Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    eternal Maska e Janka
    Anėtarėsuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71

    Rutinė e lodhur

    Rutine e lodhur

    U terhoqėn poezite e stolisura me jetė,
    Poezitė me dritė, poezitė me kėngė e dashuri…
    Une jam i tėrhequr nė qerthullin e dėshirės pėr vetmi,
    Pėr errėsirrėn qė tė fsheh dhe …
    Po i vuaj kėto mungesa ndjesish,
    Ti, e ndjen si po vuaj unė?

    Janė vuajtje ne modė,
    kokėcarrje praktike,
    Kriza perdishmerish.

    Tani jeta ka rrejdhėn e vet
    dhe unė ec,
    Pėr tė mos qėnė i pazakontė,
    pėr kompromis
    Por gjithmone
    ne kerkim te vetvetes
    ne kerkim te asaj qe
    humba dje.

    Oh, une ec
    Pa nje tjeter
    planet!

    Mik,
    ti mė beson kur tė them
    se unė e di mėsimin,
    E di unė predikimin
    Se te njohesh do te thote te vuash,
    Se dituria serviret me kupa brenge
    Se pergjigjet gjallojne ne dhoma vetmish.

    Dua tė mbyll sytė tani
    Por si te fshihem
    Nga vuajtja ime praktike,
    Nga kokėcarrja ime moderne,
    Nga kjo skizofreni impotente,
    Nė krizė
    Qe dot s’mė bėn tė vdes?

    Tani vdekja ka rrjedhen e vet…
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  2. #2
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Janke, shume bukur bre, shume bukur!

    Po c'ke qe vuan kshu lalke?
    Te perqafoj.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė monotoninė e ditėve
    Notova gjithė jetėn
    Sa det i pisėt dhe pakuptim
    Pėshtirė vėrtetė
    Ndaj pyesja vehten:
    Fat i qėllimshėm a fatkeqsi?!
    Ngado veē gri…

    Rreshtoja ditėt
    Nė kalendarėt e trishtimit
    dhe u jepja krahėve me gjith forcė
    Asnjė sgalem nuk fluturonte
    Ngado vetmi…lagėshtirė
    e shqotė…

    Dielli i fshehur mbas reve gri
    krejt qielli stėrgjakur
    nė stinė menstruacionesh
    pa fund notoja nė atė vetmi
    qyqar…Shqiptar
    …cirkevolucionesh!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95

    Zgjimi

    Me lidhen ne varken e pikave
    aty ku shiu valet si prek,
    rrymat e zemres pa rrema
    e lotit qe shkau e me s'me mek..

    Te dija moj zane e enderres se djeshme
    nder flatrat e arta qe rrahin pasthirrma,
    se gri ishte moti i kohes se motshme
    e kokes qe s'le nen gurin pa gjurma.

    Qendrova hijes qe ndoqi vec mua
    e krahet qe dielli nje cast u zbulua,
    nje rreze e syrit jetes qe dua
    krahet u hapen nje flutur u zgjua.

  5. #5
    vdekatare Maska e sonambul
    Anėtarėsuar
    07-11-2006
    Vendndodhja
    mbi Toke
    Postime
    26
    Citim Postuar mė parė nga Janka
    Po i vuaj kėto mungesa ndjesish,
    Ti, e ndjen si po vuaj unė?

    Janė vuajtje ne modė,
    kokėcarrje praktike,
    Kriza perdishmerish.

    Tani jeta ka rrejdhėn e vet
    Te kuptoj vuajtjen eshte me e veshtire se ta jetoshj ate.
    Te uroj pervoja per te cilat ia vlen te vuash...

    Te pergezoj!

Tema tė Ngjashme

  1. Kur te jesh lodhur hajde ketu
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:04
  2. Pa u lodhur!
    Nga Living in Vain nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 04:56
  3. denku(i lodhur)
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 09:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •