnė nė dispozicion tė klubit?
    - 4 futbollistėve ju kemi dhėnė shansin tė reflektojnė, duke qėndruar nė radhėt e Apolonisė, 11 futbollistė tė tjerė i kemi larguar nga skuadra dhe i kemi lejuar tė shkojnė nė klube tė tjera. ndėrsa 4 futbollistėt e fundit, konkretisht Kule, Mėrtiri, Demiri e Miēo, ne i kemi fshirė qysh dy muaj mė parė nga lista e futbollistėve tanė dhe i kemi lėnė nė dispozicion tė federatės.
    - Po me Koten ēfarė do tė bėhet?
    - Kote ėshtė nė kontratė deri nė vitin 2008. Ai vazhdon tė mbetet i pezulluar deri nė fund tė kėtij sezoni nga ndeshjet zyrtare tė Apolonisė. Ne mund ta huazojmė nė ndonjė skuadėr tjetėr pėr kėtė sezon, nė qoftė se do tė ketė ndonjė klub tė interesuar pėr tė.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #245

    Post Shkėmbi: Teuta me D.Xhafajn, mė afėr titullit

    Rikthimi i sulmuesit Daniel Xhafaj ka rritur moralin nė kampin durrsak dhe pretendimet.

    Rikthimi te Teuta i sulmuesit Daniel Xhafaj ka rritur moralin nė kampin durrsak dhe pretendimet nė luftėn pėr titull. Njė Teutė me njė portier si Kapllani nė portė, me njė futbollist tė ekipit pėrfaqėsues si Vrapi nė mbrojtje, njė mesfushė ku spikat Bledi Shkėmbi dhe me njė sulm tė blinduar me Daniel Xhafajn, Mancakun dhe Kulin, pėr mė tepėr me njė trajner si Starova, do t'u shtinte frikėn tė gjitha ekipeve qė pretendojnė kreun. Nė fakt, edhe mesfushori i ekipit pėrfaqėsues Bledi Shkėmbi e shikon rikthimin e Daniel Xhafajt si njė shans mė shumė nė luftėn pėr titull. Sipas Shkėmbit, ekipi kishte nevojė pėr njė lider nė vijėn sulmuese dhe mė mirė se Danieli askush nuk mund ta bėnte kėtė. "Tashmė edhe njė nga repartet e diskutueshme ėshtė forcuar dhe ekipit nuk i mungon asgjė pėr tė pretenduar titullin," - shprehet Shkėmbi. Duke iu referuar takimit tė radhės me ekipin e Tiranės, Shkėmbi do tė deklaronte se nė njė sfidė tė tillė tė tri rezultatet janė tė hapura. Fakti qė nė kėtė takim ekipi nuk do tė ketė mungesa, apo probleme tė tjera, do tė thotė pėr Shkėmbin njė shans mė shumė pėr tė shpresuar maksimumin nė pėrballjen me Tiranėn. Pas njė faze pėrgatitore tė lodhshme, Shkėmbi mendon se ekipi tashmė po e merr gradualisht formėn dhe fuqitė e duhura pėr tė pėrballuar njė ndeshje tė vėshtirė. Ndonėse nuk ka qenė nė grupin e Teutės nė pjesėn e parė tė kampionatit, Shkėmbi deklaron se njė fillim si ai me Dinamon nė ristartin e kampionatit do tė ishte shumė i rėndėsishėm pėr ekipin. Nė lidhje me repartin e mesfushės, ku Starova i ka dhėnė rolin e "trurit" nė skuadėr, mesfushori korēar deklaron se ėshtė njė grup shumė i mirė, me futbollistė tė tillė qė ke garanci nė ēdo ndeshje. Si shembull pėr kėtė Shkėmbi evidenton takimin miqėsor me ekipin e Dinamos, ku ky repart funksionoi siē duhet. Nė takimin e parė me Teutėn, pas njė kohe tė gjatė shkėputjeje, korēari Bledi Shkėmbi nuk e fsheh dėshirėn e tij pėr tė fituar. "Njė fillim i mbarė ėshtė gjysma e punės. Do tė doja tė fitonim nė kėtė ndeshje, mė shumė pėr ekipin sesa pėr vete. Kjo do tė na jepte mė shumė krahė dhe besim, pa harruar se edhe tifozėria do tė na kthehej mė shumė nė pėrkrahje," pėrfundon mesfushori i Teutės, Bledi Shkėmbi.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #246

    Post Ēėshtja "Gudjabi" nė Komisionin e Disiplinės

    Nė kampin shkodran nuk duken shumė tė shqetėsuar nė lidhje me ēėshtjen e futbollistit senegalez El Haxhi Gudjabi. Ata duke menduar se kanė tė drejtė nė kėrkesėn e tyre pėr ta federuar, e kanė ēuar kėtė ēėshtje nė Komisionin e Disiplinės. Pėr rrjedhojė, nė mbledhjen e sotme tė kėtij komisioni pritet tė jetė njė ballafaqim mes lojtarit dhe drejtuesve tė Dinamos qė pretendojnė se kanė ende kontratė me lojtarin. Ky i fundit mendon ndryshe, prandaj dhe ka firmosur pėr njė vit e gjysėm me Vllazninė. Drejtuesit e kėsaj tė fundit duken tė qetė nė kėtė ēėshtje, duke shpresuar se Disiplina do t'ua njohė kontratėn qė ata kanė firmosur me afrikanin. Menjėherė pas vendimit tė kėtij komisioni, kuqeblutė pritet tė bėjnė federimin e Gudjabit me ta pėr vazhdimin e sezonit.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #247

    Post Josa kėrkon qetėsi para ndeshjes me Flamurtarin

    Nga sa bėhet e ditur nė kampin shkodran, pėrpara ndeshjes me Flamurtarin futbollistėt nuk do tė jenė shumė tė autorizuar pėr tė dhėnė deklarata pėr shtyp. Kjo sipas njė kėrkese tė trajnerit Josa pėr ta pėrgatitur sfidėn e radhės nė qetėsi dhe pa shumė bujė, sepse ėshtė sfida e parė pėr kėtė vit dhe pėr rrjedhojė mė tepėr se nė media futbollistėt duhet ta tregojnė kėtė nė fushėn e blertė. Pavarėsisht nga ky fakt, te Vllaznia marrėdhėniet me median asnjėherė nuk janė vėnė nė pikėpyetje dhe kėshtu duket se do tė ndodhė edhe tani, sepse mė tepėr se me gazetarėt, kuqeblutė kėrkojnė qetėsinė pėr veten e tyre. Njė praktikė e tillė ndiqet shpesh nga skuadra tė ndryshme nė prag tė ndeshjeve tė rėndėsishme dhe Josa tė tillė e konsideron edhe ndeshjen me Flamurtarin.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #248

    Post Sukaj: Po pėrjetoj momente tė mrekullueshme

    Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj thotė se ėndėrra po realizohet mė parė nga se e kishte menduar.


    Brenda pak muajsh ėshtė shndėrruar nė njė nga lojtarėt e momentit pėr kampionatin shqiptar. Njė evidentim i shpejtė si titullar dhe golashėnues me Vllazninė, njė ftesė dhe protagonist nė lojėrat e ekipit kombėtar Shpresa dhe sė fundi protagonist edhe nė grumbullimin e Kombėtares B nė Turqi, ēka mund t"i hapė rrugėn atij edhe pėr njė ftesė nė miqėsoren e pas pak ditėve kundėr Maqedonisė. Bėhet fjalė pėr Xhevahir Sukajn, shkodranin qė vetėm 3 muaj mė parė mbushi 19 vjeē. Pas kthimit tė tij nga grumbullimi me kombėtaren, ai duket mjaft entuziast, por premton se do tė vazhdojė tė djersijė nė stėrvitje pėr ta bėrė edhe mė mirė punėn e tij tashmė me Vllazninė. Ja si shprehet ai pėr "Sporti Shqiptar":
    Xhevahir, brenda pak kohėsh jeni shndėrruar nė njė lojtar tė rėndėsishėm. Si po i pėrjetoni kėto momente?
    Tė them tė drejtėn edhe vetė nė fillim tė sezonit nuk e kisha menduar se gjėrat do tė shkonin kaq mirė. Por falė aktivizimit tė rregullt me Vllazninė erdhi edhe ajo me ekipin Shpresa, njėkohėsisht u ftova nga trajneri Bariē edhe me Kombėtaren B sė fundi nė Turqi.
    Pikėrisht pėr kėtė tė fundit, mendoni se erdhi ngaqė luajtėt mirė nė miqėsoren qė Shpresa jonė fitoi 2 0 ndaj turqve, ku shėnuat edhe ju?
    Ndoshta ėshtė kjo arsyeja kryesore, por mendimi im ėshtė se mund tė kem qenė nė listė qė mė pėrpara. Pėr kėtė arsye pas ndeshjes me ekipin Shpresa unė nuk u ktheva nė Shqipėri, por pėr tre ditė u stėrvita me Tiranėn nė Turqi derisa erdhi ekipi kombėtar.
    Ndėrkohė ėshtė bėrė i ditur fakti se gjatė kėtyre ditėve keni qenė nė qendėr tė vėmendjes sė disa menaxherėve tė huaj. Sa i vėrtetė ėshtė ky lajm?
    Ai ėshtė plotėsisht i vėrtet, madje mund tė them se kanė qenė disa skuadra qė kanė kėrkuar tė bisedojnė me mua, madje jo vetėm skuadra tė huaja, por edhe tė kampionatit shqiptar, por unė i kam kthyer mbrapsht.
    Pse?
    Sepse pikėsėpari jam ende nė moshė tė re dhe dua ta mbyll tė paktėn kėtė sezon nė Shqipėri. Sė dyti, nėse vendos tė largohem, kjo i pėrket vetėm sezonit tjetėr dhe atėherė, duke marrė pėlqimin e presidentit tė Vllaznisė, Valter Fushaj, me tė cilin kam tė nėnshkruar njė kontratė deri nė fund tė sezonit 2007 08.
    Jeni kthyer nė Shkodėr tashmė dhe menjėherė nė stėrvitje me Vllazninė. Ndėrkohė ka ardhur Gudjabi, po ashtu Cani ėshtė duke u paraqitur shumė mirė. Mendoni se pozicioni juaj si titullar ėshtė lėkundur tashmė?
    E rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė tė bėjmė mė tė mirėn pėr Vllazninė. Sa mė shumė lojtarė cilėsorė tė jenė nė skuadėr, aq mė mirė ėshtė. Se kush do tė luajė pastaj e di trajneri, ndėrkohė qė secili prej nesh do tė pėrpiqet tė bėjė mė tė mirėn pėr tė qenė titullar. Unė pėr vete do tė vazhdoj tė punoj shumė, madje mė shumė se deri tani.
    Sė fundi, mediat e bėjnė fakt tė kryer grumbullimin tuaj nga ana e trajnerit Bariē pėr miqėsoren me Maqedoninė. Nėse ndodh kėshtu, cili do tė ishte reagimi juaj?
    Pėr momentin nuk e di nėse do tė ftohem apo jo, megjithėse kam dėgjuar pėr njė gjė tė tillė. Kuptohet, qė do tė ishte njė ėndėrr e realizuar pėr mua, madje mė shpejt se e kisha menduar, sepse jam vetėm 19 vjeē.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #249

    Post Faza pėrgatitore nė Turqi, 30 mijė euro

    Pas kthimit nga Turqia, pėr Tiranėn ėshtė kohė bilancesh. Nuk bėhet fjalė vetėm nė aspektin e mėnyrės sė pėrgatitjes dhe problemeve qė u hasėn, por edhe nė aspektin financiar. Nga burime zyrtare mėsohet se faza pėrgatitore e kryer nė Kemer, pėr 14 ditė, u ka kushtuar plot 30 mijė euro buxhetit tė klubit. Nė kėtė shifėr pėrfshihen 10 mijė euro biletat e avionėve pėr 30 persona dhe mė pas 20 mijė euro, ushqimi, fjetja dhe stėrvitja nė hotelin me pesė yje, "Limak Limra". Pavarėsisht kėsaj shifre, relativisht tė konsiderueshme pėr futbollin shqiptar, drejtuesit bardheblu shprehen se kanė mbetur tė kėnaqur pėr gjithēka qė provuan nė Turqi. Madje, edhe nė vitet nė vazhdim Kemeri do tė synohet sėrish si njė vend pėr tė kryer njė fazė pėrgatitore tė nivelit tė lartė.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #250

    Post Zyrtare: Tirana-Teuta, nė orėn 17:30

    Mund tė quhet zyrtare. Sfida mė e rėndėsishme e javės sė 18-tė tė superligės, midis Tiranės dhe Teutės, do tė luhet nėn projektorėt e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa". Ashtu siē ėshtė bėrė zakon pėr ndeshje tė njė rėndėsie tė veēantė, drejtuesit bardheblu kanė vendosur qė kjo sfidė tė luhet nė orėn 17:30. Sekretari dhe gjithashtu trajneri Shkėlqim Muēa e konfirmon kėtė vendim kur thotė: "Ndeshja midis Tiranės dhe Teutės, do tė luhet nė orėn 17:30, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Duke parė rėndėsinė e kėsaj pėrballjeje, por gjithashtu pėr tė ftuar sa mė shumė tifozė nė shkallėt e stadiumit, ia vlen njė shpenzim i tillė."
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 25 prej 104 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •