Close
Faqja 16 prej 104 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 1036
  1. #151

    Post Besa, sot miqėsore me Lushnjėn

    Pas dy miqėsoreve tashmė tė luajtura, ndaj Partizanit e Besėlidhjes, ekipi kavajas sot do tė zhvillojė miqėsoren e tretė. Kundėrshtari i radhės do tė jetė ekipi i Lushnjės. Pritet me interes tė shihet loja e portierit kavajas Guma, i cili u nis me Besėn dhe pas huazimit do tė mbrojė portėn lushnjare. Besa deri tani nė dy miqėsoret e pėrmendura ka arritur tė barazojė ndaj Besėlidhjes dhe tė humbė ndaj tė kuqve 2-3.
    What Goes Around, Comes Around

  2. #152

    Post Dita e djeshme, analizė dhe dy stėrvitje

    Pas humbjes 1-0 nė miqėsoren ndaj MTK Arazit, dita e djeshme i ka parė bardheblutė tė zhvillojnė njė analizė tė detajuar tė gabimeve qė u bėnė. Trajneri Shkėlqim Muēa, sė bashku me drejtorin teknik, Alban Tafajn, dhe pėrgatitėsin atletik, Rauf Dimrajn, u kanė shpjeguar lojtarėve problemet e vėna re. Mė pas, skuadra zhvilloi dy seanca, fillimisht paradite me vrapime dhe mbasdite nė fushėn e lojės, me ushtrime tė karakterit tekniko-taktik. Mungesat e vetme ishin ato tė Duros, Mukės, Dedes dhe Bulkut, tė cilėt u thirrėn nga ana e trajnerit tė kombėtares, Oto Bariē, pėr miqėsoren e djeshme.


    Hidi-Sinani-Abazaj nė pritje tė thirrjes

    Isli Hidi, Vioresin Sinani dhe Oriand Abazaj nuk u preferuan nga ana e trajnerit Oto Bariē pėr miqėsoren e djeshme tė kombėtares ndaj ekipit tė Antaliasporit. Edhe pse figurojnė nė listėn e tė grumbulluarve, tė tre kėta futbollistė dje u stėrvitėn me fanellėn e Tiranės, ndėrkohė qė tashmė janė nė pritje tė thirrjes pėr miqėsoren e sė enjtes, kur Tirana do tė ndeshet ndaj kuqezinjve. Nė tė vėrtetė, midis stafeve drejtuese mėsohet se ka njė marrėveshje gojore, ku me ekipin kombėtar do tė lejohen ata futbollistė qė janė mė tė nevojshėm pėr momentin. Ndaj turqve dje u preferuan Duro, Muka, Dede dhe Bulku.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #153

    Post Klodian Duro mes Tiranės dhe kombėtares

    Mesfushori fantazist u vu dje nė dispozicion tė trajnerit Bariē, teksa luajti 45 minuta ndaj Antaliasporit.

