Close
Faqja 0 prej 104 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1036
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Lajmet nga Superliga 2006/2007

    Drejtuesit shkodranė janė tė bindur pėr t'i shkuar deri nė fund ēėshtjes sė lojtarit brazilian 16-08-2006

    Vllaznia: Partizani dhe Leandro, nė gjyq!

    Ēėshtja "Leandro" po merr pėrmasa tė mėdha, kur nė tė vėrtetė nuk dukej tė ishte ashtu. Tė paktėn kėshtu mendojnė shkodranėt, sipas tė cilėve kontrata qė ata kanė nėnshkruar me futbollistin brazilian, u jep atyre plotėsisht tė drejtė. Tė drejtė, qė ua ka dhėnė edhe institucioni mė i lartė i futbollit shqiptar, federata. Nėrkohė, nė kėto momente vjen edhe lajmi se Leandro da Silva ka firmosur kontratė me tė kuqtė, madje ka marrė edhe kėstin e parė tė kontratės nė dorė. Njė lajm i tillė nuk ka sesi tė mos e shqetėsojė presidentin e Vllaznisė, Valter Fushajn, i cili nė tė vėrtetė nuk ka dashur t'i japė kaq shumė rėndėsi kėsaj ēėshtjeje. Edhe mė parė ai ka shpjeguar se lojtarit nuk i ka asnjė borxh, madje ėshtė braziliani ai qė i detyrohet klubit shkodran njė shumė prej 11 mijė dollarėsh. Por dje, i pyetur nė lidhje me deklaratat e kampit tė kuq, qė pretendon se lojtari nuk mund tė mbahet "peng" nga kontrata qė ka me Vllazninė, presidenti Fushaj i ėshtė kundėrpėrgjigjur, duke thėnė: "Tė them tė drejtėn, nuk kam dashur tė merrem mė me kėtė problem, pas sqarimit qė i bėra faktit se klubi ynė nuk i kishte asnjė borxh kėtij lojtari, pėrkundrazi, ishte ai qė na detyrohet. Por, e ndiej pėr detyrė tė sqaroj sėrish disa gjėra, pėr mė tepėr tė sqaroj se ēėshtja mund tė shkojė edhe nė gjykatė, nėse vėrtetohet fakti se lojtari ka firmosur me Partizanin. Dhe nė gjykatė nuk do shkojė vetėm Leandro, por edhe klubi i Partizanit, nėse ka firmosur kontratė me kėtė lojtar. Pėr kėtė arsye, kam angazhuar avokatin dhe juristin e klubit tė merren me kėtė ēėshtje, duke verifikuar nėse vėrtet ėshtė firmosur njė kontratė e tillė. Nėse vėrtetohet kjo, mund tė kėrkojmė njė dėmshpėrblim nė vlerė tė konsiderueshme nga klubi "Partizani", pasi me kėtė veprim ai ka nėpėrkėmbur emrin dhe historinė e klubit tonė. Nėse nė kontratė ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė, se vlefshmėria e saj ėshtė 12 muaj, nuk ka njeri ta prish atė. Nėse klubi i kuq e ka arkėn plot, atėherė ta bėjė kėtė gjė dhe do tė pėrballet nė gjyq me Vllazninė. Pėrpara se tė firmosin me tė gjithė lojtarėt qė kemi blerė, kemi kėrkuar prej tyre leje kalimin. Dhe vetėm kur ata e kanė pasur atė, qė do tė thotė se kanė qenė futbollistė tė lirė, atėherė kemi firmosur. Kėshtu duhej tė vepronte edhe Partizani dhe jo t'u besonte fjalėve tė lojtarit." Nė kėtė mėnyrė, duket se edhe pėr pak kohė ky problem do tė vazhdojė t'i shqetėsojė drejtuesit e tė dy klubeve. Ajo qė tė habit ėshtė fakti se si Vllaznia e Partizani janė gati tė hyjnė nė konflikt pėr njė lojtar, talenti e tė cilit nuk vlen kaq shumė sa ē'ėshtė bėrė zhurmė. Leandro pritet tė jetė sot i pranishėm nė Shkodėr, por arsyet e ardhjes sė tij nuk janė bėrė tė ditura. Ndoshta ai do tė kėrkojė tė qartėsojė gjithēka nė lidhje me pozicionin e tij.

    Gjergj Kola
    Sporti Shqiptar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Partizani ka nė organikė njė numėr tė madh lojtarėsh, duke i dubluar rolet 16-08-2006

    Tė kuqtė, "tė blinduar" nė mbrojtje

    Sezonin e kaluar skuadra e Partizanit ka qenė nga mė rezultativet nė repartin e mbrojtjes. Shumė fitore tė tė kuqve, sidomos ato me Elbasanin, i dedikohen lojės sė fortė nė repartet e pasme. Madje, thuajse tė gjithė mbrojtėsit kanė shėnuar. Zhvillimet e fundit nė kampin e kuq tregojnė se edhe sezonin e ardhshėm Partizani do tė jetė njė nga skuadrat mė tė forta nė mbrojtje, duke u bazuar nė elementėt e shumtė nė numėr dhe nė cilėsi qė ka afruar. Njė ndeshje futbolli fillohet me njė pikė nė "xhep", dhe, para se tė kėrkosh fitoren, duhet tė mbrosh pikėn qė tė jep fillimi i njė takimi. Puna e Neptun Bajkos, nė ndėrtimin e Partizanit tė ri, ėshtė pėrqendruar nė radhė tė parė te konsolidimi i repartit tė mbrojtjes. Lojtarėt e afruar janė tė shumtė, por ka pasur edhe largime. Grizha, Ndreka, Tafaj, Kelmendi, Hamsetaj dhe i riu i akademisė Aliu, janė afruar nga trajneri Bajko, ku pėrkrah tyre do tė jenė padyshim Kardek, Beqiri, Pinari e Delain, qė pritet tė mbėrrijė sė shpejti. Pra, janė nėntė lojtarė mbrojtėsa, qė do tė thotė mė shumė sė dy pėr rol. Nė kėtė kontekst, krahasuar edhe me sezonin e kaluar, Partizani ėshtė mė i kompletuar. Pėrforcimet e shumta, ndonėse jo me emra pikantė, kanė ndodhur edhe nė mesfushė. Igli Allmuēa ėshtė ndėr titullarėt e vetėm tė larguar, por drejtuesit kanė afruar Gjylėn, Karapicin e Leandron. Ndėrsa Hallaēi, Dhėmbi, Muzaka e Bylykbashi do tė jenė padyshim "truri" i kėtij reparti. Nė dispozicion tė Bajkos janė edhe tė rinjtė Capo e Karabeci, tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė ēdo moment. Duke parė emrat e mesfushės, mund tė thuhet se, edhe ky repart ėshtė i kompletuar. Dyshimi i vetėm nė forcėn e Partizanit ėshtė te reparti i sulmit. Jo se nuk ka lojtarė, por ekperienca dhe mosha e tyre e re lėnė pėr tė dyshuar nė forcėn e kėtij reparti. Abilaliaj dhe Bakaj nė superligė, si dhe Progri nė kategorinė e parė, janė futbollistė qė kanė luajtur shumė ndeshje, duke fituar eksperiencėn e duhur, por njė skuadėr si Partizani kėrkon edhe njė sulmues me peshė. Mungesėn e njė sulmuesi cilėsor me ekperience e kanė pohuar edhe drejtuesit e kuq. Shpresa mbetet te braziliani Fabiano, por dyshimi pėr aftėsitė e tij ekziston, pėrderisa nuk ėshtė parė nga trajneri Bajko. Deri nė fund tė merkatos sė verės Partizani do tė ketė kohėn e mjaftueshme pėr t'i plotėsuar tė gjitha repartet me futbollistėt e duhur, pėr tė qėndruar nė "pole-position" pėr fitimin e trofeve tė sezonit.

    Brazilianėt, jashtė miqėsoreve tė programuara
    Partizani do tė zhvillojė sot njė takim miqėsor me Shkumbinin dhe vetėm pas disa ditėsh, pikėrisht tė shtunėn, do tė luhet njė tjetėr miqėsore ndaj njė kundėrshtari qė ende nuk ėshtė pėrcaktuar. Jo tė gjithė futbollistėt e kuq do tė mund tė aktivizohen nė kėto ndeshje, ndėr ta edhe brazilianėt, qė kanė firmosur para tri ditėsh. Kardek e Leandro kanė vetėm tri ditė qė stėrviten me Partizanin, ndaj u duhet mė shumė kohė pėr t'u ingranuar me grupin. Por pengesa kryesore pėr aktivizimin e tyre ėshtė forma fizike qė ata kanė. Sipas mjekut Rusi, disa nga futbollistėt, duke pėrfshirė dhe Leandron me Kardekun, janė mbi peshė. Para se Bajko t'u japė mundėsinė tė provohen nė lojė, ata duhet tė heqin kilet e tepėrta.

    Muzaka, drejt rikuperimit tė forcave
    Mesfushori i Partizanit, Gjergji Muzaka, ka rreth njė javė qė ka filluar stėrvitjen me Partizanin dhe duket se po rigjen forcat. Mungesa e gjatė ka ndikuar negativisht nė formėn e tij sportive, gjė qė u pa edhe nė miqėsoren e fundit, e luajtur me Besėn, ku Muzaka u aktivizua vetėm pėr disa minuta. Mesfushori i krahut tė djathtė e ndjen veten shumė mė mirė dhe shprehet se shumė shpejt do ta kapė ritmin e shokėve: "Nė fillim e pata pak tė vėshtirė, por e shoh se po pėrmirėsohem dita-ditės. Besoj se deri nė fillim tė kampionatit do tė arrij formėn e duhur pėr tė pėrballuar ndeshjet e kampionatit".

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ish-kapiteni verdheblu, Nevil Dede, ndjen nostalgji pėr ekipin kampion 16-08-2006

