Ermir Strati ėshtė njė ndėr lojtarėt e rinj, pjesė e formacionit nė sezonin e shkuar 20-08-2006
Strati: Tashmė, Flamurtari ka konkurrencė
Ermir Strati ėshtė njė ndėr lojtarėt e rinj qė ka qenė pjesė e formacionit nė sezonin e shkuar. Nė ndeshjet e fundit miqėsore qė ka zhvilluar nė kėtė periudhė Flamurtari, Strati e ka nisur lojėn nga stoli, pėr t'u aktivizuar nė radhėt e Flamurtarit. Sezonin e shkuar dhe me cilėsitė e shfaqura gjatė ndeshjeve tė kampionatit, u bė njė personazh i njohur dhe i dashur pėr sportdashėsit vlonjatė. Megjithatė, me modesti Strati shprehet: "Sezonin e shkuar erdha mė vonė te Flamurtari, pasi pėr 6 vjet rresht kam qenė i larguar nė Norvegji dhe Padova tė Italisė, ku jam aktivizuar me skuadra tė kategorive inferiore. Gradualisht arrita tė aktivizohem nė formacionin bazė, por vetėm nė sajė tė njė stėrvitjeje tė lodhshme, e cila ndikoi mjaft nė formėn time fizike. Nė pėrgatitoret e tanishme kam pasur probleme me kaviljen e kėmbės sė majtė, por gjithsesi pėr asnjė ditė nuk e kam lėnė stėrvitjen. Nė 7 ndeshjet miqėsore qė ka zhvilluar skuadra, trajneri Canaj mė ka aktivizuar vetėm njė pjesė loje. Unė jam i kėnaqur jo vetėm nga stėrvitja qė ka zhvilluar stafi ynė teknik me skuadrėn, por edhe nga niveli cilėsor i lojės qė kemi shfaqur nė ēdo ndeshje miqėsore. Vlerėsoj trajnerin Agim Canaj, sepse ēdo lojtari i jep vlerėsimin qė i takon. Trajneri i vlerėson shumė lojtarėt e sakrificės dhe qė japin rendimentin e duhur nė fushė. Askush nga lojtarėt nuk ėshtė i sigurt se do tė jetė pjesė e formacionit tė skuadrės. Tani edhe unė mendoj, sipas filozofisė sė popullit, se te Flamurtari ka shkuar "haku tek i zoti". Pėr Flamurtarin po investohet shumė, ashtu si dy vitet e fundit edhe tani, prandaj skuadrės i duhet tė japė rendimentin maksimal nė fushėn e lojės. Bashkia e Vlorės po bėn tė pamundurėn pėr skuadrėn e Flamurtarit me investimet e saj. Eshtė mėkat qė lojtarėt tanė tė mos japin gjithēka kanė. Kur shikon disa skuadra qė pėr gjithė sezonin nėnshkruajnė me lojtarėt njė kontratė financiare me 150 mijė lekė tė rinj, aq sa te Flamurtari kjo shifėr nuk ekziston as pėr njė kėst tė njė lojtari rezervė, kjo dukuri tė bėn tė mendosh sesa borxhlinj duhet tė jemi pėr kėtė Flamurtar. Gjithsesi, oreksi vjen hap pas hapi." Nė ndeshjen e fundit miqėsore qė luhet sot nė Kuēovė ndaj Naftėtarit, sipas Stratit, trajneri Canaj do tė provojė formacionin e skuadrės qė do tė paraqitet nė kampionat. "Siē duket, ndeshja ndaj Naftėtarit do tė jetė dora e fundit e kolaudimit tė skuadrės. Dėshira ime ėshtė qė tė rreshtohem te 11 mė tė mirėt e skuadrės. Pavarėsisht se kam pak probleme me kaviljen, dėshira ime ėshtė qė tė kontribuoj maksimalisht pėr kėtė fanellė kaq tė dashur pėr mua," - pėrfundon i riu i Flamurtarit, Ermir Strati.
Kastriot Brahimi
Sporti Shqiptar
Krijoni Kontakt