Elokan dhe Xhihani, spektakli kavajas
26 Gusht Mjafton tė “riprodhosh” aksionin e golit tė tretė dhe e kupton se Besa e djeshme ėshtė nga ato skuadra qė “prodhon” lojė, madje, me nuanca spektakli. Ka njė grup homogjen qė, edhe pse pėrballė dje nuk ka patur “gjigandėt” e futbollit shqiptar, por modestėt e Kastriotit, ka marė njė fitore tė pėlqyer, pėr sedrėn e karakterin sportiv. Kishte edhe defekte, qė lidheshin me ngarkesėn e madhe qė kuadra ka patur gjatė kėsaj vere. Miqtė krutanė kanė dashur tė ruajnė sa mė gjatė ekuilibrin, por mbrojtja e portieri i tyre u pa se kanė qenė gjithnjė e mė shpesh tė kėrcėnuar. Sigurisht, Rizvanolli e Bokatola, nė mungesė tė January Ziambos, u pėrpoqėn, por Ramadani, si njė “strateg” nė prapavijėn e verdhezinjėve, bashkė mė tė tjerėt janė treguar tė vėmendshėm. Fitorja ka ardhur natyrshėm pėr Besėn. Vetėm pas autogolit tė pakuptueshėm, “sikleti” u ndie disi. Por u kapėrcye menjėherė, sapo nisi pjesa e dytė. Ndėrsa limiti i fundndeshjes do tė rikonfirmonte bukuri dhe emocione, me atė klas kombinimesh mes Elokanit e Xhihanit. Kjo dyshe dje ka qenė e papėrmbajtshme dhe luajti njė rol vendimtar nė fitoren e tri pikėve tė para, nė njė ndeshje qė gjithsesi ka nevojė pėr “lente”, kur ka ende probleme me lojėn pa top dhe hapėsirat nė mbrojtje, ndėrsa ndonjė futbollist ende nuk ėshtė nė maksimumin e vet. Kastrioti humbi, por la pėrshtypjen e njė skuadre simpatike, qė vepronte me koncepte tė qarta. Pavarėsisht forcės ekzekutuese, sidomos nė finalizim.
Pas ndeshjes
Silviu Dumitresku (Trajner i Besės): Fituam me meritė. Na u vonua mjaft goli i dytė dhe autogoli qė pėsuam krijoi njė “stres”, qė pėr fat kaloi shpejt. Ekipi ynė ka pasur ngarkesė tė madhe ndeshjesh nė kėtė periudhė. Gjithsesi, nė 45 minutat e dyta kontrolluam e normalizuam gjithēka. Lojtarėt treguan shpirt tė lartė sacrifice. Nė 15 minutat e fundit kompensuan edhe mungesėn nga dalja me tė kuqe tė Lilės. Bėmė njė hap tė mirė me kėtė trepikėsh shumė tė rėndėsishėm. Dua ta veēoj Elokanin pėr performancėn e jashtėzakonshme qė ka treguar. Morali pėr vazhdimin erdhi siē dhe e dėshironim: me startimin trepikėsh.
Ramadan Ndreu (Trajner i Kastriotit): Ishtė njė lojė e mirė pėr skuadrėn time, e cila ka qenė fare pak inferiore ndaj njė Bese, qė ka luajtur shumė bukur dhe e mori fitoren me meritė. Kjo, sepse kishte edhe njė lojtar si nr.99, qė bėnte diferencėn. Ne na mungoi Ziambo nė sulm dhe Rizvanolli vetėm e pati mė tė vėshtirė manovrimin. Megjithatė, ėshtė njė humbje pėrballė njė skuadre tepėr tė fortė, ndaj dhe nuk ka pse tė mėrzitemi e tė “qajmė atė qė iku”
Krijoni Kontakt