    Dede: Respekt Elbasanit, mbroj Tiranėn

    Ekipi i Tiranės prej disa ditėsh ka nisur pėrgatitjen pėr finalen e supėrkupės me kampionėt e Elbasanit dhe lojtarėt besojnė nė forcat e tyre pėr tė dalė fitues ndaj verdhebluve kampion.
    Shumė njerėzve u duhet tė punojnė dhe tė djersijnė fort pėr tė arritur suksese. Por fati disa herė tė detyron, qė pa e shijuar mirė suksesin e arritur, tė rreshtohesh nė njė krah tjetėr dhe tė luftosh pikėrisht njė pjesė tė asaj qė ke arritur mė parė. Pra, detyrohesh tė luftosh vetveten. Njė fat tė tillė ka edhe ish kapiteni i ekipit kampion tė Elbasanit Nevil Dede, i cili do ta fillojė sezonin e ri me ngjyrat e Tiranės dhe qė nė takimin e parė i duhet tė luajė ndaj ish-ekipit. Por, njė fakt i tillė nuk pėrbėn problem pėr lojtarin bardheblu, pasi ai ėshtė lojtar profesionist dhe mbron nderin e fanellės qė vesh."I tillė ėshtė fati, pasi tė detyron qė tė luash ndaj atyre me tė cilėt ke arritur suksese dhe tė kanė respektuar. Nė kėtė aspekt mė vjen keq, por unė jam lojtar profesionist dhe mbroj uniformėn qė vesh. Kėtė e kam treguar edhe nė tė kaluarėn, kur luaja pėr Elbasanin dhe mė ėshtė dashur tė luaj ndaj ish-shokėve bardheblu. Nėse e quan veten profesionist, nuk duhet tė shikosh nga pas, por vetėm tė ecėsh pėrpara pėr suksese tė reja. Pėr tifozėt dhe klubin e Elbasanit kam respekt tė veēantė, por kėsaj rradhe mė duhet tė bėj detyrėn pėr Tiranėn,"- shprehet ish-kapiteni i ekipit kampion tė Elbasanit, Nevil Dede. Qendėrmbrojtėsi ėshtė ribashkuar me Tiranėn pas pėrfundimit tė aventurės europiane tė Elbasanit dhe ėshtė i kėnaqur me ekipin e ri dhe nuk ka probleme ambjentimi, megjithėse ka nostalgji pėr verdheblutė elbasanas, pasi ka kaluar njė periudhė tė artė atje."Nuk kam pasur vėshtirėsi tė pėrshtatem me Tiranėn, pasi kėtu ėshtė shtėpia ime dhe pas njė shtegėtimi tė shkurtėr jam kthyer pėrsėri pranė familjes. Pėr njerėzit qė lashė nė Elbasan kam nostalgji dhe respekt, pasi ata mė kanė trajtuar nė mėnyrėn mė tė mirė, megjithėse nuk jam penduar qė jam larguar, pasi mund ta quaj se kam bėrė lėvizjen e duhur nė momentin e duhur," - shprehet lojtari i Tiranės, Dede. Kur e pyet mbrojtėsin pėr situatėn aktuale qė ka mbėrthyer Elbasanin, ai thotė se i vjen keq pėr atė qė po ndodh, megjithėse nuk e di mirė situatėn, pasi ėshtė informuar vetėm nga media dhe jo nga terreni. "Shumė lojtarė janė larguar nga ekipi, por shpresoj se drejtuesit do ta ribėjnė skuadrėn nė atė nivel qė ka qenė, pasi e duan futbollin dhe kanė dhėnė shumė deri tek konkretizimi i titullit, qė e fituam sezonin e kaluar. Por, se si do ta bėjnė ėshtė kompetencė e tyre dhe nuk di se ēfarė tė them mė shumė," -deklaron mbrojtėsi Nevil Dede. Ditėn e shtunė, Dede bashkė me shokėt bardheblu do tė luajnė pėr trofeun e parė sezonal dhe pėr kėtė po pėrgatiten seriozisht dhe e shikojnė veten si mė superiorė se kundėrshtarėt e Elbasanit."Tek Tirana kam ardhur nė kulmin e pėrgatitjes qė skuadra bėnte pėr kupat e Europės, por edhe pas humbjes qė ekipi pėsoi me turqit e Kajserisporin, stafi drejtues nuk e ka ulur ritmin e pėrgatitjeve, pasi sezoni i ri po troket nė derė dhe ne duhet tė jemi gati qė nė momentin e parė. Prandaj kemi mundėsi qė t'i shfaqim vlerat e ekipit dhe ambicjen e klubit qė nė finalen e supėrkupės. Vlerat e Tiranės tashmė, njihen nga tė gjithė, fakti mė i thjeshtė ėshtė se momentalisht ndodhen pesė lojtarė tė ekipit tė grumbulluar me kombėtaren pėr miqėsoren me San Marinon. Ekipi ka mundėsi tė japė maksimumin nė tė gjitha veprimtaritė kombėtare, pasi kėtė siguri e jep stoli i skuadrės, i cili ka vlera si njėmbėdhjetėshi i parė dhe ēdo ekip do ta dėshėronte njė kolektiv, si ky i bardhebluve," - shprehet njė nga blerjet e fundit tė Tiranės, Nevil Dede. Mbrojtėsi i kryeqytetasve i siguron tifozėritė e tė dyja skuadrave, se Nevil Dede do tė luajė me Tiranėn ndaj Elbasanit, ashtu siē ka luajtur me verdheblutė ndaj bardhebluve, pra si njė profesionist i vėrtetė, dhe fatin e trofeut ia lė fushės sė takimit.

    Pėrmirėsohet gjendja e "Skėnder Halilit"
    Gjatė fazės pėrgatitore pėr sezonin e ri, ekipi i Tiranės ka vuajtur pėrsa i pėrket gjetjes sė njė fushe tė rregullt stėrvitore. Terreni i "Skėnder Halilit" ka shfaqur probleme, pasi nė njė nga kėto stėrvitje u dėmtua lehtė sulmuesi Sinani. Ditėt e fundit, fusha stėrvitore e Tiranės ka filluar tė pėrmirėsohet dhe dje pėrfundoi edhe prerja e barit tė fushės. Pas ndėrhyrjeve tė fundit, terreni stėrvitor ka filluar tė marrė njė pamje tė kėnaqshme dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė shqetėsim mė pak pėr klubin.

    Edhe dje stėrvitje me disa mungesa
    Ekipi i Tiranės, i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ka vazhduar edhe nė ditėn e djeshme pėrgatitjen pėr takimin e sė shtunės pėr superkupėn e Shqipėrisė. Stėrvitja e djeshme u zhvillua gjatė pasdites nė fushėn stėrvitore "Skėnder Halili" dhe fare qartė mund tė vėreje mungesėn e pesė titullarėve, qė janė tė grumbulluar me kombėtaren pėr takimin miqėsor me homologėt e San Marinos. Megjithė mungesėn e tyre, ekipi e kreu stėrvitjen tė plotė, pasi ajo u realizua sipas programit tė detajuar mė parė nga stafi trajnues.

    Ilir Cara
    Sporti Shqiptar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Aksioneri kryesor i verdheblu jep garanci pėr ndėrtimin e njė ekipi cilėsor pėr sezonin e ri 16-08-2006

    Laze: Elbasani, sėrish me "petk" kampioni

    Edhe pse ekipi i Elbasanit po pėrballet pėr momentin me mungesėn e emrave tė mėdhej nė radhėt e tij, aksionerėt e klubit verdheblu, premtojnė se kampionėt do tė mbeten tė tillė. Arben Laze, i cili ėshtė dhe aksioneri kryesor dhe qė gjatė dy viteve tė fundit ka mbajtur postin e presidentit, pėr "Sportin shqiptar" deklaroi se kampionėt e superligės do tė kenė patjetėr nė edicionin e ri mjaft futbollistė cilėsorė. Laze nuk preferon t'i bėjė tė ditur emrat e atyre futbollistėve cilėsorė, tė cilėt mund t'i bashkohen kėto ditė ekipit kampion, por thekson se kjo ėshtė ēėshtje ditėsh. "Nuk ėshtė e lehtė t'i kryesh punėt ashtu si duhet, aq mė tepėr qė nuk mungojnė as vėshtirėsitė e natyrave tė ndryshme. Ne po punojmė me shumė seriozitet, qė trajneri Luan Deliu tė ketė tė gatshmėm pėr kampionatin e ri futbollistė profesionistė dhe me eksperiencė. Nuk kemi mė nė dispozicion futbollistėt mė tė mirė tė kampionatit tė kaluar, por nuk ėshtė e thėnė qė ata tė mbeteshin tek Elbasani pėr ēdo kampionat," - tha Laze, i cili nuk e quan tragjedi largimin e atij grupi futbollistėsh, qė u shpall kampion me Elbasanin vitin e kaluar. "Nė vend tė tyre, - sqaron aksioneri i Elbasanit, - janė piketuar elementė tė tjerė tė po atij kalibri. Kjo do tė na garantojė njė sukses pse jo tė atyre pėrmasave. Koha pėr t'i pasur tė gatshėm futbollistėt, tė cilėt do ti bashkohen Elbasanit, pėr trajnerin Luan Deliu ėshtė e pamjaftueshme, por them se ai do tė dijė t'i kapėrcejė problemet e krijuara pas eliminimit nga Liga e Kampionėve." Sipas aksionerit kryesor tė verdhebluve, i cili nuk ka ndėrmend tė kursehet pėr asgjė qė do t'i duhet kėtij ekipi edhe nė edicionin e ri, Elbasani do tė prezantohet i kompletuar nė kampionatin e ri. "Kemi krijuar nė infrastrukturė tė mirė, ndėrkohė qė tė gjitha hallkat e klubit funksionojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Aktualisht, janė nė prag tė nėnshkrimit tė kontratės me ekipin tonė tė paktėn 4 futbollistė, emrat e tė cilėve do tė bėhen tė ditur vetėm kur me ta tė ketė pėrfuduar gjithēka. Padyshim qė as futbollistėt e huaj nuk do tė mungojnė nė radhėt e Elbasanit gjatė kampionatit tė ri. Nga ana e menaxherit tė klubit, ka pasur kontakte me disa futbollistė nga Maqedonia, Kosova dhe nga Afrika. Pas Ablades dhe Abrahamit, sigurisht qė rradha do t'i takojė njė futbollisti edhe mė cilėsor," - ka bėrė tė ditur Laze.
    Ai gjykon se s'ka pse tė "mbillet" paniku te sportdshėsit elbasanas, sepse ekzistojnė mundėsitė pėr tė ndėrtuar njė superekip. "Ne jemi nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit sportiv, sepse jemi kampionėt e superligės. Nė njėfarė mėnyre, kjo na ka krijuar njė ngarkesė jo tė vogėl psikologjike, qė po mundohemi ta kapėrcejmė," - u shpreh nė fund Laze, i cili nė ēdo kohė tregohet i gatshmėm pėr tė komunikuar me gazetarėt. Nėpėrmjet "Sportit shqiptar" ai kėrkon t'u pėrcjellė sportdashėsve elbasanas mesazhin e shpresės se skuadra e tyre e zemrės do tė bėhet, duan apo nuk duan tė tjerėt.

    Vrapi-Kaēi, drejt rikthimit te kampionėt
    Dy nga futbollistėt e larguar nga Elbasani muajin e shkuar, Vrapi dhe Kaēi, pritet tė rikthehen. Burime tė besueshme konfirmuan mbrėmjen e djeshme se Endri Vrapi dhe Albert Kaēi mund t'i bashkohen ekipit tė drejtuar nga Luan Deliu. Rikthimi i tyre, sipas njė zyrtari tė klubit "Elbasani", mund tė shoqėrohet edhe nga disa titullarė tė tjerė tė kėtij ekipi nė kampionatin e fundit.

    Fatmir Popja
    Sporti Shqiptar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Trajneri Agim Canaj kėrkon tė fuqizojė repartin e sulmit, qė sipas tij, ka shfaqur mangėsi 16-08-2006

    Canaj: Konkurenca, "ilaēi" i Flamurtarit

    Nė ndeshjet e fundit, qė Flamurtari zhvilloi me Dinamon dhe Elbasanin pėr turnein e birrės Norga, nuk arriti rezultatet pozitive qė parashikoheshin. Gjithsesi, po tė bėhet krahasimi me 4 ndeshjet e tjera miqėsore, tė zhvilluara mė parė, mund tė vihet re se skuadra vlonjate ėshtė pėrmirėsuar nė interpretimin e lojės. Kėtė fakt e vlerėson dhe vetė trajneri Agim Canaj, i cili konstaton gjithashtu, se skuadra e tij ka ende pėr tė bėrė, veēanėrisht nė finalizimin e aksioneve sulmuese. Trajneri Agim Canaj pohon se Flamurtari ka bėrė ndryshime nė sensin pozitiv gjatė 5 javėve tė fazės pėrgatitore. "Them se ėshtė normale qė tė vihen re mangėsi nė njė skuadėr qė vjen nga kategoria e parė. Kėto mangėsi mund tė jenė nė aspektin taktiko teknik, por edhe nė mendėsinė e lojtarėve. Gjithsesi, pas 5 javėsh stėrvitje, situata nė skuadėr nuk ėshtė ajo e fillimit, sepse ndryshimi nė tė gjitha drejtimet ėshtė i dukshėm. Bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė stafit teknik, kemi punuar jo vetėm nė aspektin fizik, por edhe nė korrigjimin e problemeve tė shfaqura nė anėn teknike. Kjo dukuri ėshtė shfaqur veēanėrisht te disa lojtarė tė rinj, tė cilėt duhet tė pėrmirėsohen gradualisht nė kėtė element tė rėndėsishėm tė pėrgatitjes profesionale. Ata duhet tė pėrshtaten mė mirė nė detyrat taktike tė skuadrės," - ėshtė shprehur trajneri Canaj. Gjatė merkatos sė verės, me Flamurtarin janė bashkuar disa lojtarė, por trajneri Canaj mendon se skuadrės sė tij i duhen lojtarė tė tjerė cilėsorė dhe me eksperiencė, tė cilėt do tė kompletonin tė trija repartet. "Me afrimin e disa lojtarėve, mendoj se janė plotėsuar boshllėqet nė repartin e mesfushės dhe tė mbrojtjes, por ende njė gjė e tillė nuk ka ndodhur me sulmin. Nė ndeshjet miqėsore qė kemi zhvilluar, sulmuesit tanė kanė shpėrdoruar shumė raste goli para portės kundėrshtare. Ditėt e fundit ėshtė folur pėr afrimin e sulmuesit senegalez, Xhibril Sisoko, i cili sezonin e kaluar ka qenė pjesė e Flamurtarit, por kur ai tė fillojė stėrvitjen, do tė shohim gjendjen e tij fizike. Megjithatė, nė ndeshjet me Dinamon dhe Elbasanin, besoj se treguam se kemi njė skuadėr tė pėrgatitur mirė, pavarėsisht se nuk arritėm rezultatet e dėshiruara," - theksoi trajneri Canaj, i cili nė ndeshjet e fundit ka aktivizuar shumė lojtarė me pjesė kohe tė reduktuar. Sipas tij, nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe ditėt e ardhshme, sepse kėshtu nxitet konkurrenca midis lojtarėve, nė pozicionet ku ata provohen. "Veē Sisokos, para dy ditėsh ėshtė kthyer nė skuadėr edhe mesfushori Shpėtim Imeraj. Kėta dhe tė tjerėt do tė aktivizohen nė ndeshjet e ardhshme miqėsore, me Dinamon nė Tiranė dhe Naftėtarin nė Kuēovė. Qėllimi ėshtė pėr tė krijuar sa mė shumė konkurrencė midis lojtarėve, nė mėnyrė qė secili tė ndėrgjegjėsohet se pėrfshirja nė formacionin e parė arrihet me shumė punė dhe profesionalizėm," - ka pėrfunduar trajneri i Flamurtarit, Agim Canaj.

    Kastriot Brahimi
    Sporti Shqiptar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Trajneri rumun, edhe pse ėshtė i kėnaqur me pėrgatitjet, kėrkon disa pėrforcime 16-08-2006

    Dumitresku: Mė bėn optimist kjo Apoloni

    Ora 18 e ditės sė hėnė ka shėnuar rikthimin nė shtėpi tė skuadrės fierake. Trajneri Dumitresku, pasi ka zhvilluar analizėn e ndeshjes sė tė shtunės, qė Apolonia e luajti nė Peqin me Shkumbinin, ka vijuar me njė stėrvitje komplekse nė fushė, ku pjesėn mė tė madhe e zinte ana tekniko taktike. Pas zhvillimit tė stėrvitjes sė parė nė Fier, qė ėshtė ndjekur edhe nga njė numėr i madh sportdashėsish, ne i kėrkuam njė mendim trajnerit rumun tė Apolonisė, Silvin Dumitreskut. Ai ka pranuar me dashamirėsi tė flasė nė lidhje me pėrgatitjet e skuadrės sė tij. Ndėr tė tjera, ai theksoi se skuadra e tij ka nevojė pėr pėrforcime dhe reparti mė problematik, sipas tij, ėshtė ai i mbrojtjes. "Jemi kthyer nė Fier, - shprehet ai, - pėr tė vazhduar pjesėn e mbetur tė pėrgatitjeve deri nė fillim tė kampionatit. Ditėt e para po i kushtojmė mė shumė rėndėsi punės tekniko taktike, pasi afrimi i kampionatit na e imponon njė gjė tė tillė." Ndėrkohė, i pyetur pėr pėrgatitjet e zhvilluara nė
    kryeqytet, rumuni theksoi se ishte i kėnaqur nga angazhimi i futbollistėve tė tij. "Kemi kryer stėrvitje intesive dhe pėrgjithėsisht jam i kėnaqur nga qėndrimi qė futbollistėt kanė mbajtur nė procesin stėrvitor. Puna nė terren, por edhe ajo nė palestėr, na ka lejuar tė shikojmė nga afėr gjendjen e secilit futbollist," - tha trajneri Dumitresku, i cili pėr miqėsoret e luajtura nga Apolonia nė Tiranė, shtoi: "Kemi zhvilluar disa ndeshje pėrgatitore gjatė periudhės qė kemi qenė tė grumbulluar nė Tiranė, ku skuadra ka paraqitur anė tė mira, por hera herės edhe disa dobėsi nė mbrojtje. Do tė veēoja nė kėto miqėsore pjesėn e parė shumė tė mirė tė zhvilluar ndaj Tiranės, por edhe lojėn me nivel nė ndeshjen me ekipin Shpresa, ku fituam me rezultatin 3 0." Ndėrsa pėr pėrforcimin e mundshėm tė Apolonisė, trajneri Dumitresku u shpreh se Apolonisė sė tij i duhen disa futbollistė, sidomos nė repartin e mbrojtjes. "Mė janė premtuar disa pėrforcime dhe besoj se gjatė ditėve qė na kanė mbetur, disa lojtarė tė tjerė do tė vijnė pranė skuadrės sonė. Megjithatė, ne kemi vazhduar pėrgatitjet e duhura dhe baza e suksesit tė kėtij grupi futbollistėsh tė rinj qėndron te dėshira pėr tė punuar," - pėrfundoi Dumitresku.


    Miqėsorja e radhės, sot nė Fier me Besėn
    Sot pasdite, nė orėn 17.00, djemtė e trajnerit Dumitresku do tė pėrballen nė stadiumin "Loni Papuēiu" me Besėn e Kavajės. Nė kėtė ballafaqim, nga drejtuesit e skuadrės bardhejeshile ėshtė menduar tė provohen edhe disa futbollistė, tė cilėt janė vėnė nė shėnjestrėn e kėtij klubi. Ky takim do tė jetė i dyti pėr fierakėt nė shtėpinė e tyre, pasi mė parė ata kanė zhvilluar njė miqėsore nė fushėn e tyre me Lushnjėn.

    Arbėr Emiri
    Sporti Shqiptar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Me falni per mungesen disa ditore pasi kam qene me pushime. Sapo te kem kohe te lire do tu jap disa nga lajmet per ekipet kryesore te superliges ne keto dite te fundit dhe per diten e sotme.

  8. #8
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90
    E.T Bravo Informacin i vlefshem Urime

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Presidenti i Vllaznisė ka zhvilluar njė takim me shoqatėn e tifozėve kuqeblu 20-08-2006

    Fushaj: Tifozė, duhet ta na mbėshtesni!

    Nė njė takim qė ka pasur dy ditė mė parė me njė pėrfaqėsi tė tifozėve kuqeblu, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, i ka garantuar ata se skuadra pretendente qė ata dėshirojnė thuajse ka marrė fund se ndėrtuari. "Na mungon edhe njė apo dy lojtarė dhe vetėm kaq. Skuadra ėshtė e bėrė dhe pėr kėtė edhe ju e keni tė qartė se kam shpenzuar shumė pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė tillė. Megjithatė, ajo qė kėrkoj unė nga ju si tifozė ėshtė qė ta mbėshtetni nė tė gjitha mėnyrat skuadrėn tuaj tė zemrės. Ju jeni njė pikė shumė e fortė pėr mbėshtetjen e ekipit, pėr tė mos thėnė qė jeni pjesė e pandarė e tij. Shpeshherė ėshtė thėnė se tifozi ėshtė lojtari numėr 12 i Vllaznisė, por sivjet dėshiroj ta bėj vėrtet realitet kėtė gjė. Prandaj dhe fanella me numėr 12 nuk ekziston nė radhėt e ekipit, por te ju tifozėt. Kam porositur shumė fanella me kėtė numėr qė do t'ju shpėrndahen ju si tifozė dhe po ashtu edhe kapele, shalle etj., vetėm e vetėm qė tė jeni gjithnjė pranė ekipit," ka thėnė "bosi" i kuqebluve. Por nga ana tjetėr, tifozėt e kanė falėnderuar presidentin Fushaj pėr gjithēka ka bėrė deri tani pėr ndėrtimin e njė Vllaznie ndryshe nga njė sezon mė parė dhe njėkohėsisht i kanė premtuar se do tė jenė gjithnjė nė krah tė skuadrės sė tyre tė zemrės. Nė kėtė bisedė dypalėshe ėshtė vendosur edhe pėr nxjerrjen sėrish nė shitje tė aboneve pėr sezonin e ri dhe prandaj nga dita e djeshme ka filluar procesi i marrjes sė tyre. Po ashtu, ėshtė rėnė dakord edhe pėr ēmimet e biletave qė sivjet do tė jetė i variueshėm sipas tribunave, njėkohėsisht edhe sipas ndeshjeve. Po ashtu, drejtuesit e klubit shkodran u kanė bėrė thirrje edhe firmave tė ndryshme pėr vendosjen e reklamave tė tyre nė ambientet e stadiumit "Loro Boriēi", duke u siguruar atyre edhe njė vend nė tribunėn VIP, ashtu siē e kanė kėtė pėrvojė edhe shumė klube tė huaja, si pėr shembull Energie Cottbus nė Gjermani, ku vetė presidenti Fushaj ėshtė njė nga sponsorėt e kėsaj skuadre.

    Ikėn Ndoja dhe disa tė rinj tė tjerė
    Qė nga dita e martė, nė stėrvitjen e kuqebluve ka qenė prezent edhe ish lojtari i Tiranės, Jon Ndoja. Ky i fundit kishte ardhur pėr t'u provuar tek kuqeblutė dhe nė tri ditėt e qėndrimit tek Vllaznia duket se shtatlarti 21-vjeēar i sulmit nuk e ka bindur trajnerin Shulze. Pėr rrjedhojė, pas stėrvitjes sė djeshme, nė tė cilėn
    shkodrani Ndoja nuk ėshtė stėrvitur pėr shkak tė njė dėmtimi tė marrė njė ditė mė parė gjatė njė ndeshjeje kontrolli, ai ėshtė thirrur nga trajneri gjerman dhe i ėshtė komunikuar vendimi se nuk do tė jetė nė planet e tij. Nė kėtė mėnyrė, ky sulmues i perspektivės ėshtė i treti qė nuk rezulton i vlefshėm pėr Vllazninė nė ditėt e fundit, pasi mė parė njė pėrgjigje tė tillė ka marrė edhe kosovari Muja dhe shkodrani Hyka. Tė njėjtin fat me Ndojėn dje kanė pasur edhe disa futbollistė tė ardhur nga ekipet e tė rinjve. Grupi prej 4 5 lojtarėsh me Shtupinėn, Aletin, Rrashketėn, Hasanin e Selimajn janė stėrvitur me skuadrėn qė nga fillimi i kėsaj jave, por Shulze i ka parė me dyshim, prandaj tre tė parėve u ka komunikuar largimin, ndėrsa Hasanit dhe portierit Selimaj do t'u japė edhe njė shans tjetėr.

    Vllaznia fiton miqėsoren me Teutėn
    Ekipi i Vllaznisė e ka fituar miqėsoren e djeshme me Teutėn, tė luajtur nė Shijak, me rezultatin 1 0. Autori i golit tė vetėm ka qenė Klevis Dalipi, i cili ka shėnuar nė minutėn e 78 tė tė pjesės sė dytė. Shkodranėt janė treguar superiorė. Kjo, jo vetėm falė rezultatit, por edhe paraqitjes fizike tė lojtarėve. Ndėrkohė qė ka rėnė nė sy edhe loja e mirė e sulmuesit kamerunas, i ardhur sė fundi te Vllaznia, Etouke. Kjo ishte edhe ndeshja miqėsore e fundit pėr tė dyja skuadrat nė prag tė ndeshjes sė parė tė kampionatit tė ri.

    Gjergj Kola
    Sporti Shqiptar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Elbasanasi pritet tė dalė nesėr nė stėrvitje, duke hedhur poshtė zėrat pėr largim 20-08-2006

    Bylykbashi, kapiteni mbetet i kuq

    Dorian Bylykbashi do tė jetė kapiten i Partizanit edhe pėr sezonin e ri futbollistik. Nė klubin i kuq, nga burime tė sigurta pranė presidentit Xhani, mėsohet se elbasanasi i kombėtares do tė dalė nė stėrvitje, nėn urdhrat e Bajkos, qė nesėr, duke hedhur poshtė ēdo hije dyshimi pėr largimin e tij. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Delaini, qė pritet tė rikthehet po nesėr, dhe pėrforcimi i skuadrės me disa elementė kryesorė, nuk do tė kishin vlerė pa shėrbimin e mesfushorit tė shquar tė kampionatit tonė. Siguria pėr ardhjen e Dorian Bylykbashit shihej qartė edhe nė qėndrimin e presidentit Xhani. Kur e pyet pėr rinovimin me kapitenin e kuq, Xhani, sigurisht duke qenė i sigurt pėr rikthimin e tij, duke ironizuar edhe zėrat pėr kalimin e elbasanasit te skuadrat e tjera tė superligės, ngre supet, madje shton se Tirana ėshtė mė pranė nėnshkrimit me kėtė futbollist. "Bylykbashi? Ai ėshtė i Tiranės, i Vllaznisė, i Elbasanit. Tė paktėn kėshtu kam lexuar nė shtyp,"- ka ironizuar Xhani, duke qenė i sigurt pėr rinovimin me Bylykbashin. Interesimi i tifozėrisė, pėr tė cilėn blerjet dhe afrimet e shumė lojtarėve kanė mė pak vlerė se rinovimi me Bylykbashin, pėr ta parė elbasanasin nė fushėn e stėrvitjes ėshtė shumė i madh. Pyetjes se kur do tė shihet Bylykbashi nėn urdhrat e Bajkos, Xhani i pėrgjigjet: "Tė shohim. Por dua tė them se kurrė nuk do ta zhgėnjejmė tifozėrinė. Kam premtuar se do tė ndėrtoj njė Partizan pretendent dhe nuk do tė zhgėnjej,"- ėshtė shprehur mė tej njėshi i tė kuqve. Ndėrsa Bylykbashi, nga ana e tij, vazhdon tė mbetet enigmatik. Lidhja mė tė nepėrmjet telefonit ėshtė e pamundur. Gjithsesi, burime pranė lojtarit konfirmojnė ardhjen e tij nesėr nė klubin e kuq, duke e justifikuar mungesėn e deritanishme me zgjidhjen e disa problemeve personale. Nga dita e hėnė Bajko do tė marrė frymė lirisht. Sigurisht, puna e tij e deritanishme ka qenė shumė serioze dhe rezultative, por ajo merr vlerėn e duhur kur nė skuadėr janė tė gjithė elementėt, sidomos ata mė cilėsorė. Partizani ka zhvilluar deri tani katėr ndeshje miqėsore, por asnjėherė skuadra nuk ka paraqitur atė nivel loje qė kėrkojnė drejtuesit e kuq, kjo falė mungesės sė "regjisorit". Loja e sulmit nuk ka qenė shumė rezultative, pasi kombinimi me mesfushėn nuk ka rezultuar nė nivelin e kėrkuar. Arbėr Abilaliajt, qė sezonin e kaluar ka shėnuar 8 gola, i kanė munguar asistet e kapitenit. Gjithsesi, mungesa e gjatė bėn qė Bylykbashi tė mos jetė nė 100% tė formės sė tij, por pa dyshim ai ėshtė i domosdoshėm pėr mesfushėn e kuqe.

    U-17-ta e Partizanit shkėlqen nė Greqi
    Nga data 14 deri mė 15 gusht, nė Selanik tė Greqisė, ėshtė zhvilluar turneu "Niko Galis", me pjesėmarrėse disa prej skuadrave tė Greqisė si dhe nga vende tė tjera. Nga Shqipėria kanė marrė pjesė dy ekipe tė akademisė "Partizani", duke bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė. Nė Kalqidhiqi, zonė e Selanikut, ku ky turne zhvillohet ēdo verė, mė shumė ka shkėlqyer skuadra e tė rinjve U-17, e drejtuar nga ish-lojtari i njohur i Partizanit dhe i kombėtares Ledio Pano. Djelmoshat e U-17-ės, nė tri takime tė zhvilluara, kanė arritur tė marrin po kaq fitore. Ra nė sy loja e disa futbollistėve, kryesisht tė repartit tė sulmit, tė cilėt kanė bėrė garė me njėri-tjetrin se kush shėnon mė shumė. Vlen tė pėrmenden Ergys Neziri, Kenado Disha dhe Gerti Hajdari, i cili ka arritur tė shėnojė plot 6 gola nė tri ndeshjet e zhvilluara. Akademia "Partizani", me skuadrat qė pėrfaqėsohet, gjithmonė ka bėrė paraqitje tė mira nė turnetė e zhvilluara, ku meritė tė veēantė ka drejtori i saj, Genci Tomorri, qė gjithmonė ėshtė i angazhuar seriozisht pėr pjesėmarrjen e tė rinjve tė Partizanit nė kėto aktivitete.

    E diela, pushim absolut pėr tė kuqtė
    Pas miqėsores sė zhvilluar dje me Besėlidhjen, trajneri Bajko i ka lėnė pushim djemtė e tij. Natyrisht, pas impenjimit fizik tė ditės sė djeshme, futbollistėt kanė nevojė pėr rikuperimin e forcave, ndaj ėshtė vendosur, si zakonisht, qė e diela tė bėhet pushim. Nesėr do tė nisė java e fundit e pėrgatitjeve pėr sezonin e ri dhe vetėm pas 5 ditėsh do tė luhet ndeshja e hapjes sė kampionatit pėr tė kuqtė me Apoloninė.

    Java e fundit, njė Partizan i kompletuar
    Nuk ishte e thėnė qė trajneri Bajko t'i niste pėrgatitjet pėr sezonin e ri me njė skuadėr tė kompletuar. Nė fillim tė gushtit, Bajko ka punuar pėrgjithėsisht me tė rinjtė, por, dita-ditės, grupi ėshtė kompletuar me nėnshkrimin e titullarėve tė sezonit tė kaluar dhe me ardhjen e futbollistėve nga skuadrat e tjera tė superligės. Bajko ka filluar tė marrė frymė lirisht me ardhjen e Kardekut dhe Leandros, por sigurisht "qershia mbi tortė" ėshtė rinovimi me Bylykbashin dhe Sasha Delainin. Tė dy futbollistėt nė fjalė pritet tė dalin nesėr nė stėrvitje, duke kompletuar grupin pėr sezonin e ri. Gjithsesi, Partizani nuk ka hequr dorė nga afrimi i njė sulmuesi me eksperiencė, por deri tani vetėm nė kuadrin e zėrave tė merkatos.

    Tifozėt nė pritje tė pėrcaktimit tė fushės
    Akoma nuk ėshtė vendosur se ku do tė zhvillohet takimi i parė i kampionatit mes Partizanit dhe Apolonisė. Kalendari i pėrcaktuar nga FSHF-ja ka pėrplasur dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Dinamon, pėr stadiumin "Qemal Stafa". Tė dyja skuadrat i zhvillojnė ndeshjet brenda nė "Qemal Stafa", por, aksidentalisht, shorti i ka pėrcaktuar tė dyja skuadrat pritėse. Tė hėnėn do tė zgjidhet edhe ky problem dhe tifozėt do tė dinė se ku tė drejtohen pėr tė ndjekur skuadrėn e tyre tė zemrės.

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

Faqja 0 prej 104 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •