Kuqeblutė mendojnė si fillim tė kalojnė Teutėn, pastaj tė shohin ndeshje pas ndeshje.
Objektivi primar pėr skuadrėn shkodrane ky duket se do tė jetė. Pa lėnė megjithatė mėnjanė edhe ndonjė gjė mė tepėr qė mund tė dalė rrugės. Vendi i dytė nė kampionat ėshtė maksimali pėr njė Vllazni, e cila i nisi pėrgatitjet pėr kėtė sezon mė vonė se skuadrat e tjera pretendente dhe pėr rrjedhojė nuk mundi tė grumbullojė nė radhėt e saj atė kontigjent lojtarėsh qė dėshironte. Sakaq, rruga e pėrshkuar nė 17 javėt e deritanishme ka pasur oshilacionet e veta, megjithatė ardhja e Mirel Josės nė krye tė skuadrės i ka normalizuar gjėrat. Shkodranėt nga vendi i pestė, apo gjashtė, ku notonim me gjermanin Shulze, javė pas jave rikuperuan shumė gjėra dhe aktualisht renditen tė tretėt. Motoja e tyre ėshtė tė shohin vetėm ndeshjen e radhės dhe tė mundohen pėr tė kapur atė skuadėr qė ėshtė mė lart se ata nė renditje, qė do tė thotė se tani e tutje Vllaznia do t'i shpallė "luftė tė hapur" ekipit tė Teutės, qė ėshtė njė vend mė lart nė renditje. Tė gjithė nė Shkodėr e pranojnė se kuqeblutė kanė mundėsi dhe e meritojnė tė jenė nė vend tė dytė, duke aluduar hapur se Tirana ėshtė e pakapshme nga asnjė skuadėr, nisur nga pėrbėrja qė ka dhe shkėputja aktuale me pikė nga skuadrat e tjera. Kėtė e thonė tė gjithė, por gara mbetet garė. Asnjėherė nuk mund tė bėhen planet nė letėr dhe prandaj drejtuesit mė tė lartė tė kėsaj skuadre nuk duan tė nxitohen nė deklaratat e tyre. Trajneri Josa dhe tė gjithė lojtarėt kanė djersitur shumė nė stėrvitje gjatė kėsaj periudhe dhe prandaj kėtė punė ata kanė dėshirė ta konkretizojnė qė nga kjo e premte nė fushat e lojės me rezultate tė mira. Vėmendja pėr ta ėshtė maksimale pėr ēdo ndeshje qė do tė luajnė nė tė ardhmen, duke nisur nga kjo e kėsaj tė premte me Flamurtarin nė Vlorė. Aq mė tepėr kur njė nisje e mbarė nė kėtė takim tė parė tė kėtij viti, do t'u hapte rrugėn atyre pėr suksese tė tjera nė sfidat qė do tė pasojnė. Aktualisht Vllaznia e ka mendjen te katėr ndeshjet e radhės nė kampionat, nė tė cilat objektivi ėshtė qė nė pėrfundim tė tyre distanca aktuale me Teutėn ose tė jetė rikuperuar plotėsisht, ose maksimumi tė jetė 2 ose 3 pikė, nė mėnyrė qė nė ndeshjen e fundit tė kėsaj faze skuadrat tė ndėrronin vend. Durrsakėt e Starovės aktualisht janė 2 pikė mė tepėr nė renditje se shkodranėt dhe do tė kėrkojnė qė ta ruajnė, ose ta thellojnė mė tepėr. Me kėtė gjė vėshtirė se do tė jenė dakord kuqeblutė, tė cilėt kanė nė mendje tjetėr gjė. Vendi i dytė pėr ta u takon atyre dhe kėsisoj njė gjė e tillė mbetet pėr t'u parė nė 16 ndeshjet qė kanė mbetur deri nė fund. Kohė pėr ta vėrtetuar ka mjaft nė dispozicion dhe problemi ėshtė se cila skuadėr do tė gabojė mė pak dhe do tė tregohet mė e kujdesshme.
Krijoni Kontakt