po shikoja para disa oresh nje album te vjeter fotografish.
ndermjet fotove te shumta, pashe dhe ate te nje shoqes se 8-vjecares.
mu kujtuan vitet e bukura qe kam kaluar me te dhe casti, kur ne momentet me te veshtira te jetes se saj, i ktheva krahet dhe e lashe vetem ne depresionin qe kishte rene. u tremba nga gjendja e saj. u tremba dhe nga mendimi se nuk mund te beja gje per te, se nuk mund ta ndihmoja dot. natyrisht qe ishte mendim i gabuar. por kete e kuptova vone. ishte aq vone, sa zhgenjimi i saj i madh qe ndjente nga mua, nuk pranoi keqardhjen time, justifikimet dhe kerkesen per falje. e humba, e humba pergjithmone. kane kaluar tashme 4 vjet, ajo eshte shyqyr zotit mire, me sa di une por cdo perpjekje nga ana ime per ta kontaktuar, ka deshtuar..
ja, keto gjera me shkuan nder mendje, duke pare ate foto.
por mbi te gjitha me pushtoi ndjenja e pendimit dhe kuptova sa e rendon shpirtin ajo.
keshtu me lindi kureshtja, te di per cfare pendoheni ju.
pendoheni qe jeni ndare nga nje i apo e dashur dhe e keni kuptuar me vonese se ishte veprim i gabuar?
pendoheni per nje fjale teper te rende qe i keni thene dikujt?
pendoheni per dicka qe keni pasur mundesi ta beni, nuk e bete dhe rasti nuk vjen me?
shprehuni![]()
Krijoni Kontakt