    Klodian Duro ėshtė njė ndėr katėr lojtarėt qė pėr momentin ėshtė i ndarė mes Tiranės dhe ekipit kombėtar. Sė bashku me Devi Mukėn, Nevil Deden dhe Ervin Bulkun, ai dje luajti 45 minuta nė miqėsoren e fituar 6-2 ndaj Antaliasporit. Pėr sa u takon tre lojtarėve tė tjerė, tė cilėt figurojnė nė listėn e trajnerit Oto Bariē, siē janė Isli Hidi, Vioresin Sinani dhe Oriand Abazaj, nuk u preferuan pėr takimin e djeshėm. I kontaktuar nga gazeta, mesfushori fantazist Klodian Duro shprehet se ky grumbullim i kombėtares i shėrben trajnerit Bariē pėr tė parė disa lojtarė tė rinj, tė cilėt mund tė afrohen nė ekipin kombėtar nė tė ardhmen. "Ėshtė normale qė nė kėtė periudhė trajneri Oto Bariē tė bėjė vėzhgimet e tij pėr sa u takon elementėve tė rinj, qė duhen afruar nė ekipin kombėtar. Dje zhvilluam njė ndeshje miqėsore me ekipin e Antaliasporit, tė cilėn e fituam me rezultat tė thellė, ndėrkohė qė pėr veten mund tė them se u aktivizova vetėm nė pjesėn e parė. Trajneri e pa tė arsyeshme qė lojtarėt e Tiranės t'i aktivizonte vetėm njė pjesė loje, sepse njė ditė mė parė ne kishim luajtur njė tjetėr miqėsore, ndaj MTK Arazit. Personalisht, mendoj se nė ndeshjen e ardhshme miqėsore ndaj Sllovenisė do tė shihet nė fushė njė skuadėr mė e kompletuar, ndėrsa pėr sfidėn me Slloveninė e gjithė skuadra do tė japė maksimumin, pėr tė arritur fitoren e parė nė kėto eliminatore,"- thotė nėpėrmjet linjės telefonike mesfushori i krahut.
    Sot pritet qė Klodian Duro tė vihet nėn urdhrat e trajnerit tė Tiranės, Shkėlqim Muēa, ndėrkohė qė vetėm nesėr do tė vendoset se mė cilėn skuadėr do tė aktivizohet, duke parė qė Tirana ka planifikuar tė luajė me ekipin kombėtar. Pėr Duron, kjo periudhė pėrgatitore ėshtė shumė e rėndėsishme nė marrjen e ngarkesės fizike, e cila do tė shėrbejė si "karburant" pėr takimet e ardhshme nė kampionat. "Duhet thėnė se gjatė kėtyre ditėve qėndrimi nė Antalia jemi duke u stėrvitur me seriozitet tė plotė dhe, pėr fat tė mirė, nuk ka pasur asnjė lojtar tė dėmtuar. Trajnerėt Muēa dhe Dimraj po bėjnė njė punė tė mirė me ne, frytet e sė cilės do t'i marrim kur tė mbėrrijmė nė Tiranė. Deri tani, nė dy ndeshjet miqėsore qė kemi zhvilluar, skuadra ka luajtur mirė, pavarėsisht se ndaj azerbajxhanasve humbėm vetėm me njė gol, qė ishte rrjedhojė e njė gabimi nga ana jonė,"- shton mė tej 29-vjeēari.
    Nė lidhje me merkaton e bėrė, ku deri tani janė afruar pesė futbollistė tė rinj, mes tė cilėve edhe Albert Duro, vėllai i Klodit, ky i fundit shprehet: "Rezultatet e blerjeve tė reja do tė shihen shumė shpejt nė fushė. Stafi drejtues ėshtė munduar tė bėjė mė tė mirėn nė kėtė aspekt, duke kėrkuar tė pėrforcohet nė ato aspekte ku kemi pasur probleme dhe them se boshllėqet janė mbushur tashmė. Personalisht mendoj se largimi i Salihit do tė na i prishė disi planet, sepse ai ishte pikė referimi pėr skuadrėn, por tani jemi tė detyruar tė bėjmė edhe pa tė. Nė lidhje me objektivat, nuk bėhet fjalė qė, pėrveē titullit kampion, duam tė mbrojmė me dinjitet edhe Kupėn e Shqipėrisė, ku jemi fitues nė fuqi,"- pėrfundon Klodian Duro, mesfushori qė ėshtė i ndarė mes Tiranės dhe ekipit kombėtar nė kėtė periudhė pauze tė kampionatit.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #154

    Post "Zboristėt", 7-2 ndaj tė rinjve tė Antaliasporit

    Tė grumbulluarit e trajnerit Oto Bariē e kanė fituar takimin miqėsor me rezultat tė thellė.

    Shqipėria: Lika, Teli, N.Dede, E.Xhafa, Vrapi, Bulku, Muka, Duro, Aliaj, Memelli, Sukaj (u aktivizuan Neziraj, Dedaj, Hyka, Plaku, D.Xhafa, Hasani). Trajner: Oto Bariē
    Shėnuesit: Plaku 47', 53, 90, Memelli 49', Aliaj 50', D.Xhafa 57', Hasani 69'


    U zhvillua dje nė orėn 14:00, nė qytezėn turistike tė Kemerit, testi i parė i tė grumbulluarve tė trajnerit Oto Bariē. Edhe pse nė fillim dukej si njė takim i vėshtirė pėr kombėtaren, nuk rezultoi kėshtu, sepse pėrballė tyre ishte skuadra e tė rinjve tė klubit "Antaliaspor". Ekipi i parė, Antaliaspor, i cili renditet nė vendin e 16-tė nė superligėn turke, pardje zhvilloi njė miqėsore me skuadrėn austriake tė Vienės. Megjithatė, pavarėsisht faktit se kombėtarja kishte pėrballė njė skuadėr tė rinjsh, prova e parė kaloi me sukses. Tregolėshi i tė riut Sabino Plaku, si dhe golat e Memellit, Aliajt, Hasanit dhe Daniel Xhafės, vulosėn fitoren e thellė, 7-2, tė kombėtares. Prurjet e reja, Memelli, Plaku, Hasani dhe sulmuesi i Teutės, Xhafa, e nisėn me gol kėtė grumbullim, duke lėnė njė pėrshtypje tė mirė. Trajneri i pėrfaqėsueses, Oto Bariē, kishte vendosur nė fillim tė lojės njė formacion konkurrues dhe me emra tė njohur. Ndėrkohė, pjesa e parė e takimit nuk u ngrit nė nivelin e duhur nga kuqezinjtė. Gjatė kėsaj pjese u humbėn disa raste tė pastra pėr shėnim, por edhe tė rinjtė e Antalias rezistuan disi. Nė 45-minutėshin e dytė tė takimit, kroati Bariē kreu gjashtė zėvendėsime. Lojtarėt e sapofutur nė lojė u shfaqėn mjaft mirė dhe e ndryshuan krejtėsisht rrjedhėn e takimit. Nga tė rinjtė e aktivizuar nė kėtė takim, spikati sulmuesi i talentuar i Apolonisė, Sabino Plaku, i cili shėnoi tre gola. Nga informacionet brenda stafit kuqezi, njė paraqitje tė shkėlqyer nė kėtė takim, bėri Jetmir Hyka, i cili me veprimet e tij teknike e zbukuroi lojėn. Edhe sulmuesi pogradecar Migen Memelli, qė aktivizohet nė Norvegji, la pėrshtypje tė mirė nė prezantimin e tij tė parė me ekipin kombėtar. Nga informacionet pranė stafit kuqezi, mėsohet se trajneri Bariē ka ngelur i kėnaqur, madje nė fund tė takimit i ka lavdėruar lojtarėt e rinj pėr paraqitjen mjaft tė mirė qė bėnė nė pjesėn e dytė. Gjithsesi, ata qė do t'i mbushin mendjen kroatit duhet tė kenė vazhdimėsi nė lojėn e tyre, sepse pritet tė luhen edhe dy takime miqėsore, qė do tė jenė mjaft tė rėndėsishme pėr vetė lojtarėt, tė cilėt janė kandidatė pėr t'u bėrė pjesė e kombėtares. Takimi mė i afėrt miqėsor i kombėtares ėshtė ai qė do tė luhet tė enjten, ku pėrballė kuqezinjtė do tė kenė bardheblutė e Tiranės. Sot kombėtarja pritet tė zhvillojė dy seanca stėrvitore.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #155

    Post Furtuna Dyseldorf, kundėrshtari i mundshėm i kuqezinjve

    Nuk ėshtė caktuar ende kundėrshtari i kombėtares pėr takimin miqėsor tė datės 27 janar. Ndėrkohė, burime tė sigurta nga kampi kuqezi flasin pėr njė takim miqėsor me ekipin e kategorisė sė tretė tė gjermanisė, Furtuna Dyseldorf. Ekipi gjerman po zhvillon fazėn pėrgatitore nė Kemer dhe me shumė mundėsi mund tė luajė nė kėtė datė njė miqėsore me tė grumbulluarit e Oto Bariēit. Stafi teknik i kombėtares ka ndėrmjetėsuar, por ende nuk ėshtė caktuar pėrfundimisht.
    What Goes Around, Comes Around

  6. #156

    Post Superliga News

    - VAZHDON puna pėr ristrukturimin e statusit ligjor organizativ tė klubeve tė futbollit nė Shqipėri. Dje, nė ambientet e FSHF-sė, u mblodh grupi i punės, i cili pėrbėhej nga anėtar i KE-sė, Arben Dervishi, shefi i licensimeve, Arben Bici, ndėrkohė qė merrte pjesė nė rolin e konsulentit edhe Artan Shyti. Kėta tė fundit diskutuan dje me pėrfaqėsuesit e klubeve tė kategorisės sė parė.
    - SOT nisen pėr nė Dyseldorf tė Gjermanisė presidenti i FSHF-sė, Armando Duka, dhe sekretari i pėrgjithshėm, Roland Mici. Kėta tė fundit do tė marrin pjesė nė Kongresin e UEFA-s, ku mė datėn 26 do tė bėhen edhe zgjedhja e presidentit tė UEFA-s. Kandidatė pėr president janė, Lenart Johanson dhe Mishel Platini.
    - PERFUNDUAN dje testimet e gjyqtarėve shqiptarė tė futbollit. Pėr dy ditė me radhė "bluzat e zeza" u testuan nė stadiumin "Niko Dovana" tė Durrėsit, ndėrkohė qė pėrgjigjet pėr arritjen ose jo tė normave nga ana e tyre pritet tė dalin sot.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #157

    Post FSHF zyrtarizon "Loro Boriēin" pėr Slloveninė

    Vendimin pėrfundimtar pėr zhvillimin e takimit nė Shkodėr pritet ta japin inspektorėt e UEFA-s.


    Tek "Qemal Stafa" apo nė "Loro Boriēi"? Kjo ka qenė ēėshtja pėr t'u zgjidhur nga FSHF-ja, qė pėr mė shumė se njė muaj u kthye nė njė "telenovelė" me shumė seri, qė nuk po i vinte ende fundi. Caktimi i stadiumit pėr takimin eliminator tė 24 marsit, midis kombėtares shqiptare dhe asaj sllovene, mbizotėroi gjatė nė shtypin sportiv. Pati shumė deklarata nga tė gjitha palėt e interesuara, por nė fund institucioni mė i lartė i futbollit nė Shqipėri vendosi qė takimi i 24 marsit tė luhet nė Shkodėr. Dėshira e drejtuesve tė FSHF-sė pėr ta zhvilluar kėtė takim nė stadiumin "Loro Boriēi" u zyrtarizua dje. UEFA duhet tė lajmėrohet 60 ditė pėrpara datės sė takimit, ndėrkohė qė dje, me anė tė njė shkrese zyrtare, FSHF-ja lajmėroi organizmin mė tė lartė tė futbollit ne Europė. Pra, takimi eliminator, i vlefshėm pėr EURO 2008, Shqipėri-Slloveni, do tė luhet nė stadiumin "Loro Boriēi". Gjithashtu, nė bazė tė marrėveshjes sė FSHF-sė me kompaninė "Sport Five" (kjo kompani ka tė drejtėn televizive tė kombėtares sonė) u caktua edhe orari i zhvillimit tė takimit, i cili ėshtė 20.15. Natyrisht, ky ėshtė njė lajm i mirė pėr sportdashėsit e zjarrtė shkodranė. Gjithsesi, jo ēdo gjė ėshtė pėrfundimtare pėr zhvillimin e ndeshjes nė stadiumin "Loro Boriēi". Pas konfirmimit nga ana e FSHF-sė qė takimi tė zhvillohet atje, nė ditėt nė vijim pritet edhe zyrtarizimi i inspektorėve tė UEFA-s. Kėta tė fundit do tė vijnė pėr ta inspektuar stadiumin dhe mė pas pritet tė japin "ok"-in ose jo tė zhvillimit tė takimit nė kėtė stadium. Pavarėsisht se duhet pritur fjala e fundit e inspektorėve tė UEFA-s, pėr FSHF-nė, zhvillimi i takimit nė Shkodėr ėshtė fakt i kryer. Megjithatė, duke lėnė pas takimin e 24 marsit me Slloveninė, mė 7 shkurt na pret takimi miqėsor i kuqezinjve me Maqedoninė.
    Dje FSHF-ja mendoi tė jepte dy lajme tė mira nė njė ditė pėr qytetin Shkodrės, pasi edhe takimi miqėsor me Maqedoninė do tė zhvillohet nė "Loro Boriēi". Ky takim tashmė ėshtė zyrtarizuar, madje do tė luhet nė orėn 16:00. Me zhvillimin e tė dy takimeve nė "Loro Boriēi", drejtuesit e FSHF-sė i plotėsojnė dėshirėn trajnerit tė pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē. Kroati i kombėtares e kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, pasi, sipas tij, zhvillimi i tė dy takimeve nė njė fushė do tė ishte nė tė mirėn e futbollistėve.
    What Goes Around, Comes Around

  8. #158

    Post D.Xhafaj: Nuk dua tė luaj mė nė Shqipėri

    Sulmuesi vlonjat i Teutės, Daniel Xhafaj, me shumė mundėsi do tė largohet nga kampionati shqiptar.


    Njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, Daniel Xhafaj, pritet t'i japė lamtumirėn ekipit durrsak. Ofertat e shumta nė drejtim tė sulmuesit kanė bėrė qė vlonjatit t'i prishet mendja, duke synuar kėshtu njė zgjidhje tė favorshme jashtė shtetit. Dje, nė takimin miqėsor qė zhvilloi kombėtarja shqiptare nė Kemer, ku dhe Xhafa u aktivizua, asistonte trajneri i skuadrės FC Baku. Ky i fundit kishte ardhur nė Kemer pėr tė parė nga afėr sulmuesin e Teutės dhe pėr t'i paraqitur ofertėn e klubit. Trajneri i skuadrės azerbajxhanase, menjėherė pas pėrfundimit tė takimit miqėsor, ka kontaktuar me Xhafajn dhe me menaxherin e tij. Gjithashtu, nė tratativa pėr tė marrė shėrbimet e vlonjatit, ėshtė edhe njė skuadėr ukrainase, por qė emri nuk bėhet i ditur. Ndėrkohė, i kontaktuar nė linjė telefonike nga "Sporti shqiptar", Daniel Xhafaj pohon pėr tratativat qė po bėhen me kėto skuadra dhe thekson se me 90% do tė aktivizohet jashtė shtetit nė pjesėn e mbetur tė kampionatit. "Menjėherė pas pėrfundimit tė takimit miqėsor, unė bashkė me menaxherin tim u takuam me trajnerin e ekipit azerbajxhanas FC Baku. Ai i parashtroi menaxherit tim ofertėn, qė unė tė jem pjesė e kėtij e ekipit qė drejton ai. Nuk mund tė them me 100% qė do tė luaj tek ky ekip, pasi kam ofertė edhe nga njė ekip ukrainas. Megjithatė, do tė mendohem mirė pėrpara se tė firmos, pasi nuk ėshtė vetėm ana financiare. Personalisht, kam dėshirė tė aktivizohem nė njė kampionat me nivel dhe nuk dua tė nxitohem. Ēdo gjė ia kam lėnė nė dorė menaxherit tim dhe mund tė them se shumė shpejt do tė mėsohet edhe ekipi im i ri. Nuk dua tė them qė tani se po largohem nga Teuta, pasi ēdo gjė mund tė ndodhė, por mund tė them se me 90% pjesėn e mbetur tė kampionatit do ta luaj jashtė vendit. Nė kėto momente kėto janė mundėsitė dhe kėrkoj qė t'i shfrytėzoj, sepse do tė ishte nė tė mirė tė karrierės sime si futbollist aktivizimi nė njė kampionat me nivel mė tė lartė se yni,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" nė linjė telefonike nga Kemeri Daniel Xhafa.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #159

    Post Stėrvitja e djeshme paradite pa Gėzdarin

    Elbasani ka zhvilluar tė premten paradite stėrvitjen e fundit pėrpara takimit miqėsor me ekipin e Shkumbinit. Stėrvitja ėshtė zhvilluar nė pallatin e sportit, ndėrsa nuk ka qenė i pranishėm trajneri Gėzdari, i cili ka marrė leje nga klubi. Sot do tė luhet nė Peqin miqėsorja me Shkumbinin, ndėrsa tė martėn do tė luhet njė tjetėr takim miqėsor me Sopotin, pėr tė qenė gati pėr ndeshjen e radhės nė kampionat me Partizanin.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #160

    Post Kastrioti, vjen Deliu, priten dy brazilianė.

    Afrim Deliu ėshtė rikthyer tek ekipi i Kastriotit pas njė periudhe gjashtėmujore, kua ai kishte nėnshkruar pėr ekipin e kategorisė sė parė, Burrelin. Mbrojtėsi energjik mund tė quhet njė nga veteranėt e ekipit krutan, pasi ka luajtur prej vitesh nė superligė, ku ėshtė aktivizuar fillimisht me ekipin e Kastriotit, mė pas me Laēin, pėr t'u rikthyer sėrish nė Krujė me ekipin qė ai sapo ka nėnshkruar njė kontratė njėvjeēare. Sipas presidentit tė Kastriotit, Shkėlzen Zhilli, afrimi i Deliut do t'i shėrbejė konsolidimit tė repartit tė mbrojtjes pas largimit tė mbrojtėsit Turdiu pėr tek ekipi i Tiranės. "Aktualisht kemi nė plan edhe dy pėrforcime tė tjera, pasi stafi i ekipit ka ndjekur dy lojtarė brazilianė nė Greqi, tė cilėt luajnė me ekipe tė kategorisė sė dytė nė shtetin helen, por qė ēuditėrisht jan ndaluar nga ana e palės shqiptare nė doganėn e Kakavijės pėr mungesė dokumentacioni. Edhe pse dy lojtarėt tashmė janė pjesėtarė tė ekipit tė Kastriotit dhe kanė marrė lejet e kalimit nga ekipet e tyre, ata kanė mbetur nė Greqi. Kjo ka bėrė qė unė tė nisem sot (dje) pėr nė Greqi qė tė tėrheq dy sulmuesit brazilianė pėr t'i sjellė nė Krujė. Ndėrsa ka firmosur pėrfundimisht Klodian Asllani dhe tentativat me pesė lojtarė tė tjerė vazhdojnė. Tė pesė lojtarė janė pjesė tė ekipeve tė superligės shqiptare, por ēuditėrisht edhe ata me sa duket presin nėse ekipet e tyre ua plotėsojnė kėrkesat pėr tė nėnshkruar nė momentet e fundit. Unė mund tė them se edhe ne si ekip nuk do tė nėnshkruajmė me ta kur duan ata, sepse nevojat janė tė dyanshme. Ne kemi nevojė pėr ta dhe ata pėr ne. Por nuk do tė lejoj qė askush tė pėrfitojė nė kurrizin tim dhe tė ekipit. Nuk do tė marr lojtarė qė mbeten pa ekip, kur ne kemi kohė qė bisedojmė me ta dhe ata thonė do tė vijmė tė nėnshkruajmė, por qė realisht na lėnė nė pritje. Kjo na dėmton ne si ekp dhe kjo mė ka detyruar qė tė shkoj pėrtej kufijve pėr gjetjen e lojtarėve cilėsorė, qė tė dublojė tė gjithė rolet nė ekip, pėr tė rritur konkurrencėn dhe ngritur lojėn e ekipit tė Kastriotit," - ėshtė shprehur presidenti i Kastriotit, Shkėlzen Zhilli.
    What Goes Around, Comes Around

Faqja 16 prej 104 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •